Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Trashegimia Islamike e TIMBUKTU

nga Tahir Shah


Karvani i Sulltan Mansa Musa, sundimtari i perandorise Mali, gjarperonte rrugen e tij permes nxehtesise perveluese se Saharas qendrore ne rrugen e gjate te kthimit nga 1324 peligrimazh ne Meke. Tete mije ushtare dhe sherbetore - disa thone dhe me shume se 60000 - ngisnin 15000 gamile ngarkuar me ar, parfum, kripe dhe rezerva ushqimi ne nje sasi te pakrahasushme.

Destinacioni i tyre ishte, se pari, qyteti Gao i cili sapo ishte sekuestruar, ne lumin Niger. Nga aty, ata u kthyen ne drejtim te nje tjeter metropoli i cili sapo ishte bashkuar me perandorine e Malit, i rrethuar nga duna te pameshirueshme, qyteti ne oazin perallor ne te cilin Mansa Musa kishte pritur nje kohe te gjate te vinte firmen e tij: Timbuktu. Te etur dhe te leshuar nen diellin percellues, karvani pershkroi muret e Timbuktus ne vitin 1325.

Asnje fjale se pershkruan periferine me shume se sa Timbuktu. Ne saje te pasurise qe Mansa Musa shfaqi ne vizitat e tij ne Kajro dhe ne Meke, ajo gjithashtu tregonte pasuri. Per tete shekuj, Timbuktu kapi imazhin e Lindjes dhe te perendimit. Ne 1620, eksploruesi Anglez Ricard Xhobson shkroi:

Raportimet me te mikluara arriten Evropen per tregetine e arit qe zhvillohej ne 
Timbuktu .Catite e shtepive ishin pershkruar sikur ishin te mbuluara me pllaka 
ari, fundet e lumenjve sikur shkelqenin nga metali i cmuar, malet duhet vetem 
te germoheshin per te nxjere bollekun e thesarit metalik.

Raporte te tjera thoshin se uje trendafili rridhte nga shatrivanet dhe se sulltani e lante cdo vizitor me dhurata shume te cmuara. Eksploruesit me te medhenj evropiane ishin gati te rrezikonin dhe jeten e tyre ne kerkim te pasurive te Timbuktu. Shoqerite eksploruese dhe ato tregetare sponsorizonin gara, dhe vendosnin cmime per njerezit qe do te arrinin te paret duke ndjekur udhetimin me te veshtire. Ne fakt, shume udhetare evropiane vdiqen para se te shikonin qytetin te shfaqej ne horizontin e shkretetires; dhe ata qe ia dolen mbane vune re se perrallave qe ata kishin degjuar ju mungunte dicka.

Udhetaret muslimane - me te njohurit Ibn Battuta dhe Hasan el-Uazan, te ashtuquajturit dhe Luanet Afrikane - nuk ishin me te paetur per te vizituar qytetin, por per ata dhe per grupin e sundimtareve, shkollareve nga Maroku dhe Persia, qyteti i larget kishte pasuri te nje lloji tjeter: Timbuktu ishte pika e nisjes e haxhinjve afrikane per te shkuar ne haxh, dhe qendra e disa prej financueseve islamike te mesjetes.

I ndodhur ne Malin e sotem, rreth 12 km (8 milje) ne veri te livadheve te Nigerit pergjate anes jugore te Saharase, Timbuktu sot eshte me shume se i nje qytet i fjetur, pak a shume vetem nje ndalese e shkurter pergjate itinerarit te turistave. Shume nga vizitoret fluturojne brenda dhe jashte vetem ne nje mbasdite; ditet kur ky qytet ishte nje qender karvanesh ne mes te shkretetires ka kohe qe kane kaluar.

*           *         *


Nje vizite e menduar mire, sidoqofte ka vlerat e saj. Mund te shohesh shume gjera neqoftese dikush leviz neper rruget e ngushta, vjen verdalle, shikon neper pazar dhe perfshihet ne bashkebisedim te rastesishem ketu atje. Megjithese Timbuktu ka qene pushtuar shume here nga shume fuqi, e perfshire nga nje perandori ne tjetra, asnje asnjehere nuk e grabiti dhe e vodhi. Si rezultat, gjurmet e prejardhjes islamike mund te shihen pothuajse ne cdo kthese. Vargjet e Kur`anit zbukurojne dyert e shtepive. Varret e qindra shkollareve te famshem i japin rendesi qytetit. Shume kuptueshem, nje sere xhamish te bukura cohen lart ne qiellin e shkelqyer te Afrikes dhe perbejne pikat me kryesore ne planin e qytetit.

*         *        *


E shtrire ne periferine jugore te botes islame, Timbuktu ishte prodhimi i nje bashkimi i Afrikes perendimore dhe arabeve te cilet gjeten tek Islami emeruesin e perbashket. Njerezut e tij, shume here e shihnin vehten si besimtaret qe luftonin kunder paganeve jashte mureve te qytetit. Tuareg, Fulani, Berber, Sonink dhe Songoi jetonin krah per krah, ne paqe, te lidhur se bashku nga besimi i tyre tek Zoti [Allah], pranimi i Kur`anit dhe familiariteti me arabishten.

Meqenese qyteti shtrihej ne periferine e mbreterise qe e sundonte - dhe ishte lene pak a shume e pavarur nga shume prej tyre - komunitetit i Timbuktit ishte i detyruar qe permes izolimit te shihte perpara. Kjo menyre mendimi influencoi te gjitha aspektet e shoqerise timbuktiane, dhe kjo u be shume e dukshme sidomos ne betejat e tyre.

Gati dy shekuj pasi ishte themeluar si nje vend i vogel "Tuareg" rreth vitit 1100, Timbuktu pati fituar reputacionin si qendra me e rendesishme Islamike ne Afriken Perendimore. Rritja e saj e qete ne kete nivel te larte - ne kundershtm me klimen dhe kushtet gjeografike - eshte i jashtezakonshem. Po ashtu shume interesante eshte edhe fakti se Timbuktu eci perpara ekonomikisht, madje duke tejkaluar cdo parashikim, ne nje kohe kur dhe kushtet qe e rrethonin nuk ishin shume te favorshme.

Ne kulmin e tij gjate mesit te shekullit te 16, qyteti kishte nje popullsi prej rreth 60,000 banore. Ishte nje qender kryesore per ndalimin e karvaneve dhe e prodhimit, ajo dominonte Afriken Perendimore ne tregeti dhe eksport. El-Uazan shkruan:

Mbreti i pasur i Tombutos...mban nje oborr te shkelqyer dhe te furnizuar mire. Monedha e Tombutos eshte flori... ka shume tempuj [xhami], muret e te cilave jane bere nga gure te medhenj; dhe nje pallat princeror te ndertuar po ashtu nga nje nga mjeshterat e Granades. Ketu ka shume dyqane te zejtareve dhe tregetareve, dhe vecanerisht dyqane mendafshi dhe rrobave te pambukta.

Megjithe suksesin e saj ekonomik, roli kryesor i Timbuktit ishe ai kulturor, si nje pjese e dijes. Veshtiresite e udhetimit per ose nga Timbuktu i benin pelegrinet dhe tregetaret, qe pasi te arrinin aty, te kalonin muaj, madje vite ne qytet para se te leviznin perseri.

*         *          *


Nje histori e detajuar per Timbuktin dhe prejardhjen islamike ka ardhur ne ditet tona nepermjet nje serie kronikash, te njohura si tarikh, te shkruara nga mesi i shekullit te 17 deri ne mesin e shekullit te 18. Keto tekste disa prej te cilave jane pa ndonje stil te shkruari, ndersa te tjerat te fryra me retorike - na ndihmojne te futemi ne boten e Timbuktit mesjetar. Ketu ne mesojme per xhamite e tij te medha, per familjet mbreterore, per shkollat letrare dhe mesimdhenien, si dhe kohen e tij te "arte".

Nga te gjitha keto kronika asnje nuk eshte me e detajuar se sa Tarikh el-Sudan, apo Historia e Sudanit. E shkruar me 1653 nga shkollari me me ze i qytetit, 'Abd el-Rrahman el-Sadi, ky tarikh gjurmon historine dhe shoqerine e Timbuktit nga themelimi deri ne kohen e shkrimit. Puna e el-Sadit eshte shume e besueshme, dhe pershkrimet jane te perpikta, saqe 250 vjet pas shkrimit, gazetari francez Feliks Dubois e perdori si nje liber reference. "Autori shfaq nje konshience te jashtezakonshme, sepse asnjehere nuk heziton qe te jape te dyja versionet e nje ngjarjeje per te cilen mund te kete dyshime" keshtu shkruan Dubois me 1897.

Dy tarikhet me te medhenj qe erdhen pas el-Sadit ishin me pak ambicioze. I pari ishte Tarokh el-Fattasah nga Mahmud Kati, i cili shton ne punen e el-Sadit materiale deri ne fillim te shekullit te 18. Katit sidoqofte i mungon thellesia e mendimit e parardhesit te tij, por libri i tij permban informacion te rendesishem ne trashegimine ligjore dhe administrative te Timbuktit. E dyta ishte Tadhkirat el-Nisejn qe ishte nje pune anonime, eshte pak a shume e ngjashme, nuk jep shume detaje, dhe pershkruan historine pergjate shekullit te 18. Keto dy kronika shpesh bien ne pesimizem si rezultat i nostalgjise per renien e Timbuktit.

*        *         *


Qysh ne fillimet e saj, kur popullsia Tuareg do te zbriste ne shesh cdo vere nga malesite e Arauanit, Timbuktu ka qene dominuar nga xhamite e tij. Eshte ne saje te ketij qe qyteti me formen e tij trekendeshe, ka qoshet e tij specifike - te cilat kane te gjitha nje karakter unik. Te ndertuara- si i thone fjales- nga shkretetira, xhamite e Timbuktit u bene te famshme ne te gjithe boten islame. Ato ngriheshin lart mbi rruget me rere dhe i jepnin qytetit nje horizont te bukur.

Ana veriore e qytetit e ka marre emrin nga xhamia Sankore. Nje strukture piramidale e madhe, e rrethuar dhe mbeshtetur me shtylla druri, xhamia Sankore ishte qendra e mesimdhenies ne Timbuktu. Imamet e saj shiheshin me nje respekt te madh; shkolla e tyre terhiqte njerez nga te gjitha shtresat e popullsise. Sidoqofte, mesuesit dhe shkollaret thuhet te kene ardhur ne shkollen apo universitetin e Sankores nga vende shume te largeta si pershembull deri Gadishulli Arabik. Ketu te rrethuar nga kodrat e reres dhe Saharaja, studentet mund te perqendronin mendjete e tyre ne asgje tjeter vec mesimit. Dhe ndersa fama e Timbuktit po rritej ne boten islame, Sankora u be qendra me e rendesishme e shkollimit islamik ne Afrike [pas el-Azhar].

Ana lindore e qytetit kishte nje xhami me te vogel te quajtur Xhami' el-Suk, xhamia e Pazarit. Si shume xhami te tjera te vogla te Timbuktit, gjendja e tij tani eshte jo e kendshme, ajo eshte zmadhuar dhe rindertuar disa here. Ndertimi "adobe" qe eshte karakteristik per ndertesat sub-saharane, dobesohet kur bie shi. Cdo vit, mbas reshjeve te dimrit - neqofte se ndodhin - shume nga ndertesat e medha te qytetit duhet te riparohen dhe riforcohen, por gjeja me e frikshme jane rrufete qe jane tmeri i Timbuktit. Xhamia el-Hana u shkaterrua ne nje stuhi me 1771 dhe vrau 40 vete...

Kur karvani i madh i Mansa Musait arriti ne ate dite te 1325, sulltani urdheroi arkitektin dhe poetin nga Granada Abu Is-hak el-Sahili, i cili pati udhetuar me te nga Meka, te ndertonte nje xhami te mrekullueshme - nje qe te ishte shume me e madhe nga ato ekzistuese - ne qoshen perendimore te qytetit. Emri i saj, Xhingerbir, eshte nje korruptim i fjales arabe Xhami' el-Kebir, apo "Xhamia e Madhe". Pese qind vjet me vone, me 1858, udhetari anglez Henri Bart shkruante se xhamia "me pamjen e saj gjigande me la nje impresion te thelle ne mendjen time. [Ajo]...ka nente kupola, te gjitha me dimensione dhe strukture te ndryshme."

Gjigande dhe madheshtore, si dhe nje nga xhamite e para ne Afrike te ndertuara me tulla te pjekura ne zjarr, Xhingerbiri me njehere u be xhamia qendrore e qytetit, dhe qendron e tille deri me sot. Ne kohe krizash, ne vitet pa shi dhe kur niveli i lumit Niger cohej shume apo fare gjate vitit, njerezit e Timbuktit mblidheshin ne Xhingerbir. Nen hijen e bukur te mureve te saj, imami - i cili shume here ngaterrohej me udheheqesin e qytetit - do te drejtonte faljen.

*         *         *


Ne baze te tarikeve, udheheqesit besimtare te Timbuktit, gjyqtaret dhe zyrtaret paten dale nga gjiri i shkollave te qytetit. Ne qytetin ne te cilin studimi i principeve islame konsiderohej nje perparesi, el-Uazani gjeti "nje numer te madh doktoresh, gjykatesish, predikuesish, dhe njerez te tjere te mesuar." Kjo elite shkollaresh varej shume nga klasa e biznesmeneve te qytetit, te cilet perbenin nje pjese te madhe te madhe te numrit te studenteve. Vecanerisht ne Sankore, ishin pikerisht keta shkollare te cilet dhane energji dhe drejtim administrates civile, tregetise, legjislatures, planeve te qytetit dhe arkitektures - po ashtu duke mbajtur dhe nje numer te madh librarish. Rangu i elites se qytetit sidoqofte kishte nje limit, gjashte familje kan dhene kati dy te tretat e kadive, gjykatesve te Timbuktit, gjate 500 vjeteve te fundit.

Nga mesi i shekullit te 16 - e cila u quajt dhe koha e arte e Timbuktit - qyteti kishte mbi 150 shkolla me nje program shume rigoroz. Shkencat Islame perbenin thelbin e programit akademik, perfshi ketu interpretimin e Kur`anit, hadithet e Profetit; jurisprudencen (el-Fikh), burimet e ligjit, doktrima e teologjise (el-Tauhid). Vec kurseve fetare, studentet duhej qe po ashtu te studionin gramatike, stil letrar dhe retorike (balagah), dhe logjike (mantik). Shkollaret perqendroheshin ne menyren se si nje person duhej te sillej ne kontekstin e nje shoqerie islame.

Vetem kur njohuria fetare dhe ajo per letersine arrihej ne nje grade te konsiderueshme atehere studentit mund t`i caktohej nje mesues personal. Marredhenia midis nxenesit dhe mesuesit shpesh behej shume e forte, dhe studentet te cilet ishin me te favorizuar mund te punonin si mulazama, apo sekretare private, per mesuesit e tyre. Me rritjen e komunitetit, nje gjenealogji intelektuale filloi te shfaqej, e ngjashme me te gjithe ato qe u krijuan ne vende te tjera te botes islame, e cila e lidhte mesuesin me nxenesin dhe ata nxenes me studentet e tyre me vone. Lidhje te fuqishme akademike dhe fetare me qendra te tjera te dijes ne Lindjen e mesme dhe Afriken Veriore lidhen Timbuktin me pjesen tjeter te botes Islamike.

Ndersa numri i studenteve rritej, po ashtu ndodhte edhe me fushat e studimit. Lende si historia, matematika, astronomia dhe hartografia me kohen u bashkuan me lendet e tjera qe ofroheshin per momentin.

Megjithse Timbuktu ishte krenare per rreptesine e mesimdhenies, shume tregetare dhe udhetare u inkurajuan qe te perfshiheshin ne kete proces gjate kohes qe qendronin ne qytet. Keshtu shume tregetare jo-muslimane u konvertuan ne Timbuktu si pasoje e takimeve te tyre me shkollaret muslimane. Po ashtu, populli i Timbuktit karakterizohej nga nje filantropi e theksuar saqe ata do t`i krijonin mundesine per te studiuar cdo vizitori pa pasur parasysh nese ai kishte pasuri apo jo - kjo ndodhte me idene se - nje person i cili kishte kaluar gjithe ato veshtiresi per te ardhur ne shkretetire me kete sakrifice fitonte nje burse studimi.

Gjithashtu edhe ata te cilet lindnin ne familje te varfera e kishin edukimin te garantuar. Kaq i madh ishte etja per mesimin e Islamit saqe edhe rrobaqepesit e Timbuktit, formuan qendrat e tyre te mesimdhenies. Ne kete ambjent te tille, studentet punonin si ndihmes- rrobaqepes ndersa merrnin po ashtu edhe njohuri per bazat e Islamit. Ne shekullin e 16, Timbuktu thuhet te kete pasur me teper se 26 qendra vetem per shkollaret rrobaqepes, shume prej tyre punesonin mbi 100 veta. Ne kete menyre, keto institucione gjithashtu forcuan pozitat e qytetit si nje beres i madh i rrobave.

Ne kulmin e kohes se arte te qytetit, Timbuktu kishte jo vetem bibliotekat e medha te Sankores dhe xhamive te tjera, por edhe nje pasuri te madhe te atyre privateve. Nje nga me te medhate, qe permbante me teper se 700 volume, u la mbrapa nga shkollari i shquar Haxhi Ahmed bin'Umar. Biblioteka e tij thuhej se permblidhte shume nga librat me te rralle te shkruar ndonjehere ne arabisht, madje ai kopjoi dhe permblodhi nje numer te konsiderueshem personalisht.

Bibliotekat e Timbuktit u rriten per shkak te procesit te kopjimit te doreshkrimeve. Shkollaret vizitonin shpesh karvanet dhe iu luteshin udhetareve te shkolluar qe t'i lejonin te kopjonin volumet e tyre te vlefshme. Po ashtu, ata dyfishonin tekstet e marra nga mesuesit e tyre, duke studiuar njekohesisht te gjithe materialin.

El-Uazan komenton se "sa andej kendej sillen doreshkrimet apo librat e shkruar, te cilet kur shiten kane vlere me teper se cfaredo lloj malli." Jo me vone se fundi i shekullit te 19, Feliks Dubois bleu nje numer te madh te librave antike te Timbuktit, perfshi ketu nje kopje te Divanit te Mbreterve, nje kronologji e mbreterve dhe ngjarjeve te Sudanit midis 1656 dhe 1747.

Pozicioni i Timbuktit si nje pike qendrore pergjate rruges per ne Meke mund te shpejgoje pjeserisht se si gjithe ato libra erdhen atje. Megjithate, shkollaret moderne habiten me sasine e madhe dhe autenticitetin e teksteve arabe dhe poemave te kompozuara ne kete qytet. Nga librat e shkruar ne Timbuktu, ka shume qe jane te vecante. Fjalori biografikal i Ahmed Babės pershembull, perfshin jetet e njerezve me te njohur te Arabise, Egjyptit, Marokut dhe Azise Qendore, po ashtu dhe ata te Timbuktit. Nga te gjithe shkollaret e qytetit asnje nuk permended me teper se Muhamed Askia, i quajtur ndryshe "Muhamedi i Madh," i cili qendroi ne krye te Timbuktit per me teper se tre dekada ne fund te shekullit te 15 dhe fillimit te 16. I konsideruar si shpetimtar i qytetit, ishte ai qe e cliroi Timbuktin nga sundimatari Songohi Sunni Ali me 1493. Aliu ishte i njohur si nje njeri qe u perpoq te demtonte islamin duke persekutuar klasen e shkolluar. Por nen Askian, sidoqofte, shkolla dhe Islami filluan te ecnin perseri perpara, dhe nje ere e re e stabilitetit filloi e cila do ta conte Timbuktin ne moshen e arte te shekullit te 16.

*         *         *


Si te gjithe qytetet kufitare, Timbuktu gjithashtu mori fuqi nga bashkimi i racave te ndryshme qe deshironin te krijonin jetet e tyre brenda mureve te qytetit. Nje perzierje e fiseve afrikane veriore dhe perendimore qe ben te dallueshme karakteristikat e tyre ne kulture e Timbuktit. Per shembull influenca e popullit Songoi shkonte deri ne kalendarin e Timbuktit, ku Ramazani, muaji i shenjte i agjerimit njihej me fjalen songoi haome, e cila do te thote "goja e mbyllur". Fundi i agjerimit njihej ngjashmerisht me fjalen ferme, ose "goja e hapur". Agjerimi i Ramazanit asnjehere nuk ka qene i lehte ne Timbuktu, ku klima e shkretetires i ngjan shume asaj se Azise qendrore, por sidoqofte muaji i shenjte gjithmone ka qene marre seriozisht ne qytet.

Si te gjithe muslimanet kudo, njerezit e Timbuktit bashkoheshin gjate Ramazanit. Ndersa dielli ngadale binte ne perendim, apo rera e Saharase frynte per te pushtuar rruget e qytetit, besimtaret do te mblidheshin neper xhamite, te mbrojtur nga shkretetira dhe te mbeshtjelle ne thjeshtesine e arkitektures `adobe', ne menyre per te rinovuar besimin e tyre.

*         *         *


Me dunat e shkretetires qe e rrethonin nga te gjitha anet dhe me nje klime jo shume te favorshme, fakti qe Timbuktu u ngrit lart dhe pati prosperitet per me teper se 800 vjet eshte i jashtezakonshem. Po ashtu ajo u be nje qender e dijes, aq pjellore saqe coi perpara komunitetin boteror islam. Por me i cuditshem eshte fakti qe traditat intelektuale te Timbuktit mbeten te patransformuara nga gjenerata ne gjenerate. Madje edhe gjate koheve te depresioneve ekonomike, te shkaktuar nga nderrimi i rrugeve te karvaneve apo prishjes se te mbjellave, komuniteti siguronte mbijetesen e akademive kur`anike.

Ne fillim te shekullit te 19, eksploruesi i ri francez Rene Caille permend se e gjithe popullsia e Timbuktit ishte "ne gjendje te lexonte Kur`anin dhe madje ta dinte ate permendesh." Rreth 66 vjet me vone, kur francezet kolonizuan gjithe zonen, ata permednin se mbi njezet qendra shkollore ende lulezonin ne Timbuktu. Duke vazhduar te mesonin arabisht, doktrinen Kur`anore dhe dijet tradicionale, shkollat paten ndryshuar shume pak ne 500 vjet.

Tani ndersa shkretetira zvarritet ngadale ne drejtim te jugut pergjate gjithe Afrikes sub-saharane, Timbuktu qendron ende me i izoluar nga rera se kurre. Ne te njejten kohe, ne qytetin i cili habiti si Perendimin dhe Lindjen, disa nga gjerat me te vlefshme te historise Islame qendrojne pak nen siperfaqen e mbuluar me balte te qytetit, duke pritur qetesisht per t`u rizbuluar, dhe ndoshta per t`u ringjallur.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@