Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Sekuoja dhe alfabeti I rrokjeve Ceroke

Nga dr. A. Zahur


Sequoyah (Sekuojah), udheheqesi i famshem amerikan ceroke i shekullit te nentembedhjete njihet per krijimin e alfabetit te shkronjave ceroke me 1821. Ai lindi prane Fort Loudoun, ne fshatin Tuskege mbi lumin Tenese me 1776, dhe iu dha emri 'Sikuoja'. Nena e tij levizi me vone ne Uilstaun, Alabama kur ai ishte ende nje djale i vogel. Sekuojah sherbeu nen Andreu Xhakson ne betejen e Horseshoe Bend me 1812, dhe luftoi me regjimentin Ceroke kunder Creek(Krik) Redsticks gjate 1813 - 14. Kater vjet me vone ai u zhgenjye nga nje marreveshje me qeverine e Sh.B.A - e cila morri nje pjese te madhe nga tokat Ceroke (Shar-kee). Si konsekuence e kesaj marreveshje te 1816, ai u largua me te tjeret per ne fshatin Ceroke te zones Skin Bajou te Arkansasit (Ar Kan Sah). [Arkansasi u be zyrtarisht pjese e Sh.B.A-se me 1836.]

Historianet kane sugjeruar se Ceroket e vjeter kane migruar ne drejtim te veriut nga Meksiko per ne krahun lindor te Rrafshines se Madhe ne zonen e Liqenev te Medha. Me vone, ata u terhoqen ngadale ne drejtim te jugut mbas humbjes ndaj Delauare dhe vendasve Irokuois. Po ashtu ekziston edhe nje opinion tjeter jo shume popullor i cili sugjeron se origjina e tyre e ka zanafillen nga pellgjet e Orinokos dhe Amazones ne Ameriken Jugore. Ne fund te shekullit te gjashtembedhjete kishte rreth dhjete milion indiane vendas ne Amerikat. Vetem nje milion prej tyre mbijetuan deri ne fillim te shekullit te nentembedhjete. Populli Ceroke ka qene njohur nga nje duzine emrash dhe gjuha e tyre dihet se ka qene nje forme e gjuheve irokuoian. Ata zinin tre zona gjeografike dhe flisnin tre dialekte qe njiheshin si Lindori, Qendrori dhe Perendimori. Ceroket e vjeter e identifikonin veten si Ani'Yun'uiya, qe do te thote "populli i vertete apo kryesor."

Gjate shekullit te tetembedhjete, Ceroket zinin fillimisht me teper se dyzet mije milje katrore neper zona te larta te Juglindjes, maleve Apalashe (apa-la-che) ne jugperendim te Virxhinias, ne perendim te Karolines Jugore dhe Veriore, Tenese (Tenasuh) lindore, Gjeorgjia e veriut, dhe veriperendim te Alabamas (Allah bamia). Kjo eshte e njejta zone ku nje grup i njohur si Melungjone pati qendruar. Me 1840 pothuaj gjithe tribute e amrikaneve vendas u detyruan te emigronin per ne territoret e tyre ne Perendim te Misisipit.

Traditat gojore te Cerokeve tregojne se populli cerok kishte nje forme gjuhe te shkruar, por perdorimi i saj vazhdimisht shkoi duke rene per shkak se ne periudhen midis shekullit te gjashtembedhjete dhe tetembedhjete fati i tyre ndryshoi se tepermi, pati migrime te njepasnjeshme per ne malet e juglindjes , dhe izolim i vazhduar i njerezve te tyre neper pjese te vecanta te Amerikave. Nga mesi i shekullit te tetembedhjete, shume Ceroke paten humbur gjithcka pervec anes gojore dhe fonetike te gjuhes se tyre.

Duke pare se aftesia komunikuese e amerikaneve ceroke vazhdonte te binte dhe influenca e gjuheve jo-vendase vazhdonte te rritej, Sekuojah u motivua qe te shpetonte gjuhen ceroke qe ishte ne perdorim atehere. Sekuojah vete nuk dinte te lexonte apo shkruante anglisht apo ndonje gjuhe tjeter. Ai filloi punen e tij me 1809. Ne hapat e pare, Sekuojah kuptoi se gjuha ceroke perbehej nga disa grumbuj tingujsh dhe disa kombinime zanoresh dhe bashketingelloresh. Ai harxhoi disa vjet duke u perpjekur qe te prezantonte shkrime te vjetra ceroke ne shkronjat qe ishin te mundura per printim. Historianet sugjerojne se Sekuojah, i mahnitur nga fjalet anglisht te shkruara dhe te printuara, vendosi qe te adoptonte simbolet romake dhe greke. Sidoqofte, duket qarte se ai ka perdorur edhe disa shkronja arabe, simbole si dhe sistemin e saj te shkrimit. U desh nje pune e madhe prej mese dymbedhjete vjetesh, gjate se ciles ai u vu ne loje nga populli i tij per preokupimin me alfabetin, dhe madje nje here u deklarua i cmendur sepse neglizhoi vjeljen misrit. Me 1821, Sekuojah perfundoi alfabetin cerok me 85 simbole te cilat prezantonin gati te gjitha tingujt ne perdorim ne gjuhen ceroke.

Sekuojah e prezantoi alfabetin e tij me ane te nje tabele qe kishte trembedhjete rreshta dhe gjashte shtylla. Ai kishte gjashte zanore, shtatedhjete e tet simbole qe prezantonin kombinimet midis bashketingelloreve dhe zanoreve si dhe nje tingull "s". Nuk ka simbole per shkronjat angleze B, F, J, P, R, T dhe X. Gjashte zanoret kane ngjashmeri me ato te gjuhes arabe. Kur lexohet nga e majte ne te djathte, cdo rresht perfaqesonte nje alfabet me kombinimet e zanoreve dhe bashketingelloreve, dhe tingujve qe kishin lidhje. Sistemi i Sekuojahs eshte i ngjashem me ate qe u perdor per mesimin e gjuhes arabe dhe gjuhe te tjera muslimane te cilat ishin ndikuar fuqimisht nga perdorimi universal i gjuhes arabe midis muslimaneve qe nga shekulli i shtate. Alfabeti i Sekuojahs dhe ngjashmerite e tij me shkronjat arabe perfshi ketu dhe fonetiken tregohet me poshte. Shkronja perkatese arabe tregohet ne te djathte te simbolit sekuojah dhe shqiptimi i tij. Ne shtyllen e pare ku disa hyrje permbajne me teper se nje simbol, shkronja arabe perkatese tregohet nen ate simbol. Kur krahasohet me pjesen perkatese te tyre ne arabisht, disa simbole sekuojah jane ose te kthyera me koke poshte, te rrotulluara apo te dyja. Kjo mund te jete nga deshira e tij qe t'i zgjidhte simbolet e tij nga materialet e mundshme per shtyp.

Njezet e dy nga te njezet e tete shkronjat arabe, kur perdoren per te formuar fjale, mund te modifikohen pakez sipas pozicionit qe kane ne ate fjale ne fillim, brenda, apo ne fundt. Pra si rezultat ka tre forma shtese per te njezet e dy shkronjat arabe. Ndryshime te vogla jane gjentur ne Arabishte Perendimore te perdorur ne Andaluzi (Spanje dhe Portugali), zona e sunduar nga muslimanet midis 711 dhe 1492 e.r. Historikisht, ndryshime te vogla kane ndodhur neper gjithe boten muslimane ne menyre qe te kete nje pershtatje me stilin lokal kaligrafik. Pervec shkrimeve Pan - Islamike Kufi i hershem, Naskhi, Thuluth, dhe Kufi i gjethuar, shkrimet zonale arabe jane: Andalusi, Fasi, Qajarauani, magribi, Sudani, Diuani, Kufi Lindor, Shikastah, Sini, Talik, dhe Xhavi.

Interesant eshte fakti qe perdorimi nga ana e Sekuojas i shkronjes 'ma' eshte i afert me 'muham' ne fjalen 'Muhamed'. Perdorimi i tij i shkronjes 'la' eshte i ngjashem me ate te pjeses se mesit ne fjalen Allah ku 'lam' perdoret me dyfishues.

Nje ngjashmeri me fjalet dhe fonetiken arabe nuk eshte shume e cuditshme. Raportet historike muslimane tregojne se muslimanet e Andaluzise arriten ne Amerikat qysh me 889 e.r. Ne shekujt qe vijuan kishte shume udhetime sic pershkruhen edhe nga historianet Masudi (v. 957), Idrisi (v. 1166), Ibn Fadlullah al Umari (v. 1348), Ibn Batuta (v. 1369), e te tjere. Ne fillim te shekullit te katermbedhjete, Sultan Abu Bakri I i Malit, Afrika perendimore, pati sukses ne eksplorimin e Amerikes Qendrore dhe disa pjeseve te Amerikes Veriore pergjate lumit Misisipi (1309-12). Gjuha primare e ketyre eksploruesve muslimane ishte arabishtja. Dy shekuj me vone gjate kohes se "zbulimit" shume popullor te Amerikes, harta e ngjyrosur e Piri Re'isit, e vizatuar me 1513 dhe e prezantuar te Sultan Selimi I me 1517, tregonte hemisferen perendimore, Ameriken e jugut dhe Antarktiden, dhe ishte e papritur qe kjo harte kishte dhe nje vije detare shume te sakte te Brazilit.

Shume emra vendas me origjine arabe jane gjetur ne zonat ku kane jetuar amerikanet vendas. Edhe sot disa fjale ceroke jane njesoj me fjale arabe apo turke. Per shembull, fjala ceroke per nen 'Ana Ta' eshte identike me fjalen turke me te njejtin kuptim. Nje shprehje e lehte per tu kuptuar per origjinen e saj arabe shte shprehja Vallah olum (Uallahu Aalam).

Nuk dihet mire se cfare dokumenta perdori Sekuojah per te krijuar alfabetin e tij. Per me teper, shume pak dihet perse ai zgjodhi shume simbole te ndryshme (ne te njejtin rresht) per disa nga shkronjat themelore. Historianet thone se ai shkroi shume pasi krijoi fjalorin e tij por pothuajse gjithcka ka humbur.

Nje shembull se si te krijohen fjalet duke perdorur alfabetin e rrokjeve mund te demonstrohet ne anglisht duke shkruar shkronjat x p d n c per te shprehur fjalen 'expediency'. Historianet raportojne se brenda pak muajsh pasi u fut alfabeti i Sekuojahs, nje numer i madh Cerokes ishin ne gjendje qe te lexonin dhe shkruanin ne gjuhen e tyre, dhe brenda nje viti, me teper se nentedhjet per qind e popullit te tij mesuan shkrim e kendim. Me 1824, Keshilli Ceroke njohu kontributin e tij te madh dhe e vleresoi ate me nje medalje nderi. Me pak se kater vjet me vone ne 21 Shkurt, 1828, filloi botimi i gazetes se amerikaneve vendas "Ceroke Phenix" (Tsa la gi Tsu lehisanunhi). Ajo permbante lajme ne Ceroke dhe anglisht ne shtylla paralele. Fjala e fundit ne gazete eshte me origjine arabo turke. Gazeta u be shume popullore deri sa ndaloi botimin tre vjet me vone, ne pranvere te 1831, per shkak te sabotimit nga ana e shoqerise se vetme te botimit. Megjithe veshtiresite, Ceroket paten botuar me afersi 14 milion faqe ne perkthime deri me 1861.

Si udheheqes i Cerokes Perendimor, Sekuojah ishte nje burre paqedashes i cili u perpoq qe te shkollonte njerezit e tij, dhe u perpoq teper per t'i bashkuar ata. Ai gjithmone mbante turbanin e tij dhe veshjet e gjata, te cilat jane tipike per nje musliman, ndersa ishte me mision zyrtar ne Uashington, D.C per negociata dhe marreveshje. Ai ishte teme per leskione nga Samuel Lorenzo Knap. Portreti i tij i famshem u be me 1828 nga Carls Bird King ne Uashington D.C. Sekuojah nuk ishte i vetmi qe vishte rroba muslimane. Me teper se nje duzine udheheqesisht te amerikaneve vendas te tribuve te tjera, perfshi ketu Cipeua, Krik, Ioua, Kansa, Miami, Potauatomi, Sauk & Foks, Seminole, Shauni, Siouks, Uinebago, dhe Juci, vishnin rroben muslimane te kokes. Disa prej tyre mbanin kapela te dallueshme arabe. Portretet e famshme te tyre qe u botuan midis 1835 dhe 1870 vertetojne kete fakt.

Ne veren e viti 1842, Sekuojah u largua nga shtepia e tij ne Oklahoma per ne Meksiko me tete nga shoket e tij te besuar me qellimin per t'u mesuar alfabetin amerikaneve vendas. Rruga qe ai ndoqi kishte edhe territore qe nuk ishin te qeta. [Teksasi sapo ishte marre nga SHBA nga Meksiko. Teksasi u bashkua me ShBA-ne me 1845. Territoret e Meksikes se re, Utahut, Arizones, Nevades dhe Kalifornise, ku jetonin vendasit ishte atehere pjese e Meksikes qe nuk kishte shume mbrojtje ushtarake.] Sekuojah u perball me shume ngjarje te pafat ne kete rruge dhe vdiq me 1843 prane San Fernandos, Tamaulipas ne Meksike. Varri i tij asnjehere nuk u gjet. Sekuojah jetoi gjate periudhes me te veshtire ne historine e indianeve te veriut. Rreth dy dekada me vone, udheheqesi i fundit i amerikaneve vendas ceroke me emrin Ramadan Ibn Uati (popullor me emrin Stand Uatie [1806 - 71]; sepse nuk ka R ne alfabetin Ceroke), i cili sherbeu si nje brigadier gjeneral per konfederaten, i dorezoi komanden e tij Shteteve te Bashkuara ne Qershor 23, 1865. Djali i tij Saladin Uatie sherbeu ne delegacionin e cerokeve te jugut ne Washington, D.C per te firmosur nje marreveshje te re me Shtetet e Bashkuara ne fund te Luftes Civile. Ai vdiq ne menyre misterioze ne moshen njezet e nje vjec. (Saladin eshte nje emer i anglikanizuar dhe vjen nga emri Salahudin, sulltani i famshem musliman qe cliroi Jeruzalemin nga kryqezatoret me 1187).

Pemet e drurit te kuq qe formojne kuroren e Kalifornise se veriut e kane mare emrin nga Sekuojah, dhe statuja e tij mbahet ne shtetin Oklahoma ne Sallen e Skulptures ne Godinen e Kongresit (Capitol) kombetar te Shteteve te Bashkuara.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@