Citate nga Historiane te famshem te Shkences
Shkrimtaret perendimore shpesh here perdorin fjalet arabe ose muhamedane per
te pershkruar muslimanet dhe fjalen ‘civilizimi arab’ per te pershrkuar
‘Civilizimin Islam’. Ne disa raste te tjera, fjalet Saracenis dhe maure
perdoren gjithashtu per muslimanet ( arabe dhe jo-arabe) nga pjese te
ndryshme te Evropes, Afrikes, Arabise dhe Azise. Sipas nje tradite te
Profetit Muhamed (s) cdokush gjuha e pare e te cilit ishte arabishtja ishte
nje arab pa marre parasysh origjinen e tij etnike, vendlindjen, dhe
nenshtetesine. Arabishtja ishte mjeti i komunikimit ne te gjithe boten
muslimane deri para disa shekujsh. Gjate 800 – 1500 e.r. te gjitha veprat
shkencore shkruheshin ne arabisht. Ishte vetem pas kolonizimit te tokave
muslimane qe kjo praktike u be shume me pak predominuese dhe ne shume raste
edhe u eliminua fare.
Xhorxh Sarton rreth shkencetareve muslimane ne librin “Hyrje ne Historine e
Shkences”
“Do te jete e mjaftueshme ketu te permendim disa emra te famshem: Xhabir ibn
Haijan, el-Kindi, el-Khuarizmi, el-Razi, el-Fargani, Thabit ibn Kurra,
el-Batani, Hunejn ibn Ishak, el-Farabi, Ibrahim ibn Sinan, el-Mesudi,
el-Tabari, Ebul Uafa,
‘Ali
ibn Abas, Abul Kasim, Ibn el-Xhezar, el-Biruni, Ibn Sina, Ibn Junus,
El-Kashi, Ibn el-Haitham, ‘Ali Ibn ‘Isa el-Gazali, el-Zarkab, Omar Kajami.
Nje liste madheshtore emrash e cila nuk do te ishte shume e veshtire te
shtohej. Ne qofte se ndokush ju thote juve qe kohet e Mesjetes ishin te
varfera shkencerisht, mjafton t’i citoni keto emra atij, emra te cilet
lulezuan brenda nje kohe te shkurter, 750 deri ne 1100 e.r.
Xhon Uilljam Draper ne “Zhvillimi Intelektual ne Evrope”
“Duhet
te tregoj me keqardhje menyren sistematike me te cilen letersia evropiane ka
vazhduar te nxjerre jashte veshtrimit detyrimet tona ndaj muhamedaneve.
Sigurisht qe keto detyrime nuk mund te fshihen me. Padrejtesia e gjetur ne
zemerimin fetar dhe ne mendjemadhesine nacionaliste nuk mund te vazhdoje
perjetesisht. Arabet kane lene pershtypjet e tyre intelektuale mbi Evropen.
Ata i kane shkruar ato ne qiell dhe cdokush qe lexon emrat e yjeve mund t’i
lexoje ato.
Robert Brifolt ne “Formimi i Njerezimit”
“Ishte
nen ndikimin
e
arabeve dhe ringjalljes se kultures prej maureve dhe jo ne shekullin e
15-te, qe nje ringjallje e vertete ndodhi. Spanja dhe jo Italia ishte djepi
i rilindjes se Evropes, e cila pas zhytjes se vazhdueshme poshte e me poshte
ne barbarizem, kishte arritur thellesite me te erreta te injorances dhe
degjenerimit ne kohen kur qytetet e botes Sarakenike, Bagdati, Kajro,
Kordova, dhe Toledo, ishin qendrat e civilizimit dhe veprimtarive
intelektuale. Qe nga kohet kur ndikimi i kultures se tyre filloi te ndihet,
filloi edhe tronditja e jetes se re.
“Ishte nen paraardhesit e tyre ne Shkollen e Oksfordit (trashegimtare te
muslimaneve te Spanjes) qe Roxher Bejkon mesoi gjuhen arabe dhe shkencat
arabe. As Roxher Bejkon dhe as adashe te mevonshem nuk mund te lavderoheshin
si ata qe prezantuan metodat eksperimentale. Roxher Bejkon nuk ishte asgje
me teper se sa nje nga apostujt e shkences dhe metodes muslimane ndaj
Evropes kristiane; dhe ai asnjehere nuk deklaroi qe njohja e arabishtes dhe
shkencave arabe ishte per beshkekohesit e tij rruga e vetme drejt shkences
se vertete. Diskutime rreth asaj se kush ishte inisiatori i metodave
eksperimentale jane pjese e keqinterpretimeve te medha te origjines se
civilizimit evropian. Metoda eksperimentale e arabeve ishte qe nga kohet e
Bejkonit gjeresisht te perhapura dhe te kultivuara me shume zell neper te
gjithe Evropen.
“Shkenca eshte kontributi me i rendesishem i civilizimit arab ndaj botes
moderne; por frytet e saj u mblodhen me vone. Vetem shume kohe me vone pasi
kultura maure ishte zhytur ne erresire, gjigandi i cili i kishte dhene jete
kesaj kulture filloi te ngrihej. Nuk ishte vetem shkenca ajo qe i risolli
jeten Evropes. Shume influencime te tjera prej Civilizimit Islam i
komunikuan shkendijat e tyre te para jetes se Evropes.
“Megjithese nuk ka asnje aspekt ne zhvillimin evropian ne te cilin ndikimi i
kultures islamike te mos jete i pranishem, ne asnje vend tjeter nuk eshte
kaq e qarte se sa ne gjenezen e asaj fuqie e cila perben forcen e dallueshme
te botes moderne dhe forcen e fitores se saj, shkencat natyrore dhe
shpirti shkencor.
“Borxhi i shkences tone ndaj asaj te arabeve nuk konsiston ne zbulimet e
medha dhe teorive revolucionare. Shkenca i detyrohet shume me teper kultures
arabe, i detyrohet vete ekzistences se saj. Astronomia dhe matematika e
grekeve ishin nje import i huaj qe asnjehere nuk u aklimatizuan ne kulturen
greke. Greket sistematizuan, gjeneralizuan, dhe teorizuan, por rruget e
vrojtimeve, mbledhja e diturive pozitive, obzervimet e perzgjatura dhe te
detajuara dhe kerkimet shkencore ishin te gjitha se bashku te panjohura per
temperamentin grek. Vetem ne Aleksandrine Helenike mund te gjendej ndonje
afrim i veprave shkencore i bere ne boten e lashte dhe klasike. Ajo qe ne
quajme shkence lindi ne Evrope si nje rezultat i nje shpirti te ri kerkimor,
metodave te reja eksperimentale, obzervimeve, matjeve, zhvillimit te
matematikes, ne nje forme te panjohur nga greket. Ky shpirt dhe keto metoda
u prezantuan ne boten evropiane nga arabet.
“Ka shume mundesi qe pa arabet, civilizimi modern evropian nuk do te kishte
lindur ndonjehere; eshte abolutisht e vertete qe pa ata, ky civilizim nuk do
te kishte marre keto karakteristika te cilat i dhane mundesine te kalonte te
gjitha fazat e meparshme te evolucionit.”
Arnold dhe Guillaume ne “Trashegimia e Islamit” mbi Shkencen dhe
Mjekesine Islame
“Duke pare
mbrapa ne mund te themi se shkenca dhe mjekesia islame pasqyruan driten e
diellit helenik, kur dita e tij kishte mbaruar, dhe ato ndricuan si nje
hene, duke i dhene drite nates me te erret te Evropes Mesjetare; disa yje te
shndritshme i dhane driten
e
tyre dhe kjo hene dhe keto yje u veniten nen lindjen e nje dite te re –
Rilindjes. Meqenese ato kishin pjesen e tyre ne drejtimin dhe prezantimin e
kesaj levizjeje te madhe, mund te thuhet qe ata jane akoma me ne.”
Xhorxh Sarton ne “Hyrje ne Historine e Shkences”
Gjate sundimit te halifit El-Mamun (813 – 33 e.r.) menyra e re e te mesuarit
arriti kulmin e saj. Monarket krijuan ne Bagdat nje shkolle te rregullt per
perkthime. Kjo shkolle ishte pajisur me nje biblioteke, dhe nje nga
perkthyesit atje ishte Hunejn ibn Ishak
(809-77),
nje filozof dhe fizikant
me fame
te madhe.
Nga nje biografi e shkurter e tij e botuar kohet e fundit mesojme qe ai
perktheu te gjithe vellimet e veprave Galenike.
“Pervec perkthimit te veprave greke, perkthyesit bene manuale njeri nga te
cilet eshte tipik i periudhes se mesimeve arabe. Keto jane ripermbledhje te
te gjithe mjekesise, te cilat diskutojne semundjet e trupit, duke filluar
sistematikisht me koken dhe duke vazhduar deri poshte tek kembet.
“Ideali musliman nuk ishte bukuria e jashtme, por Zoti ne Begatine e Tij;
qe do te thote Zoti me te gjitha shpalljet e Tij, yjet dhe qiejt, token dhe
gjithe natyren. Keshtu qe ideali musliman ishte i pafund. Por duke u marre
me pafundshmerine ashtu
sic
perceptohet nga muslimanet, ne nuk mund te kufizojme veten tone vetem me
hapesiren, por duhet te konsiderojme edhe kohen.
“Hapi i pare matematikor qe nga konceptimi grek i nje universi statik deri
tek konceptimi islam i nje universi dinamik u ndermor nga el-KKhuarizmi
(780-850), themeluesi i algjebres moderne. Ai zhvilloi karakterin e paster
te numrave si madhesite e kufizuara duke demonstruar mundesite e tyre si
elemente te manipulimeve dhe hetimeve te infinite te pronave dhe lidhjeve.
“Ne matematiken greke, numrat mund te zgjeroheshin vetem me ane te proceseve
laboratorike te shtimit dhe shumezimit. Simbolet algjebrike te numrave te
el-Khuarizmit permbajne mundesite e infinitit. Keshtu qe ne mund te themi qe
avancimi nga aritmetika tek algjebra eshte nje hap nga te qenurit tek te
berit nga universi grek tek universi i gjalle i Islamit. Rendesia e
algjebres se Khuarizmit u njoh nga Perendimi ne shekullin e 12te
– kur Zherardi i Kremones perktheu tezat e tij ne latinisht. Deri ne
shekullin e 16te ky version u perdor ne universitet evropiane si
libri matematikor kryesor. Por influenca e Khuarizmit arriti shume me larg
se sa universitetet. Kete influence e gjejme ne veprat matematikore te
Leonardo Fibinacit si ajo e Pizes, Mjeshtri Jakob i Firences, deri tek
Leonardo da Vinci.
“Nepermjet hetimeve te tyre mjekesore ata jo vetem zgjeruan horizontin e
mjekesise, por zmadhuan edhe konceptet humanitare ne pergjithesi. Keshtu qe
nuk ka mundesi qe kerkimet e tyre mund ti conin ata ne perfundime qe ishin
te paarritshme nga mjeshterit greke. Ne qofte se shihet si simbolike qe
arritjet me spektakolare te gjysmes se shekullit te 20te si
ndarja e atomit dhe bomba atomike, gjithashtu nuk do te dukej e e rastit qe
perpjekjet e muslimaneve te hershem ne mjekesi mund te conin ne nje zbulim
qe ishte pothuajse po aq revolucionar dhe me i vlefshem.
“Nje filozofi e perqendrimit rreth vetvetes, qofte edhe e maskuar ne cdo
lloj menyre, do te ishte e pakuptimshme dhe e qortueshme per mendjen e
muslimaneve. Kjo mendje ishte e paafte te shihte njeriun, si ne shendet
ashtu edhe ne semundje si te vecuar prej Zotit, prej te afermve, dhe prej
botes perreth tij. Ishte ndoshta e paevitueshme qe muslimanet te zbulonin qe
semundja nuk ka nevoje te lindi brenda pacientit por mund te merret nga
jashte, me fjale te tjera, ata duhet te kene qene te paret qe kane vendosur
qarte ekzistencen e semundjeve ngjitese.
“Nje nga perfaqesuesit me te famshem te universalitetit musliman dhe nje
figure e shquar ne mesimet islame ishte Ibn Sina, i njohur ne Perendim me
emrin Avicena (981-1037). Per 1,000 vjet ai ka ruajtur famen e tij
origjinale si nje nga mendimtaret dhe dijetaret me te medhenj ne histori.
Vepra e tij mjekesore me e rendesishme eshte Kanuni dhe nje
permbledhje rreth ilaceve te zemres. Vepra e pare eshte nje enciklopedi e
pafundme e mjekesise. Permban disa nga mendimet me te ndritura qe i perkasin
dallimit te mediastinitisit nga pneumonia; natyra ngjitese e fthisis;
perhapjes se semundjeve me ane te ujit dhe tokes; pershkrime te kujdesshme
rreth semundjeve te lekures, semundjeve seksuale dhe shqetesimeve nervore.
“Kemi arsye te besojme qe kur gjate kryqezatave Evropa filloi te ngrinte
spitalet e saj te para, ata ishin frumezuar nga arabet e Lindjes se Aferme.
Spitali i pare ne Paris u themelua nga Luigji IV pas kthimit te tij nga
kryqezata e vitit 1254-1260.
“Ne veprat e tij (Xhabir, Geber) gjejme disa veshtrime rreth metodave te
kerkimeve kimike, nje teori rreth formimit gjeologjik te metaleve (gjashte
metalet ndryshojne per arsye te permasave te ndryshme te sulfurit dhe
merkurit qe permbajne); pergatitjes te substancave te ndryshme.
Veprat e Ibn Hajthamit zbulojne zhvillimet e tij ne aftesine e
eksperimenteve. Tabelat e tij te kendeve te pjerresise dhe perthyerjes se
drites duke kaluar nga nje mjet tek nje tjeter tregojne se sa afer i ishte
afruar ai zbulimit te ligjit te qendrueshmerise se raportit te sinusit, qe
me vone iu atribua Snelit. Ai llogariti saktesisht per muzgun si pasoje e
perthyerjes atmosferike, duke vleresuar renien e trysnise atmosferike te
diellit te ishte 19 grade poshte horizontit, tek fillimi i ketij fenomeni
mengjeseve ose tek perfundimi i tij mbremjeve.
“Nje pjese e madhe e njohurive shkencore dhe atyre historike ndodhen ne
volumin e 30-te, Fushat e Arta dhe Minierat e Gureve te Cmuar prej nje nga
historianet me te shquar, El-Masidut. Nje veper gjeografike me e sakte eshte
fjalori “Muxham el-Buldan’ nga El-Hamami (1179- 1229). Kjo eshte nje
enciklopedi e vertete, qe duke shkuar pertej kufijve te gjeografise perfshin
edhe shume dituri shkencore.
“Ata studiuan, mblodhen dhe pershkruan bime qe mund te kishin disa qellime
te dobishme, si ne agrikulture ashtu edhe ne mjekesi. Keto prirje te
shkelqyera, te pabarazuara ne kristianizem, u vazhduan gjate gjysmes se pare
te shekullit te 13-te nga nje grup prej kater botanistesh. Njeri prej ketyre
Ibn el-Baitar perpiloi vepren me te pershkruar arabe rreth ketij subjekti
(Botanikes), ne fakt me e rendesishmja per te gjithe periudhen qe nga
Dioskoridet deri ne shekullin e 16-te. Ishte nje enciklopedi e vertete rreth
ketij subjekti, qe perfshinte te gjithe eksperiencen Greke dhe ate Arabe.”
“Abd el-Malik ibn Kuraib (el-Asmai; 739-831) ishte nje arab i devotshem i
cili shkruajti disa libra te vlefshem rreth anatomise se njerezve.
El-Xhaualiki i cili lulezoi ne gjysmen e pare te shekullit te 12-te dhe Abd
el-Mumin i cili lulezoi ne gjysmen e dyte te shekullit te 13-te ne Egjypt,
shkruajten traktate rreth kuajve. Zoologu me i madh midis arabeve ishte
el-Damiri (1405) i Egjiptit libri i te cilit rreth jetes se kafsheve “Hajat
el-Hajuan” eshte perkthyer ne anglisht nga A.S.G.Xhajakar (Londer 1906,
1908).
“Pesha e autoritetit te respektuar, per shembull ajo e Ptolemeut, rralle i
frikesoi ata. Ata ishin gjithmone te etur per te provuar nje teori, dhe ata
asnjehere nuk u lodhen se eksperimentuari. Megjithese te motivuar dhe
pershkruar nga shpirti i fese se tyre, ata asnjehere nuk do te lejonin nje
dogme sic interpretohej nga ortodokset t’u nderpriste rrugen e tyre te
kerkimeve shkencore.
De
Laci O’Liri ne
“Mendimi
Arab
ne Histori”
“Materiali
grek i mare prej Arabeve nuk i’u kalua thjesht te tjereve qe erdhen pas
tyre. Ky material ka nje jete te vertete dhe nje zhvillim ne rrethinat
arabe.
Ne astronomi dhe matematike, veprat e shkencetareve greke dhe atyre indiane
u perpiluan dhe keshtu ndodhi nje perparim i madh. Arabet jo vetem qe
zgjeroj ate cfare kishin mare nga greket por kerkuan dhe korrigjuan edhe
regjistrime te vjetra.”
Karra ce Voks ne “Trashegimia e Islamit”
“Aritmetika
dhe algjebra gjithashtu lulezuan pergjate astronomise. Kjo ishte periudha e
el-Khuarizmit emri i te cilit, i kurruptuar nga shkrimtaret latine te
perendimit, na japin neve termin Algorizem (disa here i shkruar Algoridhm).”
Silberbergu ne “Zeitschrift Fuer Assyriologie” Strasburg
“Megjithate
eshte habitshme qe e gjithe letersia antike botanike na jep neve vetem dy
paralele te librave tane (ate te ad-Dinauari, vdiq ne 895 e.r.). Si ka
mundesi qe muslimanet,
gjate nje periudhe kaq te hershme te jetes letrare, te arrinin nivelin e
njerezve kaq gjeniale sic ishin Helenet, madje edhe t’a kalonin ate.
(Ad-Dinari ka shkruajtur “Botanika Enciklopedike” ne gjashte volume te
trasha. Eshte shkruar perpara se te perkthehej ndonje veper greke ne
arabisht.”
F.G.Alfalo ne “Ribashkimi i Gjysmehenezes”
“Veprat
e
Khuarizmit ne artmetike dhe algjeber u perkthyen ne latinisht me emrin
Algoridhem (i cili duhej te ishte Algorizem).
Emri i tij eshte origjina e emrit Logarithem.
Zhozef
Hell
ne
“Civilizimi
Arab”
“Ne fushen e trigonometrise, teoria e Sinusit, Kosinusit dhe tangeteve eshte
e lene trashegim brez pas brezi tek Arabet. Epokat e shndritshme te
Peurbashit, te Regiomontanusit, te Kopernikut, nuk mund te permenden pa na
sjelle ndermend punen pergatitese dhe fundamentale te matematicieneve
arabe.”
“Adoptimi i shenjes se zeros ishte nje shkalle e rendesise se larte, qe te
udhehiqte tek e ashtuquajtura aritmetika e pozicioneve. Me ndihmen e
sistemit arab te numrave, metodat elementare te llogaritjes u perfeksionuan;
doktrinat e pronave, dhe lidhjes midis te barabartes dhe jo te barabartes
dhe numrave primare, katroreve dhe kubave, u zhvilluan; algjebra u pasurua
prej zgjidhjes te grades se trete dhe asaj te katert, me ndihmen e
gjeometrise dhe keshtu me radhe. Rreth vitit 820 e.r matematicieni
al-Khuarizmi shkruajti nje liber rreth Algjebres, dhe trajtimit te saj
elementar- e perkthyer ne latinisht- u perdor nga dijetaret Perendimore deri
ne shekullin e 16-te.”
Orientalisti Francez Dr. Gustav Lebon
“Duhet te sjellim ndermend qe asnje shkence, as ajo e kimise as ndonje
shkence tjeter, nuk eshte zbuluar papritmas. Arabet kishin vendosur 1,000
vjet me pare laboratoret e tyre ne te cilat ata kryenin eksperimentet dhe
publikonin zbulimet e tyre pa te cilat Lavoisier (te cilit i jepet merita si
themelesi i kimise) nuk do kishte qene i afte te prodhonte asgje ne kete
fushe. Mund te thuhet pa patur frike per ndonje kontradikte se duke i patur
borxh kerkimeve dhe eksperimenteve te shkencetareve muslimane, kimia moderne
erdhi ne ekzistence dhe prodhoi rezultate te medha ne formen e zbulimeve te
medha, elektricitetin, telegrafin, telefonin, radion, fotografie,
kinematografine dhe keshtu me radhe.”
|