Dyzet Hadithe Kudsij
HADITHI 1.
"Mėshira Ime e tejkalon hidhėrimin Tim!"
HADITHI 2.
"Djali i Ademit mė mohoi dhe nuk kishte tė drejtė ta bėjė kėtė gjė. Dhe ai
mė mallkoi duke mos pasur tė drejtė ta bėjė kėtė gjė.
Mė mohoi kur tha: All-llahu nuk do tė mė krijojė ashtu siē mė krijoi herėn e
parė (dmth nuk do tė mė ringjallė pas vdekjes), ndėrsa krijimi fillestar i
tij nuk ėshtė mė i lehtė se ringjallja e tij.
Mė mallkoi kur tha: All-llahu ka djalė, kurse Unė jam Njė, Strehim i
Pėrherėshėm, nuk kam lindur (dikė), e as qė jam i lindur (nga dikush) dhe
askush Mua nuk mė pėrngjan!"
HADITHI 3.
"Kėtė mėngjes njė nga robėrit e Mi u bė besimtar, ndėrsa njė nga robėrit e
Mi u bė mosbesimtar. Ai qė tha: "Ky shi ėshtė nga mėshira dhe fuqia e All-llahut"
u bė besimtar nė Mua, ndėrsa mohues i (adhurimit tė) yjeve; Ndėrsa ai qė tha:
"Na zbriti shi prej kėtij ose atij ylli" mė mohoi Mua, ndėrsa u bė besimtar
i yjeve."
HADITHI 4.
"Djemtė e Ademit shajnė kohėn, ndėrsa Unė jam koha, nė dorėn Time ėshtė nata
dhe dita."
HADITHI 5.
"Unė jam aq i pasur, saqė nuk kam nevojė pėr tė pasur aleat (shok, ortak).
Prandaj kush e kryen njė vepėr pėr hir tė dikujt tjetėr ashtu siē e kryen
pėr Mua, nuk do t'ia pranoj atė vepėr, e as shokun (tė adhuruarin) e tij!"
HADITHI 6.
Prej njerėzve tė parė ndaj tė cilėve do tė shpallet dėnimi nė Ditėn e
Gjykimit do tė jetė dėshmori (shehidi, martiri). Ai do tė sillet dhe All-llahu
do t'ia bėjė tė njohura tė mirat qė i ka bėrė dhe do t'ia pranojė ato. (All-llahu
i Madhėruar) do t'i thotė:
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do t'i pėrgjigjet:
"Luftova pėr hir Tėnd deri sa rash dėshmor."
(All-llahu) do t'i thotė:
"Gėnjen! Luftove qė tė tjerėt tė thonė: Ėshtė guximtar!"
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė ta
tėrheqin zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr.
Njeriu tjetėr do tė jetė dijetari, i cili ka studjuar dijeninė, e ka mėsuar
dhe gjithashtu e ka lexuar Kur'anin. Ai do tė sillet dhe All-llahu do t'ia
bėjė tė njohura tė mirat qė i ka bėrė, dhe ato do t'ia pranojė. (All-llahu i
Madhėruar) do tė thotė:
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do tė thotė:
"Studjova diturinė dhe e mėsova, e gjithashtu edhe e lexova Kur'anin pėr hir
Tėnd."
All-llahu do t'i thotė:
"Gėnjen! Studjove diturinė vetėm qė tė tjerėt tė thonė: Ky ėshtė njeri i
ditur. Lexove Kur'anin qė tė thonė pėr ty: E lexon Kur'anin."
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė ta
tėrheqin zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr.
Njeriu i tretė do tė jetė pasaniku, tė cilin All-llahu e kishte bėrė tė
pasur duke ia dhėnė tė gjitha llojet e pasurisė. Ai do tė sillet dhe All-llahu
do ta njoftojė me veprat qė i ka bėrė. I Madhėruari do t'i thotė:
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do tė pėrgjigjet:
"Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinė time pėr hir Tėnd." All-llahu do t'i
thotė:
"Gėnjen! E ke shpenzuar pasurinė vetėm qė tė thonė pėr ty se je dorėdhėnė!"
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė tė
tėrhiqet zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr."
HADITHI 7.
Zoti kėnaqet me bariun, i cili thėrret ezanin pėr namaz dhe falet nė majė tė
bjeshkės. Pastaj All-llahu thotė:
"Shiheni robin Tim i cili thėrret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet
prej Meje. Unė ia kam falė kėtij robi mėkatet e tij dhe e kam pranuar nė
Xhennet."
HADITHI 8.
"E kam ndarė namazin ndėrmjet Meje dhe robit Tim nė dy gjysma, dhe ai (robi)
do ta fitojė atė pėr tė cilėn ėshtė lutur."
Kur robi thotė:
"El hamdu lil-lahi rabbil alemin"; All-llahu U thotė:
"Robi Im mė lavdėroi."
Kur robi thotė:
"Er-rahmanir-rahim"; All-llahu U thotė:
"Robi Im mė lartėsoi."
Kur robi thotė:
"Maliki jeumid-din"; All-llahu thotė:
"Robi Im mė nderoi."
Kur robi thotė:
"Ijjake na'budu we ijjake nesta'in"; Ai thotė:
"Kjo ėshtė ndėrmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo tė cilėn e
kėrkon."
Kur robi thotė:
"Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi
alejhim we led-dalin"; Ai thotė:
"Kjo ėshtė pėr robin Tim, dhe ai do ta ketė atė qė e ka kėrkuar."
HADITHI 9.
Gjėja e parė pėr tė cilėn do tė japė llogari robi (i All-llahut) nė Ditėn e
Ringjalljes ėshtė namazi. Nėse i ka kryer namazet sipas rregullave, atėherė
do tė jetė i shpėtuar dhe i mirėpritur. Nėse namazet do tė jenė tė paplota (tė
mangėta), do tė pėrjashtohet nga mirėsia dhe do tė jetė i humbur. Nėse do tė
ketė diēka tė paplotėsuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu U
do t'u thotė (melekėve):
"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjė namaz vullnetar, me tė cilin do t'ia
kisha plotėsuar fardin."
Pastaj edhe veprat tjera do tė gjykohen nė tė njėjtėn mėnyrė.
HADITHI 10.
"Agjėrimi ėshtė Imi dhe Unė jam ai qė jep shpėrblimin pėr tė. Agjėruesi i lė
ngashėrimet seksuale, ushqimin dhe pirjen pėr hir Tim. Agjėrimi ėshtė
mburojė, e ai qė agjėron ka dy gėzime: kur han iftarin dhe kur takohet me
Zotin e vet. Ndryshimi i erės sė gojės sė agjėruesit ėshtė mė i mirė nė
syrin e All-llahut sesa era e miskut."
HADITHI 11.
"O biri i Ademit shpenzo, e Unė do tė shpenzoj pėr ty!"
HADITHI 12.
Ėshtė thirrur njė njeri nė llogari prej atyre qė kanė jetuar para jush. Te
ai nuk u gjet asgjė e mirė, pėrveē se ai pėrzihej me njerėzit dhe ua
lehtėsonte hallet, e gjithashtu, pasi qė kishte qenė i pasur, i urdhėronte
shėrbetorėt e tij qė t'ia vazhdojnė borxhin atij qė gjendej nė rrethana tė
vėshtira ekonomike.
Pastaj (i Dėrguari i All-llahut u) tha se All-llahu ka thėnė:
"Ne jemi mė tė ēmuar se ti nė kėtė. Lėshojeni tė shkojė!"
HADITHI 13.
Isha te i Dėrguari i All-llahut u kur erdhėn te ai dy burra: njėri ankohej
nga vobekėsia, e tjetri nga vjedhėsit. I Dėrguari i All-llahut u tha:
"Sa u pėrket vjedhėsve, do tė kalojė njė kohė e shkurtėr, ndėrsa karvani do
tė jetė nė gjendje tė dalė jashtė Mekkės pa roje (dmth nuk do tė ketė mė
vjedhės). Ndėrsa sa i pėrket vobekėsisė, Ēasti (Dita e Gjykimit) nuk do tė
vijė para se ta marrė ndonjėri prej jush pasurinė e vet dhe tė shėtitet pėr
t'ia dhėnė dikujt, por nuk do tė gjejė askend qė do t'ia kishte pranuar.
Pastaj dikush nga ju do tė paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde,
e as pėrkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do t'i thotė:
"A nuk tė dhash pasuri?" Do tė pėrgjigjet:
"Po." All-llahu do tė thotė:
"A nuk tė dėrgova Lajmėtar?" do tė thotė:
"Po." Pastaj (i pyeturi) do tė shikojė nė tė djathtė, por nuk do tė shohė
asgjė pos zjarrit, dhe do tė shohė edhe nė tė majtė, por nuk do tė shohė
asgjė pos zjarrit.
Pra, secili prej jush le ta mbrojė veten e tij prej zjarrit duke bėrė mirėsi
qoftė edhe me njė gjysmė hurme, e nėse nuk e ka kėtė mundėsi, atėherė me njė
fjalė tė mirė."
HADITHI 14.
All-llahu i Madhėruar dhe i Lartėsuar ka njė numėr tė madh tė melekėve (engjėjve),
tė cilėt kėrkojnė tubime, nė tė cilat pėrmendet emri i All-llahut. Kur e
gjejnė tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnė me krahėt e tyre
rreth e pėr qark ata qė janė tubuar duke e mbushur kėshtu hapėsirėn deri nė
qiellin mė tė afėrt. Kur tė tubuarit shpėrndahen, engjėjt ngrihen nė
hapėsirėn qiellore. Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai i di tė
gjitha:
"Prej nga po vini?" ata thonė:
"Po vijmė nga njė tubim nė Tokė, nė tė cilin robėrit e Tu tė lartėsonin, tė
madhėronin, tė njėsonin, tė lavdėronin dhe kėrkonin (tė mirėn) prej Teje."
Ai thotė:
"Ēfarė tė mire kėrkonin prej Meje?" Ata thonė:
"Kėrkonin Xhennetin Tėnd." Ai thotė:
"A e kanė parė ata Xhennetin Tim?" Ata thonė:
"Jo, o Zot." Ai thotė:
"E si do tė ishte nėse do ta shihnin Xhennetin Tim?" Ata thonė:
"Ata kėrkojnė mbrojtjen Tėnde." Ai thotė:
"Prej kujt kėrkojnė mbrojtjen Time?" Ata thonė:
"Prej zjarrit Tėnd, o Zot." Ai thotė:
"Po a e kanė parė zjarrin Tim?" Ata thonė:
"Jo." Ai thotė:
"E si do tė ishte nėse do ta shihnin zjarrin Tim?" Ata thonė:
"Ata kėrkojnė faljen Tėnde." (I Dėrguari u) Tha: Pastaj Ai thotė:
"Unė i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta tė mirat qė m'i kanė kėrkuar, dhe
ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo qė kanė kėrkuar mbrojtje."
(I Dėrguari u) tha: Engjėjt thonė:
"O Zot, nė mesin e tyre ėshtė edhe filani, rob - mėkatar, i cili ishte duke
kaluar aty pari dhe (rastėsisht) u ul nė atė tubim." (I Dėrguari u) tha:
All-llahu u thotė:
"Gjithashtu edhe atė e kam falur, sepse ata janė njė popull, me tė cilin ai
qė rri, nuk vuan."
HADITHI 15.
"Unė jam ashtu siē mė parafytyron robi. Jam me tė kur mė perkujton. Nėse mė
kujton nė vehte, edhe Unė e kujtoj nė vehte; nėse mė kujton nė tubime, Unė e
kujtoj nė tubime edhe mė tė mira, nėse mė afrohet njė pėllėmbė, i afrohem
njė krah, nėse mė afrohet njė krah, i afrohem njė pash, dhe nėse mė afrohet
me ecje, i afrohem me shpejtėsi."
HADITHI 16.
All-llahu i ka shkruar (pėrcaktuar) veprat e mira dhe ato tė kėqia. Pastaj
ka spjeguar se ai qė ka pasur pėr qėllim ta kryejė njė vepėr tė mirė dhe nuk
e ka kryer All-llahu do t'ia shkruajė njė vepėr tė mirė tė plotė, e nėse e
ka kryer, atėherė All-llahu do t'ia shkruajė si dhjetė tė mira deri nė
shtatėqind tė mira, e madje edhe mė tepėr. Nėse njeriu ka pasur pėr qėllim
njė vepėr tė keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajė njė vepėr
tė mirė tė plotė, por nėse e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajė vetėm njė
vepėr tė keqe.
HADITHI 17.
O robėrit e mi, Unė ia kam ndaluar dhunėn Vehtes, dhe e kam ndaluar atė nė
mesin e juaj, pra mos i bėni dhunė njėri - tjetrit!
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė humbur pėrveē atyre qė Unė i kam
udhėzuar, pra kėrkoni udhėzimin nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj!
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė uritur, pėrveē atyre qė i kam ushqyer
Unė, pra kėrkoni t'ju ushqej, dhe Unė do t'ju ushqej!
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė zhveshur, pėrveē atyre qė Unė i kam
veshur, pra kėrkoni veshjen Time dhe Unė do t'ju vesh!
O robėrit e mi, ju bėni mėkate natė e ditė, e Unė i shlyej tė gjitha mėkatet,
pra kėrkoni nga Unė falje dhe Unė do t'ju fal!
O robėrit e mi, ju nuk jeni nė gjendje tė mė dėmtoni edhe sikur tė mundoheni
(shumė) pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, por as nuk mundeni tė mė bėni mirė
edhe nėse pėrpiqeni (shumė) pėr njė gjė tė tillė!
O robėrit e mi, sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė
parėt dhe tė fundit) prej xhinve tė mundohen tė jenė tė devotshėm sikur ai
qė ka zemrėn mė tė devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robėrit e mi, sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė
parėt dhe tė fundit) prej xhinve tė mundohen tė jenė tė prishur sikur ai, qė
ka zemrėn mė tė prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakėsonte) sundimin Tim!
O robėrit e mi, sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė
parėt dhe tė fundit) prej xhinve tė ngriheni nė njė vend dhe tė mė luteni,
Unė do t'i pėrgjigjem lutjes tė ēdonjėrit prej jush, e kjo nuk do ta
pakėsojė atė qė kam Unė, as aq (ujė) sa mund tė merr gjilpėra prej detit!
O robėrit e mi, kėto janė veprat tuaja, tė cilat tek Unė janė tė ruajtura
dhe tė llogaritura, e pėr to Unė do t'ju shpėrblej. Pra, ai qė gjen mirė le
ta falėnderojė All-llahun, ndėrsa ai qė gjen keq le tė mos e fajėsojė askė
pos vetveten!
HADITHI 18.
O biri i Ademit, Unė rash i sėmurė, e ti nuk mė vizitove! Njeriu do tė thotė:
O Zot, si mundem unė tė tė vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botėrave? All-llahu
do tė thotė: A nuk e dije se njė ndėr robėrit e mi ra i sėmurė, e ti nuk e
vizitove? Dije pra, se nėse e vizitoje do tė mė gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unė tė kėrkova ushqim, e ti nuk mė ushqeve! Njeriu do tė
thotė: O Zot, si mundem tė tė ushqej unė Ty, kur Ti je Zoti i botėrave? All-llahu
do t'i thotė: A nuk e dije ti se njė ndėr robėrit e mi tė kėrkoi ushqim, e
ti nuk i dhe? Dije pra, se nėse e ushqeje, do tė mė gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unė tė kėrkova ujė, e ti nuk mė dhe! Njeriu do tė thotė: O
Zot, si mundem unė tė tė jap ujė, kur Ti je Zoti i botėrave? All-llahu do tė
thotė: A nuk e dije ti kur tė kėrkoi njė ndėr robėrit e mi ujė, e ti nuk i
dhe? Dije pra, se nėse do t'i jepje ujė, do tė mė gjeje Mua tek ai!
HADITHI 19.
Krenaria ėshtė mbėshtjellėsi Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndėrsa
madhėshtia ėshtė petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush
dėshiron tė matet me Mua nė kėto dy gjėra, Unė do ta hedh nė zjarr!
HADITHI 20.
Dyert e Xhennetit janė tė hapura tė hėnave dhe tė enjteve, dhe secilit rob
tė All-llahut, i cili nuk i ka bėrė All-llahut shok (nė adhurim) do t'i
falen mėkatet, pėrveē atij qė i ėshtė hidhėruar vėllait tė vet. Pėr ta do tė
thuhet:
Vonoheni (faljen e mėkateve) derisa tė pajtohen, vonoheni derisa tė pajtohen,
vonoheni derisa tė pajtohen!
HADITHI 21.
"Do tė jem armik ndaj tri lloje njerėzish nė Ditėn e Ringjalljes:
Ndaj njeriut qė e ka dhėnė fjalėn duke u betuar nė Mua, dhe e ka thyer atė;
Ndaj njeriut qė e ka shitur njeriun e lirė dhe fitimin e ka shpenzuar (dmth
e ka robėruar njeriun e lirė), dhe
Ndaj njeriut qė ka marrė punėtor dhe ia ka caktuar rrogėn, ndėrsa pas
kryerjes sė punės nuk ia ka paguar punėtorit atė qė e ka merituar."
HADITHI 22.
Asnjėri prej jush le tė mos e nėnēmojė veten!
(Shokėt) i thanė:
O i dėrguar i All-llahut, si mundet ndonjėri prej nesh ta nėnēmojė veten?
Ai ėshtė pėrgjigjur:
Kur njė njeri sheh ndonjė ēėshtje, e cila ka tė bėjė me fenė e All-llahut, e
ai nuk flet, atėherė All-llahu nė Ditėn e Ringjalljes i thotė:
Ē'tė pengoi ta thuash tė vėrtetėn rreth asaj ēėshtjeje?
Njeriu do tė thotė:
Frika prej njerėzve.
All-llahu do t'i thotė:
Mė mirė do tė ishte nėse mė frikoheshe Mua!
HADITHI 23.
Vėrtet All-llahu do tė thotė nė Ditėn e Ringjalljes:
"Ku janė ata qė e donin njėri - tjetrin pėr hir tė Madhėrisė sime? Sot Unė
do t'i strehoj ata nėn hijen Time, se kjo ėshtė dita nė tė cilėn nuk ka hije
pėrveē hijes Time!"
HADITHI 24.
Kur All-llahu e do ndonjė nga robėrit e Tij e thėrret Xhibrilin u dhe i
thotė:
Unė e dua kėtė njeri, pra duaje edhe ti!
Atėherė edhe Xhibrili e do atė njeri. Pastaj Xhibrili thėrret nė hapėsirėn
qiellore duke thėnė:
All-llahu e do kėtė njeri, pra duajeni edhe ju! Atėherė edhe banorėt e
qiellit e duan ate. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe nė tokė.
Nėse All-llahu nuk e do ndonjė nga robėrit e Tij e thėrret Xhibrilin dhe i
thotė:
Unė nuk e dua kėtė njeri, pra mos e duaj as ti!
Atėherė edhe Xhibrili nuk e do atė njeri. Pastaj Xhibrili thėrret nė
hapėsirėn qiellore duke thėnė:
All-llahu nuk e do kėtė njeri, pra as ju mos e doni! Atėherė as ata nuk e
duan atė, pastaj ky njeri urrehet edhe nė tokė.
HADITHI 25.
Do t'i shpall luftė atij qė tregon armiqėsi ndaj robit Tim!
Robi Im nuk mė afrohet nė mėnyrė tjetėr, pėrveē duke i kryer fardet
(obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon tė mė afrohet edhe mė tepėr me anė tė
veprave vullnetare, qė e shton edhe mė tepėr dashurinė Time ndaj tij, e
kėshtu Unė filloj ta dua ate, e kur e dua, atėherė bėhem veshi me tė cilin
dėgjon, syri me tė cilin sheh, dora me tė cilėn bie, dhe kėmba e tij me tė
cilėn ecė. Nėse ky rob kėrkon diēka prej meje, Unė me siguri do t'ia jap,
nėse kėrkon strehimin Tim, vėrtet Unė do ta strehoj atė. Unė nuk nguroj pėr
asgjė mė tepėr se nė marrjen e shpirtit tė robit Tim fisnik: ai e urren
vdekjen, e Unė e urrej lėndimin e tij.
HADITHI 26.
Vėrtet prej tė gjithė tė devotshmėve mė sė tepėrmi e pėlqej besimtarin e
varfėr, i cili ėshtė nė skamje, e megjithatė tregon njė vėmendje tė posaēme
gjat namazit, si dhe bindje tė plotė gjat adhurimit tė Zotit tė tij duke e
respektuar atė nė vetmi; nuk gjendet nė sy tė keq tek njerėzit, nuk tregohet
me gisht drejt tij, dhe mundėsia e jetesės sė tij arrin vetėm kushtet
elementare, e ai pėrsėri duron.
Pastaj i Dėrguari i All-llahut u tha:
Vdekja do tė kishte ardhur mė herėt tek ai, por ngushėlluesit e tij do tė
ishin pak (nė numėr) dhe i vogėl do tė ishte trashėgimi i tij.
HADITHI 27.
E pyetėm Abdull-llah ibn Mesudin t pėr ajetin:
"Dhe assesi mos mendoni se janė tė vdekur ata qė u vranė nė Rrugėn e
All-llahut! Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u furnizuar te Zoti i
tyre"
(Ali Imran; 169)
Dhe ai tha:
Edhe ne kemi pyetur (tė Dėrguarin e All-llahut u) dhe na ka thėnė:
Shpirtrat e tyre janė nė brendėsi tė zogjve tė gjelbėr, duke pasur kandila
tė varur pėr Arsh dhe (kėto njerėz) shetisin nė Xhennet nga tė duan, pastaj
pushojnė dhe qetėsohen nė ato kandila. Atėherė Zoti ua hedh njė shikim dhe u
thotė:
"A dėshironi diēka tjetėr?" ata thonė:
"Ēka mundemi tė dėshirojmė, kur po shetisim lirisht dhe kah tė duam nė
Xhennet?" All-llahu ua drejton tri herė kėtė pyetje, e ata, kur e shohin se
do tė pyeten pėrsėri, pėrgjigjen:
"O Zot, dėshirojmė qė tė na i vendosėsh edhe njė herė shpirtrat nė trupat
tonė (dmth nė dunja) dhe tė luftojmė derisa tė vdesim edhe njė herė nė
rrugėn tėnde." Kur Ai sheh se ata nuk kanė nevojė pėr asgjė tjetėr, i le tė
qetė.
HADITHI 28.
Nė mesin e paraardhėsve tė juaj ishte njė njeri, i cili kishte njė plagė,
dhe prej dhimbjeve tė tmerrshme, tė cilat mė nuk mund t'i duronte, mori
thikėn dhe preu dorėn, prej sė cilės rrodhi gjak derisa vdiq.
All-llahu U tha:
"Robi Im mė tejkaloi nė vehten e tij (dmth shkeli ligjin Tim), pra Unė ia
kam ndaluar atij hyrjen nė Xhennet."
HADITHI 29.
Kur unė ia marr robit besimtar shokun nga banorėt e dunjasė, e pastaj ai
duron, ēfarė shpėrblimi i takon atij pėrveē Xhennetit?
HADITHI 30.
"Nėse robi Im dėshiron tė takohet me Mua, edhe Unė dėshiroj tė takohem me
tė, e nėse ai nuk dėshiron tė takohet me Mua, as Unė nuk dėshiroj tė takohem
me tė."
Njė hadith i ngjashėm nė njė transmetim mė tė gjėrėsishėm thotė:
Nga Ajsha t pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut u ka thėnė:
Atė qė dėshiron tė takohet me All-llahun, edhe All-llahu dėshiron ta takojė,
e atė qė nuk dėshiron takim me All-llahun, as All-llahu nuk dėshiron ta
takojė.
Unė (thotė Ajsha t) thash: O i dėrguar i All-llahut, a ėshtė kjo nga
urrejtja e vdekjes, sepse ne tė gjithė e urrejmė vdekjen?
Ai (i Dėrguari i All-llahut u) tha:
Nuk ėshtė ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi pėr mėshirėn dhe
kėnaqėsinė e Zotit, si dhe pranimi i tij nė Xhennet, ai dėshiron ta takojė
All-llahun, e edhe All-llahu dėshiron ta takojė atė, ndėrsa kur
mosbesimtarit i jepet lajmi i dėnimit nga All-llahu dhe hidhėrimit tė Tij,
ai vėrtet nuk dėshiron ta takojė All-llahun, e as All-llahu nuk dėshiron ta
takojė atė.
HADITHI 31.
Njė njeri tha: Pasha All-llahun, All-llahu nuk do ta falė filanin!
Nė kėtė All-llahu i Lartėsuar tha:
"Kush ėshtė ai, qė betohet se Unė nuk do ta fal filanin? Me tė vėrtetė Unė e
fala atė, ndėrsa i asgjėsova veprat e tua!"
HADITHI 32.
Njė njeri, i cili ia kishte ngarkuar vehtes disa mėkate tė mėdha, kur ra nė
shtratin e vdekjes u tha djemve tė vet:
"Kur tė vdes mė digjni, e pastaj mė shtypni dhe ma hidhni hirin nė det, se
pasha All-llahun, nėse Ai mė merr nė dorė, do tė mė dėnojė ashtu si askė mė
parė!" Dhe djemtė e bėnė atė qė u tha i ati. Pastaj All-llahu i tha tokės:
"Nxirre atė qė ke marrė!" dhe njeriu u duk aty (para All-llahut). All-llahu
tha:
"Ē'tė shtyu ta bėsh atė gjė?" njeriu tha:
"Frika prej teje, o Zoti Im!"
Pėr kėtė shkak All-llahu e fali atė.
HADITHI 33.
Njė rob (i All-llahut) bėri njė mėkat dhe tha:
"O Zoti im, ma fal mėkatin!" I Lartmadhėruari tha:
"Robi Im ka bėrė njė mėkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mėkatet, por
edhe dėnon pėr ta."
Robi pėrsėri ka bėrė njė mėkat dhe ka thėnė:
"O Zot, ma fal mėkatin!" I Lartmadhėruari tha:
"Robi Im ka bėrė njė mėkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dėnon."
Robi bėri edhe njė mėkat dhe pėrsėri tha:
"O Zot, ma fal mėkatin!"
Dhe i Lartmadhėruari tha:
"Robi Im e ka bėrė mėkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dėnon pėr
mėkatet. Bė ē'tė duash, Unė tė kam falė!"
HADITHI 34.
"O biri i Ademit, derisa tė mė lutesh Mua dhe tė kėrkosh nga Unė (falje),
Unė do tė fal!
O biri i Ademit, qofshin mėkatet e tua deri nė qiell, nėse kėrkon falje nga
Unė, Unė do tė fal!
O biri i Ademit, nėse vjen te Unė me mėkate tė mėdha sa toka, pastaj mė
drejtohesh duke mos mė bėrė shok (nė adhurim) Unė do tė dhuroj falje po aq
tė madhe!"
HADITHI 35.
All-llahu i Lartmadhėruar zbret ēdo natė nė qiellin e tokės tė tretėn e
fundit tė natės dhe thotė:
"Kush ėshtė duke m'u lutur qė t'ia pranoj lutjen?; Kush ėshtė duke mė
kėrkuar, qė t'i jap atė qė kėrkon? Kush ėshtė duke mė kėrkuar falje, qė t'ia
fal (mėkatet)?"
nė transmetimin e Muslimit hadithi pėrfundon:
"Dhe kėshtu vazhdon deri nė agim"
HADITHI 36.
Besimtarėt do tė tubohen nė Ditėn e Ringjalljes dhe do tė thonė:
"T'i themi dikujt tė ndėrmjetėsojė pėr ne tek All-llahu!" dhe do tė shkojnė
te Ademi dhe do t'i thonė:
"Ti je babai i njerėzimit, All-llahu tė krijoi me dorėn e tij dhe u urdhėroi
melekėve qė tė tė pėrulen, dhe Ai t'i mėsoi ty emrat e ēdo gjėje, pra
ndėrmjetėso pėr ne te All-llahu qė tė na lirojė prej kėtij vendi, nė tė
cilin gjendemi!" ai do tė thotė:
"Unė nuk jam nė gjendje pėr ta bėrė njė gjė tė tillė." dhe do t'ua pėrmendė
gabimin e tij (nė Xhennet), do tė ndihet i turpėruar dhe do t'u thotė:
"Shkoni te Nuhu, se ai ėshtė i dėrguari i parė banorėve tė tokės!" dhe kur
do tė shkojnė te ai, do t'u thotė:
"Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė." Dhe do ta pėrmendė
kėrkesėn qė ia bėri All-llahut pėr njė gjė, rreth sė cilės nuk kishte
njohuri. Nuhu do tė ndihet i turpėruar dhe do t'u thotė:
"Shkoni te miku i Mėshiruesit, (Ibrahimi u)!" ndėrsa ai do t'u thotė:
"Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė, shkoni te Musai, robi dhe
Fjala e All-llahut, tė cilit ia ka dhėnė Tewratin." Por kur do tė shkojnė te
ai, do t'u thotė:
"Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė." Dhe do t'ua pėrmendė
rastin kur e ka vrarė njė person nė vend tė njė tjetri. Kėshtu ai do tė
ndihet i turpėruar nga Zoti i tij dhe do t'u thotė:
"Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmėtar, fjala e All-llahut dhe
shpirti!" atėherė do tė shkojnė te ai, dhe ai do t'u thotė:
"Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė, por shkoni te Muhammedi r
(qoftė bekimi dhe paqja e All-llahut mbi tė) tė cilit rob All-llahu ia ka
falė tė gjitha mėkatet, tė kaluarat dhe tė ardhshmet!"
Atėherė (thotė i Dėrguari i All-llahut u) do tė vijnė tek unė e unė do tė
kėrkoj leje qė tė shkoj te Zoti Im. Leja do tė mė jepet, dhe unė do tė shkoj
te All-llahu dhe do t'i bėj sexhde (do tė pėrulem). All-llahu do tė mė lė
ashtu njė kohė, aq sa do tė dėshirojė dhe do tė mė thotė:
"Ēoje kokėn. Kėrko dhe do tė jepet, flit dhe do tė dėgjohesh, ndėrmjetėso
dhe do tė pranohet!"
Pastaj unė do ta ēoj kokėn dhe do ta falėnderoj nė njė mėnyrė nderuese qė do
tė ma mėsojė Ai, dhe do tė ndėrmjetėsoj, e Ai do tė mė japė (njė numėr tė
caktuar njerėzish), e unė do t'i pranoj ata nė Xhennet. Pastaj do tė shkoj
pėrsėri te Ai, dhe kur do ta shoh do tė pėrulem ahtu siē u pėrula herėn e
parė. Pastaj do tė ndėrmjetėsoj dhe Ai do tė mi caktojė (disa njerėz), e unė
do t'i pranoj ata nė Xhennet. Atėherė do tė lutem edhe pėr tė tretėn herė, e
edhe pėr tė katėrtėn dhe do tė them: nė zjarr mbesin vetėm ata, qė i ka
pėrshkruar Kur'ani. Nuk ka dyshim se kėto njerėz do tė jetojnė aty
pėrgjithmonė.
nė transmetimin e Buhariut shtohet:
I Dėrguari i All-llahut u tha:
Do tė dalė prej Xhehennemit ai qė ka thėnė:
"Nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut", dhe i cili ka nė zemrėn e tij
mirėsi, qoftė edhe sa njė kokėrr gruri: pastaj do tė dalė prej Xhehennemit
ai qė ka thėnė:
"Nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut" dhe i cili ka nė zemrėn e tij mirėsi
sa njė thėrmi mielli; dhe do tė dalė prej Xhehennemit ai qė ka thėnė:
"Nuk ka hyjni tjetėr perveē All-llahut" dhe qė nė zemrėn e tij ka pasur
mirėsi nė madhėsinė e thėrmisė sė atomit.
HADITHI 37.
"Kam pėrgaditur pėr robėrit e drejtė atė qė syri nuk ka parė, veshi nuk ka
dėgjuar dhe as qė ka paramenduar zemra e njeriut."
ebu Hurejre t thotė: Pėr kėtė ēėshtje mundeni tė lexoni edhe nė Kur'an:
"Askush nuk e di se ē'kėnaqėsi u ėshtė pregaditur pėr atė qė kanė punuar!"
(Sexhde-17)
HADITHI 38.
Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dėrgoi Xhibrilin
te Xhenneti duke i thėnė:
"Shko dhe shih se ē'kam pregaditur pėr banorėt e tij". Atėherė Xhibrili
shkoi nė Xhennet dhe pa ēfarė kishte pėrgaditur All-llahu pėr banorėt e
Xhennetit. Kur engjėlli u kthye te All-llahu tha:
"Pasha Madhėrinė tėnde, askush nuk di pėr tė pa hyrė brenda!"
Atėhėrė All-llahu urdhėroi qė Xhenneti tė rrethohet me vėshtirėsi, dhe i tha
Xhibrilit:
"Kthehu dhe shikoje pėrsėri!" meleku shkoi pėrsėri nė Xhennet dhe e pa se qe
i rrethuar me vėshtirėsi, dhe kur u kthye te All-llahu tha:
"Pasha Madhėrinė tėnde, frikėsohem se askush nuk do tė hyjė nė tė!"
Atėherė All-llahu iu drejtua pėrsėri Xhibrilit dhe i tha:
"Shko te zjarri dhe shih se ē'kam pėrgaditur pėr banorėt e tij!" Kur e pa
Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndėrtuar nė shtresa - njė mbi njė. U kthye te
All-llahu dhe tha:
"Pasha Madhėrinė tėnde, ai qė do tė dinte pėr te, nuk do tė dėshironte tė
hyjė nė tė!"
Atėherė All-llahu urdhėroi qė tė rrethohet me kėnaqėsi, dhe i tha
Xhibrilit:
"Kėthehu nė tė!" ai u kthye dhe tha:
"Pasha Madhėrinė tėnde, frikėsohem se askush nuk do t'i shpėtojė hyrjes nė
tė"
HADITHI 39.
U zurėn Xhenneti dhe Xhehennemi ndėrmjet vehte dhe Xhehennemi tha:
"Te unė gjendet i fuqishmi dhe kryelarti", ndėrsa Xhenneti tha:
"Te unė gjendet i dobėti dhe i vobekti" pastaj gjykoi All-llahu ndėrmjet
tyre:
"Ti je Xhenneti, mėshira Ime, nėpėrmjet teje Unė i tregoj mėshirė atij qė
dėshiroj, ndėrsa ti je zjarri, ndėshkimi Im, nėpėrmjet teje dėnoj atė qė
dėshiroj, dhe ėshtė caktimi Im qė secili prej jush ta ketė hisen e vet!"
HADITHI 40.
All-llahu do t'u thotė banorėve tė Xhennetit:
"Banorė tė Xhennetit!" ata do tė thonė:
"Zoti ynė, po tė pėrgjigjemi, jemi nėn dėshirėn e kėrkesės Tėnde dhe mirėsia
gjendet nė duart tua" atėherė All-llahu do tė thotė:
"A jeni tė kėnaqur plotėsisht?" ata do tė pėrgjigjen:
"O Zot, si tė mos jemi tė kėnaqur, kur Ti na ke dhėnė atė qė nuk ia ke dhėnė
asnjėrės prej krijesave tua?" All-llahu do tė thotė:
"A nuk dėshironi qė t'u jap diēka tjetėr, mė tė mirė se kjo?" ata do tė
pėrgjigjen:
"O Zot, ēka mund tė jetė mė e mirė se kjo qė na e ke dhėnė?" Ai do tė
thotė:
"Unė do ta bėj qė mirėsia Ime tė zbresė mbi ju, dhe pas kėsaj mė nuk do tė
jem i pakėnaqur me ju!"
|