Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Kolombi: Po sikur … ?

nga Aileen Vincent-Barwood

A egziston mundesia qe fjalet e para te folura nga Kristofor Kolombi kur arriti ne bregun e Botes se Re ishin pershendetja arabe "es-Selam alejkum"? A duket kjo si nje ide e cuditshme? Konsideroni per vehten tuaj.....

Arabishtja ishte gjuha e shkences per pjesen me te madhe te njerezimit nga shekulli 8 deri ne shekullin e 12. Ka shume mundesi qe te jete per kete arsye qe Kolombi me fjalet e tij e konsideroi arabishten si "nena e gjithe gjuheve" dhe ne udhetimein e tij per ne Boten e Re mori me vete Luis de Torresin qe ishte nje spaniard arab-foles si perkthyes.

Kolombi shpresonte se do te zbriste ne Indi, per te cilen ai e dinte se arabet paten arritur para tij. Ai gjithashtu e dinte se, per pese shekuj, arabet kishin eksploruar dhe shkruar shume gjera per keto ane te botes. Ata paten qene rreth perimetrit te Afrikes dhe paten lundruar deri ne Indi. Ata paten exploruar me rruge tokesore Konstatinopojen, paten kaluar Aia Minor, nepermes Egjyptit dhe Sirise dhe ne zemren e kontinentit aziatik. Ata paten bere harta te terrenit, kishin gjetur shume nga burimet e lumenjve, llogarisnin ererat dhe motin ne det, lartesine e maleve, dhe kishin arritur deri ne Kine duke perhapur keshtu islamin dhe gjuhen arabe ne te gjitha keto zona.

Ishte dita e 33-te e udhetimit te tij, 12 Tetor, 1492 kur Kolombi zbarkoi ne toke. Ne ate pike, ka shume mundesi qe Kolombi te kete qene ne brigjet e ishullit Bahamian te quajtur Guanahani - te cilin ai e riquajti San Salvador dhe shpalli "sovranitetin e tij per mbretin dhe mbretereshen e Spanjes".

[Shenim per fjalen Guanahani: kjo fjale do te thote 'Vllezerit Hani' dhe e ka origjinen nga arabishtja dhe eshte adoptuar ne Mandika. Guana eshte nje variant i korruptuar i fjales ihuana qe do te thote vellezer, dhe Hani eshte nje emer arab. Pra arrijme ne perfundimin qe ajo toke ishte zbuluar me pare nga Vellezerit Hani.]

Ka shume mundesi qe surpriza e tij me e madhe ate dite ishte se te gjithe "Indianet" sic i therriste ai vendasit, nuk flisnin arabisht.

Megjithate, ai ishte krejtesisht i bindur dhe shkroi ne ditarin e tij ne daten 12 Tetor, E Premte, se ishte i sigurt qe po te lundronte midis ketyre ishujve indiane per te arritur ne Cipangu (Japoni) dhe Kine, nje udhetim qe ishte rreth 1000 milje i gjate. Ketu ai ishte i bindur se do te mund te takonte Hanin e Madh, qe ishte nje perandor me pasuri te madhe dhe fliste arabisht dhe kishte nen veton e tij toka te pasura me ar, argjend dhe gure te cmuar, mendafsh, ereza dhe bime te tjera mjekesore.

Cdokush mund te mendoje sesi ka mundesi qe Kolombi, nje 41 vjecar, nje harte-beres profesionist, lexues dhe marinar i regjur, nje njeri i cili pati kaluar pjesen me te madhe te jetes se tij duke planifikuar udhetimin e tij ne Perendim, ka qene kaq larg ne llogaritjet e tij.

Nje shpejgim mund te jete se, ashtu sic ishte nje marinar profesionist, ai ishte githashtu nje politikan i zgjuar. Si nje kristian, ekspedita e te cilit ishte iniciuar nga dy monarket kistiane, mbreti Ferdinand II i Aragonit dhe mbreteresha Isabella I e Kastijes, gabimet ne llogaritjet e Kolombit mund te mos jene vetem si shkak i informacionit lundrues i cili ishte i gatshem nga shume burime, por nje vendim i llogaritur per te perdorur "burime te pranueshme" te njohurive shkencore dhe per te injoruar ato qe ishin "te huaja".

Gjate shtate shekujve te dominionit arab ne Spanje dhe Portugali, nga 711 e.r. deri me 1492, atje ishte zhvilluar nje kulture e artit musliman dhe shkences e cila kishte nje efekt te thelle dhe te qendrueshem ne jeten, artin dhe shkencat e Evropes. Rrenjet e kesaj kulture shkonin mbrapa deri ne Kohet e Erreta te Evropes, te cilat mund te thuhet se zgjaten nga 476 E.R deri me 1000, gjate se ciles bota arabe ishte si nje inkubator per civilizimin evropian. Arabet jo vetem e ruajten, e perpunuan, e perteriten dhe e perkthyen ne arabisht dijet klasike te grekeve, por gjithashtu iu shtuan atyre kontribute origjinale dhe te rendesishme.

Kur Europa filloi te eksploronte boten e shkences, ajo nuk i ktheu syte nga burimet greke apo romake, shume prej te cilave ose kishin humbur ose nuk ishin ne perdorim, por u orientua nga shkrimet shkencore arabe. Duke njohur rendesine e ketyre burimeve, evropianet ne shekullin e 12 filluan nje program masiv perkthimi, duke themeluar nje kolegj te perkthyeseve ne Toledo, Spanje, nga i cili shume prej puneve arabe ne matematike dhe astronomi u perkthyen dhe u bene te mundura per evropianet qe t`i perdornin.

Gjate asaj periudhe dhe madje me heret - qe nga koha e perandorise romake (27 P.E.S deri me 284 E.R) - egzistonte ideja per lundrimin ne perendim per te gjetur pasurite e Lindjes se Arte. Por asnje nuk kishte marre mundimin ta provonte.

Ne shekullin e shtate, arabet e dinin se per te vajtur ne Lindje duhej te udhetoje ne lindje. Per 300 vjet ata paten eksploruar shume pjese te tokave te njohura. Qe nga Delhi dhe Agra ne lindje, nepermjet Teheranit, Bagdatit dhe Damaskut, ne Kairo, Tripoli, Tunis dhe Kordova ne perendim, shkencetaret dhe eksploruesit arabe i kishin zgjeruar njohurite per boten e njohur deri atehere dhe u shtyne me tutje ne horizontet a panjohura.

Sigurisht, kjo njohuri - se bashku me filozofine, llogjiken, matematiken, historine e natyres dhe shume te tjera - mund te gjendeshin te shkruara ne bibliotekat e medhaja te Spanjes qe ishin fryt i nje kulture muslimane-kristiane-hebreje, dhe ne shume librari evropiane. Enciklopedite gjeografike, fjaloret, harta dhe skema, po ashtu dhe librat per matematiken, astronomine dhe lundrimin, doreshkrimet per permiresimin e instrumentave te lundrimit, qendronin ne Spanjen muslimane dhe ne Lindjen e Mesme.

Po keshtu qendronte dhe "teoria e botes se re pas Detit te Erresires", ideja e nje kontinenti te pazbuluar qe qendronte ne perendim te botes se zbuluar. Nuk ka asnje lloj dyshimi se ishin arabet ata qe bene te paret hartat te cilat e cuan Kolombin ne Boten e Re.

I rritur ne nje port te madh, Kolombit sigurisht qe i paten zene veshet dicka per zbulimet arabe dhe per aftesine e tyre per lundrim qe ne moshe te vogel. I biri i Domeniko Kolombit, nje endes, Kristofor Kolombi lindi me 1451 dhe u rrit ne Gjenove. Nje qender e madhe tregetie ne mes te viteve 1400, Gjenova kishte koloni ne Egjypt, Siri, Qipro, Konstatinopoje, dhe ne brigjet e Detit te Zi dhe Detit Azov.

Nga keto koloni te largeta, tregetaret gjenovese, kolonistet, diplomatet dhe misionaret kalonin ne Anatolia, Gjeorgji, Detin Kaspik, Persi dhe Indi. Ne mes te shekullit te 15, bregu Levantine ishte nje dere e hapur per ne Lindje, nje vend strategjik per tregeti me portet e Detit te Zi dhe Azine e Vogel. Po keshtu 200 vjet para kesaj, eksploruesi Venecian Marko Polo shkruan per takim me tregetare gjenovese dhe veneciane ne Rrugen e Madhe kineze. Nga disa nga letrat e Kolombit, ne shohim se ai ishte thellesisht i frymezuar nga historite e Marko Polos per udhetimet e tij.

Familja Kolombo jetoi ne nje shtepi prane Porta Sant'Andrea, dhe duke u mbeshtetur ne shkrimet e tij, ne kuptojme se ne kohen kur ai ishte 10 vjec, Kolombusi i ri e adhuronte zhurmen e portit. Ai do te qendronte vjedhurazi neper doket dhe do te shikonte marinaret qe leviznin neper anijet gjigante qe qendronin atje, anije te cilat kishin mberritur nga vende te largeta ekzotike si Kiosi dhe Konstandinopoja, Egjypti, Tunizia dhe Siria. Ai dhe shoket e tij pelqenin te luanin lojra midis rrotave te mendafshit dhe pambukut, dhe fucite e vajit, vererave dhe erezave.

I mrekulluar ai do te ulej me marinaret, me syte e tij te vegjel blu, floket e kuqe, dhe do te degjont me vemendje historite e tyre per tokat e magjishme te lindjes. Eshte e veshtire te imagjinohet se si Kolombi nuk do te joshej nga keto histori, shume prej tyre nga Levanti, apo nga historite e tjera qe ai i degjoi me vone, kur, si nje marinar i vogel ne moshen 14 vjecare, duke lundruar nga Gjenova, ai degjonte historite e tregetareve arabe te cilet udhetonin ne te gjitha anet e Mesdheut.

Ai ishte analfabet ne ate kohe. Disa vite me vone ai do te mesonte te lexonte dhe kjo nuk ishte gjuha e tij italiane, por spanjishtja e Kastijes.

Ne kohen kur Kolombi arriti ne Portugali, ai ishte ne te njezetat. Kristianet kishin rizene shume pjese te Spanjes dhe Portugalise nga muslimanet. Megjithate, per shkak te se kaluares muslimane, Gadishulli Iberik ishte ende qendra e Evropes persa i perket intelektualizmit dhe artit. Lizbona ishte qyteti ne te cilin Kolombi jetoi duke planifikuar udhetimet e tij ne Atlantik, ajo ishte kryeqyteti i Portugalise dhe nje qytet i ditur, ne te cilin do te ishte e mundur per te te gjente libra dhe materiale te cilat i duheshin per kerkimet e tij. Qe ne moshe te re, ai pati mesuar spanjisht, portugalisht, latinisht dhe gjuhe te tjera. Pra dukej qarte se Kolombi - lundrues profesionist, harte-beres, dhe me vone dhender i Henri Lundertarit - do te kishte marre shume nga kjo pasuri e madhe muslimane e dijes.

Ne 1501 Kolombi shkruante ne nje leter te tij se gjate shume nga udhetimet e tij neper bote, ai kishte takuar njerez te ditur te racave dhe sekteve te ndryshme dhe "ishte munduar te hidhte nje sy tek te gjithe librat e kozmografise, historise dhe filozofise dhe shkencave te tjera". Pra eshte e qarte se ai nuk mund t`i kalonte si te panevojshme me teper se kater shekuj shkence dhe eksplorim qe muslimanet kishin kontibuar.

Duke u bazuar ne nje nga biografet e tij, amerikani Samuel Eliot Morrison, autor i librit "Admirali i Detit Oqeanik", Kolombi beri shume kerkime neper doreshkrimet gjeografike te vjetra dhe te mesjetes para se te fillonte udhetimin e tij. Ai e beri kete gje ne menyre qe te mblidhte informacion dhe municion per perplasjen tjeter me ekspertet e kohes. Nqs kjo gje eshte e vertete atehere nuk ka mundesi qe nga vemendja e tij te kene dale perkthime te tilla sic ishin "Historia e Indise" e el-Birunit dhe "Mu'jam el-Buldan" e Jakutit. Gjithashtu duket qarte se ai duhet te jete mbeshtetur shume edhe tek "Udhetimi i shekullit te 13" i Ibn Battutes, ne te cilin eksploruesi me i famshem i kohes se vjeter shkruan per 120,000 kilometra udhetim nga Afrika e Veriut ne Kine dhe kthim.

[Ibn Battuta (emri i pare i tij ishte Muhamed) pati lindur me 1304 ne Tangier, Marok. Ai filloi udhetimin e tij ne Qershor 1325 nga Tangieri dhe arritit ne Indine veriperendimore (tani Pakistan) me 1333 mbasi kreu Haxhin per here te trete. Sulltan Muhamed Tugluk i Delhit (India) ishte aq i cuditur dhe i kenaqur me te saqe e caktoi Ibn Battuten te sherbente si Magjistrat i Delhit ( 1334-1341). Ibn Battuta me vone u caktua te sherbente si ambasadori i sulltanit ne Kine me 1342. Ai vazhdoi udhetimin e tij per ne Kine nga India perendimore, Ishujt Maldive, Cejlon, Bengal, Sumatra dhe Vietnami.]

Nga biografite e tjera te tij, me sakte ajo e priftit Spanjoll Fraj Bartolome de las Casas, behet e ditur gjithashtu se Kolombi ishte nje lexues i librave per gjeografine dhe kosmografine. Kater nga librat e tij jane ruajtur deri me sot: Ato jane nje perkthim Latin i 1485 te librit te Ser Marko Polos, nje perkthim ne italisht te Historise se Natyres nga Plini e printuar me 1489, "Imago Mundi" te Pierre d'Aillyt, dhe nje edicion te vitit 1477 te "Historia Rerum Ubique Gestarum" nga Papa Pius II.

Kolombi gjithashtu pranoi se mbeshtetej shume ne informacionin e mbledhur nga shkolla e lundrimit e themeluar nga Princ Henri i Portugalise, shpesh i njohur me emrin Henri Lundertari. Rreth tridhjet vjet para udhetimit te pare te Kolombit, disa nga karavelat e princit paten lundruar ne perendim, deri ne qoshen e jashtme te Zoreve dhe ndoshta deri ne Njufaundlend. Duke arritur ne perfundimin se egzistonin toka te tjera per t`u eksploruar pervec atyre qe Ptolemeu kishte pershkruar ne librin e tij te shekullit te dyte "Udhezues per Gjeografine", dhe duke patur para sysh informacionin gjeografik te marinareve dhe lundruesve - shume prej tyre nga Levanti - princi themeloi shkollen e Sagres, ne jug te Portugalise, e cila do te luante rolin e nje magazine per dijen e shkuar dhe te ardhme te Detit. Ka mundesi qe te jete ky burimi ku Kolombi mesoi, se vite me perpara, Vasko de Gama pati lundruar pergjate bregut lindor te Afrikes, ai udhehiqej nga nje kapiten arab, Ahmad ibn Mexhid, i cili perdorte nje harte arabe qe deri atehere ishte e panjohur per lundruesit evropiane.

Dhe ende, megjthese gjithe ky informacion ishte ne perdorim, Kolombi beri nje gabim te madh ne llogaritjet e tij te distances qe ai duhej te lundronte per te arritur ne anen tjeter te globit.
Ideja qe toka ishte sferike nuk ishte nje ide e re, dhe ishte pranuar gjeresisht nga njerezit e shkolluar ne kohen e Kolombit. Po keshtu ishte dhe ideja e grekeve per ndarjen e tokes sferike ne 360 grade, por burimet ndryshonin kur vinte puna per gjatesine e nje grade. Masa korrekte e pranuar ne ditet tona eshte 111 kilometra ose (60 nyje detare) per grade ne ekuator. Ne shekullin e trete P.E.S, astronomi grek i lindur ne Libi, Eratosteni, i cili ishte njekohesisht edhe drejtori i biblotekes se Aleksandrise, pati arritur te llogariste me afersi nje vlere 110 kilometra (59.5 nyje detare) per grade qe ishte shifer shume precize per kohen. Ne shekullin e dyte gjeografi i madh i Alaksandrise, Ptolemeu, pati llogaritur graden te ishte rreth 93 kilometra (50 nyje detare). Ne shekullin e nente, astronomi musliman Abu el-'Abbas Ahmad el-Fargani punet e te cilit u perkthyen ne Latinisht gjate mesjetes nen emrin Alfraganus, pati llogaritur se nje grade e kishte gjatesine 122 kilometra (perreth 66 nyje detare) - rezultat ky qe nuk ishte aq i sakte si ai i Eratostenit por me i sakte se rezultati i Ptolemeut.

Ka mundesi qe ose Kolombi gabimisht perdori miljet evropiane ne konvertimin e llogaritjeve te el-Farganit duke arritur keshtu ne 45 milje per grade ne ekuator, ose mbasi vendosi se llogaritja e el-Farganit ishte ne rregull, ne fund zgjodhi per arsye te politikes te ndiqte llogaritjet e Ptolemeut, gjeografia e te cilit ishte botuar fillimisht ne nje edicion latin dhe pati fituar popullaritet te madh ne shekullin e 15 ne Evrope. Ne rastin e pare Kolombi e ka llogaritur distancen ne ma pak se nje e treta ndersa ne rastin e dyte me pak se 25 per qind.

Nqs Kolombi do te kishte pranuar zbulimet e shekullit te nente te nje grupi prej 70 shkollaresh muslimane, qe punonin nen mbikqyrjen e halifit 'Abd Allah el-Ma'mun, i cili i pati mbledhur ata per te vendosur gjatesine e nje grade, ai do te kishte shmangur shume gabime.

Duke perdorur mjete druri per te matur, shkollaret e halifit udhetuan neper nje rruge nga veriu ne jug derisa ata pane nje ndryshim prej nje grade ne ngritjen e yllit polar. Matjet e tyre rezultuan ne nje shifer shume te sakte te perimetrit te tokes: 41,526 kilometra, ose 22,422 nyje detare e cila rezultonte ne nje shifer prej 115.35 kilometra per grade. Ne kohen e Kolombit, nje pasuri e vertete e dijes se akumuluar nga shkenca dhe eksplorimi arab ndodhej ne bibliotekat e Spanjes dhe Portugalise. El-Biruni me saktesi pati llogaritur gjatesine dhe lartesine dhe - 600 vjet para Galileut - pati sugjeruar se toka rrotullohej rreth vetes. 100 vjet me vone ne shekullin e nente matematikani al-Huarizmi pati matur gjatesine e gradeve tokesore dhe lundruesit arabe perdornin gjilperat magnetike (busulla) per te mos humbur rrugen. Gjithashtu ishte rreth kesaj kohe, qe astronomet arabe Ibn Junus dhe el-Battani apo Albatenjius sic njihej ne Evrope, permiresuan astrolabet e vjeter, kuadrantin, sekstantin dhe kompasin ne ate saktesi, qe per qindra vjet me mbrapa asnje udhetues i rrugeve te gjata nuk mund te nisej pa to. Me arritjen e shekullit te 12 gjeografi spanjollo-arab el-Idrisi pati kompletuar atlasin e tij voluminoz te botes qe permblidhte shume harta dhe skema.

Per te llogaritur distancen qe ai duhej te pershkronet per te arritur Indine dhe Lindjen, Kolombi zgjodhi qe te mos mbeshtetej ne burimet arabe dhe muslimane. Ai u influencua ne te kundert nga teoria e Paolo Toskanelit, nje fizikant nga Firence qe pati studiuar astronomi dhe matematike. Kur ai pa hartat e Toskanelit ne te cilat thuhej se llogaritja e Marko Polos e gjatesise se Azise ishte korrekte, dhe se distanca nga Lizbona duke ecur ne perendim per ne Japoni ishte vetem 3000 milje dhe per ne Hangzhou, Kine, ishte 5000 milje, Kolombi pranoi shifrat qe ai deshironte te degjonte. Pra ne kete menyre ai vendosi te merrte me vete harten e Toskanelit ne udhetimin e tij te pare.

Kolombi gjithashtu besonte se udhetimi i tij ne perendim nga Spanja ne Indi, megjithese i veshtire do te ishte i shkurter. Duke perdorur harta dhe informacione te bazuara ne llogaritjet e Ptolemeut dhe Martin Behaimit, hartografit gjerman, ai besonte se do te arrinte Kinen pas jo me teper se 4000 milje udhetimi. Ky mendim konfirmohet dhe nga libri i Pierre d'Ailly "Imago Mundi" , nje liber i cili sipas djalit te Kolombit dhe biografit Ferdinand, ishte shoku i shtratit per te per shume vjet. (Kopja e Kolombit, me faqet e mbuluara me shenimet e tij ndodhet ne muzeun e Seviljes) D'Ailly besonte se oqeani perendimor, midis Marokut dhe brigjeve te Azise lindore, nuk ishte "shume i gjere". Ai ndoqi sistemin e Marinusit te Tires, nje grek i shekullit te dyte i cili e mendonte Eurasin shume te gjere nga lindja ne perendim, dhe Oqeanin Atlantik te ngushte dhe parashikoi se ky i fundit mund te kalohej vetem ne pak dite nqs do te kishte nje ere te mire.

Simbas ditarit te Kolombit - origjinali i te cilit ka humbur, ose sic sugjerojne disa historiane shkaterruar - ai lundroi me floten e tij te vogel, te perbere prej tre anijesh per ne Boten e Re me nje llogaritje te kote. Kjo do te thote se ai kaloi neper Oqeanin Atlantik midis Ishujve Kanari dhe Bahamas duke perdorur vetem nje kompast marinaresh, nje kuadrant dhe nje litar plumbi, nje ampolete, vizore dhe harta. Hartat e tij ishin prej lekure delesh dhe tregonin brigjet e Spanjes, Portugalise dhe Afrikes se Veriut, Azoreve, Madeires dhe Kanareve. Ai e mbante drejtimin me ane te kompastit te marinareve, qe ishte nje perdorim i gjilperes magnetike te perdorur kater shekuj me pare nga lundruesit arabe. Kuadranti i tij ishte nje shpikje e hershme e astronomit te famshem arab Ibn Junus te Kairos.

Nuk ka dyshim se Kolombi duhet te permendet si nje njeri i madh per kurajon e tij, aftesite lundruese dhe kembenguljen. Ne anen tjeter cdokush mund te mendoje se cfare mund te kete ndodhur ne ate dite Tetori me 1492 nqs ai do te kishte ndjekur tete shekuj njohuri lundrimi dhe shpikjeve arabe. Sigurisht qe kjo do ta kishte bere lundrimin e tij me te lehte, friken e tij me te pakte dhe zbritjen e tij ne toke me te sakte.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@