Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Lidhjet Islame me Kinen
 

Muslimanet jane krenare kur citojne nje hadith i cili thote “ kerkoje dijen edhe ne qofte se ajo eshte ne Kine.” Kjo tregon per rendesine e kerkimit te dijes, edhe ne qofte se kjo do te thote te udhetosh aq larg.

Kina, e cila ka qene prane zemrave te muslimaneve per mbi 1400 vjet, eshte shtepi per miliona muslimane.

Kontakti i Islamit me Kinen filloi gjate Halifatit te ‘Uthman ibn Affanit (r.a), halifi i trete. Mbas triumfit mbi Bizantin, Romaket dhe Persianet, ‘Uthman ibn Affan, dergoi nje perfaqesi ne Kine me 29 V.H (650 E.R, 18 vjet mbas vdekjes se Profetit), nen udheheqjen e Sa’ad ibn Abi Uakkas (r.a), daja i profetit Muhamed (a.s.), doke ftuar perandorin kinez te perqafonte Islamin.

Misioni muslimane ndertoi xhamine e pare te Kines, xhamine e mrekullueshme te qytetit Kanton e cila njihet dhe sot me emrin ‘Xhamia Memoriale.’ Gjate viteve qe vijuan aktivitetet tregetare te muslimaneve dhe levizjet detare krijuan mundesine qe shume te qendronin pergjithmone ne Kine. Nje nga vendosjet e para ne Kine ishte formuar ne qytetin port te Cheng Aan gjate kohes se dinastise Tang.

Presenca muslimane nuk shihej me sy te mire nga jobesimtaret. Sidoqofte, kjo e kthye ne respekt kur provokacionet e tyre perfunduan ne disfate nga nje force e vogel Muslimane me 133 A.H (751 C.E.) Kjo fitore coi ne kontrollin e plote mbi Azine Qendrore, dhe me 138 A.H. (756 C.e.), Khalif Mansuri dergoi nje trupe te perbere nga 4,000 ushtare per te konsoliduar influencen muslimane.

Keto fitore hapen dyert e Kines per muslimanet per perhapjen e fese. Me kalimin e viteve, shume muslimane qendruan ne Kine dhe u martuan me gra kineze. Ata ndertuan xhami, shkolla dhe medrese. Studente deri nga Rusia dhe India do te ishin nxenesit e ketyre medreseve. Ekziston nje raport se me 1790 kishte rreth 30,000 studente islamike, dhe qyteti i Buhares,- vendlindja e imam Buharit, nje nga mbledhesit me te famshem te haditheve- i cili ishte ne ate kohe pjese e Kines, u quajt me emrin “Shtylla e Islamit.”

Muslimanet e hershem te Kines u perballen me shtypjen dhe dinastine tiranike Mancu (1644-1911). Gjate kesaj periudhe, pese luftra u bene kunder muslimaneve: Lançu (1820-28), Çe Kanio (1830), Sinikiang (1847), Junan (1857) dhe Shansi (1861).

Mancute vrane shume muslimane dhe rrafshuan shume xhami. Megjithate te udhehequr nga njerez te vendosur si Jakup Beu (1820-77), muslimanet cliruan gjithe Turkestanin dhe formuan nje shtet islamik i cili zgjati nga 1867 deri me 1877. Fuqia e re turke-kineze ne Azine Qendrore, perfshinte provincat e Junanit, Shecavanit, Shensit dhe Kansumit, shiheshin me zili nga ruset dhe britaniket te cilet kishin llogarite e tyre koloniale.

Muslimanet te frymezuar nga shembuj udheheqesish si Ma Mua-Ming-Hsin, arriten shume fitore. Ne Junan, muslimanet, nen Tu Uenhsin, i kthyen mbrapsht trupat e perandorit. Ai u quajt me emrin Sulltan Sulejman dhe ngriti muslimanet e Tibetit kunder kinezve.

Mbas ardhjes ne fuqi te komunisteve me 1949, Mao Cedun filloi t`i ndante muslimanet neper kombe te ndryshme keshtu qe ata do identifikonin veten ne baze te origjines etnike dhe jo ne baze te identitetit musliman.

Ne baze te statistikave te popullsise me 1936, republika e atehershme e Kuomingtangut ne Kine kishte me perafersi 48,104,240 muslimane. Mbas ardhjes ne fuqi te politikes se Maos, ky number u reduktua ne 10,000,000. Asnje shpejgim zyrtar nuk eshte dhene nga Kina per kete zhdukje te rreth 38 milion muslimaneve. Zhdukja dhe shkaterrimi i muslimaneve te Kines ne mase qendron nga rendesia me lart edhe se ceshtja e Tibetit apo e demokrateve ne Sheshin Tiananman.

Pervec asimilimit fizik, muslimanet kane qene subjekt i nje sulmi konstant kunder identitetit te tyre islamik vecanerisht gjate te quajturit Revolucion Kulturor (1966-76). Per shembull, parruallat te cilat u shfaqen ne Pekin (me vone i quajtur Beixhing) me 1966, benin thirrje per shkaterrimin e praktikave islame. Muslimaneve iu ndalua dhe leximi i gjuhes se tyre te shkruar e cila shkruhej me germa arabe dhe ishte e ndikuar nga arabishtja, turqishtja dhe farsi (persishtja). Ky ndryshim ishte shume kritik sepse i distancoi muslimanet nga gjuha arabe, gjuha e Kuranit dhe e aspiratave te tyre islamike. Gjate kesaj kohe shume xhami u mbyllen dhe shume pasuri te autoriteteve fetare u konfiskuan. 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@