Islami Ne Kine
Nga Yusuf Abdul Rahman
[ regjistrat e vjeter te dinastise Tang pershkruajne nje vizite ne Kine
nga Saad ibn Abi Waqqas (ra), nje nga bashkekohesit e Profetit Muhammad
(s) me 650 C.E. Kjo ngjarje konsiderohet te jete lindja e Islamit ne
Kine. Perandori Kinez Yung-Wei respektoi mesimet e Islamit dhe i
konsideroi ato te pershtatshme me mesimet e Confucius. Per te treguar
admirimin e tij per islamin, Perandori aprovoi ndertimin e xhamise se
pare te Kines ne Ch'ang-an. Ajo xhamia ende qendron edhe sot mbas 14
shekujsh.]
Muslimanet virtualisht dominonin import/eksportin ne Kine gjate
dinastise Sung (960-1279 C.E.). Zyra e Drejtorit Gjeneral per
Transportin Detar ishte vazhdimisht e zene nga ndonje Musliman gjate
kesaj kohe. Gjate dinastise Ming (1368-1644 CE), nje periudhe e cila u
konsiderua te ishte era e arte e Islamit ne Kine, Muslimanet u integruan
plotesisht ne shoqerine Han duke adoptuar emrat e tyre dhe disa zakone
ndersa ruanin menyren e tyre Islamike te veshjes dhe kushtet e te
ngernit.
Ndjenjat anti-Muslimane hodhen rrenje ne Kine gjate Dinastise Ch'ing
(1644 - 1911 C.E), e cila u formua nga Manchute te cilet ishin pakice ne
Kine. Muslimanet ne Kine jane me teper se 35 milion simbas nje burimi
jozyrtar. Ata perfaqesojne 10 grupe etnike te vecanta. Me te medhenjte
jane Kinezet Hui te cilet perbejne rreth gjysmen e popullates Muslimane
te Kines. Grupet me te medhaja te grupeve Turke jane Ujguret te cilet
ndodhen me teper ne provincen Xinjiang, ne te cilen ata kane qene
shumice absolute ne nje kohe me te hershme.
Megjithese mund te duket si surprize, Islami ka mbijetuar ne Kine per
mese 1300 - 1400 vjet. Ai i ka mbijetuar shume pengesave sic ishin
Revolucioni Kulturor apo dhe regjimeve te tjera qe paten qellime kunder
tij.
Megjithese nuk ka shume informacion mbi viziten e nje emisari nga Arabia
ne Kine, ne nje nga librat e historise Kineze 'Regjistri i Hershem i
Dinastise Tang' behet nje pershkrim i kesaj vizite. Saad Ibn Abi Waqqas
(ra), nje nga bashkekohesit e Profetit Muhammad (S), udhehoqi
delegacionin me 650 C.E, i cili sillte me vete dhurata dhe sistemin e
besimit Islam ne Kine. Simbas thenieve te Muslimaneve Kineze, kjo
ngjarje konsiderohet te jete lindja e islamit ne Kine.
Megjithese perandori i kohes, Yung-Wei, e konsideroi Islamin pak
restriktiv per shijet e tij, ai respektoi mesimet e tij dhe e konsideroi
te ngjashem me mesimet e Confuciusit. Per kete arsye ai i dha Saadit
liri te plote qe te perhapte kete besim tek njerzit e tij. Per te
treguar admirimin e tij per islamin, Perandori urdheroi ndertimin e
Xhamise se Pare te Kines ne Ch'ang-an. Kjo xhami ende qendron edhe sot,
mbas 13-14 shekujsh.
Me
kalimin e kohes, mardheniet midis Kines dhe Tokave Muslimane vazhduan te
permiresoheshin. Shume biznesmene Muslimane, visitore, dhe tregetare
filluan te vinin ne Kine per qellime biznesi dhe fetare. [ Arabet paten
stabilizuar tregetine ne keto vende para kohes se Profetit Muhammad
(s).] Umayyaded dhe Abbasided derguan 6 delegacione ne Kine, te cilet
ishin pranuar ngrohtesisht nga Kinezet.
Muslimanet te cilet emigruan ne Kine filluan te ushtronin influencen e
tyre ne ekonomi ne gjithe vendin. Ata dominonin import/eksportin ne
kohen e Dinastise Sung (960 - 1279 C.E). Zyra e Drejtorit Gjeneral per
Transportin Detar ishte vazhdimisht e zene nga ndonje Musliman gjate
kesaj kohe.
Megjithe suksesin ekonomik qe muslimanet kishin gjate ketyre koherave
dhe madje edhe me vone, ata njiheshin si te ndershem, te bindur ndaj
ligjit, dhe te disiplinuar. Keshtu qe nuk ka as ndonje fakt per ndonje
pakenaqesi apo ndjenje anti-Islamike nga populli Kinez.
Me
fillimin e Dinastise Ming (1368 - 1644 CE) Islami po shkelqente ne Kine
per 700 vjet. Deri ne kete kohe, Muslimanet paten mbajtur nje status te
vecante, i cili permblidhte zakonet, gjuhen, dhe traditat e tyre dhe
asnjehere nuk u integrua plotesisht me Kinezet. Gjate kohes se Dinastise
Ming, qe konsiderohet te kete qene koha e arte e Islamit ne Kine,
Muslimanet u integruan gradualisht ne shoqerine Kineze.
Nje shembull interesant i kesaj sinteze nga Muslimanet Kineze, ishte
procesi i ndryshimit te emrave te tyre. Shume Muslimane qe u martuan me
gra Kineze morren emrat e grave. Te tjeret moren mbiemra Kineze si
pershembull Mo, Mai, and Mu - emra te adoptuara per Muslimanet qe
quheshin Muhammad, Mustafa, dhe Masoud. Te tjeret te cilet nuk mund te
gjenin ndonje mbiemer Kinez te perafert me emrin e tyre adoptuan
karaktere Kineze te cilat ngjanin shume me emrat e tyre - Ha per Hasan,
Hu per Hussein, apo Sai per Said, dhe keshtu me radhe.
Jo
vetem emrat por edhe zakonet e veshjeve dhe ushqimeve gjithashtu kaluan
ne nje proces sinteze me kulturen Kineze. Menyra Islamike e veshjes dhe
e ushqimit u ruajten gjate gjithe kohes, megjithate dhe nuk u ndryshuan
asnjehere. Me kohen, Muslimanet filluan te flisnin dialekte Kineze dhe
madje dhe te lexonin Kinezce. Ne kete menyre mund te thuhet se ne kohen
e Mingut, Muslimanet nuk mund te dalloheshin nga Kinezet e tjere pervec
zakoneve te tyre fetare. Per kete arsye, kishte perseri kishte nga pak
perplasje midis Muslimaneve dhe Jo-Muslimaneve Kineze.
Ardhja ne fuqi e Dinastise Ch'ing (1644 - 1911 C.E), e ndryshoi kete.
Ch'inget ishin Manchu ( jo Han) dhe ishin pakice ne Kine. Ata perdoren
taktiken perca-dhe-sundo per te mbajtur Muslimanet, Hanet, Tibetianet,
dhe Mongolet ne betejat kunder njeri tjeterit. Ne vecanti, ata ishin
pergjegjes per rritjen e ndjenjes Anti-Islamike neper te gjithe Kinen,
dhe perdoren ushtare Hane per te shtypur zonat Muslimane te vendit.
Me
renien e Dinastise Manchu me 1911, u formua Republika e Kines mga Sun
Yat Seni, i cili shpalli se vendi u perkiste barazisht Haneve, Hui (Muslimaneve),
Manve (Manchu), Meng (Mongol, dhe Tsang (Tibetianet). Politika e tij coi
ne disa permiresime ne mardheniet midis ketyre grupeve. Mbas
revolucionit te Mao Zedongut me 1948 dhe fillimit te pushtetit Komunist
ne Kine, Muslimanet dhe minoritetet e tjera etnike e gjeten edhe nje
here veten te shtypur. Ata ishin shume aktive ne luften kunder
Komunisteve para dhe mbas revolucionit. Ne fakt, me 1953, Muslimanet u
cuan dy here ne nje perpjekje per te formuar nje shtet te pavarur
Islamik [ ne zonat ku Muslimanet ishin shumice absolute]. Keto revolta u
shtypen brutalisht nga forcat ushtarake Kineze te pasuara nga nje
propagande e gjere anit-Islame.
Sot, Muslimanet e Kines jane rreth 20 milion, duke u bazuar ne burime
jozyrtare. Regjistrimi i qeverise me 1982, e zvogelon shume kete numer
duke e bere rreth 15 milion. Keta Muslimane perfaqesojne 10 grupe etnike
te vecanta. Me te medhenjte jane Kinezet Hui te cilet perbejne rreth
gjysmen e popullates Muslimane te Kines. Gjithashtu ka dhe nje
perqendrim te madh te Muslimaneve ne provincen e Ningshas ne Veri.
Mbas Huive, pjesa qe mbeten te Muslimaneve i perket grupeve Turke qe
jane Turq ( pervec Salaret Mongole dhe Tajiket Aryane). Grupi Turk
ndahet me tej midis Ujgurve, Uzbekeve, Kazakheve, Kirgizve, Tatarve dhe
Dongshiangve. Pothuajse te gjithe Muslimanet Turq gjenden ne provincat
perendimore te Kansut dhe Xinjiang. Grupi me i madh midis ketyre jane
Ujguret.
Ujguret jane shumice ne provincen e Xinjiangut, ku perbejne rreth 60% e
popullsise totale. Kjo perqindje e vogel eshte per shkakune influksit te
madh te Kinezeve jomuslimane ne kete province ne kohet e vona. Nje
situate e cila ka sjelle probleme te asimilimit dhe ka cuar shqetesimin
per de-Islamizimin e njeres nga zonat Muslimane me te njohura te Kines.
Muslimanet, dhe Ujguret ne vecanti, kane vuajtur shume nen regjimin e
MaoZedongut dhe "Revolucioni i tij kulturor". Gjate kohes se terrorit
Komunist , u ndermor nje fushate e dhunshme per te fshire te gjithe
gjurmet e Islamit dhe te identitetit etnik te te gjithe jo-Kinezeve.
Gjuha Ujgur, e cila prej shekujsh pati perdorur shkrimin Arab, u detyrua
me force te perdorte alfabetin Latin. Ujguret, ashtu si te gjithe
besimtaret Muslimane, u derguan per pune te detyrueshme ne me shume se
30,000 komuna te krijuara ne provincat Muslimane. Imamet dhe Akhundet u
vecuan per denime te turpshme dhe tortura...[madje u detyruan te]
rritnin derra, te cilet disa here mbaheshin ne xhamite e mbyllura nga
qeveria.
Me
pretekstin e unifikimit te edukimit kombetar, shkollat Islamike u
mbyllen dhe studentet e tyre u transferuan ne shkolla te tjera te cilat
mesonin vetem Marksizem dhe Maoizem. Genocidi vazhdoi perseri me
mbylljen e mese 29,000 xhamive, torturat ne mase te imameve, dhe
egzekutimet e mbi 360,000 Muslimaneve.
Pas vdekjes se Maos dhe fundit te vijes se tij ekstremiste Marksiste
para pesembedhjete vjetesh, qeveria Komuniste ka liberalizuar shume
politiken e saj ne lidhje me Islamin dhe Muslimanet. Dhe megjithe
tmerret e Revolucionit Kulturor, Islami ka vazhduar te mbijetoje ne Kine.
Sot, fushata e filluar gjate Revolucionit Kulturor per asimilimin e
Muslimaneve eshte ngadalesuar disi dhe Muslimanet Turq kane me teper
liri per te shprehur identitetin e tyre kulturor. Qeveria per shembull,
ka lejuar perdorimin e alfabetit Arab ne gjuhen Ujgur. Sidoqofte, ende
egziston diskriminimi kunder Muslimaneve Turq nga emigrantet Kineze (te
favorizuar nga qeveria) te cilet jane vendosur ne Xinjiang. Ky emigrim
perben nje problem te madh sepse kinezet Han jane duke emigruar ne zonat
Muslimane me nje kuote prej rreth 200,000 ne vit. Ne shume vende ku
Muslimanet kane qene shumice, tani ata jane ne minoritet.
Pasi liria e besimit u deklarua me 1978, Muslimanet Kineze nuk e kane
humbur kohen per te shprehur besimin e tyre. Ne te gjithe Republiken e
Kines ka tani rreth 28,000 xhami, nga te cilat 12,000 jane vetem ne
Xinjiang. Jo vetem kaq por gjithashtu tani ka dhe nje numer te madh
imamesh per te drejtuar komunitetin Musliman (vetem ne Xinjiang jane mbi
2,800). Ne Kine vihet re nje ngjitje lart perseri e lirise se shprehej
per Islamin, shume shoqata Islamike jane organizuar ne rang Kombetar te
cilat kordinojne aktivitetet nderetnike midis Muslimaneve. Literatura
Islamike mund te gjendet shum lehte dhe per momentin ka 8 perkthime te
ndryshme te Kuranit ne gjuhen Kineze, po ashtu dhe perkthime ne Uygur
dhe gjuhe te tjera Turq. Muslimaneve te Kines u eshte dhene dhe nje liri
gati e plote per te kryer Hajin ne Mecca. Me 1986 kishte rreth 2300
Muslimane Kineze ne Haxh. ( Nqs e krahasojme kete shifer me 30
Muslimanet nga Bashkimi Sovietik te lejuar, ky numer duket shume i madh
po te kemi parasysh se Popullsia Muslimane ne Ish Bashkimin Sovietik
eshte katerfishi i asaj te Kines).
Muslimanet e Kines kane qene aktive dhe ne politiken e brendshme te
vendit. Si gjithmone, Muslimanet kane refuzuar qe te mbyllin gojen
kunder padrejtesive. Shume demonstrata jane bere nga Muslimanet per te
protestuar nderhyrjet ne jeten Muslimane. Disa vjet me pare, pershembull,
Muslimanet bene nje greve ne Beijing per te kerkuar ndalimin e
literatures anti-Islamike nga librarite e Kines. Muslimanet Turkic
gjithashtu kane mbajtur demonstrata per veteqeverisje dhe kunder
emigrimit ne mase te jo-Muslimaneve ne zonat e tyre. Vazhdimisht ka
lajme per demonstrata dhe beteja te Muslimaneve Kineze per fitimin e te
drejtave te tyre. Insha'Allah ata do te kene sukses.
********** **************** ********** ***********
Allah eshte emri Arab per Zotin e Madhnueshem, Krijuesin e Universit. Ky
emer perdoret gjithashtu edhe nga Kristianet Arabe dhe Hebrejte per
Zotin (Eloh-im ne Hebrejshe: 'Allaha' ne Aramisht, gjuha e nenes e
Jezusit a.s. ). Fjala Allah nuk ka as shumes dhe as gjini. Zoti nuk ka
ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind ose te linde. SWT eshte nje
shkurtim i fjaleve Arabe te cilat kane kuptimin 'Lavdia i takon Atij.'
|