Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

                  KADIJANIZMI DHE SEKTI AHMEDIJĖ

nga:                                       Hajrudin MUJA

Themelues i lėvizjes sė Kadianizmit ėshtė Mirza Gulham Ahmedi, i lindur mė 20 Shkurt 1935 nė Kadian (Panxhab) tė Indisė, rreth 70 mila nė pjesėn lindore tė qytetit Lahore tė Pakistanit.1 Thuhet se kishte prejardhjen nga Samarkandi. Stėrgjyshėrit e tij janė shpėrngulur nė Indi. Kadian, ku edhe kanė pėrfituar autoritet tė lartė. Mirėpo nga disa trazira, familja e tyre ka humbur pasurinė. Por prapė e kthejnė atė sepse babai i tij nė bashkpunim me Anglezėt shumė herė ishte i shpėrblyer. Ai qėndronte nė radhėt e anglezėve nė luftė kundėr pėrpjekjeve pėr tu ēliruar. Thuhet se mė 1858 babai i Kadianit e ndihmoi Anglinė me 50 ushtarė dhe 50 kuaj, nė luftė kundėr vėllezėrve tė vet indian.2 Nė atė kohė ishte zakon qė fėmijėt e tė pasurve tė shkollohen nė shtėpi, prandaj Mirza Gulham Ahmadi studjoj nė shtėpi, nė garamatikė, logjikė dhe filozofi; nėn drejtimin e mėsuesve Mualvi Fazl Ilahi, Maulvi Fazl Ahmed dhe Mauvi Gul Ali Shah.3 Mėsoi Kur'anin, gjuhėn arabe dhe Persiane si dhe diēka nga shkenca e Medicinės, prej tė atit i cili ishte mjek me pėrvojė.4

Sundimi Britanik nė atė kohė sikurse tė atit, i dha Mirza Gulhamit mundėsinė qė tė jetė shėrbėtorė i Anglezve; dhe kėshtu filloj tė punojė nė Govermentin e Indisė nė qytetin Shejlekut. Nė fillim nė kėtė vend u detyrua tė punojė fizikisht sa tė mbaj ekzistencėn. Nė mbramje u hap shkolla e natės pėr mėsimin e gjuhės angleze, nė tė cilėn u regjistrua edhe Gulhami. Pas katėr vjetėsh ai filloi tė punonte nėpėr gjykatat e Indisė. Meqenėse Anglezėt e kuptonin se Muslimanėt e Indisė nuk mundnin aq lehtė ti mbajnė nėn sundim, dhe meqenėse ishin mirė tė njohur se ēka don me thanė pėr muslimanėt "Xhihadė", ata ju drejtuan Mirza Gulham Ahmadit pėr ndihmė, i cili mori pėrsipėr heqjen e "Xhihadit" nė Islam. Ai u shkroj njė letėr Muslimanėve me titull "Paqa ėshtė mė e mirė" me tė cilėn i thrret muslimanėt nė lojalitetin e Anglisė. Anglinė e konsideron si vend tė shenjtė dhe ndalon ēdo musliman qė tė ngritet kundėr saj, duke kėrkuar njėkohėsisht qė muslimanėt tė mbesin tė nėnshtruar gjithmonė nė shėrbimin e saj. Ai pėr Anglinė thotė: "Mė ka pasuruar, mė ka mėnjanuar varfėrinė time... mė ka ndritė natėn time dhe mė ka futur nė mesin e tė njohurve... Kam vendosur ta ndihmoj (Britaninė) me veprat e mija dhe Zotin e pata ndihmė. I jam betuar Zotit (prej atėherė kur e ka bė tė pasur) nuk do tė shkruaj asnjė vepėr e tė mos e pėrmendi mirėsinė e mbretėreshės sė Anglisė, sė cilės muslimanėt i kan borxh falėnderime tė panumėrta.5 

Pas katėr viteve (1866), me kėrkesėn e babait, ai kthehet nė Panxhab dhe fillon studimet "Islame". Kėshtuqė me 1880, lajmrohet vepra e parė e tij "EL BEHARINUL AHMEDIE" nė tė cilėn jap gjykimin e vet mbi Islamin.6

Personalitet i rėndėsishėm nė Historinė e Kadianizmit ėshtė edhe Hakim Nurudin Bhairawi njėri prej devijuesve tė njohur nė Islam, pėr tė cilin disa mendojnė se Kadianizmi ėshtė pjellė e drejtpėrdrejtė e mendjes sė tij. Me te u takua sė pati gjatė qėndrimit nė Sejalkut. Edhe ky ishte nga Panxhabi dhe si duket kishte admirim tė madh nė veprat e Mirza Gulham Ahmadit, andaj nė njė letėr qė e fillon: "Mėsuesi im, Udhėheqėsi im, Udhėzuesi im... Essalam-o-Alaykum wa Rahmetullah..." i shkruan (nė fillim tė vitit 1891) dhe e kėshillon qė ta proklamojė vehten si "Mesih i Premtuar". Ky ėshtė edhe viti vendimtarė nė historinė e Kadianizmit.28 Pėr ēdonjėrin qė do ta kundėrshtojė, Nurudini e kėshillon qė tė pėrdorė versetin Kur'anorė: "A menduan njerzit tė thonė "Ne besuam, e tė mos vihen nė sprovė",7 dhe tė thojė: "Me kėtė jam urdhėruar dhe jam i pari i Muslimanėve".8  

Nurudini kishte lindur mė 1841 nė prendim tė Pakishtanit nė Panxhab. Kishte mėsuar Persishten, kaliografinė dhe bazat e gjuhės arabe. Mė 1858 caktohet si mėsues nė shkolen qeveritare pėr mėsimin e gjuhes perisuane. Mė vonė emėrtohet si drejtor i kėsaj shkolle dhe e mban kėt post pėr kater vjetė. Mė vonė e la punuen dhe filloi tė studjonte sėrish... 

Hakimi e pėrkrahte Gulhamin dhe pėr tė thoshte se:Sikur ky njeri (dmth.Mirza Gulhami) tė thoshte se ėshtė pejgamber, pranues i ligjeve tė reja dhe anulues i ligjeve tė vjetra qė erdhen me Kur'anin, nuk do ta mohoja, por do ta pėrkrahja pa u hamednur..." Sidoqoftė, dy vite pas takkimit me te, Mirza Gulham Ahmadi kėrkon qė bota ta njohė si reformatorė Islamik. Ai pranoj propozimin e Nurudinit dhe filloj tė flasė pėr njė njeri qė pejgamberi as, ka pėrmendė nė njė hadithė se do tė vijė dhe se do tė jetė Persian: "Rijal Min Farsee" (njeriu prej Persie). Ky hadithė pėrmendet nė "SAHIH" bashkė me njė spjegim, tė cilėn ylemaja e kanė interpretua se i referohet Selman Faresiut, icili ka qenė nga Persia. I kėtij mendimi ishte edhe Ebu Hanife, icili gjithashtu ishte Persian.9 Mirza Gulham Ahmadi i pėrket vijės gjenealogjike tė "Barlasit" prej MOGHULAS,10 por pas njė kohe, ai mori vesh pėrmes "inspirimit" se kishte origjinė Persiane,11 ashtuqė hadithin e cituar nė SAHIH ta paraqesė tė referuar pėr tė. Hapi i parė qė do tė ndėrmarrė ėshtė shpjegimi nė lidhje me besimin pėr ēėshtjen e Isaut as (Krishtit). Libri "FATH-I-ISLAM" (1890) ėshtė trakti i parė qė e pėrmendė emrin si kopje e Mesihut, nė tė cilėn thotė se Mesihu i Nazaretit ka vdekur. Pra sipas tij, Jahuditė e kryqėzuan Krishtin, por ai nuk vdiq nė kryq.12 Ai i shpėtoj vdekjes, shkoj nė Indi dhe aty gjeti vdekjen natyrale.13 Pėr atributin tjetėr nė tė cilėn pėrmendet paraqitja e Mesihut nė Damask, shkruan Nurudini e pas tij edhe Mirza Gulhami, i cili pretendon se i ėshtė reveluar nga Zoti, se Kadiani dikurė ėshtė quajtur Damascus. Gulhami pėr imam tė kėsaj xhamie caktoi njė njeri qė ishte pėrkrahės i tij, njeri i prishur dhe i njohur nė mjedisin e tij pėr sjellje e punė tė urrejtura. Ai quhej Abdul Kerim dhe bashkė me Nurudinin ishin pėrkrahėsit mė tė denjė tė "profetit tė ri". 

Mė 1900, Abdul Karimi nė Kadian mbajti hydben, nė tė cilėn tha: "Mirza Gulhan Ahmedi el Kadiani ėshtė i dėrguari i Zotit dhe besimi ndaj tij ėshtė i detyrueshėm.Ata qė besojnė pejgamberėt e dėrguar mė heret, e nuk e besojnė pejgamberinė e Gulham Ahmedit bėjnė dallim nė mes tė dėrguarve tė Zotit dhe devijojnė nga fjalėt e Allahut i cili urdhėron tė mos bėhen dallime nė mes pejgamberėve... Interpretimet tradicionale pretendojnė se Mesihu do tė njihet nė dy shenja tė verdhė, nė ēka Mirza Gulhami pretendon se ėshtė fjala pėr dy sėmundjet qė ai posedon, pėr pagjumėsinė dhe diabetin (sėmundjen e sheqerit). Pėr tė plotėsuar pjesėn tjetėr tradicionale mbi ēėshtjen e minares sė Damaskut (nė tė cilėn do tė paraqitet Mesihu) ai do tė gjejė njė minare tė konstruktuar nė pjesėn veriore tė Kadianit qė dikurė qenka quajtur Damascus. Kėshtu pėr ēdo pjesė tradicionale ai mendon nga njė arsye duke tentuar qė tė bindė se vėrtetė tė gjitha shenjat qė tradicionalisht janė folė pėr Mesihun e premtuar, i posedon pikėrisht Mirza Gulham Ahmadi.14 

Kėshtu pra, Mirza Gulham Ahmadi kėtė e bie si ēėshtje tė shkuar, dhe kėshtu jep prova "Bindėse" se ai ėshtė Mesihu i premtuar, shpėtimtarė i njerzimit, dhe thotė: "Vėrtetė Zoti i ka dėrguar kėtij populli Mesihun mė tė mirė nė ēdo pikėpamje se Mesihu i parė dhe e ka quajt Mirza Gulham Ahmad...".16  

Tė kthehemi edhe njė herė te Mirza Gulham Ahmadi i cili nuk mjafton vetėm me kaq. Ai mė vonė e proklamon vetėn si profet, bile si profeti mė i vėrtytshėm dhe thotė: "Pėr tė (mendon pėr Muhamedin) ėshtė eklipsuar Hėna, kurse pėr mua Hėna dhe Dielli...".17 Ai pohon se edhe profetėt tjerė kan bėrė mrekullira, por nė krahasim me mrekullitė e tija, ato kan qenė shumė tė vogla dhe mė tė pa rėndėsishme.18 Ngritet edhe mė lartė dhe thotė se prej Zotit i ėshtė thėnė: "Ti je tek unė nė shkallėn e fėmiut tim... kur tė hidhėrohesh ti, edhe Unė hidhėrohem, dhe ēdo gjė qė ti don e dua edhe Unė..." 

Komentimin e Kur'anit e jep sipas qefit tė tij,19 duke u mveshur shum ajeteve kuptimin e ardhjes sė Mesihut tė Premtuar, e madje edhe si profet. Nė kėtė koment, ai i mveshė vetės kaptinėn e Jasinit: "Jasin Inneke leminel murselin ala siratin mustekim" (vėrtetė ti je prej profetėve tė Zotit nė rrugė tė drejtė). Ajetin 10 tė sures 75 (Kur'an) Muhammed Zekerija Khan e pėrkthen kėshtu: "Dhe Dielli e Hėna do tė bashkohen (do tė eklipsohen sė bashku)".20 Dhe jep komentin: "Fjala ėshtė pėr atė profetėsi tė pėrmendur edhe nė hadith, sipas sė cilės nė kohėn e paraqitjes sė Mesihut tė Premtuar, do tė errėsohen Hėna dhe Dielli, nė tė njėjtin muaj tė Ramazanit. Kjo profetėsi u plotėsua nė vitin 1894, kur themeluesi i sektit Ahamedia (Hazrat Murza Gulham Ahmadi) pat deklaruar se ai ėshtė Mesihu dhe Mehdiu i Premtuar, pėr ardhjen e tė cilit lajmroi Kur'ani dhe profeti i shenjtė...".21  

Nė komentimin e ajetit 5 tė sures El-Bekare, gjejmė: "Fjalėn e ka pėr ardhjen e Imam Mahdiut e tė Mesihut tė premtuar". Ndėrsa pėrkthimin e ajetit e jep: "Tė cilėt e besojnė edhe ate qė tė ėshtė diktuar ty, e edhe ate qė u ėshtė diktuar para teje dhe e besojnė fuqimisht Ahiretin...".22 Ajetin 21 tė sures "Jasinė" e pėrkthen: "dhe nga ana e largėt e qytetit erdh njė njeri duke vrapuar dhe tha: O populli im, ndjekeni Profetėt!" dhe jep komentimin: "Njė njeri" e referon Mesihun e premtuar pėr ardhjen e tė cilit ka lajmruar Profeti i shenjtė. Kjo tregon se ai Mesihu i Premtuar do ta pėrhapė shpejt e shpejt fenė Islame.23 Ajetin 76 i sures "Al-Vakia", e pėrkthen: "Pra, unė e paraqes pėr dėshmi thyrjen e yjeve" pėr ta komentuar: "Kjo ėshtė njė profeci se nė kohen e ardhjes sė Mesihut tė Premtuar, do tė bien shumė yjet, siē ngjau me ardhjen e profetit tė shenjtė".24 Ajetin 12 tė sures "Al Murselat" e pėrkthen: "Dhe kur tė gjithė Profetėt, do tė dėrgohen nė kohėn e tyre tė caktuar" duke e komentuar mė poshtė: "Kur do tė vije Mesihu i premtuar, e ai do tė pagėzohet me emra tė tė gjith profetėve".25 Zoti xh sh nė Kur'an, nė kaptinėn "IHLAS" nuk len vend pėr dyshim kur thotė: "Lem jelid ve lem juled" (Nuk ėshtė i lindur as nuk ka lindur), por pėr Mirza Gulham Ahmadin, jo vetėm kaptinėn "Ihlas", por edhe tėrė Kur'anin mund ta ndryshojė, gjegjėsisht ta "pėrmirsojė", sepse "ai merr pjesė nė krijimin e tokės dhe tė qiellit, prandaj i ėshtė lejuar pėr korigjimin e Kur'anit dhe tė Islamit..." Vazhdon ai: "Zoti ka hy nė mua... Derisa kam qenė nė kėtė gjendje kam thėnė, dua njė krijim tė ri, njė qiell dhe njė tokė tė re... Pastaj kam krijuar qiellin dhe tokėn... Nė fillim nė miniaturė pa rregull e pastaj nė mėnyrėn qė dėshira e sė drejtės e ka kėrkuar...".26  

Edhe pėrkundėr kėtyre deklaratave bota Islame nuk ndėrmori asgjė pėr tė penguar veprimin e tyre. Rreziku i tyre u pa mė 1975, kur Kadianitė sulmuan trenin e mbushur me studentė musliman nė qytetin Rebvi dhe duke i mbuluar me zjarr i mbytėn tė gjith studentat e medicinės qė ishin nė tė.27 Prej atėherė liga e Botės Islame me seli nė Mekė, ndėrmori njė aksion serioz pėr tė ndalue veprimet e tyre. Shteti i parė qė ua ndaloj veprimet Kadianėve ishte India, e pas vitit 1975 edhe Arabia Saudite, Emiratet dhe Egjipti. Lėvizja e Kadianizmit sipas drejtimit Islam ėshtė kategorikisht pseudo-Islame, njė frymė politike pro-Angleze, por orientalistėt e shohin ate si frymė islame me ndryshim nė tri pika: 

1.   Natyra e Isait as; 

2.   Ēėshtja e Mehdiut dhe

3.   Anulimi i Xhihadit. 

Ithtarėt e dokrtinės kadianiste kan qenė nė shėrbim tė kolonializimit anglez. Vetė Mirza Gulhami nė librin "Ahmedi - i dėrguari i pritur nė botė" thotė: "Mbani mend se qeveria Angleze ėshtė mėshirė dhe begati pėr ju . Ajo ėshtė mburoja e juaj. Anglezėt janė njėmijė herė ,mė tė mirė se muslimanėt, tė cilėt janė armiėt tuaj..." Nė librin "Mėsimet e Isait tė pritur": thotė: "Kėshilloi ithtarėt e mij, ta vlerėsojnė shtetin anglez, t'i falėnderohen e t'i nėnshtrohen atij..." 

Dr. Zaki Karen, nė revisten "Hadra Maut Bixhave" (Muharrem 1351) nga libri i Mirza Gulham Ahmedit (nuk e ka pėrmendė titullin e librit) ka lexuar dy fjali qė i kanė tėrheqė vemendjen, nė kėt revistė ai shėnon vetem njė: "I falėnderohem Zotit se jam lindur nėn flamurin anglez, e larg muslimanėve..." Nė njė leter qė i ka shkrue Gulham Aghmedi guvernatorit tė pėrgjithshėm tė Indisė, e pranon qėllimin e vėrtetė tė misionit tė tij si agjent britanik mbrenda shoqėrisė Islame nė Indi dhe jasht saj: "Punėn e vlefshme qė kam marrė pėrsipėr me anė tė shkrimeve e fjalimeve qė nga fėmijėria e hershme e deri sot ėshtė t'i bindė muslimanėt se shumė mė mirė do tė ishte sikur t'a vlerėsonin qeverinė britanike..." Nė tė njėjtėn leter shkruan: "I kam mbushur pėrplot vitrinat e librave me punimet e mia duke e lavdėruar sundimin britanik. Ky ėshtė njė shėrbim i vlefshėm pėr tė cilin shpresoj se do tė shpėrblehem mirė. Pėr xhihadin, si parim themelor nė Islam, ėshtė krejtėsisht ndryshe te Mirza Gulhami. Nė letren e tij drejtuar guvernatorit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė thuhet: "Qėllimi im ėshtė qė ta ē'rrėnjosė tėrėsisht nga mendjet e marra tė muslimanėve kėtė ide absurde tė Xhihadit..." Nė librin "mėsimet e Isait tė pritur" ai thotė: "I kėshilloi ithtarėt e mij, t'i urrejnė dietarėt musliman, tė cilėt me fe e lejojn derdhjen e gjakut njerėzorė duke u mbuluar me perden e devotshėrisė..." Kurse nė librin "Kushtet e Hyrjes nė Ahmedizėm" thuhet: Nuk i lejohet Ahmedistit tė falet pas joahmedistit; Musliman quhet ai qė i beson Mirza Gulham Ahmedit e; Kadianit. Epiteti i Muhamedit si "Hatemun Nebijjin" do tė thotė mė i vlefshėm e jo pejgamber i fundit. Haxhi nė Kadian ėshtė mė i vlefshėm se haxhi nė Meke. Haxhi i Mekes nuk vlen nėse nuk ėshtė vizituar Kadiani. Ajeti i Kuranit "Ai qė hynė nė tė ėshtė i siguruar" ka pėr qėllim hyrjen nė xhaminė e Kadianit. Mesxhidur Aksa i cituar nė Kur'an nuk asht fjala pėr nė Jerusalem por nė Kadian. 

Lėvizja Ahmediane ėshtė organ i Kadianizmit, qė pėr themelues gjithashtu ka Mirza Gulham Ahmadin. Ndryshimi qėndron nė atė se ithtarėt e lėvizjes sė Kadianėve, e konsiderojnė Mirza Gulham Ahmadin si profet, ndėrsa Ahmeditė e pranojnė atė vetėm si reformator gjegjėsisht si "Mesihu i Premtuar". Ndarja nė mesin e kėtyre dy lėvizjeve ėshtė bėrė nė vitin 1914. 

Menjėherė Pas vdekjes sė Mirza Gulham Ahmadit, udhėheqjen e merr bashkėpunėtori i tij Nurudini, icili konsiderohet halif i parė i sektit Ahmedi. Nė kėtė post, shpresoj edhe ithtari i tij Hoxha Kemaludin. Ky nuk priti vdekjen e Nurudinit pėr tė marrė postin e tij, por me organizatėn e tij tė re shpėrngulet nė Lahore tė Pakistanit dhe organizatėn apo lėvizjen e tyre tė re e quajtėn "Lėvizja Ahmediane nė Islam" ose "Shoqėria Ahmediane nė pėrhapjen e Islamit". 

Njėjtė me Kadianitė, edhe Ahmeditė Britanin e madhe e konsiderojnė mbrojtjen mė tė madhe tė Islamit dhe tė Muslimanėve. Mė 25 Maj 1900, Mirza Gulham Ahmadi deklaroj se: "Zoti mė ka reveluar, se kushdo qė ka dėgjuar thirrjen time dhe nuk e pranon atė, ai nuk ėshtė musliman...".28 Kėtė mendim mė vonė e pėrkrahė Mirza Bashirudin Mahmood icili shkruan: "Tė gjith ata musliman qė nuk e besojnė Mesihun e Premtuar (m. G. Ahmadin), pa marrė para syshė a e kan dėgjuar emrin e tij apo jo, ata janė qafira dhe si tė tillė janė jasht Islamit".29 Bile edhe falja e xhenazes sė njė (joKadianiu apo Ahmediu) ėshtė e ndaluar pėr Kadianitė (Ahmeditė) derisa vetė Mirza Gulham Ahmadi nuk i fali xhenazen djalit tė vet (Fazal Ahmed) icili nuk i takonte sektit tė tij.30 Kadianitė dhe Ahmeditė duhet tė kenė imamėt dhe xhamiat e tyre. Nėse ndonjė Kadiani (Ahmedi) falė namazin me njė musliman qė nuk i takon kėtij sekti, ai duhet pėrsėritur namazin. Sipas Ahmedive musliman ėshtė ai: "...qė e beson Zotin Njė, e beson Muhamedin as si tė dėrguar tė Zotit dhe beson ēdo gjė qė ka thėnė Mirza Guhlham Ahmadi".31 Ahmeditė janė shumė aktiv dhe mund tė takosh nė gjith botėn, megjithse nė krahasim me Kadianitė ata paraqesin pakicėn. 

Mėsimet e ithtarėve (dhe themeluesve) tė lėvizjes Ahmediane janė tė shumta, por brenda mundėsisė do tė paraqesim disa prej tyre. Sipas "Mesihut tė premtuar" (Mirza Gulham Ahmadit), procesi i ardhjes sė profetėve nuk ka pėrfunduar. Mund tė vijnė profetėr, por vetėm pėr tė pėrhapur dritėn e shenjtė; dhe ata nuk mund tė sjellin ndonjė sherjatė tė ri, pėrveē sherjatit tė Islamit.32 Dhe thotė: "Mos mendoni se komunikimi me Zotin ėshtė ndėrpre, me arsyetim se ai ka qenė proces i kohės sė shkuar. Gjithashtu mos mendoni se "shpirti i shenjtė" nuk mund tė zbresė me arsyetim se ai ka zbritė nė kohėt e shkuara. Unė vėrtetė ju them, ēdo derė mund tė mbyllet, por dera e zbritjes sė "shpirtit tė shenjtė" nuk mbyllet kurrė. E ju, hapni dyert e zemrės nė mėnyrė qė edhe ai tė hyjė nė to...".33 dhe shton: "Hazreti Isa nė lėvizjen Musajane ishte Mesihu i premtuar, kurse unė jam mesihu i premtuar nė lėvizjen Muhamedane... Ai qė nė mėnyrė tė vėrtetė nuk mė beson mua si Mesihu i Premtuar, nuk ėshtė nė sektin tim...".34 Pastaj: "Ai (Zoti) zbriti mbi mua diktimin e vet, dhe nė favorin tim tregoj vepra tė mrekullueshme. Mė autorizoj mua pėr kėtė kohė si Mesihu i premtuar..." 35. Ithtarėt e sektit Ahmedia 36, me plotėbindje besojnė se ai ishte Mesihu i premtuar, duke vėnė si bazė Hadithin tė cilin ata e transmetojnė se Muhammedi as nė njė rast ka thėnė: Do tė vijnė shumė Mesih gėnjeshtarė, por tė gjith do tė kenė pėrvundim fatal (tragjik) nė vrasje apo mbytje. Kur tė vijė Mesihu i premtuar, ai do tė ketė vdekje natyrale... Ashtu vdiq edhe Mirza Gulham Ahmadi. "Mrekullia" e tij (Gulham Ahmadit), lidhet me vitin 1902, kur u pėrhap murtaja nė (Penxhab) Indi, dhe kur qeverija kishte filluar tė japė vaksina kundėr murtajės. Hazrat Mirza Ghulham Ahmadi, pėrmes njė ėndrre ishte i lajmruar pėr kėtė (nga ana e Zotit) shumė vite mė parė. Prandaj ky refuzoj tė marrė vaksinė kundėr Murtajės, duke u thėnė ithtarėve tė vet: "Allahu dėshiron qė nė kėtė kohė t'u tregojė njerzve njė shenjė tė mėshirės qiellore... Kjo do tė jetė njė shenjė me anėn e sė cilės, Allahu do tė krijojė njė dallim midis sė vertetės e tė pavėrtetės...". 37

 

SHENIMET (Referencat): 

1.    Shih: SIRAT AL MAHDI, nga Mirza Bashir Ahmadi (Angl.) 

2.    Naim Tėrnava: FRAKSIONET NE ISLAM - Akaid #4, Prishtinė 1997 

3.    Shih THE ESENCE OF ISLAM nė "Introduction", faqe VII-XVIII, London 1979 

4.    Ibrahim Dzananovic EKSTREMNE SEKTE KROZ ISTORIU ISLAMA, "Takvim" 1976 faqe 82. 

5.    Ibrahim Dzananovic, EKSTREMNE SEKTE KROZ ISTORIU ISLAMA, "Takvim 1976" faqe 84 

6.    Po aty, faqe 83. 

7.    Shih "FATH-I-ISLAM" dhe "IZALAT AL AWHAM" 

8.    Kur'an; Ankebutė:2 

9.    Shih Kur'anin El En'amė 163 / Maktubat-i Ahmediyah Vol. V Nr. 2 faqe 85. 

10. S. Abul Hasan Nadwi "QADIANISM - A CRITICAL STUDY" Lahore - Pakistan 1991. 

11. Mirza Gulham Ahmad "KITAB AL BARIYAH" faqe 134 

12. QADIANISM - A CRITICAL STUDY" 

13. ABC- Islamic Encyclopedia for children 

14. J. D. Shems "WHERE DID JESUS DIE", pub i III-tė 1989, faqe XX, nė "Introduction". 

15.  

16. QADIANISM - A CRITICAL STUDY... Pėr arsyetimet dhe "faktet" rreth Mesihut dhe Mehdiut tė premtuar, tė cilat i jep Mirza Gulham Ahmadi, shih nė "MESIMI YNE" tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Muhamed Zekeria Khan. Kjo broshurė e vogėl; ėshtė e shkėputur nga Vepra e Mirza Gulham Ahmadit "KASHTI-E-NUH" (Arka e Nuhit). 

17. Shih Komentimin e Kur'anit nga Muhamed Zekeria Khan 

18. "KHUTBA- ILHAMIYA", faqe 177-178. 

19. TAKVIM 1976. 

20. Pėrkthimin e Kur'anit dhe Komentimin e Mirza Gulham Ahmadit ėshtė bėrė edhe nė gjuhėn shqipe prej Muhamed Zekeria Khanit, e publikuar nga Islam International publications ltd, Islamabad 1990. Pėrveē kėsaj ai ka pėrkthue edhe disa broshura tė tjera nė gjuhėn shqipe pėr tė pėrkapur sektin AHMEDIJE nė Shqipėri apo kudo tjetėr nė botė ku ka shqiptarė, si "Mėsimi ynė", Ajete tė zgjedhura tė Kur'anit tė shenjtė", "Disa tipare dalluese te Islamizmit", "Rilindja e religjioneve", etj. Gjithashtu kanė pėrgaditur edhe tre volume Videokasetash me mėsimet e tyre... 

21. "Kur'ani i shenjtė" (me komentim) Pėrkthye prej Muhamed Zekeria Khan. Publikuar nga: Islam International Publications Ltd. Islamabad 1990. Ajeti Nr# 10 nga sureja AL-KIAMAH, faqe 818. 

22. Po Aty, Fusnota Nr# 1245, Faqe 818. 

23. Po Aty, Ajeti 5, Fusnota 16, Faqe 5 

24. Po Aty, Ajeti 21, Fusnota 930 dhe 931, Faqe 596. 

25. Po Aty, Ajeti 76, Fusnota 1141, Faqe 747. 

26. Po Aty, Ajeti 12, Fusnota 1261, Faqe 826. 

27. Pėr tė takur djallėzi dhe marrėzira tė tilla tė ngjajshme, shih veprat e Mirza Gulham Ahmadit, tė cilat mund tė gjejsh nė Qendrėn e ahmedive nė New York nė adresėn: 86-71 Palo Alto Street, Holliswood NY 11423. 

28. "Preporod" 1975 

29. ZIKR AL HAKIM Nr# 2, ,Faqe 24 (15 janar 1935 

30. AINA-I SADAQAT Faqe 35, Op. Cit nė QADYIANI MAHZAB 

31. QADIANISM - A CRITICAL STUDY 

32. Mirza Gulham Ahmadi vdiq nė Lahore tė Pakistanit mė 20 maj 1908. 

33. "Ajete tė zgjedhura tė Kur'anit tė shenjtė", publikuar nga Islam International publications; Islamabad 1989. 

34. "Mėsimi ynė", Islamabad 1989, faqe 13. 

35. Nga biseda me imamin e Qendrės sė sektit Ahmedia nė Islam (Baitul Zafar). 

36. "Mėsimi ynė", Islamabad 1989; faqe 8 

37. Nga sekti i Ahmedive, broshure e libra tė shumta janė shtypė e pėrhapė edhe nė gjuhėn shqipe, tė pėrkthyera nga Muhamed Zekeria Khan, ėshtė Pakistanez, icili ka krye fakultetin e gjuhės dhe letėrsisė Shqipe nė Prishtinė. Ai gjithashtu ka pėrkthyer edhe Kur'anin me komentimin "famoz" tė Gulham Ahmadit. Prandaj lexuesi duhet tė ketė vemendjen kur tė lexojė kėto pėrkthime...

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@