Islami dhe Afrika
nga Prof. A.Rahman I.Doi
Historiani i famshem arab Ibn Halduni ka shkruar qe emri Ifrikija u vu sipas
Ifrikos bin Kais bin Saifi, nje nga mbreterit e Jemenit. Per Al-Bakrin,
kufijte e Ifrikijas ishin Barga ne Lindje dhe Tangier ne Perendim e cila do
te thote qe ne vazhdim te pronave te Afrikes se romakeve, perfshinte
Tripolin, Numidian, dhe Mauritanine. Sot, me emrin Ifrikija ose Afrika,
arabet dhe jo-arabet nenkuptojne gjithe kontinentin e Afrikes i cili
perfshin Afriken Veriore, Lindore, Perendimore, Qendrore dhe Afriken e
Jugut. Kuptohet qe streha e muslimaneve te pare ishte ne Afrike (Abisini,
615). Ne kohen kur profeti Muhamed filloi misionin e tij, egjyptianet dhe
sirianet kishin shkeputur pjeserisht lidhjet e tyre me Perandorine Romake.
Kur pushtimi arab filloi ne vitin 647, Ekzarc Gregori kishte kundershtuar
aleancen me Kostandinopojen dhe e kishte shpallur veten perandor. Ne Egjypt,
koptet vendas ishin udhezuar prej peshkopit te tyre ne Aleksandri qe te mos
u kundershtonin arabeve muslimane qe po marshonin drejt Egjyptit. Merita per
perpjekjet e para per te perhapur Islamin ne Afrike i jepet Ukabah (Okba)
bin Nafi, i cili respektohet edhe sot e kesaj dite si themeluesi i Afrikes
Muslimane. Ne me te shumten e zonave te pushtuara, feja e meparshme, qofte
ajo kristianizmi, judaizmi apo kultet indigjene, vazhduan te mbijetojne pa
patur ndonje shtypje edhe disa shekuj pas pushtimit nga ushtrite muslimane.
Keshtu edhe ne keto zona ne te cilat autoriteti politik ishte ne duart e
muslimaneve duke iu detyruar alenace fuqise qendrore te kalifatit ne Damask
ose Bagdat, islamizimi i popullsise ishte relativisht nje porces i ngadalte.
Islami u perhap ne Afriken veriore me nje shpejtesi te cuditshme, dhe ne
vitin 732, i cili shenoi 100 vjetorin e pare te vdekjes se profetit Muhamed,
ithtaret e tij ishin pronare te nje perandorie qe ishte shume here me e
madhe se sa ajo e Romes gjate kohes se shkelqimit te saj, nje perandori qe
shtrihej nga gjiri i Biskaj deri ne Indus dhe kufijte e Kines, dhe qe nga
Deti Aral deri ne brigjet e Nilit. Emri i profetit, si lajmetar i Zotit se
bashku me emrin e Zotit (Allah) thirrej pese here ne dite nga mijera minare
te shperndara neper te gjithe Afriken Veriore, Europen Jugperendimore dhe
Azine Qendrore dhe Perendimore.
Ifrikija (Afrika) e vjeter dhe kufijte e saj.
Arabet e quajne Afriken Ifrikija. Ata ia vune kete emer sipas pjeses Lindore
te Barbarise, ndersa pjesen perendimore te saj ata e quajten Magrib, emer qe
perdoret edhe sot e kesaj dite. Romaket e quajten Afrike pas shkaterrimit te
Kartagjenes. Ata perfshine ketu edhe Barbarine dhe me vone e quajten te
gjithe kontinentin Afrike. Al-Bakri e interpreton fjalen Ifrikija si
Mbreteresha e Qiellit. Al-Masudi mban nje tjeter qendrim sipas te cilit emri
Ifrikija iu dha sipas emrit te Ifrikos bin Abraha bin al-Raish i cili
ndertoi qytetin e Ifrikijes ne shtetin Barbar. Historiani i famshem Ibn
Haldun thote qe emri Ifrikija i eshte dhene sipas Ifrikos bin Kais bin
Saifi, nje prej mbreterve te Jemenit. Disa historiane te tjere jane te
mendimit qe emri vjen prej emrit Ifrik, djali i Kuaturas, gruas se dyte te
Patrikut (profetit Abraham). Ibn al-Shabat thote qe emri rrjedh nga fjala
arabe “bariq” qe do te thote “e paster” sepse ne Afrike nuk ka re ne qiell.
Leo Afrikanus sygjeron qe Ifrikija vjen nga fjala arabe “faraua” e cila do
te thote “te ndash” meqense Mesdheu e ndan Afriken nga Europa ndersa Nili e
ndan ate nga Azia. Se dyti, Afrika shtrihet midis Perendimit dhe Lindjes.
Ibn Abi Dinar jep te njejtin interpretim. Por per Al-Bakrin, Ibn Haldunin
dhe Leo Afrikanus, fjala Ifrikija nuk nenkupton te gjithe kontinetin e
Afrikes sic e njohim ne sot. Per Al-Bakrin, kufijte e Ifrikijas ishin Barga
ne Lindje dhe Tangier ne Perendim, e cila do te thote qe perfshinte edhe
Tripolin, Numidian dhe Mauritanine. Leo Afrikanus, dallon Numidian nga
Ifrikija, ashti si Al-Idrizi, Ibn Halduni quajti Ifrikija pjesen qendrore
dhe veriore te Tunizise. Sot me fjalen Ifrikija apo Afrika, arabet dhe
jo-arabet nenkuptojne gjithe kontinentin e Afrikes i cili perfshin Afriken
Veriore, Lindore, Perendimore, Qendrore dhe Afriken Jugore.
Islami dhe Afrika
Profeti Muhamed, i cili lindi ne vitin 571 e.r. predikoi mesazhin e Islamit
deri ne vitin qe vdiq ne 632 e.r. Kontakti i pare i Islamit me Afriken
filloi gjate jetes se Profetit. Ai predikonte Njesimin e Zotit dhe
asgjesimin e prifterizmit. Kurejshet, klasa e prifterinjve arabe, filluan ta
persekutonin ate dhe ithtaret e tij te pare. Kur shtypja e tyre i kaloi
kufijte, Profeti i udhezoi muslimanet te emigronin dhe te kerkonin strehim
ne disa pjese te tjera te botes. Duke ndjekur keshillat e tij, grupi i pare
i muslimaneve emigroi ne Abisini dhe kerkoi strehim tek Negus, nje mbret
kristian i Abisinise ne vitin 615 e.r. Eshte me rendesi te permendet qe
streha e pare muslimaneve ishte ne Afrike, dhe mikpritesi i tyre ishte nje
afrikan.
Ibn Hisham ka dhene nje pershkrim te gjalle te ketyre refugjateve te pare
muslimane ne oborrin e Negus, qe u ndoqen prej kurejsheve deri ne Abisini te
cilet donin ti kthenin ne Arabi. Megjithe thirrjen e delegacionit kurejsh,
Negus nuk i dorezoi muslimanet ne duart e armiqve te tyre; perkundrazi ai
kerkoi Xhafar ibn Abi Talib, njerit prej emigranteve, te shpjegonte pse
ishin larguar nga Meka. Pergjigja e Xhafarit eshte mbajtur shenim prej Ibn
Hishamit:
“Ne ishim te paditurit, qe adhuronim idhujt, dhe dhunonim paqen, me nje
njeri te forte midis nesh gjithmone duke perpire me te dobetit. Kjo ishte
gjendja jone derisa Zoti (Allahu) dergoi nje lajmetar te zgjedhur prej nesh
prejardhja e te cilit njihej prej nesh, dhe vertetesia, pastertia dhe
besnikeria njihej prej nesh. Ishte Profeti i cili na beri thirrje ti
drejtohemi Zotit ne menyre qe te shpallnim boterisht Njesine e Tij dhe te
adhuronim vetem Ate, duke flakur te gjithe idhujt dhe statujat qe ne dhe
stergjysherit tane adhuronim ne vend te Zotit. Ai per me teper na urdheroi
te flasim vetem te verteten, tu japim te tjereve ate qe u takon, tu
qendrojme familjeve tona afer dhe te mos bejme keq e te mos derdhim gjak. Ai
i ndaloi maredheniet seksuale jashte martese, deshmitarin e rreme, privimin
e jetimit nga e drejta e tij ligjore dhe nga te folurit keq per grate e
pastra. Ai u bashkua me ne gjate adhurimit tone ndaj Zotit, duke mos i bere
shok Atij dhe duke agjeruar.
Afrika ne prag te perhapjes se Islamit.
Fuqia e Perandorise Romake shteroi si pasoje e percarjes fetare. Kur profeti
Muhamed filloi misionin e tij, egjyptianet dhe sirianet kishin nderprere
pjeserisht lidhjet e tyre me perandorine Romake. Ne vitin 634 e.r., gjate
kalifatit te pare te Islamit me ne krye Abu Bakrin, kur vullnetaret mulimane
perparuan drejt territoreve te reja, Abu Bakri mendohet ti kete udhezuar
ata te mos i prekin grate, femijet dhe te vjetrit, te mos plackisin dhe te
mos shkaterrojne te mbjellat, pemet e frutave, dhe gjedhet, dhe te lene ne
paqe prifterinjte kristiane. Kur Abu Bakri vdiq, misioni i tij u ndermor nga
Omari (Umar ibn al-Katab), kalifi i dyte i Islamit (634-644). Shteti i
Afrikes Veriore, ne prag te pushtimit te arabeve, nuk ishte i sigurte.
Provincat qe flisnin latinisht qeveriseshin prej Kostandinopojes. Megjithese
politika kishtare e Shtepise se Herakliut favorizonte Kristologjine e njohur
si Monoteizem, ose doktrina e deshires se vetme, Papes, nen jurisdiksionin e
te cilit ra kisha afrikane, e mohoi ate si heretike. Kur filloi pushtimi
arab ne vitin 647 e.r., Exarc Gregori kishte kundershtuar aleancen me
Kostandinopojen dhe kishte shpallur veten perandor. Fshataret ishin kaq
shume te shtypur saqe nuk kishin deshire te luftonin per pronaret e tyre.
Berberet vendas ishin shume te paorganizuar dhe nuk kishin udheheqes. Vetem
disa klane berbere, te cilet kshin pranuar nje jete te vendosur si
kultivues, kishin pak influence bizantine; por te tjeret mbaheshin larg
civilizimit.
Kristianizmi nuk ishte kultivuar ne mes tyre ne baza te forta megjithese
disa aksione misionare ishin ndermarre; mendohet qe Taureget moderne te kene
qene kristiane. Ne Egjypt, koptet vendas u udhezuan prej peshkopit te tyre
ne Aleksandri qe te mos u benin balle arabeve muslimane qe marshonin drejt
Egjyptit. “Kjo nuk eshte per tu habitur” thote profesor Filip Hiti, ne
lidhje me persekutimin fetar te Kopteve Monofisite prej Kishes (Mbreterore)
Melkite. Per vite me radhe Herakliu ishte perpjekur qe nepermjet agjentit te
tij Cirus te ndalonte menyren egjyptiane (koptike) te adhurimit, dhe te
detyronte doktrinen e tij monolite mbi kishin. Si pasoje e persekutimit te
tij te pameshirshem mbi prifterinjte e kishes Koptike, Cirus konsiderohej si
anti-Jezus. Me nje fjale, ekzistenca e komuniteteve Monofisite ne Egjypt dhe
Siri, dhe grumbullimet Mestoriane ne Persi dhe Irak, se bashku me
persekutimin e Kishes Orthodokse, pergatiten terrenin per nje perhapje te
shpejte te Islamit. Hamitet e Egjyptit i shihnin arabet e porsa ardhur si
fis me te afert se sa sundimtaret e tyre.
Gjate kalifatit te Umar bin al-Katab, forcat muslimane ne vitin 639 e.r. nen
udheheqjen e Amr bin Al’As hyne ne Egjypt. Ne kohen e Xhahilijah
(injorances) Amr bin Al’As kishte ndermare nje sere udhetimesh per ne Egjypt
dhe i dinte rruget dhe qytetet e tij. Pershkrimi i meposhtem i perparimit te
arabeve muslimane eshte regjistruar nga nje i derguar i Cirusit:
“Kemi pare nje popull per te cilin vdekja eshte me e preferuar se sa jeta,
dhe humanizmi me i preferuar se sa fama, dhe te cilin kjo bote nuk e terheq
aspak. Ata nuk ulen askund tjeter pervecse ne toke dhe hane gjithmone ulur.
Udheheqesi (amiri) i tyre eshte njesoj si njerezit e popullit te vet: me i
uleti nuk mund te dallohet nga me i larti dhe anasjelltas. Dhe kur vjen
koha e faljes asnje nuk mungon, te gjithe pastrojne gjymtyret e tyre dhe me
modesti falen.”
Amr ndertoi kryeqytetin e ri ne vendin ku ndodhej kampi i tij dhe e quajti
al-Fustat (Kajro e vjeter). Ai ngriti nje xhami te thjeshte ne vitin
641-642, e para e ndertuar ne Egjypt. Amr pastroi Kanalin e Vjeter te
Faraonit dhe hapi keshtu nje kanal uji qe shkonte ne qytete arabe. Ky kanal
u quajt Kalij Amir al-Muminin, kanali i Kalifit.
Persa i perket perhapjes se Islamit ne Egjypt, tregohet nje histori sipas se
ciles me urdherin e kalifit Amr, per 6 muaj me radhe furrat e hamameve u
mbajten te ndezura me volumet e librarise se Aleksandrise. Profesor Filip
Hiti e pergenjeshtron kete histori duke thene:
“Kjo eshte nje nga ato perrallat qe jane te mira per letersi artistike por
nuk bejne per histori. Libraria e madhe ptolemaike eshte djegur ne vitin 48
p.e.s. nga Jul Cezari. Nje tjeter librari, e quajtur Libraria Bije, eshte
shkaterruar rreth vitit 389 e.r. si pasoje e nje urdheri te perandorit
Theodosius. Ne kohen e pushtimit arab, ne Aleksandri nuk ekzistonte asnje
librari me rendesi te madhe dhe asnje shkrimtar kontemporan nuk e ka akuzuar
Amr dhe Umar. Themelimi i fustatit prej Amr i dha nje shtytje ndertimit te
nje sere xhamiash te tjera dhe shkollave Islamike ne Egjypt, te cilat
ndihmuan ne perhapjen e Islamit ne pjese te tjera te Afrikes dhe Azise.
Renia e Egjyptit i beri provincat bizantine, ne kufirin verior te
pambrojtura. Me vone edhe Bargah u perfshi ne provincat islamike pa kurrfare
rezistence. Gjate kalifatit te kalifit te trete, Uthmanit – paraardhesi i
Amr, arabet perparuan nepermjet Tripolit dhe disa pjeseve te tjera te
Ifrikijas, kryeqyteti i te cilit ishte Kurter-Xhamah (Kartagjena).
Ne vitin 652, Abdallah beri nje mareveshje me Nubians. Merita per perpjekjet
e para per perhapjen e Islamit ne Afrike i jepet Ukabah (Okba) bin Nafi, i
cili konsiderohet edhe sot e kesaj dite si themeluesi i Afrikes muslimane.
Ai ndertoi nje kamp te perkohshem ne Kairauan ne vitin 670 e.r. dhe keshtu
iu afrua me teper bizantineve dhe berbereve. Rreth 10 vjet me vone, ai
ndermori marshmin e tij te famshem drejt perendimit dhe haptazi deklaroi
kontinentin Afrikan Islam. Kjo u dha mundesi muslimaneve ti afroheshin me
teper Europes.
Transmetohet qe Ukabah e filloi marshimin e tij nga Kairauan, duke iu
shmangur qyteteve bizantine te Auras, dhe shkoi drejt rrafshnaltes qendrore,
kaloi malet Atlase, duke shkuar deri ne Tangier dhe pastaj u kthye per ne
Marok. Gjate marshimit te tij ai ndoqi rrjedhen e lumit Sus deri ne piken ku
ky lume derdhet ne Oqeanin Atlantik. Ne nje histori sipas te ciles kur ai
arriti ne kete pike, ai i ra mamuzeve te kalit te tij dhe duke ecur neper
vale ai ngriti heshten e tij dhe tha: “O Zot i madh, sikur marshimi im te
mos ishte ndalur prej ketij deti, do te kisha vazhduar per ne mbreterite e
panjohura te Perendimit, duke predikuar Njesine e emrit Tend te Shenjte.”
Thuhet qe Ukabah shkoi deri ne Atlantik dhe vdiq afer Biskaras ne Algjeri ne
vitin 683 e.r. Varri i tij tani eshte kthyer ne nje vend te shenjte. Me
ngadale dhe gradualisht, muslimanet mposhten Ifrikijan nepermjet Hasan bin
Nu’man al Gasani, i cili ishte derguar ne Afrike nga Muauijah. Pushteti
bizantin dhe rezistenca e berbereve moren fund. Bizantinet u larguan prej
Kartagjenes ne vitin 698 e.r. dhe Hasani fitoi fuqi absolute mbi qytetin
berber. Shume shpejt shpertheu nje revolte berbere nen udheheqjen e nje
profeteshe (Kahunak), nje Deborah berbere. Edhe ajo u mposht. Ajo vrau veten
por perpara se te vdiste ajo e udhezoi djalin e saj te behej musliman dhe te
behej nje me muslimanet. Disa milje ne jug te Kartagjenes u themelua nje
qytet i ri i cili u quajt Tuniz.
Hasab bin Nu’man u pasua nga Musa bin Nusair, nje gjeneral i afte i kalifit
Umajad, Ualid bin Abd al-Malik. Ai solli paqen ne Marok dhe shume fise
berbere pranuan Islamin. Ai i zgjeroi kufijte e provinces se tij te
Ifrikijas deri ne Tangier.
Profesori Xhon Hanuik shkruan: “... megjithese kjo (levizja zgjeruese e
arabeve) shpesh here eshte portretizuar si lufta fetare me e madhe e te
gjitha koherave, ne fakt ishte nje shtrirje e thjeshte imperialiste e
motivuar me teper nga faktore ekonomike se sa fetare. Ne shume prej zonave
te pushtuara, fete e meparshme te tyre, qofte kristianizem, qofte judaizem
ose kulte indigjene, vazhduan te mbijetojne, por pa patur ndonje shtypje
edhe pas pushtimit nga ushtrite muslimane. Keshtu edhe ne ato zona ku
pushteti politik ishte ne duart e muslimaneve, Islamizimi i popullsise ishte
nje proces i ngadalshem.”
Faktori i vertete i Islamit qendron vete ne fene Islame. Cdo muslimani i
kerkohet tu transmetoje te tjereve mesazhin e profetit. Tradita profetike
thote: “Predikoni qofte edhe nje verset te vetem”. Ne cdo vend ku kane qene
muslimanet, ata kane marre me vete fene dhe kulturen e tyre. Gjuha arabe
perbente pothuajse nje pjese te fese se tyre, meqenese Kur’ani ishte
shpallur ne kete gjuhe. Ndodheshin rruge te gjata tregetie nga veriu ne jug.
Tregetaret arabe dhe disa misionare, te cilet ia kishin kushtuar jeten e
tyre ceshtjes se Islamit, transmetonin mesazhin e Islamit ngado qe shkonin.
Gjithashtu eshte e vertete qe kudo ku pati pushtime prej muslimaneve, nje
numer i madh prej tyre vendosnin te jetonin ne tokat e reja. Periudha midis
660-670e.r. shquhet per perhapjen e metejshme te Islamit ne Afrike, pergjate
brigjeve te Mesdheut. Maroku ra nen influencen e Islamit ne shek. 8 dhe
berberet filluan ta bashkohen me ushtrite muslimane. Islami u perhap ne
Afriken Veriore me nje shpejtesi te habitshme, dhe ne vitin 732 e.r., vit i
cili shenoi 100 vjetorin e vdekjes se profetit Muhamed, ithtaret e tij ishin
pronare te nje perandorie me te madhe se sa ajo e Romes, nje perandori qe
shtrihej qe nga Gjiri i Biskajes ne Indus, kufijte e Kines dhe Deti Aral
deri ne brigjet e Nilit. Emri i Profetit, si lajmetar i Zotit, se bashku me
emrin e Zotit (Allah) therritej pese here ne dite neper mijera minaret e
shperndara neper gjithe Afriken Veriore, Europen Jug-Perendimore dhe Azine
Qendrore dhe Perendimore.
Burimi i materialeve mbi perhapjen e Islamit ne Afriken Veriore.
Dijetaret qe duan te shkruajne rreth Afrikes, jugut te Saharase, do te kene
te bejne me dy lloj materialesh, te brendshme dhe te jashtme. Burimet e
jashtme me te besueshme jane Islamike dhe jane marre nga disa regjistrime
europiane, ne me te shumten e rasteve ne gjuhen arabe. Gjeografet dhe
historianet muslimane na sigurojne me regjistrime te shkelqyera. Ibn Batutah
do te kujtohet gjithmone si dijetari i pare musliman i cili udhetoi neper
pyllin e dendur te Afrikes. Europianet e quajten pyllin “varri i njeriut te
bardhe” deri ne shek. 19. Gjeografet e hershem, si per shembull
Al-Hauarizmi, kane treguar emra te ndryshem te territoreve Afrikane.
Dijetari i famshem musliman, Ibn Haukal, ne librin e tij me titull “Surat
al-Ardh” ka diskutuar menyren e jeteses se njerezve te zinj. Material tjeter
rreth Afrikes Veriore sigurohet nga Al-Bakri i cili ka shkruar ne vitin 1067
dhe me vone Ibn Halduni. Fjalori gjeografik i perpiluar nga Abul Fida dhe
Jakut ndermjet viteve 1212-1229 e.r. japin nje material te perkryer rreth
kultures gjeografike te Afrikes Veriore. Ibn Fadlallah al-Umaris Masalik
al-Abusar fi Mamalik al-Amsar i cili ka shkruar ne vitet 1342-1349 e.r., na
jep nje material te sakte rreth kultures gjeografike te Malit. Ai bazohet ne
kete material nga njerez qe kane jetuar vete ne Mali.
Kur Universiteti i Xhamise Sankore ne Timbuktu u be nje vend i famshem i
diturise ne Afriken Veriore, terhoqi nje numer te madh dijetaresh te cilet
erdhen dhe jetuan ne lagjet perkrah xhamise. Disa vepra te asaj kohe kane
mbijetuar deri ne ditet tona, disa te tjera kane humbur. Dijetari i famshem
musliman nga Afrika, Mahmud al-Kati, filloi te shkruaje kryevepren e tij,
Kitab al-Fatash ne vitin 1519 dhe vdiq perpara se sa ta perfundonte ate.
Djali i tij, Ibn al Muhtar, e perfundoi vepren e te atit rreth vitit 1565.
Kjo veper n’a siguron materiale te pasura rreth dinastise Askija te
Perandorise muslimane te Songait ne Afriken Veriore. Nje tjeter veper e
famshme qe ka per autor nje dijetar afrikan eshte “Tarik al-Sudan” nga Abd
al-Rahman al-Sa’di i cili e perfundoi kete veper ne vitin 1665.
|