Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Kuptimi i fjalės " hadith"

 
 Nė shkencėn e hadithit , fjala hadith si shprehje profesionale ka domethėnie tė vecantė. Aty fjala hadith dmth. , " ajo qė Muhammedi alejhis-salam ka thėnė, ose ka punuar, ose ka parė qė dikush dicka bėnė, e me heshtjen e vet kėtė kėtė e ka lejuar dhe njeriun pėrkatės nuk e ka qortuar."Nė hadith bėjnė pjesė edhe ato lajme qė flasin pėr karakteristikat e Muhammedit alejis-selam dmth. pėr atė cfarė ka qenė Muhammedi alejhis-selam me karakteristikat e veta tė jashtme e shpirtėrore.

 

 Pėrmbledhjet mė tė njohura tė hadithit

 
 1. Pėrmbledhja ( Musnedi ) i Ebu Hanifes ( vdiq mė 150 H. ) .Pas vdekjes tė Ebu Hanifes shumė dijetarė kanė shkruar pėrmbledhjet hadithesh me tė cilat ėshtė shėrbyer Ebu Hanife - " Musnede tė Ebu Hanifes"
 
 2. Muvetai  i Malikut ( vdic mė 179 H.) Kėtė pėrmbledhje e kashkruar vetė Maliku, gjatė kohė e ka pėrkryer dhe ua ka ligjėruar nxėnėsve.Pėr kėtė shkak pak dallojnė Muvettatė qė prej Malikut nė kohė tė ndryshme i kanė mėsuar nxėnėsit e ndryshėm. Muvetai mė i njohur ėshtė ai qė prej Malikut e rrėfen nxėnėsi i tij Jahja el Endelusi.Nė Muvveta ka reth 700 hadithe.

 
 3. Musnedi i Shafiut (203 H.) Musnedin e  Shafiut e ka hartuar Ebu'l Abbas el-Esamm el-Emevi (vdiq mė 346 H.) dhe nė te kyqi hadithet qė i ka rrėfyer prej Rebi b.Sulejmanit, nxėnėsit tė Shafiut, e tė cilėt gjenden nė veprat e Shafiut " El Umm" dhe "El Mebsut".
 
 4.Musnedi i Ahmed b. Hanbelit (vdiq mė 241 H.) pėrmbanė reth 40.000 hadithe.Ai nė musnedin e vet i viri vetėm ato hadithe nė tė colat ,sipas mendimit tė tij mund tė mbėshtetet.Nė kėt musned ka edhe hadithe qė i ka shtuar i biri i Ahmedit, Abdullahu ( vdiq mė 290 H.) dhe raviu i  musnedit , Ebu Bekr el -Katii (vdiq mė 368 H.) . Musnedi i Ahmedit ėshtė njė prej burimeve mė kryesore tė vėllimshme tė hadithit.

 

Gjashtė pėrmbledhjet mė tė njohura tė hadithit

 
 1. Sahihu i Ebu Abdil-lah Muhammed b. Ismail el Buhariut ( vdiq mė 256 H.) Buhariu veprėn e vet tė haditheve e ka  hartuar pėr 16 vjet . Buhariu nė shumė vende i pėrsėrėtė shumė hadithe nė sahihun evet.Duke i marrė parasysh hadithet e pėrsėritura nė kėtė vepėr ka 7397 hadithe muttasil, e duke mos i llogaritur hadithet e pėrsėritura, nė tė ka 2761 hadithe merfu.
 
 2. sahihu i Ebu'l - Husejn Muslim b. El Haxhxhah el- Kshejrj ( viq  mė 261 H.).Nė sahihun e Muslimit ka reth 4000 hadithe duke i mos i llogaritur tė pėrsėriturit.

 
3.Suneni i Ebu Davud Sulejman b. Esh' as -Sixhistan ( vdiq mė 275 H.) .
 
4.Pėrmbledhja  ( " Xhamiu" ) e Ebu Isa et- Titmidhi. (viq mė 279 H.) .
 
5. Sunei i Ebu abdi rrahman Ahmed b. Shuajb en- Nesai  ( viq mė 303 H.)
 
 6. Sunei i Ebu Abdil-lah Muhammed b. Jezid Ibni Maxhe el - Kazvini ( vdiq mė 275 H.) Kjo pėrmbledhje pėrmbanė reth 4000 hadithe nė 32 kaptina dhe 1500 nėnkaptina. Nė kėtė pėrmbledhje ka edhe shumė hadithe tė dobėta, por me gjithė ate ajo ėshtė shum e vlefshme.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@