Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Citime mbi muslimanet e Indise
Dr. Z.Hak


Pandit Xhauaharlal Nehru (Kryeministri indian 1947 - 64) ne "Zbulimi i Indise," 1946, f.218, 225.

" Efekti i pushtuesve nga veri-perendimi dhe i Islamit ne Indi ka qene i konsiderueshem. Ai beri te qarte abuzimet qe paten perfshire shoqerine hindu - ndarjen ne kasta, paprekshmerine, percarjen e cila kishte arritur kufij fantastike. Ideja e vllazerimit qe sjell islami dhe barazia teorike e besimtareve te tij ishin nje apel i fuqishem vecanerisht per ata hindu te cileve u hishte hequr cdo e drejte per te gezuar nje trajtim te barabarte."

" ... historia e tij (Babarit) na tregon varferine kulturore qe pati pllakosur ne Indine Veriore. Pjeserisht kjo ishte per shkak te shkaterrimit te Timurit, pjeserisht per shkak te eksodit te shume nga njerezve te zgjuar, artisteve dhe zantacive te Jugut. Por kjo ishte po ashtu edhe per shkak te nje shterimi te idese krijuese te popullit Indian."

"Ardhja e islamit dhe e nje numri te konsiderueshem njerezish nga jashte, me menyra te ndryshme jetese dhe mendimi ndikuan keto besime dhe kete strukture. Nje pushtim i huaj midis gjithe te keqijave, ka edhe nje te mire: ajo zgjeron horizontin mendor te njerezve dhe i detyron ata te shohin jashte guaskes se tyre. Ata arrijne te kuptojne se bota eshte shume me e madhe dhe e ndryshme nga cfare ata paten imagjinuar. Keshtu pushtimi Afgan pati ndikuar mbi Indine dhe shume ndryshime u bene gjate asaj kohe. Edhe me shume keshtu gjate pushtimit te Moguleve, te cilet ishin shume me teper te kulturuar dhe te perparuar ne menyren e jeteses se sa Afganet, sollen ndryshime ne Indi. Ne vecanti, ata, sollen rafinimet per te cilat Irani ishte shume i famshem."

*         *         *

Dr. Pattabhi Sitaramaja, Fjalim Presidencial per sesionin e pesedhjet e peste te Kongresit Indian, Jaipur, 1948.

"(Muslimanet paten) pasuruar kulturen tone, fuqizuar administraten, dhe sollen afer zona te largeta te vendit...Ajo (periudha muslimane) preku thelle jeten shoqerore dhe letersine e kesaj toke."

*         *         *

Humajn Kabir ne "Prejardhja Indiane," 1955, f.153.

"Niveli demokratik i islamit asnjehere nuk eshte arritur nga asnje nga besimet e tjera apo sistemet shoqerore. Mberritja e tij ne skenen Indiane u shenua nga nje tronditje e thelle e ndergjegjes. Ai permiresoi bazat e struktures se shoqerise hindu neper gjithe Indine Veriore."

*         *         *

N.S.Mehta, ne "islami dhe civilizimi indian," i riprodhuar si 'Hindustan ke Ahd-i-Wuasta ki ek Jhalak,' nga S.A.Rahman.

"Islami pati sjelle ne Indi nje drite te ndritshme e cila nxorri njerezimin nga erresira ne nje kohe kur shoqerite e vjetra ishin ne renie dhe ideale te dobta morale ishin shnderruar ne koncepte boshe intelektuale. Njesoj si ne vende te tjera, ashtu edhe ne Indi, arritjet e islamit ishin me teper mbi boten e mendimit sesa mbi boten politike. Sot, gjithashtu Bota Islame eshte nje vellazeri shpirterore e cila mbahet e forte nga bashkim i besimit ne nje Zot dhe barazine njerezore. Fatkeqesisht. historia e islamit ne kete vend ka mbetur e lidhur per shekuj me ate te qeverisjes keshtu qe si rezultat ajo eshte mbuluar nga nje vel i erret i cili nuk te le te shohesh shpirtin e saj te vertet, dhe frutet dhe bekimet u fshehen nga syri i popullit."

*         *         *

Prof. K.M. Panikkar ne 'Nje veshtrim mbi Historine Indiane.' 1947, p.163.

"Nje gje eshte e qarte. Islami pati nje efekt te thelle mbi hinduizmin gjate kesaj periudhe. Teizmi mesjetar eshte ne nje fare menyre nje pergjigje ndaj sulmit mbi islamin; dhe doktrina e mesuesve mesjetare pa marre parasysh emrat e zoterave te tyre jane thellesisht teiste. Eshte vetem Nje Zot i mbifuqishem qe eshte objekti i adhurimit te nje besimtari dhe eshte meshira e tij qe ne i lutemi per shpetim."

*         *         *

Zaheerudin Babar ne Autobiografine e tij 'Tuzuk-i-Babari,' (Themelues i Dinastise Mogule, sundoi Indine 1525-1530). 

" Nuk ka ne Indi as kuaj te mire, as mish te mire, as rrush, as shalqinj, as akull, as uje te ftohte, as banja, as qirinj, as drita. Ne vend te kandilit, ata perdorin divatin. Ai qendron mbi tre kembe: nje cope e vogel hekuri qe i ngjan turirit te nje llambe... edhe ne rastet e raxhave dhe maharaxhave, sherbetoret qendrojne duke mbajtur divatin ne duart e tyre kur ata kane nevoje per drite gjate nates.

" Nuk ka asnje sistem kalimi te ujit neper kopshte apo ndertesa. Ndertesat s'kane bukuri, simetri, ventilim dhe pasterti. Ne pergjithesi, njerezit ecin zbathur me nje cope te holle rreth mesit. Grate veshin nje fustan..."

*         *         *

Dr. Gustav le Bon ne 'Les Civilisations de L'Inde' (perkthyer nga S.A. Bilgrami). 

"Nuk ekziston nje histori e mirefillte e Indise se vjeter. Librat e tyre nuk kane te dhena historike pak a shume, pervec disa librave fetare ne te cilat informacioni historik varoset nen nje numer te madh parabolash dhe folklori, dhe ndertesat e tyre dhe monumentet e tjera gjithashtu nuk bejne asgje per mbushjen e ketij boshlleku, sepse edhe me i vjetri midis tyre nuk shkon me teper se shekulli i trete para Krishtit. Per te zbuluar faktet per Indine e koheve te vjetra eshte po aq e veshtire sa edhe detyra per zbulimin e ishullit Atlantis, qe, simbas Platonit, u shkaterrua nga ndryshimet e tokes....Historia e Indise filloi me pushtimin musliman. Muslimanet ishin historianet e pare te Indise."

*         *         *

Sir Uilliam Digby ne 'Prosperous India : nje revelate' f.30 

"Supremacia industriale e Anglise ia ka borxh origjinen e saj rezervave te medha te Bengalit dhe Karnatikut, te cilat u perdoren prej saj... Para fitores se luftes Plasej, dhe rrymes se thesareve qe filluan te rridhnin ne Angli, industrite e vendit tone ishin ne nje nivel shume te ulet."

*         *         *

Bruks Adams ne 'the Law of Civilization and Decay,' Londer, 1898, f. 313-17.

" Shume shpejt mbas Plaseit, plackitja e Bengalit filloi te arrije ne Londer, dhe efekti duket qe ka qene i menjehershem, sepse te gjitha autoritetet pajtohen me mendimin se Revolucioni Industrial, ngjarja qe ndau shekullin e 19-te nga te gjitha kohet e meparshme, filloi me vitin 1760.... Plasei u luftua me 1757, dhe ndoshta asgje tjeter nuk barazohet me ndryshimin e menjehershem qe pasoi... Ne vetvete shpikjet jane pasive, shume nga me te rendesishmet kane ndenjur te fshehura per shekuj, duke pritur per nje force te akumuluar me kohen per ti vene ato ne perdorim. Ajo force gjithmone duhet te mare formen e parase, dhe jo e parase ne nje depozite, por ne levizje.

" ... Para influksit te thesarit indian, dhe zhvillimit qe pasoi, nuke ekzistonte asnje force e mjaftueshme per kete qellim.... Sistemi i fabrikave ishe pjelle e 'Revolucionit Industrial,' dhe derisa kapitali u akumulua nga masat, te cilat ishin ne gjendje qe ti jepnin soliditetin punes, manifakturat ishin ne duart e individeve jo te rregullt... Ndoshta qe me fillimin e botes, asnje investim nuk ka dhene aq fitim sa ai qe u nxorr nga plackitja indiane, sepse per mese pesedhjet vjet Britania e Madhe qendroi e vetme pa konkurrence."

*         *         *

Muslimanet ne Indi - Nje shikim i pergjithshem

Muslimanet u futen ne Sind, Indi, me 711 e.r, te njejtin vit qe ata u futen ne Spanje. Futja e tyre ne Indi pati si shkak nje perpjekje per clirimin e pengjeve muslimane anija e te cileve u morr nga piratet e detit ne teritorin e Raxha Dahirit, mbretit te Sindit. Mbas deshtimit te perpjekjeve politike, Haxhaxh bin Jusuf, guvernatori umajad i Bagdadit, nisi nje komandant 17 vjecar te quajtur Muhamed bin Kasim me nje ushtri te vogel. Muhamed bin Kasim e mundi Raxha Dahir ne ate vend i cili njihet me emrin Hiderabad ne Pakistan. 

Ne ndjekje te atyre qe paten mbetur nga ushtria e Dahirit dhe aleateve te djalit te tij (mbreterit indiane), Muhamed bin Kasim luftoi ne Nirun, Rawar, Bahrore, Brahmanabad, Aror, Dipalpur dhe Multan. Deri me 713 e.r, ai mori nen kontroll Sindin dhe pjese te Punxhabit deri ne kufijte e Kashmirit. Nje pjese e madhe e Pakistanit u fut nen ligjin musliman me 713 e.r. dhe mbeti keshtu per shume kohe deri disa vjet mbas renies the Perandorise Mogule me 1857. 

Trajtimi i popullsise indiane nga ana e Muhamed bin Kasim ishte aq i drejte saqe kur ai u ritherrit ne Bagdad qytetaret u deshperuan shume dhe i dhane lamtumiren me lot ne sy. Megjithate ka ekzistuar nje komunitet musliman ne Malabar, jugperendim te Indise qe me 618 e.r. si rezultat i pranimit te islamit nga mbreti Cakrauati Farmas nga duart e Profetit Muhamed (pqmt). Prezenca muslimane si pushtetare te Indise e ka zanafillen qe me 711 e.r. Qe atehere pushtetare te ndryshem muslimane (turqit e Asize Qendrore, afganet, dhe brezat e rinj te mongoleve - Mogulet) u futen ne Indi, fillimisht duke luftuar kunder sunduesve te tjere muslimane dhe vendosen pushtetin e tyre nen emra te ndryshem dinastish. Me ardhjen e shekullit te njembedhjete, Muslimanet paten krijuar kryeqendren e tyre ne Delhi, e cila mbeti e tille deri ne kohen e udheheqesit te fundit mogul, Bahadur Shah Zafar, i cili u shfuqizua me 1857 nga britaniket. Disa vizitoreve britanike u ishte dhene leja nga Akbari qe te qendronin ne Indine Lindore me teper se dy shekuj perpara. Britaniket e abuzuan kete privilegj, dhe mbas pak dekadash ata filluan te bashkepunonin me raxhat dhe nauabet duke kryer ekspedita ushtarake kunder moguleve dhe pushtetareve muslimane te lindjes, juglindjes dhe Indise Jugore. Mbas dy shekuj luftimesh, britaniket ia arriten qellimit te tyre per rrezimin e pushtetit mogul me 1857.

Muslimanet ishin vetem nje pakice gjate kohes se pushtetit te tyre mbi pjese te medha te Indise per gati nje mije vjet. Ata pelqeheshin si sundimtare per drejtesine, vlerat e tyre sociale dhe kulturore, respektin per lirine e besimit fetar sic parashikohej nga besimi i shume komuniteteve, lirine e fjales, sistemit ligjor ne perputhje me diktatin dhe normat e cdo komuniteti fetar, puna publike dhe per krijimin e institucioneve edukative. Ne ditet e tyre si pushtetmbajtes, muslimanet perbenin vetem njezet per qind te popullsise indiane. Sot, muslimanet indiane jane rreth pesembedhjete per qind e popullsise se Indise, rreth 150 milion, dhe jane komuniteti i dyte musliman ne bote per nga madhesia.

Zona e cila tani eshte pjese e Pakistanit dhe shume pjese te tjera te Indise paten qene me perpara muslimane. Mbas ardhjes ne fuqi te britanikeve me 1857, shume nga keto zona mbeten nen kontrollin e muslimaneve. Kur Britaniket vendosen te terhiqeshin nga India pa ndonje drejtim te qarte per te ardhmen e muslimaneve (ish pushtetaret), nje zgjidhje politike u arrit per disa nga zonat me shumice muslimane. Kjo rezultoi ne ndarjen e Indise dhe krijimin e Pakistanit me 1947.

Midis shkencetareve te famshem muslimane, historianeve dhe eksploruesve te cilet vizituan dhe jetuan, megjithese per pak kohe, ne Indi ishin Al-Biruni, Al-Masu'di, dhe Ibn Battuta. Shkrimet e tyre na ndricojne ne me shoqerine dhe kulturen Indiane. Al-Biruni qendroi ne Indi per njezet vjet. Ibn Battuta, nje andaluzian i cili u lind ne Marok, sherbeu si Gjykates i Delhit (1334-1341) gjate kohes se sulltan Muhamed Tugluk. Eshte e kuptueshme se si pershkrimi i Indise muslimane nga ana e Ibn Battutes frymezoi Ferdinandin dhe Isabellen qe paten marre mbreterine e fundit muslimane te Granades, Spanje me 1492. Po ate vit Kolombi mori lejen nga pallati mbreteror Alhambra (i Granades) dhe beri udhetimin e tij te famshem ne drejtim te Indise ne kerkim te arit dhe erezave duke arritur pa pritur ne Amerike.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@