Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 
Xhabir Ibn Haijan (Geber)
(Vdiq 803 e.r)
Nga Dr. A. Zahur

 

Xhabir Ibn Haijan, i njohur ne mesjete me emrin Geber, njihet si babai i kimise. Emri i tij i plote ishte Abu Musa Xhabir Ibn Hajan. Ai renditej si nje nga shkencetaret e pare gjate kohes kur praktikonte mjekesine dhe alkimine ne Kufa (Iraku i sotem) rreth vitit 776 e.r. ne fillim ai ishte nen patronazhin e vezirit te Barmakit gjate Halifatit Abasit te Harun al-Rashidit. Xhabir vdiq ne Kufa ne vitin 803 e.r

Kontributi i tij me i madh ishte ne fushen e kimise. Ai eshte i famshem per shkrimin e me shume se 100 librave prej te cilave 22 ishin rreth kimise dhe alkimise. Ai prezantoi hetime eksperimentale ne alkimi ( vjen nga fjala al-kimija ne arabisht), duke krijuar keshtu nje vrull per kimine moderne. Xhabir theksoi perdorimin e eksperimentit dhe zhvillimit te metodave ne menyre qe te arrihej prodhueshmeri ne punen e tij. Ai i kushtoi mundin e tij zhvillimit te metodave baze ne kimi dhe studimit the mekanizmave te ndryshem te reaksoneve kimike duke ndihmuar keshtu zhvillimin e kimise si shkence qe nga kohet e alkimise. Ai gjithashtu theksoi qe sasi te caktuara te substancave te ndryshme perfshihen ne reaksione kimike. Prandaj, mund te thuhet qe ai hapi rrugen per ligjin e raporteve konstante.

Kontributi i tij me rendesi me te madhe ne fushen e kimise perfshin perfeksionimin e teknikave shkencore si psh: kristalizimit, distilimit, avullimit, kalcinimit dhe zhvillimit te disa pajisjeve per kryerjen e ketyre eksperimenteve. Arritja e tij me e madhe ishte zbulimi i mineraleve dhe acideve te cilat ai i pregatiti per here te pare ne alembikun e tij. Shpikja e tij e alembikut beri procesin e distilimit me te lehte dhe me sistematik. Midis arritjeve te tjera te tij eshte edhe pergatitja e nitrikut, hidroklorikut, citrikut, dhe acideve tartarike. Ishte ne saje te ketyre veprave qe ai njihet si babai i kimise. Sipas Maks Majerhafit zhvillimi i kimise ne Evrope mund te gjendet direkt te Xhabir Ibn Haijani.

Xhabir ishte nje nga nismetaret ne zhvillimin e nje mundi te madh te proceseve kimike te aplikuara. Kontributi i tij perfshin zhvillimin e celikut, pergatitja e nje sere metalesh, parandalimi nga ndryshkja, perdorimi i dioksidit te magnezit ne berjen e xhamit, ngjyrosjen e rrobave dhe ngjyres se trupit, identifikimin e ngjyrave dhe yndyrnave. Per me teper ai zhvilloi sistem per shkrirjen e arit.

Idete e tij eksperimentale hapen rrugen per nje sere klasifikimi te substancave te cilat jane mese te zakonshme ne ditet e sotme. Ai i ndau substancat ne metale, jo-metale dhe substanca avulluese dhe i ndau ato ne: a)shpirtra te cilat avullojne nen ndikimin e nxehtesise si psh: Kamfori, Arseniku dhe Amoniumi; b)metale si psh: Argjendi, Ari, Bakri, Hekuri dhe c)perzjerje qe mund te kthehen ne pluhura.

Veprat e tij ne fushen e kimise perfshire ketu edhe librat Kitab al-Kimja dhe Kitab al-Sab'in u perkthyen ne latinisht ne mesjete. Perkthimi i Kitab al-Kimija u publikua nga anglezi Roberti i Cesterit ne vitin 1144 e.r. dhe mori titullin "Libri i Perberjes se Alkimise". Libri i dyte u perkthye nga i famshmi Gerardi i Kremones. Bertelot perktheu disa nga veprat e tij te njohura me titujt "Libri i Mbreterise", "Libri i Ekuilibrit","Libri i Merkurit Lindor", dhe eshte e padyshimte qe ai nuk perdori titujt e sakte per librat e Xhabirit. Anglezi Richard Russel perktheu dhe publikoi ne vitin 1678 nje tjeter liber te xhabirit duke e titulluar ate "Shuma e Perfeksionit". Ai pershkruajti Xhabirin me emrin Geber, princi dhe filozofi arab me i famshem. Keto perkthime ishin te njohura ne Evrope per shekuj me radhe dhe influencuan zhvillimin e kimise moderne. Disa nga termat teknike te perdorura prej Xhabirit si Alkali gjenden ne shume gjuhe Evropiane dhe jane pjese e fjaloreve shkencore. Vetem disa nga librat e tij jane edituar dhe publikuar, kurse shume te tjere ruhen ne gjuhen arabe. Ai gjithashtu ndihmoi ne shkenca si mjekesia dhe astronomia.

 

__________________________________
'Abdul Malik ibn Kureib el-Esmai

(740-828 e.r.)

nga 
Dr. A. Zahur

El-Esmai ishte nje filologjist, i cili dha nje kotribut te rendesishem ne zoologji, botanike, dhe ne perkudesjen e kafsheve. 

'Abdul Malik ibn el-Kuraib el-Esmai lindi ne Basrah ne 740 e.r. Ai ishte nje arab fetar dhe nje student i mire i poezise arabe. El-Esmai konsiderohet si shkencetari i pare musliman i cili kontriboi ne zoologji, botanike, dhe perkudesjen e kafsheve. Shkrimet e tij te njohura perfshijne Kitab el-Ibil, Kitab el-Khalil, Kitab el-Vuhush, Kitab el-Sha, dhe Kitab Khalk el-Insan. Libri i fundit mbi anatomine e njeriut demontron dijen dhe ekerpertizen e tij te konsiderueshme ne kete subjekt. El-Esmai vdiq ne 828 e.r.

Interesi per rritjen e kuajve dhe deveve ishte pergjegjes per nje pune shkencore sistematike nga arabet qe ne shekullin e shtate. Gjate kalifatit Umajad, sjellja e klasifikimi i kafsheve dhe te mbjellave u studiuan nga disa shkencetare. Puna e el-Esmait ishte shume e njohur midis shkencetareve te shekullit te nente dhe te dhjete
________________________________________________
Muhamed Bin Musa Al-Khuarizmi (Algorizm)
(770 - 840 e.r)


 

Abu Abdullah Muhamed Ibn Musa Al-Khuarizmi lindi ne Kuarizm (Kheva), nje qytet ne jug te lumit Oksus ne Uzbekistanin e sotem. Prinderit e tij emigruan ne nje vend ne jug te Bagdatit kur ai ishte akoma femije. Data e sakte e lindjes nuk dihet. Ai njihet me se miri per paraqitjen e konceptit matematikal Algorithm qe mori emrin e tij. 

Al-Khuarizmi ishte nje nga matematikanet me te medhenj qe kishte jetuar ne ato kohera. Ai ishte themeluesi i shume degeve dhe koncepteve baze te matematikes. Ai ishte eshte nje astronom dhe gjeograf i famshem. Al-Khuarizmi ndikoi mendimin matematikan nepermjet shkrimeve te tij. Ai njihet si themeluesi i agjebres pasi ai jo vetem nisi kete subjekt ne nje forme sistematike por edhe e zhvilloi ate ne ate mase sa i dha zgjidhje analitike ekuacioneve kuadrate dhe lineare. Emri algjeber rrjedh nga libri i tij i famshem " Al-Xhabr ua-al-Mukabilah". Ai zhvilloi ne detaje tabelen e trigonometrise e cila permbante gjashte funksione, te cilet me vone u shnderruan ne funksione tangente. Al-Khuarizmi gjithashu zhvilloi llogaritjen e dy gabimeve, te cilat e cuan ate ne konceptin e diferencimit. Ai rregulloi perfaqesite gjeometrike te seksioneve konike.

Influenca e tij ne zhvillimin e matematikes, astronomise dhe gjeografise eshte vendosur ne histori. Menyrat e tij ishin sistematike dhe logjike dhe ai jo vetem qe mblodhi diturite e disa degeve te shkencave por gjithashtu e pasuroi ate me kontributin e tij origjinal. Ai sintetizoi diturine greke dhe ate indiane dhe gjithashtu permbajti kontributin e vet te rendesise se matematikes dhe shkencave. Ai adoptoi perdorimin e zeros, nje numer me rendesi te madhe, e cila coi ne te ashtuquajturen aritmetike e pozocioneve dhe systemi dhjetor. Vepra e tij ne sistemin numerik eshte e njohur si "Algorithm" ose "Algorizm". Ai zhvilloi disa veprime aritmetikore perfshire ketu veprime me thyesat.

Ne shtese te nje permbledhje te rendesishme rreth astronomise, ai shkruajti nje liber rreth tabelave astronomike. Disa nga librat e tij u perkthyen ne latinisht ne fillim te shekullit te 12-te prej Adelardit te Bathit dhe Gerardit te Kremones. Permbledhjet rreth aritmetikes te njohura si " Kitab al-Xham'a Ual-tafrik Bil Hisab al-Hindi" dhe ai i algjbres "Al-Makala fi Hisab al- Xhabr ua al-Mukabilah" njihen vetem prej perkthimeve te tyre te bera ne latinisht. Ishin keto perkthime qe me vone prezantuan kete shkence te re ne perendim. Ky liber eshte perdorur deri ne shekullin e 16-te si libri kryesor i matematikes ne universitetet e Evropes. Tabelat e tij te astronomise u perkthyen gjithashtu ne gjuhet evropiane dhe me vone ne gjuhen kineze.

Kontributi i Al-Khuarizmit rreth fushes se gjeografise eshte i madh. Ai jo vetem rishikoi pikepamjte e Ptolemeut rreth gjeografise por gjithashtu i korigjoi ato ne detaje. 70 gjeografe punuan nen udheheqjen e tij dhe ata prodhuan harten e pare te globit ne vitin 830 e.r. Ai gjithashtu dihet te kete bashkepunuar ne masen e matjes me urdher te kalifit Mamun al-Rashid te cilat kishin per qellim matjen e volumit dhe rrethit te tokes. Libri i tij i gjeografise titulluar" Kitab Surat-al-Ard" i cili perfshin harta eshte gjithashtu perkthyer. Disa nga veprat e tij perfshijne punimet lidhur me shkembijte dhe ores diellore. Ai gjithashtu shkruajti "Kitab al-Tarikh" dhe "Kitab al-Rukhmat (rreth ores diellore). 

_______________________________________

 

Jakub Ibn Ishak Al-Kindi (Alkindus)
(800 - 873 e.r)



Al-Kindi njihet ne perendim me emrin Alkindus. Ne mesjete ai u njoh edhe si "Filozofi i arabeve". Cardano e ka konsideruar Al-Kindin si nje nga 12 mendjet me te medha te mesjetes. Ai eshte midis nje grupi te vogel shkencetaresh muslimane qe dhane kontribut te madh ne shume fusha. Al-Kindi ishte nje filozof, astronom, fizikant, matematikan, dhe gjeograf. Midis te tjerave ai ishte edhe nje ekspert ne muzike. 

Jakub Ibn Ishak al-Kindi lindi ne Kufa ( Iraku i sotem) ne vitin 800 e.r. Babai i tij punonte per kalifin Harun al-Rashid. Al-Kindi kaloi pjesen me te madhe te karieres se tij ne Bagdat dhe ishte nje nga bashkekohesit e al-Mutauakil, al-Mamun dhe al-Mutasim. Ai vdiq ne vitin 873 e.r. gjate kohes se mbretit al-Mutamid. 

Al-Kindi ne fillim ishte fizikant dhe percaktonte dozat e ilaceve. Kjo ndihmoi shume me vone ne zhvillmin e standarteve te dozave per pacientet. Ne fushen e kimise, Al-kindi provoi se metalet baze nuk mund te kovertoheshin ne metale te cmueshme dhe qe reaksionet kimike nuk mund te prodhonin trasformimin e elementeve baze. Ai i dha nje ndihmese te madhe sistemit arab te numrave. Ai gjithashu, kontribuoi ne gjeometrine optike, nje fushe e vecante e fizikes, dhe shkruajti nje liber rreth saj. Disa shekujt me vone, veprat e tij frymezuan Roxher Bekon.

Al-Kindi beri kerkime ne aspektet shkencore te muzikes. Ai konstatoi qe notat e ndryshme qe kombinohen ne menyre qe te prodhojne muzike kane nje kulm dhe grada e harmonise varet ne frekuencen e notave. Me tej ai prodhoi nje metode per percaktimin e ketij kulmi. Al-Kindi gjithashtu konstatoi qe kur nje tingull prodhohet ai gjithashtu prodhon disa vale ne ajer te cilat godasin daullen e veshit.

Al-Kindi ka shkruajtur me teper se 240 libra. Midis tyre 16 libra jane rreth astronomise, 22 jane rreth mjekesise dhe filozofise, 12 ne fizike, 32 rreth gjeometrise, 11 rreth aritmetikes, 9 rreth logjikes, 7 rreth muzikes dhe 5 rreth psikologjise. Ai gjithashtu ka shkruajtur monografe rreth instrumenteve astronomike, shkembijve dhe gureve te cmuar.

Gerard i Cermones perktheu shume nga libra e tij ne latinisht. Keto libra perfshijen Ikhatijarat al-Ajam, al-mosika, Risalah dar Tanxhim, Ilahjat-e- Arsitu, Mad-o-Xhazr dhe Adijah Murakaba. 

Influenca e tij ne zhvillimin e fizikes, matematikes, mjekesise, filozofise dhe muzikes zgjati per shume shekuj me radhe.

 

_________________________________

 

Thabit Ibn Kurrah (Thebit)
(836 - 901 e.r.)



Thabit Ibn Kurrah, i njohur ne perendim me emrin Thebit, njihet per kontributin e tij ne mekanike, astronomi, metametike dhe gjeometri. Thabit Ibn Kurrah Maruan al-Harrani lindi ne Harran (Turqia e sotme ) ne vitin 836 e.r. dhe vdiq ne Bagdat ne vitin 901 e.r. Ai u bashkua me matematicienin e madh musliman Muhamed Ibn Musa Ibn Shakir ne Bagdat i cili ishte vendosur aty me urdher te kalifit abasid.

Thabit ishte nje pionier ne zgjerimin e konceptit te gjeometrise tradicionale ne algjebren gjeometrike dhe propozoi teori te cilat cuan ne zhvillimin e gjeometrise jo-Euklidiane, trigonometrise sferike, llogaritmit integral dhe numrave reale. Ai perdori terminologjine aritmetike per te studiuar aspekte te ndryshme te paraboles dhe eklipsit. Teoria e tij rreth llogaritjes se siperfaqes the volumit te trupave te ngurte eshte ne fakt ajo qe me vone u njoh si llogaritmi i integralit.

Veprat origjinale te Thabit mbi mekaniken dhe fiziken pershijne ekzaminimin e gjendjes se ekulibrit te trupave, rrezeve dhe leves. Disa historiane e kane njohur ate themeluesi i statistikes. Ai ishte nje nga kritiket e pare te pikepamjeve te Ptolemeut mbi astronomine. Ai kritikoi gjithashtu disa teorema te Euklidit rreth elementeve dhe propozoi permiresime te rendesishme. Thabit shtoi sferen e nente astronomise se Ptolemeut. Disa hetime te hershme e kane kritikuar vepren e tij "Shqetesimi i Ekuinoksit"dhe disa shekuj me vone Tycho Brahe ( 1546-1601 ) e permiresoi kete veper.

Thabit analizoi disa probleme mbi levizjen e Diellit dhe ate te Henes dhe shkruajti pakte rreth ores diellore. Ne vepren e tyre te famshme "Der Mond", Bir dhe Madler permendin nje siperfaqe ne hene pasi Thabiti e kishte permendur kete kohe me pare. Eshte nje rreth me nje diameter prej rreth 8 miljesh ne seksionin e tete. Nderhyrja e nje rrethi tjeter e kane ndryshuar formen e mureve te tij ne forme rrethi. Nje krater i vogel eshte hedhur ne ne pjesen lindore te kesaj rrafshine.

Librat e Thabitit rreth matemetikes, astronomise dhe mjekesise kane mbijetuar. Gjate kohes qe ai sherbente per kalifin Al-Mutadid ai perktheu shume libra nga gjuha greke dhe ajo siriane ne ate arabe. Midis perkthimeve te tij mund te permenden "Almagesti" i Ptolemeut, "Elementet e gjeometrise" se Euklidit, "Libri i Seksioneve Konike" te Apollonit dhe disa vepra te Arkimedit. Ne mesjete, Gerardi i Kremones perktheu disa nga librat e e tij ne latinisht.
Djemte, niperit dhe sterniperit e tij kontribuan ne shkencat e gjeometrise, astronomise dhe mjekesise. Djali i tij Sinani perfundoi certifikata te rregullta te praktikuesve te mjeksise ne fillim te 931 e.r. dhe mori 800 certifikata prej shume doktoresh. Sinan gjithashtu themeloi spitale levizese dhe hetoi neper burgje ne menyre qe te siguronte nje sherbim shendeti te pershtatshem

 

_____________________________

 

'Ali Ibn Rabban El - TABARI 
[838 - 870] 

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)

El-Tabari ishte mësuesi i fizikantit të shquar Zekerija El-Razi (Rhaze). Ali Ibn Rabban El-Tabari lindi në vitin 838. Gjithashtu njihej me emrin Ebu el-Hasan. Ai u bë i famshëm me traktatin e tij mjekësor "Firdeus El-Hikmah". Përveç njohurive në shkencat mjekësore ai gjithashtu ishte edhe filozof, matematikan dhe astronom. Vdiq në vitin 870. 

Prindërit e Ali Ibn Rabanit i përkisnin qytetit Marv (Tabristan). Babai i tij Sahli rridhte nga një familje e respektuar dhe bashkëkohasit e tij e thërrisnin atë "Rattan", titull i lartë respekti që do të thotë "lideri im". Ai ishte fizikant i suksesshmëm dhe ishte i njohur për punimet e tij të mrekullueshme në artin e kaligrafisë. Kishte njohuri të gjëra në astronomi, filozofi, matematikë dhe letërsi. Gjithashtu ka shkruar një koment shkollor mbi librin e Batlemusit "El-Mijasti" duke sqaruar disa nga pikat kryesore të cilat nuk kuptoheshin mirë nga përkthyesit e mëparshëm. 

Ali El-Tabari u edukua në shkencat e mjekësisë dhe kaligrafisë nga babai i tij Sahli. Ai mori dëshmi për këto lëmi që në moshë të re. Përveç kësaj, ai gjithashtu mësoi gjuhën greke dhe siriane. 

Traktati i tij i njohur në mbarë botën në shtatë volume "Firdeus El-Hikmah" është enciklopedia e parë mjekësore që përmban shumë degë nga shkenca e mjekësisë. Kjo vepër është përkthyer dhe botuar për herë të parë në shekullin e njëzetë. Përpara këtij përkthimi vetëm pesë dorëshkrime të tij origjinale janë gjetur në bibliotekat e perëndimit. Dr. Sidiku, në kohët e fundit, ka botuar të gjitha vëllimet e librit "Firdeus El-Hikmah" dhe në parathënie ka dhënë informacione të rëndësishme për enciklopedinë si dhe El-Tabariun. Aty ku ishte e nevojshme ai ka shtuar shënime sqaruese për të lehtësuar kuptimin e kësaj vepre. "Firdeus El-Hikmah" më pas u botua gjithashtu edhe në Evropën Përëndimore. Përmbajtja e shtatë vëllimeve është si më poshtë:
Vëllimi i parë: Kulijat et-Tibb. Në këtë vëllim shqyrtohen njohuritë bashkëkohore të shkencës së mjekësisë. 

Vëllimi i dytë: Përshkrim i organeve të trupit të njeriut, rregulla për të mbajtur shëndetin dhe të dhëna të përgjithshme për sëmundje të caktuara muskulore. 
Vëllimi i tretë: Diskutime dhe përshkrime dietash për mirëmbajtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. 

Vëllimi i katërt: Diskutime rreth të gjitha sëmundjeve nga koka deri tek këmbët. Ky është vëllimi më me vlerë nga të gjithë vëllimet e tjera. Është i gjatë dhe afërsisht përmban gjysmën e volumit të enciklopedisë. Ky vëllim është i ndarë në dymbëdhjetë pjesë: 

1.Shkaqet e përgjithshme të shpërthimit të sëmundjeve;
2. Sëmundjet e kokës dhe të trurit;
3. Sëmundjet lidhur me syrin, hundën, veshin, gojën dhe dhëmbët;
4. Sëmundjet muskulare (paraliza dhe spazma).
5. Sëmundjet e pjesëve të gjoksit, grykës dhe mushkërive;
6. Sëmundjet e barkut;
7. Sëmundjet e mëlçisë;
8. Sëmundjet e tëmthit dhe shpretkës;
9. Sëmundjet e zorrës;
10. Llojet e ndryshme të etheve;
11. Sëmundje të ndryshme - përfshin një përshkrim të shkurtër të organeve të trupit;
12. Kontrollimi i pulsit dhe urinës. 

Vëllimi i pestë: Të shijuarit, nuhaturit dhe ngjyrat. 
Vëllimi i gjashtë: Drogat dhe helmi. 
Vëllimi i shtatë: Tema të ndryshme mbi kujdesin shëndetësor. Përmban gjithashtu diskutime mbi klimën dhe astronominë dhe një përmbledhje e shkurtër e mjekësisë indiane. 

El-Tabari librin "Firdeus el_Hikmah" e shkruajti në arabisht dhe gjithashtu u përkthye në gjuhën siriane. Gjithashtu ai shkruajti dy vepra të tjera, "Din-e-Deulat" dhe "Hifz el-Shehhat". Dorëshkrimet e fundit gjenden në bibliotekën e Universitetit të Oksfordit. 

 

________________________________
Ebu Abullah El-Batani (Albategnius)

(858-929 e.r.)
nga: Dr. A. Zahur

El-Batani, i njohur ne perendim si Albategnius ishte nje astronom dhe matematicien i famshem. Ai u njoh si astronomi me i madh i kohes se tij dhe nje nga me te medhenjte e Mesjetes. Ebu Abdullah Muhamed Ibn Xhabir Ibn Sinan el-Batani lindi ne 858 e.r. ne ose prane Batanit, nje krahine ne Harran.

Ai ishte pjestar i familjes mbreterore Sa'bi te Harranit dhe ishte musliman. El-Batani i mori mesimet e para nga i ati, Xhabir Ibn Sinan el Batani, i cili ishte gjithashtu nje shkencetar i njohur. Me pas ai shkoi ne Raka, ne brigjet e Eufratit ku ai mori mesime te avancuara ne shkence. Nga fundi i shek. 9 ai emigroi ne Samara ku ai punoi deri ne fund te jetes se tij. El-Batani vdiq ne vitin 929 e.r..

Gjate qendrimit te tij ne el-Raka, nga 877 deri ne 929 ai beri zbulime te rendesishme astronomike. Sipas profesor Filip Hitit, "...ai solli disa permiresime ne punen e Ptolemit dhe gjithashtu korigjoi llogaritjet e bera mbi levizjen e Henes dhe disa planeteve. Ai provoi mundesine e eklipsit diellor, ndihmoi me te dhena me te sakta per sa i perket stineve, llogariti orbiten ekliptike (me pamje vezake) gjatesine e stineve dhe vitit tropikal, dhe minin (mesataren) e orbites se djellit. Llogaritja e sakte e tij per vitin djellor prej 365 ditesh, 5 oresh, 46 minutash dhe 24 sekondash qendron shume afer matjeve te fundit. Ai gjithashtu zbuloi qe largesia e djellit kishte ndryshuar rreth 16 grade 47 minuta qe nga koha e Ptolemit. Ky zbulim shpjegon levizjen e planeteve rreth djellit dhe nje dryshim te vogel ne matjene e kohes. Mendimi i tij per sa i perket ekuinokseve, ishte ndryshe nga mendimi i gabuar i Kopernikut disa shekuj me vone. 

Ne nje kontrast te theksuar me Ptolemin, el-Batani provoi varacionet e diametrit te dukshem kendor te diellit dhe solli shpjegime te ndryshme mbi eklipsin. Pasi ai rishikoi orbiten e Henes dhe te planeteve, el-Batani solli nje teori vertet te vlefshme mbi parcaktimin e kushteve per lindjen e henes se re. Dunthorn, ne 1749, e perdori studimin e el-Batanit mbi eklipsin henor dhe djellor, per percaktimine shpejtesise se levizjes se Henes. Ai percaktoi me saktesi nje sere koeficientesh astronomike si p.sh., ekuinokset ne 54.5" cdo vit dhe formen Ekliptike ne 23 grade 35 min.. El-Batani gjithashtu prezantoi zgjidhjen e shume problemeve te trigonometrise sferike me perdorimin e projekteve ortografike. Ishte puna e el-Batanit ne levizjet fikse te disa yjeve qe e ndihmoi Hevelius te zbulonte variacionet rrethore te levizjes se Henes. 

El-Batani u be i njohur ne Matematike me perdorimin e perpjestimeve trigonometrike ashtu sikurse ne i perdorim sot. Ai ishte i pari qe zevendesoi vijat paralele greke nga Sinus me nje kuptim me te qarte te superioritetit te tyre. Ai gjithashtu zhvilloi konceptin e kotangetit dhe plotesoi tabelat perkatese. 

Xhozef Hell theksoi qe " ...ne fushen e trigonometrise, teoria e Sinusit, Kosinusit dhe Tangentit i perket arabeve. Epokat e arta te Porbahut, Regiomontanus dhe Kopernikut nuk mund te permenden pa vleresuar punen themelore dhe pergatitore te matematicieneve arabe...".

El-Batani shkroi shume libra mbi astronomine dhe trigonometrine. Libri i tij me i famsem ishte nje studim astronomik i paraqitur me tabela i cili me vone u perkthye ne latinisht me titullin "De Scienta Stellarum - De Numeris Stellarum et motibus". Kapitulli i trete i librit te tij mbi astronomine i dedikohet trigonometrise. Nje perkthim i vjeter i ketij libri gjendet sot ne Vatikan. El-Zixh ishte nje liber tjeter i El-Batanit i cili u publikua nga C.A. Nullino ne
Rome ne 1899. Studimet e tij ne astronomi u perkthyen ne shume gjuhe te huaja dhe paten nje influence te madhe ne Evrope deri ne periudhen e Rilindjes. 

Beer dhe Madler, ne librin e tyre te famshem Der Mond (1837), permenden nje nga karakteristikat e siperfaqes se henes sipas Batanit (Albategnius). Ky eshte emri i nje siperfaqe boshe me nje diameter prej 80 miljesh ne seksionin 1, e rrethuar me male qe arrijne nje lartesi prej 14000 kembesh, disa kratere dhe vrima me buze te ngritura. Zbulimet origjinale te el-Batanit ne astronomi dhe trigonometri paten nje ndikim te madh ne zhvillimin e shkences vecanerisht ne periudhen e mesjetes. Ne librin e tij "De Revolutionibus Orbium Clestium" Koperniku shpreh hapur mirenjohjen e tij ndaj el-Batanit.

_____________________________
Ebu Bekr Muhamed Bin Zekeria Er-Razi

Shkrimtari i njohur Xhorxh Sarton në hyrjen e historisë së shkencës thotë se "Rhazes ishte fizikanti më i shquar Islam dhe i Epokës Mesjetare". Kurse Enciklopedia Islame shënon se "Rhazes ngel deri në shekullin 17 auteritet i padiskutuar në mjekësi." Buletini i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), në maj të vitit 1970 i bën nderim duke cituar "shkrimet e tija për Lin dhe Fruthin tregojnë origjinalitet dhe përpikmëri si dhe shkrimet e tija për sëmundjet infektuese ishin traktate të para të kësaj lënde". 

Ebu Bekr Muhammed ibn Zekerija Ar-Razi u lind në Raj afër qytetit modern të Teheranit në 251 H. (864 M). Thuhet se në rininë e tij Al-Rhazi ishte i interesuar në këndim dhe muzikë krahas profesioneve të tjera. Për shkakë të lakmisë së tij për dituri ai u bë më shumë i interesuar në studimin e alkemisë dhe kimisë, filozofisë, logjikës, matematikës dhe fizikës. Ishte lënda e mjeksisë në të cilën ai shpënzoi pjesën më të madhe të jetës duke e praktikuar, studiuar dhe shkruar për të. Për shkak të famës së tij në mjekësi ai u caktua si krye mjek në spitalin Raj dhe më pas gjatë sundimit të Adhud - Dualah u ngarkua me spitalin kryesor të Bagdadit.

Ndodhia interesante e metodës së jashtëzakonshme me të cilën Er-Raziu gjeti vendin e duhur për ndertimin e spitalit kryesor të Bagdadit përshkruhet kështu. Kur Adhud Dualah kërkoi nga Er-Raziu që të ndërtojë spitalin Er-Raziu vendosi copa metali të freskëta në vende të ndryshme të qytetit. Një kohë më pas ai shikoi çdo copë për të vërejtur se cila ishte ndryshkur më pakë dhe kështu zgjolli si vend për ndërtimin e spitalit aty ku metali ishte ndryshkur më së pakti.

Er-Razi ishte pioner në shumë lëmi të mjekësisë dhe trajtimit dhe shkencave

_________
El FARABI 
(AL-PHARABIUS)
[870 - 950] 

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)


El Farabi, i njohur në perëndim si Al- Pharabius (El-Farabius), kontribuoi në filozofi, logjikë, sociologji dhe shkencë. Ai njihej më së miri si "mësuesi i dytë" ( El-Mualim El-Thani) mbas Aristotelit. Ebu Nasr Muhamed Ibn El-Farah El-Farabi ka lindur në vitin 870 në afërsi të vendit Farab të Turkestanit. Paraardhësit e tij ishin me origjinë nga Persia dhe babai i tij ka qenë gjeneral. Mbasi përfundoi edukimin në Farabë dhe Buharë shkoi në Bagdad për studime të larta. Atje studioji disa gjuhë, shkencë, teknologji si dhe filozofi. Gjithashtu udhëtoi për në Damask dhe Egjipt për studime më të thella. El Farabi vdiq në Damask më 950. 

Në vitet e para të karrierës së tij të gjatë El-Farabi ishte Kadi (gjyqtar). Më vonë ai vendosi të ushtronte profesionin e mësuesit. Ai tregoi zgjuarsi të jashtëzakonshme në shumë gjuhë dhe për shkak të talentit të veçantë në lëmi të ndryshme të shkencës si dhe filozofisë tërhoqi vëmendjen e mbretit Saif el-Daula el-Halab (Aleppo). Por, për shkak të disa rrethanave të pafatshme ai përjetoi vuajtje të rënda dhe njëherë u detyrua të punojë si kujdestar kopshti. 
Kontributi më i madh i El Farabit është në logjikë, filozofi dhe sociologji. Përveç kësaj ai kontribuoi edhe në matematikë, shkencë, mjekësi dhe muzikë. Ai ishte gjithashtu edhe enciklopedist. Kontributi i tij i madh në logjikë ishte studimi sistematik që ai bëri duke e ndarë lëndën në dy kategori: "Tahajjul" (idetë) dhe "Thubut" (argumentet). Ai tentoi të lidhë Platonizmin dhe Aristotelizmin me teologjinë dhe shkruajti komente në fizikë, logjikë dhe meteorologji. El Farabi besonte se filozofia dhe islami janë në harmoni. Ai pohon ekzistimin e mangësisë në kontributin e tij në fizikë. Libri i tij "Kitab el-Ihsa el-Ulum" paraqet principet fundamentale dhe klasifikimin e shkencave nga një perspektivë e re. 

El Farabi shkruajti shumë libra në lëndën e sociologjisë, nga të cilët më me famë është "Ara Ahl El-Medina El-Fadilah" (Qyteti Model) i cili pa dyshim është kontribut i çmuar në sociologji dhe shkencat politike. Po ashtu shkruajti edhe libra për metafizikën dhe psikologjinë që përfshijnë veprat e tij origjinale. El- Farabi thekson se një individ nuk mund të arrijë sukses vetvetiu pa ndihmën e shumë personave të tjerë. Është dispozitë e lindur tek çdo njeri t`u bashkangjitet njerëzve të tjerë për punën që ai duhet të bëj... Prandaj, për të arritur me sukses atë që do, çdo njeri duhet të qëndrojë në afërsi të tjerëve dhe të komunikojë me ta. 

Ai ishte një ekpert në muzikë, dha kontribut në notat muzikore si dhe shpiku disa instrumenta muzikorë. El- Farabi ju binte instrumenteve të tij aq mirë saqë njerëzit qeshnin si dhe qanin nga mrekullia. Libri "Kitab el-Musika" është i njohur edhe sot e kësaj dite. 

El-Farabi shkruajti një numër të madh librash në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe kontributet e tij origjinale. Njëqind e shtatëmbëdhjetë libra janë ruajtur deri më sot. Dyzet e tre nga ato janë për logjikën, shtatë për shkencat politike dhe shtatë për etikën, njëmbëdhjetë për metafizikën dhe njëzet e tetë libra rreth mjeksisë, sociologjisë, muzikës dhe komente të ndryshme. 
Libri i tij "Fusus El-Hikam" është përdorur në Evropë si libër shkollor për lëndën e filozofisë shekuj me rradhë. 

___________________________
'Abd El-Rrahman El-SUFI (AZOFI) 
[903 - 986] 

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)


El-Sufi , i njohur në përëndim si Azofi, është një nga dy astronomët praktik më të shquar të epokës së mesjetës. El-Sufi ishte astronomi i parë i cili përshkruajti "mjegullën" në Andromedë në librin e tij të yjësive (Atlasi i Yjeve). Ai emëroi grupin e yjeve jugor El-Bekal El-Ebjed apo "Yllësia e Bardhë" mbasi mori informacionet nga udhëtarët Arab nga arkipelagu Malaj. Sot ne e njohim këtë grup yjesh si Nubekula Kryesore ( Reja e madhe Magelanike). 
El-Sufi përgadiste hartat e qiejve nga observatoriumi i tij personal dhe me kujdesi vendoste magnitudat e tyre. Libri i tij "Kitab el-Kavatib el-Thabit el-Musavar" ishte kryevepër në astronominë yjore.Gjendet në origjinal në gjuhën arabe si dhe i përkthyer në gjuhën franceze nga Shjellepur. Kitab el-Kavatib konsiderohet me rëndësi edhe në ditët tona për studimin e lëvizjeve të përshtatshme dhe variablës me period të gjatë. Në librin e tij ai përfshiu gjithashtu edhe Theta Eridanin, njëri nga trembëdhjetë yjet më të shndritshëm të njohur në atë kohë. Ulug Begu, më 1437 zbuloi se ajo ishte nga e para magnitudë në librin e tij të yjeve fikse. Edmond Halej gjatë udhëtimit të tij për në St. Helena në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë e pa atë si yll të magnitudës së tretë. 

El-Sufi thekson se ngjyra e Sirmsit (alpha canes majoris) nuk ndryshon, gjë kjo që është konfirmuar edhe nga vëzhgimet e mëvonshme. Çuditërisht, Seneka raporton se e ka parë atë të kuqe në Romë, Ptolomey në Aleksandri të kuqërremtë, dhe Shmidt (1841) në Athinë e vërejti atë të bardhë dhe mbas disa ditësh e gjeti të verdhë. Parashikohet që këto kontradikta të jenë si pasoj e ndryshimit të kohës në vende të ndryshme. El-Sufi vërejti ngjyrën e Algolit, Beta Perseit, të jetë e kuqërremtë. 

Bir dhe Madler në veprën e tyre të famshme Der Mond (1837) përmendin një veçori sipërfaqësore të hënës në mbështetje të El-Sufit. Është një rreth vigan 26 milje në diametër në seksionin nëntë të hartës lunare (hartës së hënës). Influenca e El-Sufit në astronomi ishte e konsiderueshme. Raportohet që Sulltani Bavajh, Sherif-el-Devleh, u interesua në astronomi vetëm për shkak të influencës së El-Sufit. 

_____________________
El-ZAHRAVI 
(ALBUKASIS) 
[936 - 1013] 

Ebul Kasim El Zahravi, i njohur në perëndim si Albukasis, ishte padyshim kirurgu më i madh i mesjetës. Më së shumti njihet për zbulimet origjinale në kirurgji, si shpikës i instrumenteve të ndryshme kirurgjike si dhe për enciklopedinë e tij të famshme mjekësore. El Zahravi konsiderohet si babai i kirurgjisë moderne. 

Emri i tij i plotë ishte Ebul Kasim Halaf ibn El-Abas El- Zahravi. Ai lindi dhe u rrit në Zahra, rreth mbretëror i Kordovës (Kurtuba, në gjuhën arabe), kryeqyteti i Spanjës muslimane. Historia informon se Zahra krahasohej me dinjitet dhe madhështi me Bagdadin dhe Kostandinopojën. El-Zahravi shërbeu si fizikant në oborrin mbretëror të mbretit El-Hakami II të Spanjës. Mbas një karriere të gjatë dhe të shquar si mjek ai vdiq më 1013 në moshën 77 vjeçare. 

El Zahravi ishte një kirurg i dalluar. Pacientët dhe studentët nga gjithë vendet e Evropës vinin tek ai për mjekim si dhe këshilla. Simbas Uill Durant, në këtë kohë Kordova ishte vend i preferuar për evropianët për operime kirurgjike. Dr. Kampbell në librin "Historia e Mjekësisë Arabe" shkruan se metodat e El-Zahravit në shkencat mjekësore i kalojnë ato të Galenit në planet mësimore mjekësore evropiane. 

El-Zahravi është i njohur me enciklopedinë mjekësore tridhjetë vëllimesh "El Tasrif li men axhaz anil-talif" (Një ndihmë për atë që i mungon aftësia për të lexuar libra të mëdhenj). Tre vëllimet e kësaj enciklopedie gjigante kanë të bëjnë me njohuritë kirurgjike duke përfshirë zbulimet dhe procedurën e tij. Vëllimi i fundit përmban më shumë se dyqind diagrama dhe ilustrime të instrumenteve mjekësore shumicën e të cilave ai i shpiku vetë. El-Zahravi përshkruajti në detaje shumë operacione kirurgjike dhe trajtimin e tyre duke përfshirë heqjen e gurit nga fshikëza, operimin e syrit, veshit dhe grykës, heqjen e fetusit - foshnjës së vdekur, amputimin, autopsinë e kafshëve dhe regjies. 

Si shpikës i shumë instrumenteve mjekësore, El-Zahravi është i famshëm për veglat kontrolluese të brendësisë së veshit dhe uretës si dhe për heqjen e trupave të huaj nga gryka. Ai paraqiti procedura të reja si djegien e plagëve, shkatërrimin e gurëve brenda fshikëzës, viviseksionin dhe diseksionin. Ai përdori djegien për të ndaluar infeksionin në mbi pesëdhjetë operacione të ndryshme. Përveç kësaj, ai diskutoi përgatitjen e ilaçeve dhe aplikimin e teknikës si sublimimin dhe kullimin. Ai përshkruajti përdorimin e urinës, djersitjes, qitjes the larjes me ujë të nxehtë. El- Zahravi ishte i pari që shpjegoi në detaje homofilinë dhe i pari që përdori fije mendafshi për të qepur plagën. 
El Zahravi ishte gjithashtu ekspert në kirurgjinë orale si dhe dentari. Ai diskuton problemin e dhëmbëve jo të drejtë dhe të deformuar dhe proçedurën për t`i kuruar këto defekte si dhe rregullimin e dhëmbëve artificial nga kockat e kafshëve. 

Në epokën e mesjetës, Gerardi i Kremonës (1114 - 1187) përktheu "El Tansifin" në gjuhën latine. Më pas u përkthye në gjuhën hebreje, frënge, angleze dhe dialekte të tjera latine. "El Tansifin" i El Zahravit ishte libër esencial në programet mjekësore të vendeve Evropiane për shumë shekuj. Kirurgu i famshëm francez Guy de Chauliac (1300 - 1368) e bashkangjiti botimin latinisht me librin e tij mjekësor. Libri (pjesët për kirurgji) u botua disa herë si në Venecia (1497), Basel (1541), dhe Oksford (1778) dhe u përdor për pesë shekuj si libër shkollor për kirurgjinë në universitetin e Salernos në Itali, Montpelierit në Francë si dhe në universitete të tjera evropiane. 

______________

 

El HAITHAMI (ALHAZEN) 
[965 - 1040] 

Nga DR. A. Zahur (Zahoor) 

Ebu Ali Hasan Ibn El Haitham, i njohur në perëndim me emrin Alhazen, konsiderohet si babai i optikës moderne. El - Haithan ishte një nga shkencëtarët më të shquar të kohës dhe kontributet e tij në optikë dhe në metodat shkencore janë të pakrahasueshme. Ka lindur më 965 në Basra (Iraku i sotëm) ku dhe i mori mësimet e para. Ai studioi gjthashtu edhe në Bagdad si dhe udhëtoi në Egjypt dhe Spanjë.

Pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Spanjë ku dhe bëri hulumtime në optikë, matematikë, fizikë, mjekësi si dhe në zhvillimin e metodave shkencore. 

El-Haithami bëri eksperimente në përhapjen e dritës si dhe ngjyrat, iluzionet optike dhe refleksionin. Ekzaminoi thyerjen e rrezeve të dritës përmes mjetit transparent (ajrit dhe ujit) dhe zbuloi kështu ligjet e thyerjes së dritës. Gjithashtu ai bëri eksperimentet e para në shpërndarjen e dritës në ngjyrat e saj përbërëse. Në detajimin e eksperimentit të tij me segmentet sferike (enë qelqi të mbushtura me ujë), iu afrua shumë zbulimit të teorisë së lenteve zmadhuese e cila u zbulua 3 shekuj më pas në Itali. Ligji i sinusit do të merrte edhe tre shekuj të tjerë për t`u propozuar nga Snell dhe Dekart. 
Libri i tij "Kitab el-Manazir" i cili është përkthyer në Latinisht në epokën e mesjetës ka të bëjë me ngjyrat e muzgut. Gjerësisht trajton teoritë e fenomeneve të ndryshme fizike si : ylberi, hijet, eklipset, dhe spekulon rreth natyrës fizike të dritës. Roxher Bakon (shekulli 13), Polo Vitelio si dhe studjuesit e tjerë perëndimor të kohës së mesjetës që u morën me studimin e optikës, kryesisht u bazuan në "Opticae Thesaurous" të El-Haithamit. Vepra e tij gjithashtu influencoi Leonardo Da Vinçin dhe Johan Kepler. 
El-Haithami ishte i pari i cili përshkroi saktësisht pjesët e ndryshme të syrit dhe i dha shpjegim shkencor proçesit të shikimit. Ai kundërshtoi teorinë e Ptolomeut dhe Euklidit se sytë lëshojnë rreze vizuale në objektin që shikohet; sipas tij rrezet burojnë nga objekti që shikohet dhe jo nga syri. Ai gjithashtu tentoi të shpjegojë shikimin binokular dhe dha shpjegim të saktë për zmadhimin e dukshëm në madhësinë e diellit dhe hënës kur ato janë afër horizontit. El-Haithami njihet për përdorimin e hershëm të "camera obscura". Përmes këtyre hulumtimeve ekstensive në optikë ai njihet si babai i optikës moderne. 

Në shkrimet e El- Haithamit gjenden shpjegimet e qarta të zhvillimit të metodave shkencore të aplikuara nga dijetarët muslimanë të asaj kohe, vrojtimit sistematik të fenomeneve fizike dhe lidhshmërisë së tyre me teoritë shkencore.Kjo ishte një arritje e madhe në metodologjinë shkencore në dallim nga puna e hamendjes që i dhuroi studimit shkencor një vend të lartë duke përfshirë lidhjen sistematike ndërmjet vëzhgimit, hipotezës dhe verifikimit. 
Hulumtimet e tij në katoptrikë fokusohen në pasqyrat sferike dhe parabolike si dhe larguesit sferik. Ai bëri vëzhgim të rëndësishëm duke vërejtur se përpjestimi në mes këndit të pjerrësisë dhe thyerjes nuk ngel konstant. El Haithami gjithashtu hulumtoi fuqinë zmadhuese të lenteve. 
Në librin e tij "Mizan-el-Hikmah", El Haithami diskutonte rreth dendësisë së atmosferës dhe nxirrte lidhshmëri ndërmjet saj dhe lartësisë. Ai gjithashtu studioi thyerjet atmosferike. El Haithami zbuloi se muzgu ndërpritet kur dielli mbërrin në shkallën 19 mbi horizont si dhe tentoi të masë lartësinë atmosferike duke u bazuar në këtë. Ai konkludoi se lartësia e atmosferës homogjene është rreth 90 km. 

Kontributi i El Haithamit në matematikë dhe fizikë është shumë i gjerë. Në matematikë ai themeloi gjeometrinë analitike duke krijuar lidhje ndërmjet algjebrës dhe gjeometrisë. Në fizikë, ai studioi mekanikën e lëvizjes së trupave dhe ishte i pari që propozoi teorinë se trupat lëvizin vazhdimisht pa ndërprerje përveçse nëse ndonjë forcë nga jashtë e ndalon apo ja ndryshon drejtimin. Kjo është shumë e ngjajshme me ligjin e parë të lëvizjeve. Ai gjithashtu diskutoi teoritë e tërheqjës ndërmjet trupave dhe duket se ai kishte njohuri rreth magnitudës së përshpejtimit gjatë gravitacionit. 

El-Haithami shkruajti mëse dyqind libra nga të cilët vetëm disa janë ruajtur deri më sot. Traktatet mbi optikën si dhe librat etij për kozmologjinë u ruajtën si rezultat i përkthimeve të tyre në gjuhën latine, hebreje dhe gjuhët tjera evropiane gjatë epokës së mesjetës. Ai gjithashtu shkruajti një libër për evolucionin, idetë e të cilit janë të pasura dhe shërbyese.

Influenca El Haithamit në shkencat fizike në përgjithësi dhe optikë në veçanti është mbajtur në nderim të lartë dhe idetë e tij paralajmërojnë epokë të re në hulumtimet teoretike dhe eksperimentale në optikë. Ai shkruajti komente mbi Aristotelin, Galenin, Euklidin dhe Ptolomeun. Bir dhe Medler në veprën e tyre famoze "Der Mond" (1837) e emërtuan një nga veçoritë sipërfaqësore të hënës me emrin Alhazen. Alhazen është emri i një rrafshnalte në formën e unazës që ndodhet në perëndim të hipotetikës Mare Crisium në seksionin e dymbëdhjetë.

 

_______________
'Ebu El-Hasan El-Mavardi (ALBOACEN) 
[972 - 1058] 

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)


El-Mavardi ishte një nga mendimtarët më të njohur të shkencave politike në epokën e mesjetës. Ai ishte gjithashtu sociolog, jurist dhe muhadithin i madh. Shërbeu si kryegjykatës në
Bagdad si dhe ambasador i Khalifit Abasit në disa vende muslimane të fuqishme dhe me rëndësi. El-Mavardi më së shumti njihet me librin e tij "El-Havi" në jurisprudencë. Emri i tij i plotë ishte Ebu El-Hasan Ali Ibn Muhammed Ibn Habib el-Mavardi. 

Ai lindi në vitin 972 në Basra. Mësimet e para në al-Fikh (Jurisprudencën Islame) i mori nga juristi i njohur Ebu El-Vahi el-Simari. Më pas ai shkoi në Bagdad për studime më të mëtejshme pranë Shejh Abd El-Hamid dhe Shejh Abdullah El-Baki. El-Mavardi ishte student i dalluar dhe u bë i shkëlqyer në etikë, shkencat politike, jurisprudencë dhe letërsi. 

Karierën e tij e filloi si gjykatës. Për shkak të aftësive të tij menjëherë u ngrit në pozitë dhe u transferua në Bagdad me detyrën e kryegjykatësit të Khalifatit Abasit. Halifi El-Kasim bin Amr Allah e emëroi atë si ambasador në sulltanatin Buvahid dhe Selxhuk. Ishte i pëlqyer për aftësitë e tij në profesion dhe shpërblehej me dhurata të çmueshme nga shumica e sulltanëve. Nderohej dhe respektohej edhe mbasi Buvahidët morën pushtetin në Bagdad. El-Mavardi vdiq më 1058. 

El-Mavardi dha kontribute të shumta origjinale në shkencat politike dhe sociologji. Në këto lëmi ai shkruajti tre vepra madhështore: Kitab el-Ahkam el-Sulltania, Kanun el-Vazarah dhe Kitab Nasihat el-Mulk. Ai formuloi parimet e shkencave politike. Librat e tij trajtojnë detyrat e khalifatit, kryegjykatësit, kabinetit dhe detyrat e marrëdhëniet ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve. Diskutoi detyrat e shtetit si në paqe ashtu edhe në luftë. 

El-Mavardi ka shkruar mbi direktivat e zgjedhjes së khalifit dhe cilësitë e votuesve duke përfshirë karakterin e pastër dhe aftësitë intelektuale. Ai është autori dhe mbështetësi i "Doktrinës së Domosdoshmërisë". Ishte kundër fuqisë së pakufizuar deleguar governatorëve provincial. Librat e tij "El-Ahkam el-Sulltania" dhe "Kanun el-Vazarah" janë përkthyer në disa gjuhë. 

"Kitab Aadab el-Dunja ve el-Din" ishte kryevepra e tij në Etikë. Ende është libër me famë në disa shtete islamike. Kontributi i tij në sociologji ishte madhështor, i zhvilluar më tej nga Ibn Khalduni. 

_______________
Ebu Raihan Muhamed El - Biruni

(973 - 1048 e.r.)
nga: Dr. A. Zahur

El-Biruni ishte nje astronom, matematicien, fizikant, gjeograf,gjeolog dhe historian i shquar. Bile, sipas Maks Majerhof, el-Biruni ishte me i shquari i atij grupi te pathyeshem te studiuesve universal musliman qe e karaktrerizuan aq denjesisht Kohen e Arte te Shkences Islamike. Ai fitoi edhe graden "el-ustadh" apo mjeshter ose profesor ne ekselence per kontributin qe ai dha ne fusha te ndryshme te shkences. Disa historiane e kane quajtur periudhen ne te cilen el-Biruni kontriboi me punen e tij studimore si "Periudha e El-Birunit". 

Ebu Raihan Muhamed el-Biruni lindi ne Kuarizem (Kara-Kalpakskaja ne Uzbekistanin e sotem) ne 973 e.r.. Ai studioi Arabisht, Ligjin Islam dhe shume dege te tjera. Me vone ai mesoi Greqisht, Siriak dhe Sanskrit. Gjuhet e ndryshme ndihmuan ne kuptimin me te qarte te studimeve deri ne ate kohe dhe me pas ne nje pune vertet origjinale nga vete ai. El-Biruni ishte i mendimit qe pamvarsisht nga subjekti ne fjale, studiuesi duhet te perdori te gjitha burimet ne formen e tyre origjinale, te investigoje me objektivitet dhe te kryeje studime te bazuara ne eksperimente dhe obzervime direkte. 

Si bashkekohes i fizikantit te madh Ibn Sina (Avicena) dhe thuhet qe ai mbante korespondence me te. Kontributi i el-Birunit eshte aq i madh saqe permbledhja e titujve te librave qe ai ka shkruar ze me teper se 60 faqe. Puna e tij skencore e gershetuar me kontributin e dhene nga el-Hajtham (Al-Hazan) dhe shume shkencetare te tjere muslimane hodhi themelet e shkences moderne. El-Biruni vdiq ne 1048 e.r. ne Gazna (Afganistan) pas nje kariere te suksesshme 40 vjecare.

Kontributi i el-Birunit ne shkence ishte vertet i rendesishem dhe origjinal. Ai zbuloi shtate menyre te ndryshme per gjetjen e Veriut dhe Jugut dhe gjithashtu zbuloi disa teknika matematikore per percaktimin e fillimit te stineve. Pervec kesaj ai shkroi per diellin, levizjen e tij, eklipsin dhe shpiku nje sere tnstrumentesh astronomike. Shekuj me pare se te tjeret ai jo vetem diskutoi idene qe toka rrotullohet ne boshtin e saj por beri llogaritje te sakta mbi gjatesine dhe gjeresine gjeografike. Keto obzervime perfshihen ne librin e tij "El-Athar El-Bakia". Ai gjithashtu prezantoi nje shkrim mbi matjen e kohes ne 1000 e.r..

El-Biruni ishte i pari qe zhvilloi eksperimete mbi fenomenet astronomike. Ai tha qe shpejtesia e drites eshte jashtzakonisht me e madhe se shpejtesia e zerit. Ai e pershkroi Rrugen e Qumeshtit si fragmente te panumerta dhe te paqarta yjesh. El-Biruni pershkroi obzervimin e tij mbi eklipsin djellor ne 8 prill 1019 dhe eklipsin henor ne 17 shtator 1019. Ne eklipsin djellor te cilen ai e pa ne Lamgan, nje zone e rrethuar me male midis qytetit te Kandaharit dhe Kabulit, ai shkroi: ...ne lindjen e djellit ne pame qe perafersisht nje e treta e djellit ishte zene dhe eklipsi po behej me i dobet. Ai gjithashtu e pa eklipsin henor ne Gazna dhe dha llogaritje te sakta te pazicionit te disa nga yjet me te njohura gjate kontaktit te pare. Vepra e el-Birunit me titull "El-Tefhim-li-Auail Sina'at al-Tanxhim" eshte nje permbledhje e studimeve te tij ne matematike dhe astronomi. Ajo u perkthye nga Ramsei Rait ne 1934 ne Luzak. 

Kontributi i el-Birunit ne Fizike perfshin zbulimet e burimeve te ndryshme dhe gjithashtu percaktimin e sakte te peshes se 18 elementeve dhe perzierjeve qe perfshijne metale te ndryshme dhe gure te cmuar. Libri i tij me titull "Kitab-el-Xhamatir" diskuton vleren dhe perberjen e gureve te cmuar. Ai ishte gjithashtu peonier ne studimin e kendeve dhe trigonometrise. Ai punoi me hijen, figurat te ndryshme gjeometrike dhe vendosjen e tyre. Ai gjithashtu diskutoi numratorin Indian. 

Ne fushen e gjeologjise dhe gjeografise, kontributi i el-Birunit perfshin shperthimet gjeologjike dhe metalurgjine, matjet e gjatesise dhe gjeresise gjeografike dhe metodat per percaktimin e largesise relative te nje vendi nga nje tjeter. Ai shpjegoi natyren e burimeve dhe te puseve artizane (nga ku uji del me presion ne drejtim vertikal) me parimet hidrostatike te komunikimit te shkencave te ndryshme dhe kanaleve nen-tokesore. Libri i tij "El-Athar El-Bakija fi Kanun el-Kalija" i cili merret historine e lashte dhe gjeografine e perkthye nga Eduard Sashan. El-Biruni gjithashtu zbuloi qe lulet mund te kene 3,4,5,6 ose 18 petale por asnjehere 7 ose 9.

El-Biruni njihet gjithashtu per miqesine e tij me Mahmud Gaznavi, nje mbret musliman qe udhehoqi indine, dhe djalin e tij Sultan Masudi. I impresionuar nga dija dhe fama e tij, sultan Gaznavi e mori el-Birunin disa here ne udhetimet e tij ne Indi. El-Biruni vizitoi shume vende gjate 20 vjeteve ne Indi ku ai studioi filozofine, matematiken, gjeografine dhe fene Hinduiste, dhe te dhenat per keto ai i merrte nga Punditet. Si shperblim ai u mesonte atyre Greqishten, shkencat islame dhe filozofine. 

Libri i el-Birunit i titulluar "Kitab-el-Hind" perfshin te dhena te shumta mbi jeten, fene, gjuhet dhe kulturen indiane po ashtu sikurse obzervime te ndryshme gjeografike. Ai ishte i mendimit qe dikur India ka qene e mbuluar nga deti. Ne kete leber ai permend titujt e dy librave, perkatesisht Patanxhal dhe Sakaja. Ai i perktheu keto libra nga Sanskriti dhe Arabisht. Libri i pare diskuton jeten pas vdekjes ndersa i dyti flet per krijimin dhe llojet e krijesave. Ebu-el-Fadal u influencua shume nga el-Biruni, kur ai shkroi librin e tij "Ein-i-Akbari", gjashtu shekuj me vone, gjate sundimit te Akbarit. 

Vepra e famshme e el-Birunit, "El-Kanun El-Mesudi Fi El-Hai'a Ve-el Nuxhum" u shkrua ne 1030 e.r.. Ky liber u shkrua kur ai u kthye nga India dhe iu dedikua Sulltan Mesudit. Libri diskuton disas teorema mbi trigonometrine, astronomine, levizjen e djellit, henes dhe planeteve dhe gjithashtu perfshin nje permbledhje te 23 obzervimeve te ekuinokseve (dy ditet ne vit kur ne te gjithe vendet e botes dita dhe nata jane te barabarta). Disa libra te tjere te njohur jane El-Athar El-Bakia dhe Kitab-el-Seidana. Libri i pare merret me historine e lashte te popujve dhe i dyti me ate Indiane. Investigimet e tij perfshijne gjithashtu pershkrimet e binjakeve Siameze. Ai gjithashtu shkroi nje kelendar te yjeve dhe nje tjeter mekanik. 

El-Biruni ishte nje shkencetar i vertete musliman qe nxorri mesim nga feja dhe obzermivet shkencore. Ai tha: "Eksperienca ime ne studimin e astronomise, gjeometrise dhe eksperimentet e ndryshme ne fizike me mesuan Ekzistencen e nje Mendje Perfekte te nje Fuqie Pa Fund. Zbulimet e mia ne astronomi treguan qe ka elemente fantastike ne univers qe vertetojne natyren kreative dhe te vecante te nje sistemi qe nuk mund te ekzistoje nga shkaqe te pastra fizike dhe materiale". Ai kurre nuk e perdori punen e tij si mjet per te arritur fame, autoritet apo perfitime materiale. Kur Sulltan Mesudi dergoi tre deve te mbushura me argjend si shenje falenderimi per vepren e tij encilklopedike "Ligji i Mesudit", el-Biruni me shume miresjelljei ktheu ato duke thene: "Une i sherbej dijes per hir te dijes dhe jo per hir te pasurise".

El-Biruni konsiderohet si nje nga shkencetaret me te medhenj te koherave.

_________________

 

Ibn SINA (Avicena) 
[981 - 1037] 

Nga Dr. A. Zahoor

Ibn Sina, i njohur në perëndim me emrin Avicena, ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi më me famë i kohës së tij. Kontributi kryesor i tij në shkencën e mjekësisë ishte libri i tij i famshëm "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur në perëndim me titullin "Kanuni". Asnjë shqyrtim në shkencën e mjekësisë nuk mund të kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina lindi më 981 në Afshan afër Buharës (Azia Qëndrore).

Në moshën 10 vjeçare ai u bë me përvojë në studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Studioi logjikën nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famë i asaj kohe, dhe studimi i tij i filozofisë përfshinte libra të ndryshëm të dijetarëve grek si dhe musliman. Në rininë e tij ai tregoi zgjuarsi të mrekullueshme në mjekësi dhe u bë i njohur në rethinë. Në moshën 17 vjeçare ai kuroi me sukses Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharës, nga nje sëmundje nga e cila të gjithë fizikantët e njohur kishin hequr dorë. Me shërimin e tij, mbreti Mansur kishte dëshirë ta shpërblente atë, por fizikanti i ri të vetmën dëshirë e kishte që t'i lejohej perdorimi i biblotekës së pasur të mbretit. 
Mbas vdekjes së babait të tij, Ibn Sina udhëtoi për në Xhurxhan ku aty ai takoi bashkëkohasin e njohur të tij Ebu Reihan el- Biruni. Më vonë ai shkoi në Raj dhe më pas në Hamad, ku ai shkruajti librin e tij të famshëm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, për dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi në Isfahan (Irani i sotëm), ku aty përfundoi shkrimet e tij të shumta të shquara. Megjithatë , ai vazhdoi udhëtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dëmtuan shëndetin e tij. Përfundimisht, ai u kthye në
Hamadan ku edhe vdiq në vitin 1037. 

"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekësisë) është një enciklopedi vigane me mbi një milion fjalë. Libri shqyrton njohuritë mjekësore të vlefshme nga burimet e lashta si dhe muslimane. Për shkak të trajtimit sistematik, formës së përkryer si dhe vlerës thelbësore, Kanuni ua kalon të gjthë librave të kohës dhe qëndron suprem për gjashtë shekuj. Ibn Sina jo vetëm që përmblodhi diturinë ekzistuese por ai gjithashtu dha kontribut të madh origjinal. Libri "El-Kanun fi el-Tibb" flet për mjekësinë e përgjithshme, drogat e ndryshme (706 lloje), sëmundjet që ndikojnë në të gjitha pjesët e trupit nga koka deri tek këmbët, në veçanti patologjinë dhe farmaceopinë. Njihej si libri më autentik mjekësor. 
Ndër kontributet e tij origjinale janë arritjet sikur njohja e natyrës infektuese të tuberkulozit, përhapja e sëmundjeve përmes ujrave të zeza, dhe ndërlidhja në mes psikologjisë dhe shëndetit. Ishte i pari që shpjegoi sëmundjen e meningjitit dhe i dha kontribut të veçantë anatomisë, gjineokologjisë dhe shëndetit të fëmijëve. Gjithashtu ai ishte i pari që sugjeroi mjekimin e fistelës së gjendrave të lotëve dhe prezentoi sondën (vegël për mjekim) për kanalin. 
Kanuni i Ibn Sinas përmban shumë zbulime anatomike të cilat edhe sot pranohen. Ibn Sina ishte shkencëtari i parë i cili shpjegoi minutën dhe i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesët e tij përbërëse si për shembull, të bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridën, retinën, nervin optik dhe të tjera. 

Ibn Sina kundërshtoi hamendjet dhe supozimet në anatomi dhe u sugjeroi fizikantëve dhe kirurgëve që diturinë e tyre ta bazojnë në studimet e trupit të njeriut. Ai vërejti që Aorta përmban tre valvola të cilat hapen kur gjaku vërshon në të nga zemra gjatë tkurrjes dhe mbyllen gjatë çlirimit të zemrës që gjaku të mos mund të kthehet mbrapsht në zemër. Ai pohonte se lëvizjet muskulare janë të mundura për shkak të nervave të lidhura me to, si dhe perceptimi i dhimbjeve në muskuj gjithashtu është për shkak të nervave. Për më tepër, ai vëzhgoi që shpretka e mëlçisë dhe veshka nuk përmbajnë asnjë nerv por nervat janë të ngulitura në mbështjellësit e këtyre organeve. 

Kanuni është përkthyer në latinisht nga Gerardi i Kremnës në shekullin 12. Libri u bë tekst për mësimin e mjekësisë në shkollat evropiane. Nevoja për të vërtetohet me faktin se në tridhjetë vitet e fundit të shekullit pesëmbëdhjetë është botuar gjashtëmbëdhjetë herë, 15 në latinisht dhe 1 botim në gjuhën hebreje si dhe është ribotuar mbi njëzet herë në shekullin gjashtëmbëdhjetë. Në vitin 1930, Kameron Gruner e përktheu pjesërisht këtë libër në gjuhën angleze me titullin " Një trajtim mbi Kanunin e Mjekësisë së Aviçenës". Nga shekulli dymbëdhjetë deri në atë shtatëmbëdhjetë libri ka shërbyer si udhërrëfyes kryesor në shkencat mjekësore në perëndim. Dr. William Osler, autori i librit "Evolucioni i Shkencës Moderne" shkruan: " Kanuni ngeli si bibël mjekësie për kohë të gjatë më shumë sesa çdo punim tjetër." 

Kitab el-Shifa, Libri i Shërimit i Ibn Sinës është një enciklopedi filozofike e cila përfshin një horizont të gjerë njohurish nga filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij përfshin atë të Aristotelit, infuencën Neoplatonase si dhe mendimet e dijetarëve musliman. Në përkthimin latin libri njihet me emrin "Sanatio". Pranë librit Kitab el-Shifa gjithashtu janë të njohura edhe punimet e tij si el-Naxhat dhe Isharat. gjithë fushën e filozofisë ai e ndanë në dy kategori: njohuritë teorike dhe njohuritë praktike. E para përfshin fizikën, matematikën dhe metafizikën, kurse e fundit etikën, ekonominë dhe politikën. 

Ibn Sina gjithashtu dha kontribut në matematikë, fizikë, muzikë dhe lëmi të tjera. Ai bëri disa vëzhgime astronomike dhe shpiku një instrument për të rritur preçizitetin në lexim. Në fizikë ai kontriboi në studimin e formave të ndryshme të energjisë, nxehtësisë, dritës dhe mekanikës si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi një ndërlidhje në mes kohës dhe lëvizjes dhe gjithashtu bëri studime në gravitacionin specifik si dhe përdori termometër ajror. 
Në lëndën e kimisë, ai nuk besonte në mundësinë e shndërrimeve kimike në metal. Këto mendime ishin në kundërshtim të plotë me ato të kohës së tij. Vepra e tij për mineralet ishte një nga burimet kryesore për enciklopedistët krishterë në fushën e gjeologjisë të shekullit të trembëdhjetë. 

Në lëminë e muzikës, kontributi i tij ishte një përmirësim i punës së Farabiut dhe me diturinë e tij i tejkalonte dijetarët e asaj kohe të kësaj fushe. 

 

_______________________
Ebu Ishak Ibrahim Ibn Jahja el- Zarkali (Arzakel) 
(1028 - 1087)

Ebu Ishak i njohur në përëndim si Arzaçel, ishte Arab Spanjol. Ai ishte astronomi më i shquar i kohës së tij.

El Zarkali bëri një seri vëzhgimesh astronomike në Toledo (arabisht El Tulajtalah) dhe i përpiloi ato në atë çfar është e njohur si Tabelat e famshme Toledane. Ai korrigjoi të dhëna gjeografike nga Ptolemi dhe El-Kvarizmi. Në veçanti, El Zarkali korrigjoi llogaritjen e gjatësisë së Detit Mesdhe nga 62 shkallë të bërë nga Ptolemi në vlerën përafërsishtë të saktë 42 shkallë. Tabelat Toledo janë përkthyer në gjuhën latine në shekullin dymbëdhjetë.

El Zarkali ishte i pari që vërtetoi levizjet e Afelionit në varshmeri të yjeve. Ai mati shpejtësine e lëvizjes me 12.04 sekonda për vit e cila është shumë e afërt me kalkulimet moderne prej 11.8 sekondësh. El Zarkali shpiku astrolabin e rrafshët të njohur si Safihah detajet e të cilit u publikuan në gjuhën Latine, Hebreje dhe disa gjuhë të tjera Evropjane.

Koperniku në librin e tij të famshëm "De Revolutionibus Orbium Clestium" shpreh detyrimet e tija ndaj el-Batanit (Albategnius) dhe el-Zarkalit (Arzaçel) dhe citon veprat e tyre disa herë. Beer dhe Madler vë veprën e tyre Der Mond (1873) emërojnë një vçori në siperfaqën e hënës mbas El-Zarkalit. Është një dukuri në sektorin tetë me diametër mbi gjashtëdhjetë mile dhe është e rrethuar nga vargmale të ngritura porsi terraca në lartësi deri në 13.000 hapa mbi siperfaqe. Ajo gjithashtu përfshin disa kodra dhe kratere dhe plasaritje të dukshme nga ana perendimore.

__________________
Omar Al-Khayyam

(1044 - 1123 C.E.)

Omar Al-Khajami ishte nje matematikan dhe astronom i shquar. Ai ishte gjithashtu i njohur si poet, filozof dhe fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore", Bertrand Rusell veren qe Omar Kajami ishte i vetmi njeri qe ai njihte i cili ishte poet dhe matematikan ne te njejten kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khajami rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi i tij ne Algjeber u vleresua ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri i tij i plote ishte Ghijath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Kajam.

Omar Kajami lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti i Khurasanit (ne Iran). Ai njihet si Persian. Megjithate nje nga mendimet eshte qe paraardhesit e tij ( nga fiset arabet te quajtura Khajami ) emigruan dhe u vendosen ne Persi. Omar Kajami u edukua ne Nishapur. Pervec kesaj ai udhetoi edhe ne shume institucione me reputacion ne fushen e diturise perfshire ketu ate te Bukhara, Balkh, Samarkand dhe Isfahan. Pjesen me te madhe te jetes se tij ai e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Omar Al-Kajami ishte bashkekohes i Nizam al-Mulk Tusit. Ai vdiq ne vitin 1123 e.r. ne Nishapur.

Kajami dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe vecanerisht ne Algjeber. Libri i tij rreth Algjebres, me titullin "Makalat fi al-Xhabr wa al-Mukabila" mundesoi zhvillim te madh ne kete fushe. Ai cilesoi shume ekuacione algjebrike bazuar ne nderlikimin e tyre dhe njohu 13 forma te ndryshme te ekuacioneve kubike. Omar Khajami zhvilloi nje menyre gjeometrike ne zgjidhjen e ekuacioneve, e cila perfshiu nje perzgjedhje gjeniale te koneve te rregullta. Ai zgjidhi ekuacione kubike duke kryqesuar nje parabole me nje rreth. Omar Kajami ishte i pari qe zhvilloi teoremen e binomit dhe percaktoi koeficientet binominale. Ai zhvilloi shtrirjen binominale per rastin kur eksponenti eshte nje integral pozitiv. Omar Khayyam ne librin e tij te Algjebres i referohet nje libri tjeter qe njihet si Trekendeshi i Paskalit. Ky liber nuk gjendet me ne kohet e sotme. Ai e zgjeroi punen e Euklidit duke dhene perfundime te reja te raporteve dhe duke perfshire ketu edhe shumezimin e raporteve. Ai ndihmoi ne teorine e vijave paralele.

Omar Al-Kajami eshte i famshem per nje tjeter veper te tij e cila e ndihmoi gjate kohes kur ai po punonte per Sulltanin Selxhuk, Malikshah Xhelaludini. Atij i kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte i cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and qellime te tjera administrative. Per te plotesuar kete detyre, Omar Kajami nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074 e.r. Kalendari i tij i quajtur "Al-Tarikh-al-Xhelali" (Rruga e Xhelalit) eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte i perpikte brenda nje dite ne 3770 vite. Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene rezultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Kajamit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.

Kajami ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera shkencore. Ai zhvilloi nje metode per percaktimin sa me préciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy libra rreth metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si poet, Kajami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij perfshijne mistike komplekse dhe mendime filozofike.

Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Kajamit kane mbijetuar. Keto perfshijne kater libra rreth matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth gjeometrise, tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Kajami dha ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe gjeometrise analitike e cila ishte me perfitim te madh per Europen disa shekuj me vone.

_____________________
Abu Hamid Al-Gazali 
(1058 - 1128 e.r.)


Al-Gazali njihet me teper per kontributin e tij ne filozofi, fe dhe sufizem. Ne Perendim ai njihet edhe si Algazel. Abu Hamid Ibn Muhamed Ibn Muhamed al-Tusi al-Sahfi'I al-Gazali lindi ne vitin 1058 e.r. ne Khorman, Iran
. Ai mbeti jetim qe ne moshe te re por pati fatin te studionte ne nje standart mesimor te nje cilesie te larte ne Nishapur dhe Bagdat. Shpejt ai morri shume njohuri rreth fese dhe filozofise dhe u nderua duke u ngarkuar me detyren e profesorit ne universitetin e Nizamijas ne Bagdat. Ky universitet njihej si nje nga institucionet me me reputacion ne periudhen e arte te historise muslimane. 


Megjithate, pas disa vitesh, Al-Gazali dha doreheqjen nga kjo detyre dhe u kthye ne nje endes asketik. Kjo ishte periudhe e nje transformimi mistik per te. Me vone ai iu kthye detyres se tij si profesor por perseri e la kete detyre. Jeta e tij u pasua nga nje vetmi e kushtuar meditimit dhe shkrimit e cila e coi ne botimin e disa librave te perjetshem. Al-Gazali vdiq ne Bagdat ne vitin 1128 e.r.

Al-Gazali shquhet per kontributin e tij te madh ne fushat e fese, filozofise dhe sufizmit. Disa filozofe muslimane ndoqen dhe zhvilluan disa pikepamje te filozofise greke, perfshire ketu edhe filozofine neoplatonike dhe kjo po conte ne nje konflikt me shume mesime Islame. Nga ana tjeter, levizja sufiste po kalonte shume kufij te vena nga ligjet e Islamit si psh: anullimin e ruajtjes se namazeve
farz dhe detyrave te tjera te Islamit. Duke u bazuar ne  dijen dhe eksperiencen e tij mistike, Gazali vendosi te korrigjonte keto tendenca, si ne filozofi ashtu edhe ne sufizem. 

Ne filozofi, Al-Gazali mbrojti qendrimin e matematikes dhe shkencave ekzakte si shkenca te sakta. Megjithate, ai adoptoi teknikat e logjikes Aristoteliane dhe procedurat neoplatonike dhe shfrytezoi pikerisht keto mjete per te treguar hapur te metat e filozofise neoplatonike, mbizoteruese ne ate kohe, dhe te pakesonte influencen negative Aristoteliane. Ne ndryshim nga disa filozofe te tjere muslimane si psh: Farabi, Al-Gazali paraqiti paaftesine e arsyes te kuptonte absolutizmin dhe pafundshmerine. Arsyeja nuk mund te tejkalonte te
kufizuaren dhe ishte kufizuar vetem me vrojtimin e relatives. Gjithashtu, disa filozofe muslimane ishin te mendimit qe universi ishte i kufizuar ne hapesire por ishte i pakufizuar per sa i perket kohes. Al-Gazali provoi qe nje kohe e pakufizuar ishte e lidhur me nje hapesire gjithashtu te pakufizuar. Me qartesine e mendimit te tij dhe forcen e argumentit, ai ishte i afte te kijonte nje balance midis fese dhe arsyes, dhe identifikoi sferat e tyre perkatese si e pakufizuara dhe e kufizuara. 

Per sa i perket fese, ai qartesoi hyrjen e sufizmit, te tejkalimeve te tij dhe rivendosi autoritetin e fese ortodokse (strikte Islame), te cilen ai e konsideronte si e vetmja rruge per te arritur te verteten absolute. 

Al-Gazali ishte nje shkrimtar i madh. Disa nga shkimet e tij te pavdekshme perfshijne Tuhafat al-Falasifa, Ihja al-'Ulum al-Islamjia ( Ringjallja e shkencave fetare ),"
Fillimi i Udheheqjes dhe Autobiografia e Tij", "Shpetimi nga Gabimi". Disa nga punet e tij u perkthyen ne gjuhet europiane te kohes mesjetare. Ai gjithashtu shkruajti nje permbledhje per austronomine. 


Influenca e Gazalit ishte e thelle dhe e perjetshme. Ai eshte nje nga teologet me te medhenj te Islamit. Doktrinat e tij teologjike depertuan Europen, influencuan shkollat Cifute dhe Kristjane dhe disa nga argumentet e tij mendohet te jene adoptuar edhe nga St. Tomas Akuinas ne menyre qe te rivendosej autoriteti i ortodoksise se fese kristjane ne Perendim. Argumenti i tij ne favor te fese ishte i fuqishem deri ne ate mase sa ai u akuzua per demtimin e qellimit te filozofise dhe ne Spanjen Islame. Ibn Rushd
(Averroes) shkruajti nje kundershtim Tuhafut-it the tij. 

____________________

 

Abu Maruan Abd Al-Malik Ibn Zuhr (Avenzoar)
(1091 - 1161 e.r)

Nga Dr. A. Zahur
Ibn Zuhr, i njohur ne Perendim me emrin Avenzoar, ishte nje nga fizikantet, specialistet klinik dhe parazitologjistet me te medhenj te mesjetes. Disa historiane te shkencave e kane deklaruar ate si nje nga me te medhenjte ndermjet fizikanteve muslimane qe nga kohet e Al-Razi (Rhazes) te Bagdatit. Dise nga bashkekohoret e tij e kane quajtur ate si fizikantin me te madh qe nga kohet e Galenit.

Abu Marvan Abd al-Malik Ibn Zuhr lindi ne Sevilje te Spanjes ne vitin 1091 e.r. Ai u diplomua ne Universitetin e Mjekesise ne Kordove. Pas nje qendrimi te shkurter ne Bagdat dhe Kairo, ai u kthye ne Spanje dhe punoi per Almoravidet si fizikant. Me vone, Ibn Zuhr punoi si fizikant dhe minister ne te njejten kohe, per "Abd al-Mu'min", udheheqesi i pare Muahid. ai vdiq ne vitin 1161 e.r.

Ibn Zuhr e kufizoi punen e tij vetem rreth mjekesise, ne kundershtim me praktiken e shkencetareve te tjere muslimane te cilet punonin ne fusha te ndryshme. Megjithate, duke u fokusuar ne nje fushe te vetme ai dha shume ndihmesa origjinale dhe me kohe zgjatje te madhe. Ai theksoi vrojtimin dhe eksperimentin ne veprat e tij. Ne librin "Historia e Mjekesise" Dr.Neuberger shkruan:" Ibn Zuhr ishte me pervoje ne artin e ndarjes ne pjese te trupave te vdekur dhe njihte anatomine ne detaje. Metodat e tij ishin te nje cilesie te larte".

Ibn Zuhr ishte i pari qe provoi ilace te ndryshme ne trupat e kafsheve perpara se ti provonte ato tek njerezit. Gjithashtu, ai ishte i pari qe pershkroi semundjen e zgjebes ne detaje, dhe per kete arsye ai njihet si parazitologjisti i pare. Ai gjithashi ishte i pari qe dha nje pershkrim te hollesishem te operacionit te trakeotomise dhe praktikoi ushqimin direkt nepermjet ezofagut ne ato raste kur ushqimi normal nuk ishte i mundshem. Si specialist klinik, ai dha pershkrime klinike rreth patiteve te brendshme, iflamacionin e veshit te mesem dhe kancereve medistinale. 

Ibn Zuhr shkruajti shume libra per specialistet mjekesore dhe per njerezit e thjeshte. Disa nga librat e tij u perkthyen ne latinisht dhe hebraisht dhe ishin me kerkese te madhe ne Evrope deri ne fund te shekullit te 18-te. Vetem tre nga librat e tij mbijetuan. Ibn Zuhr ka shkruajtur Kitab al-Taisir fi al-Mudauat ua al-Tadbir (Libri i Thjeshtezimit te Kurimit dhe Dietave) me kerkese te Ibn Rushdiut. Ky liber ben fjale per gjendjen patologjike dhe kurimin. Libri i dyte Kitab al-Iktisad fi Islah Al-Anfus ua al-Axhsad (Libri I Kursit te Mesem te Reformave te Shpirtit dhe Trupit) permbledh semundje te ndryshme, kurimit dhe higjenes. Gjithashtu flet rreth rolit te psikologjise gjate kurimit. Libri i trete Kitab al-Aghziya (Libri I Produkteve Ushqimore) ben fjale per shume ilace dhe rendesine e ushqimit. Influenca e Ibn Zuhr ne zhvillmin e shkencave mjekesore ka vazhduar te ndihet per disa shekuj ne te gjithe boten. 

 

__________________
Al-Idrisi (Dreses)

(1099 - 1166 e.r)


Al-Idrisi njihet ne perendim si nje gjeograf qe beri per Mbretin Roxher II te Sicilise, nje glob prej nje sfere prej argjendi qe peshonte 400 kg. Disa shkollare e shohin si gjeografin dhe kartografistin me te madh te mesjetes. Ai gjithashtu dha ndihmese te madhe ne bimet mjekesore. Abu Abdullah Muhamed Ibn Muhamed Ibn Idris Ash-Sharif lindi ne vitin 1099 e.r. ne Ceuta te Spanjes. Ai njihet edhe me emrin e tij te shkurter Al-Shafir Al-Idrisi al-Kurtubi.

Al-Idrisi u edukua ne Kordova. Ai udhetoi neper shume vende te largeta pershi edhe Evropen per te mbledhur data gjeografike. Gjeografet muslimane te asaj kohe kishin bere matje te sakta te siperfaqes se Tokes, dhe disa harta te te gjithe botes. Al-Idrisi bashkoi keto njohuri me njohurite e tij. Ishte per arsye te ketyre njohurive qe ai filloi te terhiqte vemendjen e shume lundertareve evropiane.

Fama dhe kompetenca e tij terhoqen vemendjen e Roxherit II, mbretit norman te Sicilise i cili e ftoi ate te bente nje harte te perpikte te botes. Duhet te permendet ketu qe perpara mbretit Roxher Sicilia qeverisej nga muslimanet dhe ku njohurite e muslimaneve ishin ne dispozicion te Evropes nepermjet perkthimit latinisht. Al-Idrisi beri nje top prej argjendi me peshe prej 400 kg ne te cilin hollesisht regjistroi shtate kontinete dhe rruget e udhetimit, liqenet dhe lumejte, qytetet me te medha dhe rrafshnaltat dhe malet. Ai gjithashtu perfshiu informacion te tille si largesia, gjatesia dhe lartesia. Ky top u shoqerua nga libri i tij "Al-Kitab al-Ruxhari (Libri i Roxherit). 

Libri i Al-Idrisit me titullin "Nuzhat al-Mushtak fi Ikhtirak al-Afak" (Entuziazmi i atij qe deshiron te udhetoje midis klimave) eshte nje enciklopedi gjeografike e cila permban harta te detajuara dhe iformacion rreth vendeve evropiane, Afrikes dhe Azise. Me vone ai perpiloi nje enciklopedi me te kuptueshme te titulluar "Raud-Unas ua-Nuzhat al-Nafs" (Kenaqesia e njeriut dhe entuziazmi i shpirtit). Njohurite e tij rreth Nigerit, siper Timbuktuse, ne Sudan, dhe te ujrave te Nilit ishin te njohura per saktesine tyre. 

Al-Idrisi gjithashtu dha kontribut te madh ne shkencen e bimeve mjekesore dhe shkroi disa libra. Libri me i njohur midis ketyre librave eshte "Kitab al-Xhami-li-Sifat Ashtat al-Nabatat". Ai rishikoi dhe sintetizoi gjithe literaturen rreth fushes se bimeve mjekesore dhe u shtoi edhe kerkimet tij te bera gjate udhetimeve. Ai pershkruan emrat e disa ilaceve ne disa gjuhe te botes perfshire ketu gjuhen berbere, siriane, persiane, hindu, greke dhe latine. Idrisi shkruajti gjithashtu rreth zoologjise dhe faunes. Al-Idrisi vdiq ne vitin 1166 e.r.
_______________________
 Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd
(Averroes)

(1128 - 1198 e.r)

Ibn Rushdi ishte nje gjeni i hapesirave enciklopedike. Pjesen me te madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan ne te njejten kohe. Megjithate ne Perendim ai njihet si komentatori i madh i filozofise se Aristotelit, influenca e se ciles depertoi deri ne mendjet e konservatoreve te klerikeve kristiane ne mesjete perfshire ketu edhe njerez si St. Tomas Akuinas.

Shpesh ai kishte vizita nga njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se mjekesise dhe ceshtje ligjore. Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd ( i njohur ne Perendim me emrin Averroes ) lindi ne Kordove, Spanje ne vitin 520 v.h. (1128 e.r). Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte e njohur per dituri dhe kjo i dha atij mjedis te pershtatshem per te te dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj
fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te filozofise dhe ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja.


Ne moshen 27 vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e Mohavid ne Marakesh ( Marok), per te ndihmuar ne krijimin e institucioneve te edukimit Islamik. Nen ndikimin e fuqishem te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof te
madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin, permblidhnin dhe komentonin disa vepra te Aristotelit (1169 e.r.)

Ne moshen 44 vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne Seville. Ate vit ai perktheu dhe permblodhi nje nga librat e Aristotelit me titullin "de Anima". Ky liber ishte perkthyer ne latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me vone Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit perfshire ketu edhe metafiziken. Me vone ate e thirren perseri ne Marrakesh me qellimin qe te punonte si fizikant per Kalifin.

Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit dhe kjo e kualifikoi ate per te zene postin e Gjykatesit. Pervec kesaj ai ishte i interesuar ne filozofi dhe logjike. Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte filozofine dhe fene. Gjithashtu ai ishte i interesuar ne mjekesi. Sipas filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me subjekte te ndryshme. 

Nje shqyrtim i kujdesshem i veprave te tij tregon qe Averroes ishte nje njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat e tij eshte gjetur kjo fraze:" Cilido qe studjon anatomi do te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe njesimin e
Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet thellesia e besimit te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth Kur'anit and zakoneve Profetike te cilat ai shpesh i permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi i vertete per njeriun mund te arrihet me te vertete nepermjet shendetit shendetit mendor dhe psikologjik, dhe njerezit nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk ndjekin rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk besojne ne Zot dhe Njesine e tij.


Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e vertetet e cila eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te Tij. Kjo dituri e vertete perfshin gjithashtu te njohurit e menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e kesaj bote
dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj diturie praktike mbulon dy dege: 
(1) Njohjen e ligjeve lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes
njerezore dhe 
(2) shkencat shpirterore te cilat kane te bejne me ceshtje si psh durimin, mirenjohja ndaj Zotit dhe morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me mjekesine ne
efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje ane dhe moral e shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe shendeti shpirteror quhet "Takua" ( i drejte dhe i frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an.

Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi, llogjike, mjekesi dhe ligj. Veprat e tij numerohen ne me teper se 20,000 faqe, prej te cilave me te famshmet jane te lidhura me filozofine, mjekesine dhe ligjin. Ai shkruajti
20 libra per mjekesine. 

Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut al-tuhafut" eshte shkruar ne pergjigje te vepres se al-Gazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume
dijetareve muslimane lidhur me kete liber i cili megjithate ka nje influence te thelle ne mendimin Europian, te pakten deri ne fillimin e filozofise moderne dhe shkencave eksperimentale. Pikepamjet e tij mbi fatin jane qe njeriu nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk eshte parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre komentime per veprat e Aristotelit te cilat ishin te njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te ketyre veprave. Me e shkurtra e njohur me emrin Xhami mund te konsiderohet si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me emrin Talkhis dhe me e gjata me emrin Tefsir. Keto tre komentime korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne edukimin e nxenesve; e shkurtra ishte per fillestaret, e mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin dhe e gjata per studime te avancuara. Komentimi me i gjate ne fakt ishte nje kontribut origjinal i bazuar me teper ne analizen e tij perfshire te interpretimit te koncepteve te Kur'anit.


Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te cilat ai u perpoq te perdorte njohurite e tij rreth filozofise dhe llogjikes. Nuk eshte per t'u habitur qe
veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane megjithese Averroes eshte i pafajshem ne shume pikepamje te te ashtquajturit Averroism. Profesor Bammate ne librin e tij "Kontributi i Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon
Renanin: St. Tomas Akuinas ishte "dishpeulli i pare i komentatoreve te medhenje si psh Averroes. Albert Alagnusi i eshte borxhli Avicennas, St. Thomas i eshte borxhli per gjithshka Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I perhireshmi At  Asin Palacios, i cili beri studime intensive rreth teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre nuk e klasifikon Averroes me Averroist Latin, merr disa tekste te filozofit Cordovian dhe I krahason ato me
Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet e tyre konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme me ato te Ibn Rushdiut. Nuk ka me vend per asnje dyshim rreth influences qe Filozofi Musliman ( Averroes ) kishte mbi Teologet me te medhenj Katolike."

Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar mjekesise eshte shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi Latinisht I ketij libri njihet me emrin "Colliget". Ne kete liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese, kura dhe parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber fokusohet ne disa pjese ne krahasim me librin e Ibn Sina te titulluar "al-Qanun" por permban disa vrojtime origjinale te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti nje traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak. Sipas Draper, Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin
njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e nadu ate ne dy pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e sferave. Kjo permbledhje e Almagest u perkthye nga Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin 1231.

Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar Zahabi si nje nga librat me te mire ne shkollen e Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen ne shume gjuhe te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten dhe Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth filozofise jane ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne perkthimet Hebraishte nga perkthyes Hebrenj dhe nje pjese e vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij rreth zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka shkruar komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te Galen rreth dridhjeve, llogjikes se al-Farabit dhe shume te tjera. 

Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe shkencetaret me te medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip Hittit, Ibn Rushdi infuencoi Perendimin nga shekulli I 12 deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane perdorur si
tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e 14 dhe ate te 15. Librat e tij jane perfshire ne shume universitete Perendimore deri ne ardhjen e shkencave eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831.

____________________
Nur Al-Din Ibn Ishak Al-Bitruxhi
(Vdiq 1204 e.r)



Nur al-Din Ibn Al-Bitruxhi, i njohur ne perendim me emrin Alpetragius, lindi ne Marok. Me vone ai emigroi ne Spanje dhe jetoi ne Sevilje. Ai vdiq ne fillim te shekullit te 13-te rreth 1204 e.r.

Al-Bitruxhi ishte nje nga astronomet me te famshem te kohes se vet. Libri i tij me titullin "Kitab-al-Haj'ah" ishte shume i njohur ne Evrope gjate shekullit te 13-te. Ne fillim ky liber u perkthye ne hebraisht dhe me vone nga kjo gjuhe u perkthye ne latinisht. Edicioni latinisht i ketij libri u printua ne Viene ne vitin 1531 e.r. Ai tentoi te modifikonte systemin e levizjes se planeteve te Ptolemeut, por nuk mundi sepse ndoqi nocionin e levizjes perfekte nga Aristoteli. Megjithate, disa astronome arabe spanjolle sugjeruan nje orbite eliptike per levizjen e planeteve.

Ne vepren e tyre te famshme, "Der Mond (1837)" Beer dhe Madler permendin nje vecori te siperfaqes se Henes pas Al-Bitruxhit. Eshte nje krater me nje diameter prej 26 miljesh ne seksionin e 8-te te diagrames henore dhe ka nje kulm ne forme konike ne qender te tij. Muret e tij pingule dhe rrafshina e tij rrethuese shkelqejne me nje ndricim te dallueshem.

______________________
Nasir al-din al-Tusi
(1201 - 1274 e.r)


Al-Tusi eshte nje nga shkencetaret, matematicienet, astronomet, filozofet, teologet dhe fizikantet me te medhenj te kohes se tij. Ai ishte nje shkrimtar prodhimtar i cili shkruajti shume traktate ne fusha te vecanta si agjebra, trigonometria, gjeometria, logjika, metafizika, etika dhe teologjia.

Abu Xhafar Muhamed Ibn Muhamed Ibn al-Hassan Nasir al-Din al-Tusi lindi ne Tus, Khurusan (Irani i sotem) ne vitin 1201 e.r ai studioi shkenca dhe filozofi nen mbikqyrjen e Kamal al-Din Ibn Yunus. Al-Tusi u rrembye nga agjentet e Isma'ili Hasan Bin Sabah dhe u dergua ne Alamut ku qendroi deri ne kapjen e tij prej mongolit
Halagu Kan ne vitin 1256 e.r.

I befasuar nga aftesite e vecanta dhe kompetenca e tij ne astrologji, Ilkanid Halagu
Kan e caktoi Al-Tusin si nje nga ministrat e tij. Me vone ai sherbeu si administrator i Aukafit. Ne vitin 1262 ai ndertoi nje observatorium ne Meraga dhe drejtoi aktivitetet e ketij observatoriumi i cili ishte pajisur me pajisjet me te mira te sjella prej Bagdatit dhe disa qendra te tjera islame te njohura per perhapjen e diturise. Ky observatorium mes te tjerash permbante nje mur 10 kembe te larte i cili ishte bere prej bakri, dhe nje azimuth ne forme katrore te krijuar prej vete Al-Tusit. Instrumente te tjera perfshinin astrolabet, prezantime te sistemit te yjeve dhe forma sferash. Al-Tusi vizatoi disa instrumente te tjera per kete observatoriumi.

Al-Tsui prodhoi nje tabele shume te sakte te levizjeve planetare dhe nje katalog yjesh. Gjithashti ai e publikoi kete ne nje liber me titullin "Al-Zij-Ilkani", liber i cili i ishte kushtuar Ilkanit, Halagu Kan. Tabelat ishin ndertuar duke u bazuar ne vrojtimet e bera prej nje periudhe kohore per mese 12 vjetesh. Al-Tsui llogariti vleren e 51' per saktesine e ekuinokseve. Al-Tusi ishte ndermjet te pareve muslimaneve astronome qe dalluan disa te meta ne modelin e Ptolemeut bazuar ne principet mekanike dhe rregulluan keto te meta. Kritika e tij per teorite e Ptolemeut bindi astronomet e ardhshem per nevojen e zhvillimit te nje modeli tjeter te cilin e mbaroi ne vepren e famshme te Kopernikut. Al-Zij Ilkani ishte libri me i famshem midis astronomeve deri ne shekullin e 15-te. Perkujtimorja e tij e titulluar "Tadhkira Fi Ilm Al-Haja" perfshin projektin e tij gjenial per gjenrimin rektilinear pergjate diametrit te rrethit te jashtem prej dy levizjeve rrethore. Ne fund te karieres se tij ai u transferua ne Bagdat dhe vdiq brenda nje viti ne 1274 ne Kadhiman ( afer Bagdatit , Iraku i sotem)

Al-Tusi ishte nje nga iniciatoret e trigonometrise sferike e cila perfshinte 6 formula themelore per zgjidhjen e trekendeshit sferik me kende te drejta. Nje nga kontributet e tij matematikore me te rendesishme ishte trajtimi i trigonometrise si nje disipline e re matematikore. Ai shkruajti rreth koeficienteve binominale te cilat paskali prezantoi me vone.

Al-Tusi ringjalli filozofine e Avicenes. Libri i tij "Ahlak-i-Nasri" (Etikat Nasiriane) ishte nje nga libra me te rendesishem mbi etikat dhe ishte i famshem per shekuj me radhe. Taxhrid -al-'Akaid ishte nje veper e shkelqyer ne filizofine islame. Ai gjithashtu krjoi disa vargje poezie. 

Al-Tusi shkruajti veprat e tij ne arabisht dhe persisht. Sipas Xhorxh Sartonit 64 traktate jane njohur te kene mbijetuar. Keto u perkthyen ne latinisht dhe disa gjuhe te tjera Evropiane ne kohet e mesjetes. Libri i Al-Tusit, "Shaq al-Kata" u perkthye ne latinisht me titullin "Figura Cata". Disa nga studentet e njohur te Al-Tusit jane Nizam al-Araj i cili shkruajti nje komentim rreth Almagestit, dhe Kutb ad-Din ash-Shirazi i cili dha shpjegimin e pare matematikor te kenaqshme te ylberit. Kontributet e Al-Tusit u vleresuan per shume shekuj me radhe. 

____________________
Ibn el-Nafis Damashku

Ibn el Nafis ka qenë fizikant me reputacion si dhe expert i shquar i shkollës juridike shafi`i. Ai është i famshëm për zbulimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu ai ishte i pari i cili përshkruajti strukturën e mushkrive, bronkes dhe arteries brerore. Ala-el-Din ebu el-Hasan Ali ibn ebi el-Hazm el-Karshi ibn el-Nafis el-Damashku lindi më 1213 në Damaskë. Edukatën e mori në Kolegjin Mjekësorë (dhe spital) të themeluar nga Nur el-Din Zangi. Ibn el-Nafis studioi mjekësinë pran dijetarit të njohur Muhazzab el-Dinj Abd el-Rrahim. Ai gjithashtu studioi jurisprudencë, letersi dhe teologji.

Ekspertiza dhe reputacioni i tij në mjekësi dhe jurisprudencë u shperblye me emërimin e tij si Principal i spitalit të famshëm Nasir në Kajro. Aty, ai ushtroi shumë shpecialist mjekësor duke përfshirë edhe kirurgun e famshëm Ibn el-Kuff el- Masihi. Më pas ai shërbeu në shkollën Mensurije në Kairo. Me vullnetin e tij ai i dhuroi Spitalit Mansurija shtëpinë e tij, librarinë dhe klinikën. Ibn el-Nafis ka vdekur më 678 H. (1288 M.)

Ibn el-Nafis dha kontribut të çmuar në mjekësi.. Ai shkruajti komente dhe kritika të detajuara mbi njohuritë mjekësore që ekzistonin në kohën e tij dhe shtoi shumë kontribute origjinale. Kontributi më i madh i tij ishte zbulimi i sistemit qarlullues të gjakut i cili u rizbulua tre shekuj më mbas. Ibn el-Nafis ishte i pari që bëri përshkrimin e saktë të strukturës së mushkrive dhe përshkrimin e bronkes si dhe ndërlidhjen ndërmjet enëve të trupit për ajr dhe gjakë. Gjithashtu ai elaboroi funksionimin e arterjeve brerore si ushqyes të muskujve kardiak.

El-Shami fi el-Tibb ishte enciklopedia e Ibn El-Nafis e përbërë prej 300 volumesh e cila nuk u kompletua sipas planifikimit për shkak të vdekjes së autorit. Ky dorëshkrim ruhet si përmbledhje speciale në Damask. Libri në ofthamologji kryesisht është kontribut i tij origjinal i cili poashtu ekziston. Nga mesi i librave të tij Muxhaz el-Kanun u bë më i famshmi dhe më pas disa komentime u shkruan mbi të. Ai shkruajti edhe një libër të famshëm Kitab el-Muhtar fi el-Agdhija që merret me efektet e djetës në shëndet. Ai poashtu shkruajti disa komente në librin e Hipokrates dhe Kanunit të Ibn Sinas të cilët ende ekzistojnë.

Veprimtaria e Ibn el-Nafis pati influencë të madhe në zhvillimin e shkencës mjekësore si në botën Islame ashtu edhe në atë Perëndimore. Ajo shtoi njohuritë mjeksore me qartësi të madhe dhe theksoi precizitetin. Fillimisht vetëm një libër i tij u përkthye në gjuhën latine. Më pas shumica e veprimtarisë së tij ngeli e pa njohur për Evropën me shekuj të tërë.

 

________________
Ibn KHALDUNI 
[1332 - 1395]

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor) 

Ibn Khalduni në përgjithësi njihet si themeluesi dhe babai i socioligjisë dhe i shkencave të historisë. Ai më së miri njihet për veprën e tij të famshme "Mukaddimah", apo siç quhet në perëndim "Prologomena". Abd el-Rrahman Ibn Muhamed, i njohur si Ibn Khaldun, lindi më 1332 në Tuniz në një familje me pozitë të lartë të migruar nga Sevilja e Spanjës muslimane. Paraardhësit e tij ishin arabë jemenitë të cilët u vendosën në Spanjë që vitet e para të qeverisjes muslimane në shekullin e tetë. 

Gjatë viteve të tij të para të edukimit, Ibn Khalduni fitoi eksperiencë nga pjesëmarrja aktive e familjes së tij në jetën intelektuale dhe në një farë mase edhe politike të qytetit. Në shtëpinë e tij ishin të shpeshta vizitat nga udheheqësit intelektual dhe politik të shteteve islame të perëndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e të cilëve gjetën strehim aty. Ibn Khalduni u edukua në Tuniz dhe Fiz ku dhe studioi Kur'anin, traditën e Profetit Muhammedit (a.s.) dhe lëmitë e tjera të shkencave islame sikur teologjinë dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studioi letërsinë arabe, filozofinë, matematikën dhe astronominë. Ende në moshën adoleshente ai hyri në shërbim të udhëheqësit egjiptian Sulltan Berkuk. 

Ibn Khalduni kaloi një jetë aktive në politikë para se të fillonte të shkruante kryeveprën e tij të famshme për histori. Ai punoi për udhëheqësit në Tuniz dhe Fiz (tani Marok), Granadë (Në Spanjën muslimane si dhe në Biaja (në Afrikën e Jugut). Në vitin 1375, Ibn Khalduni kaloi në Granadë (Spanjën Muslimane) i lodhur dhe i zemëruar vetëm për të ikur nga trazirat në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht, për shkak të së kaluarës së tij, udhëheqësi i Granadës e përzuri atë. Më pas ai u kthye në Algjeri për të kaluar katër vite në një fshat të vogël me emrin Kalat ibn Salama. Po në këtë vend ai shkroi "Mukaddimah", vëllimin e parë të historisë botërore që i siguroi atij vend të amshuar ndër historianët, sociologët dhe filozofët. Ende karriera e tij ishte e pa sigurtë për shkak të trazirave në Afrikën e Jugut. Përfundimisht u shpërngul në Egjipt ku edhe kaloi njëzet e pesë vitet e tij të fundit. Ne Egjipt ai jetoi i qetë, me famë dhe respekt, i caktuar në postin e kryegjykatësit te shkollës Malikite. Ai ligjëroi gjithashtu për një periudhë kohore në universitetin El-Azhar. 

Ibn Khalduni u detyrua të lëvizë nga një vend në një tjetër, nganjëherë me vullnetin e tij, por më shpesh i detyruar nga udhëheqësit despotik. Kjo e bëri atë të përfitojë dhe të mësojë shumë si rezultat i takimeve të shumta me udhëheqës, ambasadorë, politikanë dhe dijetarë nga Afrika e Jugut, Spanja muslimane, Egjipti dhe vendet e tjera të botës islame. 

Ajo që më së shumti ndikoi në famën e Ibn Khaldunit është libri i tij "Mukaddimah", kryevepër në literaturën e filozofisë së historisë dhe sociologjisë. Tema qendrore e kësaj vepre gjigante është identifikimi i fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale të cilat ndikojnë në përparimin e civilizimit njerëzor si dhe në rrjedhën e historisë. Ai analizoi dinamikën e marrëdhënieve grupore dhe shpjegoi se si ndjenjat e grupit (el-Asabijah) shkaktojnë ngritjen e një qytetërimi dhe fuqije politike të re. Ai identifikoi lëvizjen pothuajse ritmike (të përsëritur) në ngritjen dhe rënien e qytetërimit njerëzor dhe analizoi shkaqet që ndikojnë në këtë. 

Mendimet revolucionare të Ibd Khaldunit tërhoqën vëmendjen e dijetarëve muslimanë si dhe atyre perëndimorë. Në studimet e tij në histori, ai ishte pioner në ndarjen e raporteve historike në dy kritere themelore: të arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katër pikat bazë në studimin dhe analizimin e raporteve historike: 1. dule i lidhur ngjarjet njëra me tjetrën përmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji në mes të kaluarës dhe të tashmës, 3. duke marrë në konsiderim efektet e rrethanave dhe, 4. duke marrë në konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe të trashëguara. 

Ibn Khalduni është nismëtar i studimit kritik të historisë. Ai ofroi një studim analitik të qytetërimit njerëzor, fillimin e tij, faktorët ndikues të zhvillimit dhe shkaqet e rënies. Kështu, ai themeloi një shkencë të re; shkencën e zhvillimit të shoqërisë apo sociologjinë, si e quajmë ne sot. Ibn Khalduni shkruan: "Unë kam shkruar rreth historisë një libër në të cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit të shteteve dhe qytetërimeve, dhe për rradhitjen e materialit në libër kam ndjekur një metodë jo familjare dhe e kam shkruar në mënyrë të çuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur këtë metodë të veçantë analize, ai themeloi njëkohësisht dy shkenca të reja: historinë dhe sociologjinë. 

Ibn Khalduni argumenton se historia është lëndë e ligjeve universale dhe citon kriterin për të vërtetën historike: "Rregulli për të dalluar të vërtetën nga jo e vërteta në histori bazohet në mundësinë apo pamundësinë e saj; domethënë, ne duhet të analizojmë shoqërinë njerëzore dhe të dallojmë karakteristikat esenciale dhe qenësore nga ato të rastësishme të cilat nuk duhet të merren në konsideratë, duke njohur më mirë ato që s'ka mundësi t'i përkasin asaj (shoqërisë). Nëse ne veprojmë kështu, atëherë kemi një metodë për të dalluar të vërtetën historike nga gabimet si mjet demonstrues që nuk lë dyshime. Kjo është pikë mbështetje e sigurtë me të cilën historianët mund të vërtetojnë atë që duan." 

Për shkak të theksit që Ibn Khalduni i ka vënë arsyes dhe nevojës së saj për të gjykuar historinë dhe ndodhitë në shoqëri disa dijetarë pohojnë që ai (Ibn Khalduni) ka tentuar që të hedh poshtë njohuritë religjioze dhe t'i zëvëndësojë me arsyen dhe filozofinë logjike. Këto pohime janë të pa baza. Është e njohur se disa shkolla mësojnë gjëra të paarsyeshme në natyrë, por kjo nuk është e vërtetë për islamin i cili gjithmonë inkurajon vëzhgimin dhe mendimin, dhe ua kujton pabesimtarëve mospërdorimin e logjikës dhe të menduarit. Një shembull i kësaj është ajeti 164 i sures së dytë të Kur'anit: "Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente"; si dhe ajeti 170 po në të njëjtën sure "E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli!" Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?" 

Ibn Khalduni thoshte se religjioni luan rol të rëndësishëm në bashkimin e arabëve dhe sjelljen e progresit dhe zhvillimit të shoqërive të tyre. Ai theksoi se padrejtësia, despotizmi dhe tirania janë shenja të qarta të rënies së shtetit. Filozofia metafizike, thoshte ai, ka vetëm një përparësi e që është kthjellimi e mendjes. Ai pohon se njohuritë e botës metafizike në veçanti në çeshtjet fetare mund të nxjirren vetëm nga shpallja. 

Ai ishte pionier në lëndën e edukimit. Presioni dhe përdorimi i forcës, thotë Ibn Khalduni, janë armiq të mësimit dhe çojnë në përtaci dhe hipokrizi. Fakti që Ibn Khalduni jetoi në fazën fillestare të rënies së qytetërimit musliman, e detyroi që shumicën e njohurive t'i përmbledhi nga e kaluara. Ai kundërshtoi vrullshëm praktikat jo të shëndosha që krijonin mospërparim dhe ngecje të krijimtarisë tek dijetarët muslimanë. 

Ibn Khalduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet t`i nënshtrohen analizës objektive dhe shkencore. Historianët kanë bërë gabime gjatë studimit të tyre të ndodhive historike për shkak të: 1. mosnjohjes së natyrës së qytetërimit dhe popullit, 2. anshmërisë dhe paragjykimeve dhe 3. të pranuarit verbërisht të raporteve të dhëna nga të tjerët. 

Progresi dhe zhvillimi i vërtetë vjen me njohjen korrekte të historisë dhe njohuria e saktë mund të arritet vetëm duke ndjekur tri pikat që vijojnë: 1. Historiani kurrë nuk duhet të ketë paragjykime kundrejt askujt dhe asnjë ideje. 2. Duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë çdo informacion të ofruar. Pra, duhet mësuar gjithçka rreth historianëve nga të cilët merret informacioni, besueshmërinë dhe moralin e tyre para se të pranohet informacioni si i saktë. 3. Nuk duhet që historia të kufizohet vetëm tek mësimi i politikës dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve për udhëheqësit dhe qeveritë. Për studimin e historisë duhet të përfshihen të gjitha kushtet: shoqërore, religjioze si dhe ekonomike. 

"Mukaddimah" gjatë jetës së Ibn Khaldunit u njoh si vepër e rëndësishme. Në volumet e tjera rreth historisë botërore "Kitab el-Ibar" trajton historinë e arabëve, udhëheqësit bashkëkohorë muslimanë dhe evropjanë, historinë e vjetër arabe, jehude, greke, romake, persiane, historinë islame, historinë e Egjiptit si dhe historinë e Afrikës së Jugut. Vëllimi i fundit trajton në përgjithësi ngjarjet gjatë jetës së tij dhe njihet me emrin el-Tesrif. Sa i përket librave të tjerë, edhe ata u shkruajtën nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re në artin e shkrimit, të shkruajturit e autobiografisë. Gjithashtu shkruajti edhe një libër në matematikë i cili nuk është ruajtur. 

Influenca e Ibn Haldunit në lëndët e historisë, filozofisë së historisë, sociologjisë, shkencave politike dhe edukimit ka mbetur deri në ditët e sotme. Ai gjithashtu njihet si pionieri i artit të shkrimit të autobiografisë, rinovues në lëndën e edukatës dhe psikologjisë së edukatës si dhe në stilistikën e shkrimit arab. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, si në lindje ashtu edhe në perëndim. 

___________
Ulug BEGU 
[1393 - 1449] 

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)

Ulug Begu ka qenë nipi i Timurit (në perëndim i njohur Tamerlani), princit Tartar dhe udhëheqësit të Turkestanit. Ai ishte astronom dhe matematikan i dalluar i shekullit të pesëmbëdhjetë. I lindur më 1393 në Sulltanija në Azinë Qendrore, Ulug Begu ishte djali i mbretit Timurid Shah Rukh. Ai ka qenë hafiz i Kur'anit, pra ka ditur Kur'anin përmendësh. 

Ulug Begu e bëri Samarkandin qytet me famë dhe një nga kryesorët në qytetërimin musliman. Në vitin 1428 ai ndërtoi medresenë, institucion për studime të larta, ku u mësua edhe astronomia. Më pas, në vitin 1428, Ulug Begu filloi në qytetin Samarkand ndërtimin e observatorit madhështor tre katësh rreth 90 metra në diametër dhe 40 metra të lartë. Për drejtor të observatorit caktoi Ali Kudsin, astronom i dalluar musliman, ndërkohë që në të punuan mjaft astronomë dhe matematikanë të tjerë sikur El-Kashi dhe Kadizada.

Ulug Begu e furnizoi observatorin me instrumentet më të mira dhe të sofistikuara të kohës. Aty gjendej edhe këndmatësi i cili u përdor për përcaktimin e pjerrësisë së eklipsit në ekuator, pikën e ekuinoksit të pranverës, gjatësinë e vitit tropikal si dhe konstante të tjera astronomike të matura gjatë vëzhgimit të diellit. Gjithashtu aty gjendej edhe një lartësimatës shumë i gjatë i cili i detyroi mirëmbajtësit të hiqnin një shtresë toke për ta zënë observatoriumi. Ndërmjet instrumenteve të tjera ishin edhe një trikuetram sëbashku me një sferë. 

Në vitin 1437 botoi veprën e tij më me famë dhe më të qëndrueshme, katalogun e ri të yjeve të quajtur "Zidj-i Xhedid Sultani". Në të, Ulug Begu, rishikoi pozicionet dhe magnitudat e yjeve të vëzhguara nga Ptolomeu. Ai gjeti shumë gabime në llogaritjet e bëra nga Ptolomeu. Libri përfshin një koleksion të ndryshëm vëzhgimesh dhe llogaritjesh, pozicionin e yjeve fikse, rrugën e yjeve si dhe njohuri të tjera të kohës. Përkthimi anglisht i këtij libri është botuar në vitin 1917. 

Ulug Begu bëri llogaritjen e gjatësisë së vitit e që është 365 ditë, 5 orë, 49 minuta dhe 15 sekonda. Përveç kësaj ai përgatiti tabelën planetare të lëvizjeve të cilat ishin shumë të njohura dhe të pranuara nga astronomët e asaj kohe. Ai studioi lëvizjet vjetore të pesë planetëve më të shndritshëm: Saturnit, Jupiterit, Marsit, Afërditës dhe Merkurit, të dhëna të cilat ende konsiderohen shumë të sakta. Më 1437, ai gjithashtu përpiloi katalogun e yjeve në të cilin përcaktoi pozicionin e 992 yjeve. 

Ulug Begu u vra në vitin 1449 në Samarkand mbas sundimit të tij tre vjeçar të Turkestanit. Kjo katastrofë solli neglizhimin e observatoriumit dhe Samarkandi gradualisht e humbi rëndësinë e tij si një qendër kryesore e astronomisë. Me kalimin e kohës observatoriumi u shkatërrua përfundimisht dhe vendndodhja e tij u konfirmua nga arkeologët rusë në vitin 1908. Bir dhe Madler në librin e tyre të famshëm Der Mond (1837) përmendin një karakteristikë të sipërfaqes së hënës e cila është emëruar sipas Ulug Begut. Është pikërisht emri i një rruaze të rëndësishme eliptike në veriperëndim të seksionit të tetëmbëdhjetë. 

_______________________
Shkenctaret Musliman…
 Pergaditi:
Bekim Memeti

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@