Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Muslimanet ne Subkontinentin Indian
____________________________

 

“ Une ju komandoj per dhjete gjera: Mos vrisni asnje grua apo femije, as ndonje plak, mos prisni ndonje dru qe ka fruta, mos shkoni dem ndonje toke buke, mos shkaterroni dele, as gamile vecse ne rastin kur s’keni se cfare te hani, mos prisni ndonje peme hurme dhe as mos e digjni, mos u fshihni, mos plackitni dhe mos kini frike.”

Instruksionet per ushtrine muslimane kur po ikte per ne frontin sirian nga     halifi i pare Abu Bakr , 632 e.r

Ulemate nuk ishin disa udheheqes te verber, dhe as fanatike. Profesoret e atyre universiteteve ishin njerezit me te zgjuar te kohes. Ne perputhje me mesimet e profetit, ata interesoheshin per mireqenien e njerezve dhe i conin halifit fjale per cdo gje qe behej kunder te drejtave te njeriut ashtu sic garantohej ne kuran. Ishin ata, te cilet ulen poshte elementin fanatik, diskurajuan persekutimin ne lidhje me opinionin fetar, dhe shpetuan kulturen islame nga hyrja ne rruge te gabuar me nje mije menyra. Ata madje ushtruan presion mbi udheheqes ambicioze muslimane, te cilet luftonin per nje ceshtje jo-islame, te mos therrisnin njerezit e thjeshte per te luftuar por ta benin luften vetem me sklleverit e tyre dhe te respektonin gjene e gjalle dhe te mbjellat si dhe ata qe s’perfshiheshin ne lufte. Ata kishin mundesi qe per shkak te peshes qe kishte opinioni i tyre, te denonin ata udheheqes qe e thyenin ligjin e shenjte, ne nje menyre te tille qe ata edhe te pendoheshin per cfare kishin bere dhe madje te jepnin edhe kompesim

____________________________________________________________ 

Ne te gjithe historine e botes deri ne ate kohe, te pushtuarit ishin absolutisht nen meshiren e pushtuesit, pa pasur parasysh se sa i bindur ishte ai ndaj pushtuesit apo nese kishte te njejtin besim fetar me te. Kjo eshte ende teoria e luftes jashte islamit. Por nuk eshte teoria islamike. Ne baze te ligjeve muslimane te luftes, ata te pushtuar te cilet perqafojne islamin behen te barabarte me pushtuesit ne te gjitha aspektet. Dhe ata te cilet zgjedhin te mbajne besimin e tyre te vjeter duhet te paguajne nje takse per mbrojtjen e tyre, dhe pervec kesaj ata kishin liri te plote dhe ishin te sigurt dhe te mbrojtur ne pronat e tyre. Muslimanet mund te martoheshin lirisht me te pushtuarit, nje gje e cila nuk ishte normale per asnje nga pushtuesit  e meparshem. Islami u sillte atyre jo vetem liri politike por edhe liri intelektuale, sepse ai zhdukte dhe rolin negativ te prifterise mbi mendimin njerezor. Rezultati ishte ai qe mund te pritej nga nje clirim i popujve qe kurre nuk e kishin patur kete shans me pare – nje lulezim i bukur i civilizimit i cili ne gjeneratat qe vijuan dha frutet e tij ne formen e veprave te artit, shkences dhe literatures.

Ne islam nuk ekzistonte ndonje paragjykim i mbeshtetur ne ngjyre dhe race. Te zinj, kafe, te bardhe dhe te verdhe perziheshin neper tregjet, xhamite dhe vende te tjera me nje respekt dhe barazi te vertete dhe nje sens te gjere miqesie. Ai ishte nje civilizim ne te cilin kishte diferenca ne rang dhe pasurine e njerezve, por keto nuk korrespondonin me dallimet klasore ne Perendim, apo me dallimet e bazuara ne sistemin e kastave sic ishte normale per indianet [hindu]... Nje pjese nga nje leksion i Piktallit “Shkaqet e ngritjes dhe renies”.

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@