Andaluzia
Ne
fund te shekullit te tete, e tere Andaluzia ishte toka me e populluar,
kulturuar dhe e industrializuar ne te gjithe Evropen, dhe mbeti ashtu per
shekuj me rradhe. Tregtia e saj me boten e jashtme ishte e pakrahasueshme,
dhe ne kete kohe zgjerimi ekonomik, çifutet, te cilet ishin eliminuar
praktikisht nga nga gadishulli ne shekullin e shtate nga kristianet, u
rriten edhe nje here ne numer dhe u zhvilluan. Pershkrimi i meposhtem i
pozites se tyre gjendet ne Populli Spanjoll i Humes:
Krahe per krahe me sunduesit e rinj jetonin kristianet dhe çifutet ne paqe.
Keta te fundit, te pasuruar nga tregtia dhe industria, ishin te kenaqur dhe
po i harronin kujtimet e shtypjes nga gotet kristiane, tani qe autoret e
pare te saj ishin zhdukur. Te mesuar ne te gjitha artet dhe shkencat, te
kulturuar dhe tolerante, ata trajtoheshin nga mauret (muslimanet spanjolle)
me respekt te madh ne te gjithe Spanjen; dhe, si spaniardet kristiane nen
sundimin maur te cilet quheshin mozarabe kishin shkak te falenderonin
padronet e tyre te tanishem per nje kohe prosperiteti te tille qe ata nuk e
kishin njohur me pare.
Kjo
tolerance e muslimaneve ndaj kristianeve dhe çifuteve, karakterizonte
shekujt e hershem te Islamit ne Spanje. Te gjithe çifutet dhe kristianet qe
pranonin muslimanet si sundues te shtetit lejoheshin te mbanin pronat e tyre,
besimin dhe ritet fetare, dhe te vazhdonin menyren e tyre te jeteses brenda
struktures se shoqerise pavaresisht nga fakti qe te dy komunitetet mohonin
vazhdimesine e tradites profetike pertej profeteve te tyre perkates, Musai
dhe Jezusi, paqja qofte mbi to. Muslimanet i dhane lirine kristianeve te
vendosnin ne mendjet e tyre. Perderisa muslimanet e Spanjes te ndiqnin
udhezimin qe i ishte dhene atyre, ata nuk do ti ngitnin kristianet dhe,
shkruan Giboni:
Ne
nje kohe qetesie dhe drejtesie, kristianet nuk jane detyruar kurre te
mohojne Ungjillin apo te perqafojne Kuranin.
Si
ne kohen e sundimit te Teodorikut, Mbreti i ostrogoteve, ne Itali,
megjithate, kisha katolike nuk ishte e kenaqur me kete ujdisje. Anetaret e
saj ndjeheshin gati per detyrimin e fese zyrtare mbi çdokend qe nuk do te
pranonte kendveshtrimin e tyre. Sipas udhezimit te Islamit, ka dispozita per
tolerancen dhe pranimin e kristianeve dhe çifuteve, Njerezit e Librit. Ne
besimin e Kishes Zyrtare kishte vetem intolerance dhe refuzim te çfaredo
religjioni tjeter nga ai qe ajo kishte formuluar. Duke pretenduar se Zoti
ishte kthyer ne njeri, dhe vdiq per njerezimin ashtu qe çdokush qe besonte
ate do te shkonte drejt e ne parajse, ajo logjikisht nenkupton se nuk
kishte me nevoje per nje profet ne toke. Nje njeri mund te bente çdo gje qe
deshironte dhe perseri te shkonte ne parajse me kusht qe ai te perkulej
perpara kryqit dhe te thoshte se besonte ne Krishtin. Paraqitja e nje
profeti tjeter mbas Krishtit (pqmt), Profeti Muhamed (pqmt), ishte per kete
arsye shume problematike per Kristianet Zyrtare, veçanerisht kur aq shume
njerez pranuan udhezimin e tij. Ne orvatjet e saj per realizimin e synimeve
dhe aspiratave te saj, Kisha ishte gati te provonte dhe te shkaterronte
Islamin, dhe te zhdukte muslimanet, ne te njejten menyre qe ajo kishte
eliminuar ndjekesit monoteiste te Jezusit perpara tyre.
Ndersa muslimanet mbaheshin per udhezimin qe i ishte dhene, ata ishin te
mbrojtur. Ashtu sikurse gotet ariane, muslimanet po beheshin te lekundur
ndaj aktiviteteve te kishes katolike, ne momentin qe ata filluan te
shmangeshin nga udhezimi qe i ishte dhene; procesi dinamik i lulezimit, ne
te cilin komuniteti i Kordoves arriti kulmin gjate shekullit te nente dhe te
dhjete, do te thoshte se thjeshtesia origjinale e banoreve muslimane te pare
kishte humbur. Sa me i pasur ai te behej, aq me larg ai shkonte nga projekti
i komunitetit te pare i Medines el-Munauere, e cila kishte qene me e pasura
kur anetaret e saj ishin me te varferit. Profeti tha se ai nuk i frikesohej
varferise per komunitetin e tij, por pasurise. Ai gjithashtu tha se çdo komb
ka sprovat e tij, dhe se sprova per muslimanet do te ishte pasuria.
El-Mansuri
ishte i fundit i sunduesve te famshem gjate lulezimit te pare te Islamit
ne Andaluzi. Ai mori vete kontrollin e kalifatit ne Andaluzi mbas vdekjes se
el-Hakamit, biri i Abdurrahmanit te III, i cili kishte caktuar djalin e tij
te ri, Hishamin, te vinte ne fron pas tij. Duke pretenduar se vepronte ne
emer te Hishamit, el-Mansur vazhdonte te eliminonte te gjithe ata qe
perpiqeshin te merrnin pushtetin. Ai verehej per veprimet e tij deçizive dhe
vigjilencen: Anektoda qe vijon eshte ruajtur ne autoritetin e Shualahes: Une
i thashe nje nate el-Mansurit, duke menduar se ai po me shikonte, Kam frike
se Zoteria jone qendron zgjuar shume gjate nates, dhe se trupi i tij kerkon
me shume gjume dhe qetesi, dhe askush nuk njihet me mire se ai per
shqetesimet te dalin nga kerkesa per nje qetesim te plote te nervave. Ai
pergjigjet, O Shualah, mbreterit nuk duhet te flejne kurre ndersa vartesit
e tij jane shtrire; ngase sikur une te beja gjumin tim te plote, nuk do te
kishte ne te gjithe kete metropol asgje veçse gjumashe.
Mansuri ishte shume aktiv kunder kristianeve te cilet, duke ndjere
shkaterrimin e afert te unitetit midis muslimaneve ne Andaluzi, kishin
filluar te benin inkursionet e para ne tokat e qeverisura nga muslimanet.
Gjith-e-gjithe Mansuri udhehoqi 52 ekspedita kunder kristianeve, dy ne çdo
vit dhe me 997, ne ekspediten e tij te pesembedhjete, ai mori Santiago de
Kompostelen, varrin e supozuar te shen. Xhejmsit. Kur ata arriten ne
Santiago, te gjithe e kishin braktisur ate, me perjashtim te nje murgu, i
cili ishte lejuar te shkonte i lire. Varri nuk ishte prekur, por te gjitha
ndertesat ishin shkaterruar. Fatkeqesisht, Mansuri shkaterroi gjithashtu
vende te tjera adhurimi te kristianeve ne ekspeditat e tij, dhe kjo rezultoi
patjeter ne hakmarrje te njejta menjehere kur kristianet filluan te fitonin
toke ne Andaluzi. Midis veprimeve me merite te Mansurit, jane mbajtur shenim
keto qe vijojne: Ai shkroi me duart e tij nje Kuran, te cilin ai e merrte
gjithnje me vete ne ekspeditat e tij ushtarake, dhe ne te cilat ai e kishte
zakon te lexonte vazhdimisht. Ai mblidhte dhe mbante te gjithe pluhurin qe
binte mbi teshat e tij gjate marshimeve te tij ne vendet e jobesimtareve,
ose ne betejat me ta. Sa here qe ai ndalonte ne ndonje vend, sherbetoret e
tij vinin tek ai dhe me kujdes mblidhnin pluhurin mbi shamine e tij, derisa
nje çante e mire u mbush plot, te cilen ai mbartte me vete, duke pasur si
qellim te perziente ate me parfumet qe te kujtonte trupin e tij. Ai merrte
gjithashtu qefinat e tij, duke qene keshtu gjithnje i pergatitur te takonte
vdekjen kudo qe ajo ta merrte. Qefina ishte bere prej pe liri i rritur ne
tokat e trasheguara nga babai i tij, dhe i punuar e i thurur nga vajzat e
tij. Ai e kishte zakon ti kerkonte Allahut vazhdimisht ta lejonte ate te
vdiste ne sherbim te Tij dhe ne lufterat kunder jobesimtareve, dhe kjo
deshire iu realizua. Ai u be i degjuar per pasterine e qellimeve te tij, i
veteditur per aktet e tij te gabuara, friken ndaj Krijuesit te tij, dhe
shume virtyte te tjera per te cilat do te merrte shume gjate ti numeronim.
Sa here qe emri i Allahut te permendej ne prezencen e tij, ai kurre nuk
leshonte pa e permendur ate gjithashtu; dhe sikur ndonjehere ai te tundohej
te bente nje akt qe meritonte ndeshkimin e Zotit te tij, ai i rezistonte
sproves me qendrueshmeri. Pamvaresisht nga kjo, ai i shijoi te gjitha
kenaqesite e kesaj bote, te cilat sjellin gezimet e mbreterve, me
perjashtimin e vetem te veres, perdorimin e se ciles ai e ndaloi dy vjet
plot perpara se te vdiste.
El-Mansuri
ra i semure dhe vdiq ndersa ishte ne ekspediten e tij te pesedhjete-e-dyte
kunder kristianeve. I biri i tij, el-Muzafari e trashegoi ate, por edhe ai
vdiq gjashte vite me vone. Me tu varrosur ai e grindjet per udheheqesine e
muslimaneve u zhvilluan midis familjes se Mansurit, Hishami II, nipi i
Abdurrahmanit te III, i cili ishte tashme i pafte per qeverisje, dhe disa
rivaleve te tjere, duke perfshire nje njeri qe quhej el-Mehdi, i cili
perfundimisht zuri pushtetin:
Mehdiu paraqitet nga historianet e kohes si nje njeri me moral te
degjeneruar, nje sundues tiran dhe nje gjakderdhes. Ibn Basam thote se ai
kishte nje koesht ne te cilin kokat e armiqve te tij ishin te fiksuara ne
hunj te ngulur ne toke. Mehdiu ndoqi rrugen e te gjithe tiraneve dhe me se
fundi u hoq nga posti dhe u vra nga nje force e bashkuar muslimane dhe
kristiane, tek te cilet muslimanet i ishin drejtuar per ndihme. Lufta per
pushtet vazhdoi dhe shteti u fut ne lufte civile. Trupi politik i
muslimaneve ndahet e ndahet perseri. Brenda pesembedhjete vjetevenga vdekja
e Mansurit, e gjithe Andaluzia ishte copetuar ne shume mbreteri te vogla,
secila me nje sundues te vetin. Ata luftuan ndermjet njeri-tjetrit
vazhdimisht duke rekrutuar e marre ndihme nga kristianet, te cilet ishin
teper te lumtur te tia benin kete nder:
...ngase
kur ata i bashkuan forcat e tyre, e madje ftuan njerez nga kombe te largeta
te bashkoheshin ne sulme, sunduesit muslimane te Andaluzise shihnin me nje
shkujdesje perfekte, ndoshta me gaz te brendshem, dominimet e fqinjeve apo
rivaleve te tyre te hapura ndaj te gjitha shkaterrimeve te armikut kristian.
Ato
mbreteri te cilat kufizoheshin me tokat e okupuara nga kristianet ne veri te
gadishullit, per shkak te humbjes se unitetit te tyre, ishin te detyruar ti
pagaunin kristianeve nje haraç vjetor ne menyre qe te ruanin pavaresine e
tyre. Ne menyre qe te paguanin kete haraç dhe te ruanin jeten e pasur te
oborreve te tyre, sunduesit e ketyre mbreterive te vogla vendosen taksa te
renda mbi popullin nen kontrollin e tyre. Ketotaksa ishin teper te larta mbi
limitin e taksave sipas Ligjit Islam.
Ata
te cilet u perpoqen te ruanin apo rivendosnin praktikimin e fese Islame ne
te gjitha aspektet e saj, e gjeten keshtu veten e tyre duke luftuar jo vetem
kristianet por edhe te ashtuquajturit muslimane. Ishte nje lufte e pashprese.
Ata e gjeten veten e tyre ne procesin e renies dhe prishjes qe nuk mund te
kthehej mbrapsht. Per aq kohe sa muslimanet e Andaluzise kishin mbetur te
bashkuar ne praktikimin e tyre te Islamit, ata kishin vazhduar te
zgjeroheshin. Sapo ata u ndane, numri i tyre filloi te zbriste, dhe
kristianet ishin ne gjendje tja nisnin nga puna per marrjen e shtetit. Veç
kesaj, per shkak te ndarjes fatkeqe ndermjet lindjes dhe perendimit brenda
Umetit Islam, asnje ndihme nga muslimanet ne lindje nuk u ofrua. Ky
mosbashkim ishte nje faktoret themelore qe kontribuoi drejt eliminimit
perfundimtar te Islamit nga Spanja, ngase ishte nje dobesi prej se ciles
kristianet moren avantazh te plote.
Menjehere pasi qe muslimanet ne Andalus u ndane, ushtrite e kishes fituan
terren ne shtet dhe, te ndihmuar nga kristianet qe jetonin brenda tokes
muslimane, te cilet ishin rritur ne numer dhe te lulezuar nen sundimin
tolerant musliman, ndikimi i tyre ne shtet vazhdonte te rritej. Si ne rastin
e Teodorit, mbreti i ostrogoteve, mizorite e kryera nga ushtrite e avancuara
kristiane i shtyne muslimanet te hakmerreshin mbi kristianet brenda
mbreterive te tyre. Kjo vetem sa dobesoi poziten e tyre ne toke, dhe rriti
vendosmerine e kristianeve ti pushtonin ato. Hakmarrja stimulonte hakmarrje.
Intoleranca shkaktonte mosdurim.
Duke
nisur me kryqezaten burgundiane me 1017, shenjat paralajmeruese per me shume
kryqezata famekeqe ne lindje, kristianet filluan te benin kerdine ne
gadishullin Iberik. Marrja e Barbastros me 1064, ne te cilen mijera
muslimane u therren menjehere pasi nje rrethim i gjate u hoq mbasi te dy
krahet kishin nenshkruar nje traktat paqjeje, beri nje model te palekundur
pre ripushtimin e Andaluzise nga kristianet:
Ishte nje zakon i pandryshueshem me kristianet, sa here te merrnin nje qytet
me forcen e ushtrive, te perdhunonin vajzat ne prezence te baballareve te
tyre, dhe grate perpara syve te burrave dhe familjeve te tyre. Por me
marrjen e Barbastros ekseset e ketij lloji te kryera nga gjembaçet i kalonin
te gjitha besimet; muslimanet nuk kishin pasur kurre me pare nje eksperience
te tille. Shkurtimisht, te tilla ishin krimet dhe teprimet e kryera nga
kristianet ne kete rast sa qe nuk ka asnje pene te mjaftueshme ti
pershruaje ato.
Nen
udheheqjen e Alfonso VI, qytet pas qyteti ra ne duar te kristianeve, dhe nga
viti 1072 ai ishte sundues ne Leon, Kastije dhe Portugali. Aktivitetet e tij
arriten kulmin me zenien e Toledos mbas nje rrethimi prej shtate vjetesh:
...per te rritur fuqine e tij nepermjet zhdukjes se kalifatit, dhe duke
marre me mend gjendjen e dobet e te pashprese ne te cilen muslimanet kishin
rene per shkak te veprimeve te tyre te gabuara, ai e pushtoi e plaçkiti
shtetin dhe keshtu i kerkoi el-Kadirit se ai i detyrohej atij te rrethonte
kryeqytetin e tij, Toledon, ne vitin 1085 e.r.(478 v.h.), me kusht,
megjithate, qe ai duhej ti ndihmonte atij ne marrjen e Valencias, te cilen
ai e beri. Nuk ka asnje fuqi dhe force perveç Allahut, te Lartit!
Mbas
kapitullimit te Toledos, Alfonso i VI shpalli veten perandori i te gjithe
Spanjes, dhe brenda nje kohe shume te shkurter po kerkonte haraç vjetor nga
thuajse te gjithe mbreterite e vogla muslimane, apo tafza, siç ato
quheshin.
Toledo, kryeqyteti i lashte i visigoteve, me pas u be nje qender e madhe
studimi, ne te cilen shume vepra filozofike, te cilat ishin rizbuluar apo
shkruajtur ne Spanjen muslimane, u perkthyen ne latinisht dhe gjuhe te tjera
evropiane, dhe nga aty u perhapen ne te gjithe Evropen. Keto vepra ishin te
bazuara me se shumti tek filozofet greke, veçanerisht tek Plato dhe
Aristoteli. Per shkak te kesaj, shekulli i fundit ne veçanti ka pare nje
sulm te perbashket te dijetareve kristiane duke diskredituar Islamin me
perpjekjet per te provuar se Islami rrjedh nga mesimet e filozofevete
lashte grek, dhe prandaj mund te behet pa te, perderisa ai logjikisht ndjek
se, nese kjo eshte e vertete, ai nuk ka asnje burim paresor te tijin.
Megjithate Kurani sigurisht ka mbijetuar deri ne ditet e sotme i pandotur
nga nderhyrjet njerezore dhe ne dijme shume mbi Profetin Muhamed (s) per
argumentet e tyre te bindshme. E verteta eshte se muslimanet, duke e bazuar
veten e tyre ne Kuran, futen nje fryme te re ne traditen filozofike efektet
e se ciles jane te qarta deri me sot.
El-Kadiri ra dakort tia dorezonte Toledon Alfonsos se VI me kusht qe ky i
fundit te ndihmohte ate te merrte kontrollin e Valencias. Mbreti kristian e
mbajti premtimin e tij dhe el-Kadiri i gezuar mori pushtetin e nje qyteti:
banoret e te cilit ishin te paushtruar per lufte dhe po aq pak te mesuar me
jeten e veshtire dhe perdorimin te heshtes e te shpates. Ata ishin, ne te
kundert, te zhytur ne kenaqesi e pertaci, dhe mendonin per asgje tjeter veç
te ngrenurit e te piret.
Kadiri e ruajti poziten e tij si sundues i Valencias duke i paguar haraçin
vjetor El Cidit te njohur, qe ishte teper i zene me themelosjen e
katoliçizmit romak ne lindje te Andaluzise, ndersa Alfonso VI po koncetrohej
ne qender dhe perendim te vendit.
Mbreria e vogel e El Cidit ne Andaluzine lindore ishte zhvilluar shume si
rezultat i debimit te tij nga Alfonso VI. Ai e filloi syrgjynosjen e tij
duke vepruar si mercenar i cili u pajtua si ndihmes tek nje sundues musliman
qe deshironte te pushtonte nje tjeter. Rezultati i aktiviteteve te tij
keshtu ndihmuan ne ndarjen e muslimaneve. Ai gjithmone e mbante fjalen e
tij, megjithate, dhe nuk e humbte veten e tij ne kenaqesi sensuale. Ne kete
aspekt ai ishte me i drejte se tiranet te cileve ai i ndihmoi te rrezonin
pushtete apo nga te cilet ai vendoste taksa. Keshtu ai gezoi nje respekt nga
zori nga shume muslimane qe vuajten nen udheheqesit e tyre tiran.
Eshte e qarte, megjithate, qe El Cidi ishte i pregatitur te vinte drejtesine
per aq kohe sa ai mbeti ne pushtet. Kur, ne fund te shekullit te
njembedhjete nje fllad i ri i Islamit fryu ne Andaluzi nga Afrika veriore me
ardhjen e muslimaneve te njohur si almoravidet apo murabitet, ai u soll
shume ashper me te gjithe ata qe iu pergjigjen ketij zgjimi te ri. Ardhja e
murabiteve jo vetem qe i bashkoi El Cidin dhe Alfonson e VI edhe nje here,
por gjithashtu tregoi natyren e vertete te aktivitetve te tij te cilat, pasi
zhveshen magjepsjen e tyre, perfshine heqjen e praktikes se Islamit dhe
institucionin e katoliçizmit romak ne vend te tij. Ne te vertete, ishte nje
suksesi i kristianeve ne kete, aktiviteti i tyre paresor qe i shkaktoi
muslimanet e Andaluzise te bashkoheshin eshe nje here, dhe te kerkonin
ndihmen e vellezerve te tyre pertej Rrugeve te Gjibraltarit.
|