Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Trashegimia Islamike ne Ameriken e Hershme

Afrikano-Perendimoret, Mauret dhe Amerindianet

Zhose V. Pimienta-Bej


Hyrje

Veprat e njerezve te famshem si Ivan Van Sertima, Beri Fel dhe Aleksander Von Vutenau perfaqesojne shkollaret e shekullit te 20 te cilet kane permendur direkt apo indirekt - se ka patur nje prezence te madhe te muslimaneve ne Amerikat e Hershme. Ndersa po ashtu eshte e vertete se pa pasur nje numer shkrimtaresh muslimane si Clyde-Ahmad Winters i cili pati kerkuar qe te zbardhte mendjet e njerezve me idene se ka shume mundesi qe "jo-muslimanet" te kene fshehur shume nga faktet qe sugjerojne ekzistencen e muslimaneve para dhe mbas Kolombit ne kete kontinent.

 


Beri Fell (Barry Fell)

Arkeologu dhe gjuhetari i famshem nga Zelanda e Re, Beri Fell [Howard Barraclough ("Barry") Fell] ne vepren e tij Saga America (1980) thekson ekzistencen e fakteve per nje perzence muslimane ne pjese te ndryshme te Amerikes. Pasi ai shpjegon disa paralele ndermjet popujve afrikano-perendimore dhe disa popujve "Indiane" te jug-perendimit, Fell thekson se populli Pima i Jugperendimit kishte nje fjalor i cili permbante fjale me origjin arabe. Prezenca e ketyre fjaleve midis pimave theksohet edhe me teper nga ekzistenca e gdhendjeve islamike ne gur ne vende si Kalifornia. Felli na informon se ne zonen Inio, Kaliforni, ekziston nje gdhendje e hershme ne gur e cila lexon ne arabisht: "Jesus ben Maria" ("Jezusi, Biri i Marise'), kjo eshte nje fraze e cila gjendet ne suret e Kur'anit te Shenjte. Felli ka bindjen se kjo gdhendje eshte shume shekuj me e vjeter se SH.B.A-ja.

Felli gjithashtu identifikoi gjuhen algonkuiane si nje gjuhe me shume fjale te cilat kane rrenje arabe, vecanerisht fjalet te cilet kishin lidhje me lundrimin, astronomine, meterologjine, mjekesine dhe anatomine. Prezenca e ketyre fjaleve ilustron kontaktin kulturor ndermjet "indianeve" amerikane dhe popujve arabisht-foles te botes islame. Keta popuj islamike sipas fakteve erdhen kryesisht nga kontinenti afrikan.

 


Aleksander Von Vutenau (Wuthenau)

Megjithese historiani i artit dhe koleksionisti gjerman Aleksander Von Vutenau sugjeron se Amerikat e hershme kane qene mbushur me nje perzierje nderkombetare nga Afrika, Azia dhe Europa, faktet e tij historike nxjerrin ne pah se muslimanet ishin nje grup i konsiderueshem per nga madhesia. Ne vepren e tij klasike, Fytyra te Papritura ne Ameriken e Hershme (1975), Von Vutenau identifikon ne menyre te vecante nje grup kokash te gdhendura si "shume te ngjashme me mauret". Te gjetura ne Meksike, keto koka datohen midis viteve 300-900 e.s. dhe nje grup tjeter midis 900-1500 e.s. Nje nga gdhendjet klasike (300-900 e.s) pershkruhet nga Von Vutenau si "nje plak me kapele." Keto punime arti vlejne me teper se mijera fjale dhe nje fotografi e "plakut me kapele" i ngjan me te vertete shume nje plaku te veshur me nje Fez.

Prezenca e najas midis dineh (a.ka. "Navjo")eshte shume intriguese duke pasur parasysh edhe faktet e tjera per kontaktet islamike me Ameriken e Hershme Perendimore. Naja eshte nje simbol i gjysmehenes dhe gjendet midis dineh e cila ka qene perdorur per dekorime dhe argjendari. Ndersa ka shume mundesi qe ky simbol te kete qene indigjen, nje numer i konsiderushem i shkollareve Smithsonian mendojne se ky simbol: "U perhap nga Afrika muslimane e Veriut ne Spanje, pastaj ne Meksike, dhe me mbrapa tek Navajot" (The Native Americans (1991) edituar nga Colin Taylor). Megjithese teksti Smithsonian nenkupton idene se spaniardet sollen najan, mua me duket shume e cuditshme se si spaniarded katolike te cilet ishin partizane te Kryqit do te sillnin tek amerikanet nje simbol te tille. Mbi te gjitha, pa dyshim qe spanjollet katolike dhe dogmatike do te preferonin te sillnin ndonje simbol fetar i cili do te perfaqesonte karakterin e tyre. Sidoqofte, ne qofte se ky simbol erdhi nga Spanja, atehere ka shume mundesi qe ai erdhi me anen e popullit musliman maur qe u larguan me force nga Spanja. Ata ndryshe njihen dhe me emrin "Morisko", i cili ishte nje term qe u perdor nga zyrtaret katolike per te thirrur mauret te cilet u lejuan te qendronin ne dominionet katolike.

 


Ivan Van Sertima

Ivan Van Sertima sigurisht qe njihet per vepren e tij shume origjinale Ata Erdhen Para Kolombit (1976) e cila hedh drite mbi kontaktet e hershme afrikane me kontinentin amerikan. Megjithese nuk ishte vepra e pare mbi kete teme, pa dyshim qe ajo konsolidoi provat afrikane ne nje menyre shume te rregullt e cila edhe nje here u hapte syte komunitetit afrikan per te ritreguar interes per keto fakte. Veprat e tjera te redaktuara nga Van Sertima perfshijne Prezenca Afrikane ne Amerikat e Hershme e cila sjell me teper informacion per trashegimine afrikane ne Amerikat. Te dyja veprat e mesiperme vertetojne ekzistencen e komuniteteve afrikano-muslimane dhe kontakteve te tyre me amerikanet para-Kolumbiane. Van Sertima po ashtu permend edhe dokumente kineze te shekullit te 12 dhe 13 te cilet flasin per tregtine "arabo" muslimane me zona pertej bregut te Atlantikut te Afrikes Perendimore. 

Midis fakteve qe zbulon Van Sertima vlen te permendet prezenca e mbiemrave afrikano- muslimane midis popujve amerikano-"indiane". Duke permendur fjalet e nje linguisti francez, Van Sertima arrin ne perfundimin se Ges, Zamoras, Marabitine, dhe Marabios jane disa nga emrat me lidhje te pastra transkontinentale. Te nje interesi te vecante jane emrat "Marabitine" dhe "Marabios" te cilet ka shume mundesi qe kane lidhje ne fjalen "Marabout" (Murabit): "Burrat dhe Grate e Shenjta" te Perandorise Maure. Maraboutet ishin mbrojtesit e kufijve afrikano-muslimane, ata shpesh permenden per rolin e tyre si amortizatore kunder ngacmimeve katoliko/evropiane. I famshmi Ibn Batuta ka folur per Maraboutet ne vepren e tij "Udhetime."Antikiteti i kesaj prezence "maure" (afrikane ne Amerike eshte padyshim shume i hershem ne qofte se konsiderohen te gjitha faktet e permendura deri tani.


De Lacy O'Leary

Ne vepren e tij Mendimi Arab dhe Vendi i Tij ne Historine Perendimore (1992), "orientalisti" britanez De Lacy O'Leary gjithashtu flet per zonen e "Magribit Perendimor" e cila zgjerohej "pertej Atlantikut gjate kohes islamike para-Kolumbiane. Pyetja shtrohet se sa larg do te thote O'Leary? Megjithese O'Leary asnjehere nuk shprehet qarte per ekzistencen e Islamit ne Amerikat e hershme, lidhja qe ai ben na shtyn te mendojme se kjo ekzistence ishte ajo qe nenkuptonte ai por nuk mund ta thoshte haptazi. Si nje shkollar i botes islame De Lacy sigurisht qe e dinte se muslimanet posedonin aftesite organizative, teknike dhe lundruese qe nevojiteshin per nje udhetim te tille. Prova historike per nje udhetim te tille vjen ne formen e Ebu Beker II i Malit, i cili permendet ne Roudh el-Kartos per kryerjen e nje udhetimi te tille qe ne fillimet e shekullit te katermbedhjete (rreth 1312 e.s). Kjo permended edhe ne vepren e Van Sertimas Ata erdhen para Kolombit.

 


Karaibet, Panama dhe Kolumbia

Ne Panama dhe Kolumbi kishte princa per te cilet pushtuesit katolike spanjolle jane shprehur se kishin emra "totalisht maure apo biblike": si per shembull "Do-Bejda" dhe "Aben-Ameki." Ky fakt u zbulua nga mesi i shekullit te 19 nga studiuesi francez Brasseur de Bourboug dhe permended edhe ne librin e redaktuar nga Van Sertima Presenca Afrikane ne Ameriken e Hershme.

Edhe ne Karaibet, ekzistojne faktet per nje prezence te theksuar muslimane. P.V. Ramos thekson ne esene e tij mbi Presencen Afrikane ne Ameriken e Hershme, per shembull edhe pershtypja e pare e Kristofor Kolombit per popullsine e kesaj zone ka qene se ata ishin "Muhamedane." Ramosi thote se rregullat per dieten e ushqimit per Karaibet ishin te ngjashme me ato te popujve islamike dhe ky ishte nje nga shkaqet qe shkaktoi ate pershtypje.



Klajd Ahmed Uinters
(Clyde Ahmad Winters)

Ne periudhen pas Kolombit kishte nje numer te madh muslimanesh te cilet jetonin brenda pjeseve te Amerikes qe ishin kolonizuar nga evropianet. Vella Klajd Ahmed Uinters ne nje numer te 1978 te Gazetes se Studimeve Islamike Al-Ittihad, thekson se nje numer i madh sklleverish muslimane u sollen ne "Ameriken Latine" nga (dhe per) pushtuesit katolike te Spanjes dhe Portugalise. Uinters identifikon disa nga popujt afrikano-islamike te cilet u sollen ne territoret "latine", te cilet ishin Manding, Fula, Volof, Berber dhe Maur.

Afrikano-muslimanet e Amerikes se Hershme Latine paten shume sukses ne konvertimin e indianeve amerikane ne Islam. Fillimisht ata u lejuan qe te praktikonin fene e tyre lirshem, por me 1543 muslimanet filluan te deboheshin nga kolonite amerikane te kontrolluara nga spanjollet. Uinter na tregon po ashtu se pas deshtimit te nje rebelimi anti-spanjoll nga ana e forcave Karib dhe Volof, Volofeve iu ndalua hyrja ne pjesen "latine" te Karaibeve pa lejen speciale nga autoritetet katolike spanjolle. Simbas Uinterit, perhapja e besimit Islam midis indianeve amerikane mbeti nje problem i madh per Spanjen.

Uinters qarteson shume lidhje kulturore midis popujve indiane si per shembull Nanticoke dhe muslimanet afrikane si per shembull Mossi. Ai po ashtu diskuton prezencen e Islamit ne vende si Brazili, muslimanet e te cilit mund te lexonin dhe shkruanin ne stilin Magribian te arabishtes. Eseja e tij pasqyron shume qarte prezencen e muslimaneve - vecanerisht atyre afrikane - ne te gjitha anet e Amerikave: veri, qender dhe jug. Megjithese Vella Uinters nuk i pergjigjet direkt pyetjes nese muslimanet arriten ne Amerikat para katolikeve te Spanjes dhe Portugalise, une do te guxoja t'i pergjigjesha kesaj pyetje me nje 'po'. Faktet e mesiperme flasin qarte se arritja e banoreve muslimane duhet te jete me e hershme se ajo e katolikeve te kohes se Kolombit. Ne fakt, une arrij ne perfundimin se perdorimi i lundruesve muslimane maure dhe informacioni lundrues mundesuan spanjollet dhe portugeset per te arritur dhe per tu vendosur ne Amerikat.

 


Prejardhja Maure

Une e konsideroj shume te kuptueshem faktin se popujt afrikane te cilet permend Uintersi (si per shembull Manding, Fula, Maur, Volof dhe Berber) vinin te gjithe nga territoret brenda kufijve te Perandorise Maure. Faktet historike zbulojne se ne Afrike perandoria maure ne nje kohe te caktuar shtrihej deri ne lumin e Senegalit ne jug dhe deri ne kufirin egjyptian ne lindje. Historianet e Magribit si pershembull S.S. Imamuddin na kujtojne per nje zgjerim te territoreve te njohura me emrin "maure" nga qeverite e centralizuara te shekujve me te hershem. Njohja e ketij fakti perfshin edhe boten Perendimore/evropiane. Keshtu qe pa dyshim eshte e arsyeshme qe njerezit e shekujve te meparshem t'i konsideronin popujt Manding dhe Fula si maure, meqe ata vinin nga territoret maure. E gjithe kjo do te ndryshonte me kohen, per shkak te zvogelimit te territoreve maure.

Duhet te thuhet se ata persona te cilet njihen si latine apo spanjolle ka shume mundesi qe ta kene origjinen e tyre nga mauret (afrikane). Pa dyshim qe duhet te kete lidhje midis tyre dhe ish sundimtareve muslimane te Andaluzise - me vone e njohur si Mbreteria e Spanjes dhe Portugalise. Ky fakt pa dyshim qe e ben te pamundur qenien raciste nga ana e tyre kunder afrikaneve apo muslimaneve. Komunitetet e tyre katolike mund te diskutojne per ndryshimet teologjike midis tyre por kurre per ato "racore". Nje Spaniard apo latino-katolik do te bente shume gabim ne qofte se do te argumentonte mbi superioritetin racor te tyre. Po ashtu, duke bere kete ata do te hidhnin balte mbi faktin historik te rolit te rendesishem te maureve muslimane si mesues dhe fenere ndricues te qyteterimit ne Spanjen dhe Evropen Mesjetare.

Ka shume gjera te tjera te cilat mund te thuhen per trashegimine muslimane ne Amerikat e hershme. Por kjo ese kishte per qellim vetem te hidhte drite mbi nje periudhe te eksperiences muslimane e cila shpesh nuk diskutohet. Me gjithe mendimet proverbiale te pjeses me te madhe te Komunitetit Kristian, mund te thuhet se prezenca e muslimaneve ne Amerikat eshte shume me e vjeter dhe me e thelle se sa ata mendojne (apo guxojne te pranojne).

Eshte shpresa ime se kjo ese ka sherbyer sadopak per ndricimin dhe fuqizimin e besimit te te gjithe atyre te cilet me ndershmeri kerkojne te verteten, dhe zgjedhin dorezim te plote ndaj deshires te Zotit, Allah (s.v.t). Uroj qe parimet shpirterore te Dashurise, se Vertetes, Paqes, Lirise dhe Drejtesise te jene drejtuesit tane! Paqe!

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@