Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Melungjonet
Nje histori e pa treguar e pastrimit etnik ne Amerike
N. Brent Kennedy

 

[ Ne Spanje muslimanet njiheshin si ‘mudaxhan’ nje fjale kjo e cila lidhet me termin melungjon. Ndoshta ka vetem pak dyshim qe muslimanet luajten rol te hershem, ndoshta me te hershmin, ne regullimin e perhershem te ketij kombi. Etnikisht, shume nga kolonistet e Santa Elenes ishin muslimane berbere dhe cifute separdik, te cilet u rekrutuan nga kapiteni Portugez Zhuan Pardo.

 

Ne  31 Korik 1502 Kristofor Kolombi dokumentoi takimin e tij me njerez te huaj ne nje lundrim te panjohur ne ishullin e Xhamajkes. Ndryshe nga indianet e Xhamajkes, keta njerez vishnin rroba: kemishe pa menge dhe me ngjyra e motive qe binin ne sy, dhe grate e tyre i kishin fytyrat e mbuluara si ato qe kishte pare Kolombi tek muslimanet e Granades. Ne 1527, kalimi i pare ne token amerikane nga nje jo-amerikan, ka te ngjare te jete bere nga Azemori, nje musliman berber marokien. Ne 1654, eksploruesit angleze raportuan per nje koloni njerezish me mjeker te cilet mbanin veshur rroba evropiane, jetonin ne kasolle prej argjendi te shkrire dhe binin ne gjunje per tu falur shume here ne dite, kudo qe ata ishin. Ne fillim te shekullit te 17-te pershkrimi i parajses nga Pouhatan Indians eshte pothuajse fjale per fjale si pershkrimi i gjetur ne Kur’an-in e Shenjte. Governatori i Teneses Xhon Sevier kujton nje takim ne 1784, ne ate te ashtuquajturen sot Karolina Veriperendimore, me njerez me ngjyre lekure te erret. Keta njerez me ngjyre te kuqerremte supozohej te ishin maure te ardhur te cilet pretendonin se ishin Portugeze. Ne Tenesen lindore ne fund te viteve 1700 Xhonatan Suift, nje anglez, mori ne pune njerez me lekure te erret te cilet njiheshin si “indiane te Mekes.“

 

Melungjonet, u perndoqen nga tokat e tyre, ju mohuan te drejtat, shpesh te vrare dhe gjithmone te keqtrajtuar, u bene pothuajse nje popull i mundur dhe i perndjekur. Gjate dekadave qe rrodhen, ne perpjekjet e kota per tu pershtatur me fqinjet e tyre angleze, ata humben trashegimine e tyre, kulturen, emrat dhe fene origjinale te tyren, por jo stukturen gjenetike. Pasardhesit e melungjoneve jane kudo, vecanerisht ata qe kane prejardhjen nga juglindja e SH.B.A.-se, te cdo lloj race me mbiemrat e meposhtem: Adams, Adkins, Bell, Bennett, Berry, Bow, Chavis, Coleman, Collins, Gibson, Goins, Hall, Jackson, Lopes, Moore, Mullins, Nash, Robinson, Sexton dhe Williams. Melungjonet, megjithese sot shumica jane kristiane, jane trashegimtaret e vales se pare te emigranteve muslimane ne boten e re.

 

Ndoshta Nensi Henks, e ema e Abraham Linkolnit, ishte melungjone. Pakashume duket sikur eshte e pershtatshme qe nje nga presidentet me te medhenj te Amerikes duhet te jete i nje race te perziere dhe mundesisht me prejardhje muslimane. Por kush jane melungjonet?

 

Dokumentet historike tregojne se nga viti 1492 deri ne fillim te viteve 1600 nje numer prej 500,000 cifutesh dhe muslimanesh u debuan nga Spanja dhe Portugalia pergjate nje fushate “gjueti shtrigash” fetare e njohur si Inkuizicioni Spanjoll.

 

Qindra dhe mijera muslimane te debuar u kthyen ne vendin e te pareve, ne Marok, Algjeri, Libi dhe Tunizi. Ne fakt, te shume njohurit Piratet Barbare te Bregdetit te Afrikes Veriore u dalluan nga ky grup. Ata, bashke me bashkeatdhetaret e tyre turq, u shquan per lundrimet e tyre heroike per te kerkuar hakmarrje ndaj spanjolleve dhe portugezeve ne betejat e egra ne detin Mesdhe.

 

Sigurisht jo gjithnje ata fituan: ata pirate fatkeqesisht humbisnin ne det dhe shpesh perfundonin si skllever galere nen kercitjen e kuvertave te anijeve spanjolle dhe portugeze qe lundronin per ne Boten e Re. Ironikisht, perseri skllever te kristianeve.

 

Muslimanet e tjere – ne vecanti berberet – Morisko sic thirreshin vazhduan te leviznin per ne ishujt Kanarie, Indi, France dhe ne vende te tjera. Mjaft interesante ishte se kudo qe shkonin berberet e perndjekur, e identifikonin veten si ‘portugeze’ edhe pse ata origjinen e kishin nga Spanja. Ne Spanje ne fakt, termi ‘portugez’ u be pothuajse sinonim per te dyja palet, muslimanet dhe cifutet qe u debuan gjate inkuizicionit.

 

Perfundimisht, kur inkuizicioni u rrit ne fuqi dhe ashpersi, edhe cifutet dhe mauret e kristianizuar u debuan. Keta “konversos”, emri qe ju vu nga muslimanet dhe cifutet fshehtazi, nuk besoheshin as nga kisha ose qeveria, dhe me sa duket me nje arsye te forte, perderisa shumica u konvertuan ne katolike vetem per te shmangur denimin me vdekje.

 

Inkuizicioni spanjoll, i tmerrshem ashtu sic ishte, ka kryer dicka te nje vlere shume te madhe per Islamin. Edhe pse historianet perendimore pergjithesisht i kane injoruar evidencat, ka pak dyshim qe muslimanet luajten rol te hershem, ndoshta me te hershmin, ne regullimin e perhershem te ketij kombi. Dhe ka vetem pak dyshim qe ikuizicioni, me gjithe agonite e tij, udhehoqi muslimanet spanjolle dhe portugese pertej Botes se Re.

 

Nderkohe qe femijet shkollare Amerikane mesojne per rolin e Kolombit ne zbulimin e Botes se Re, atyre nuk ju mesohet e gjithe historia. Per shembull, Kolombi punesoi detare maure dhe spanjolle, dhe ai vete mund te kete qene cifut. Ne udhetimin e tij te katert ne 1502 ai shkruan dy zbulime te rendesishme:

 

E para, ne ishullin Karaibe te Guadelopes, ai zbuloi nje tas prej hekuri dhe nje direk anieje te vjeter e ruajtur ne nje kasolle indiane. Ai dhe ekuipazhi i tij llogariten se keto artifakte vinin nga ishujt Kanari. Ishujt Kanari, nen zoterimin portugez, kishin qene zone e favorshme per eksportimin e ‘te konvertuareve’ me origjine muslimane berbere.

 

E dyta, me 31 Korrik 1502, u be nje zbulim me i jashtezakonshem. Qe nga ishulli i Xhamaikes, Kolombi pa disa njerez te cuditshem ne nje nje anije te cuditshme per te cilet historianet perendimore pretendojne te kene qene Indiane Majan. Kjo anije ishte dyzet kembe e gjate dhe me nje diameter prej tete kembesh, dhe kishte nje verande me hije ne qender. Nga distanca ku ishte, Kolombi mendonte se anija i ngjante shume anijeve maure qe ai kishte pare shpesh ne Mesdhe. Me afersi kishte dyzet burra dhe gra ne ate anije dhe ndryshe nga indianet xhamajkiane, keta njerez ishin te veshur: kemisha pa menge dhe me ngjyra te theksuara dhe modele pak a shume si ato qe Kolombi kishte pare ne Granaden e tij muslimane.

 

Keta te ashtequajtur indiane majane kishin me vete nje numer te madh veglash, copa bakri dhe mjete per punimin e bakrit. Por ndoshta pjesa me interesante e vezhgimit te Kolombit ishte se grate mbi kete anije “i mbulonin fytyrat e tyre njesoj si grate e Granades.” A ishin keta me te vertet indiane majane? Apo thjesht nje rast i historianeve te influencuar qe refuzojne pranimin e faktit se muslimanet mund te kene arritur Boten e Re para Kolombit? Kolombi pa dyshim qe e kishte ne konsiderate kete mundesi.

 

Me 1527, shkelja e pare e tokes amerikane nga nje i huaj ka shume mundesi qe te jete arritur nga Azemouri, nje berber marokien e musliman. Ne fakt ai ishte nje anetar i nje ekspedite te 300 spaniardeve e cila kaloi 5000 milje rruge nga Florida ne Bregun Perendimor dhe mbrapa ne Teksas, nga e cila vetem Azemouri dhe tre nga shoket e tij shpetuan. Ai ishte i pari eksplorator qe hyri ne nje fshat Pueblo Indian, dhe historia e eksplorimeve te guximshme te tij eshte shume terheqese. Eshte e cuditshme se si Azemouri asnjehere nuk permendet ne librat e historise amerikane.  

 

Themelimi i Xhamestoun, Virxhinia, me 1607 ishte pa dyshim nje ndodhi e rendesishme ne historine amerikane. Por nuk ka se si te kete qene vendosja e pare e evropianeve ne Boten e Re. Spanjollet themeluan kolonine e Santa Elenes, ne Karolinen e Jugut me 1566, 40 vjet para Xhamestounit. Kjo koloni jetoi per me teper se njezet vjet derisa u mor nga anglezet me 1587. Por meqe anglezet fituan betejen per kete komb, Santa Elena u la jashte nga librat e historise amerikane.

 

Cfare ndodhi me te mbijetuarit e Santa Elenes dhe kush ishin ata ?

 

Identiteti i tyre ishte i rendesishem per te kuptuar rolin e fshehte qe luajti Islami ne formimin e kombit amerikan. Shume nga kolonistet e Santa Elenes ishin muslimane te konvertuar, cifute apo konversos. Ne Spanje muslimanet njiheshin si ’mudaxhane’, nje fjale qe ka shume mundesi te kete lidhje me termin melungjon. Etnikisht, shume nga kolonizatoret e Santa Elenes ishin muslimane berbere apo cifute sefardike, te rekrutuar nga kapiteni portugez Zhan Pardo nga malet Galike Berbere te Portugalise veriore me 1567 – me pak se nje vit para se inkuizicioni te fillonte rreptesisht luften kunder muslimaneve.

 

Kur ra Santa Elena, banoret e saj – perfshi ketu cifutet dhe muslimanet e konvertuar – u larguan ne malet e Karolines veriore. Dhe atje ata shpetuan, duke bere martesa me amerikanet vendas, dhe duke u bashkuar me nje grup te dyte i cili arriti ne brigjet amerikane me 1587, ironikisht viti kur ra Santa Elena.

 

Berberet afrikano veriore dhe turqit, te kapur ne mesdhe nga spanjollet dhe portugezet perdoreshin rregullisht si skllever neper anijet qe kalonin neper Atlantik. Pasi arrinin ne Boten e Re, keta rober muslimane perdoreshin si skllever per pune krahu ne plantacionet e sheqerit dhe per nxjerrjen e mineraleve midis vendeve te tjera, si Kuba dhe Brazili.

 

Me 1586, pirati anglez, Ser Francis Drake, i cili komandonte tridhjet anije angleze, beri nje sulm te guximshem kunder armiqve te tij spanjolle dhe portugeze ne bregun e Brazilit. Gjate ketij sulmi, Drake cliroi rreth 400 te burgosur, nga te cilet rreth 300 ishin skllever  maure dhe turq – muslimane te kapur ne betejat detare te Mesdheut si dhe disa indiane amerikano-jugore, nje numer me i vogel muslimanesh afrikano-perendimore, dhe disa ushtare portugeze. Drake pati planifikuar qe te armatoste dhe leshonte turqit dhe afrikanet ne Kube, per te sherbyer si nje fortese kunder spanjolleve por stuhite e fuqishme e detyruan ate qe te vazhdonte pergjate bregut te Karolines Veriore.

 

Atje ne ishullin Roanoke ai u rrethua nga disa angleze te deshperuar te cilet iu luten qe t’i merrte me vete per ne Angli. Kolonia angleze e Ralf B.Lane ishte merzitur ne Boten e re dhe donin qe te ktheheshin mbrapsht. Per te plotesuar deshiren e tyre, Drake duhej qe te hapte vend per ta ne anijet e tij te mbushura plot. Sipas fakteve te anglezeve, vetem 100 turq u moren mbrapsht ne Angli ku dhe u shkembyen per para me dominionet turke,” pjesa tjeter e mbetur e perbere nga 200 maure, turq, afrikano-perendimore, ushtare portugeze apo indiane amerikano-jugore nuk figuron ne asnje nga regjistrimet e anglezeve. Perndryshe regjistrimet angleze tregojne se Ser Uollter Raleih i cili vizitoi ishullin dy jave me vone nuk gjeti ndonje gjurme te tyre. Ku iken ata...???

 

Kerkimet tregojne se Drake i la ata mbrapa, duke u siguruar se ai ose dikush tjeter do te kthehej mbrapsht per t`i marre perseri. Por kjo nuk ishte nje garanci per shpetimin nga ndjekesit spanjolle apo portugeze. Ne ishullin Roanoke ata nuk ishin me teper se viktima. Keshtu qe nuk ka dyshim qe ata jane munduar te pershkojne distancen e shkurter per ne kontinent duke perdorur ndoshta varkat e vogla te cilat u lane mbrapa nga anglezet, dhe pastaj vazhduan te futeshin me thelle ne kontinent. Gjate kesaj rruge edhe keta filluan te martoheshin me amerikanet vendas, shumica Pouhatan, Pamunki, Nansemond and Haters.

 

Ne dekaden qe vijoi ata paten kontakt me ate cka kishte mbetur nga kolonia e Santa Elenes, shume nga te cilet ende ruanin trashegimine muslimane. Dhe atje, mijera milje larg nga atdheu i tyre, keta dy grupe u bene nje popull: kristianet, cifutet dhe muslimanet- njerezit e librit- jetonin dhe i faleshin Zotit te Abrahamit se bashku. Me 1654, eksploratoret angleze mesuan nga indianet jugperendimore se nje koloni e nje populli me mjeker, te cilet vishnin rroba evropiane, jetonin neper kasolle, shkrinin argjend dhe binin ne gjunje shume here ne dite per tu falur shume here ne dite, kudo qe te kishte mundesi. Nje popull i cili nuk fliste anglisht, por pranonin se ishin “Portugi”.

 

Ne mes te 1600 kishte njerez te cilet jetonin midis Pouhataneve dhe tribuve te Virginias lindore dhe Karolines Veriore te cilet pershkruheshin si ezmere si indianet, por thirreshin “Portugale.” Nje popull i ngjashem ne Karolinen e Jugut e therrisnin veten  “Turk”. Pershkrimi Pouhatan i parajses ne fillim te shekullit te 17 eshte perafersisht fjale per fjale si pershkrimi i gjetur ne Kuranin e Shenjte.

 

Me 1690, eksploruesit franceze permendin gjetjen e “maureve te kristianizuar” ne malet e Karolines. Kur anglezet e pare arriten atje ne mes te 1700 –es, koloni te medhaja te te ashtequajturve “Melungjone” ishin formuar ne Tenese dhe Malet e Karolines. Dhe, me nje anglishte elisabetiane te thyer ata e therrisnin veten “Portugii” apo me termin me misterioz “Melungjon.”

Governatori i Teneses Xhon Evier permend nje takim te vitit 1784 ne ate vend ku sot ndodhet Karolina veriperendimore me nje popull ezmer, i cili supozohej te ishte me prejardhje maure dhe pretendonte se ishte portugez.

 

Ne Tenesen perendimore ne fund te viteve 1700 Xhonatan Suift, nje anglez i martuar me nje grua melungjone, perdori burra melungjone ne punimet e tij minerare. Shoqeruesit e tij me lekure te erret njiheshin me emrin “Indianet e Mekes.” 

 

 

Neper vitet qe vazhduan, ndersa numri i anglezeve qe vendoseshin ne vendet e tyre apo afer tyre rritej, melungjonet u shtyne gjithnje e me teper drejt maleve. Dhe pretendimet e tyre se ishin me origjine portugeze apo melungjone viheshin gjithmone e me teper ne loje. Madje dhe fjala melungjon u be nje fjale fyese. Ne fakt, nese ligjerisht klasifikoheshe si melungjon, atehere kjo do te thoshte sipas fjaleve te nje gazetari se ti ‘”nuk ekzistoje fare.”

 

Melungjonet, te cilet u debuan nga tokat e tyre, iu mohuan te drejtat, shpesh u vrane dhe u masakruan e u bene pothuajse nje popull shume i vogel dhe gati i shpartalluar. Neper dekadat qe vazhduan, ne nje perpjekje te kote per tu pranuar ne shoqerine angleze te fqinjeve te tyre, ata humben origjininen e tyre, kulturen, emrat dhe besimin e tyre fetar por jo strukturen gjenetike.

 

Kerkimi mbi frekuencen gjenetike i bere nga Dr Xhejms Gutrie me 1990 eshte ndoshta nje nga faktet me kuptimplote per te vertetuar kete strukture gjenetike. Dr Gutrie, beri nje rianalizim te 177 mostrave te gjakut melungjon me 1969, ne lindje te Teneses dhe Virxhinias jugperendimore.

 

Dr. Gutri krahasoi frekuencen e disa gjeneve brenda mostres melungjone me strukturen gjenetike te rreth 200 grupeve te tjere neper bote. Zbulimet e tij treguan se nuk kishte shume ndryshime midis popullit melungjon te Teneses dhe Virxhinias jugperendimore, dhe popujve te Afrikes Veriore, vecanerisht Maroku, Algjeria dhe Libia si dhe malet galike te Spanjes dhe Portugalise, Irakut, Qipros, Maltes dhe ishujve Kanarie si dhe pjeses me jugore te Italise, dhe po ashtu interesante ishte dhe lidhja me disa Indian te Amerikes Jugore dhe ne fund me Turqit.

 

A mund te jete nje koincidence valle se si keto krahasime te frekuences gjenetike lidhen ne menyre perfekte me ato popullata te cilat mendohen te jene burimi i melungjoneve? A mund te ekzistoje me te vertete nje koncidence kaq e madhe? Po ashtu mund te permendim edhe nje numer te konsiderueshem konditash mjekesore te cilat jane te vecanta per melungjonet, per shembull sarkoidosis, nje semundje e keqe dhe disa here fatale e cila eshte nje nga semundjet karakteristike te arabeve, afrikano verioreve dhe portugezeve qe kane lidhje me ishujt Kanarie. Ne kete vend kjo semundje eshte me e perhapur midis amerikaneve – kaukaziane me nje origjine melungjone dhe amerikano- afrianeve me origjine jugperendimore. Te dy keto grupe pa dyshim qe kane te njejtin gjen mesdhetar dhe te Lindjes se Mesme.

 

Ekzistojne fakte te pakundershtueshme se edhe Kristofor Kolombi ka vuajtur nga sarkoidosis. Dhe po ashtu ka edhe semundje te tjera gjenetike. Semundje te tilla si Gripi Mesdhetar Familial, thallasemia dhe Semundja e Josf Makados (e njohur edhe me emrin Semundja Azoreane) jane fakte se melungjonet jane te nje origjine te perzier nga Mesdheu, Lindja e Mesme e Afrikes Veriore dhe Afrikes.

 

Megjithese historianet asnjehere nuk i moren seriozisht pretendimet e melungjoneve per origjinen e tyre portugeze apo maure, puna mjekesore apo gjenetike nuk mund te hidhet poshte aq lehte.

 

Shtrohet pyetja se cfare kuptimi mund te kete fjala melungjon? Ajo ka qene perdorur nga spanjollet dhe berberet portugeze per te pershkruar veten e tyre. Por tani ka edhe nje mendim tjeter, i cili me teper hedh drite mbi origjinen muslimane te tyre. Ka dy fjale turke: “ melun” qe do te thote i mallkuar dhe “kan” qe do te thote “jete” apo “shpirt” dhe kjo fjale disa here perdoret dhe ne shqip si “xhan”, pra keto fjale nese perdoren se bashku tingellojne si melungjon e cila do te perkthehej si “ai jeta e te cilit apo shpirti i jane mallkuar,” e cila duket me shume kuptim per 200 turq muslimane te mbeture nje oqean larg njerezve te tyre te dashur dhe vendit te tyre.

 

Pasardhesit e melungjoneve jane kudo, vecanerisht ata te cilet kane parardhes nga Amerika Jug-Perendimore, ata jane te cdo lloj race dhe kane keta mbiemra: Adams, Adkins, Bell, Bennet, Berry, Bowling, Chavis, Coleman, Collins, Gibson, Goins, Hall, Jackson, Lopes, Moore, Mullins, Nash, Robinson, Sexton dhe Williams. Si rezultat i kerkimeve te vazhdueshme, shume njerez te famshem amerikane kane zbuluar se fundi origjinen e tyre melungjone.

 

Kerkuesit mbi melungjonet perkrahen me te holla nga qeverite e Portugalise, Marokut dhe vecanerisht Turqise. Turqit kane lejuar shkollare me njohuri ne arabisht qe te lexojne regjistrime nga perandoria osmane. Midis shkollareve te medhenj qe ndihmojne ne kete kerkim eshte edhe Dr. Ahmed el-Hasan, autor i librit “Nje Histori e Ilustruar e Shkences Islamike dhe Teknologjise” e botuar nga shtypi i Universitetit te Kambrixhit. Po ashtu ndihma per kete kerkim kane ardhur edhe nga keshillat humaniste te Karolines se Jugut, Virxhinias, Kentakit dhe Xhorxhias.

 

Shume melungjone cuditen shume kur mesojne, se megjithese ata vete jane kristiane, parardhesit e tyre ishin muslimane dhe paten shume arritje. Keto gjera i bejne ata qe te kuptojne paragjykimet nga te cilat kane vuajtur njerezit e tyre, jo vetem anetaret e vjeter te familjeve te tyre, por edhe ata vete. Nje grua melungjone qe vuan nga ngjyra e erret e lekures se saj, apo nje mashkull melungjon qe u sulmua nga dy burra ne Blacksburg VA me 1980 sepse ata kujtuan se mos ishte Iranian, apo nje tjeter i cili u ndalua si palestinez ne nje pike kufiri te Izraelit duke kaluar per nje vizite ne Token e Shenjte me familjen e tij. Te gjitha keto gjera kane kuptim dhe tregojne hapur paragjykimet e bazuara mbi karakteristikat fizike te personit. Melungjonet ishin amerikane, po ashtu edhe kristianet megjithese ata ishin me origjine skoceze dhe irlandeze. Por kjo nuk ka ndonje rendesi te madhe, sepse pjesa tjeter e botes kishte mbetur prej kohesh ne rrjeten e saj te paragjykimeve.

Eksperienca e melungjoneve tregon se megjithese lidhja farefisnore mund te mos duket ne siperfaqe eshte ende atje. Melungjonet, viktimat e nje forme te hershme pastrimi etnik, jane parardhesit e nje numri te madh amerikanesh te diteve te sotme, amerikane te cilet mund te mos e dine se ata kane rrjedhur nga muslimanet dhe cifutet, arabet dhe berberet, afrikanet dhe indianet e veriut, portugezet apo spanjollet. Dhe kur popujt me te keq vene ne shenjester ndonje grup etnik, racor apo fetar, i cili eshte ndryshe nga ajo qe ata pretendojne per veten e tyre, me te vertet qe ata s’bejne gje tjeter vecse lendojne veten e tyre. Paragjykimi racor dhe fetar nuk eshte asgje me teper sesa vetegjymtim. Te gjithe njerezit jane te gjithe jo vetem ne menyre te figurshme – por edhe ne te vertete – vellezer dhe motra. Jo vetem ne syte e Zotit por edhe ne lidhje familjare e farefisnore.

 

Melungjonet, megjithese shume prej tyre sot jane kristiane, jane trashegimia e gjalle e vales se pare te Islamit ne emigrimin per ne Boten e Re.

 

Referenca:
“   The Melungeons: The resurrection of a Proud People,” nga N. Brent Kennedy me R.V. Kennedy, mercer University press, Edicioni i Pare, 1994 (po ashtu edhe Edicioni i Katert me 1997).

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@