Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Kryeqytetet dhe qytetet me te medha.

 

Hyrje

Sot ne po kalojme nepermjet shekullit te 15-te te Hixhras ose shekullit te 20-te te eres kristiane. Tani do ti hedhim nje sy disa prej qyteteve te botes islame ne ditet e saj te shkelqimit, dhe disa prej qyteteve me te medhenj te perendimit te asaj kohe. Lexuesi do te shohe nje ndryshim te madh midis ketyre te dyjave. Ai do te befasohet duke pare ne njeren ane jete, gjalleri dhe civilizim qe eshte ne boten islame dhe ne anen tjeter nje zone te prapambetur te botes primtive qe eshte perendimi. Ne duam te krahasojme qytete e medha te ketyre dy zonave dhe te prezantojme perpara jush situaten qe ekzistonte ne qytetet e botes perendimore ne menyre qe juve te jeni ne gjendje te formoni nje ide te ekonomise se tyre, shtrirjen e qyteteve te tyre dhe standarti i jeteses se banoreve te ketyre dy zonave.

 

Anglia – nga shekulli i 7-te-te deri  ne ate te 10-te-te.

LA Face dhe Rombo shkruajne ne librin e tyre te historise se botes:

“Anglia anglo-saksone e shekullit te 7-te deri ne shkullin e 10-te dhe akoma me vone se sa kjo periudhe, ishte nje shtet shume i varfer, i ndare prej pjeses tjeter te botes. Injoranca, egersia dhe barbarizmi ishin te pafrenueshme. Shtepite ishin te ndertuara prej guresh te paqendrueshem te cimentuara me balte. Edhe dyshemete gjithashtu ishin te bera prej balte. Shtepite ishin te vogla dhe daljet e tyre dhe vendet e ajrosjes ishin shume te vogla, dyert ishin te dobeta, dhe vendet e caktuara per kafshet ishin pa ajrosje fare. Gjedhet qe ishin pasuria e vetme e kesaj zone vdisnin vazhdimisht si pasoje e semundjeve te ndryshme. Per sa i perket banesave dhe menyres se jeteses kushtet e njerezve nuk ishin shume me te mira nga ato te vete kafsheve. Kryetari i fisit jetonte ne kasollen e tij bashke me fisin e tij, sherbetoret dhe te tjere te lidhur me te. Te gjithe keta njerez mblidheshin ne nje dhome te madhe ne qender te se ciles ndodhej nje oxhak dhe ne ne qender te catise ndodhej nje vrime per daljen e ajrit. Ata hanin te gjithe ne te njejten tavoline ne te cilen kryetari i familjes dhe gruaja e tij zinin njeren ane. Thikat dhe pirunet nuk njiheshin ne ate kohe. Pocet duhej te mbaheshin ne dore perndryshe personi qe hante ne ate poce duhej ta hante ushqimin menjehere. Pasi hanin darken kryetari i familjes shkonte ne dhomen e tij, kurse te tjeret deheshin ne dhomen e madhe. Pas kesaj cdokush merrte jastekun e vet dhe shpaten dhe flinte ne dysheme. Cdokush e  mbante armen ne dore sepse hajduteria ishte shume e perhapur dhe hajdutet ishin aq shume ne numer saqe cdokush duhej te qendronte ne gadishmeri.

 

“shumica  e tokes ne Evrope ishte  e mbuluar me pyje te dendura. Agrikultura ishte ne shkallen e  saj fillestare. Perreth qyteteve ndodheshin pellgje te medha me uje te qelbur, era e te cilave aq demshme per shendetin e bente atmosferen te qelbej gjithandej, dhe njerezit e varfer binin pre e shume semundjeve dhe vdisnin ne numer te madh. Ne Paris dhe Londer shtepite ishin te ndertuara prej balte e perzier me kashte dhe dru, ashtu sic gjenden neper fshatra gjate gjysmes se shekullit te fundit. Nuk kishte as dritare as dyer neper dhomat e ketyre shtepive. Krevatet ishin dicka e  panjohur prej tyre. Krevatet  e tyre ishin kashta dhe bari i thate te cilat e benin siperfaqen e forte te tokes pak  me te rehatshme. Ata ishin teresisht injorante persa i perket pastertise dhe masave te tjera higjenike. Jashteqitjet e kafsheve dhe mbeturinat e guzhines hidheshin perpara shtepive te tyre dhe ngeleshin aty derisa qelbeshin. E gjithe familja flinte ne te njejten shtepi. Ajo qe ata quanin krevat ishte nje thes i mbushur me kashte. Ulluqet nuk ekzistonin ne ane te rrugeve te cilat nuk ishin te ndricuara. Qyteti me i madh ne Evrope nuk mund te kishte me teper se sa 15,000 banore.”

Kjo ishte situata ne Evrope deri ne shekullin e 11-te sic eshte pranuar edhe vete nga shrkimtare evropiane.

Gjendja e qyteteve ne Boten Islame

Tani le ti hedhim nje sy qyteteve te lindjes duke mos harruar edhe ato qe lexuam per Perendimin keshtu qe pas ketij krahasimi ju mund te keni nje ide te qyteteve dhe kryeqyteteve te medha te botes islame si Bagdati, Damasku, Kordova, Granada dhe Isabela dhe kushtet e civilizimit dhe kultures ne keto qytete.

Le te fillojme me qytetet  e Andaluzise meqenese ata jane me afer Evropes me te cilen edhe do te krahasohen. Keshtu ne mund t’ia nisim me Kordoven dhe do te ishte e drejte per ne te fillonim me paraqitjen e ketij qyteti duke lene te gjitha anet e tjera te ketij qyteti pa i prekur.

 

Kordova

Kordova ishte kryeqyteti e Andaluzise muslimane gjate periudhes se udheheqesit Umajad, Abd-al-Rahman III. Gjate nates ky qytet ishte i ndricuar me llamba me xhama ne forma te ndryshme. Njerezit mund te udhetonin per 16 kilometra nen driten e ketyre rrugeve pa veshtiresine me te vogel. Te gjitha rruget ishin te shtruara dhe te gjitha mbeturinat mblidheshin prej rrugeve publike duke i lene ato te pastra. I gjithe qyteti rrethohej prej koriesh te dendura. Cdokush qe vinte ne qytet do te hynte ne te pas nje udhetimi te kendshem nepermes ketyre korijeve te dendura dhe parqeve publike. Kishte mundesi te mbante me teper se sa 1,000,000 banore pernjeheresh ne nje kohe kur asnje qytet evropian nuk kishte nje popullsi me teper se sa 25,000 njerezish. Kishte 900 Hamame (banjo turke) dhe 283,000 shtepi. Vendet dhe vilat e tjera te medha ishin 80,000. Ndodheshin 600 xhami. Periferia e qytetit ishte 30 Farsakh ose 30,000 jarde ( rreth 27 kilometra). Te gjithe banoret ishin te edukuar. Ne pjesen lindore te qytetit 170 gra punonin si shkruese te Kuranit. Te gjitha ato e shkruanin Kuranin ne shkrimin Kuf. E gjithe kjo ishte pothuajse ¼ e qytetit. Gjendeshin 80 shkolla ne qytet. Studentet e varfer merrnin mesime falas. Gjendeshin gjithashtu 50 spitale per te plotesuar nevojat e qytetit. Sa per xhamine e madhe te Kordoves, ishte dhe akoma vazhdon te jete nje monument i qendrueshem ne termat e arkitektures. Minaret e saj per thirjen e ezanit ishin 45 kubik (rreth 79 kembe) te larta. E gjithe xhamia qendronte ne 1093 shtylla te ndertuara prej lloje te ndryshme mermeri dhe rrjeshtat dukeshin si fushe shahu, 19 kolona gjatesisht dhe 38 gjeresisht. 4,700 llamba ndriconin xhamine gjate nates duke harxhuar 24,000 paund vaj ulliri cdo vit. Ne anen jugore gjendeshin 9 dyer. Ato ishin te ndertuara prej pllakash prej nje lloj bornzi te cuditshem. Megjithate, hyrja kryesore kishte pllaka prej floriri te fiksuara ne te. Te ngjashme me hyrjen kryesore gjendeshin 9 hyrje te tjera ne lindje dhe perendim te xhamise. C’do ark i xhamise do te ishte i mjaftueshem qe ti bente historianet te thoshin:

“cfaredo qe syri i njeriut ka perjetuar kjo eshte me e mahnitshmja e te gjithave prej tyre, dhe shkelqimi i saj nuk gjenden ne asnje nga monumentet e botes se lashte”.

 

 

Al-Zahra, pallati i Kordoves

Ne afersi te Kordoves gjendej nje pallat i quajtur Al-Zahra. Nga kendeveshtrimi arkitekturor vleresohet si nje nga mrekullite e botes. Historiani turk Zia Pasha ka thene rreth ketij pallati:

“ky pallat eshte kaq i mrekullueshem sa qe nje koncept ndertimi i ketij lloji nuk do ti bjere rasti asnje njeriu te shohe qe nga koha e formimit deri ne kete dite dhe qe inteligjenca njerezore ka deshtuar se prodhuari nje veper te ngjashme me kete pallat apo edhe vetem ti afrohet per nga bukuria e ndertimit.”

Kupolat e tij qendrojne mbi 4316 kollona te llojeve te ndryshme mermeresh, por kishin stoli te ngashme. Dyshemeja e tij ishte shtruar me panele ne ngjyre blu qielli dhe floriri. Ne vilat brenda pallatit gjendeshin burime me uje te fresket, i cili kalonte neper cisterna te medha dhe ne fund grumbullohej ne nje cisterne te pergjithshme shume te madhe qe gjendej ne pallatin e kalifit. Nje rose e arte me nje perle ne koken saj notonte neper uje. Kjo cisterne e madhe kishte lloje te ndryshme peshqish dhe per te ushqyer keta peshq harxhoheshin 12,000 copa buke cdo dite. Gjendej nje dhome pritjeje e cila quhej “pallati i Kalifatit”, tavani dhe muret e te cilit ishin prej llojesh te ndryshme mermeresh dhe prej ari. Ne qender te ketij pallati gjendej nje ene  e madhe e mbushur me merkur. Nga te kater anet e kesaj dhome pritjeje gjendeshin 8 porta ne forme harku te ndertuara prej fildishti dhe ebani dhe me flori dhe perla te llojeve te ndryshme te cilat qendronin mbi kolona prej guresh me ngjyra dhe mermeri pa njolla. Drita e Diellit hynte nepermjet ketyre portave dhe rezet ndriconin muret dhe qendren e dyshemese. Ndricimi ishte i madh aq sa te verbonte syte. Dhe kalifi, Al-Nasir, kur nuk ishte ne gjendje shpirterore te mire, per te frikesuar ndokend qe i vinte verdalle, i bente nje shenje sklleverve te tij te cilet e leviznin merkurin ne enen e madhe te permendur me lart ne menyre te atille te gjithe kete pamje ne nje nga ndricimet me te medha qe rrethonte te gjithe asemblene. Ky iluzion vazhdonte per aq gjate sa merkuri nuk mund ti perballonte dot. Vendi rrethohej nga gure te medhenje edhe te mprehte dhe pas kesaj ndodheshin fusha te medha edhe te gjera. Akoma me tutje shtrihej mburoja perreth gjithe ketij qyteti. Pallati i Al-Zahras perbente vilen e kalifit, te fisnikeve dhe pallatet e zonjave. Pervec kesaj gjendeshin disa holle te medha ne te cilat kalifi mbante gjyqet. Vendi ku ulej zakonisht kalifi njihej me emrin “Satah-e-Mutamarrid” ose platforma e ngritur mbi te cilen gjendej nje kupole e ndertuar prej tullash argjendi dhe ari. Por kur Kazi Munzar bin-e-Said e kritikoi rende kalifin ne perurimin e xhamise se Kordoves, ne nje mbledhje te madhe, per perdorimin e arit dhe argjendit ne ate menyre, ai e shakterroi ate dhe e ndertoi me tulla te zakonshme. Brenda ketij pallati gjendeshin edhe shume fabrika ne te cilat vegla te ndryshme (perfshi edhe armet e luftes) prodhoheshin. Ne kete menyre edhe fabrikat e armeve funksiononin brenda ketij pallati.

Ne keto kohe kur ne kemi armatime te reja , duhet te sjellim ndermend qe ka qene nje kohe kur ne i prodhonim armet vete dhe nuk duhej t’i luteshim kurrkujt per ato. Gjendej nje fabrike per prodhimin e pjeseve dekoruese, skulpturave dhe ndertimit te anijeve. Pervec kesaj kishte edhe qendra te biznesve te ndryshme. 6000 gureve u jepej forma e kerkuar cdo dite. Keto gure ishin shume me teper ne numer se sa ato qe perdoreshin per te shtruar dyshemene. 10,000 njerez punonin me turne te ndryshme dhe 1,400 mushka ishin gjate gjithe kohes ne transportimin e materialit. Cdo dite te trete 1,100 gamile te ngarkuara me bli dhe materiale te tjera vinin brenda qytetit. Ne xhamine e Al-Zahres punonin cdi dite 1,000 artizanate me pervoje. Kjo xhami mbaroi brenda 48 ditesh. Eshte  e veshtire te gjesh nje ndertim kaq te shpejte edhe ne ditet e sotme.

Ne vitin 351 v.h. (962 e.r.) Al-Mustansir i uroi mireseardhjen mbretit te Spanjes kristiane Ordon bin-e-Azfonish ne te njejten ndertese madheshtore. Kur ai hyri ne Al-Zahra dhe perjetoi shkelqimin e ketij qyteti dhe armatimet dhe furnizimet ai u habit. Kur ai hyri ne asemblene e Almutansirit dhe pa fisniket ndermjet te cileve shume ishin dijetare, oratore dhe gjenerale ushtrie, habia e tij nuk njihte me kufij. Kur ky qeveritar spanjoll i’u afura mbretit ai hoqi kuroren e vet, hapi mbeshtjellesen e vet dhe vazhdoi te perkulej perpara tij derisa e la kalifi. Gjate takimit balle per balle me kalifin ai u perkul pastaj u cua beri disa hapa dhe perseri u perkul perpara kalifit. Deri ne kohen kur ai takoi mbretin ai ishte perkuluar aq shume here saqe kur arritit tek ai u ul ne gjunje dhe u puthi doren. Pas ketij veprimi ai per te mos ofenduar as mbretin as kalifin ai u terhoq per ne vendin qe i kishin caktuar. Kalifi duke i uruar mireseardhjen ne mesin e tyre tha: ”ne te urojme mireseardhjen ty ketu. Le te jete vizita juaj ketu nje rast i gezueshem meqenese neve kemi opinion shume me te mire per ju se sa ju mund te mendoni.” Ai u kenaq shume nga keto fjale, u ul ne gjunje puthi token dhe pas ketyre veprimesh tha: ”une jam nje sherbetor i perulur i Zotit tim. Ne meshiren e tij vendos fatin tim dhe shpresoj te favorizohem per tij. Kam shume besim tek ai. Dhe cfaredolloj sherbimi qe ai me beson, une shpresoj te vazhdoj me qellim te sinqerte.” Pas kesaj kalifi i tha:”Ti ke nje pozite te mire ne opinionin tone dhe ne shpresojme qe kjo te jete nje shenje krenarie per ty mes njerezve te tu dhe ti do te mesosh cfare avantazhesh ti ke duke u mbeshtetur tek ne dhe duke jetuar nene mborjtjen tone.”

Me aq madheshti i tha kalifi keto fjale saqe ne degjimin e ketyre fjaleve mbreti spanjoll edhe njehere u ul per tu perkulur perpara kalifit, u lut per jetegjatesine e tij dhe prosperitetin e tij meqenese ai e siguroi mbretin per mbeshtetjen e vet.

 

Granada

Akoma, kur ne vijme tek Granada, madheshtia e arkitektures se saj shfaqet perpara nesh ne formen e Al-Hamares. Ata qe e kane pare kane ngelur te mahnitur. Megjithe doren e ashper te kohes edhe sot e kesaj dite eshte qender e terheqjes per udhetaret e botes. Ky pallat u ndertua ne reze te malit te Granades ne fushat e gjera e te gjelberta te cilat e rrethojne nga te gjitha anet. Keshtu kjo ndertese vleresohet si nje  nga ndertesat me te bukura te botes. Ka holle te bollshme dhe dhoma te medha. Per shembull, holli i gurit te zi, dy dhoma menjehere pas ketij holli te ndertuara prej guresh te bardhe edhe te zinj, dhoma e ndenjes, dhe dhoma per te takuar ambasadoret qe ju lejohej ky nder.

Me pak fjale nuk eshte e mundshme per ne te pershkruajme te gjitha meritat dhe bukurite e Almahras. Mjafton te themi qe madheshtia te cilen poeti i njohur boteror, Viktor Hygo, duke folur per te shpreh idete dhe ndjenjat e tij ne kete menyre:

“O Hamara! O Hamara! O pallati ne te cilin engjejt te zbukuruar sipas deshires se imagjinates, dhe te gjykojne ty si nje simbol te rregullit dhe shijes se mire, si te aftesive. O ti keshtjelle e madheshtise. Dekorimet e tua ne forme lulesh dhe vizatimesh te degeve te perkulura ja vlejne ti shohesh. Kur rezet e arta te henes kalojne nepermjet minareve perendimore, bien mbi muret, gjate nates nje pershperitje degjohet qe i magjeps te gjithe ata me zemra te ndejshme.”

 

 

Isabela ( Sevilje)

Sa per qytete te tjera te Andaluzise dhe pershkrimit te madheshtise dhe progresit te tyre, kjo eshte nje hisori e gjate. Duke lene menjane qytete e tjera do te ishte e  mjaftueshme te thuhej se Isabela kishte 6,000 makina per te prodhuar rroba prej mendafshi. Ky qytet ishte i rrethuar nga te gjitha anet nga peme ullinjsh dhe per kete arsye ne kete qytet gjendeshin 100,000 makina per nxerrjen e vajit prej ketyre ullinjve.

 

Bagdati

Tani le te kthehemi ne krahun lindor te botes islame per te pare kushtet qe ekzistonin ne qytetet e saj te medha dhe civilizimin e saj te shkelqyer.

Bagdat, perpara se te ndertohej dhe te perhapej, ishte nje fshat i vogel, i cili shtohej nga tregetare te cilet vinin cdo vit nga zonat perreth. Kur kalifi i njohur abasid, Mansur, vendosi ta ndertonte dhe perhapte Bagdatin si qytet ai solli me vete inxhiniere dhe arkitekte te medhenj. Ai gjithashtu therriti edhe eksperte te agrikultures dhe ndarjes se tokes. Ai ishte i pari qe vendosi tullen e pare ne ndertimin e ketij qyteti dhe recitoi: ” Ne  emer te Zotit, Meshiruesit, Meshireberesit. Lutje i qofte Allahut, Mbeshtetesi i boteve: Toka eshte e Allahut. Ai e jep ate per trashegimni atij qe deshiron ai. Rezultati eshte per ata qe mbajne fjalen drejt Allahut.” (Al-Kur’an 1:1;7-te:128).

Pas kesaj  ai tha: ”vazhdoni ne emer te Allahut”. Shuma e parave te shpenzuara ne kete ndertim ishte 4 milion rupi. 100,000 punetore u punesuan ne kete ndertim. Ndodheshin 3 mure te qytetit afer me njeri tjetrin.2,000,000 eshte numri me i madh i popullsise se ketij qyteti. Krahu lindor i qytetit kishte 6,000 rruge dhe rrugica dhe ne krahun perendimor 4,000. Pervec lumenjve Tiger dhe Eufrat gjendeshin edhe 11 degezime te medha, uji i te cilave rridhte ne cdo pjese te qytetit dhe ne cdo shtepi te tij. Vetem ne lumin Tiger gjendeshin pika te shumta lundrumi dhe 30,000 lundra perdoreshin per te cuar njerezit nepermjet ujrave. Gjendeshin 60,000 hamame ose banjo turke dhe gjate diteve te fundit te qeverisjes prej abasideve ky numer kishte rene ne 10,000. Numri i xhamive kishte arritur 300,000.

Do te ishte me vend te permendej nje vecori e Bagdatit bere prej Abu Bakr Al-Khateeb : ”duke permendur Bagdatin ne humbasim disa nga karakteristikat e tij te cilat gjenden vetem ne Bagdat dhe askund tjeter neper lindje dhe perendim. Midis ketyre karakteristikave jane miresjellja e qytetareve, cilesite e mira te karakterit te tyre, uji i freket aq i kendesh kur pihet, frute me shije dhe me bollek, prosperitete gjeneral, eksperienca ne industri, ndihmesa per te bere gjithcka, numri i madh i njerezve te ditur, studentet e ligjit, matematicienet, gramaret, poetet me te mire eksperte te e artit dhe letersise te terhequr nga afer dhe larg, e thene shkurt prezenca e gjithckaje ne te gjitha kohet.”

Gjenden frute te llojeve te ndryshme ne cdo lloj stine, vecanerisht ne perudhen midis veres dhe dimrit. Neqoftese nje qytetari i duket shtepia e tij e papershtatshme per punet e tij ai fare lehte mund te gjeje nje tjeter shtepi. Neqoftese dikujt i pelqen nje shtepi tjeter me teper se sa e tija nuk do te ishte shume e veshtire qe kjo deshire te kthehej ne realitet. Qytetaret mund te marrin shtepi ne cdo pjese te qytetit qe ata deshirojne. Neqoftese nje person u largohet armiqve eshte shume e lehte per te te kerkoje azil ne kete vend. Keshtu shume njerez do te dalin vullnetare ta ndihmojne ate. Tregetaret e medhenj, mbreter, dhe fisniker qe jetonin neper vila te medha ishin te gatshem dhe disa prej tyre tashme kane dhene ndihmesa te medha atyre qe kane nje shtrese jetese me te ulet se e e ajo e tyre. Dhe ky eshte nje proces ne vazhdimesi. Shkurtimisht, keto jane dhuratat e Allahut qe natyren dhe poziten e vertete vetem ai e  njeh.

 

I njejti autor shkruan ne nje vend tjeter:

“Bagdati ishte nje qytet i pakrahasueshem per nga madheshtia, numri i madh i dijetareve dhe fisnikeve, dallimi midis elites dhe njerezve te tjere, perhapja e lagjeve dhe ato ne brigjete lumenjve, bolleku i pallateve dhe shtepive te njerezve te thejshte, xhamive dhe banjove turke, hoteleve dhe dyqaneve, ajer  dhe uje i paster,  dendesia e popullates dhe shendeti qe japin pranvera dhe vjeshta.

“Ky qytet ka arritur kulmin gjate periudhes se Harun Rashidit, dhe popullsia  e tij u be maksimale kur kishte banesat me te mira dhe burimet te me te mira te ushqimit. Ne cdo ane kishte gjelberim dhe freski, dhe rruget ishin te mbushura me njerez. Megjithate erdhi nje periudhe shakterrimi. Njerezit ishin ne crregullsi. Qyteti ishte i shkrete, i papopulluar dhe i izoluar. Familje te tera e braktisen qytetin. Por perpara koheve tona gjendja nuk ishte kaq e keqe. Kudo ka kaos dhe njerezit jane te mjerueshem. Por ka qene nje kohe kur ky  qytet ishte i dalluar prej te gjithe qyteteve te tjera dhe prej disa prej tyre ne vecanti ne cdo lloj aspekti.”

 

Industria e prodhimit

Te gjitha qytetet e Andaluzise ishin shume te populluar, dhe cdo qytet ishte shume i njohur per disa industri te vecanta dhe interesi i evropianeve dhe spanjolleve ishte i pakrahasueshem. Helmetat dhe armoret spanjolle ishin shume te njohura. Celiku perdorej ne shume lloj menyrash vecanerisht armet. Porosi nga e gjithe evropa u merrnin ketu. Ne kohet moderne ne duhet te mendojme pak perpara se ta permbushim nje kerkese te tille. Zeno shkruan ne librin tij “Pushtimi i Frances”: “ Kur arabet pushtuan Francen  e Jugut nga Andaluzia nen udheheqjen e Musmah Kholanit, Anbasah Kalabi dhe Hur Thakafi pushtuan Rabonen, Fartashonah, Afnion dhe Lion ata ishin te armatosur me arme te tilla te cilat nuk gjendeshin as ne ushtrine angleze.

 

 

Madheshtia e te kaluares, rrenojat e kohes se sotme

Jemi duke i dhene fund ketij diskutimi me nje pershkrim te Bagdatit te periudhes se Al-Muktadir-Bi-Allah, shkelqimi dhe madheshtia e tij. Gjithashtu gjate periudhes kur i derguari i perandorit romak kishte qene prezent ne disa mbledhje te senatit, cfare ishte madheshtia e kalifatit islam ne Bagdat. Ne Bagdat, shtepia e kalifatit , numri i njerezve qe jetonin ishte shume here me i madh se sa numri me i madh i banoreve te qyteteve me te medha siriane. Vetem numri i eunukeve ishte 11,000.

Kur i derguari i pernadorit romak vizitoi ai u prit si mik shtepie. Nga shtepia ku ai u vendos deri ne shtepine e kalifatit ushtria shtrihej ne te dyja anet e rruges duke numeruar 160,000 veta. Kur ky i derguar u fut ne “shtepine e pemes” ai u mahnit nga pamja e saj. Kjo peme ishte e bere prej argjendi me peshe prej 500,000 dirhame (rreth 1750 kg). Kishte 28 dege, te cilat ndaheshin ne dege te tjera me te vogla. Dhe ne keto dege qendronin lloj te ndryshme zogjsh dhe florinjsh.

Gjethet e kesaj peme ishin te vizatuara ne forma dhe ngjyra te ndryshme dhe lekundeshin me nje fllad te lehte. Te gjithe zogjte ishin vendosur ne pozicione te atilla qe kur te frynte ere kjo te hynte nepermjet sqepave te tyre dhe te krijonte njefere tingulli te mrekullueshem te ngjashem me ate te zogjve naturale. Afer me “shtepine e pemes”  gjendeshin 15 statuja kaloresish te cilet mbanin heshta te vogla ne duart  e tyre. Pas kesaj i derguari hyri ne pallatin e quajtur Al-Firdaus ne te cilin gjendeshin shume lloj armesh. Pas kesaj ate e cuan nga nje pallat i kohes se Harunit ne nje tjeter derisa vizitoi 33 pallate me radhe. Kaq te lodhshme ishin vizitat e  tij saqe atij i duhej te pushonte shtate here perpara se te ishte gati perfushdimisht te shkonte ne asemble ne prezence te kalifit Al-Muktadir Bi-Allah.

Historianet ne regjistrimet e tyre kane shkruajtur:

“ numri i tapeve te shperndare ne pjese te ndryshme te “shtepise se kalifatit” ishte 22,000 duke perjashtuar ketu sigurisht ato qe normalisht ishin atje. 38,000 mendafsh dhe ar  mbulonin perdet ne pallate te ndryshme. Vendet e vizituara prej te derguarit te perandorit romak perfshinin edhe kopshtin zoologjik ne te cilin gjendeshin lloje te ndryshme kafshesh te egra “

Pas vizites qe i beri shtepise se kalifatit i derguari nga perandori romak ishte i mahnitur, meqenese nuk kishte pare vende aq te bukura me pare.

Kjo eshte e mjaftueshme per te deshmuar per madheshtine, fuqine dhe shkelqimin e qyteteve, pallateve, vilave dhe ndertesave te tjera ne ditet e kulmit te civilizimit tone. 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@