Morali
ne Lufte
A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
Menjehere mbasi Umar Ibn Abdul Azizi u zgjodh si Halif me 717 E.R, nje
delegacion burrash nga Samarkandi (Uzbekistani) u takua me te dhe i shprehen
se gjenerali i ushtrive islamike, Kutaibah, pa asnje shkak e kishte
perqendruar ushtrine e tij ne mes te qytetit. Halif Umari i shkroi
guvernatorit te Samarkandid se ai duhej te caktonte nje keshill i cili do te
gjykonte dhe zgjidhte mosmarreveshjen midis Kuteibes dhe popullit te
Samarkandit. Neqofte se vendimi i ketij keshilli do te ishte kunder
udheheqesit te ushtrise dhe njerezve te tij do u kerkohej qe te largoheshin
ata duhet ta
benin
kete menjehere. Guvernatori caktoi Jami' ibn Hadhir Albajin si gjykates per
ceshtjen. Mbasi ceshtja u shqyrtua, ai megjithese ishte dhe vete musliman
arriti ne perfundimin se forcat muslimane duhej te kishin dhene ne fillim
nje ultimatum per lufte, dhe duke u bazuar ne ligjin Islamik te luftes, ai
duhej te kishte anulluar te gjithe marreveshjet me qytetin ne menyre qe
populli i Samarkandit te pergatitej per lufte. "Sulmi i menjehershem mbi ta
ishte i paligjshem".
Kur populli i Samarkandit pane kete ngjarje, ata u binden se ky me te
vertete ishte nje shembull mjaft i vecante ne historine e njerezimit...
shteti e mbante Komandantin e Pergjithshem dhe ushtrine nen nje disipline
kaq strikte dhe kontrol te plote, gjithmone duke u bazuar ne principet
morale. Dhe duke konsideruar kete fakt ata vendosen se lufta kunder ketyre
njerezve do te ishte e kote. Madje, ata vendosen ta konsideronin at si nje
dhurate meshire dhe bekimi nga Zoti. Keshtu qe ata vendosen te jetonin me
ushtrine Islamike ne Samarkand.
Vetem imagjinoni nje ushtri qe pushton nje qytet dhe futet brenda. Banoret e
qytetit i ankohen qeverise fituese dhe gjykatesit e asaj qeverie marrin nje
vendim kunder ushtrise fituese, dhe urdherojne qe ajo te dale jashte nga
qyteti, duke thene se ata nuk mund te qendronin atje pa deshiren e popullit
te atij qyteti. A munded qe te gjendet ndonje shembull i ngjashem nga
historia e lashte apo moderne per ndonje lufte tjeter ku luftetaret u
bindeshin aq thelle rregullave dhe kodit moral? Te pakten deri me sot me
njohurine time, nuk ka asnje vend te botes qe ndonjehere te kete treguar kaq
moral te forte.
* * *
Marreveshja e Dhimmiteve
Ushtrite Islamike pushtuan Damaskun, Hamsin dhe qytetet e tjera te Sirise,
dhe ne baze te nje marreveshje ata caktuan nje shume takse per mbrojtjen e
jetes dhe te pasurise te qytetareve si dhe mbrojtjen e vendit (634 e.r, dy
vjet mbas Profetit Muhamed a.s.). Por me vone udheheqesit muslimane moren
lajmin se Herakliu pati sjelle nje ushtri te madhe te cilen ai do ta
versulte kunder muslimaneve. Keshtu qe ata vendosen te mblidhnin ushtrite e
tyre te shperndara ne vise te ndryshme dhe t'i perqendronin ato ne nje pike
ne menyre qe te perballonin hordhite e Herakliut te bashkuar. Pas ketij
vendimi ushtrite muslimane filluan te largoheshin nga Hamsi, Damasku dhe
qytetet e tjera. Halidi ne Hams, Abu Ubaidah ne Damask dhe gjenerale te
tjere neper qytete te tjera iu drejtuan qytetareve ne kete menyre:
" Paraja qe u mblodh nga ju kishte per qellim vetem mbrojtjen e jeteve tuaja,
pasurise, si dhe tokat tuaja nga sulmet e jashteme. Por ne iu kerkojme
ndjese t'iu informojme se ne po largohemi nga qytetet tuaja dhe meqe nuk
jemi ne gjendje me qe t'iu mbrojme, po u kthejme mbrapsht taksat e mbledhura
ne mesin tuaj."
Ne pergjigje te ketij mesazhi qytetaret thane:
" Zoti qofte me iu dhe iu sjellte mbrapa fitimtare. Udheheqeja juaj dhe
drejtesia, barazia qe kini sjelle midis nesh na ka bere qe te jemi te lidhur
shume me ju, qe ne kohen e romakeve te cilet megjithese kishin te njejten fe
me ne, populli ka eksperienca te hidhura nga shtypja dhe tirania e tyre. Per
Zotin! Neqoftese ata do te ishin ne pozicioni tuaj nuk do te na kthenin nje
qindarke nga taksat e mbledhura nga ne. Por, do te rrembenin gjithshka tonen
qe mund te gjenin ketu."
Madje edhe ne kohen tone te quajtur te civilizuar ndodh po e njejta gje.
Neqoftese nje ushtri duhet te largohet nga ndonje qender, ata asnjehere nuk
lene atje ndonje gje qe armiku te mund ta shfrytezoje kunder tyre. Per Zotin!
Ne qofte se une nuk do te besoja ne vlerat e larta, dhe nuk do te kisha
besim ne suksesin e tyre apo si politikanet e kohes moderne e konsiderojne
ate te domosdoshme per mbajtjen e moraleve dhe principeve te dominuara nga
interesat politike, une do te kisha thene qe udheheqesit e ushtrive islamike
i paten qendruar besnike ketyre vlerave vetem si rezultat ie paditurise dhe
thjeshtesise. Por ne fakt ata ishin besimtare te vertete dhe nuk kishin qejf
te thonin gjera te cilat nuk mund t'i vinin ne praktike.
*
* *
Sheih-el-Islam Ibn Teimijah cliroi Hebrejte dhe Kristianet
Kur Tartaret bene nje sulm te rrufeshem kunder Sirise dhe moren shume burra
nga muslimanet, hebrejte dhe kristianet si te burgosur, Sheih-el-Islam Ibn
Teimijah foli me komandantin Tartar per clirimin e te burgosurve. Komandanti
dha pelqimin per lirimin e te burgosurve muslimane por refuzoi ne rastin e
hebrejve dhe kristianeve. Por Sheih-el-Islam Ibn Teimijah nuk u pajtua dhe
nguli kembe per clirimin e te gjithe te burgosurve, te cilet tha ai, ishin
dhimmiset (pagues te takses se mbrojtjes) ndaj shtetit islamik dhe po keshtu
shteti ishte i detyruar ndaj tyre. Ata nuk mund te linin qofte edhe nje
individ te burgosur edhe ne qofte se ai i perkiste nje feje te ndryshme me
ta.
*
* *
Trajtimi i 'Heronjve' Kristiane te Kryqezatave
Para se te fillojme, besoj se te gjithe e dine se cfare keta 'heronj'
kristiane bene gjate kryqezatave. Gjate mesjetes (1095-1291) kur plasen keto
luftra kunder arabeve, muslimanet i qendruan besnike cdo marreveshje ndersa
ata gjithmone do te benin te kunderten. Muslimanet vazhdimisht i harronin te
keqijat e kristianeve por ata gjithmone hakmerreshin. Ne ishim te kujdesshem
per te shpetuar jete njerezish sa me teper te kishim mundesi por ata e
derdhen gjakun deri ne gju. Dhe keta bisha te pameshirshme ndiheshin krenare
nga keto krime dhe lumturoheshin ne kulm.
Kur keta heronj te kryqezatave ne kasaphanen e tyre te dyte arriten ne
Ma'rah-el-No'man, banoret e qytetit u detyruan te dorezoheshin. Por para se
te dorezonin qytetin ata kerkuan nga udheheqesit e ushtrive pushtuese te
garantonin shpetimin e tyre dhe pasurive te tyre. Por ne te vertete cfare
ndodhi ishte se me te hyre ne qytet keto bisha te egra kryen aq krime te
merrshme saqe egersia e tyre do te dridhte edhe femijen ne djep. Disa
historiane angleze te cilet morren pjese ne kete lufte kane permendur se
numri i te therrurve ishte rreth nje qind mije shpirtra, te rrinj dhe te
vjeter, burra dhe gra.
Mbas kesaj kriminelet vazhduan drejt Beit-el-Maqdis (Jerusalem) dhe pushtuan
popullsine civile. Te bindur plotesisht se ata do te zhdukeshin, banoret e
qytetit i bene nje lutje komandantit te pergjithshem te ushtrive pushtuese,
Tankardit, per mbrojtjen e jeteve te tyre dhe pasurive. Ai u dha qytetareve
nje flamur te bardhe i cili do te vendosej mbi xhamine Aksa dhe i keshilloi
ata te futeshin ne ate parajse per shpetimin e tyre. Dhe atyre iu dha
siguria se asgje nuk do iu ndodhte ne te gjitha aspektet... Por kur
pushtuesit u futen ne qytet. Oh Zot! Cfare krimesh te shemtuara u bene ne
kete qytet te shenjte!
Qytetaret e Beit-el-Makdisit u futen ne xhamine Aksa, ne te cilen ata varren
flamurin qe iu dha nga Tankardi gjate marreveshjes. Kjo xhami e shenjte u
mbush plot e perplot me pleq, gra e femije. Dhe pastaj ndodhi holokausti.
Ata te cilet paten dhene fjalen per mbrojtjen e jetes se tyre dhe pasurive
dhe iu dhane atyre flamurin e bardhe te paqes, u futen ne xhamine e shenjte
dhe therren te gjithe ata pleq te pambrojtur, gra dhe femije si dele. Ky
vend i shenjte faljeje u mbush me gjak njeriu i cili arrinte derri ne
gjunjet e kasapeve. Pasi bene kete, ne baze te mendimit te tyre ata
shenjteruan qytetin, duke e lare me gjak. Rruget e qytetit u mbushen me
kafka njerezish. Kudo gjendeshin kembe te prera, organe te tjera si dhe
trupa te deformuar pa ndonje njeri qe ti varroste apo qante. Burra te
ushtrive muslimane kane thene se vetem ne xhamine Aksa u vrane shtadhjete
mije njerez te cilet u therre, midis te cileve, pervec femijeve dhe grave,
kishte dhe nje sere dijetaresh, njerez te ditur dhe te devotshem.
Historianet angleze gjithashtu nuk i kane pergenjeshtruar keto fakte.
Perkundrazi ata i permendin keto me krenari te madhe.
*
* *
Zemergjeresia e Salahudin Ejubit
Nentedhjet vjet mbas kesaj kasaphane dhe gjakderdhje, Salaudin Ejubi pushtoi
perseri Beit-el-Makdisin (Jeruzalemin). Atje ne ate kohe, jetonin rreth nje
qind mije perendimore. Ngadhenjyesi iu dha atyre siguri te plote per jeten
dhe pasurite e tyre, dhe iu mori shume pak para atyre te cilet kishin
mundesi te paguanin, dhe i lejoi qe te linin qytetin. Po ashtu atyre iu dha
nje kohe prej dyzet ditesh per ta leshuar qytetin. Ne kete menyre 84,000
qytetare u larguan nga qyteti plotesisht te siguruar, te cilet shkuan ne 'Akka
apo qytete te tjera tek miqte, kusherinjte dhe bashkebesimtaret e tyre. Nje
numer i madh i tyre u perjashtuan nga pagesa e pengut, dhe vellai i
Salahudinit, Malik Adil e pagoi kete cmim per dy mije vete nga xhepi i tij
gje qe eshte e pamendueshme per nje pushtues ne ditet e sotme.
Po ashtu kur patriarku kristian kerkoi qe te largohej nga qyteti, Sulltani i
dha leje. Ai kishte shume pasuri e cila ishte mbledhur nga kishat, sinagogat,
sahraht, Aksane, dhe festat apo ceremonite e tjera fetare. Disa keshilltare
e keshilluan Salahudinin qe ta konfiskonte kete pasuri, por Sulltani iu tha
atyre qe ai nuk mund te shkelte fjalen qe kishte dhene. Ai i kerkoi ketij
patriarku te njejten shume per te fituar lirine, sic u kishte kerkuar dhe
njerezve te zakonshem. Por gjeja qe coi ne nje ngritje te dhjetefishte te
nderit te tij dhe lavdise ne rastin e kapjes se Beit-el-Makdisit (Jeruzalemit),
ishte menyra e trajtimit i prifterinjve kristiane. Ai u vuri atyre roja per
t`i mbrojtur gjate ikjes. Shoqeruesit u keshilluan qe ti conin ata ne
banimet kristiane te Saurit dhe Saides ne bashkebesimtaret e tyre ne siguri
te plote. Dhe e gjithe kjo ne nje kohe kur e gjithe bota kristiane qendronte
e armatosur deri ne dhembe kunder muslimaneve. A jeni te gjithe te sigurt qe
po i lexoni keto gjera dhe nuk po enderroni? Por megjithate kjo nuk eshte e
gjitha.
Pati shume gra te cilat paten paguar pengun, erdhen tek Sulltani dhe i
treguan atij se burrat e tyre, baballaret dhe femijet ose u ishin vrare ne
lufte ose ishin te kapur. Ato s'kishin asnje qe te kujdesej per to, apo
ndonje vend ku te fusnin koken. Ato vetem qanin dhe dridheshin. Duke i pare
ato me lot ne sy, Sulltani qe ishte shume i ndjeshem filloi te qante vete.
Ai urdheroi qe mbasi te gjendeshin kush ishin burrat, baballaret apo femijet
e ketyre grave te liroheshin menjehere. Keto gra gjithmone ne te ardhmen do
ta lavderonin Sulltanin. Dhe me mbrapa kur te burgosurit u liruan, ata u
lejuan te shkonin ne Saur, Akka dhe vende te tjera ku jetonin kristianet.
Tani le te shohim se si u trajtuan kristianet e ikur nga Beit-el-Makdis nga
vellezrit e tyre ne qytetet me te aferta. Disa prej tyre shkuan ne Antiok po
guvernatori i qytetit refuzoi qe t'i pranonte ne qytet. Dhe keshtu ata
vazhduan te silleshin verdalle ne kerkim te nje strehe dhe ndihme, me se
fundi ishin po muslimanet ata qe i shpetuan. Nje pjese e tyre shkoi ne
Tripoli (Liban) i cili qeverisej nga latinet. Por edhe atje ata nuk u lejuan
qe te futeshin, dhe madje i detyruan te largoheshin nga murret e qytetit
pasi iu rrembyen ato pak pasuri qe u ishin lejuar te merrnin me vete nga
muslimanet.
Trajtimi i mire nga ana e Salahudinit i kristianeve perendimore gjate
kryqezatave ne pamje te pare duket si nje perralle. Neqoftese shkrimtaret
perendimore nuk do te ishin habitur dhe vete nga natyra fisnike dhe morali i
larte i ketij heroi te madh te Islamit, bota do te kishte gjetur mundesine
qe te akuzonte historianet tane per ekzagjerim. Perendimoret vete permendin
faktin se kur Salahudini mesoi per semundjen e Riçardit, gjeneralit te madh
te kryqezatave, ai i dergoi atij doktorin e tij personal per trajtim dhe po
ashtui dergoi fruta te cilat nuk gjendeshin kollaj ne ate kohe te vitit.
Keto ndodhen kur krimet vazhdonin me furi te plote, dhe ushtrite e te dy
aneve ishin perfshire ne nje beteje per jete a vdekje. Shkrimtaret
perendimore po ashtu permendin se nje grua iu afrua kampit te Salahudinit,
dhe duke bertitur dhe qare ajo iu ankua atij se femija e saj ishte rrembyer
nga dy ushtare Abissinas. Vete Salahudini u prek dhe syte iu mbushen me lot
nga gjendja e gruas, dhe pastaj caktoi nje oficer ushtarak per te kerkuar
femijen i cili me vone pasi u gjet u shoqerua per tek e ema. Dhe pastaj ajo
u shoqerua per ne strehen e saj me besen e tij. Dhe pastaj le te guxoje
njeri dhe te thote qe keto prova nuk vertetojne se morali i shoqerise
muslimane ne lidhje me luften nuk eshte njerezor.
*
* *
Zemergjeresia e Sulltan Muhamed II
Kur Sultan Muhamed II pushtoi Konstandinopojen (1453) ai u fut ne katedralen
e St. Sofise ku ishin mbledhur te gjithe prifterinjte per te shpetuar, i
takoi ata me respekt te madh dhe i siguroi se ai do te mbeshteste
personalisht cdo kerkese nga ana e tyre dhe se ata nuk kishin shkak pse te
friksoheshin. Ata te cilet paten ardhur atje nga frika, te ishin te sigurt
dhe te ktheheshin ne shtepite e tyre pa frike. Me vone Muhamedi II filloi te
zgjidhte edhe problemet e kristianeve. Ai u dha atyre siguri se ata do te
mund te ndiqnin ligjet e tyre, detyrimet fetare, dhe zakonet si dhe
perdorimin e kishave. Por jo vetem kaq, ai i autorizoi prifterinjte qe te
zgjidhnin vete patriarkun e tyre (Bishopin) te cilet zgjodhen Jenadeusin. Ne
kete rast Sultani gjithashtu urdheroi festime te medhaja te cilat zakonisht
ishin bere gjate qeverisjes se Bizantineve. Ai i tha patriarkut se ai do te
ishte miku i tij ne te gjithe kohen dhe ne te gjitha vendet, dhe se ai do te
kishte po ato te mira dhe privilegje te cilat kishin patur te gjithe
parardhesit e tij. Mbas kesaj Sulltani i ofroi atij nje kale te bukur si
dhurate dhe i keshilloi nje nga mbrojtesit e tij qe ta mbronte, dhe oficere
te larte e shoqeruan ate per ne pallatin etij qe Sulltani pati ndertuar per
te. Pastaj Sulltani shpalli se ai i pranonte ligjet e kishes ortodokse dhe
se patriarku duhej ti mbronte ato. Te gjitha te mirat te cilat kishin nje
rendesi arkeologjike dhe gjerat e tjera te braktisura dhe qe ishin marre nga
njerezit gjate luftes, ai i bleu dhe ia u ktheu ato kishave dhe
institucioneve te tjera.
Sulltan Muhamedi, ngadhenjimtari ia u dha kete trajtim Kristianeve
megjithese nuk kishte asnje marreveshje midis tij dhe kristianeve ne kohen e
pushtimit te Konstandinopojes, dhe per te cilen ai do te kishte detyrim qe
t'i permbahej. Ky privilegj dhe ndihme u ofrua nga ai vetem per shkak te
natyres se tij bamirese dhe dashamirese. Ishte pikerisht ky trajtim i mire i
tij qe beri popullin e Konstandinopojes te ndjente se nen regjimin islamik
ata do te jetonin ne paqe dhe liri madje dhe me mire se nen qeverite
Bizantine.
*
* *
Trajtimi i mire nga ana e Udheheqesve Osmane
Ngjashmerisht, udheheqesit osmane vazhduan me kete trajtim te mire te
popujve kristiane ne tokat e pushtuara, per shembull ne Bullgari dhe ne
Greqi, nje trajtim i tille atyre nuk u ishte bere madje as nga Evropa vete.
Kete mund ta shohim ne faktin se ne Hungari dhe Transilvani ndjekesit e
Kliffonit dhe kristianet e bashkuar te Transilvanise, ne vend qe te
dorezonin veten e tyre sektit kristian te shtepise se Habsburgut, preferuan
te jetonin ne autoritetin turk per nje kohe te gjate. (Habsburg ishte nje
familje gjermane, qe e pati marre emrin nga Keshtjella e Habsburgut prane
Aaranit ne Zvicer, te cileve u perkisnin Austria si dhe shume nga Perandoret
e Shenjte Romake nga 1273 deri me 1918. Sektet protestante te Silezise
kerkuan dhe fituan lirine fetare vetem gjate qeverisjes muslimane.
*
* *
Trajtimi e Kristianeve Europiane nga Vellezerit e tyre
Ne kohen kur kur ky trajtim i mire dhe fisnik u behej kristianeve nen ligjin
turk, paragjykimet fetare ishin ne kulmin e tyre. Qeveritaret qe kishin keto
paragjykime tentonin te shtypnin cdo sekt fetar pervec te tyren. Dhe po
ashtu te gjitha sektet fetare ishin ne lufte kunder njeri tjetrit, gjaku
derdhej lirshem dhe nuk kishte siguri per jeten. Gjate shekullit te 17,
patriarku i Antiokut, Makkarios, shkruan per tiranite e sekteve katolike
romake te Polonise kunder sekteve ortodokse:
"Ne qajme hidhur humbjen e atyre mijera martireve te cilet u vrane nga
katoliket romake te pashpirt dhe armiq te fese gjate dyzet apo pesedhjet
vjeteve dhe numri i te cileve arrin rreth shtate dhjete mije. O ju
tradhetare! Dhe o ju mekatare! O ju krijesa pa zemer! Une iu pyes kush ishte
faji i murgeshave qe faleshin ne kisha. Pse iu vute atyre shpaten? Dhe si
ishin duke bere mekate grate e tjera? Per cfare krimi femijet, virgjereshat
dhe vajzat e vogla u rrembyen? Perse i vrate? Pse une nuk duhet t`i quaj ata
shpirterat e denuar te Polonise kur ate kane vertetuar me veprat e tyre se
jane me kriminele dhe te poshter se idhujtaret keqberes qe futnin krimin
midis kristianeve. Duke shtypur kristianet ata punonin duke pasur ne mendje
shkaterrimin kishen ortodokse nga faqja e dheut. Zoti me meshiren e Tij te
pakrahasueshme mbrofte qeverine turke per te gjithe kohen, ata i dine
detyrimet e tyre (xhizja), dhe nuk kane ndonje deshire te keqe kunder
besimeve te tjera - qofshin ata kristiane, nazarene, hebrej apo Smaritane.
Por Polaket e mallkuar nuk u mjaftuan vetem me taksat, me gjithe faktin se
kristianet ishin shpirterisht te pergatitur t`u sherbenin atyre, por ata ia
u dhane kristianet hebrejve kriminele, te cilet jane armiqte e kristianeve
me zemer, dhe nuk lejuan kristianet qe te ndertonin qofte edhe nje kishe,
dhe as nuk lane gjalle ndonje prift qe t'u mesonte atyre fene."
*
* *
Fanaticizmi i Kristianeve Vete kunder Kristianeve
Ne kundershtim me ate qe beri Sulltan Muhamedi II ne Konstandinopoje tani le
te konsiderojme cfare europianet kristiane iu bene vellezerve te tyre,
kristianeve ortodoks kur ata pushtuan Konstandinopojen me 1204 e.r. Per ta
bere kete sa me te besueshem po permend nje fjalim te Papa Inoçentit III. Ai
thote:
" Detyra e ndjekesve te Jezusit dhe mbeshtetesve te fese eshte qe te kthejne
shpatat e tyre kunder armikut me te madh te kristianizmit (d.m.th. Islamit).
Por eshte nje fatkeqesi e vertete qe ata derdhen gjakun e vete kristianeve,
gje e cila u ishte ndaluar atyre nga feja. Por ata nuk e vune ujin ne zjarr
per kete, dhe derdhen shume gjak. Ata nuk respektuan besimin, nuk bene
dallim midis sekseve dhe moshes, ne kete gjaderdhje. Ata bene krime dhe
perdhunime ne mes te dites. Murgeshat, nenat e femijve dhe virgjereshat
mbeten pa asnje ndihme perpara ketyre maskarenjve te etur dhe bishave te
kesaj ushtrie, te cilat mund te themi perpine cdo gje. Keta hajdute dhe
mekatare nuk u mjaftuan vetem me vjedhjet e mbretit dhe te aristokrateve te
tjere, po shkateruan, grabiten dhe rrafshuan edhe tokat dhe pasurite e tjera
te kishave. Ata madje i cshenjteruan edhe kishat, duke u rrembyer atyre
portretet e shenjta, kryqet dhe ikonat."
Historiani i mirenjohur Çarl-Dale shkruan:
"Kjo ushtri, e dehur me fuqi, u fut ne katedralen e St. Sofise, shkaterroi
librat e shenjta dhe shkeli me kembe portretet e martireve. Nje grua e
korruptuar u ul ne karrigen e patriarkut, dhe filloi te kendonte me ze te
larte. Te gjitha gjurmet e njohurise fetare u zhduken nga qyteti, dhe
statujat e arta dhe te argjenda u shkaterruan per te marre materialin per
berjen e monedhave te tyre te arte dhe te argjendit."
Po ashtu edhe murgjerit te cilet i kishin pare me syte e tyre keto skena te
dhimbshme e paten permbledhur keshtu evidencen e tyre:
"Fakti eshte se ndjekesit e Muhamedit asnjehere nuk i bene ketij qyteti ate
trajtim i cili iu be nga murgjerit, dhe te devotet e Krishtit."
Po. Pa dyshim muslimanet nuk bene asnje nga keto kur pushtuan kete qytet (Konstadinopojen),
sic duket qarte nga sjellja e Sulltan Muhamed Fatih. Dhe muslimanet, per aq
kohe sa ishin besimtare, nuk u lejohej qe te shfaqnin mendjelehtesi dhe te
synonin madje t`u afroheshin gjerave te tilla te turpshme, sic u bene nga
katolike romake, ndjekesit e Krishtit kunder ndjekesve te tjere te tij, te
cilet paten hyre ne besimin ortodoks.
* * *
Trajtimi i Muslimaneve ne Andaluzi (Spanje)
Une nuk do te hyj ne detaje ne historine e ngadhenjimtareve muslimane ne
Andaluzi (Spanje) dhe trajtimin e tyre te mire per pakicat e qytetit,
sjelljen e dashur dhe konsideraten e madhe per ndjenjat e tyre, e cila nuk
pati te krahasuar me trajtimin qe muslimanet paten ne duart e Spaniardeve,
kur ata rimoren shtetin e fundit musliman, Granaden. Ata e bene te gjithe
kete megjithese ekzistonte nje marreveshje me muslimanet e cila permblidhte
rreth 60 kusht, per mbrojtjen e besimit te tyre, xhamive, nderit, dinjitetit
dhe pasurive te tyre si dhe shume gjerave te tjera. Por ata nuk plotesuan
asnje nga keto pika, dhe nuk mbajten pergjegjesine qe u takonte.
Perkundrazi, ata vrane shume njerez te pafajshem dhe moren pasurite e tyre.
Perseri brenda tridhjet vjeteve te renies se Granades, Evropa deklaroi me
1534 e.r. se te gjitha xhamite do te konvertoheshin ne kisha. Keshtu ne mund
te kuptojme se vetem brenda kater vjeteve te kesaj deklarate muslimanet u
fshine totalisht nga Spanja.... Kjo ishte ekzaktesisht se si e mbanin fjalen
kristianet e Spanjes".... dhe cfare u plotesua nga kerkesat e muslimaneve!
Permbledhur nga perkthimi anglisht i librit te Dr. Sibai "Min
Rawa-i-Hazaratuna"
|