Letrat e Profetit
Muhamed (s) per Mbreterit (628 e.s)
Profeti (s) dhe ndjekesit e tij ishin te zene me germimin e llogores ne
pregatitje per mbrojtjen e qytetit te tyre, Medines, nga sulmi i nje ushtrie
te fuqishme Mekase me me teper se dhjete mije ushtare i cili do te ndodhte
vetem disa dite me vone. Ngjarja qe do te ndodhte me prapa ka mbetur ne
histori e njohur me emrin "Beteja e Hendekut" (627 e.s). Ishte pikerisht
gjate ketij germimi kur Umari r.a. kerkoi ndihme per te shkulur nga vendi
nje shkemb te madh. Profeti (s) i dha shkembit nje goditje me nje kazme nga
e cila doli nje shkendije e madhe njesoj si rrufeja e cila ndricoi qytetin
dhe ishte e drejtuar nga jugu. Ne nje perpjekje tjeter per ta levizur gurin
sadopak, ai dha nje goditje tjeter dhe perseri doli nje shkendije por kete
radhe ishte e drejtuar nga mali Uhud dhe me tej ne veri. Nje goditje e trete
e ndau shkembin ne grimca te vogla, dhe kete radhe drita ndricoi nga lindja.
Selman Farsi r.a, nje persiani i pa keto tre drita, dhe i bindur qe keto
duhej te kishin ndonje kuptim pyeti Profetin (s) per nje interpretim.
Profeti (s) u pergjigj:
Me driten e pare une
pashe keshtjellat e Jemenit; me driten e dyte pashe keshtjellat e Sirise; me
driten e trete pashe pallatet e bardhe te Kisras (Chosroes, Mbreti i Persise)
ne Mada'in. Me te paren Allahu (Zoti i Vertete) me ka hapur mua Jemenin; me
te dyten Ai me ka hapur mua Sirine dhe Perendimin; dhe me te treten Lindjen.
Vitin
qe vijoi pas marreveshjes se Hudejbies, Profeti (s) vendosi tu shkruante
mbreterve fqinje, perfshi ketu ata te dy superfuqive, duke i ftuar ata ne
Islam. Ne menyre qe te bente zgjedhjen e ambasadoreve qe do te dergoheshin
te keta sundues, ai kerkoi qe shoket e tij te mblidheshin ne xhami. Pas
faljes se zakonshme, ai u tha atyre:
"O njerez! Allahu me ka
derguar mua si nje qe eshte i meshirshem me njerezit dhe profet mbi kete
bote. Atehere predikoni (mesazhin e Islamit) ne emrin tim, Allahu do te kete
meshire mbi ju..."
Profeti atehere zgjodhi disa nga shoket e tij me te pergatitur si ambasadore
per te mbreterit dhe kryetaret e shteteve. Disa prej tyre permenden me
poshte:
Dihjah ibn Khalifah
el-Kalbi (r.a) |
Herakliu, Perandor i
Bizantineve (Perandoria Lindore Romake) |
'Abdulla bin Hudhejfe
(r.a) |
Chosroes II (Perandor
i Perandorise Persiane) |
'Amr bin Umejjeh (r.a) |
Negus, Mbreti i
Abisinise |
Hatib' bin Abi Baitah
(r.a) |
Mukaukis, Sundimtar i
Egjyptit |
Shuxha bin Vehab el-Esadi
(r.a) |
Harith Gassani,
guvernator i Sirise |
'Ala bin Hadrami (r.a) |
El-Mundhir bin Saua,
Sundimtar i Bahreinit |
Fjalet e Profetit (s) neper keto letra ishin te ngjashme. Teksti i letres
derguar Herakliut ishte si me poshte:
"Ne emer te Allahut,
Meshiruesit, Meshireberesit. Kjo leter eshte nga Muhamedi robi i Allahut dhe
Apostulli i Tij per Herakliun, sunduesin e Bizantit. Paqja qofte mbi ate qe
ndjek rrugen e drejte. Me tej, une te ftoj ty ne Islam dhe ne qofte se
behesh nje musliman ti do te shpetosh, dhe Allahu do te te dyfishoje
shperblimet, dhe ne se ti refuzon kete ftese ne Islam ti je duke bere nje
mekat duke i cuar ne rruge te gabuar arisijinet (fshataret). Dhe une te
recitoj ty fjalen e Allahut:
"O Njerez te Librave te
Shenjte! Ejani ne nje fjale te perbashket per ju dhe per ne qe ne nuk do te
adhurojme asgje tjeter vec Allahut dhe se nuk i bashkangjitim asgje tjeter
Atij ne adhurim, dhe asnje nga ne nuk duhet te njohe mbreter te tjere pervec
Allahut. Atehere nese ata te kthejne shpinen, thuaju: deshmo se ne jemi
muslimane (ata qe i jane dorezuar Allahut). (sure 3, ajeti 64)."
Te gjitha letrat e Profetit (s) ishin te vulosura me fjalet: "Muhamed
Resulu-llah" (Muhamedi i Derguari i Allahut). Tre nga keto letra jane
ruajtur deri me sot.
|