1492-shi
Tjeter
nga
Greg Noakes
Pikerisht dhjete muaj perpara se Kolombi te zbriste ne Boten e Re, mbreteria
e fundit arabe ne Spanje ra ne duar te forcave te Kastijes. Sot, edhe pse
kane kaluar pese shekuj, el-Andalusia vazhdon te ruaje shqiptimin e saj.
Viti
1492 ka qene nje prove historike e gjate. Evropianet dhe Amerikanet kohet e
fundit perkujtuan 500-vjetorin e “zbulimit” te Botes se Re nga Kristofor
Kolombi, por jo pa protesta nga ata te cilet mendonin se perfitimet nga
rasti ne kete hemisfere ishin tejkaluar nga humbjet e saj. Spanja ishte ne
fokus te vemendjes ne 15-vjetorin sepse ishte pika e nisjes se Kolombit, dhe
si gastor i ekspozites universale EXPO ’92 ne Sevilje dhe Lojrat Olimpike
gjate veres ne Barcelone.
Ishte akoma nje tjeter 500-vjetor per tu shenuar me 1992, megjithate, dhe ai
gjithashtu perfshinte Spanjen. Ndersa edhe ky rast ka pasur nje efekt te
rendesishem ne historine boterore dhe mbetet burimi i nje ndjenje humbjeje
qe vazhdon te ekzistoje, ai ka terhequr shume me pak vemendje. Rasti eshte
renia e qytetit musliman te Granades (Gharnatah ne Arabisht), ne diten e
dyte te 1492-shit, ne forcat e mbreterve katolike te Kastijes, duke
perfunduar keshtu afro tete shekuj te sundimit musliman ne Gadishullin
Iberik dhe duke mbyllur nje nga kapitujt me te mrekullueshem ne historine
Islame.
Siç
shkruhet neper disa burime historike, ushtrite muslimane arriten fillimisht
ne gadishull me 711 E.R. me kerkesen e nje prej paleve te perfshira ne nje
lufte civile te pergjakshme ne Spanjen vizigote. Qeverisja muslimane u
pranua vullnetarisht nga shume spaniarde, dhe nje numer prej tyre pranuan
Islamin. Me 732, pikerisht 100 vjet pas vdekjes se Profetit (s), trupat
muslimane kaluan Pireun te benin keshtu avancen e tyre me te thelle ne
Evropen perendimore; ata u ndaluan ne Poitiers ne nje beteje qe shenohet ne
legjendat perendimore, por qe tregimet historike muslimane e kujtojne si, e
shumta, nje konflikt i vogel i parendesishem. Muslimanet u terhoqen shpejt
perseri dhe u perqendruan me themelimin e Islamit ne Spanje, ne territoret
qe ata i quajten el-Andalus. Shoqeria qe ata zhvilluan ishte ndoshta teper
tolerante dhe heteregjene, me emigrante arabe e berbere qe jetonin krah per
krah me muslimanet, krishteret dhe çifutet spanjolle. Ndermartesa midis tyre
ishte diçka normale.
El-Andalus
u qeveris nga halifet umajad ne Damask deri me 750, kur dinastia abaside
erdhi ne pushtet ne Lindje. Nje princ umajad i vetem, Abdurrahman ibn
Muavija, shpetoi dhe iku ne Spanje; atje ai krijoi nje shtet umajad te
pavarur me 756. Sunduesit andaluziane, sovrane politikisht, vazhduan te
pranonin halifet abaside si autoriteti fetar me i larte per thuajse 200 vjet,
por sunduesi i tete i dinastise Abdurrahmani III el-Nasir mori titullin
halif per veten e tij dhe pasaardhesit e tij me 929.
Me
halifatin umajad andaluzian ishin vitet me te arta te el-Andalusit per sa i
perket forces politike. Dy-te-tretat e jugut te gadishullit Iberik u
bashkuan nen halifin e Kordoves (ne Arabisht, Kurtubah), dhe ai luante
gjithashtu nje rol te rendesishem ne punet e Afrikes veriore. Ishin umajadet
te cilet, permes aftesise, zgjuarsise dhe ne disa raste te pameshirshem, qe
shtrine themelet per madheshtine e el-Andalusit.
Ndermjet viteve 1009 dhe 1031, megjithate, nje seri revoltash e sundues te
dobet qe pasonin, se bashku sollen ne shperberjen e shtetit umajad. Duke
mbushur vakumin, me se njezet monarki te vogla te pamvarura u formuan, te
quajtura “mbreter partiak” apo ne arabisht “Muluk el-tava’if” nga fjala
ta’ifah (ne spanjisht taifa), qe do te thote parti, apo fraksion. Edhe pse
keto mbreteri rivale – disa jo me teper se qytet-shtete – ishin shume me te
dobeta se halifati umajad i bashkuar, periudha taifa perjetoi nje
zhvillim ne art dhe dije mbasi çdo sundues perpiqej te miren nga te tjeret
per prestigjin e oborrit te tij. Ashtu siç David Vasershtajn tregon ne
“Ngritja dhe Renia e Mbreterve Partiak”, liberalizmi i tepert i sunduesve do
te thoshte gjithashtu nje liri e madhe per padronet, keshtu qe artistet,
dijetaret dhe shkencetaret mund te gjenin nje sponsorizues apo biles
sposorizues konkurente, me lehtesi relative.
Megjithate, te dobesuar nga konfliktet e shpeshta te opozitave, dekadenca e
brendshme tradhtare e mashtruese, mbreterit e taifes i dorezonin
territore te konsiderueshme mbreterive kristiane qe ishin duke mbrojtur te
drejtat e tyre ne veri te gadishullit. Nga viti 1085, kastilianet kishin
marre qytetin e rendesishem te Toledos, dhe mbreterit e vegjel i kerkuan
suduesit te ri almoravid ne Marok, Jusuf ibn Tashufin, te nderhynte.
Almoravidet (ne arabisht, el-Murabitun, “Trupat frontale”) ishin nje dinasti
puritane (e paster fetare) qe gjendej midis berbereve te Marokut jugor te
larget, dhe per nje kohe ata ishin te gatshem te ndihmonin mbreterit
taifa ushtarakisht – por me 1090 Jusufi vendosi qe pritesit e meparshem
duhet te shkonin, dhe mbreterit e vegjel u hoqen. Almoravidet ne fillim
imponuan puritanizmin e tyre dhe ortodoksine e ashper fetare qe shihej edhe
ne artin e tyre, ne Spanje, por ne fund, edhe pse besimi i tyre mbeti i
paster, ata vete u dhane pas luksit dhe rehatise ne el-Andalus.
Fuqia e
dobesuar e almoravideve i hapi mbreterive kristiane oportunitete per
ripushtime, dhe nga viti 1145 Spanja almoravide po lekundej. Popullata
muslimane u ngrit ne revolte dhe nje grup i ri i monarkeve taifa i
kerkuan almohadeve (ne arabisht, el-Muvahhidun, “Ata te Cilet Deshmojne
Njesimin e Zotit”) – nje tjeter levizje puritane nga Maroku jugor, te cilet
zevendesuan almoravidet ne Afriken veriore – te nderhynin. Almohadet u
treguan te gatshem per kete favor, dhe per nje kohe sunduesit e rinj
afrikano-verior paten sukses ne Spanje. Por koha u kthye ne favor te
kristianeve me 1212 ne Betejen e el-‘Ikabit, e quajtur ne spanjisht Las
Navas de Tolosa, dhe brenda disa dekadave almohadet ishin terhequr prapa ne
Ngushticen e Gjibraltarit. Qytetet muslimane rane njera-pas-tjetres deri me
1260, kur vetem mbreteria e Granades kishte mbetur.
E
pasigurte ne nje pozite te balancuar midis fuqive armike kristiane ne veri
dhe sunduesve rivale muslimane marokiene ne jug, Granada mbijetoi per gati
dy shekuj me shume. Megjithese ata gradualisht po ia leshonin territoret
forcave kristiane spanjolle, sunduesit nasr te Granades, duke iu frikesuar
gelltitjes nga shpetuesit e tyre refuzuan t’i ktheheshin marokieneve per
ndihme. Te izoluar politikisht, granadasit vazhduan te jetonin, ne nje kohe
te huazuar.
Megjithate,
historiani arkitekt Xhon Bruks shenon, “pavaresisht nga renia e organizimit
te shtetit politikisht dhe ushtarakisht gjate periudhes se fundit te
qeverisjes muslimane ne Spanje, kjo kulture origjinale e habitshme dhe e
pasur vazhdonte te zhvillohej.” Ne te vertete, shume nga shembujt me te
famshem e me te pasur te artit dhe arkitektures andaluziane datojne nga kjo
priudhe (shih Aramco World, Shtator-Tetor 1992). Brenda enklaves se saj qe
zvogelohej, Granada lulezoi mrekullueshem artistikisht e ne kulture deri ne
fund te shekullit te 15te, kur Spanja katolike mposhti perçarjen
politike dhe efektet e Vdekjes se Zeze dhe etapa finale e “reconquista”
filloi me zell.
Nga
fundi i vitit 1491 ushtrite e Ferdinandit dhe Izabeles ishin ne portat e
vete Granades. Kishte mbetur vetem nje akt final per tu luajtur, nje kembane
brengosja e se ciles do te ushtonte neper boten muslimane e te behej
legjende. Sunduesi i Granades, Muhamed XII Ebu Abdullah, i njohur ne
perendim si Boabdil, ne fshehtesi ra dakord t’ia dorezonte qytetin
kristianeve si shkembim per kalimin e tij te sigurte jashte Spanjes. Si u
largua nga qyteti, Boabdili pushoi pak te shihte prapa pallatin Alhambra,
kopshtet Generalife dhe pjesen tjeter te Granades. Stanley Lane-Poole flet
per reagimin e Boabdilit ne vepren e tij klasike me 1887 “Mauret ne Spanje”:
“Allahu
ekber!” ai tha, “Allahu eshte me i Madhi,” si i shperthyen lotet. Nena e tij
Aisha qendroi prane tij: “Ti mund te qash si grua,” ajo tha, “Per çfare ti
nuk munde ta mbroje si burre.” Aty Boabdili i dha nje shikim te fundit
lamtumire te trishtuar qytetit te tij nga i cili ai u debua pergjithmone, qe
mban deri sot emrin e el ultimo sospiro del Moro, “psheretima e
fundit e maureve.”
Keshtu, me 2 Janar 1492, sovranitetit politik musliman ne Spanje i erdhi
fundi.
Muslimanet dhe njerezit me origjine muslimane kishin jetuar relativisht pa
trazira ne zonat kristiane perpara renies se Granades dhe vazhduan keshtu
per nje kohe; banoret e qytetit paten marredhenie bujare dhe nje shkalle te
larte lirie fetare. Ne vitin 1499, megjithate, garancite e monarkeve
katolike u prishen, dhe konvertimi me force i muslimaneve u prezantua.
Popullata muslimane u rebelua, por shpejt revolta u shtyp. Me 1500
muslimanet spanjolle u paraqiten me nje zgjedhje te shtangur: te
konvertoheshin ne katoliçizem ose te deboheshin nga Spanja. Ndersa disa
muslimane u konvertuan, te tjere vazhduan te praktikonin fene e tyre ne
fshehtesi, kurse pjesa tjeter zgjodhi shpernguljen, kryesisht permes
mesdheut ne Afriken veriore.
Megjithese sundimi musliman ne Spanje kishte mbaruar, trashegimia
intelektuale e kulturale e pasur e el-Andalusit mbijetoi, ne te dyja ne
gadishullin Iberik dhe ne te gjithe boten. Elemente te trashegimise islame
mund te gjenden ne te gjithe Spanjen, dhe ne vitet e fundit Spanja moderne
ka kuptuar dhe eshte me krenare per lavdite e kesaj periudhe te historise se
saj. Shume emra vendesh, te tilla si qyteti port i Algesiras (nga el-Xhezirah
el-Khadra, ishulli i gjelbert), lumi Guadalkuivir (nga el-Uadi el-Kebir,
lumi i madh), dhe rajoni jugor i Andaluzise vete, te gjitha vijne nga
arabishtja e perdorur ne el-Andalus. Gjuha spanjolle vete eshte influencuar
shume arabishtja, veçanerisht pasurimi i fjalorit, dhe shume terma me
origjine arabe jane kaluar nga spanjishtja ne anglisht ne Boten e Re.
Disa
nga monumentet me te famshme te arkitektures se Spanjes, perfshi ketu
Xhamine e Madhe te Kordoves, Giralden e Seviljes dhe Alhambran e Granades,
datojne nga periudha muslimane; arkitektura ne Spanjen jugore dhe Ameriken
latine ka marre shume nga ndertuesit muslimane, te dyja, nga ana materialeve
te perdorura – tjegullat, stuko – dhe elemente dizanjoje si ne oborret
qendrore, zbukurime abstrakte, dhe nje perdorim krijues i ujerave e
shatervaneve. Mjeshterit dhe zejtaret e Spanjes pas reconquista-s
mbeten shumica muslimane, dhe ata shpesh merrnin porosi nga aristokracia
spanjolle; punet e tyre mund te shihen lehte edhe sot ne te gjithe
Andaluzine – ne rezidencen mbreterore te Seviljes, Alkazari (nga arabishtja
el-Kasr, qe d.t.th. pallati), per shembull.
Instrumentet, mostrat ritmike, konventat vokale dhe struktura ne pergjithesi
dhe organizimi i muzikes andaluziane, e nxjerrur direkt nga paraardhesit
arabe, kane pasur gjithashtu ndikimin e tyre ne muziken spanjolle – dhe deri
diku ne ate amerikane latine. Ne disa raste edhe melodite andaluziane jane
marre te plota.
Veprat e shume nga mendimtaret dhe mjeket me te shquar te el-Andalusit, se
bashku me shkrime te tjera nga bota muslimane e lindjes, u perkthyen nga
arabishtja ne latinisht nga spaniardet (shih Aramco World, Maj-Qershor
1992). Nepermjet ketyre perkthimeve, mendimet filozofike dhe shkencore nga
bota greke e romake, te ruajtura dhe te zgjeruara nga dijetaret muslimane,
kaluan ne koshiencen evropiane per t’i dhene keshtu nje shkendije Rilindjes
dhe Kohes se Iluminizmit.
Megjithate,
ishte perseri ne boten arabe dhe muslimane qe kultura dhe shoqeria
andaluziane paten ndikimin e tyre me te madh, edhe perpara 1492-it. Shume
kontribues te rendesishem ne historine intelektuale islame vinin nga, apo
punuan ne Spanjen muslimane: asnje relacion i zhvillimit te filozofise ne
Islam nuk mund te kompletohet pa diskutuar per Ibn Tufejlin, i cili vdiq me
1185, dhe per nxenesin e tij Ibn Rushdi, i lindur ne Kordova, u be Kadiu
kryesor, apo gjykates, i Seviljes, dhe vdiq me 1198. Ibn Rushdi, i njohur ne
perendim si Averoes, dha kontributet e tij me te rendesishme ne komentimin e
tij mbi Aristotelin, hodhi poshte kritiken e el-Gazalit mbi filozofine dhe
ekzaminimi i tij i relatave ndermjet arsyes dhe religjionit. Shume nga
mendimet e Ibn Rushdit ishin si parasygjerime ne veprat me vone te Tomas
Akuinas.
Ne
mjekesi, el-Andalusi nxori dijetare si el-Zahravi (vdiq rreth 1013-es), i
cili shkruajti gjeresisht mbi etiken mjekesore ne kirurgji e farmakologji
dhe marredhenien doktor-pacient. Ibn Zuhr (i njojur ne perendim si Avenzoar),
nje shekull e gjysem me vone ishte nje mbrojtes i kerkimeve mjekesore dhe
eksperimentimit praktik.
Ne
literature, ibn Hazmi (vdiq me 1064) e zgjeroi poezine romantike
tradicionale me punen e tij “Teuk el-Hamamah” (“Varesja e Pellumbit”), e
cila shtjellohet ne forma te ndryshme te dashurise kalorsiake dhe gezimet e
mjerimet qe ajo sjell. Forma e te-sjellurit-rrotull-nje-vajze ‘Muvashshah’ e
poezise kaloi nga Andalusi ne Afriken veriore, dhe influencoi ne zhvillimin
e letersise e muzikes ne Magrib (Marok). Muzika klasike e Afrikes veriore, e
cila eshte akoma popullore vazhdon te njihet si “Muzika andaluziane.”
Efektet e menjehershme te ngjarjeve te viteve 1492 deri 1500 u ndien ne
qytetet e medha te Afrikes veriore, ku shumica e refugjateve andaluziane
shkuan pas debimit te tyre. Rezidente nga çdo qytet spanjoll tentuan te
emigronin ne nje qytet te veçante te Magribit keshtu qe shume te merguar nga
Valencia perfunduan ne Tunis, ato nga Kordova ne Tlemsen, refugjatet nga
Sevilje ne Fez, e keshtu me rradhe. Dijetaret, tregtaret dhe zejtaret
andaluziane e rigjalleruan ne shume menyra shoqerine afrikano veriore duke e
pasuruar kulturen e Magribit e duke i shtuar nje influence te re tradites
arabo-berbere qe ekzistonte. Kjo influence vazhdoi per rreth 200 vjet,
derisa trashegimia andaluziane u integrua plotesisht ne jeten afrikano
veriore. Megjithate, shume marokiene, algjeriane e tuniziane te diteve te
sotme akoma t’i gjejne gjurmet e tyre prapa ne qytete specifike te
Andaluzise (shih Aramco World, korrik-gusht 1991).
Kontributet e saj intelektuale, estetike dhe kultura e saj ne nje krah,
megjithate Andaluzia i la nje trashegimi emocionale te-hidhur-e-te-embel
botes arabe muslimane. Edhe pse ndjenja e humbjes shprehet tek pasardhesit e
te merguarve andaluziane, kujtesa e el-Andalusise akoma e ruan fuqine e saj
emocionuese ne te gjithe boten islame.
Shkrimtarja irakiane i shekullit te 20te Daisi el Amir per
shembull, merr Angline e sotme si ambienti per tregimin e saj alegorik “Nje
Tregim Andaluzian,” mbi nje student arab i cili takon “nje spaniard qe
njihte prejardhjen e tij arabe” dhe eshte krenar per trashegimine e tij
andaluziane. Regjizori tunizian i Naser Khemir huazon titullin dhe subjektin
e tij melankolik nga Ibn Hazmi ne filmin e tij me 1990-en ‘Le colier perdu
du colombe (Varesja e Humbur e Pellumbit). Kostumet e stolisura te Khemirit,
arkitektura si-ne-endrra, ngjyrat vezulluese dhe kinematografia e çuditshme
i japin jete idealit estetik te el-Andalusise (shih Aramco World,
Janar-Shkurt 1992).
Ne boten
islame sot Spanja muslimane thirret ne dy linja. Se pari, eshte nje kujtese
e vete vendit: lumenjte qe rrjedhin dhe fushat e gjelbra te Spanjes jugore,
xhamiat dhe pallatet e mrekullueshme, kultura e lulezuar. Kjo eshte toka qe
te merguarit andaluziane i referohen akoma si el-firdeus el-mafkud – parajsa
e humbur – dhe kalimin e se ciles i merguari nga Valencia Ibn Amira e vajton
ne ‘Epistola a un amic’:
Nje
oqean trishtimi na terbon,
Zemrat tona, te deshperuara, digjen ne flake te perjetshme....
Qyteti ishte aq i bukur me parqet dhe lumenjte e tij,
Netet ishin te ngopura me aromen e embel te Narsisusit.
El-Andalusia permendet ne nje linje tjeter si vendi i vetem qe ishte dikur –
por jo me – pjese e botes muslimane. Deri ne gjysmen e ketij shekulli
muslimanet i kane bere balle mongoleve, kryqezatave, perandoreve e
kolonizatoreve dhe akoma mbijne me identitetin e tyre Islam te paprekur –
perveç Spanjes. Edhe regjimet komuniste ekzistuese ne Kine dhe ish-Bashkimin
Sovjetik deshtuan te çrrenjosnin Islamin, deshtuan te shkulnin nga vendi
popullaten muslimane, pavaresisht nga shpenzimi i madh i kohes, pasurise dhe
gjakut, ne perpjekje per ndertimin “e njeriut te ri socialist” (shih Aramco
World, Janar-Shkurt 1990). Fakti qe pjesa tjeter e botes muslimane e ka
ruajtur identitetin e saj fetar mbi katermbedhjete shekuj ne ndryshimet e
gjera politike, sociale, kulturale e teknologjike, e ben perjashtimin e
Spanjes me te dhimbshme per muslimanet.
Eshte megjithate nje dhimbje qe shtrihet nen siperfaqe. Muslimanet
bashkekohes jane me pak e mundur ta mendojne Spanjen si nje armik historik
apo si nje territor qe duhet te ripretendohet, sesa si nje partner i
rendesishem tregtar, nje anetar mik i familjes se kombeve, dhe – veçanerisht
per afrikano verioret – nje burim punesimi per te merguarit. Vendet
muslimane ruajne marredhenie te perzemerta me Madridin dhe nje numer prej
tyre hapen shatorre ne EXPO ’92 ne Sevilje dhe derguan ekipe ne Barcelone.
Dhe
megjithese, gjate viteve, Spanja muslimane e humbur eshte idealizuar shume
ne boten islame, mbetet nje vleresim i faktoeve prapa renies se saj. Disa
nga keto ishin te jashtem, te tilla si unifikimi dhe zgjerimi i mbreterive
kristiane te Spanjes dhe izolimi gjeografik e politik i Andaluzise nga pjesa
tjeter e botes muslimane. Ishin gjithashtu faktore te brendshem qe
kontribuan ne renien ne renien e el-Andalusise, veçanerisht rivalitetet qe
dobesuan dhe ndane Spanjen muslimane, makuteria dhe indulgjenca qe terhiqte
eliten e saj, dhe humbja e vizionit fetar bashkues.
Ne
krahun tjeter, Spanja islame ishte nje toke e begatshme e pafund per dije,
qe nxirrte seri te gjata te perparimit intelektual, estetik dhe shkencor qe
i atribuohen mendimtareve muslimane, kristiane dhe çifut, dhe atmosferes qe
ata krijuan. Ky lulezim ishte si rrjedhoje pjeserisht e shpirtit te
tolerances qe mbizoteroi per shumicen, ndonese jo te gjithen, e historise se
el-Andalusise – nje tolerance e perhapur jo vetem tek grupet e tjera fetare
por operative brenda shoqerise muslimane gjithashtu.
Pamvaresisht se kane kaluar 500 vjet, el-Andalusia vazhdon te ruaje
shqiptimin e saj. Si vendlindja e disa nga dijetaret dhe zejtaret me te
shquar te botes, shtepia e kryeveprave te ndritshme arkitekturale, dhe
ambienti i nje shoqerie brilante e dalluar per lartesine e arritjeve dhe
thellesite e dekadences se saj, el-Andalusia ruan ndikimin e saj emocional
dhe vendin e privilegjuar ne kujtesen historike muslimane.
|