Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Spanja e Shekullit te Gjashtembedhjete

Fundi i Mudexhareve

Nga fillimi i shek. te 16te e tere Spanja ishte nen kontrollin e katolikeve, dhe te praktikuarit e lirshem te Islamit ne menyren e tij sociale ishte bere i pamundur. Ndodheshin akoma muslimane, veçanerisht ne fshatrat e largeta malore ku kishte qene Spanja muslimane, por pas tre shekujsh lufte e persekutimi, nje numer i madh i muslimaneve ne Spanje ishin te vrare ose ishin larguar. Ata te mbeturit perpiqeshin te praktikonin Islamin me aq sa kishin mundesi, por megjithate i duhej te perballoheshin me rrezikun e skllaverise qe po rritej.

Duke i kthyer muslimanet ne skllever, veçanerisht ne veri, Kisha tani synonte t’i kthente ata ne skllever kristiane. Kristianet filluan nje fushate te perbashket ne te gjithe Spanjen te eliminonin te gjithe ata qe akoma praktikonin detyrimet themelore te Islamit, dhe ata te cilet pohonin se nuk ishin pagezuar. Komunitetet fshatare te mudexhareve ne veri te Andaluzise ishin objektivi kryesor. Deri ne kete kohe atyre iu ishte lejuar nje liri e kufizuar te praktikonin besimin nga pronaret te cilet vareshin nga puna e tyre per te gjitha te ardhurat e tyre. Ata jetonin se bashku ne komunitetet e tyre te veta, ishin te lire te faleshin dhe nuk ishin akoma te detyruar te beheshin kristiane. Influenca e kishes ishte tashme shume e madhe, megjithate, dhe me nenshtrimin e muslimaneve te Granades, pozita per marreveshje e mudexhareve nuk ishte me e forte. Nje vit pas shtypjes se rebelimit ne Alpuxharas, procesi i kristianizimit te mudexhareve filloi ne veri:

Dhjete vjet mbas debimit te çifuteve, Izabela, me 12 Shkurt 1502, nxori nje urdher mbreteror ku i jepte maureve te mbetur ne mbreterite e Kastijes te zgjidhnin midis pagezimit dhe debimit. Shumica e komuniteteve vendase maure, mudexharet, zgjodhen te qendronin e te pagezoheshin. Sa e lire ishte nje zgjedhje e tille ilustrohet nga fakti se emigrimi ishte bere zyrtarisht i pamundur. Historiani Galindez de Karvajel thote se megjithese mauret ishin teknikisht te lire te largoheshin nese ata zgjedhnin, ne praktike autoritetet nuk do t’i lejonin ata te shkonin dhe ne vend te kesaj do t’i detyronin te pranonin pagezimin. Ne te tilla kushte masa e popullates se mbetur maure e Kastijes u fut ne grupin katolik. Procesi i konvertimit te mudexhareve te Kastijes ne religjionin zyrtar u pershpejtua me ndarjen e familjes se tyre. Sipas dekretit te Izabeles, te gjithe meshkujt nen moshen katermbedhjete dhe te gjitha femrat nen moshen dymbedhjete u ndane nga familjet e tyre dhe iu dorezuan kishes per tu edukuar si kristiane. Dekreti i Izabeles dha shenje per fillimin e nje fushte te shpejte kunder mudexhareve ne te tere veriun, por kishte nje perjashtim i rendesishem e domethenes:

Ndoshta per fisnikeri te tij, apo ne ndekje te nje politike me te mesme, Ferdinandi vazhdimisht i paralajmeronte inkuizitoret e Aragonit te mos e persekutonin popullaten maure apo t’i detyronin te konvertoheshin.

Ne kete menyre Ferdinandi i mbante me afer subjektet e tij ne nje gjendje te qete, e i kthente nje sy qorr asaj çfare ndodhte ne pjesen tjeter te Spanjes.

Nje tjeter frenim ne kristianizimin e mudexhareve ne kete moment ishte influenca e fisnikeve dhe pronareve te tokave, veçanerisht ato ne Valencia, te cilet kishin popullaten me te madhe fshatare te muslimaneve ne Spanje. Ata i trajtonin aktivitetet e Inkuizicionit spanjoll midis punetoreve te tyre skllever me frike perderisa çdo problem ne forcen punetore sillte nje humbje ne fitimet e tyre. Situata e mudexhareve ne Valencia eshte e ngjashme me ato te nje regjimi kolonialist, apo me vendet jugore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku muslimanet, ashtu si zezaket, stergjysherit e te cileve ndodhte te ishin shpesh muslimane, formonin nje mase te shtypur te urryer nga proletariati i vjeter kristian i qyteteve, dhe te perbuzur, por te shfrytezuar e prandaj te mbrojtur, nga aristokratet e vjeter kristiane kolonialiste.

Kur Çarli V u kurorezua si mbret, kerkesa te reja iu bene nga fisniket te rishikonte Inkuizicionin spanjoll, dhe te vendoste pak me shume drejtesi ne proceduren e saj. Si rezultat i ketyre protestave mbreti i ri premtoi qe ata as nuk do te deboheshin e as nuk do te detyroheshin te pagezoheshin. Keshilltaret e tij katolike, megjithate, siguruan qe liria qe gezonin inkuizitoret nuk do te kufizohej ne asnje menyre. Ne kete shkalle, edhe papa me keshillin e tij, te cilet kishin qene pergjegjes per institucionin e inkuozicionit qe ne fillim, nuk mund te influenconin inkuizicionin spanjoll, e po kaq i forte ishte ky vendim edhe per token. Ne Korrik te vitit 1519, Papa Leo X:

... shkruajti tre vendime papale, nje Çarlit, nje Gjeneralit te Inkuizicionit, dhe nje gjykates se Saragozes, ku ulte fuqine e inkuizicionit deri ne kufijte e ligjit te zakonshem te kishes, dhe anullonte te gjitha privilegjet speciale te dhuruara nga papa perpara tij. Çarli dhe zyrtaret e tij refuzuan te lejonin publikimin e vendimeve papale ne Spanje, e nje proteste e forte u dergua ne Rome ne vend te kesaj. Papa tani e ndryshoi poziten e tij dhe i pezulloi vendimet pa i anulluar ato.

Plani i inkuizicionit spanjoll u ndihmua ironikisht nga lakmia e fisnikeve, dhe u avancua pa ndonje qellim nga zemerimi i kristianeve te varfer te cilet shfrytezoheshin gjithashtu nga pronaret e tokave. Me 1520, ndodhi nje revolte e komonereve kunder fisnikeve. Komonet, te zemeruar nga eksploitimi nga fisniket u bashkuan ne vellazeri, te njohurit ‘Komuneros’-it e Kastijes dhe ‘Germania’ e Valencias, dhe u perpoqen t’i benin presion fisnikeve qe tu jepnin atyre me shume te drejta e nje trajtim me te mire. Mudexharet nuk u perfshine ne revolte. Megjithate, disa nga Germania ishin te idese se pagezimit te tyre me force, jo per shkaqe fetare, por si shprehje armiqesie ndaj fisnikeve. Ata arsyetonin se duke pagezuar mudexharet e duke i dhene keshtu te drejta te barabarta me kristianet, ata do t’i lironin ato ne nje krah e do te forconin poziten e pales se tyre duke marre keshtu nga lordet e tyre perkrahjen e ngritur nga numri dhe bindja e mudexhareve. Perderisa pagezimi i mudexhareve ishte pikerisht çfare inkuizitoret deshironin, nuk eshte e habitshme te zbulosh se ata ishin pergjegjes per kete levizje qe ne fillim.                         

Per sa i perket argumentit qe kthimi ne fe qe i detyrueshem, pergjigja model u dha edhe njehere, e cila ishte: zgjedhja e pagezimit si nje alternative e vdekjes shihej si nje zgjedhje e lire, e cila e bente ceremonine e pagezimit te vlefshme. Inkuizicioni u vazhdua nen supozimin qe çdo pagezim i kryer saktesisht ishte i vlefshem. Detyra nuk ishte qe te shpetoheshin moriskot prej kthimit ne fene e tyre te vjeter.

 

Moriskot e Andaluzise jugore

Fati i moriskove ne jug te Andaluzise nuk ishte shume ndryshe nga ai i moriskove te veriut. Pagezimi i tyre ne mase i cili u organizua prej Ksimenes ne vitet e para te shekullit te 16-te perfundoi perpara pagezimit ne mase te mudexhareve ne veri, dhe persekutimi prej spanjolleve ishte shume here me i rende ne jug se sa ne veri. Muslimanet e Granades nuk ishin mposhtur plotesisht deri ne fillim te shekullit te 16-te dhe pa marre parasysh pagezimin ne mase, shpirti i tyre ishte akoma i gjalle dhe relativisht i panenshtruar. Ne vitin 1526, inkuizicioni i Zhanit e transferoi qendren e tij ne Granada, dhe shtoi presionin mbi banuesit ne menyre qe te braktisnin Islamin. Ne menyre qe te merrnin zakonet e tij, ai nxori nje ligj qe i ndalonte moriskot te perdornin gjuhen arabe dhe gjithashtu i ndalonte se perdoruri emrat e tyre muslimane. Per shumicen e moriskove kjo do te thoshte heshtje kurdo qe ata te ishin ne prezencen e kristianeve katolike pasi arabishtja ishte gjuha e vetme qe ata njihnin. Ata ndaloheshin edhe nga veshja e rrobave karakteristike per muslimanet:

... rrobaqepesit nuk duhej te qepnin rroba dhe argjendaret nuk duhej te prodhonin stoli me gure te çmuar sipas stilit te tyre islam; te gjitha lindjet kryheshin nen mbikqyrjen e mamive kristiane ne menyre qe çdo rit maur te ndalohej se perdoruri; çarmantosja ishte e detyrueshme prej nje ligji te rrepte mbi lejet e armembajtjes; dyert duhej te qendonin te hapura ne ditet e festave, te premteve, te shtunave dhe diteve te dasmave ne menyre qe asnje zakon maur te mos perdorej dhe zakonet kristiane te adoptoheshin; shkollat per edukimin e femijeve ne Kastije duhej te vendoseshin ne Granada, Guadiks, dhe Almeria; emrat maure nuk duhej te perdoreshin dhe ata ndaloheshin se mbajturi maure te papagezuar qofshin keta skllever apo njerez te lire.

Asnje grua me origjine maure nuk duhej te ushtronte zanatin e mamise. Nje mami kristiane ishte caktuar per cdo fshat. Ajo mbikqyrte te gjitha grate muslimane shtatzena dhe menjehere pasi femija lindte, vinte prifti dhe femija pagezohej. Ne kete menyre nuk ishte e mundur te kendohej ezani ne veshin e foshnjes  dhe neqoftese foshnja ishte djale ai nuk lejohej te behej synet dhe asnje dash nuk lejohej te behej kurban ne shenje falenderimi. Me e shumta qe mauret mund te benin nen keto rrethana ishte te lanin femijen aty ku prifti e kishte prekur ne perpjekje per te fshire pagezimin.

Ishte gjithashu e pamundur te kryeje xhenazen e te vdekurit ne perputhje me ligjet e Islamit. Kushdo qe mbeshtillte nje person me nje cope te paster menjehere gjykohej si nje heretik. Gjithashtu ishte e pamundur te kryeje faljen e funeralit te varrimit ose te recitoje ajete te Kuranit ne varrin e nje personi te vdekur. Moriskot lejoheshin te kishin varrezat e tyre por kufizime ishin vene edhe mbi keto. Ishte e lejuar:

... qe varrezat te vendoseshin afer kishave dhe jo xhamive, por kristianeve te vjeter nuk  u hiqej e drejta prej varrosjes ne keto vende neqoftese deshironin. Kjo i kenaqi ata pjeserisht dhe e vazhuan kete rit deri ne vitin 1591 kur u dha urdheri qe ata duhej te varroseshin brenda kishave, e cila ishte kaq e neveritshme per ata saqe ata preferonin te jepnin 30 mije dukate ari neqoftese mbreti apo papa i lejonte ata te varrosnin te vdekurit e tyre diku tjeter madje edhe ne plehra.

Midis lindjes dhe vdekjes muslimanet u perballuan me nje persekutim te vazhdueshem, dhe gjate kesaj kohe struktura e familjes pati shume efekte negative.

Jo vetem qe morisket u ndaluan qe te martoheshin sipas rregullave Kuranore dhe atyre te synetit por ata gjithashtu u ndaluan qe te kishin me teper se sa nje grua. Kushdo qe kishte ne teper se sa nje grua denohej menjehere.

 

Referencat

P. de Gayangos, “Muhammadan Dynasties in Spain,” Vol.2

H. Kamen, “The Spanish Inquisition.”

H.C. Lea, “The Moriscos of Spain."

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@