Citate
nga njerez te njohur per Civilizimin Islam
Dr. A. Zahur
Napolon Bonoparti sic permendet ne Cerfilet Kristiane, 'Bonaparte et Islam,'
pedone Ed., Paris, France, 1914, f. 105, 125.
"Mojsiu pati shpallur ekzistencen e Zotit per kombin e tij. Jezu Krishti e
beri kete per boten Romake, Muhamedi per te gjithe kontinentin e vjeter..."
"Arabia besonte ne idhujt, kur gjashte shekuj mbas Jezusit, Muhamedi u solli
atyre besimin te Zoti i Abrahamit, i Ismailit, i Mojsiut, dhe Jezusit.
Arianet dhe disa sekte te tjera e paten prishur pak qetesine e lindjes duke
ngritur pyetje mbi natyren e Atit, Birit, dhe Shpirtit te Shenjte. Muhamedi
deklaroi se nuk kishte asgje tjeter pervecse nje Zoti i cili nuk kishte
babe, nuk kishte djale dhe se triniteti ishte pak a shume nje ide
idhujtaresh..."
"Une shpresoj qe nuk do te jete e larget dita kur une te jem ne gjendje te
bashkoj te gjithe njerezit e zgjuar dhe te edukuar te te gjitha vendeve dhe
te formoj nje rregjim te perbashket i cili do te bazohet ne principet e
kuranit, te cilat jane te vetmet te verteta dhe vetem ato mund ta cojne
njeriun ne lumturi."
[Shenim: Disa historiane muslimane sugjerojne se Asad bin Al Furat,
Komandanti i muslimaneve ne Sicili, eshte nje nga parardhesit e Napolon
Bonopartit (1768 - 1821). Pasardhesit e Asadit paten qene njohur me emrin 'Banu
Furat'. Nje nga kuneterit e Napoleonit ishte Joacim Murat.]
Ser Xhorxh Bernard Shou ne 'The Genuine Islam' (Islami i Paster) Vol. 1, No.
8, 1936.
"Neqoftese do te kishte ndonje besim qe do te udhehiqte mbi Angline, dhe
Evropen brenda nje qind vjeteve te ardhshme, do te ishte islami."
"Une gjithmone e kam pare besimin e Muhamedit me nje vleresim te vecante per
shkak te vitalitetit te shkelqyer qe ai ka. Eshte i vetmi besim i cili sipas
meje ka ate veti asimiluese ne fazat e ndryshimit te ekzistences, e cila e
ben veten te dukshme ne cdo moshe. Une e kam studiuar ate - njeriun e
shkelqyer dhe ne opinionin tim jo vetem qe nuk duhet te quhet anti-krisht,
por nje Shpetimtar i Humanitetit"
"Une besoj se neqoftese nje njeri si ai do te behej diktatori i botes
moderne ai do te kishte sukses ne zgjidhjen e problemeve te saj ne nje
menyre e cila do ti sillte asaj ate qe i mungon me teper paqen dhe lumturine:
Une kam profetizuar per fene e Muhamedit se ajo do te jete e pranueshme ne
Evropen e te nesermes sepse ka filluar te pranohet ne Evropen e sotme."
Bertrand Rasell ne 'Historia e Filozofise Perendimore,' Londer, 1948, f.419
" Perdorimi nga ana jone e frazes 'Koherat e Erreta' per te mbuluar
periudhen nga 699 deri me 1,000 eshte shenje e rreferimit tone te gabuar
ndaj Evropes Perendimore..."
"Nga India ne Spanje, lulezoi civilizimi brilant islam. Cfare i humbi
krishterimit ne kete kohe nuk i humbi dhe civilizimit, perkundrazi..."
"Per ne duket sikur civilizimi Evropiano-Perendimor eshte civilizim, por kjo
eshte nje mendjengushtesi."
H.G.Uells
"Mesimet islamike kane lene shume tradita ne barazine dhe marredheniet e
kulturuara si dhe sjelljen, dhe frymezojne popujt me fisnikeri dhe
tolerance. Keto jane mesime njerezore te shkalles me te larte dhe ne te
njejten kohe shume te praktikueshme. Keto mesime sollen ne ekzistence nje
shoqeri ne te cilen vrazhdesia, shtypja kolektive dhe padrejtesite ishin ne
nje nivel shume me te ulet nga te gjitha shoqerite e tjera njerezore te
meparshme....islami eshte i mbushur me xhentilese, respekt, dhe vellazerim."
Dr.
Uilliam Draper ne "Historia e Zhvillimit Intelektual te Evropes"
"Gjate periudhes te halifeve njerezit e ditur te kristianeve dhe hebrejve jo
vetem qe u vleresuan por edhe u caktuan neper poste me pergjegjesi te madhe,
dhe madje u ngjiten edhe neper poste te larta ne qeveri... Ai (halifi Harun
Rasheed) kurre nuk e merrte parasysh se nga cili vend ishte nje person i
ditur apo se ciles fe i perkiste, por cfare ishte me me rendesi ishte vetem
aftesia e tij simbas specialitetit."
Eduard Montet, 'La Propagande Chretienne et ses Adversaries Musulmans,'
Paris 1890. (Also in T.W.Arnold ne 'Predikimi i Islamit," Londer 1913.)
" Islami eshte nje besim i cili eshte thellesisht racional ne kuptimin e
gjere te fjales i konsideruar etimologjikisht dhe historikisht....mesimet e
profetit, kurani pa dyshim qe ka ruajtur vendin e tij si pike themelore, dhe
dogma e bashkimit ne Zot eshte permendur atje me madheshti, me pasterti dhe
me bindje te thelle, veti keto te cilat eshte shume e veshtire ti gjesh
jashte islamit....Nje besim aq preciz, i cveshur nga te gjitha
kompleksitetet fetare dhe shume i kapshem per nje botkuptim ordiner pritet
qe te permbaje dhe me te vertete permban nje fuqi te mrekullueshme per te
fituar rrugen e tij ne ndergjegjen e njerezve."
Tomas
Karlil ne 'Heroes, Hero Worship, and the Heroic in History,' Lecture 2,
Friday, 8th May 1849.
" Meqe nuk ka rrezik qe ndonje nga ne te behet muhamedan (musliman), une do
te them gjithcka te mire per te e cila me te vertete qendron...
"Kur Pococke beri kerkime per Grotiusin, ku ishte prova per historine e
pellumbit, te stervitur per te marre bizelet nga veshi i Muhamedit, dhe ti
kalonte atij mesazhet e nje engjelli? Grotiusi u pergjigj qe nuk kishte
prove per nje gje te tille!...
" Nje numer me i madh i krijesave te Zotit beson ne fjalen e Muhamedit ne
ditet tona se ne cdo kohe tjeter me te perparshme. A mund te supozojme ne se
ai ishte nje pjese e keqe e shpirtezimit, ky njeri qe gjithe keto krijesa e
kane pasur si shembull gjate gjithe jetes se tyre nga lindja deri ne vdekje?...
"Nje njeri i varfer, punetor i madh; pa marre parasysh mundimet e njerezve
te tjere vulgare. Sidoqofte do te thoja jo njeri i keq; Kishte dicka me te
mire tek ai se cdo njeri tjeter,--sepse po te ishte ndryshe ata burra te
eger arabe, qe luftuan dhe u perpoqen 23 vjet nen komanden e tij, gjithmone
ne kontakt me te, nuk do ta kishin respektuar ne menyre te tille! Ata ishin
njerez te eger qe ndizeshin shpejt dhe futeshin ne sherr, ne te gjitha
gjitha llojet e sinqeritetit; pa pasur vlere dhe burreri, asnje njeri nuk do
te mundte ti komandonte ata. Ata e thirren ate profet do te thoni ju? Pse
qendroi ai atje balle per balle me ata; i hapur, pa u fshehur mbrapa ndonje
misteri; arnonte mantelin e tij, rregullonte kepucet e tij; luftonte,
keshillonte, jepte urdhera ne mesin e tyre: ata duhet ta kene pare se cfare
burri ishte, le te vleresohet ai me epitetin qe ju deshironi! Asnje perandor
me salltanetet e tij nuk mund te kishte ate pushtet mbi njerezit sic e
kishte ky njeri brenda nje rrobe te qepur nga duart e tij. Gjate 23 vjeteve
te kesaj prove te madhe. Per mua ai ishte nje hero i vertet ne vetvete...
"Keta arabe, Muhamedi, dhe ai shekull,- a nuk eshte kjo njesoj me ate
shkendijen qe bie, nje shkendije drite ne nje bote qe ishte si fuci baruti,
flakeroi gjithe boten nga Delhi deri ne Granada! Une mendoj, se ai njeri i
madh ishte nje drite nga qiejt; njerezit e tjere e priten ate si benzine,
dhe po ata u kthyen ne flake...."
Simon
Oklei ne 'Historia e Saraceneve'.
" Nje turme njerezish te eger, te pa pare dhe te izoluar... u kthyen
papritmas ne nje force te madhe arabe, e cila arriti nje sere fitoresh te
papara ne historine e kombeve, vetem ne nje kohe te shkurter prej 90 vjetesh
pushteti i saraceneve arriti nje toke edhe me te gjere se c'kishte pasur
Roma ne vitet 800."
Filip Hitti ne 'Histori e Shkurter e Arabeve.'
" Gjate
gjithe pjeses se pare te mesjetes, asnje popull tjeter nuk dha kontribut me
te rendesishem se arabet per progresin e botes njerezore, neqofte se
nenkuptojme me kete te gjithe ata gjuha e te cileve ishte arabishtja, dhe jo
thjesht ata qe jetonin ne Gadishullin Arabik. Per shekuj me rradhe,
arabishtja ishte gjuha e mesimit, kultures dhe progresit intelektual per te
gjithe boten e civilizuar me perjashtim te Lindjes se Larget. Nga shekulli i
9-te deri ne shekullin e 12-te pati me teper vepra filozofike, mjekesore,
historike, religjoze, astronomike dhe gjeografike te shkruara ne arabisht se
ne cdo gjuhe tjeter."
Carra de Vaux ne 'Filozofet e Islamit,' Paris , 1921.
" Me se fundi si mund te harroje nje njeri se ne te njejten kohe Perandoria
Mogule e Indise (1526 - 1857 e.r) ishte duke i dhene botes Taxh Mahalin (i
cili u kompletua me 1648 e.r) bukuria arkitekturale e se ciles nuk eshte
kaluar asnjehere, dhe 'Akbar Nameh' te Abul Fazl: " nje pune te mbushur plot
me ide jetesore dhe dije ku cdo aspekt i jetes studiohet dhe klasifikohet,
dhe ku te bie ne sy progresi, eshte nje dokument per te cilin civilizimi
oriental duhet te jete krenar. Ata njerez, gjenialiteti i te cileve gjen
shprehje ne kete liber ishin shume te avancuar per kohen ne artin e
qeverisjes, dhe mbase ata ishin te perparuar edhe ne spekullimet e tyre per
filozofine religjioze. Ata poete, ata filozofe diten se si te jetonin ne nje
bote materiale. Ata vezhgonin, klasifikonin, llogaritnin dhe eksperimentonin.
Te gjitha idete e tyre provoheshin perballe fakteve. Ata i shprehin ato me
elokuence por ne te njejten kohe japin edhe statistikat."... idete e
tolerances, drejtesise dhe humanitetit i cili mbizoteroi gjate kohes se
Akbarit."
Marcel Clerget ne ' La Turquie, Passe et Present,' Paris, 1938
"Shume
prova te nje niveli te larte kulturor te Perandorise Osmane gjate kohes se
Suleimanit te Madh mund te gjenden ne zhvillimin e shkences dhe ligjit; ne
lulezimin e puneve letrare ne arabisht, persisht dhe turqisht; ne monumentet
e sotme te Stambollit, Burses, dhe Edirnese; ne zhvillimin e madh te
industrive luksoze; ne jeten madheshtore te oborrit mbreteror dhe
qeveritareve te larte, dhe po ashtu tek toleranca fetare. Te gjitha
influencat - vecanerisht turke, bizantine dhe italiane perzihen se bashku
dhe ndihmojne ne berjen e kesaj epoke nje nga me te ndriturat per ottomanet."
Tomas Arnold ne 'Thirrja ne Islam'
"Ne asnjehere nuk kemi degjuar per ndonje perpjekje per te detyruar
jo-muslimanet per te pranuar islamin apo per ndonje persekutim te organizuar
qe ka per qellim zhdukjen e krishterizmit. Neqofte se halifet do te kishin
zgjedhur nje nga keto plane, ata do ta kishin fshire krishterizmin nga faqja
e dheut po aq lehte sac u be me islamin gjate kohes se Ferdinandit dhe
Isabeles ne Spanje; me te njejten metode qe ndoqi Luisi XIV per ta bere
protestanizmin nje besim ndjekesit e te cilit denoheshin me vdekje; apo me
te njejten lehtesi qe u mbajten hebrejte larg Britanise per me teper se 350
vjet."
Majkelli i
Madh sic permended ne ' Michael the Elder, Chronique de Michael Syrien,
Patriarche Jacobite d'Antioche,' J.B. Chabot, Editor, Vol.II, Paris, 1901.
" Kjo eshte arsyeja perse Zoti i hakmarrjes, i cili eshte i vetemi fuqiplote,
dhe ndryshon perandorite e te vdekeshme ashtu sic deshiron, duke ua dhene
ato kujdo qe ai do, dhe duke na shpetuar nga kriminaliteti i romakeve te
cilet gjate gjithe dominimit te tyre, egersisht ndikuan ne kishat dhe
manastiret tona dhe na denuan pa meshire, solli nga jugu djemte e Ishmaelit,
te na shpetojne nga duart e romakeve. Po edhe neqoftese ne kemi patur ndonje
humbje, sepse kishat katolike qe ua paten marre nga ne dhe iu paten dhene
kalkedonianeve, mbeten nen posedimin e tyre; sepse kur cdo qytet qe iu
dorezua arabeve, ata u lejuan qe te kishin denominimet e kishave te cilat
ishin ne ate zone ( dhe ne ate kohe kishat e medha te Emesses dhe Harran u
paten marre nga ne); sidoqofte ishte nje shpetim i madh per ne qe shpetuam
nga kriminaliteti i romaneve, egersia e tyre, urrejtja e tyre kunder nesh,
dhe ta gjejme veten tone ne mes njerezish. (Maijkelli i Madh, Patriarku
jakobite i Antiokut e shkroi kete tekst ne pjesen e dyte te shekullit te
12-te , mbas pese shekujsh te regjimit musliman ne ate zone.
James
Addison ne 'The Christian Approach to the Moslem,' p.35.
" Megjithe rritjen e antagonizmave, udheheqesit Muslimane shume rralle i
bene kristianet te vuanin per kryqezatat. Kur saracenet me se fundi vune nen
kontroll te plote Palestinen, kristianeve iu dha statusi i tyre i meparshem
si dhimmis. Po ashtu edhe Kisha Koptike, kishte shume pak shkak per tu
ankuar nen qeverine e forte te Salaudinit, si dhe gjate kohes se sulltaneve
mamluke me te hershem, sepse ata paten nje drejtesi gjykimi qe asnjehere nuk
e kishin njohur me parpara. I vetmi efekt i kryqezatave mbi krishteret
egjiptiane ishte qe ti ndalonte ata per disa kohe te benin pelegrinazhin e
tyre ne Jerusalem, sepse per aq kohe sa franket ishin ne krye heretiket u
ndaluan te afroheshin ne vendet e shenjta. Kjo zgjati deri ne kohen kur
muslimanet fituan dhe kristianet rimoren te drejtat e tyre te plota si
kristiane."
Muhamed
Marmaduke Piktall ne leksionin e tij te vitit 1927 mbi 'Tolerancen ne
Islam,' Madras India.
" Ne syte e historise, toleranca fetare eshte shembulli me i larte i
kultures se nje populli... Po ashtu vendet perendimore u bene me tolerante
vetem kur ata u shkeputen nga ligjet e tyre fetare, dhe po ashtu kur
muslimanet u shkeputen nga ligjet e tyre fetare niveli i tolerances se tyre
ra dhe po ashtu edhe kultura. Para ardhjes se islamit toleranca asnjehere
nuk ishte predikuar si nje pjese themelore e besimit fetar...
"Ne qofte se Evropa do te dinte per islamin, aq sa diten muslimanet per
kristianizmin, atehere kryqezatat e cmendura aventurioze dhe fanatike nuk do
te kishin ndodhur, sepse ato u shkaktuan plotesisht nga nje keqkuptim i
madh...
"Manastire te shumta, me nje pasuri te perbere nga thesare vlera e te cilave
llogaritet ne jo me pak se nje qind milion sterlina, paten fatin e madh te
gezonin privilegjet e profetit te shenjte (Muhamed) per murgjerit e Sinait
dhe ishin shume te respektuar nga ana e muslimaneve. Sektet e ndryshme te
kristianeve perfaqesoheshin ne keshillin e perandorise nga patriarket e
tyre, ne keshillat lokale nga peshkopet, ne keshillat e fshatrave nga
prifterinjte e tyre, dhe fjala e tyre per probleme themelore te shoqerise
merrej ne konsiderate pa u diskutuar fare...
"Toleranca brenda islamit ishte, dhe eshte, dicka pa ndonje dicka tjeter te
ngjashme me te ne gjithe historine; klasa, raca dhe ngjyra per here te pare
nuk ishin problem dhe kufij te pakalueshem per njerezit."
Ser Xhon
Bagot Glub
"Periudha e halifit Al- Ma'mun mund te konsiderohet si 'koha e arte' e
shkences dhe dijes. Ai gjate gjithe kohes kishte qene shume i terhequr nga
librat dhe perpjekjeve per te mesuar. Mendja e tij e shkelqyer ishte e
interesuar ne cdo lloj aktiviteti intelektual. Jo vetem poezia por edhe
filozofia, teologjia, astronomia, mjekesia dhe ligji kishin vendin e tyre
gjate kohes se tij te lire."
"Qe nga koha e Mamunit shkollat mjekesore te Bagdadit kane qene teper
aktive. Spitali i pare i lire publik u hap ne Baghdad gjate halifatit te
Harun-er-Rashidit. Me zhvillimin e sistemit, fizikante dhe kirurge u caktuan
qe te jepnin mesim nxenesve te mjekesise, si dhe te leshonin diploma per ata
te cilet konsideroheshin te afte per te praktikuar zanatin. Spitali i pare
ne Egjipt u hap me 872 e.r. dhe me pas spitalet publike lulezuan neper te
gjithe perandorine nga Spanja dhe Magribi (Marok, Algjeri, etj) deri ne
Persi."
Mbi
Holokaustin e Bagdadit (1258 e.r)
"Qyteti u sulmua vazhdimisht, u shkaterrua dhe u dogj. Tete qind mije
persona mendohet te jene vrare ne ate kohe. Halifin Mustasim e futen ne nje
thes, i qepen gryken dhe u shkel per vdekje nen thundrat e kuajve mongole.
"Per pese qind vjet, Bagdadi pati qene nje qytet i pallateve, xhamive,
bibliotekave dhe shkollave. Universitetet dhe spitalet e tij ishin me
modernet per boten e asaj kohe. Asgje nuk mbeti me pervecse kodra rere dhe
nje ere e keqe e mishit te prishur njerezor."
|