Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Arabet ne Ocitania (Franca Jugore)

Ian Meadows

[Mbasi moren me teper se gjysmen e gadishullit Iberik, muslimanet shume shpejt pushtuan pjesen me te madhe te Septimanise Visigote, perfshi ketu edhe qendren e madhe romake te Norbones me 719. Banoret e qytetit te cilit ishin shumica kristiane ariane, iu dhane te drejta te favorshme dhe iu lejua liri e plote besimi. Me Norbonen dhe porten e saj te sigurt muslimanet levizen shpejt duke marre Alet, Beziers, Agde, Lodeve, Maguelonne dhe Nimes njera pas tjetres. Muslimanet pastaj u futen me ne thellesi ne drejtim te lindjes dhe pastaj ne veri deri ne qytetin Autun, ne pjesen lindore qendrore te Frane.rs, ne fund te vitit 725. Me vone me 732 muslimanet paten humbjen e tyre me te madhe ne Poitiers gjate muajit te Ramazanit.

Historianet muslimane regjistrojne nje rritje ne numrin e atyre qe vendoseshin ne Septimani vecanerisht ne zonen e Narbones, ndermjet 718 dhe 755. Por mbas renies se Narbones me 759, muslimanet u terhoqen nga Septimania. Shume ekspedita te tjera u derguan me vone kunder Narbones si per shembull me 793, 841, dhe nje sulm nga deti me 1020. Gjate kesaj kohe sulme te tjera u ndermorren ne Provence, perkatesisht ne qytetet bregdetare si Nice, Frejus dhe Garde-Freinet. Me 891 nje force muslimane nga Andaluzia pushtoi qytetin e Garde-Freinet (fraxinetum) dhe e mbajti ate per gati nje shekull.

Persa i perket anes kulturore, tre shekujt ndermjet 800 dhe 1095 u shenuan nga nje rrjedhe e vazhdueshme e kontakteve ndermjet Andaluzise dhe Frances Jugore. Liria, toleranca dhe lehtesia e asimilimit ishin karakteristikat e Andaluzise dhe Ocitanise se bashku. Sipas filozofit Rudolf Shtajner, kaloresit arabe iu dhane mbrapsht ikonat e shenjta kaloresve kristiane ne fund te shekullit te tete.

Mbreteria e Navares sherbeu si rruge transmetimi per rrjedhen veriore te dijes muslimane. Gerberti i Aurillacut - murgu frane.rz i cili u be Papa Silvester II - studioi shkencat arabe, matematiken dhe astronomine ne Katalonje. Ai ishte pergjegjes per dergimin e shume grupeve Benediktine te studimit ne Andaluzi gjate viteve te fundit te shekullit te dhjete. Gerberti i hapi syte europes kristiane per te pare klasiket muslimane ne algjeber dhe gjeometri.

Rrjedha perendimore e shkrimeve arabe filloi rreth vitit 800. Ne fund te shekullit te nente, shume shkolla ne Kordove, kryeqendra e Andaluzise, nxirrnin rreth 60,000 volume ne vit. Nje pjese e kesaj literature pa dyshim qe gjente rrugen neper Pireut neper kishat, manastiret dhe qendrat mesimdhenese te Narbones, Touluses, Montpele, Nimes dhe Poitiers. Me vija te rregullta komunikimi, ne fillim Kordova dhe pastaj Toledo dhe ne fund Ovideo u bene kanalet kryesore per transmetimin e njohurive shkencore nga Andaluzia nepermjet Katalonjes, Aragon dhe Navarre ne Francen Jugore. Nje numer i madh Musarabesh dhe te tjere te ikur nga Kordova dhe Toledo kaluan Pireut ne Francen Jugore gjate cerekut te pare te shekullit te njembedhjete, duke marre me vete me teper se 200 vjet vlere njohurie te akumuluar.

Me teper se kater shekuj te nje kryqezimi pjellor te mendimit klasik, islamik dhe atij perendimor, e arritur nga muslimanet e Spanjes dhe kultura e perzier e Andaluzise, ndihmuan Francen te zhvillonte civilizimin e saj unik. Me ardhjen e shekullit te 15 elemente themelore te shkences dhe kultures andaluziane u kaluan ne anen tjeter te kufirit duke influencuar ne kete menyre zhvillimin ne Ocitania te koncepteve dhe doktrinave qe do te perhapeshin edhe me larg se kjo zone. Europa perendimore ne pergjithesi i detyrohet shume kesaj rrjedhe te pasur intelektuale nga Andaluzia permes Pireut ne Ocitania dhe Akuitaine. Shkolla mjekesore e Monpeles ende qendron si nje monument i vertete i asaj kohe kur dija nuk njihte kufij.]

*        *        *

Spanja u fitua dhe shume muslimane kane ardhur te qendrojne aty. Por pertej Pireut nje kontinent i madh pret.

Eshte viti 719[E.R]. Muslimanet u futen ne Gadishullin Iberik rreth 7 vjet te shkuara, dhe tani jane duke hedhur themelet e nje civilizimi qe do te rezistoje per me se 800 vjet. Ushtrite muslimane te fryra nga trupat qe kane arritur rishtazi nga veriu dhe jugu i Afrikes - sirianet dhe jemenasit kalojne Pireun, duke u futur thelle ne ate qe ata e quajne "Toke Madheshtore", el-Ard el-Kabirah. Ata kapin shume shpejt pjesen me te madhe te Septimanise Visigote, perfshi ketu dhe qendren e famshme romake te Norbones, e njohur ne arabisht si Arbuna.

Banoreve te qytetit shumica e te cileve jane kristiane ariane, ju jepen te drejta te favorshme dhe po ashtu nje liri e plote besimi ne baze te nje marreveshjeje te ngjashme me ate te Teudemias Visgote te Murcise. Te dy dokumentet se bashku tregojne se ata ofronin kushte me te mira se sa shume nga marreveshjet e bera neper luftrat brenda europes, gjate asaj kohe. [ Pikat e kesaj mareveshje u ideuan mbi bazen e rregullave te caktuara nga Profeti Muhamed (a.s.) dhe kater Halifet e drejte, po ashtu marreveshje te ngjashme ishin ne perdorim ne te gjitha territoret muslimane nga Andaluzia ne Indi.]

Me Norbonnen dhe porten e saj te sigurt, el-Samh ibn Malik, guvernator-gjeneral i Andaluzise, levizi rrufeshem per te nenshtruar zonat rrethuese, duke marre Aletin ne jug te Karkasones, dhe Beziers, Agde, Lodeve, Maguelonne (Montpellier) dhe Nimes njera pas tjetres. Me ardhjen e vitit 721, ai ishte gati per nje fushate me te vendosur dhe me rezultative.

Kjo fushate nuk do te ishte e vogel, ajo nuk do te ishte karr wa-farr (sulmo dhe terhiqu). Qellimi i El-Samhit ishte te sulmonte ne drejtim te perendimit, te merrte luginen e lumit Garone, te zinte Tuluzen - atehere kreqender e Eudes, Duka i Akuitaines - dhe te hapte nje territor te gjere qe do te shtrihej deri ne Atlantik dhe mbrapa ne jug deri ne Andaluzi, Mesdhe dhe Magrib (Marok).

El-Samhi duhet te jete ndjere i sigurte qe, me Tuluzen e pushtuar, ai mund te perseriste ate qe beri ne Narbone: te krijonte me nje marreveshje nje zinxhir principatash islamo-kristiane, dhe kjo marreveshje do te vulosej si zakonisht nga ndonje martese midis familjeve prine.rrore nga te dy krahet. Por ne fillim ai u kthye ne Andaluzi te merrte trupa te reja. I perforcuar, ai u kthye perseri ne Ocitania heret ne pranvere, 721, dhe menjehere marshoi drejt Tuluzes.

Ushtria e El-Samhit perfshinte karroca lufte, kembesori, disa kalores dhe shume mere.rnare, si dhe slingerat Baske (ata qe hidhnin gure me litar). Dhe megjithese Tuluza ishte nje qytet i madh, shume i mbrojtur, muret e te cilit paten qene fuqizuar vazhdimisht qe nga koha e romakeve dhe visigoteve, Eudi nuk humbi kohe. Pasi e la Tuluzen te izoluar dhe te mbrojtur, ai u largua ne drejtim te te gjitha aneve te territorit te tij per t'i bere thirrje cdo aleati te mundshem, per te ndertuar nje ushtri te madhe per t`u perballur me rrezikun qe i kanosej. Apelet e bera mbretit Francez Çarls Martel, djali i paligjshem i themeluesit te dinastise Karolingiane, rane ne vesh te shurdhet. Çarli i quajtur 'Cekici" kishte ambicie me te medha; keshtu qe per strategjine e tij ishte me e vlefshme qe te bente sehir dhe te priste.

Rrethimi i Tuluzes, me muret e saj pothuajse te pakalueshme, zgjati deri ne fillim te veres. Mbrojtesit, te cilet nuk kishin me rezerva ushqimi, ishin afer dorezimit kur, rreth 9 Qershorit, 721, Eudi i Akuitanes u kthye ne krye te nje fore.r te madhe, sulmoi prapavijen e el-Samhit dhe filloi t'i bente atij nje rethim shume te suksesshem. Pas kesaj vijoi nje beteje e madhe dhe shume decizive dhe per kete pajtohen tre nga historianet me te medhenj muslimane te kohes, Ibn Hajjan (vdiq 1067), Ibn el-Athir (vdiq 1234) dhe el-Makkari (vdiq 1632).

Shkrimet e tyre sugjerojne se el-Samhi pati rene ne kurthin klasik te nje lufte qendrore dhe pati perqendruar te gjithe potencialin e tij ushtarak kunder mureve te Tuluzes. Duke pasur dhe nje numer te vogel kaloresish, ai nuk ishte ne gjendje qe t`i pergjigjej shpejt levizjes se Eudit, e cila e izoloi ate teresisht. I kapur midis mbrojtesve te qytetit dhe njerezve te Eudit, el-Smahi u perpoq te cante rrethimin, por mbeti perseri i bllokuar vetem me nje pjese te trupave te tij ne nje vend te quajtur Balat (Plateau), ku dhe beri qendresen e tij te fundit.

El-Makkari eshte i mendimit se ushtria e Eudit kishte rreth 300,000 njerez. Burimet europiane flasin per 375,000 arab te vdekur apo te plagosur ne Balat, perkunder 1500 nga forcat e Eudit. Numri i arabeve sigurisht qe eshte fryre, por historianet arabe besojne se Tulusa ishte nje disfate totale, faza finale e se ciles ishte vecanerisht e pashprese dhe ata pak te shpetuar u perpoqen te kalonin ne drejtim te lindjes drejt Narbones.

El-Samhi vete ishte plagosur keq. Njeriu i dyte ne komande, 'Abd el-Rrahman ibn 'Abd Allah el-Ghafiqi - i cili rishfaqet ne komande perseri ne Poitiers nje dekade me vone - ishte ne gjendje qe te marshonte ate qe kishte mbetur nga ushtria mbrapa per ne Narbone. Atje, pak kohe mbas mberritjes, el-Samhi vdiq; kaq serioze ishte kjo humbje, saqe per 450 vjet me radhe, te gjithe ata qe vdiqen ne Balat el-Shuhada' (Sheshi i Martireve) nderoheshin me nje e.rremoni perkujtimi te vecante.

Ne vitet qe pasuan, me Luginen Garone te mbyllur, dhe pa ndonje deshire per te luftuar nje lufte tjeter te madhe, forcat arabe levizen ne lindje dhe pastaj ne veri ne nje seri sulmesh te cilat arriten deri ne qytetin Autun [90 milje ne veri te Lyonit, 160 milje jug-lindje te Parisit], ne Francen qendrore, nga fundi i vitit 725. [Karkassone dhe Nimes u moren me 725 E.R; Mekon, Çalones-on-the-Rhone dhe Beaune u moren me 730 E.R]. Por keto sulme kishin me teper per qellim qe te mbanin gjalle, prezencen arabe dhe gjithashtu te parandalonin ndonje humbje tjeter territori ndaj Septimanise.

Sidoqofte, te tjere lojtare te fuqishem po prisnin te futeshin ne loje. Eudi i Akuitanes ishte ne dijeni si armiku i tij me i madh nuk ishin muslimanet: Kercenimi kryesor ishin francezet nen Çarls Martelin. Çarli donte Akuitanen, dhe Eudi nuk ishte vetem master i Akuitanes por edhe hero i Tuluzes dhe nje aleat i mundshem per te gjithe ata qe do te donin te ngriheshin kunder francezeve - me pak fjale nje pengese ne rrugen ambicioze te Çarlit. Qe te dy keta burra pa dyshim qe ishin ne nje rruge qe me patjeter do i conte ne perplasje.

Kjo njekohesisht shpejgon se pse, me 730, Eudi hapi negociatat me 'Uthamn ibn Naissa (Munuza), zevendes guvernatorin Berber te Katalonjes, i cili ne fakt mund te jete ai qe ka filluar bisedimet. Keto bisedime cuan ne nje marreveshje paqeje te vulosur nga martesa e vajzes se Eudit Lamagie me Munuzen. Pas kesaj sulmet arabe ne Akuitaine ndaluan menjehere, u vendos paqja, dhe Eudi u kthye ne kryeqendren e tij, i sigurte qe Çarli nuk do te guxonte ta sulmonte.

Por e gjitha kjo mori per keq kur Munuza doli kunder guvernatorit gjeneral te Andaluzise, me qellimin per te krijuar nje Katalonje te pavarur per veten e tij. Ai u shpall tradhetar, u sulmua dhe u mund ne nje beteje te shkurter - dhe Eudi u akuzua nga guvernatori gjeneral si tradhetar. Eudi gjate kesaj kohe, ka shume mundesi qe te kete liruar shume nga ushtaret e tij, u sulmua nga ushtria arabe dhe u mund ne Bordeaux, qytet te cilin Arabet e quajten el-Burdil.

Apelit te Eudit tek Çarls Marteli per ndihme te menjehershme i erdhi nje pergjigje e prere se ai kishte tradhetuar kristianizmin kur beri mareveshje me arabet. Shpetimi i tij i vetem do te ishte dorezimi i autoritetit te tij tek Çarli. Ai u dorezua.

Humbja e Eudit i dha Çarlit nje mundesi ideale per te sulmuar mbi 'Abd el-Rrahman ibn 'Abd Allah el-Gafiki, i cili gjithashtu pati humbje ne Bordeaux. Kjo ishte arsyeja se si forca e vogel arabe nen Abd el-Rahmanin u perplas me Çarlin prane Poitiers [190 milje jugperendim te Parisit], dhe u mund ne Tetor 732. 'Abd el-Rrahman u vra ne kete kasaphane, e cila u fry me vone nga kronikanet ne proporcione historike, versione te cilat kane qarkulluar prej shekujsh. [Bordeaux, Lyons, Besancon dhe Sens u morren me 731-732 E.R nga muslimanet.]

Nje kerkim i tanishem i historianit nga Tuluza Sidni Forado tregon se ne fakt beteja e Tuluzes me 721, ishte shume me e rendesishme se sa beteja e Poitiers - disa here e quajtur beteja e Toursit . Ajo parandaloi pushtimet e tjera muslimane ne Francen e jugut. Po ashtu fitorja e Eudit ne Tuluse rezultoi ne nje numer te konsiderueshem aleancash islamo-kristiane ne Francen e Jugut, duke filluar keshtu shkembimet e para kulturore dhe tregetare ndermjet Spanjes muslimane ne njeren ane dhe Languedoc, Gaskoni, Akuitaine Jugore, Pireut, Septimania dhe Provenca ne anen tjeter.

Megjithe rezultatet e Poitiers, arabet qendruan ne kontroll te Norbones dhe Septimanise edhe per 27 vjet te tjera. [St Remi dhe Avignon u morren me 724 E.R]. Marreveshjet e arritura me heret me popullsine lokale qendruan te paprekuara, madje u forcuan edhe me shume me 734 kur guvernatori i Norbonnes, Jusuf ibn 'Abd el-Rahman el-Fihri, arriti marreveshje me qytete te ndryshme per pergatitje te perbashketa per mbrojtjen ndaj perpjekjeve te Çarls Martelit. I cili sistematikisht dhe brutalisht gjunjezoi jugun ndersa zgjeronte zonat e tij te influences. Çarli deshtoi ne perpjekjen e tij per te marre Narbonen me 737, kur qyteti u mbrojt sebashku nga muslimanet arabe dhe kristianet visigote te qytetit. [Muslimanet pushtuan St.Paul, Trois Chateaux, Donizere, Valene.r dhe New Lyons me 736. Ndermjet viteve 737-740 Franket duke zbatuar nje politike te tokes se djegur shkaterruan shume qytete te zhvilluara muslimane si Bezier, Agde, Nimes dhe Makerons].

Ibn el-Athir dhe el-Makkari qe te dy regjistrojne nje rritje te marreveshjeve muslimane ne Septimani, vecanerisht ne zonen e Narbones, midis viteve 718 dhe 755, po ashtu edhe per marreveshjet e vogla te cilat sugjerojne se ata qe vinin kishin per qellim te rrinin perfundimisht neper keto toka pjellore. Por Narbonna me se fundi ra, per shkak te tradhetise, ne vitin 759 nga Pepin Xhuxhi, nje nga djemte e Çarls Martelit, dhe arabet vendosen te terhiqeshin nga e gjithe Septimnania, per shkak te pasigurise se shkaktuar nga shqetesimet politike te Halifatit Umajjad ne Damask, dhe te deshires per te perqendruar te gjithe forcen e punes arabe dhe berbere ne zemer te Andaluzise. Nje tjeter faktor ishte dhe kriza e urise e cila goditi Septimanine dhe pjese te tjera te Spanjes ne gjysmen e dyte te shekullit te tete. [ Halifati Umajjad perfundoi me 750 dhe u mor nga Abbasided te cilet me vone e cuan kryeqendren e tyre ne Baghdad. Kjo rezultoi ne eliminimin e te gjithe anetareve te Umajjades, pervec Princit Abdur Rahman, i cili u arratis ne Afriken e Veriut dhe me se fundi arriti ne Andaluzi. Sulltan Abdur Rahmani sundoi Andaluzine gjate viteve 755-788. Shteti i tij u njoht si me i organizuari ne europe dhe kryeqendra e tij Kordova me e bukura ne bote.

Pas kesaj nuk pati me fushata te medhaja arabe per fitim toke ne Ocitania, megjithese nje ekspedite u dergua kunder Narbones me 793, e udhehequr nga el-Mugith, nje tjeter me 841 nen el-Iskandarunin dhe nje sulm detar me 1020. Kjo periudhe u karakterizua gjithashtu nga nje sere sulmesh te vogla ne zonen e Provences, perkatesisht ne qytetet bregdetare te Nices, Frejus dhe Garde-Freinet, nga piratet Berber te Magribit te cilet ishin njesoj si cetat amerikane te shekullit te 18, te suportuara nga qeveria e tyre. Qyteti i Garde-Freinet (Fraksinetum), ne bregdetin e mesdheut ndermjet Marseilles dhe Nices, u pushtua nga nje force arabe nga Andaluzia me 891 dhe u mbajt per me teper se nje shekull, duke sherbyer si nje koloni e vogel dhe baze per sulmet detare dhe tokesore.

*        *        *

Persa i perket kultures, tre shekujt ndermjet viteve 800 dhe 1095, kohe kur filluan dhe kryqezatat ne Token e Shenjte, u karakterizuan nga nje rrjedhe e vazhdueshme kontaktesh ndermjet Alndaluzise dhe Frances Jugore, dhe nga nje popullate te perbere nga karaktere te famshme te cilet luajten role kryesore ne kete shkembim kulturor midis civilizimeve islamike dhe kristiane.

E gjithe zona ishte sigurisht nje zone e pasur me ide te reja: banoret e saj ishin te njohur per natyren e tyre kerkuese dhe nje njohuri mistike te lindur nga kontaktet e vjetra me Greket, Fenikasit dhe mendimin Romak. Alkuni, nje shkollar anglo-sakson dhe nje nga keshilltaret me te besueshem te Çarlemanes, ka folur per sensin e forte te lirise qe egzistonte ne Akuitein, dashurine e tyre per liri dhe faktin se "ata i faleshin direkt Zotit".

Ngjashmerite midis tyre - etnike, kulturore dhe linguistike - lidhen popujt e Ocitanise me popujt ibero-celtike dhe visigotike pergjate kufirit jugor, i cili ishte gjithashtu thellesisht i ndikuar nga kultura greke dhe romake. Arabet andaluziane nuk i shqetesuan keta popuj vendas dhe u lejuan atyre liri ne ceshtjet e fese dhe te zakoneve te tyre. Liria, toleranca dhe lehtesia per asimilim ishin emeruesi i perbashket per te dyja si Andaluzine ashtu dhe Occitanine.

Agjentet kryesore ne procersin e transmetimit kulturor midis Andaluzise dhe Frances Jugore ishin Musarabet, apo kristianet e arabizuar, dhe shume Hebrenj, te cilet flisnin arabisht po aq mire sa edhe romakcen. Lidhje te tjera gjate kesaj periudhe u formuan nga xhongleret, mercenaret dhe tregtaret te cilet qarkullonin midis tokave arabe ne Andaluzi dhe teritoreve kristiane si Navarre, Aragone, dhe Franca jugperendimore. Keta udhetare ose ndoqen rrugen pergjate bregdetit mesdhe e cila kalonte ne Katalonje dhe Roussillon, pastaj ne Andorra dhe luginen Ariege per ne Foix dhe Tuluze, apo rrugen perendimore qe kalonte nga Aragoni, Xhaka drejt Paut, Tuluzes dhe pjeses tjeter te Akuitanes. Kultura e perzier qe ata mbartnin me vete u shpernda gjeresisht.

Filozofi Rudol Shtajner permend nje shkolle kaloresie prane Xhakas nga fundi i shekullit te tete, ku kaloresit arabe, te quajtur Fida'iju Kas el-Futuwwah, fisniket e Kupes se kavalerise, u bene famoze sepse u rikthyen kaloresve kristiane ikonat e shenjta. Po ketu lindi dhe legjenda e Parsifalit, simbas mendimit te Shtainerit. Po ashtu Chretien de Troyes, poeti i madh francez i shekullit te 12, epika e te cilit, Perceval ou Le Conte du Graal, pati qarkulluar gjeresisht ne Francen jugore, ka thene se e ka marre historine e ikonave nga Kjot Porvinciali, i cili pastaj ia atriboi ate nje njeriu te quajtur Flegtanis, ky njeri ka jetuar ne zonen e Toledos ne Andaluzi nje qind apo me shume vjet perpara.

Xhaka, nje qytet ne Spanjen Veriore, shtrihet ne rrugen e perdorur nga trupat e Çarlemanies mbasi ato u terhoqen nga lufta kunder Saragosses me 777. Guvernatori Arab i atij qyteti, ne nje perpjekje per te marre indipendene.rn nga Andaluzia ne Kordove, pati apeluar Çarlemanies per ndihme - por e ndrroi mendimin e tij ne minuten e fundit. Prapavija e Çarlemanies e cila ishte nen autoritetin e nipit te tij, Rolandit, u shkaterrua nga Basket ne kalimet e ngushta te Roncesvalles, ne verilindje te Pamplones. Kjo fiasko u rregjistrua si nje tragjedi historike - dhe pasi "Saracenet" u nderruan me Basket - ne kengen e Rolandit, te shkruar rreth 300 vjet me vone. Kjo epike, e perdorur edhe nga kisha per mesazhin e saj anti-islamik, shume here me ironi citohet si nje shembull i artit poetik te mesuar nga Spanja arabe.

Normandia e larget e mori kulturen arabe, neper rruge te tjera, me ane te misioneve diplomatike te poetit te famshem Andaluzian Jahja el-Gazali ne oborrin mbreteror te Teudes, mbretereshes Normane te mbreterise se Pireut ne Navarre ne fillim te shekullit te 10. El-Gazali pamja e bukur e te cilit zgjati deri ne vdekjen e tij ne moshen 92 vjecare, krijoi shume vargje per nder te mbretereshes se bukur Normane. Teuda mbante lidhje te forta me njerezit e saj te afert te cilet jetonin me afersi dy dite larg ne Akuitein dhe Poitoi, keshtu qe qysh heret mbreteria e Navarres sherbeu si rruge transmetimi per rrjedhen veriore te muzikes arabe dhe poezise. Po ashtu vlen te permendet se nje komunitet i rendesishem musliman ne Navarre, origjina e te cilit shkon mbrapa ne shekullin e tete, vazhdoi te perparoje ne nje atmosfere tolerance derisa mbreteria u shperbe ne Kastile ne fillim te shekullit te 16.

*        *        *

Urdheri Benediktin i murgjerve, manastiri i te cileve u krijua ne Kluni me 910, nga Duka i Akuiteines per kohen, ishte nje hallke shume e rendesishme ne zinxhirin e kalimit te kultures nga Andaluzia ne France. Manastiret Benediktine ishin vendet me te rendesishme te mesimdhenies dhe te literatures ne Evrope. Po ashtu Gerberti i Aurillakut - murgu francez qe u be Papa Silvester II - ishte gjithashtu shkollari i pare europian i rendesishem qe studioi shkencat arabe. Ai kaloi tre vjet ne Katalonje duke studiuar matematiken dhe astronomine. Ai ishte pergjegjes per dergimin e shume grupeve benediktine te studimit ne Andaluzi gjate viteve te fundit te shekullit te dhjete. Nje nga intelektualet me te medhenj te kohes, Gerberti i hapi syte Evropes kristiane per te pare klasiket muslimane ne algjeber dhe gjeometri.

Rrjedha perendimore e perkthimeve arabe te doreshkrimeve greke, persiane dhe te tjere, se bashku me komentet arabe dhe kontributet e tjera, paten filluar rreth vitit 800. Ne fund te shekullit te 10, shume shkolla ne Kordove, kryeqender e Andaluzise, punesuan qindra perkthyes dhe kopiste - shume prej te cileve gra - te cilet punonin se bashku me specialistet musarabe, duke bere te mundur keshtu perkthimin e qindra, ndoshta mijera doreshkrimeve nga Bagdadi, Damasku, Kairo dhe Aleksandria.

Ne ateline e Kordoves, specialiste te tjere nxirrnin me afersi 60,000 volume vit per vit. Pra s'ka dyshim qe nje pjese e kesaj literature kalonte neper Pireut neper manastiret, dhe qendrat mesimdhenese te Narbones, Tuluzes, Montpele dhe Nimes si dhe ne kryeqendren e Akuitanes ne Poitiers.

Me stabilizimin e linjave te rregullta te komunikimit, ne fillim Kordova, pastaj Toledo dhe ne fund Ovideo ( atehere quhej Austria) u bene kanalet kryesore per transmetimin e dijes shkencore nga Andaluzia neper Katalonje, Aragon dhe Navarre ne Francen e Jugut. Ajo qe filloi thjesht si nje levizje e poezise, muzikes dhe literatures neper Pireut u transformua ne nje rrjedhe te vazhdueshme te ekspertizes ne matematike, astronomi, mjekesi dhe bujqesi - ne subjekte te tilla si rritja e deles Merino, transhumance, vaditje, hortikulture dhe shitja ambulante.

Me 1031 kur Andaluzia filloi te copetohej nen sulmin e forcave kastiliane, shume te ikur nga Kordova dhe Toledo kaluan Pireut per ne Francen e Jugut, duke marre me vete me teper se 200 vjet vlere njohurie te akumuluar - dhe nje pjese te konsiderueshme te bibliotekes Visigote te qytetit.

Shume nga te ikurit musarabe qendruan ne Narbone dhe Montpele, ku zanatet e tyre ishin shume te kerkuar, dhe gjithashtu kane mbajtur kontakte me poete te famshem arabe ne oborret mbreterore te Leonit dhe Navarres. Poeti el-Harizi na jep me shume hollesi informacion per mesuesit arabe dhe hebrej nga Andaluzia ne jugperendim te Frances ne fillim te shekullit te 13, vecanerisht ne Narbone dhe Montpele.

Nderkohe, Andaluzia vazhdoi te jetonte deri ne vitet e fundit te shkullit te 15 me ndryshime te ndryshme te politikes, por gjithmone duke prodhuar shkollare te medhenj dhe mendimtare unike. Filozofi-fizikan Ibn-Rushd apo Averroes vdiq ne mergim ne Marrakec rreth 1198, historiani ibn el-Khatib e perfundoi punen e tij me 1374, ndersa filozofi i madh i historise Ibn Haldun vazhdoi te punonte ne Grenada deri me 1402.

Ne kete kohe, sic shprehet dhe shkollari Occitan Rene Nelli me teper se kater shekuj te nje kryqezimi pjellor te mendimit klasik, islamik dhe atij perendimor, e arritur nga muslimanet e Spanjes dhe kultura e prezier e Andaluzise, ndihmuan Francen te zhvillonte civilizimin e saj unik. Me ardhjen e shekullit te 15 elemente themelore te shkences dhe kultures andaluziane u kaluan ne anen tjeter te kufirit duke influencuar ne kete menyre zhvillimin ne Occitania te koncepteve dhe doktrinave qe do te perhapeshin edhe me larg se kjo zone, midis tyre ideja e dashurise njerezore, pjeserisht e inspiruar nga vargjet e troubadureve qe e paten origjinen nga Spanja muslimane dhe pozitivizmin e filozofit Auguste Komte, i cili ka huazuar shume nga konceptet sociologjike te Ibn Haldunit. Europa perendimore ne pergjithesi i detyrohet shume kesaj rrjedhe te pasur intelektuale nga Andaluzia permes Pireut ne Occitania dhe Akuitein. Shkolla mjekesore e Monpeles ende qendron si nje monument i vertete i asaj kohe kur dija nuk njihte kufij.

*        *        *

Allah: Allah eshte emri ne arabisht per Zotin e Madh, Krijues dhe Perkujdeses i Universit. Perdoret gjithashtu edhe nga kristianet arabe dhe hebreishte per Zotin (Eloh-im ne hebraishte: 'Allaha' ne Aramisht, gjuha e nenes se Jezusit a.s.). Fjala Allah nuk ka as shumes dhe as gjini. Zoti nuk ka ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind e as nuk eshte i lindur. A.S. eshte nje shkurtim i fjaleve arabe te cilat kane kuptimin 'Paqja qofte mbi te.'

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@