Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

ISLAMI NE AMERIKE 
Alexander Russel Webb 
(19 Prill 1893; Nju Jork, N.Y.) 
(i ekstraktuar nga libri i Webb-it, "Islam in America") 

Natyra thuajse universale, midis amerikaneve mendje-liberale, te dijne me shume rreth religjioneve orientale sesa stergjysherit e tyre dinin, ka qene produktive te pakten per nje rezultat, qe eshte, te ndaret nga supersticionet shpirt-shkaterruese fetare; dhe zhvillimi i nje shpirti te pamvarur e pa frike ne mendime, i cili po behet gradualisht nje armik agresiv e i pameshirshem ndaj skllaverimit mental te besimive. Kjo ndoshta mund te quhet evolucioni i njerezimi te ri me te vertete, i cili eshte shume me teper i admirueshem se i vjetri, karakteristika kryesore e te cilit ishte besimi i tij pasiv ne dogmat fetare ne kundershtim me arsyen dhe mendimin praktik, ndjekes te verber te udheheqesve te gabueshem, te cilet nuk ishin kurre ne gjendje te vertetonin te drejten e tyre te udheheqjes, e as te verteten dhe validitetin e doktrines qe ata jepnin mesim. 

Ditet e lehtebesimit te verber jane duke shkuar dalengadale e me siguri. Thirrjet e sentimentalitetit te tepert jane duke humbur forcen dhe efektivitetin e tyre. Klasat e zhvilluara – mendje-qartet, te mire-balancuarit, mendimtaret racionale – kerkojne arsye per çdo gje, duke refuzuar te besojne ne teori iracionale apo dogma te cilat nuk kane ndonje pohim me te mire ndaj pagabueshmerise se sa nje mbrojtje e thjeshte e nje te diplomuari ne teologji. 

Qellimi primar i ketij libri nuk eshte te rrenoje e as te dobesoje ndonje besim apo sistem teorish, e as te beje prozelit ne Islam, por te ngreje e te inkurajoje midis kristianeve anglisht-foles nje shpirt te qete, te qendrueshem e nje hetim i paparagjykuar te zbatohet ndaj sistemeve te fese se tyre dhe te tjerave gjithashtu. Vetem n.q.s. njeri ndjen pavaresine e tij mendore e vendos ta ushtroje ate me qendrueshmeri; vetem n.q.s. ai heq dore plotesisht nga paragjykimet e fituara nga ata me te cilet ai ka qene ne marredhenie te vazhdueshme gjate gjithe jetes se tij, gjykimi i tij do te jete i nje vlere te pakte per te. Nese, siç eshte rregulli per maxhorancen e gjere qe pretendon te jete gjykuese, ai kerkon vetem evidence te konfirmoje te verteten e besimit te tij fetar, e te krijoje falsitete per te tjerat, pa nje deshire te paster te njohe te verteten, kerkimet e tij do t’i bejne atij me shume dem se mire, e do te ishte me mire per te te mos e ndermerrte ate. 

Nje njeri, duke vrojtuar nje pejsazh nga maja e malit, nuk mashtrohet nga dimensionet e dukshme te objekteve qe kap shikimi i tij ne fushat poshte: ai e di se njeriu qe leviz neper kopshtin e tij eshte me shume se tre inç (7.5cm) i gjate; se shtepia prane tij eshte me e madhe se nje kuti; se treni hekurudhor, duke dredhuar si gjarper ndermjet kodrave, eshte shume me teper i madh e me i shpejte ne levizjet e tij se nje larve. Edhe pse ai mund te mos kete pasur kurre ndonje praktike artistike, ai di mjaft nga rregullat e perspektives e te jete ne gjendje te gjykoje me sakstesi krahasuese madhesine e objekteve ne distance. Ai nuk arrin ne perfundimet e shinat e tramvajes te vendosura nga dikush tjeter. Ai nuk gjykon madhesine e njeriut, shtepine dhe trenin hekurudhor, ne drite te teorive te nxjerra nga disa autoritete shkencore te njohura. Ai ka mesuar se distanca e ben nje objekt t’i duket vrojtuesit me e vogel se sa ai eshte. Ai ka pare njerez e shtepi e hekurudha prej disa hapave larg tij, e ai di sakte sa te medha ato jane zakonisht. Shkurtimisht, ai perdor arsyen e tij dhe perfiton nga eksperienca e tij, pa konsultuar ndonje autoritet sidoqofte. 

Por kur ky njeri i njejte ndermerr te studioje nje sistem religjioz, ndryshe nga ajo qe ai ka qene mesuar ne shkolle ne femijerine e tij, ai ndjek nje drejtim tjeterfare, si rregull. Ai qendron mbi mal dhe gjykon madhesine e objekteve poshte me madhesine e atyre mjedisit te tij me te afert. Ai nuk eshte krejt ne gjendje te kuptoje perse objektet poshte duhet te jene me te vogla se ato rreth tij, dhe keshtu ai konsultohet me nje “autoritet,” shkrimtari i se ciles ndoshta nuk ka qene kurre poshte majes se malit; ose nese ai ka qene, ka mbetur aq afer fundit sa qe ai mund te vraponte shpejt per ne maje nese ai gjente veten e tij ne rrezik te te mesuarit tjeter gje mbi madhesine dhe natyren e objekteve ne distancen e larget. 

Qe prej rikthimit ne vendin tim une jam habitur shume, jo vetem me injorancen e pergjithshme qe mbizoteron tek te ashtuquajturit njerezit te mesuar ne lidhje me jeten, karakterin dhe mesimet e Profetit arab [Muhamed (s)], por gjithashtu edhe me gatishmerine e vete-kontrolluar e lehtesine me te cilen disa nga keta njerez shprehin opinionet e tyre per Muhamedin dhe sistemin islam. Ca artikujshkrues me kane çuditur shume duke treguar sa pak ata dijne per Muhamedin (s) dhe historine muslimane, dhe sa te guximshem e agresive ata mund te jene me ate armatosjen me faktet e varfra te tyre. Nje botues i njohur perendimor mbasi i referohej Muhamedit si “Profeti i famshem grek,” perfundonte nje gjysem kolone prej idioti me pohimin se, “te tjere jane perpjekur te prezantojne Budismin ne Amerike, dhe deshtuan, ashtu siç Webb do te deshtoje.” 

Me vjen keq qe mungesa e hapesires me ndalon te jap nje numer shembujsh te ngjashem, e aspak absurd, te injorances qe mbizoteron tek njerezit te cilet supozohen te jene te mire-informuar. 

Nuk ka asnje sistem religjioz per te cilin te dihet kaq pak, jo vetem nga masat e njerezve anglishtfoles, por gjithashtu midis atyre te cilet konsiderohen si me te mesuarit. Ky fakt eshte per shkaqe te ndryshme, me i dukshmi i te cileve eshte mosdashja krejt e natyrshme e muslimaneve ndaj gjuhes angleze dhe kombeve qe flasin anglisht, mospelqimi e tyre ta kene literaturen muslimane te perkthyer ne gjuhen tone, dhe paragjykimi i forte i cili, per tete apo nente shekujt e fundit, ka ekzistuar midis kristianeve kunder muslimaneve dhe Islamit. 

Nuk ka asnje karakter ne te gjithe rrjedhen e historise qe te kete qene kaq shume dhe vazhdueshem i keqprezantuar e i keqkuptuar nga kristianet, si Muhamedi (s). Nuk gjendet sot te ekzistoje e printuar as edhe nje pune e vetme ne anglisht qe paraqet diçka, si nje koncept i vertete i karakterit te Profetit te inspiruar te Arabise, e as mbi natyren e doktrines [Islamit] qe ai mesoi, dhe eshte praktikisht e pamundur per kerkuesin te gjeje ndonje informacion besueshem mbi kete subjekt ne literaturen angleze, vetem nese ai i ka fituar ca njohuri te saj prej burimesh te tjera. 

Prandaj, qellimi i pare i ketij libri te vogel eshte t’i jape botes anglisht-folese nje pershkrim te shkurter por te sakte e te besueshem mbi karakterin dhe qellimin e Muhamedit (s), dhe nje skice te vogel te sistemit islam. Gjate gjashte javeve te kaluara, kam marre nje numer letrash nga vende te ndryshme te Shteteve te Bashkuara ku me pyesin per literaturen qe jep nje reflektim te besueshem te religjionit islam. Keto letra me kane bindur se ka nje deshire te sinqerte dhe te gjere midis amerikaneve mendje-hapur te njohin te verteten, dhe me kane nxitur mua te jap kete shkrim per publikun, perpara nje pune me te madhe e me te kompletuar, qe do te publikohet me vone. Ne qofte se kjo perpjekje çon ne nxitjen e ca personave qe te lirojne, edhe perkohesisht, zinxhiret qe i sjellin ata ne kishe, dhe t’i japin doktrines islame nje gjykim te sinqerte e te drejte te paparagjykuar, une do te ndjehem boll i shperblyer per kohen dhe punen qe i kam dhene asaj. 

Nju Jork, 19 Prill, 1893.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@