Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Trashegimia Islame E Spanjes
 Nje Grimce Nga Pershkrimet E Nje Muslimani
nga Dr. S.M.Gazanfar

 

Dr.S.M.Gazanfar udhetoi neper Spanje ne dhjetor te vitit 1998. Ky version i pershkrimeve te tij, te shkruara fillimisht ne qershor te vitit 1999 prezantohet ketu me lejen e autorit. Dr. Gazanfari eshte nje shtetas amerikan prej nje kohe te gjate. Ai lindi ne Indine e ndare, emigroi ne Pakistan ne vitin 1947 dhe levizi ne ShBA si student ne vitin 1958. Ai eshte profesor dhe kryetar i Departamentit te Ekonimise ne Universitetin e Idahos, Idaho 83843, Sh.B.A. Adresa e tij e e-mailit eshte: ghazi@uidaho.edu

 

Hyrje: Ky artikull eshte nje pershkrim i pershtypjeve nga nje vizite ne Spanje. Per nje musliman qe ka njohuri rreth historise se Islamit ne gadishullin Iberik te Mesdheut, nje vizite ne Spanje eshte pothuajse nje pelegrinazh. Megjithate, ndryshe nga pelegrinazhi ne Meke, nje vizite e tille mund te jete shpirterisht  dhe emocionalisht e mundimshme, sepse vizitori mahnitet nga manifestimet e Islamit europian ne Spanje (Andaluzia sic njihej ne ato kohera). Ajo ishte Era e Kohes se Arte te Islamit, nga fillimi i shek.8 deri ne fundin e shek. 15, pothuajse ne koincidence me Kohen e Erret te pjeses tjeter te Europes, kur Andaluzia ishte qendra e civilizmit. Kryeqyteti i saj, Kordoba, ishte me i madhi ne Europe, qyteti i librave, i figurave te medha letrare, dhe i eksploruesve te diturise. Nuk ekzistonte ndarje mes shkences, diturise dhe besimit; as Lindja nuk ishte e ndare nga Perendimi, as muslimanet nuk ishin te ndare nga cifutet apo kristianet. Ishte ketu qe Rilindja Europiane filloi dhe me vone lulezoi.

Kisha pritur me dekada per te vizituar Spanjen, jo vetem per magjepsjen e saj legjendare dhe bukurine e saj piktoreske, por me teper, per te perjetuar trashegimine e pothausje 800 vjete te prezences se Islamit ne kete vend. Ne dhjetor te vitit 1998 udhetova per ne Spanje, me qellim qe te merrja pjese ne nje kuvend, i cili sponsorizohej nga Shoqata Nderkombetare ne Paris per Studimin e Historise dhe Shkences Arabe dhe Islame (ne bashkepunim me universitete spanjolle). Tema e konferences kishte te bente me kontributin e intelektualit me te rendesishem te Kordobes, vdekja e Ibn Ruzhdiut (i njohur ne Perendim me emrin Averroes; Filozofi, Judidik, Mjekesi, Astronomi dhe Teologji) ne perkujtim te 800 vjetorit te vdekjes se tij. Ky udhetim me dha gjithashtu mundesine te perjetoja trashegimine Islame te Spanjes. Kjo trashegimi, ne fakt, ka perkujtimoret e saj ne cdo cep te Spanjes se sotme, por vecanerisht ne provincen e Andaluzise. Ketu ndodhen dy monumentet me te shquara te trashegimise Islame: Granada (ne arabisht Gharnata) dhe Kordoba (ne arabisht Qurtaba); te dyja jane qytetet e “Trashegimise se Njerezimit” te Kombeve te Bashkuara. Sigurisht, keto qytete mirembahen nga qeveria Spanjolle, sepse pervec aspekteve te trashegimise, te dyja jane burime te medha te te ardhurave turistike, edhe pse ne te kaluaren, fanatizmi katolik eshte perpjekur te shkaterroje te gjitha gjurmet e trashemise se Islamit. Menjihere pas arritjes ne Madrid (ne arabisht Maxhrit, nje lloj ere e lehte) mora nje tren nate per ne Granada, dhe arrita aty mengjesin tjeter.

 

Madheshtia e Granades: 

Kur muslimanet (arabet dhe berberet) erdhen ne Spanje gjate fillimit te shek. 8, ata menduan se kishin zbuluar Parajsen ne toke. Uji, per te cilet ishte nje luks, gjendej ne deboren qe ndodhej neper majat e maleve te Spanjes. Me ane te disa kanaleve te nderthurura, ata e sillnin ujin ne pallat dhe neper fusha. Ne Granade akoma mund te shihet nje pjese e kesaj parajse (e pershkruar ne kete menyre edhe nga udhetare dhe vizitore te mevonshem), ne madheshtine e Pallatit Alhambra dhe Kopshteve te Jetes se Perjetshme, ne afersi te pallatit (ne arabisht Xhana al-Arif, Kopshti i Arkitektit). Disa perrenj te vegjel e cojne ujin neper disa burime dhe pellgje. Pervec luksit te pallatit, gjenden oborret me hijet epemeve te tyre te ndryshme dhe me freskine e burimeve dhe kanalizimeve te ujit te nendheshem, dhe muret e zbukuruara me tulla ne forma te ndryshme. Neper te gjitha keto ndihet prezenca e Zotit te Plotfuqishem, sepse ndodhen ajete te Kur’anit te vizatuara mbi mure, me ajetin me te famshem dhe i cili gjendet kudo neper mure: “ Ua la ghalib ila Allah” (nuk ka fitimtar tjeter pervec Allahut).

Duke ecur neper Alhambra dhe kopshte, mund te zhytesh thelle ne te kaluaren dhe te perjetosh nje ndenje te madhe krenarie dhe nderi per madheshtine e Islamit. Por kur une ecja neper Pallat, shoqeruesi vuri ne dukje, midis te tjerash, “Hollin e Ambasadorit”, aty ku udheheqesi musliman, Abu Abdullah (te cilin shoqeruesi e quajti Boabdil) kishte nenshkruar marreveshjen e 25 nentorit 1491 per dorezimin e Granades ne janar te vitit 1492 tek mbreti katolik Ferdinandi dhe mbretereshes Izabel (marreveshja e Granades). Une mbaj te kem lexuar se si Abu Abdullahi derdhi lot dhe therriti: “Allahu Ekber” (Allahu eshte me i madhi), ndersa e ema i tha: “Qaj tani si grate, per nje mbreteri te humbur te cilen nuk munde ta mbrosh si burrat”. Keshtu une ndjeva dhimbjen e nje fundi te turpshem te nje te kaluare te lavdishme, dhe kjo u intensifikua me teper duke ditur qe bota e sotme Islame eshte e ndare dhe e varfer, dhe nje subjekt per hegjemonine perendimore pothuajse qe nga kohet e Kryqezatave. Sigurisht qe une ndeja se tepermi qe shoqeruesi ishte i prire per te zvogeluar karakterin Arabo-Islamik te ketyre ndertesave historike, dhe gjithashtu te zhvleresonte udheheqesit e Islamit dhe fene (psh “Islami lejon martesen me shume gra etje etj). Magjithate menjihere pasi u be i qarte identiteti im musliman, ai filloi te tregohej me i kujdesshem; ai biles tha edhe qe gjate Spanjes Islame “cifutet, kristianet dhe muslimanet jetonin se bashku ne paqe”.

Gjenden edhe shume faktore te tjere qe te sjellin ndermend te kaluaren Islame te Granades. Ndermjet tyre mund te permendim disa pallate te vogla dhe gjithashtu lagjen historike Albakian (lagjia e muslimaneve, ne te cilen akoma jetojne disa muslimane dhe ku xhamia e meparshme tani quhet Kisha e El-Salvadorit). Shume kisha, me kupolat dhe kryqet e tyre ne vend te gjysmehenezave me yje, dhe me kullat e kembanave ne vend te kulles se muezinit, shprehin qarte poziten e tyre te meparshme. Gjendet Katedralia Gotike, qe njehere e nje kohe ka qene Xhamia madheshtore e Granades, ne te cilen jane varrosur dy monarket katolike, Ferdinandi dhe Izabela. Gjate kohes qe vizitoja katedralen pashe me teper statuja dhe piktura te ikonave katolike se sa kisha pare ne te gjithe jeten time, duke me kujtuar keshtu te pakten nje arsye te ndarjes se protestanteve ne shek. 16. Nje skulpture me permasa gjigande e cila mbulonte nje mur te madh ishte me e dhimbshmja per tu gelltitur. Ajo tregonte nje luftetar mbi nje kale dhe nje te vdekur, qafa e te cilit ishte e keputur, dhe qe dergjej poshte kembeve te kalit. Shoqeruesi shpjegoi: “Ky eshte Santiago dhe kali i tij, duke vrare nje musliman.” Kur une e pyeta me teper ai tha: “Ky eshte apostulli Santiago, i cili ndihmoi ne fitoren e kristianeve mbi Islamin.” Kur e pyeta me tej reth mesazhit te urrejtjes, pergjigja e sakte ishte: “Epo, eshte vetem nje pikture”. Qe nga kjo ndodhi une kam mesuar disa gjera rreth legjendes se shen Xhejms (ne spanjisht Santiago). Kur komandanti musliman Ibn Abi Amir (i njohur edhe me emrin Al-Mansur bi Allah qe do te thote fitimtar nepermjet dashamiresise se Zotit, dhe ne Perendim i njohur me emrin “Almanzor”) pushtoi Leon ne veri te Spanjes ne shek. 10, trupat e tij shkaterruan gjithshka, duke perfshire ketu edhe Kishen e Santiago de Kompostela. Megjithate, Al-Mansuri e ruajti faltoren e apostullit kristian, shen Xhejms_it. Me vone, kur muslimanet filluan te humbisnin, miti i shen Xhejms_it kishte filluar te kultivohej, dhe Santiago “Matamoros” (Santiago, kasapi i maureve) filloi te njihej si frymezimi per fitoren kristiane; keshtu ai u be shenjtori mbrojtes i Spanjes.

Me vone, gjate vizites ne katedrale, ndodhi nje tjeter bashkebisedim interesant me nje shoqerues tjeter. Une e pyeta ate rreth numrit te muslimaneve ne Spanje. Ai tha: “Jo shume, vetem disa te rinj po kovertohen, ndjekin moden.” “Ju do te thoni qe ata nuk jane serioze ndaj besimit te tyre te ri” e pyeta une. “Jo, ata do te kthehen ne gjendjen e meparshme” ai dukej konfident. Une i thashe: “Po sikur ata te mos kthehen? Mos do te kete nje inkuizicion tjeter?” pastaj pushtoi nje heshtje e gjate.

 

 

Xhamia e madhe e Kordoves dhe rrethinat e saj.

Nga Granada, une vazhdova me autobuz per ne Kodoba. Duke udhetuar me autobuz, une mund te shihja prezencen e muslimaneve ne histori, vecanerisht i spikatur nga ndertesat, te cilat kishin qene xhamia ne te kaluaren, ne cdo qytet te vogel pergjate rruges. Pastaj, pas disa miljesh, mund te shihja fortesa dhe keshtjella ne majat e maleve, qe tani mbanin simbole kristiane, dhe shpesh here ne krah te tyre ndodheshin kisha. Me vinin ndermend copeza kujtimesh te muslimaneve te kujdeseshin per ullishtat e tyre, duke zhvillur prodhime te reja dhe teknologjine e agrikultures, dhe duke u perpjekur t’i shpetonin zemerimit te Inkuizicionit te shek. 16, kur rrugedalja e tyre ishte ose te pagezoheshin (dhe keshtu “te shpetonin”), ose te perballonin internimin, ose te rrezikonin vdekje te pameshirshme.

Midis monumenteve te ndryshme te Spanjes Islame, ajo per te cilen shpirti im ndiente me teper mall ishte Xhamia e Madhe (Le Mezquita) e Kordobes, e ndertuar ne shek. 8 nga Emir Abdul Rahman 1, por qe tani quhet Katedralja e Shenjte. (ndertimi i Xhamise se Madhe te Kordobes filloi ne vitin 786 e.r. ne nje toke te blere me 100,000 dinare floriri) Menjihere pasi arrita ne hotelin tim ne Kordoba ne 8 dhjetor, une pata mundesine te bashkohesha me nje grup udhetaresh te cilet me cuan ne xhami. Si musliman, vetem te qenurit atje ishte shume lehtesues, sepse aty, perpara syve te mi, ndodhej shenja me e gjalle qe me sillte ndermend Kohet e Arta te Islamit, nje ere qe siguroi rrenjet e ndricimit te Europes. Ne nje hapesire, gjendeshin rreshta te stolisura pemesh portokalli, me kullen e kembanes se katredales ne nje ane, qe njehere e nje kohe ishte minarja e muezinit. Pasi u futem ne xhami, une mund te shihja edhe katedralen, te cilen hierarkia katolike, ne menyre qe te theksonte fitoren mbi Islamin, e ndertoi ne qender te xhamise gjate fillimit te shek. 16. Ndersa kishte disa mosmareveshje gjate asaj kohe, rreth ndertimit te katedrales, fatmiresisht prezenca  e saj ndihmoi ne ruajtjen e Xhamise se Madhe prej shkaterrimit te plote nga duart e udheheqesve te rinj. Duke qendruar ne xhami, une u zhyta plotesisht ne qetesine dhe madheshtine e saj. Ndodheshin harqet dhe kolonat madheshtore, ndodhej simetria e shandaneve ne te gjitha drejtimet, e nderprere nga prania e katedrales. Perseri ishte shume e lehte te sillje ndermend copeza kujtimesh, dhe mund te imagjinoja veten time duke u falur krah per krah me muslimane intelektuale te Kordobes si Ibn Huzam, Al-Kurtubi, al-Makari, al-Gafiki, Ibn Tufail, Ibn Ruzhd, Ibn al-Arabi, dhe shume te tjere qe njehere e nje kohe e bene Kordoben qendren kryesore intelektuale te botes.

Perseri une ndjeva, ashtu sic kisha ndier edhe ne Alhambra, qe shoqeruesja me zell te madh e lidhte bukurine arkitekturore te xhamise me teper me Romaket se sa me shekujt e prezences se Islamit. Gjate beshkebisedimeve me shoqeruesen, dikush pyeti rreth origjines se dyluftimeve me dema ne Spanje, dhe duke u perpjekur te lidhte kete sport te dhunshem me arabet “terroriste” ajo u pergjigj: “Oh, arabet ishin ata qe sollen ate sport ne Spanje”. Me kujdes, une nderhyra, dhe thashe qe kisha degjuar shpjegime te ndryshme rreth dyluftimeve me dema, por ky qe tha ajo nuk ishte nje prej tyre. Keshtu une permenda qe nje prej ketyre shpjegimeve, qe une e kisha lexuar diku, vinte prej disa legjendave katolike, ne te cilat kur Mejremie (Maria) ishte shtatzene me profetin Isa (Jezu Krishti, paqja qofte mbi te dy ata), ndodhi nje incident gjate te cilit nje dem i inatosur i’u versul Marise. Keshtu demi u kthye ne nje kafshe qe duhej luftuar. Ajo tha qe nuk e kishte degjuar ndonjihere kete variacion. Fatmiresisht ne grupin tone ndodhej nje cift katolik nga Barcelona qe ishte ne gjendje te konfirmonte rastin qe permenda une. Une nuk jam i sigurte per vertetesine e ketij shpjegimi, megjithate, eshte shume e sigurte qe dyluftimi i sotem me dema nuk vjen nga Arabet. Me vone me ra rasti te asistoj ne eksperiencen me te dhimbshme ne xhamine e Kordobes. Ndersa udhetimi po vazhdonte, mendova te falja dy rekate per xhamine. Keshtu u largova prej grupit ne nje cep thuajse te shkrete. Duke falur rekatin e dyte, papritmas ndjeva prezencen e nje burri te nxehur, i cili dridhej nga zemerimi dhe merrte fryme perpara fytyres time, duke me paralajmeruar me shenjat e tij dhe duke bertitur ne spanjisht: “Jo falje muslimanesh, jo falje muslimanesh” (te pakten keshtu e kuptova une). Per momentin i rezistova presionit te ketij roje katolik, por ai me shkundi per krahu, dhe me detyroi ta nderprisja namazin. Sigurisht qe une u merzita, por shume me e zjarrte ishte agonia ime shpirterore, sepse ketu ndodhej nje nga trashegimite me te shtrenjta te Islamit ne Spanje dhe si nje musliman, une po privohesha nga e drejta ime per tu falur. Kjo ndodhi ne kundershtim me ate qe dija une per Spanjen pas kohes se Frankos, e cila ishte bere me tolerante dhe qe edhe Parlamenti Spanjoll kishte nxjerre nje ligj qe pranonte Islamin, Judaizmin, kristianizmin protestant si te barabarte me Katolicizmin. Megjithe kundershtimet e mia (te them te drejten shoqeruesja dhe disa te tjere u bashkuan me mua) roja me shtrengoi krahet fort  dhe me nxorri jashte xhamise. Duke qendruar jashte xhamise, dhimbja ishte e padurueshme dhe syte mu mbushen me lot. Dhe ja ku isha, duke menduar me Allam Ikbal (1873-1938) te subkontinetit idnian i cili vizitoi kete xhami ne vitin 1932 ( me nje leje speciale nga Anglia, sepse deri disa kohe me pare, muslimanet dhe cifutet nuk lejoheshin te futeshin ne Spanje) dhe duke u hasur me eksperienca te ngjashme, ai shprehu pikellimin e tij te madh nepermjet poezive te tij. Keshtu ne poemen e tij epike “Xhamia e Kutabas” ai vajton:

 

O Xhamia e Shenjte e Kurtabas, vend i shenjte per te gjithe admiruesit e  artit,

Perla e besimit te vetem te vertete, duke shenjteruar token e Andaluzise,

Si vete Meka e shenjte, nje bukuri kaq madheshtore,

Mund te gjendet ne toke, vetem ne zemren e nje muslimani te vertete.

 

Duke qendruar atje, perballe xhamise, po mendoja per tolerancen e njohur dhe mbrojtjen qe Islami i ka dhene besimeve te tjera. Dhe mendja ime ishte e zene me poemat me prekese te Allama Ikbalit, te cilat ai i shkruajti gjate vizites se tij ne Spanje. I kisha marre ato me vete ne Spanje dhe ato ma lehtesuan disi dhimbjen time. Sigurisht, diten tjeter, u ktheva perseri ne xhami, kesaj here i shoqeruar nga nje musliman nga Franca, dhe kesaj here pata mundesine te thithja me teper qetesine e saj shpirterore. Por ka akoma me teper per te treguar rreth trashegimise Islame ne Kordoba. Me nje harte te qytetit me vete, vendosa te eksploroja me teper qytetin, duke ecur ne kembe. Imitime te madheshtise se Kordobes mbeten ne pjesen perreth Xhamise, e cila eshte nje qytet karakteristik musliman me pallate te vegjel, te ndertuar perreth oborresh te ujitura, dhe te eksplorosh keto rruge do te thote te ndeshesh me gezime te papritura: veshtrimet e shpejta nepermjet dyerve te hapura (te cilat do te kishin qene te mbylluar gjate kohes se Islamit) zbulojne veranda te fresketa dhe te mbushura me lule. Emra te rrugeve ne gjuhen arabe dukej se ishte dicka normale. “Alfaros” ishte emri i hotelit ne te cilin qendrova, dhe disa nga dhomat e tij kishin emra ne arabisht si psh Salon al-Zahra (Mrekullite e al-Zahras dhe Pallate te tjera te Andaluzise). Ndodheshin kisha, keshtjella dhe fortesa te cilat me kujtonin te kaluaren e tyre Islame, qofte nepermjet struktures se tyre, qofte nga mbishkrimet mbi mure. Ndersa ecja neper brigjet e Guadalkuivirit (vjen nga al-Uadi al-Kebir, ose Lumi i Madh) pashe rrenojat piktoreske te nje mulliri me tre kate te koheve te Islamit, me nje ure romake ne sfond. Ne anen tjeter te ures ndodhej nje kala historike, Kulla e Kalahorras (ne arabisht Kalal al-Harrah, ose Kalaja e Lirise) e cila eshte kthyer ne nje muze Islamik te themeluar nga arabet. Pamja me spektakolare, ajo e rrotes se mullirit  e shek. 9 (ne spanjisht noira, ne arabisht al-na’urah) e cila qendronte akoma ne lume. Ne ta kaluaren, uji merrej prej ketu dhe transportohej neper nje sistem kanalesh deri ne xhami dhe  ne pjeset e tjera te qytetit. Afer xhamise gjendet Alcazari (al-kasr ne arabisht) i ndertuar ne shek. 8, rezidenca e emirit te pare Umajat, Abdur Rahman. Pastaj sigurisht duhej te nderoja Ibn Ruzhdin dhe te vizitoja statujen e tij e cila ndodhej jo shume larg xhamise. Ndersa nuk kisha mundesi te falesha ne Xhamine e Madhe, e dija qe ndodhej akoma nje xhami qe fuksiononte ne Kordoba. Gjithashtu isha ne dijeni edhe per Universitetin Islamik te Ibn Ruzhdiut i cili kishte pak kohe qe ishte themeluar dhe qe ndodhej ne afersi te xhamise. Mbas disa kerkimesh une e gjeta universitetin dhe xhamine qe ndodhej brenda tij dhe shkova atje per namazin e te premtes ne 11 dhjetor. Kjo vizite u kthye ne nje eksperience te re. Ishte shume prekese te degjoje thirrjen e ezanit ne token spanjolle, ku atmosfera ne pergjithesi eshte armiqesore dhe ku njehere e nje kohe dyshimi me i vogel per besimin islam mund te conte ne vdekje. Dhe per me teper une zbulova kete ironi: universiteti dhe xhamia tani gjenden pothuajse ne piken ku shumica e se kaluares Islame ishte shkaterruar; shkrime fetare dhe me mijera libra te shkruar nga dijetare mslimane. Kjo ishte gjithashtu nje nga pikat ne te cilat muslimanet varroseshin per shkak te kundershtimit te tyre per tu pagezuar ose sepse dyshoheshin qe nuk ishin plotesisht “kristiane”. Ata qe u konvertuan me dhune u quajten me vone Moriskos. Shume prej andaluzianeve e kane edhe sot e kesaj dite ate te kaluar morisko, megjithese neper shekuj identiteti i tyre pothuajse humbi i teri ne shoqerine e madhe qe cdokush me veshtiresi do te kujtoje ose kujton. Sigurisht qe cifutet edhe pse me te paket ne numer, kane vuajtur te njejtin fat ne Spanje, dhe ata qe u konvertuan njiheshin me emrin Konversos. Ne xhamine e universitetit u takova me disa spaniarde vendas (duke perfshire edhe tre gra) te cilet pasi kishin zbuluar rrenjet e tyre ose pasi kishin studjuar krahasimin e feve, kishin pranuar Islamin. Ne fakt, ishte shume prekese te degjoje hutben e se premtes nga goja e nje te riu musliman spanjoll, i cili foli ne nje arabishte te paster dhe te rrjedhshme, dhe gjithashtu dha perkthimin ne anglisht dhe spanjisht. Sigurisht qe ai drejtoi edhe namazin. Duke sjelle ndermend keta te rinj muslimane spanjolle, me erdhen gjithashtu ndermend fjalet e  shoqerueses ne Katedralen e Granades rreth spaniardeve te rinj qe konvertohen sa per mode.

Pastaj u takova me rektorin e universitetit, Dr. Ali M. Ketani me origjine marokene. (Dr. Ketani ishte drejtor i pergjithshem i IFSTAD ne vitet 1980). Ishte nje suprize shume e kendshme kur zbuluam qe une dhe ai e kishim njohur njeri-tjetrin per nje kohe te shkurter ne vitet 1980 kur te dy ndodheshim ne Xheda ne Arabine Saudite. Te pakte kane qene njerezit qe kam takuar dhe qe kane patur te njejtin perkushtim, entuziazem dhe zotim qe kishte dr. Ketani ndaj ceshtjes se Islamit. Pothuajse i vetem ne perpjekjet e tij, ai kishte themeluar kete universitet te vogel ne nje atmosfere e cila, megjithese zyrtarisht tolerante, akoma kullon fanatizem katolik; me thane qe dyert e universitetit dhe te xhamise duhej te qendronin gjithmone te mbyllura, pasi kishte patur shume akte dhune dhe vandalizmi. Universiteti ka regjistruar disa studente muslimane dhe jo muslimane dhe po behen plane per zgjerimin e tij. Megjithate, ka nje nevoje te madhe per ndihme finaciare (cdokush qe deshiron te ndihmoje mund te kontaktoje autorin).

Duke vizituar universitetin mesova gjithashtu rreth nje tragjedie te tmerrshme qe kishte vuajtur nje grua muslimane, Sabora Uribe. Me profesion psikiatre, gruaja e presidentit te Federates se Muslimaneve Spanjolle, nene e 5 femijeve, kishte pranuar Islamin 20 vjet me pare dhe ishte themeluesja e shoqates se grave muslimane spanjolle (e quajtur Al-Nisa). Ajo ishte vrare ne nje menyre barbare ne nje qytet afer Gordobes ne 28 tetor 1998. Disa fanatike hyne naten ne shtepi dhe e goditen ate me thike, dhe motivi i kesaj vrasjeje ishte urrejtja per besimin dhe aktivitetin e saj. Universiteti, per nder te saj, i ka vene emrin e saj njeres prej klasave. Njeri prej femije te saj ndjek studimet ne kete universitet.


 

Sevija: Nje kthese.

Pasi kishim thithur nga Kordoba aq sa mundem dhe me aq kohe sa patem ne dispozicion, une dhe kolegu im vendosem te benim nje vizite te shpejte ne Sevije. Sigurisht qe edhe ky qytet ka trashegimine e vet Islame. Kisha lexuar diku qe emri arab i Sevijes ishte Ishbilja. Pas ardhjes se Islamit, emri romak i qytetit Hispalis u “arabizua” ne Ishbilja, prej te cilit rrjedh edhe Sevije ne spanjisht, dhe qe eshte pothuajse shqiptimi ne arabisht. Nje nga dijetaret e famshem te Ishbiljas se shek.12 ishte edhe botanisti musliman Abu Zakarijah al-Auam Ishbili, i cili kishte identifikuar pothuajse 600 lloje bimesh dhe kishte zhvilluar metoden e kryqezimit; sipas arabeve ai quhet “Ishbili”, sipas qytetit nga i cili ai vinte. Por gjendet akoma nga e kaluara Islame e Seviles, e cila ndihet e zhytyr ne reliket e famshme te Alcazarit dhe te Katedrales La Xhiralda.

Ashtu si pallati Alhambra, Alcazari i Sevijes (Al-Kasr) eshte nje tjeter stoli arkitekturore e diteve te para te Islamit. Eshte ndertuar ne shek. 8 dhe pastaj u zgjerua ne shek.9. Me vone, sundimtaret kristiane i bene shtesa te tjera, por ne kundershtim te detajeve Gotike, e gjithe struktura eshte islamike dhe ndjek traditen islamike te sallave dhe oborreve te hapura me burime uji. Muret jane mbuluar me suva me ngjyre dhe tjegulla te zmaltuara. Mbishkrimet blu dhe te bardha shpallin te njejtin mesazh qe pashe edhe ne Alhambra: “Ua la ghalib il Allah (nuk ka fitimtar tjeter pervec Allahut)”. Harqet me shume lobe mbeshtesin fasadat e nje rrjeti guresh me pamje dantelle. Gjendet gjithashtu Salla e Mbreterve, me punime shume te bukura prej druri, nje korridor i trefishuar ne forme patkoi. Pas kesaj vjen Salla e Ambasadoreve, me fasadat e saj te trefishuara, ndersa zbukurimet jane kaq te pakursyera saqe dikujt do ti mpiheshin ndenjat sikur te mos ishte per pamjen mbrapa. Kupola eshte e ndricuar me nje drite te zbehte. Nje nga zbukurimet me te arritura ne salle eshte nje kangjelle e mbuluar me gjethe dhe boce pishe, disa prej te cilave duket sikur jane te shtypura ne ferra dhe disa te tjera te lidhura me guacka. Pasi u kenaqa me bukurite e brendshme te pallatit te Alcazarit, une vendosa te ecja midis qosheve te rregulluara aq mire ne anen e jashtme, u ula ne nje stol dhe u kenaqa me lulet e bukura, ndersa emiret muslimane dhe njerezit e tyre do ti kene shijuar ato kur ishin pronare te ketyre vendeve. Dhe mendova me vete: Sikur arkitektet muslimane te vinin ketu, ne token e stergjysherve te tyre, te studjonin arkitekturen e bukur Andaluziane, sa shume permiresime do ti beheshin kutive moderne te betonit qe jane bere te zakonshme. Gjithashtu mendoja me veten time se si bijte e shkretetires u bene kopshtare kaq te shkelqyer dhe fermere qe akoma dhe kesaj dite mahnisin historianet dhe dijetaret. Ata paraqiten lloje te ndryshme bimesh ne Perendim: limonj, kajsi, hurma, oriz, kallam sheqeri, eshte nje liste shume e gjate.

Pastj vazhduam per ne katedralen e famshme te Sevijes dhe La Xhiralda (minares) se saj-minarja me e madhe e zbuluar prej Kutubijave te Marakeshit. Katedralja gjendet aty ku Xhamia  e Madhe e Sevijes u ndertua ne vitin 1172; dhe minarja origjinale u ndertua ne vitin 1198. Xhamia u shnderrua ne kishe ne vitin 1248. Me vone u shkaterrua, pervec kupoles dhe minares, dhe Katedralja u ndertua gjate shek. 15. Une eca permes Katedrales, dhe u ngjita deri ne maje te minares. Pervec kupoles dhe minares (te dyja te kristianizuara), nje vizitor i vemendshem mund te shohe te kaluaren Islame te katedrales ne dy manifestime te tjera: duke hyre ne minare vizitori mund te shohe nje faqe muri e shkruar ne arabisht qe tregon per arkitektin e saj, Abu Jusuf Jakubin; dhe porta e madhe kryesore, dyert e se ciles jo vetem qe kane konstruksion islamik por edhe mbishkrime ne arabisht te shek. 12. Brenda mund te shihet arkitektura Gotike, me shume statuja dhe piktura te ikonave kristiane dhe simboleve te tjera. Perseri me beri pershtypje pjesa e brendshme e katedrales, jo vetem per madheshtine dhe pasurine e saj, por edhe per atmosferen e qete dhe solemne dhe shenjterine fetare qe ajo transmetonte, me teper se sa e ndjeva ne katedralen e Granades. Ne katedrale pashe gjthashtu edhe varrin e Kristofor Kolombit, i cili pas renies se Granades Islamike ne vitin 1492, u ngarkua nga Izabela dhe Ferdinandi te gjente Indine. Por nje faktor qe e beri ate te vazhdonte kete detyre duke udhetuar ne Perendim ishte prezenca  e Osmanllinjve ne Lindje; dhe i udhehequr nga detare muslimane ai mundi “te zbulonte” Ameriken ne te njejtin vit (sigurisht, shume kundershtojne dhe percmojne aventurat e tij).

 

Disa verejte mbylljeje.

Ndersa monumentet e shkelqyera te historise Islamike qe dikush mund te hase ne Spanje, perfaqesojne nje trashegimi reale te nje civilizimi te madh, shume te tjera jane me pak reale dhe jane pjese e jetes se perditshme dhe kosiderohen si dicka qe kuptohet vetvetiu. Ndoshta shembulli qe tregon me se miri rreth influences se vazhdueshme te Islamit eshte mbijetesa e shume fjaleve dhe shprehjeve arabe ne gjuhen spanjolle, si per shembull almirante (al-amir); alomohade (al-mohtasub); arroz (al-ruz); guitara (kitar); aceituna (zajtuna) dhe shume te tjera. Per me teper, kur dikush degjon Ole! Ole! gjate kercimit flamengo dhe luftimeve me dema, nuk i shkon ndermend qe keto thirrje i referohen fjales Allah! Allah!; dhe kur nje spanjoll apo portugez thote “Oj’al” (deshira e Zotit), mbase nuk e di fare qe eshte duke shqiptuar versionin e shtremberuar te fjales arabe (Insha-Allah). Dhe ka shume te tjera, duke perfshire edhe shume zakone dhe tradita te cilat te kujtojne te kaluaren Islamike, pa marre parasysh faktin qe ne fillim te shek. 15 te Inkuizicionit spanjoll, gjithshka e lidhur sadopak me gjuhen arabe ose besimin Islam ishte krejtesisht e ndaluar dhe denohej shume rende.

Spanja e kohes se sotme perkrah me energji Alhambran dhe monumente te tjera te Andaluzise si nje terheqje per turistet. Akoma, perkrahesit, duke perfshire edhe shoqeruesit, nuk nxjerrin ne pah me qartesi qe keto jane trashegimi te pothuajse 8 shekujsh, gjate te cilave muslimanet jo vetem pushtuan Spanjen por mbollen rrenjet e Rilindjes Europiane nepermjet nje transferimi te pabarabarte ne pothuajse cdo fushe te njohur. Me nje fjale, ndersa Spanja dhe Perendimi jane te lumtur te trashegojne dhe perfitojne nga trashegimia e Spanjes Islamike, gjendet nje kundershtim kokeforte per te njohur se si kjo trashegimi ndihmoi ne epersine e Europes. Udhetari amerikan, Uashington Irving, e vuri re kete paradoks gjate vizites se tij ne Spanje ne fillim te shek. 18. Spanjollet, shkruan ai, i konsiderojne muslimanet vetem si pushtues dhe uzurpatore.

Duke i dhene lejen zyrtare Islamit ne 1989, tani ka liri feje ne Spanje, te pakten zyrtarisht. Megjithate, fanatizmi behet i dukshem ndonjehere, si per shembull vrasja e nje gruaje muslimane tetorin e kaluar. Sipas informacionit te Universitetit Islamik te Gordobes, gjenden rreth 500,000 muslimane qe jetojne ne Spanje dhe rreth 100,000 nenshtetas, te tjeret jane te huaj. Prej nenshtetasve, rreth 20,000 jane te konvertuar, te tjeret jane te lindur. Shume prej muslimaneve te rinj jetojne ne zonen e Andalucias, megjithese mund te gjenden disa ne cdo zone te Spanjes. Ndodhen rreth 200 xhami ne Spanje, 50 prej tyre ne zonen e Andalucias. Njehere e nje kohe gjendeshin me teper se 1600 xhami vetem ne Kordoba.

Perfundimisht, meqe pata fatin e mire te udhetoja ca, asnje udhetim, pervec vizitave ne Meke dhe ne Medine, nuk e kalon eksperiencen shpirterore dhe emocionale qe ndjeva kur gjendesha ne te kaluaren Islamike te Spanjes. Ne fakt eshte nje ndjenje krenarie dhe peruljeje rreth kohes se famshme te stergjysherve te mi ne besim. Ky parashtrim personal i trashegimise se Islamit, si dhe eksplorimet e mia personale te koheve te fundit ne kontributin intelektual te Islamit dhe perpjekjeve te tyre per krijimin e Perendimit, ne natyren e mjekesise shpirterore, jane nje lloj kure per shpirtin. Perpjekje te tilla me dhane mundesine te largohesha neper librat e historise dhe keshtu me ndihmuan te mposht sensin e inferioritetit dhe turpit qe me ndjek nga pas si musliman qe jam; dyshoj qe nuk jam i vetem kur e them kete. Perseri po sjell nje rresht nga poema Hispania e Allam Ikbal:

 

Me te vertete, syte e mi vezhguan Granaden, por;

Shpirti im nuk eshte ne paqe as nga udhetimi as nga qendrimi;

Kam pare kaq shume, thene kaq shume, degjuar kaq shume;

Por akoma ngushellimi nuk vjen as nga te paret, as nga te degjuarit.

 

Ndersa dikush kerkon ngushllim ne ankesat e Allamas, dikush tjeter synon per nje te ardhme me te ndritshme te Islamit, ashtu sic parafytyrohet qarte ne veprat e intelektualeve te tille si Ibn Sina (980-1037); Al-Gazali (Algazel 1058-1111; Sociologji, Teologji,Filozofi); dhe Ibn Ruzhdi (1126-1998). Kuptimi i jetes dhe qellimi i saj ne Al-Andaluz gjate lulezimit te Islamit drejtonte cdo veprim te jetes se perditshme, si dhe te zbulimeve shkencore. Zbulime te tilla nuk u ndane asnjihere nga besimi dhe urtesia, dhe askush nuk mund ta shprehe kete lumturi me mire se sa Ibn Ruzhdi. Keshtu, gjate vizites time ne Muzeun Islamik te Gordobes, vura re nje mesazh te marre nga verejtjet e bera nga Ibn Ruzhdi ne librin e tij “Mbi harmonine e shkences dhe fese: shkenca e themeluar mbi eksperiencen dhe llogjiken, zbulon arsyen; urtesia, e cila del ne pah ne cdo kerkim shkencor dhe sherben per ta bere jeten tone me te bukur; dhe shpallja, ajo e Kur’anit tone, vetem nepermjet saj ne mund te njohim qellimin perfundimtar te jetes dhe historise tone, Amin. Ne fakt, eshte dhurata e “arsyes” qe Islami i civilizuar i asaj kohe, nepermjet Ibn Ruzhdi dhe te tjereve, i dhane Europes se atehereshme primitive. Dhe ishte perpjekja e tyre ajo qe Allam permend ne poemen e tij “Xhamia e Kurtabas”:

 

Ata, vizioni i te cileve udhehoqi Lindjen dhe Perendimin;

Te cilet i treguan Europes ne erresire, rrugen e ndricimit.

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@