Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

DURIMI - QĖNDRESA (SABRI)

All-llahu i madhėrishėm thotė:
“O besimtarė, kini durim dhe jini tė qėndrueshėm...”
(Ali Imran, 200)
 
“Por kush duron dhe falė, ajo ėshtė nga punėt e menēura”.
(esh-Shūrā 43)
 “...Kėrkoni ndihmė pėr vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim ėshtė me durimtarėt”.
(el-Bekare, 153)
 

 HADITHET

 
  Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Pastėrtia ėshtė gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falėnderimi All-llahut) ia plotėson (besimtarit) peshojėn (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falėnderimi All-llahut) e mbush krejt nė mes tė qiejve dhe tė Tokės, namazi ėshtė dritė (e zemrės), sadakaja (lėmosha) ėshtė dėshmi (e besimit), durimi (sabri) ėshtė shkėlqim, kurse Kur’ani ėshtė argument pėr ty ose kundėr teje. Ēdo njeri kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpėton ose e shkatėrron”.

 
  Nga Ebu Seid Sa’d ibni Malik el-Hudrij r.a. transmetohet se ka thėnė: “Njė grup njerėzish prej Ensarėve kėrkoi (gjėsende tė ndryshme) nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai u dha, ata pėrsėri kėrkuan, e ai prap u dha ēka kėrkuan derisa nuk i mbeti atij asgjė, e kur harxhoi krejt ēka kishte ju tha atyre: “Ēdo gjė tė mirė qė posedoj do t’ju jap, asgjė nuk do tė kursej as s’do tė mbaj pėr vete, por kush dėshiron dhe kėrkon dėlirėsi, All-llahu do t’ia japė e kush kėrkon dhe dėshiron pavarėsi, All-llahu do ta bėjė tė pavarur, tė pasur. Kush bėn shumė durim, All-llahu do t’i ndihmojė nė durim. Askujt nuk i ėshtė dhėnė dhuratė mė e mirė dhe mė e rėndėsishme se sa durimi (sabri)”.

 
  Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinan r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “E ēuditshme ėshtė ēėshtja e besimtarit. Ēėshtja e tij ėshtė krejt mirė pėr tė dhe nuk ėshtė e tillė pėr askend tjetėr. Nėse besimtarin e godet gėzimi, ai falėnderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nėse e godet e keqja, ai bėn durim (sabėr) andaj edhe kjo i sjell dobi”.
 
  Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hārithe - rob i liruar i tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., i dashur i tij dhe bir i tė dashurit tė tij r.a. se ka thėnė: “Vajza e Pejgamberit s.a.v.s. mė dėrgoi tek Alejhisselami me porosi se djalin e ka tė sėmurė pėr vdekje, qė tė vijė tek ajo. Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotė: “Vėrtet, e All-llahut ėshtė gjithēka qė merr, gjithēka qė jep dhe ēdo gjė tek Ai ėshtė e afatizuarandaj le tė bėjė durim duke llogaritur shpėrblim me tė tek All-llahu”. Vajza e Alejhisselamit e dėrgoi pėrsėri dhe i betohet qė tė vijė. (Alejhisselami) U ngrit nė kėmbė, e me tė ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe tė tjerė radijall-llahu anhum. Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanė fėmijėn nė duar, ky e mori nė prehrin e vet, trupi i dridhej ndėrsa lotėt i rridhnin rrėke. Sa’di i tha: “Ē’ėshtė kjo, o i Dėrguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo ėshtė mėshirė tė cilėn All-llahu e vendos nė zemrat e robėrve tė tij”. Kurse sipas njė transmetimi tjetėr: “Nė zemrat e robėrve tė tij tė cilėve dėshiron, dhe njėmend, All-llahu bėn mėshirė ndaj robėrve tė tij tė mėshirshėm”.

 
 
  Transmetohet nga Enesi r.a. qė thotė: “Pejgamberi s.a.v.s. kaloi pranė njė gruaje e cila qante mbi njė varr dhe i tha: “Frikėsoju All-llahut dhe bėj durim”. Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk tė ka goditur fatkeqėsia ime!” Ajo nuk e njihte tė Dėrguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi s.a.v.s. ajo shpejtoi deri te dera e shtėpisė sė Pejgamberit dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derėn dhe tha: (O i Dėrguari i All-llahut) “Unė ty nuk tė kam njohur”. (Pejgamberi) Tha: “Durimi ėshtė nė goditjen e parė (sepse atėherė ėshtė mė sė vėshtiri)”.

 
  Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “All-llahu i madhėrishėm thotė: “Shpėrblimi i robit tim besimtar, kur t’ia merr tė dashurin e tij nga banorėt e kėsaj bote, e ai bėn durim pėr tė duke llogaritur shpėrblim, ėshtė me Xhennet”.
 
  Transmetohet nga Aisheja r.a. se ajo e ka pyetur tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s pėr murtajėn (taūn) dhe ai e ka lajmėruar se: “Ajo ėshtė dėnim (adhab) qė All-llahu ia dėrgon kujt tė dojė, kurse pėr besimtarėt e ka bėrė mėshirė (rahmet). Nuk ka asnjė rob qė gjendet nė vendin ku ėshtė pėrhapur murtaja dhe qė qėndron nė vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur nė shpėrblimin e All-llahut (pėr durim) dhe duke ditur se asgjė nuk mund ta godasė pėrveē asaj qė All-llahu ia ka pėrcaktuar - e qė tė mos e ketė shpėrblimin e shehidit”.

 
  Transmetohet nga Enesi r.a. qė thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: “All-llahu xh.sh. thotė “Nėse robin timin e sprovoj me dy tė dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bėn durim, do t'ia kompensojė me Xhennet”.
 
  Nga Ata’ibn Ebi Rebahu transmetohet se ka thėnė: “Mua ibni Abbasi mė ka thėnė: “A do tė ta tregoj njė nga gratė e Xhennetit? “Gjithsesi” i thashė, e ai mė tha: “Kjo grua zezake erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. e i tha: “Mua nganjėherė mė godet epilepsia dhe unė atė e fsheh (nga njerėzit), andaj lute pėr mua All-llahun e madhėrishėm”. (Pejgamberi) Tha: “Nėse do, bėj durim nė sėmundje, do ta fitosh Xhennetin, e nėse do, po i bėj lutje All-llahut tė madhėrishėm qė tė tė shėrojė”. Ajo tha: “Do tė duroj”. Pastaj ajo vazhdoi: “Unė e kam fshehur, andaj lute All-llahun qė mė mos ta fsheh”. Dhe Pejgamberi i bėri lutje”.

 
  Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’udi r.a. i cili ka thėnė: “Sikur e shikoj tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s se si tregon pėr njėrin nga pejgamberėt e All-llahut salavatull-llahi ve selamuhu alejhim se si e ka rrah populli i vet aq shumė sa e ka pėrgjakur, ndėrsa ai duke e fshirė gjakun nga fytyra thoshte: “O Zoti im, fale popullin tim, se ata nuk dinė”.
 
  Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre r.anhuma pėrcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Ēkado qė e godet muslimanin, qoftė lodhje, pikėllim, brengė, hidhėrim, mundim nga sėmundje a fatkeqėsi, madje edhe tė shpuarit e ferrės - me secilėn prej kėtyre All-llahu ia shlyen mėkatet atij”.

 
  Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kujt dėshiron All-llahu t'i japė tė mira, do tė qėllohet nga Ai (nė trup, nė pasuri, apo nė tė dashurit”.
 
  Nga Enesi r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Assesi askush prej jush mos ta dėshirojė vdekjen e vet pėr shkak se e ka goditur ndonjė e keqe. E nėse ėshtė i detyruar, atėherė le tė thotė: O Zoti im, mė le tė jetoj derisa tė jetė pėr mua jeta mė e dobishme, kurse mė vdis kur tė jetė vdekja pėr mua mė e dobishme”.

 
  Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Habbab ibn el-Eret'ti r.a. qė thotė: “Iu ankuam tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. (pėr persekutimet nga mushrikėt) derisa ai ishte i mbėshtetur nėn hije tė Qa’bės nė burdėn e tij qė e kishte bėrė jastėk, e ne i thamė: “A nuk do tė na ndihmosh, a nuk do tė na bėsh lutje (dua)? Ai na tha: “Mė parė (para jush), pėr shkak tė fesė e merrnin njeriun, ia hapnin njė gropė, e vendosnin nė tė, e pastaj e merrnin sharrėn dhe ia vendosnin nė kokė dhe e pėrgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lėkurėn me krehėr hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotėsojė kėtė fe ashtu qė kalorėsi do tė shkojė prej Sana-sė deri nė Hadramevt e nuk do tė frikėsohet prej askujt tjetėr pėrveē prej All-llahut, dhe prej ujkut pėr kopenė e vet, mirėpo ju po nguteni-(nuk jeni durimtarė)”.

 
  Nga Enesi r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kur All-llahu i dėshiron njė robi tė vet diē tė mirė (hajr), Ai ia shpejton dėnimin nė kėtė botė, ndėrsa kur All-llahu dėshiron qė njė rob tė vet ta qėllojė e keqja (sherr), Ai ia lė mėkatet e pafalura nė kėtė botė, ashtu qė tė vijė me mėkate nė Ditėn e gjykimit dhe aty e gjen e keqja”. Pejgamberi s.a.v.s. po ashtu ka thėnė: “Vėrtet madhėsia e shpėrblimit ėshtė sipas madhėsisė sė vėshtirėsisė (fatkeqėsisė). Vėrtet All-llahu kur e do njė popull,Ai e sprovon me fatkeqėsira. Kush ėshtė i kėnaqur me All-llahun nė fatkeqėsi (bela), edhe All-llahu ėshtė i kėnaqur me tė, ndėrsa kush hidhėrohet pėr kėtė, edhe All-llahu hidhėrohet me tė”.

 
  Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Nuk ėshtė trimėri nė dyluftim (mundje), por trimėri ėshtė ta pėrmbash veten nga zemėrimi”.
 
  Nga Sulejman ibn Sured r.a. pėrcillet se ka thėnė:”Isha ulur me Pejgamberin s.a.v.s. kurse dy njerėz shaheshin ndėrmjet veti. Njėri prej tyre u skuq prej zemėrimit dhe iu frynė damarėt e qafės. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vėrtet unė e di njė fjalė qė nėse e thotė do t'i kalojė ajo qė e ka gjetur. Nėse thotė: E’udhu bi-l-lahi mineshshejtanirr-rraxhim (I mbėshtetėm All-llahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojė ajo qė e ka kapluar”. Tė pranishmit i thanė: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė qė t’i mbėshtetesh All-llahut nga djalli i mallkuar”.

 
  Nga Muadh ibn Enesi r.a. pėrcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kush e pėrmban zemėrimin e tij edhe atėherė kur ka mundėsi ta shprehė (mbi personin qė e ka zemėruar), All-llahu i madhėrishėm nė Ditėn e gjykimit do ta ftojė qė para tė gjitha krijesave ta zgjedhė cilėn tė dojė nga hyrijat”.
 
  Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet: “Njė njeri i tha tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.: “Mė porosit diēka (mė pėrudhė)”. I Dėrguari tha : “Mos u zemėro!” Ky e pėrsėriti pyetjen disa herė. I Dėrguari sėrish tha: “Mos u zemėro!”.

 
  Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnė sė godituri fatkeqėsitė nė vetveten e tij, nė fėmijėt e tij dhe nė pasurinė e tij, derisa tė takohet me All-llahun e madhėrishėm kur nė tė nuk do tė mbetet asnjė mėkat”.
 
 

                                         RĖNDĖSIA E NAMAZIT
 

 All-llahu i madhėruar nė Kur’an thotė:
 “Namazi me tė vėrtetė tė pengon nga amoraliteti dhe nga ēdo gjė e keqe”.
(el-Ankebut:45)
 

HADITHET

 
 Ebu Hurejre r.a. thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: “Ēka mendoni, sikur tė ishte njė lumė para derės sė njėrit prej jush, nė tė cilin do tė lahej pėr ēdo ditė nga pesė herė, a do tė mbetej nė tė ndytėsi?” Tė pranishmit thanė: “Nuk do tė mbetej kurrfarė ndytėsie”. Pejgamberi s.a.v.s. atėherė tha: “Ky ėshtė shembulli i pesė kohėve tė namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mėkatet”.
 
  Xhabiri r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Shembulli i pesė kohėve tė namazit ėshtė sikurse njė lumė i rrjedhshėm dhe i pastėr para derės sė njėrit prej jush, nė tė cilin ai lahet pesė herė nė ditė”.

 
 Ibnu Mes’udi r.a. tregon se njė njeri e kishte puthur njė grua vetėm njė herė dhe erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. qė t’i lajmėrojė (i penduar pėr atė mėkat). Atėherė All-llahu e shpalli ajetin: “Fale namazin ditėn dhe natėn, vėrtet punėt e mira i shlyejnė punėt e kėqija”. Njeriu atėherė i tha Pejgamberit s.a.v.s.: “A vlen kjo pėr mua?” Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj: “Pėr mbarė ummetin tim!”
 
 

                                           DITURIA

 All-llahu i madhėruar thotė:
 “Qoftė lartėsuar All-llahu, Sundues i vėrtetė! Dhe mos u ngut me leximin e Kur’anit para se tė pėrfundojė shpallja e tij, dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinė!”
(Ta Ha, 114)
 “Apo ėshtė ai, qė orėt e natės i kalon me fytyrė nė tokė (nė lutje), duke u frikėsuar nga bota tjetėr dhe duke shpresuar nė mėshirėn e Zotit tė vet? Thuaj: “A janė njėlloj ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė? Mėsim marrin vetėm tė menēurit”.
(Zumer, 9)

 “O besimtarė. Kur ju thuhet: “Bėni vend nė tubim, ju zgjeroni vendin qė edhe All-llahu t’ju vendosė”, por kur ju thuhet: “Kundėrshtoni” - ju kundėrshtoni! All-llahu, ata nga mesi juaj, qė besojnė dhe ata tė cilėvet u ėshtė dhėnė dijenia, do t’i ngritė nė shkallė tė lartė. All-llahu ėshtė i informaur se ē’punoni”.
(Muxhadele, 11)
 “Ka gjithashtu edhe njerėz edhe gjallesa e kafshė ngjyrash tė ndryshme. Por All-llahut, nga robėrit e tij, i frikėsohen tė dijshmit. All-llahu ėshtė, njėmend, i fortė dhe fal”. (Fatir, 28)

 

HADITHET

 
  Nga Muaviu r.a. transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kujt i dėshiron All-llahu mirė, e pėrudhė pėr tė kuptuar dispozitat e fikhut (sheriato-juridike)”.
 1385. Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Nuk lejohet zilia, pėrveē pėr dy njerėz: njeriut tė cilit All-llahu i ka dhėnė pasuri dhe e ka udhėzuar qė atė pasuri ta shpenzojė nė rrugėn e sė vėrtetės, dhe njeriut tė cilit All-llahu i ka dhėnė urtėsi, dhe sipas urtėsisė sė tij gjykon dhe i mėson tė tjerėt”.

 
 Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thėnė Aliut r.a.: “Pasha All-llahun, qė All-llahu nėpėrmjet teje ta udhėzojė njė njeri ėshtė mė mirė pėr ty sesa njė kope tė deveve mė tė mira”.
 
 Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Transmetoni tė tjerėve ē’kam thėnė, qoftė edhe njė ajet, tregoni pėr Bijtė e Izraelitėve pa shtuar. Kush gėnjen me qėllim ndaj meje, vetes le t’i pėrgatitė vendin nė zjarr”.

 
 Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kush niset nė rrugė qė tė kėrkojė dituri, All-llahu do t’ia lehtėsojė rrugėn pėr nė Xhennet”.
 Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kush thėrret nė rrugė tė vėrtetė do tė shpėrblehet aq sa edhe tė gjithė ata qė e kanė ndjekur, e qė nė kėtė nuk do t’u mungonte asnjė pjesė e shpėrblimit tė tyre”.
 
 Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kur vdes njeriu, sevabet i pushojnė t’i arrijnė, pėrveē nė tri raste: sadakasė sė pėrhershme, shkencės prej tė cilės ka dobi njerėzia dhe fėmijės sė mirė i cili lutet pėr tė”.

 
 Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: “Bota ėshtė e mallkuar dhe ēdo gjė e saj ėshtė e mallkuar, pėrveē tė pėrmendurit e All-llahut dhe asaj qė shpie kah Ai dhe ēka pason pas Tij, dhe njeriut tė ditur dhe atij qė mėson”.
 
 Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kush del nga shtėpia pėr shkak tė kėrkimit tė diturisė, konsiderohet se ėshtė nė rrugėn e All-llahut derisa nuk kthehet nga rruga”.

 
 Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Besimtari nuk ngopet nga e mira, derisa nuk pėrfundon nė Xhennet”.
 
       Nga Ebu ed-Derdan r.a. transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: “Kush niset pėr nė rrugė duke kėrkuar dije, All-llahu do t’ia lehtėsojė rrugėn pėr nė Xhennet. Vėrtet edhe melekėt ndėrpresin fluturimin e tyre (nė shenjė respekti) pėr kėrkuesin e dijes nga kėnaqėsia me veprėn e tij. Pėr dijetarin falje kėrkon ēdo gjė nė qiej dhe nė tokė, e madje edhe peshqit nė ujė. Vlera e dijetarit ndaj robit tė devotshėm ėshtė sikur qė ėshtė vlera e hėnės ndaj planeteve tė tjera. Vėrtet dijetarėt janė trashėgimtarė tė pejgamberėve; pejgamberėt nuk kanė lėnė trashėgimi dinarė as dirhemė, ata vėrtet kanė lėnė pėr trashėgimi dijen, prandaj kush e merr, le ta marrė nė pėrmasėn mė tė madhe”.

 
 Nga Ebu Hurejre te r.a. transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kush pyetet pėr njė dituri, e ky atė e fshehė, nė Ditėn e gjykimit do tė hidhet me litar nga zjarri”.
 
  Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r.a. transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: “All-llahu i madhėruar nuk do t’ua marrė (njerėzve) dijen nė atė mėnyrė qė do t’ua nxjerrė nga shpirtrat e tyre, por do ta marrė ashtu qė do tė bėjė tė vdesin tė diturit, pas sė cilės nė Tokė nuk do tė mbetet asnjė njeri i ditur i cili do t’u bėhej imam. Atėherė njerėzit vetes do t’i marrin pėr imamė injorantėt dhe do t’u shtrojnė pyetje tė ndryshme fetare, kurse ata do t’u pėrgjigjen (japin fetva) pa dije pėrkatėse, me ēka botėn do ta lajthisin dhe vetveten do ta shkatėrrojnė”.

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@