Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Princesha Gotike Sara

Nga Dr.a.Zahur


Sara ishte mbesa e Uitizes, mbretit te Vizigoteve, mori nje anije ne Sevilje (Andaluzi, Spanje) per te udhetuar per ne Damask me qellimin per te trajtuar nje problem te saj me Halifin e Umajjades Hishamin. Ajo u largua nga Sevilja me 739 ose 740 E.R, lundroi ne rrjedhen e poshtme te lumit dhe kur hyri ne Mesdhe lundroi ne drejtim te lindjes drejt portit Askalon. Ajo pastaj vazhdoi rrugen per ne Damask me rruge tokesore.

Qellimi i vizites se saj ishte te kerkonte ndihme per me teper se 1000 prona ne Sevilje te cilat ishin konfiskuar nga xhaxhai i saj Ardabasto. E drejta e saj mbi keto prona ishte konfirmuar ne baze te ligjit islamik nga guvernatori i Afrikes se Veriut ( autoriteti i te cilit perfshinte dhe Andaluzine e kohes) dhe halifi i meparshem i Damsakut. Halif Hisham e priti ate ngrohtesisht, e degjoi ceshtjen dhe instruktoi guvernatorin e tij qe kjo ceshtje te zgjidhej menjehere. Sara atehere u martua me 'Isa ibn Muzahim, qe ishte nje nga muslimanet ne oborrin mbreteror te halifit dhe u kthye ne Sevilje se bashku me burrin e saj. Se bashku ata paten dy femije, Ibrahimin dhe Ishakun.

Udhetimei i Princeshes Sara pershkruhej nga historiani Abu Bakr ibn al-Kutijjah i cili vdiq me 978. Abu Bakri ishte nje sternip i Ibrahimit dhe 'ibn al-Kutijjah' ne emrin e tij do te thote "I biri i gruas Gotike". Per shkak te rrjedhjes se tyre nga Sara, princesha Gotike, fisi Banu al-Kutijjah e quajne vehten e tyre si nje familje spanjolle-arabe.

Burri i Sares 'Isa vdiq me 755. Po ne ate vit Abdu-Rrahmani, i vetmi qe shpetoi nga halifati Umajjad dhe i perndjekur nga Abasided udhetoi neper Afriken e Veriut dhe arriti ne Spanje. Pak kohe me vone ai u angazhua ne ndertimin e nje civilizimi musliman brilant ne Andaluzi. Pak pohe pasi ai pati arritur, Sara udhetoi per ne Kordove per te pershendetur 'Abdur-Rrahmanin dhe te shprehte respektin e saj per Umajjaden. Ne kete takim Abdur-Rrahmani i kujtoi Sares se ata ishin takuar dhe me perpara ne Damask, kur ajo kishte qare hallin e saj para gjyshit te tij halif Hishamit.

Mbas vdekjes se 'Ises, Sara u martua me Umejr ibn Sa'id al-Lakhmi familja e te cilit e kishte origjinen nga mbreterit Lakhmid te Hires ne Irak. Ne kete bashkim Sara lindi nje djale dhe pasardhesit e ketij bashkimi ndermjet princeshes Gotike dhe nje aristokrati arab u njohen me emrin Banu Haxhaj. Maria, nena e Abdur-Rahmanit III, ishte nje pasardhese e Sares. Shume nga pasardhesit e Sares jetuan ne Sevilje, Niebla (Lablah) dhe ne Portugaline e Jugut. Banu Haxhajet paten nje status te larte dhe pune te mira per disa qindra vjet dhe luajten nje rol te rendesishem ne politiken e shekullit te dhjete.

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@