Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Mrekullite e El-Zahras dhe Pallate te tjera te Andaluzise


Nje pershkrim prej El-Makinit rreth pallatit te famshem, El-Zahras, i cili u ndertua ne kulmin e ekstravagances muslimane gjate shekullit te  10 (Andaluzia ose Spanja muslimane), pershkruan shtrirjen e pasurise:

El-Nasiri filloi ndertimin e pallatit dhe qytetit te El-Zahras ne vitin 325 te Hixhras (936 ER), dhe ndertimi vazhdoi per 40 vjet me radhe, qe do te thote 25 vjet nga jeta e El-Nasirit dhe  15 vjet nga jeta e djalit dhe pasardhesit te tij El-Hakamit; megjithese ndertimi i pallatit kishte mbaruar shume kohe me perpara se El-Nasiri te vdiste, shtesa te konsiderueshme u bene prej djalit te tij, dhe ndertesa e gjykates, barrakat per trupat ushtarake, kopshtet e kenaqesise, banjot, shatervanet, dhe keshtu me radhe mbaruan vetem ne gjate diteteve te El-Hakamit.

Gjate regjimit te Abdur’Rrahmanit te 3, 6,000 blloqe guresh, te vegjel dhe te medhenj, te prera ne forma te ndryshme, te pastruara dhe te lemuara, perdoreshin cdo dite. Numri i kafsheve qe perdoreshin per te mbajtur materialet e ndertimit ishte 400, disa thone me shume, pervec 400 gamiljeve qe i perkisnin Sulltanit dhe 1,000 mushka te marra me qera per kete qellim  me nje cmim prej 3,000 mithkal ne muaj. Ne ndertimin e ketij pallati nje ngarkese e madhe ( e barabarte me nje tonazh anijeje) perdorej nje here ne cdo tre dite.

Numri i kolonave, te medha dhe te vogla, ishte rreth 4,000; disa te tjere e kalojne kete numer duke i shtuar edhe 316 te tjera. Prej ketyre disa erdhen prej Romes, 19 prej vendit te Francezeve, 140 u derguan prej Perandorit te Kostandinopojes, 1,013 prej mermeri me ngjyre jeshile dhe roze u sollen nga Kartagjena, Tunizia, Sfaksi, dhe vende te tjera te Afrikes; pjesa tjeter u prodhuan prej guroreve qe ndodheshin ne Andaluzi, si psh mermeri i bardhe nga Taragosa dhe Almeria, mermeri me vija nga Raxha dhe keshtu me radhe.

Ibn Haxhani  ka thene qe mrekullite e El-Zahras perfshinin dy shatervane. Format e baseneve te ketyre dy shatervaneve ishin te mrekullueshme. Shatervani me i vogel, duhet te kete qene me te vertete nje veper e mrekullueshme arti. Kur Kalifit iu dha ky shatervan ai dha urdher qe te vendosej ne fjetoren e salles lindore te quajtur El-Munis, dhe ai vendosi mbi kete shatervan 12 figura prej ari te kuq, dhe te zbukuruara me perla dhe gure te tjere te cmuar. Figurat, te cilat ishin bere te gjitha ne Kordova, perfaqesonin kafshe te ndryshme; si per shembull njera prej tyre ishte ne formen e luanit, dhe kishte ne njerin krah nje antilope ndersa ne krahun tjeter nje krokodil. Ne krahun e kundert te ketyre qendronte nje shqiponje dhe nje dragua; dhe mbi krahet nje grup pellumbash, nje fajkua, nje pallua, nje pule, nje gjel, nje gjeraqine, dhe nje qyp. Per me teper te gjitha keto ishin zbukuruara me stoli dhe uji rridhte prej gojes se tyre.

Nje tjeter mrekulli e El-Zahras ishte salla e quajtur Kasr el-Hulafa ( salla e halifave), catia e se ciles ishte prej ari dhe blloqe mermeri te tejdukshme por te qendrueshme, muret prej te njejtit material. Ne qender te kesaj salle, ose sipas disave, ne maje te shatervanit te permendur me lart, i cili sipas atyre ishte vendosur ne kete salle, ishte vendosur nje perle e vecante e cila i ishte dhuruar El-Nasirit prej Perandorit Grek Leo, midis gjerave te tjera me vlere. Tjegullat qe mbulonin catine e kesaj salle te mrekullueshme ishin prej ari dhe argjendi te paster dhe sipas Ibn Bashkualit, ne qender te salles ndodhej nje basen i mbushur me zhive. Ne cdo ane te kesaj dhome gjendeshin dyer numri i sakte i te cilave mendohet te kete qene 8 te cilat ishin te zbukuruara me flori dhe gure te cmuar te llojeve te ndryshme. Kur dielli hynte nepermjet ketyre dyerve ne apartament, drita e rezeve ishte kaq e forte mbi cati dhe mure saqe ishte me rrezik per ata qe deshironin ta shikonin pasi mund ti verbonte. Dhe kur El-Nasir donte te frikesonte ndokend, ai i bente nje shenje sherbetorit te tij dhe ky levizte zhiven ne menyre te atille qe e gjithe dhoma te ndricohej nga drita dhe dukej sikur dhoma ishte ne levizje per sa kohe qe edhe zhiva levizte. Bolleku i zhives ne Spanje e beri El-Nasirin qe te mendonte ta perdorte ne menyren e pershkruar me siper; dhe ishte ndoshta efekti i prodhuar prej ketij materiali i cili te bente te mendoje qe kjo salle po kthehej permbys ose sic kane thene disa te tjere, leviste verdalle si rreth nje boshti. Kujdesi i El-Nasirit per kete ndertese ishte aq i madh saqe ai  nuk ia besoi mirembajtjen e saj askujt tjeter por djalit te tij El-Hakamit.

Te gjithe autoret jane te mendimit qe asnjhere nuk eshte ndertuar nje salle e ngjashme me ate si ne kohet perpara Islamit ashtu edhe pas tij.

Do te zgjateshim shume sikur te fillonim te numeronim te gjitha bukurite, si natyrore ashtu edhe artificiale, qe ndodheshin brenda ketij qyteti: ujerat e tejdukshem, kopshtet gjithe lluks, ndertesat shteterore per rojet, pallatet e mrekullueshme per pritjen e te gjithe funksionareve te shtetit, turmat e ushtareve, eunuke dhe skllave nga te gjitha vendet dhe nga te gjitha fete, te veshur me rroba mendafshi, qe leviznin larte e poshte ne per rruget  e tij te gjera; ose grupet e gjykatesve, teologeve, dhe poeteve qe ecnin neper sallat e mrekullueshme te pallatit. Numri i sherbetoreve meshkuj ne pallat mendohet te kete qene 13,750, ndersa numri i femrave duke numeruar edhe ato qe gjendeshin ne haremin e kalifit mendohet te kete qene 6,314. Udhetare nga vende te largeta, njerez te kategorive dhe profesioneve te ndryshme ne jete, qe ndiqnin fe te ndryshme, princer, ambasadore, teologe dhe poete kane rene te nje mendimi qe neper udhetimet e tyre ata asnjehere nuk kane pare dicka qe mund te krahasohet me kete qytet; ata kane rrefyer qe asnjehere nuk kane degjuar ose imagjinuar gjate gjithe jetes se tyre per ndonje ndertese te ngjashme me kete qe kishin pare ne Andaluzi.

Kjo natyrisht sjell ne kujtesen tone pallatin e madh te cilin El-Mansur ibn Dhi Nun, mbreti i Toledos ndertoi ne kete qytet, dhe ne ndertimin e te cilit ai mendohet te kete shpenzuar thesare te panumerta. Ajo jo vetem qe punesoi te gjithe artizanet me te mire te kohes se vet, por ai kerkoi dhe mori arkitekte, gjeometra, dhe bojaxhinj nga vende te largeta prej Andaluzise; i beri ata te perdornin artin e tyre me fantastik dhe te mrekullueshem, dhe e shperbleu punen e tyre me madheshtine me te madhe. Afer ketij pallati ai mbolli kopshtin me lluksoz, mbi te cilin ai ndertoi nje liqen artificial, dhe ne qender te tij ndertoi nje kioske prej xhami me ngjyre, te zbukuruar me ar. Arkitektet  e tij e shpiken kete ne nje lloj menyre te atille qe ne saje te  disa rregullave te gjeometrise uji i liqenit te ngrihej deri ne maje te kulles siper kioskes dhe pastaj te rridhte ne te dyja anet, duke u bashkuar me ujin e liqenit. Ne kete dhome Sulltani mund te ulej, i paprekur prej ujit i cili binte ne cdo ane perreth tij dhe freskonte ajrin gjate stines se nxehte.

Nje historian Andaluzian ka thene qe kaq te medha ishin pasioni dhe shija e El-Nasirit per ndertesat qe pervec ngritjes se pallatit te mrekullueshem qe sapo pershkruam, dhe shtesat  qe iu bene xhamise, ai gjithashtu ndermori dhe mbaroi gjate regjimit te tij shume vepra publike per permiresimin dhe zbukurimin e kryqytetit te tij.

Prej ketyre mund te permendet nje ujesjelles i mrekullueshem qe i sillte  uje pallatit te El-Naurahes (rrota e ujit)  prej maleve te Kordoves, ne pjesen lindore te qytetit. Ujerat derdheshin ne nje rezervuar te madh mbi te cilin nje luan kolosal i ndertuar prej nje artizanate te mrekulluesheme dhe i imituar kaq bukur saqe pamja e tij ishte e mjaftueshme te frikesonte zemrat e shikuesve. Ishte mbuluar prej arit me te paster, dhe dy syte e tij ishin dy gure te cmuar me nje vlere te papercaktuar te cilat ndriconin duke dhene nje drite te forte. Ujerat qe vinin nga ujesjellesi futeshin ne trupin e kesaj kafshe dhe pastaj dersheshin jashte nepermjet gojes se tij, pamje e cila i bashkohej pamjes se bukur te kafshes, tmerresise se tij, dy syve te cilat ndriconin perpara dhe dukeshin sikur i perkisnin nje krijese te gjalle, dhe qe gjithmone linte mbresa te mrekullueshme per ata qe e shihnin kete pamje per here te pare. Pasi e kishte siguruar kete pallat me uje dhe pasi ishte siguruar qe sistemi i vaditjes shkonte ne cdo kopesht te ketij pallati, pjesa tjeter e ujit shkonte dhe zmadhonte Guadalkuivirin.

Cdo autor, te cilit i eshte marre mendimi rreth ketij subjekti, ka rene dakort duke thene qe ky ujesjelles, me rezervuarin dhe figurn e tij qe derdhte ujin ne rezervuar, duhet te konsiderohet si nje nga strukturat me te mahnitshme qe eshte ndertuar ndonjhere prej njeriut; sepse nqs ne shohim gjetesine e tij, madhesine dhe qendrueshmerine e ndertimit te ketij objekti, kulmin dhe  lartesine ne te sillen  uji hidhej, do te jete e veshtire per ne te gjejme midis veprave te mbreterve te lashte dicka te ngjashme me kete veper.

Duhet te permendim nje tjeter pallat dhe qytet te ndertuar prej te famshmit Haxhib, Muhamed ibn Abi Amir, qe zakonisht quhej el-Mansur. Dijme qe ky qytet gjendej ne nje fare largesie nga Kordova ne brigjet a Guadalkuivirit, dhe qe ishte nje strukture e shkelqyeshme, e dyta pas pallatit te el-Zahras, te ndertuar prej Abdur’Rrahmanit 3; por qe u shkaterrua prej berbereve, shume shpejt pas vdekjes se ndertuesit te saj, gjate luftrave shkaterrimtare civile te cilat hodhen poshte fronin e halifave.

Ndertesa, e cila ngrihej ne brigjet e Guadalkuivirit jo shume larg nga El-Zahra, kishte filluar te ndertohej ne vitin 368 te Hixhras (978 ER), pjesa me e madhe e tij mbaroi per nje kohe te shkurter prej 2 vjetesh. El-Mansur u mor vete me ndertimin e kesaj ndertese, me sherbetoret e familjes dhe rojet, ne vitin 370 (980 ER). Per me teper ai vendosi ne kete pallat zyrat e shtetit, dhe ndertoi magazina per te ruajtur ushqimin. Ai gjithashtu lejoi bashkimin e tokave me ato te vezireve te tij, hatibeve, gjeneraleve te cilet nuk humben kohe dhe filluan ndertimin e pallateve dhe shtepive te mrekullueshme dhe mbollen kopshte neper lagjet e tyre; njerez te rangjeve dhe profesioneve te ndryshme, qe mezi prisnin te te jetonin afer udheheqesit te vendit, te imitonin shembullin e tij, dhe te ndertonin gjithandej, keshtu qe per nje kohe fare te shkurter lagjet e El-Zahras u bashkuan me ato te Kordoves.

Ne nje liber historie krijim i autorit te Kitab el-Azhar ua’l-Anuar i cili ndodhet ne librarine e Fezit, gjendet nje anekdote qe perfaqeson El-Mansur dhe shkelqimin dhe madheshtine me te cilen ai rrethonte veten e tij gjate kohes qe jetonte ne pallatin e tij te El-Zahras.

Njehere erdhen ne oborrin e El-Mansurit ambasadore nga vendet me te fuqishme te mbreterve kristiane te Andaluzise; qellimi i tyre qe te lekundnin fuqine e vertete te muslimaneve dhe te fitonin nqs ishte e mundur njohuri rreth puneve te tyre te brendshme. Menjehere pasi el-Mansuri mesoi per ardhjen e tyre ai dha urdher qe ata te argetoheshin dhe filloi te bente pregatitjet perpara se ti priste vete ata.

Ai dha urdher qe nje liqen i madh, disa milje i gjate, i cili gjendej ne kopshtet e El-Zahras, duhej te mbushej teresisht me lule uji; pastaj ai urdher qe 4 qypa me flori dhe 4 me argjend te hidheshin ne liqen dhe numri i tyre duhej te ishte i barabarte me ate te luleve qe ishin ne uje, dhe cdonjera prej ketyre copave te arit dhe argjendit duhej te ndodhej mbi cdo lule.

Pasi kjo kishte marre fund El-Mansuri dergoi nje lajmetar tek ambasadoret kristiane dhe i tha atyre te paraqiteshin tek ai te nesermen ne agim. Ata bene ashtu sic ishin kerkuar te benin dhe e gjeten El-Mansurin ulur ne nje nga sallat e tij te medha, ne nje ballkon qe shihte nga liqeni, ne lindje te diellit 1,000 skllave te veshur ne rroba mendafshi te stolisura me fije ari dhe argjendi duke mbajtur ne duart e tyre tabaka prej ari dhe argjendi u futen ne salle, dhe ambasadoret u mahniten duke pare madheshtine e rrobave te tyre,  te paraqitjes se tyre dhe rregullin me te cilin ato u rreshtuan perpara El-Mansurit.

Kristianet gjate kesaj kohe duke mos ditur se cfare po ndodhte kishin ngelur te mahnitur; por kur rrezet e para te diellit ndricuan mbi lulet ne liqen te gjithe sklleverit u larguan dhe filluan te mbledhin lulet ne liqen duke vendosur ato qe kishin flori neper tabakate e argjendit dhe lulet qe kishin argjend neper tabakate e arit dhe kur cdo lule ishte mbledhur ata u shfaqen perseri perpara El-Mansurit dhe i lane ato qe kishin mbledhur nga liqeni perpara kembeve te tij, duke ngritur keshtu nje mal me ar dhe argjend perpara fronit te tij.

Kur ambasadoret kristiane e pane kete, ata mbeten te mahnitur, dhe iu mbush mendja per burimet dhe thesaret e panumerta te El-Mansurit. Ata kerkuan per nje armepushim i cili iu lejua dhe u kthyen ne vendet e tyre duke u thene mbreterve te tyre: Mos beni lufte me ata njerez sepse per Zotin neve kemi pare token qe nxirrte pasuri per ata.

El-Mansur nje dite ishte ulur ne pallatin e tij te El-Zahras duke pare bukurite e tij, duke degjuar gurgullimen e ujit dhe kengeve te zogjve te rralle, duke thithur parfumet e trendafilave, shkurtimit shpirti i tij ishte zhytur ne mendime – papritur lote rrodhen mbi faqet e tij dhe ai tha me nje mjerim te madh : O El-Zahra! Zoti te shpetofte prej duarve te djajve te luftes,  perpara se sa ata te te shkaterrojne.”  El-Mansuri pasi tha kete qau me hidherim dhe mbuloi fytyren e tij me te dyja duart.

El-Mansur ka thene: “ Zoti e befte qe ky parashikim te mos plotesohet; sepse nqs ndjenjat e mia me tregojne te verteten, zjarri i rremujes do te mbeshtjelle kufijte e ketij pallati dhe te gjitha bukurite e tij do te zhduken nga faqja e tokes, kjo shtepi e mrekullueshme do te hidhet poshte dhe do te katandiset ne nje grumbull rrenojash, dhe cfare eshte tani pamje e bukur do te kthehet ne nje pike rrenojash...”

Gjithashtu thuhet qe nje njeri i shenjte i cili jetonte ne ato kohe, larg muslimaneve mendimet e te cileve jane te lidhura me Zotin, duke ecur nje dite drejt El-Zahras dhe duke e pare ate aq shume u mahnit nga pamja e ketij pallati saqe nuk e permbajti dot veten dhe u shpreh:

O pallat i mbreterve! Cdo shtepi ne kete vend ka dhene ndihmesen ne zbukurimin tend: dhe ti me materialet e tua do te ndihmosh cdo shtepi perpara se te kthehesh ne rrenoja.

Kishin kaluar vetem disa dite qe nga dita kur ky njeri kishte bere kete parashikim kur te gjithe pasurite e El-Zahras u plackiten dhe u shperndane neper vend dhe vete ndertesa u shkaterrua, ashtu sic e theksuam edhe me lart si pasoje e luftes civile e cila u perphap ne Andaluzi, lufte nga e cila asnje familje apo fis nuk shpetoi pa patur ndonje viktime. Lavderime i qofshin Allahut, vendimet e te Cilit ekzekutohen mbi krijesat e Tij. Nuk ka Zot tjeter pervec Tij, i Larti, i Madhi.

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@