Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Marreveshja e Granades, 1492 

 

Kapitullimi i 1492-shit permbante gjashtedhjete e shtate artikuj ndermjet te cileve ishin keto si me poshte: 

"Qe te gjithe te medhenj e te vegjel duhet te jene plotesisht te sigurte si individe, familje, dhe pasurite. 

Qe ata duhet te lejohen te vazhdojne ne banesat e rezidencat e tyre kudo, ne qytet, periferi, apo ndonje pjese tjeter te vendit. 

Qe ligjet e tyre do te ruhen siç ishin me pare, dhe askush nuk mund t’i gjykoje ato perveç se me ato ligje. 

Qe xhamite e tyre, dhe vakefet fetare qe i perkasin atyre, duhet te mbesin siç ishin ne kohen e Islamit. 

Qe asnje kristian nuk duhet te hyje ne shtepine e nje muslimani, apo ta ofendoje ate ne asnje menyre. 

Qe asnje kristian apo çifut qe mban zyra publike me caktimin e sulltanit te fundit nuk duhet te lejohet te ushtroje funksionet e tij apo te qeverise mbi to. 

Qe te gjithe roberit muslimane te zene gjate rrethimit te Granades, nga çfaredo pjese te vendit qe ato vijne, dhe veçanerisht fisniket e prijesit e permendur ne marreveshje, duhet te lirohen. 

Qe te tille rober muslimane qe mund te kene shpetuar nga padronet e tyre kristiane, e te strehuar ne Granada, nuk duhet te dorezohen; por qe sulltani duhet te jete i detyruar te paguaje çmimin e atyre roberve te zoterve te tyre.

Qe te gjithe ata qe mund te zgjedhin te kalojne ne Afrike duhet te lejohen te nisen brenda nje kohe te caktuar, dhe te shoqerohen andej me anijet e mbretit, dhe pa ndonje takse qofte edhe te vogel te vene mbi to, pertej çmimit te udhetimit, dhe Qe mbas mbarimit te atij afati asnje musliman nuk duhet te pengohet nga nisja, nese ai paguan, perveç çmimit te udhetimit, nje te dhjeten e çfaredo pasurie qe ai mbart me vete. 

Qe asnje nuk duhet te persekutohet dhe denohet per krimin e nje njeriu tjeter. 

Qe kristianet qe kishin perqafuar religjionin Muhamedan nuk duhet te detyrohen ta braktisin ate e te adaptojne besimin e meparshem. 

Qe çdo musliman qe deshiron te behet kristian duhet t’i lejohen disa dite te mendoje hapin qe ai ishte gati te merrte; mbas te cilit ai do te pyetej nga te dy, nje gjykates muhamedan dhe kristian ne lidhje me ndryshimin e tij te qellimshem, pas ketij ekzaminimi, nese ai akoma refuzon te kthehet ne Islam, ai duhet te lejohet te ndjeke sipas deshires se tij. 

Qe asnje musliman nuk duhet te persekutohet per vdekjen e te vrarerve kristiane gjate rrethimit; dhe Qe asnje demshperblim per pasurine e marre gjate kesaj lufte nuk duhet te imponohet. 

Qe asnje musliman nuk duhet te shtrengohet te kete ushtare kristiane te strehuar me urdher tek ai, apo te transferohet tek provincat e kesaj mbreterie perkunder deshires se tij. 

Qe asnje rritje nuk duhet t’i behet taksave e tatimeve te zakonshme, por qe, ne te kundert, te gjitha taksat e renda te impozuara tani vone duhet t’i jepen fund menjehere. 

Qe asnje kristian nuk duhet te lejohet te pergjoje mbas mureve, apo ne shtepite e muslimaneve apo te hyje ne xhami. 

Qe çdo musliman qe zgjedh te udhetoje apo te banoje midis kristianeve duhet te sigurohet plotesisht si person dhe pasurine e tij. 

Qe asnje simbol apo shenje dalluese te vihet mbi to, siç ishte bere me çifutet dhe mudexharet. 

Qe asnje muezin nuk duhet te nderpritet gjate thirrjes se njerezve ne namaz, e as muslimanet te ngacmohen qofte ne kryerjen e obligimeve ditore, qofte kur agjerojne, apo ne ndonje ceremoni tjeter fetare, por nese nje kristian gjendet duke u tallur me to ai duhet te ndeshkohet per kete. 

Qe muslimanet duhen te perjashtohen nga te gjitha taksat per nje numer te caktuar te viteve. 

Qe Lordi i Romes, Papa, duhet t’i kerkohet te jape miratimin e tij ndaj kushteve te mesiperme, dhe te firmose vete marreveshjen." Marreveshja e vitit 1492 ishte keshtu nje perpjekje per te fituar tolerancen fetare per te gjithe muslimanet e mbetur ne Spanje. Ata nuk ishin me sunduesit e vendit por shpresohej se ata te pakten te lejoheshin te adhuronin Zotin e tyre (Allahun) ne menyrat e mesuara nga Profeti i tyre. Keto shpresa u forcuan kur marreveshja u ratifikua nga Ferdinandi e Izabela ne nje deklarate solemne te bere disa muaj me vone me 29 Nentor, 1492. Ata u betuan ne Zotin se te gjithe muslimanet duhet te kene liri te plote besimi, pune dhe tregti. Muslimanet do te trajtoheshin si individe te lire te mbretit, duke ushtruar religjionin e tyre lirisht. 

POR...................  

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@