Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Abdur-Rahman I

Fajkoi i Andaluzise 
(marre nga 'Islam in Andalus' i A.Tomson (A.Thomson) dhe M.Ataur-Rahim)

Abu'r-Rahman ibn Mu'auija erdhi ne Andaluzi pasi kishte kaluar 5 vjete duke udhetuar neper shkretetiren e Afrikes se Veriut duke u larguar prej abasideve te cilet kishin marre pushtetin prej umajadeve. Ai erdhi ne Andaluzi ne vitin 755 e.r. dhe shpejt fitoi sim patine e shume njerezve ne kete vend. Ai pushtoi Kordoven ne diten e 'Id al-Adha 756 e.r. Ne vitin 777 nje i derguar i kalifatit abasid vizitoi mbretin Carlemanje ne jug te Frances. Ata rane dakort qe te nxisnin nje rebelim brenda perbrenda Andaluzise dhe kjo do te arrihej me ndihmen e mbeshtetesve te abasideve. Kjo kryengritje duhej te perkonte me nje pushtim te mbretit Carlemanje prej veriut. Abur-Rahmani e shtypi kryengritjen Abaside perpara se sa Carlemanje te arrinte te kalonte neper Andaluzi. Kur Carlemanje hyri ne Andaluzi ne vitin 778, shpejt ai u detyrua te terhiqej, dhe pati humbje te medha ne betejen e famshme te Roncevalles. Me vone, Carlemanje beri nje marreveshje me Abdur-Rahmanin, madje i ofroi edhe vajzen e vet per nuse oferte te cilen Abur-Rahmani me miresjellje e kundershtoi.

Abdu'r-Rahmani I filloi ndertimin e xhamise se madhe te Kordoves ne 786. Ai ishte gjithashtu pergjegjes per ndertimin e nje muri te trashe dhe te forte rreth Kordoves. Per me te teper ai siguroi qe xhamite, banjot publike, urat dhe keshtjellat te ndertoheshin ne cdo province. Muslimanet prezantuan kultivimin e kallamit te sheqerit, pambukut dhe orizit, dhe gjithashtu te frutave si psh: pjeshka, portokalli, shega dhe hurma. Asnje pjese toke nuk u la e pakultivuar dhe Andaluzia u mbush me zhvillim. Ata ishin te pakalueshem ne artin e tregtise. Ata filluan kulturen e mendafshit ne Andaluzi, dhe ishte nepermjet tyre qe arti i prodhimit te letres dhe xhamit kaloi ne Evrope. Pocet e Malages, rrobat e Murcias, mendafshi i Almerias dhe Granades, gjerat prej lekure te Kordoves, armet e Toledos ishin te njohura kudo. Nuk kishte lypsare midis muslimaneve, sepse ata kujdeseshin per te varferit e tyre dhe jetimet. Meqenese Andaluzia u be e njohur per pasurite e saj, njerez nga e gjithe bota erdhen te jetonin aty, dhe kryeqyteti i saj i ri, Kordova, u be nje qender e mesimit dhe e dijes.

Profeti Muhamed ka thene qe kushdo qe donte te qeveriste dhe deshironte fuqi mbi njerezit nuk ishte i pershtatshem per qeveritar. Ashtu si edhe kalifet e drejte kane treguar, vetem ata qe ia kishin friken me teper Allahut, dhe qe kishin me teper njohuri rreth Islamit, dhe ata qe nuk kishin deshire per pushtet, ishin te afte per te qene udheheqes te vertete. Per me teper, asnje prej tyre as nuk zgjodhi bijte e tij, as nuk keshilloi qe ata te zgidheshin si pasardhesit e tyre. Sapo erdhen ne fuqi muslimane te cilet deshironin nje udheheqje dinastish, ardhja ne pushtet e personave te papershtatshem ishte e menjehershme. Kjo ndodhi edhe me umajadet
Pas kalifatit te vetem dhe shembullor te Umar ibn'Abd'al-'Aziz, ishte e paevitueshme qe te mos kishte nje levizje e cila do te vendoste nje kalifat dinastish i cili ishte bere aq tiranik - thjesht per arsyen sepse kalifet e rinj nuk zgjedheshin me ne perputhje me Kur'anin dhe mesimet e profetit Muhamed dhe later kalifet e pare, paqja e Allahut qofte mbi ata te gjithe. 

Abasidet jo vetem qe u perpoqen te vrisnin te gjithe pjestaret e njohur te familjes se Umajadeve menjehere pasi kishin mare kalifatin, por ata edhe vazhduan te mbanin kalifatin brenda familjes se tyre, ne te njejten menyre si tiranet nga te cilet e kishin marre kete pushtet - dhe me te njejten kohezgjatje. 

Abdu'r-Rahmani ishte nje nga pjesetaret e vetem te familjes se Umajadeve qe shpetoi i gjalle. Kur masakrimi i pjesetareve te familjes se tij u afrua shume, ai arriti te largohej nepermjet Rah qe ndodhet afer Eufratit. Ai sapo kishte arritur ne kete vend, kur u lajmerua qe ndjekesit e tij abaside kishin rrethuar shtepine ne te cilen ai dhe vellai i tij ishin strehuar. Te dy ata, u larguan prej shtepise ku strehoheshin dhe u zhyten ne Eufrat. Abdur'Rahmani arriti ne anen tjeter dhe deshmoi vdekjen e vellait te vet i cili u kthye mbrapsht pasi ndjekesit i premtuan qe nuk do ti benin asgje neqoftese dorezohej vete, por menjehere iu pre koka pasi u dorezua. Pas shume endjesh Abdur'Rahmani arriti ne brigjet e Afrikes perballe Andaluzise duke mos patur me mundesi per t'u kthyer me mbrapsht ne vendlindje.

Grindjet qe ndodhen midis muslimaneve per shkak te postit te udheheqjes dhe pronesise mbi tokat e reja ne Andaluzi ishin te paevitueshme. Ne 40 vjetet pas marreveshjes se dorezimit te qytetit te Orihuelas (713 e.r.) u nderruan 21 goverantore te cilet ndoqen njeri-tjetrin ne nje periudhe kohore te shkurter, disa here te caktuar prej kalifit ne Damask, disa here te tjera prej governatorit te Kajarauanit ne veri ne Afrikes dhe pjesen tjeter prej vete muslimaneve te Abdaluzise.

Abdur'Rahman ibn Mu'auija arriti ne Andaluzi pasi kishte kaluar 5 vjete duke udhetuar neper Afriken e Veriut duke u larguar prej Abasideve te cilet moren fuqine nga pasardhesit e shokeve te profetit Muhamed, Mu'auijat, te cilet ne pergjithesi cilesohen si Umajadet. Eshte e qarte qe ai largohej prej njerezve te cilet e quanin veten muslimane, por qe realisht nuk silleshin si te tille - nje pershkrim i cili mund te perdoret edhe per ata qe abasidet rrezuan nga pushteti. 

Megjthate persekutimi qe e coi ate ne kete pike u solli muslimaneve te Andaluzise udheheqesin qe ata kishin nevoje. Ata ishin ne prag te nje lufte civile dhe me te miret mes tyre e mirepriten Abdur'Rahmanin si udheheqesin e tyre te ri. Ai arriti ne Andaluzi ne vitin 755 dhe shume shpejt fitoi simpatine e njerezve. Meqenese numri i atyre qe e pelqenin ishte shume me i madh se sa i atyre qe e kundershtonin ai nuk pati shume veshtiresi ne mposhtjen e kundershtareve te tij ne brigjet e Guadalkuivirit, diten e Premte ne 9 Dhul Hixha, 138 v.h (756 e.r). Kordova u mposht nje dite me vone, ne 'Id al-Adha, dhe nje falje e pergjithshme u lejohej te gjithe atyre qe e pranonin ate si udheheqesin e tyre.

Shume shpejt Abdur'Rahman I provoi qe ishte nje governator i zoti. Ai vendosi te bashkonte te gjitha fiset dhe grupet e Andaluzise. Fillimisht ai duhej te merrej jo vetem me kryengritjet brenda perbrenda vete Andaluzise, por edhe me sulmet e organizuara prej kalifave Abaside. Menyra e tij ishte shume e thjeshte: ai ishte i shpejte ne ekzekutimin e atyre udheheqesve qe mundoheshin ta rrezonin nga pushteti dhe gjithashtu i shpejte ne faljen e atyre qe e pranonin ate si udheheqes.

Ne vitin 763 ai mposhti nje sulm te ardhur nga deti dhe ekzekutoi te gjithe udheheqesit abaside. Ne vitin 777, nje i derguar i kalifatit Abasid i beri nje vizite mbretit Carlemanje ne jug te Frances. Ata kishin ne plan te nxisnin nje kryengritje me ndihmen e mbeshtetesve Abaside dhe ne te njejten kohe te organizonin nje sulm nga veriu te udhehequr prej mbretit Carlemanje. Ky sulm i dyfishte nuk funksionoi dhe Abdur'Rahmani mposhti kryengritjen abaside perpara se sa te ndodhte sulmi prej Carlemanjes. Kur Carlemanje hyri me ne fund ne Andaluzi ne vitin 778, ai u detyrua te terhiqej dhe pati humbje te medha ne betejen e famshme te Roncesvalles. Me vone. Carlemanje beri nje mareveshje me Abdur'Rahmanin qe te mos e pushtonte Andaluzine, duke i ofruar te bijen e tij per nuse, oferte te cilen Abdur'Rahmani e refuzoi me miresjellje.

Mosmarreveshjet midis fiseve te tjera dhe midis njerezve ne nenshtetesi te ndryshme dhe grupeve etnike ne Andaluzi ishin shume me pak serioze se sa konfliktet kryesore te cilat ishin umajade/abaside dhe muslimane/kristiane. Duke u marre me te gjitha mosmarrveshjet dhe kryengritjet ne nje menyre te sigurte dhe te drejtperdrejte, Abdur'Rahmani fitoi respektin dhe admirimin e njerezve te Andaluzise, te cilet nuk kishin me deshire te kerkonin per nje udheheqes tjeter. Paqja dhe stabiliteti u vendosen ne vend. Ashti sic e ka theksuar edhe Paskal de Gajangos, edhe vete berberet nomade filluan te vendoseshin neper zona te caktuara:

Per nje kohe te gjate pas pushtimit te Spanjes, berberet vazhduan te jetonin nje jete nomade, duke u transferuar nga njera ane e gadishullit ne tjetren, dhe duke marre me vete grate dhe femijet e tyre edhe kur shkonin per te luftuar. Ibnu'l-Abbar ka thene qe Abdur'Rahmani I i Kordoves ishte i pari qe mposhti zakonet e tyre bredharake, i beri ata te ndertonin fshatra dhe qytete dhe i nenshtroi ata ne nje jete me sedentare. (Pascal de Gayangos, Muhammadan Dynasties in Spain, Vol. 2)

Abdur'Rahmani njihej si "Fajkoi i Andaluzise" dhe gjate udheheqjes se tij e cila zgjati nga viti 756 deri ne vitin 788, muslimanet e Andaluzise, te vjeter dhe te rinj, ishin te bashkuar dhe te vendosur ne adhurimin e Krijuesit te tyre. Ai bashkoi komunitetet e shumta te muslimaneve qe kishin lindur ne Andaluzi. Ai udhehoqi per 33 vite dhe 4 muaj. Ai asnjehere nuk humbi asnje beteje. Pershkrimi i meposhtem i tij eshte marre prej Al-Makarit:

Ibn Zajdun ka thene qe Abdur'Rahmani kishte nje kompleks te qarte dhe floke te kuqerremta; ai kishte molleza te dala dhe nje nishan ne faqe; ai ishte i gjate dhe me nje trup te forte dhe i kishte floket me kacurela...(Gayangos, Vol.2)

Sipas Ibn Hajanit, ai ishte zemermire dhe i meshirshem (Gayangos, Vol 1):

Ai ishte i rrjedhshem ne te folur dhe kishte nje perceptim te shpejte te gjerave; ishte i matur ne vendimet qe merrte, por gjithmone efektiv ne zbatimin e tyre; ai nuk ishte asnjehere i ngadalshem por perkundrazi i shpejte ne levizjet e tij; ai ishte aktiv dhe i shkathet; ai asnjehere nuk shtrihej per tu clodhur ose te braktiste veten ne gjera te kota; ai asnjehere nuk ia besonte punet e qeverise dikujt tjeter por u merrte vete me to, megjithate ai gjithmone merrte mendimin e njerezve te mencur; ai ishte nje luftetar trim, gjithmone i pari ne beteje; ai ishte i tmerrshem kur zemerohej dhe nuk e duronte kur i kundershtonin; ai mund te fliste rrjedhshem dhe me elegance; ai ishte si nje poet i mire, dhe gjithmone krijonte vargje poezish; shkurtimisht ai ishte nje princ bujar dhe mireberes. Ai gjithmone vishej me rroba te bardha dhe vishte nje turban te se nje njejtes ngjyre te cilet e kishte me me qejf nga te gjitha. Ai ishte prezent ne te gjitha ceremonite e varrimit dhe lutej mbi te vdekurin; ai shpesh here falej me njerezit e thjeshte dhe shkonte per tu falur te premteve. Ai vizitonte te semuret dhe perzihej mes njerezve te thjeshte duke marre pjese ne festat e tyre.

Abdur'Rahmani I e beri kryeqytetin e tij Kordoven dhe gjate kohes se udheheqjes se tij ai e zbukuroi me vepra ne ndertimin e te cilave ai ishte vete prezent. Nje nga veprat e tij te para ishte te plotesonte nevojat e Kordoves me uje. Ai ndertoi nje kopesht te mrekullueshem te cilin e emertoi Munjat ar-Risafah ne perkujtim te nje vile te mrekullueshme afer Damaskut, te cilen e kishte ndertuar gjyshi i tij Hisham dhe ne te cilen ai kishte kaluar vitet e para te jetes se tij. Duke qene shume i dhene pas luleve ai caktoi nje botanist te gjente per te ne Lindje frute dhe bime te tilla qe mund te rriteshin edhe ne Andaluzi dhe ne kete menyre ai prezantoi pjeshken dhe shegen te quajtur safari.

Abdur'Rahmani I gjithashtu filloi ndertimin e xhamise se madhe te Kordoves ne vitin 786. Kjo xhami u ndertua ne krah te katedrales se mocme te Kordoves te cilen ai e kishte marre prej kristinave per nje shume prej 100,000 dinare ari nje vit perpara se sa te fillonte ndertimin e xhamise. Ai ishte gjithashtu pergjegjes per ndertimin e nje muri te trashe dhe te forte qe rrethonte Kordoven. Per me teper ai siguroi qe xhamite, banjot publike, urat dhe keshtjellat te ndertoheshin ne cdo province te pronave te tija.

Te frymezuar nga entuziazmi dhe zelli per jeten i Abdur'Rahmanit, muslimanet e pare te Andaluzise e shnderruan vendin ne nje kopesht. Ata importuan bime dhe fruta nga vende te tjera dhe prezantuan menyra te reja agrikulture. Sistemi i mrekullueshem i vaditjes me ane te te cilit ata e kthyen Valencian ne "kopshtin e Evropes" akoma ekziston edhe sot e kesaj dite, dhe ndarja e ujit prej ketij sistem vaditjeje shihet me nje admirim te madh edhe nga vete ekspertet e sotem. Muslimanet prezantuan kultivimin e kallamit te sheqerit, pambukut dhe orizit , dhe gjithashtu te frutave si pjeshka, portokalli, shega dhe hurma. Asnje cope toke nuk ishte lene e pambjelle dhe ne kete menyre Andaluzia u mbush plot jete.

Muslimanet ndertuan xhami dhe banjo publike kudo, edhe ne fshatrat me te vegjel dhe cdo artizanat dhe tregti u mesua dhe praktikohej. Te gjitha materialet e paperpunuara, te cilat ishin me bollek, si nga mineralet, bimet apo mbreteria e kafsheve shnderroheshin ne artikuj te perdorimit te perditshem. Muslimanet gjithmone merreshin me dicka. Cdo pjesetar i familjes ndihmonte duke punuar per te miren e perbashket. Ata ishin te pakalueshem ne te gjitha llojet e tregtive. Ata prezantuan kulturen e mendafshit ne Andaluzi, dhe ishte nepermjet tyre qe arti i berjes se letres dhe xhamit kaluan ne Evrope.

Pocet e Malages, rrobat e Murcias, mendafshi i Almeris dhe Granades, gjerat prej lekure te Kordoves, armet e Toledos ishin te njohura kudo. Ata furnizonin me materiale per tregti te jashtme fitimprurese e cila ndihmohej nga reputacioni i tregetareve te saj per ndershmeri dhe sinqeritet. Nuk kishte lypsare mes tyre sepse ata kujdeseshin per te varferit dhe jetimet e tyre. Ata i zgjidhnin te gjitha mosmarreveshjet mes tyre duke u bazuar ne mesimet e Kur'anit dhe atyre te profetit Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te.

Meqenese Andaluzia u be e famshe per prosperitetin e saj, njerez nga e gjithe bota erdhen qe te jetonin aty dhe kryeqyteti i saj i ri, Kordova u be nje qender e mesimit dhe e dijes. Te gjithe femijeve u mesohej shkrim, lexim dhe aritmetike neper xhami. Pervec kesaj atyre u mesoheshin edhe njohurite baze te Kur'anit dhe Hadithit dhe sigurisht arabisht. Nga kjo njohuri baze, cdokush qe deshironte te vazhdonte studimet e veta mund ta rregullonte qe te mesohej prej ndonje nga mesuesit e shumte te Andaluzise.

Duke patur njohuri per Kur'anin dhe menyren e jeteses se profetit, muslimanet e Andaluzise eksploronin dhe perfitonin nga cdo shkence qe kishte te bente me boten e pare dhe ate te papare. Ajo qe pershkonte gjithe veprimet e tyre ne ditet e para te Islamit ne Andaluzi ishte adhurimi i Allahut dhe njohurite e asaj qe vjen pas vdekjes. Muslimanet e pare te Andaluzise e dinin se sa e shkurter ishte jeta dhe e jetonin ate plotesisht. Ata e dinin qe ne kete jete ata konsideroheshin te ishin vetem ne nje udhetim i cili do te vazhdonte pas vdekjes, ne boten tjeter, dhe i cili do ti conte ata ose ne Kopesht ose ne Flake. 

Kur udheheqjes se Abdur'Rahmanit I i erdhi fundi, i njejti gabim u be ne perendim ashtu sic u be edhe ne lindje: pasardhesit e tij u zgjodhen nga familja e tij dhe jo nga ata qe dinin dhe zbatonin me mire Kur'anin dhe Synetin; dhe kishin frike Allahun. Degjenerimi i zakonshem brenda perbrenda shoqerise ishte i pashmangshem dhe u shoqerua me adoptimin e qeverisjes dinastike. Ndarja e pashmangshme midis udheheqesve dhe te udhehequrve ndodhi, dhe te paret filluan te pasuroheshin kurse pala tjeter filloi te deshironte pasurine.

Ndersa Abdur'Rahmani I kishte ecur i lire neper rruget e Kordoves dhe ishte perziere me banuesit e saj, pasardhesit e tij filluan te izoloheshin neper pallatet e tyre. Megjithese Abdur'Rahmani e rriti me kujdes djalin e tij Hishamin, duke e pelqyer me teper se sa djali i tij me i madh Sulejmani, Hishami I asnjehere nuk doli ne publik pa patur roje me vete, megjithese ai ishte nje njeri qe e degjonte dhe i bindej Zotit te vet. Hishami vdiq ne vitin 180 v.h (769e.r.) pas nje mbreterimi prej 7 vjetesh dhe 9 muajsh. Ai cilesohet si nje nga monarket e mire dhe me virtyte. Ai plotesoi ndertimin e xhamise se madhe te Kordoves, e cila ishte filluar prej babait te tij. Ai gjithashtu nuk vendosi mbi muslimanet me teper taksa se sa shuma e permendur ne Kur'an dhe Synet. Ai institucionalizoi nje roje nate e perbere nga qytetare te ndershem te cilet kontrollonin qytetet dhe neqoftese ndonje shqetesues i qetesise publike kapej ai denohej sipas fajit te bere. Te ardhurat e gjobave u dergoheshin njerezve te varfer.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@