Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Alama Muhammed IKBAL 
1877 - 1938 
Nga
Dr. M. Alam dhe Dr. A. Zahoor 


Nė pėrgjithėsi Muhammed Ikbali njihet si poet dhe filozof, por ai ka qenė gjithashtu edhe jurist, politikan, reformator si dhe dijetar i madh i islamit. Njerėzit i dhuruan atij titullin "Poeti i Lindjes" edhe pse ai kurrė nuk e konsideroi veten poet. Nė korrespodencėn e tij me Seid Sulejman Nadvin [1885 - 1953] gjejmė:

"Unė kurrė nuk e kam konsideruar veten poet. Nuk jam rival i askujt dhe nuk konsideroj askėnd rivalin tim. Nuk kam kurrfarė interesi nė artin poetik. Por, po, unė kam njė qėllim specifik tė cilin e shpreh nė poezinė time duke konsideruar gjendjen dhe traditėn e vendit tim."

Kontributi i Ikbalit nė botėn muslimane si njė nga mendimtarėt e mėdhenj islam mbetet i pakrahasueshėm. Nė shkrimet e tij ai iu drejtohet dhe i kėshillon njerėzit, nė veēanti tė rinjtė, qė tė ngriten nė kėmbė dhe me guxim t'i pėrballojnė sfidat e jetės. Tema qėndrore dhe burimi kryesor i mesazhit tė tij ishte Kur'ani. 

Ai e konsideronte Kur'anin jo vetėm si libėr religjioz (nė kuptimin tradicional) por gjithashtu si burim i metodave fundamentale nė bazė tė tė cilave infrastruktura e njė organizate duhet tė formohet si sistem logjik i jetės. Sipas Ikbalit, ky sistem i jetės, kur vihet nė jetė si forcė implementuese, ėshtė islami. Meqenėse ėshtė e bazuar nė vlera tė qėndrueshme dhe tė pėrhershme tė dhėna nė Kur'an, ky sistem siguron harmoni perfekte, balancė dhe stabilitet nė shoqėri. Gjithashtu siguron liri zgjedhjeje dhe mundėsi tė barabartė pėr zhvillimin e personalitetit pėr secilin sipas udhėzimeve tė Kur'anit. Kėshtu nė opinionin e Ikbalit, islami nuk ėshtė fe nė tė cilėn individėt luftojnė pėr marrėdhėnie private subjektive me Zotin me shpresė pėr shpėtimin personal, sikurse ėshtė nė sistemin sekular (laik). Ikbali vendosmėrisht kundėrshtonte teokracinė si dhe diktaturėn dhe i konsideronte ato kundėr shpirtit tė lirė islamik. 

Njerėzimi asnjėherė nuk ka pėrballouar sfidė tė paraqitur nga problemet e shumta dhe komplekse humane sikurse po pėrballon sot. Problemet kanė arritur njė dimension global dhe i tejkalojnė kufijtė e racės, ngjyrės, gjuhės, gjografisė, dhe ideologjitė sociale politike e fetare. Shumica e problemeve tė njerėzimit janė universale nga natyra dhe pėr kėtė kėrkohet njė metodė universale pėr zgjidhjen e tyre. Mesazhi universal i Ikbalit ėshtė njė orvatje pėr tė pėrballuar kėtė sfidė pėrpara njerėzimit.

Gjatė udhėtimeve dhe komunikimeve personale, Ikbali zbuloi qė muslimanėt kudo nė botė janė larguar nga Kur'ani si burim udhėzues dhe fuqi ekzistuese. Mbas fatkeqsisė sė luftės ballkanike mė 1912, rėnies sė kalifatit nė Turqi dhe shumė provokimeve tė pandėrprera anti-muslimane si dhe aksioneve kundėr muslimanėve nė Indi (1924-27) dhe vende tė tjera nga intelektualėt dhe tė ashtuquajtur liderėt laik, Ikbali propozoi qė muslimanėve tė Subkontinentit Indian duhet t`u jepet njė shtet i pamvarur kėshtu qė ata mund tė shfaqin plotėsisht gjallėrinė e islamit. Nė fjalimin e tij presidencial mė 1930 bėrė nė mbledhjen vjetore tė Ligės Islamike nė Allahabad, Ikbali theksoi:

"Unė, prandaj, kėrkoj formimin e shtetit tė konsoliduar musliman nė interes tė Indisė si dhe islamit. Pėr Indinė, kjo do tė thotė sigurim dhe paqe si rezultat i njė balance tė brendshme tė fuqisė, kurse pėr islamin, njė mundėsi pėr tė ēliruar veten e tij nga gjurma qė imperializmi arab ia detyroi; tė mobilizojė ligjet e saj, edukimin, kulturėn dhe t'i sjellė ato nė kontakt tė ngushtė me shpirtin origjinal tė tij dhe me shpirtin e kohės moderne".

Imagjinata e Ikbalit ėshtė sikurse vetė Ikballi. Ai mund tė parashikonte atė qė tė tjerėt nuk mundnin. Ndėrsa disa kanė shikim tė shkurtėr tė gjėrave, njė largpamės i shikon problemet nė perspektivė tė largėt dhe zhvillon njė lloj arsyeje kozmike. Njė komb ėshtė sigurisht me fat nė qoftė se pėrgatit disa nga kėta individė tė rrallė nė shekuj. Kėta persona, megjithėse shumė tė rrallė, ndryshojnė rrjedhėn historike pėrgjithmonė, qė konkretisht Ikbali e bėri. Pakistani ekzistencėn e tij ia detyron Ikbalit. 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@