Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Muslimanet ne Amerike para Kolombit

Nga Dr Youssef Mroueh


Hyrje

Prova te shumta mbeshtetin faktin qe muslimanet nga Spanja dhe Afrika Perendimore paten arritur ne Amerike te pakten pese shekuj para Kolombit. Permended per shembull fakti qe ne mes te shekullit te dhjete gjate kohes se halifit Umajad Abdul-Rrahman III (929-961), muslimanet e Afrikes lundruan ne drejtim te perendimit nga porti spanjoll i Delbes (Palos) ne "Oqeanin e erresire dhe mjegulles". Ata u kthyen mbas nje mungese te gjate me shume mbresa nga nje "toke e cuditshme dhe enigmatike." Gjithashtu eshte e qarte qe muslimanet e kane shoqeruar Kolombin dhe eksplorues te tjere ne udhetimet e tyre per ne Boten e Re.

Fortesa e fundit muslimane ne Spanje, Granada, ra ne duart e kristianeve me 1492 E.R, shume pak para fillimit te inkuizicionit spanjoll. Per t`i shpetuar persekutimit, shume jo-kristiane u larguan apo pranuan katolicizmin. Te pakten dy dokumente vertetojne prezencen e muslimaneve ne Ameriken Spanjolle para 1550 E.R. Megjithese nje dokument i leshuar me 1539 E.R, nga Carlsi V, mbreti i Spanjes, qe ndaloi niperit e muslimaneve te cilet ishin djegur ne steken e druve te emigronin ne Indine Perendimore. Ky dokument u ratifikua perseri me 1543 E.R, dhe nje urdher per largimin e te gjithe muslimaneve nga zonat spanjolle erdhi ne fuqi. Ekzistojne shume prova per vajtjen e muslimaneve ne Amerike. Ato permblidhen ne shenimet qe vijojne:


Dokumente Historike

1. Nje historian dhe gjeograf musliman i quajtur Abul-Hasan Ali Ibn El-Hussain 
El-Masudi ka shkruar ne librin e tij 'Muruxh Edh-dheheb ue Maadin el-Xheuhar' ( Kerkimet per Flori dhe Gure te Cmuar) se gjate kohes se halifit musliman te Spanjes Abdullah Ibn Muhamed (888-912 E.R), nje lundertar musliman i quajtur Hashhash Ibn Saed Ibn Asuad nga Kordova, Spanje, lundroi nga Delba (Palos) me 889 E.R, kaloi Atlantikun, dhe arriti ne nje toke te panjohur (Erd Mexhhuula) dhe u kthye qe andej me thesare te shumta. Ne harten e botes te El-Masudit eshte edhe nje zone e gjere ne oqeanin e erresires dhe mjegulles (Oqeani Atlantik) e cila considerohet si toke e panjohur (Amerikas).

2. Nje historian musliman Abu Bakr Ibn Umar El-Gutija pershkruan se si gjate
kohes se muslimaneve ne Spanje, halifi Hisham II (976-1009 e.r), nje tjeter lundertar musliman i Granades, Ibn Faruku, lundroi nga Kadeshi (Shkurt 999 e.r) ne Atlantik, arriti ne Gando (Ishujt Kanare), vizitoi mbretin Guanariga, dhe vazhdoi ne drejtim te perendimit ku pa dhe iu vuri emrin dy ishujve, Kapraria dhe Pluitana. Ai u kthye perseri ne Spanje ne Maj 999 e.r.
3. Kolombi lundroi nga Palosi (Delba), Spanje. Ai u nis per ne Gomera (Ishujt
Kanare) - Gomera eshte nje fjale Arabe qe do te thote 'ure zjarri e vogel'- Atje ai ra ne dashuri me Beatriz Bobadillen, e bija e kapitenit te pare te ishullit (Mbiemri i saj Bobadilla rrjedh nga emri arab Islamik Abu-Abdilla). Sidoqofte, klani i Bobadillave nuk mund te injorohej lehte. Nje tjeter Bobadilla (Francisko), i cili me von u be keshilltar mbreteror, arrestoi Kolombin dhe e transferoi ate nga Santo Domingoja mbrapa ne Spanje (Nentor 1500 e.r). Familja Bobadilla kishte lidhje fisnore me dinastine Abbadid te Seviljes (!031 - 1091 e.r).
Me 12 Tetor , 1492 e.r, Kolombi zbriti ne nje ishull te vogel ne Bahamas qe quhej Guanahani nga banoret e tij. Ky ishull u quajt San Salvador nga Kolombi, megjithate fjala Guanahani e ka origjinen e saj nga Mandinka dhe fjale Arabe. Guana (Ihuana) do te thote 'vellezerit' dhe Hani eshte nje emer arab. Pra, emri origjinal i ishullit ka qene 'vellezerit Hani'.
Ferdinand Kolombi, i biri i Kristoforit, shkruan per zezaket e pare nga i ati ne Honduras: "Njerezit qe jetojne ne lindje te Pointe Kavinasit, deri ne Kepin e Shpreses se Mire, jane gati te zinj ne ngjyre." Ne te njejten kohe ne kete zone, jetonte nje fis muslimanesh vendas te njohur me emrin Almami. Ne mandinka dhe arabisht, Almami do te thoshte "El-Imam" apo "El-Imamu" personi qe drejton faljen, apo ne disa raste, kryetari i komunitetit apo dhe anetar i komunitetit musliman Imami.

4. Nje historian i mirenjohur Amerikan Leo Viner i Universitetit te Harvardit, ne 
librin e tij "Afrika dhe Zbulimi i Amerikes" (1920) shkroi qe Kolombi ishte ne dijeni te pranise se Mandinkes ne Boten e Re dhe se muslimanet Afrikano-Perendimore qene perhapur pergjate gjithe Karaibeve qendrore, territoret Amerikano-Jugore dhe Veriore, perfshi ketu dhe Kanadane, duke bere tregti dhe perzier me ta duke u martuar me indianet Irokuis dhe Algonkuine.


Eksplorimet Gjeografike

1.Gjeografi i madh musliman El-Sharif El-Idrisi (1099 - 1166 e.r.) shkroi ne librine tij te famshem 'Nuzhat el-Mushtahak fi-Ikhtirak el-Afak' (Ekskursioni i gjate ne kerkim te fundit te horizonteve) se nje grup lundertaresh nga Afrika e Veriut lundroi ne detin e erresires dhe mjegulles (Oqeani Atlantik) nga Lisbona (Portugali), ne menyre qe te zbulonin cfare ndodhej ne te dhe deri ku ishin kufijte e tij. Me se fundi ata arriten nje ishull i cili kishte njerez dhe begati.... ne diten e katert, nje perkthyes u foli atyre ne gjuhen arabe.

2. Librat muslimane ne lidhje me historine permendin nje pershkrim te mire-dokumentuar te nje udhetimi permes detit te eresires dhe mjegulles nga Sheih Zejnudine Ali ben Fadhel El-Mazandarani. Udhetimi i tij u fillua nga Tarafi (Maroku i Jugut) gjate kohes se Mbretit Abu-Jakup Sidi Jusuf (1286 - 1307 e.r.) i gjashte i dinastise Marinid, per ne Ishullin jeshil ne detin e Karaibeve me 1291 e.r. (690 v.h.). Detajet e udhetimit te tij neper oqean permenden ne referncat islamike, dhe shume shkollare muslimane jane ne dijeni te kesaj ngjarjeje historike.

3. Historiani musliman Chihab Addine Abul-Abbas Ahmed ben Fadhl El-Umari (1300-1384 e.r., 700-786 v.h.) pershkuran me detaje eksplorimet gjeografike pertej detit te erresires dhe njegulles nga sulltanet e Males ne librin e tij te famshem 'Masaalik el-absaar fi Mamaalik el-amsaar ( Shtigjet e Drites ne Provincat e Mbreterive).

4. Sulltan Mansa Kankan Musa (1312 - 1337 CE) ishte monarku Mandinkan i perandorise islamike afrikane te Malit. Gjate udhetimit te tij per ne haxh me 1324 e.r., ai informoi shkollaret e oborrit mbreteror te Mamluk Bahri Sulltanit (an-Nasir-eddin Muhamed III, 1309 - 1340 e.r.) ne Kairo se vellai i tij, Sulltan Abu Bekri I (1285 - 1312 e.r.) pati ndermarre dy ekspedita ne oqeanin Atlantik. Kur sulltani nuk u kthye me ne Timbuktu pas udhetimit te dyte me 1311 e.r., Mansa Musa u be sulltan i perandorise.

5. Kolombi dhe eksplorues te tjere spanjolle dhe portugeze paten mundesine te udhetonin neper Atlantik (nje distance prej 24,000 kilometra) ne saje te informacionit gjeografik te muslimaneve, ne vecanti hartat e pergatitura nga tregtaret muslimane, perfshi ketu El-Masudin (871 - 957 e.r) ne librin e tij 'Akhbar el-Zaman' (Historia e Botes) i cili bazohet ne materiale te mbledhura ne Afrike dhe Azi. Eshte fakt se Kolombi kishte dy kapitene me origjine muslimane gjate udhetimit te tij te pare transatlantik; Martin Alonso Pinzon ishte kapiteni i Pintas, dhe vellai i tij Vicente Janeks Pinzon ishte kapiteni i Ninas. Ata ishin te pasur, profesioniste ne furnizimin e anijeve dhe dhane kontribut te madh ne organizimin e ekspedites se Kolombit dhe gjithashtu riparuan anijen flamurmbajtese Santa Maria. Ata i bene te gjitha keto me shpenzimet e tyre per qellime tregtie dhe politike. Familja Pinzon kishte lidhje gjaku me Abuzejan Muhamed III (1362 - 66 e.r), sulltani Marokien i dinastise Marinid (1196 - 1456 e.r.). 


Mbishkrime Islamike

1. Antropologet kane vertetuar se Mandinkat nen keshillat e Mansa Muses eksploruan shume pjese te Amerikes Veriore neper Misisipi dhe lumenj te tjere. Ne Kater Qoshet, Arizona, shkrimet tregojne se ata madje paten sjelle dhe elefante nga Afrika ne kete zone.

2. Kolombi pranon ne shenimet e tij se te Henen me 21 tetor, 1492, se ndersa anija e tij ishte duke lundruar prane Gibaras ne veri lindje te Kubes, ai pa nje xhami ne maje te nje mali te bukur. Rrenoja xhamish dhe minaresh me mbishkrime nga Kur'ani jane zbuluar ne Kube, Meksike, Teksas dhe Nevada.

3. Me 1498, ne udhetimin e tij te trete per ne Boten e Re, Kolombi zbriti ne Trinidad. Me vone ai pa edhe kontinentin e Amerikes se Jugut, ku disa pjestare te ekuipazhit te tij zbriten ne breg dhe gjeten vendasit, te cilet perdornin shami shumengjyreshe te bera prej pambuku. Kolombi mundi te dallonte se keto shami kishin ngjashmeri me veshjet e kokes dhe mbulesat e Guinese persa u perkiste ngjyrave, modelit dhe funksionit. Ai i quajti ato Almajzars. Almajzar eshte nje fjale arabe e cila do te thote 'mbulese' dhe ishte nje nga veshjet e maureve (spanjollet apo muslimanet e Afrikes Veriore) e importuar nga Afrika Perendimore (Guinea) ne Marok, Spanje dhe Portugali.
Gjate ketij udhetimi Kolombi u cudit shume se si grate e martuara vishnin mbathje prej pambuku (bragas) dhe kjo e futi ne mendime se si keta vendas paten mesuar kete shenje modestie. Hernando Kortez, nje pushtues spanjoll pershkruan fustanet e grave indiane si vello te gjata dhe veshjet e burrave si pantallona te shkurtra me nje model te veshjeve te maureve. Ferdinant Kolombi i konsideroi veshjet vendase te pambukut si 'veshje te te njejtit model dhe rrobe si shallet e mbajtur nga grate maure te Granades." Po ashtu edhe ngjashmeria e vareseve te femijeve me ato te Afrikano Verioreve ishte shume e madhe.

5. Dr. Berri Fell (Universiteti i Harvardit) prezanton ne librin e tij Saga America (1980) evidenca te forta shkencore te cilat mbeshtetin arritjen e muslimaneve nga veriu dhe perendimi i Afrikes ne Boten e Re, shekuj para Kolombit. Dr Fell zbuloi gjithashtu ekzistencen e shkollave muslimane ne Luginen e Zjarrit, Alan Springs, Logomarsino, Kejhol Kanion, Uashu dhe Hikison Summit Pass (Nevada), Mesa Verde (Kolorado), Mimbres Vallej (Meksika e Re) dhe Tipper Canoe (Indiana) te cilat kane ekzistuar ne vitet 700-800 e.r. Te gdhendur neper shkembinj ne Ameriken perendimore, ai gjeti tekste, diagrama dhe skema te cilat ishin fragmentet e fundit te nje sistemi shkollor. Gjuha e mesimdhenies ishte arabishtja afrikano-veriore e shkruar me skriptin e vjeter Kufis te arabishtes. Lendet e mesimdhenies perfshinin shkrim, lexim, aritmetike, besim, history, gjeografi, matematike, astronomi, dhe lundrim.

Gjenerata qe rrodhi nga vistoret muslimane te Amerikes Veriore jane anetare te popujve vendas Irokuis, Algonkuin, Anasazi, Hohokam dhe Olmek.

6. Ka rreth 565 emra vendesh (fshatra, qytete, male, liqene, lumenj, etc.) ne Amerike (484) dhe Kanada (81) te cilat kane rrenje islamike apo arabe. Keto vende kane pase qene thirrur keshtu nga vendasit ne periudhen pre-Kolombiane. Disa nga keto emra kishin kuptime te shenjta sic ishin: Meka (Indiana) - 720 banore, tribu indian Mekah (Uashington), Medina (Idaho) - 2100, Medina (NY) - 8500, Medina dhe Hazen (Dakota e Veriut) - 1100 dhe 5000, Medina (Ohio) - 12000, Medina (Teneze) -1100, Medina (Teksas) - 26,000, Medina (Ontario) - 1200, Mahomet (Illinois) - 3200, Mona (Utah) - 1100, Arva (Ontario) - 700, dhe shume te tjera. Nje studim i kujdesshem i emrave te fiseve indiane vendase ka nxjerre ne drite se shume emra e kane prejardhjen e tyre nga arabishtja dhe rrenjet muslimane, per shembull Anasazi, Apache, Arauak, Arikana, Chavin, Cheroke, Cree, Hohokam, Hupa, Hopi, Meka, Mahigan, Nazca, Zulu, Zuni, etc.

*        *         *

Duke u bazuar ne evidencen e mesiperme, eshte bere nje thirrje per festimin e mileniumit te arritjes se muslimaneve ne Amerike (996-1996), pese shekuj para Kolombit. Kjo thirrje iu be te gjithe kombeve muslimane dhe komuniteteve neper bote. 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@