Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Nje Kronologji e Historise Islame – IV
(1300 – 1600 E.R., Version i Permbledhur)
nga Dr. A. Zahur

 

1301 e.r.

(Era jone)

Shemsudin Feruzi, mbreti i Bengalit, Indi [1301-1322].

Formohet Sulltanati i Bruneit [1300-].

 

 

 

1303-10

Mongolet pushtuan Indine me 1303,1304, 1306 dhe 1308, u munden nga sulltan Alaudin Khilxhi ne çdo beteje ne Amroha, Delhi, Multan dhe Punxhab. Alaudini aneksoi shtetet e Malves [1305] dhe Xhalores [1306]. Varangel, Devagira (Deulatabad) dhe Tanori u okupuan. Shtetet e Devagirit [1307] dhe Telinganes [1309], dhe shtetet dekane te Duarsamundres, Madurai i Mbreterise Pandja, dhe Rameshvaram behen nje vasal i Sulltanatit te Delhit [1310]. Sundimi khilxhian zgjerohet deri ne skajin me jugor te Indise. Sulltan Alaudini ndertoi Mesxhid Xhamine e famshme dhe Shemsi Hauzen ne Delhi.

 

 

1308-12

Sulltan Ebu Bekri I i Malit ndermori dy ekspedita ne oqeanin Atlantik. Sulltani nuk u kthye nga udhetimi i tij i dyte [1311]. Ebu Bekri II ne ‘Roudh el Kartos’-in e tij raportoi kete udhetim ne te cilin eksploruesit zbarkuan ne Gjirin e Meksikes dhe eksploruan brendesine e Amerikes permes lumit Misisipi. Ne librin e tij te famshem ‘Mesaalik el-ebsaar fi Memaalik el-emsaar’ (Rruget e Shikimit ne Provincat e Mbreterive), historiani i famshem Shehabudin Ebu Abas Ahmed b. Fadl el-Umari [1300-1384] pershkroi eksplorimet gjeografike te sulltaneve te Malit.

1312

Mansa Musa, sundues i Malit [1312-1337]; aneksoi Songain. Udhetari i famshem Ibn Batuta vizitoi Malin ne 1324-25.

1313

Mongolet, shkaterruesit e halifatit abasid, u zmbrapsen ne Siri. Tokte, sundues i Kanates se Hordhive te Arta, vdiq rruges per ne Moske gjate nje ekspedite ushtarake kur Duka i Moskes nuk po pagonte haraçin ne kohe.

1315

Reihan rrezon nga froni Raxha Sinha Deva i Kashmirit, konvertohet ne Islam, dhe qeveris nen emrin Sadrud Din [1315-1339].

1316

Abdullah ibn Sanbu, mbreti i Nubias (Sudani i sotem). Nje numer i madh i nubianeve i rikthehen Islamit, imigrimi arab dhe intermartesat nxiten/perkrahen.

 

 

 

 

1316-20

Sullani i Delhit, Malik Kafur, i konvertuar ne Islam; i hequr nga pushteti brenda disa muajve per shkak te mizorive dhe kaosit te perhapur [1316]. Sulltani i Delhit Kutbudin Mubarak [1317]. Kusro Kan, nje hindu i konvetuar, uzurpoi ne pushtet nen titullin ‘Nasrudin’[1317-20]. Kusro Kan haptazi tallej me mesimet islame, perdhoste Kur’anin e shenjte, vendosi idhuj neper xhamia, dhe mburrej qe Delhi edhe nje here eshte kthyer ne nje dominion hindu. Gjendje anarkie. Gazi Malik, guvernatori kilxhian i Punxhabit, mposhti Kusro Kanin prane Delhit dhe rivendosi Sulltanatin e Delhit; pranoi titullin ‘Giasudin Tugluk’. Sundimi kilxhian mbaron [1320]. Sulltani i Delhit Giasudin Tugluk [1320-25]. Sundimi tugluk ne Indi [1320-1413]. Tugluket ishin pasardhesit nga Turqit Kurana.

1322

Mbreteria e Bengalit ndahet ne dy [1322].

1324-25

Mongolet pushtojne Indine me 1324 dhe munden perseri. Sulltan Giasudin Tugluk vdiq ne nje aksident [1325].

 

 

 

 

 

 

1325

Muhamedi IV, sundues i Granades [1325-1333, i vrare]. Tradhtaret ne pallatin e tij mbreteror ftojne kastilianet te pushtojne mbreterine e Granades. Gibraltari kapet serish [1333], vritet duke u kthyer mbrapra nga Gjibraltari. Malik el Tahir II, sundues i Samundra Pasait, Indonezi [1325-1345].

Xhauna Kan, sulltani i Delhit [1325-51], pranon titullin Muhamed Tugluk.

Udhetari i famshem boteror Ibn Batuta (i lindur me 1304 ne Tangier, Marok) filloi udhetimin e tij prej 120,000 kilometra (75,000 milje) ne Qershor te vitit 1325 nga vendi i tij i lindjes Tangieri deri ne Kine e me pas kthehet mbrapsht. Muhamed ibn Batuta arriti deri ne Indine veri-perendimore (tani Pakistani) me 1333 mbasi kreu haxhin per here te trete. Ibn Batuta sherbeu si nje gjykates i Delhit (1334-1341) ne sulltan Muhamed Tugluk. Me vone, Ibn Batuta u ngarkua me detyre si ambasador i sulltanit ne Kine me 1342. Ai vazhdoi udhetimin e tij per ne Kine duke ndjekur rrugen nga India perendimore, ishujt Maldive, Sejlon, Bengal, Sumatra dhe Vietnam. Ibn Batuta e pershkruan udhetimin e tij ne Rihlah.

Ibn Batuta permend sulltanatet e Garovas dhe Lamidon e Rei Boubas ne Kamerun.

1326-37

Sulltani turk osmanlli Orhan [1326-1359], kryeqyteti Bursa; kontrollon Nikaen [1327], shteti i Karasit [1336], dhe Nikomedia [1337]. Sulltani otoman martohet me Teodoren, vajza e Kantakuzinos.

 

 

1333

Abdul Halaxh Jusuf I, sundues i Granades [1333-1354, i vrare]. I mundur nga kristianet ne betejen e Salados. Marreveshje per paqe midis Granades dhe Kastijes. Inkurajoi per kerkime shkencore, letersi dhe poezi, zgjeroi pallatin Alhambra, ndertoi pallatin Alkazar dhe te tjera vepra publike duke perfshire burimet me uje per Granaden. I goditur me thike per vdekje ndersa falej ne xhami.

1341

Mansa Sulejman, sundues i Malit [1341-1363]. Udhetari i famshem Ibn Batuta vizitoi Malin ne kthim te udhetimit te tij gjate qeverisjes se Sulejmanit.

1345

Tahir III, sundues i Samudra Pasait, Indonezi [1345-1400].

1346

Shah Mir, sundues i Kashmirit [1346-1349], themeluesi i dinastise Shah Mir.

 

1349

Islami perhapet ne Hausaland gjate mbreterimit te Ali Jaxhit, sundues i Kanos [1349-1385] ne Sudanin qendror. Caktoi gjykates per rregullat e Sheriatit. Xhemshidi, sundues i Kashimirit [1349-1350, i rrezuar nga froni].

 

 

1351

Sulltani i Delhit Firuz Sheh Tugluk [1351-88]; ndertoi 100 spitale, 150 ura, 50 diga, 30 rezervuare, 30 kolegje, dhe 200 qytete. Shtetet vasale: Bengali dhe Xhanxhagari (Orisa e sotme) [1359] dhe Tata [1362]. Prezantoi shume reforma, anulloi shumicen e taksave, rikerkoi token e paperdorur, vendosi zyra punesimi dhe martese, ndertoi nje kryeqytet te ri ‘Firozabad’ ne Delhi.

1361

Turqit otomane kontrollojne disa pjese te Traces, krijojne kryeqytetin ne Demolika, Trace [1361]. Bizantinet munden ne betejen e Matizes [1365].

 

1368

Vite te arta te muslimaneve ne Kine gjate dinastise Ming (1368-1644). I pari perandor ming Çu Juan-çang [1368-1399], mbreteresha e tij Ma Hou dhe disa princa Hsti Ta, Ç`ang Ju-ç’un, Hu Tahai, Li Uen-çung, dhe Mu Jing ishin muslimane kineze me prejardhje arabe. Muslimanet u integruan plotesisht ne shoqerine hane.

1369

Amir Temur [1369-1405], sundues ne Transoksiana. Sundimi çungtai mbaron.

Vdekja e udhetarit te famshem te botes Ibn Batuta [1304-1369] ne Marok. Shih 1325.

1371

Turqit osmane kontrollojne territorin bullgar deri ne Ballkanin e siperm.

1377

Turqit osmane mposhtin forcat e bashkuara hungareze, serbe, boshnjake dhe vallakiane buze lumit Marica. Magan II, sundues i Malit [1377-1378].

 

 

 

1380-84

Toktamish, nje princ i Hordhive te Bardha te Siberise, merr pushtetin [1380] dhe behet sundues i Hordhive te Arta te Kanates. Amir Temur pushton Kurasanin dhe Heratin, pushton Persine [1380], anekson Sistanine dhe Kandaharine [1381], Astrabadine, Mazandarane, Rajen dhe Sulltanijen [1384].

Sheih Karimul Makdum, nje dijetar dhe gjykates arab, arriti ne Mindanao ne 8 Nentor 1380. Me viziten e Makdumit, Islami shtroi themelet ne Filipine. Mindanao, vendi i me se 10 milione muslimaneve, eshte rajoni i dyte per nga madhesia ne Filipine. Shih 1405, Sulltanati i Sulut.

 

 

1391-98

Amir Temur aneksoi territorin e Muzafarit [1391], territorin e Xhalajes, Bagdat [1393]; marshoi per ne Moske dhe mposhti Duken e Moskes [1394]; mundi Toktamishin, Sarai i shkaterruar, sundimi Hordhite e Arta Kanate (te lugines Volga) mbaron [1395], aneksoi principaten kurasane [1396], dhe Delhin [1398]. Shkaterrimi i Sarait ishte i njejte me ate te Bagdatit ne 1258; dy shekuj zhvillimi kulturor te shkaterruar. Kjo tragjedi shenoi ngritjen e Rusise dhe fillimin e renies se sundimit musliman ne Evropen lindore.

1395

Vdekja e Ibn Haldunit (sociologji, filozofi e historise, shkenca politike; themeluesi  dhe babai i sociologjise dhe shkences se historise; 1332-1395).

 

1400

Sulltanati i Melakes [1400-1511] formohet ne Malaja, Azia juglindore. Parmeshvara pranoi Islamin, u martua me nje princese nga shteti musliman i Samundra Pasait ne Sumatra, dhe qeverisi me emrin Muhamed Skender Sheh [1400-1424].

 

 

 

 

 

1405

Vdekja e Amir Temurit ndersa udhehiqte nje fushate kunder Kines, i varrosur ne Samarkand. Perandoria e tij u zgjerua nga Ganges (Indi) ne lindje deri ne Mesdhe ne perendim. Sheh Ruh, sundues timurian [1405-1445].

Vdekja e Ed-demirit; ai ishte nje zoologjist i famshem i cili shkruajti ‘Hajat el-Hajavan’.

Sulltanati i Sulut [1405-1915] krijohet, i cili perfshinte Mindanaon dhe Ma’manilan (Manila), Azia juglindore.

Admirali musliman Çeng Ho [Zheng He], i autorizuar nga perandoret ming, filloi ate çfare me vone u be shtate ekspeditat detare te medha ne oqeanin Indian ndermjet 1405 dhe 1433. [317 anije ne ekspediten e 1405-1407, 249 anije ne 1407-1409, 48 anije ne 1409-1411, 63 anije ne 1413-1415, 41 anije 1421-1422, dhe 100 anije ne ekspediten e 1431-1433].

 

1408

Jusuf III, sundues i Granades [1408-1417]. Kastilianet pushtojne mbreterine e Granades dhe zejne Antekueren; mbreteria e Granades humb nje pjese te territorit te saj ne nje marreveshje me kastilianet. Ebu Said i ndihmuar nga Jusuf III pushton Marokun dhe behet amir.

1417

Muhamedi VIII, sundues i Granades [1417-1427]. Sundues i dobet. Amiret e Benu Saraxh dhe Sagris ngrihen ne revolte. Ia mbath per ne Tunizi.

1425

Ebul Hajr, nje princ uzbek, sundues i Siberise perendimore [1425-1468], okupon Kavarazmen [1430] dhe Farganen [1449].

1430

Turqit osmane zejne Thesaloniken. Shqiperia behet nje province osmane sanxhake.

1439

Ulug Muhamed i Hordhive te Arta u terhoq nga Sarai dhe formoi principaten e Kazanit.

 

1445

Ulug Beg, sundues timurian [1445-1449], gjithashtu astronom.

Muhamed X, sundues i Granades [1445-1454, i shkarkuar]. Agjentet e Kastijes konspirojne te bejne mbreterine e Granades nje shtet vasal.

 

1446

Turqit osmane fitimtare ne betejen e dyte te Kosoves, Bosnia nje shtet vasal.

Stergjyshet e familjes mbreterore el-Saud te vendosur ne Uadi Hanifa, si origjine erdhen nga Darija ne Gjirin e bregdetit te Arabise.

 

 

 

1448

Rene D’Anjou themeloi ‘Rregulli i Gjysmehenes’ i cili ishte nje rregull i ristrukturuar i ‘Rregulli i Anijes dhe Gjysmehenes se Dyfishte’. Rene (1408-80) mbajti nje sere titujsh si Mbreti i Napolit dhe Siçilise, Mbreti i Aragonit, Valencias, Majorkes, dhe Sardines, Mbreti i Hungarise, Mbreti i Jeruzalemit (duke shfaqur nje plan sekret afatgjate deri ne nje fare mase, mbasi Jeruzalemi ishte nen kontrollin e muslimaneve), dhe me heret si Duka i Lorainit dhe kont i Provences dhe Piedmontit. Rene D’Anjou ruajti pozita te larta me ‘Ordre de Sion’ (Rregulli i Zionit) i cili u riquajt ‘Prieure de Sion’ me 1188 (shih 1090, 1099, 1128, dhe 1188 E.R.). Njera nga vajzat e Renes u martua me Henri VI i Anglise.

 

 

1451

Sunduesi osman turk Muhamed II [1451-1481]. Qeverisja sejide mbaron ne Delhi [1414-51], sundimi i Lodit vihet ne Indi [1451-1526]. Bahlol Lodi, sundues i sulltanatit te Delhit [1451-1489]. Ai ishte sunduesi i pare musliman me prejardhje afgane. Te gjithe sundueset e meparshem muslimane te Sulltanatit te Delhit ne Indi ishin me prejardhje turke nga Azia qendrore.

1453

Turqit osmanlli kapin Konstandinopojen, kryeqyteti i perandorise bizantine (romake lindore).

 

1454

Vallakia, nje shtet vasal i turqve osmane [1454].

Sead b. Ali i vene sundues i Granades [1454-1465] nga agjentet kastiliane. I pagoi Kastijes nje haraç vjetor fillimisht por deshtoi per ta vazhduar ne 1462.

 

1455

Papa nxori nje qarkore ku autorizonte katoliket romake te “mos i sherbenin asnje njeriu te pafé.” (te pafe konsideroheshin ato njerez jashte kristianizmit zyrtar, dhe termi u perdor fillimisht per muslimanet).

1456

Turqit osmane aneksojne Serbine.

1457

Sheh Ismail [1457-1524], sundues i Persise.

Keshilli i kardinaleve takohet ne Hollande dhe vendosin per kryqezatat ne Afrike.

 

1461-64

Turqit osmane aneksojne Bosnia-Hercegovinen [1461] dhe Shqiperine [1462].

Sead b. Ali deshtoi t`i paguante Kastijes nje haraç vjetor ne 1462; kastilianet sulmojne mbreterine e Granades. Sead humbi me shume qytete si pjese e nje marreveshjeje mbi haraçin e mosdhene dhe per ndalimin e luftimeve nga kastilianet.

 

 

1463

Islami pranohet gjeresisht ne Kano (me pas ne Sudanin qendror) gjate mbreterimit te Muhamed Himfas [1463-1499]. Sunduesi i pare musliman i Kanos te zbatoje faljet e Bajramit. Kano behet nje qender kulturore.

Teologu i famshem el-Magili shkruajti libin ‘Obligimet e Princave’ per sunduesin Muhamed Himfa.

 

 

 

 

 

1465

Abul Hasan, sundues i Granades [1465-1482, i rrezuar]. Rimori disa qytete ne kufi. Ferdinandi, sundues i Kastijes, martohet me Izabelen, sunduesja e Aragonit. Mbreterite e Kastijes dhe Aragonit sulmojne mbreterine e Granades me 1482. Abul Hasan rimerr Zahran, ndersa kristianet zejne el-Hamane, nje qytet kryesor i Granades. Grindjet ne familjen mbreterore ne Granade me ardhjen ne fuqi te birit me te vogel te Abul Hasanit nga gruaja e tij kristiane, Izabela. Abul Hasani i shkarkuar nga djali i tij i madh Abu Abdullah (Boabdil).

Ma Uen-Sheng, nje pasardhes i familjes se Abu Alisenga Kuang-çou, sherbeu si Minister i Luftes nen perandorin ming Hsien-tsung [1465-87]. Ai ndertoi nje xhami ne T`ai-juan-fu, provinca Shan-si. Familja Ma u vendos ne Shan-si.

1469

Shteti timur prishet.

Vdekja e Ibn Tagribirdi; shkruajti ‘Analet e Egjyptit’.

 

1470

Haxhi Khan [1470-71], Hasan Sheh [1471-1489], Fatih Khan (Fatih Sheh) [1490-97], Muhamed Sheh [1497-1526, i hequr nga posti], sundues te Kashmirit. Anarki, disa sundues gjate 1526 dhe 1561.

Fundi i Dinastise Sheh Mir [1346-1561].

1473

Turqit osmane mundin Persine.

1476

Ali b. Dunama (Ali Gazi), sundues i perandorise Kanem-Bornu [1476-1503], kryeqyteti i Nigazaragamut.

 

1482

Ebu Abdullah (Boabdil), sundues i Granades, rrezohet nga froni shpejt mbas grindjes se tij nga forcat e bashkuara te babait dhe xhaxhait te tij Muhamed el Zagal, sundues i Malagas. Boabdili kerkon strehim tek kristianet. Gjendje anarkie ne Granade.

 

1482-87

Muhamed el Zagal, sundues i Granades [1482-1487]. Kristianet sulmojne mbreterine e Grandes dhe zejne kalane Loskas [1486] dhe ate te Velezes. El Zagali largohet per ne Marok. 

 

1487-92

Ebu Abdullah (Boabdil, Muhamedi XII) emerohet si sundimtar i Granades me 1487 nga kristianet. Forcat kristiane te mbreterise se Kastijes dhe Aragonit sulmojne mbreterine e Granades, zejne Malagan [1488], Bazen [1489]. Boabdil kapitulloi me 2 Janar, 1492, dhe u lejua te largohej nga Granada.

1489

Nizam Kan (Skender Lodhi), sundues i Sulltanatit te Delhit [1489-1517]. Shpernguli kryeqytetin e tij nga Delhi ne Agra.

 

 

 

 

1492

Renia e Granades muslimane, Spanje. [shih Marreveshja e Granades]. Fundi i qeverisjes muslimane ne Andaluzi [711-1492]. Kristofor Kolombi pranon kontraten ne Pallatin Al-Hambra te Granades per udhetimin e tij te pare. Kolombi nje here punoi per Rene d’Anzhoun (shih 1448 E.R.). Kolombi bie ne dashuri me Beatriz Boabdila ndersa ishte ne Gomera (ishujt Kanari). Pinzonet (bin Zejn), kapitenet e anijeve Pinta dhe Nina, ishin me origjine muslimane dhe kishin lidhje me sulltanin e Marokut Ebuzejn Muhamed III (1362-66) i dinastise marine. Me 21 Tetor 1492, Kolombi raportoi se kishte nje xhami ne nje mal prane Gibaras ne Kuben veri-lindore.

Suni Baru, sundues i Songeit [1492-1493, i rrezuar nga froni]. 

 

1493

Askia Muhamed Tur (Turi), sundues i Songeit [1493-1528, i hequr nga posti]; udhehoqi nen ligjin islam; nje perkrahes i dijes, zhvilloi Timbuktun, pranoi titullin ‘Kalifi i Sudanit perendimor’ ne Meke ndersa kryente haxhin me 1497.

1494

Kryqezatat afrikane filluan.

 

1496

Ne Dhjetor 1496, mbreti portugez Manuel I urdheroi per debimin e te gjithe muslimaneve dhe çifuteve deri nga Tetori 1497, perndryshe i priste konfiskimi i pasurise dhe vdekja, perveç atyre qe ishin pagezuar ne besimin kristian.

 

 

1497

Vasko de Gama drejton lundrimin nga Lisboni, Potugali, per ne pjerresiren jugore te Afrikes veriore dhe shpreson te hyje oqeanin Indian. Vasko de Gama ishte nje Kalores i Krishtit qe ishte nje tjeter emer per Kaloresit Templare, zyrtarisht te njohur dhe inkorporuar me 1128 si nje rregull ushtarak-fetar nga keshilli i kishes i mbajtur ne Troje, Shampenje. (shih 1090, 1099, 1128, 118, 1448 e.r.)

 

 

 

 

 

1498

Gjate udhetimit te tij te trete, ndersa ishte prane Trinidatit, Kolombi raportoi te kishte pare vendas qe vishnin rroba maure. [shih Muslimanet ne Amerikat perpara Kolombit].

Vasko de Gama arriti ne Kalikuta, Indi, me 20 Maj 1498 me ndihmen e pilotit (timonierit) arab musliman ‘Luani i detit’ Ahmed ibn Mexhid. De Gama sillte urdherin per plaçkitje e mizori te vazhdueshme. Ai bombardoi qytetin e pambrojtur te Kalikutes per tre dite me topa, i priste te burgosurve veshet, hunden dhe duart perpara se t’i digjte ata te gjalle. Ai zuri nje anije te madhe qe mbartte ngarkese dhe haxhinj ne detin Arab, i vuri zjarrin dhe e fundosi ate bashke me 700 pasagjeret e saj. Pastaj ai dergoi ekuipazhin e tij te qellonin me heshta te mbijetuarit ne uje. Ai i varte muslimanet malabare nga direku i anijes duke i perdorur ata per te praktikuar cross-bow (nje arme ne forme shigjete qe perdorej per hedhje guresh etj.)

 

 

1499

Beteja e Lepantos, turqit osmane mposhtin floten veneciane.

Babar, sundues i Farganes (Turkmenistan), me vone i njohur si themeluesi i dinastise mugale ne Indi.

Muhamed Kimoko, sundues ne Kano [1499-1565] ne Sudanin qendror, zhvilloi tregtine dhe industrine. Kano u be e njohur si qendra per ngjyrosje dhe punime lekure.

 

 

 

 

1500

Pagezim i detyruar i masave muslimane te Granades. 1,005,000 volume te veprave muslimane ne shkence, art, filozofi dhe kulture u dogjen ne sheshin publik te Vivarramblas.

Papa Aleksanderi i VI nxori nje qarkore ku shpallte mbretin e Portugalise ‘Lordi i marines, pushtimeve dhe tregut ne Etiopi, Arabi, Persi, dhe Indi’. Pedro Alvarez Kabral drejton lundrimin per ne Kalikuta, Indi, me 13 anije dhe 1200 ushtare. Vasko de Gama lundroi ne Lindje perseri me nje flote prej 20 anijesh.

Sulltanati i Açehut [1500-1650] i themeluar ne Sumatra-Maleja, Azia jug-lindore.

 

 

 

1502

Rregulli mbreteror i mbretereshes Izabela per muslimanet spanjolle: Zgjedhje midis pagezimit (konvertim ne kristianizem) ose debimit. Inkuizicion. Islami ishte ilegal dhe praktikimi i tij konsiderohej krim. Me 31 Korrik, Kolombi shenoi te kishte pare njerez xhamajkian te veshur ngjashem me muslimanet e Granades. Françisko Boabdilla (Ebu Abdullah), i cili vepronte si perfaqesues i familjes mbreterore, i vuri prangat Kolombit dhe e solli ate nga Santo Domingo ne Spanje. Rodrigo de Triana (Rodrigo de Lepe) i cili ishte i pari te veshtronte token e Amerikes, iu kthye perseri Islamit duke e lene besimin e tij kristian.

 

 

1503-05

Kapiteni detit portugez, Rui Lorenco Ravasko, rrenoi e bastisi Zanzibarin [1503]; sulltani i Zanzibarit ra dakort te paguante haraç vjetor. Ravasko sulmoi anijet pergjate bregdetit Suahili, i mbante ato derisa te paguanin haraçin ne ar. Me 1505, Françisko d’Almedia arriti me nje flote prej 11 anijesh me armatim te rende per te marre kontrollin e qyteteve me te rendesishme (qytetet muslimane ne Kilva, Mombasa, Mogadishu etj.); shkaterroi shumicen e xhamive ne Kilva.

1507

Kardinal Ksimenes, arkbishopi i Toledos, u caktua si Gjenerali Inkuizicionit ne Spanje.

 

 

 

1510

Spanja kontrollon disa qytete bregdetare te Tunizise; me vone zevendesohen nga Kaloresit e Shen. Gjonit ne Malte.

Alfonso de Albukuerke zuri ishullin Goa, Indi, nga sulltani i Bixhapurit. Alfonso kreu masakra me nje sadizem jo me pak spektakular se ai qe perdori Vasko de Gama. Mbas zenies se Goas ai i dergoi mesazhin sulltanit, “Une dogja qytetin dhe luftuam çdokend dhe per kater dite njerezit e tuaj derdhen gjak vazhdimisht. Kudo qe i gjenim ata, ne nuk kursyem jeten e asnje muslimani; ne i mbushem xhamiat me to e pastaj i vume zjarrin...”

1511

Babar, Mugal sundues [1511-1530], kryeqyteti ne Kabul; me vone i njohur si themeluesi i dinastise mugale ne Indi.

1512-20

Selimi i I, sulltani i Turqise [1512-1520], aneksoi Egjyptin [1517] nga maluket dhe merr kalifatin; ndertoi 150 anije e 100 galera [1519]. Fundi i mamlukeve [1517].

 

 

1513

Harta Piri Re’isi , e vizatuar me 1513 dhe e prezantuar sulltanit osman Selimi I me 1517, u gjet ne biblioteken e Seralos ne Stamboll nga Halid Et-hem Bej me 1929. Harta, e vizatuar ne gazele dhe e pikturuar me bojra te ndryshme, tregonte hemisferen perendimore, Ameriken jugore dhe Antarktiken, me nje vije bregdetare te sakte te habitshme te Brazilit.

 

1520

Sulltan Sulejmani i Turqise [1520-1566], i njohur si “Kanuni” (Ligjvenes) dhe “Lordi i Epokes.” Okupoi Beogradin [1521], dhe ishullin e Rodes [1522] nga Kaloresit e Shen. Gjonit. Potreti i Sulltan Sulejmanit varet ne galerine e Senatit Amerikan.

 

1524

Sheh Tahmeps [1524-1576], sundues ne Persi. Papa i jep lejen Çarlit V te eliminoje muslimanet e mbetur te Andaluzise (Spanje). Papa Klementi VII leshoi nje qarkore ku largonte ÇarlinV prej çdo detyrimi ndaj premtimeve te bera muslimaneve spanjolle.

 

1525

Dekreti i Çarlit V me 25 Nentor 1525: Debimi i muslimaneve spanjolle nga Valencia deri nga 31 Dhjetori 1525 dhe nga Katalonia e Aragoni deri nga 31 Janari 1526. [shih artikullin  Valencia, Granada dhe Kordova].

 

 

1526

Afersisht e gjithe popullata muslimane e Spanjes pagezohet.

Deulet Kan Lodhi, governatori i Punxhabit, u ngrejt ne revolte ndaj Sulltanatit te Delhit dhe ftoi Babarin, sunduesi i Kabulit, te pushtonte Indine. Babari mposhti Ibrahim Lodhin ne Panipat. Fundi i sundimit Lodhi [1451-1526] dhe Sulltanatit te Delhit [1206-1526]. Dinastia mugale krijohet ne Indi [1526-1857]. Babari formon kryeqytetet e tij ne Delhi dhe Agra. [shih Muslimanet ne Indi ]

 

 

1526-35

Shtatedhjete mije maure (muslimane spanjolle) ikin dhe vendosen ne Algjeri nga admirali osman Hajrudin. Turqit osmane sulmojne Hungarine si reagim ndaj fyerjes dhe tortures se bere ndaj delegacionit turk ne pallatin e mbretit Luiz II i Hungarise, mposhtin hungarezet ne betejen e Mohakeve [1526], merret Budapesti [1526], rrethimi i Vienes [1529] dhe teheqja me 14 Tetor 1529, e njohur tek austriaket si ‘Dita e Çlirimit.’ Osmanllinjte okupojne Tabrizin, kryeqyteti i Persise, dhe Bagdatin [1534].

 

 

 

1528

Musai, sundues ne Songai [1528-1531, i hequr nga froni]. Lufte per trashegimi, shtate Askia gjate 1531 dhe 1591. Askia Daut [1549-1585] krijoi nje Bejtul Mal. Universiteti Sankore ndertohet ne Timbuktu.

Portugezet plaçkisin Mombasen; Sulltani i Mombases refuzon te paguaje haraç. Portugezet plaçkisin Mombasen perseri ne vitin 1589.

Xhamia Babri nertohet nga Mir Baki gjate viteve 1528-29 ne Ajodhja, prane Faizabadit ne Indi. (shih 1788 e.r.)

1530

Humejun, perandori mugal [1530-1540, 1555-56]; aneksoi Guxharatin [1535].

 

1537

Sulltan Bahadur Shah i Guxharatit vritet nga portugezet ndersa qendronte ne bordin e anijes se tyre gjate negociatave per paqe dhe rikthimin e ishullit Diu perseri Sulltanatit te Guxharatit. Trupi i sulltanit u hodh ne det.

 

1539

Toka e Pare gjate kalimit per ne Amerike nga Azemori (Estevaniko i Azamorit). Arizona dhe Meksika e Re ia detyrojne fillimet e tyre ketyre eksplorimeve. Humejun mundet ne betejen e Kauzes.

 

1540

Sheh Shah Suri, sundues ne Indi [1540-1545]; ndertoi 3,000 milje rruge e njohur si ‘Linja e Madhe’ nga Sonargani (ne Bengalin lindor, tani Bangladeshi) e deri ne Atok (tani ne Pakistan), anulloi taksat e doganat, miratoi reforma legjislative e administrative.

 

1543

Muslimanet ne kolonite e kontrolluara spanjolle ne Amerike u debuan. Spanja e konsideronte perhapjen e Islamit tek indianet e Amerikes si problem i madh serioz. [shih: Islami dhe Amerika e Kolombit]. [Muslimanet ne Amerikat perpara Kolombit].

 

1546

Vdekja e Addmiralit turk Hajrudin (Barbarosa, gjithashtu ‘mbreti detit mjekerkuq’).

Vdekja e Martin Luterit (1483-1546), themeluesi i kishes protestante; Luteri e dinte arabishten shume mire.

1547

Hungaria perendimore (sundues Ferdinandi) nje shtet vasal i turqve osmane.

1552

Kanati musliman i Kazan-it [est. 1437] aneksohet nga Rusia.

1556

Principata muslimane e Astra Kanit [est. 1466] aneksohet nga Rusia. Perandori mugal (mogul) Ekber [1556-1605].

1560

Portugezet fillojne inkuizicionin ne Goa, Indi.

Vdekja e biografit turk Tashkopruzada.

 

 

1561

Gazi Kan Shak [1561-63], Nasirudin Shah [1563-69], Ali Shah [1569-79], dhe Jusuf Shah [1579-1586, i hequr nga Abdel Shak dhe i rikthyer nga mugalet], sundues te Kashmirit. Trazirat shia-suni gjate 1563-1569. Mugalet aneksojne Kashmirin [1586]. Baz Bahadur, i biri i Shuxhat Kanit, mundet nga Ekberi, dhe Malva aneksohet ne perandorine mugale.

 

1565

Turqit osmane kontrollojne Detin e Kuq, marrin Asenin dhe Jemenin. Marina turke operon ne Gjirin Persik, Bregdetin Indian dhe Azine jug-lindore. Turqit kontrollojne me shume se 4,000,000 milje katrore ne Evrope, Afrike dhe Afrike te organizuar ne 21 provinca dhe 250 Sanxhake. Mugalet aneksojne Gonduanane, ne Indi.

 

 

 

1566

Selimi i II, sulltani i Turqise [1566-1574].

Vdekja e Nostradamus, fizikant dhe astrolog francez. Gjyshi i Nostradamusit Zhan de Seint-Remi ishte nje astrolog, fizikant dhe intrigant çifut. Remi sherbeu ne oborrin e Rene d’Anzho (1408-80) i cili gjithashtu mbante nje sere titujsh si Mbreti i Jeruzalemit (shih 1448 e.r.; gjithashtu 1090, 1099, 1128, dhe 1188 e.r.). Disa besojne se shume nga profecite e Nostradamusit mund te mos jene fare profeci perveçse sugjerime, mesazhe te mistershme, instruksione, dhe afate per te vepruar.  

 

 

1567-68

Dekreti me 1567 nga Filipi II: Te gjitha ritet, zakonet, dhe gjuha e moriskove ishin te ndaluara dhe denoheshe. Te gjitha ‘Banjot publike per dush’ ne Granada u shkaterruan. [Citime mbi Civilizimin Maur]. Kryengritja Alpuxhara e moriskove (muslimanet spanjolle) [1568]. 60,000 moriskos te vrare ne Spanjen jugore gjate 1567-71.

1570

Islami perhapet ne Bornu nen Mai Idriz Alomen [1570-1602].

 

1572

Dekreti me 6 Tetor 1572 per moriskot ne Spanje ne njezet e tre seksione. Moriskot te mbahen nen survejim te perhershem. Çdo morisko duhej te rregjistrohej ne vendbanimin e tij.

 

1576

Ekberi mposht Raxhputet ne betejen e Haldigatit, shfuqizoi taksat mbi pelegrinet hindu, ndaloi martesat feminore dhe detyrimet mbi ‘Sati’ (djegien e vejushave) [1579].

1582

Ekberi shpall ‘Din-e-Ilahi.’

1585-1601

Mugalet aneksojne Kashmirin [1586], Sindin [1593], Balukistanin [1594], Kandaharin [1595], dhe Kandeshin [1601].

1586

Rebelimi i dyte i alpuxhareve ne Spanje.

 

1587

Sheh Abaz [1587-1629], i njohur si “Abazi i Madh,” sunduesi me i madh i Dinastise Safauide, lejon britanezet dhe hollandezet te ndermarrin operacione ne portin Hormuz (Bandar Sheh Abaz).

1588

Sulltanati i Mataramit [1588-1749] krijohet ne Azine jug-lindore.

 

1590

Turqit mundin persianet, okupojne ne Tabriz, Azerbajxhan, Shirvan, dhe Nuristan.

Murgu kristian Fra Morino gjen doreshkrimin e ‘Bibla e Barnabait’ ne biblioteken e mikut te tij te ngushte Papa Sikstus i V [1585-1590], merr doreshkrimin me vete, dhe mbasi e lexon ate pranon Islamin.

1598

Abul Fazl ne ‘Ajn-e-Ekberi-n e tij permend qe profetet Shish (Seth) dhe Ejub (Xhob) paqja qofte mbi to, jane te varrosur ne Ajodhja, ne Indi.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@