VĖLLAZĖRIA NĖ ISLAM
Me emrin e Allahut
tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit
Falėnderimi i takon vetėm Allahut, qė me anė tė Muhammedit solli dritėn dhe
fenė e vėrtetė, udhėzoi me anė tė tij njerėzit dhe ua hapi atyre sytė, i
bashkoi pasi ishin tė pėrēarė, i bėri miq pasi ishin armiq.
E
falėnderojmė Allahun qė na urdhėron neve, besimtarėve, ta duam njėri-tjetrin
dhe ta forcojmė gjithnjė besimin duke forcuar dashurinė pėr njėri-tjetrin.
O
njerėz, kijeni frikė Allahun, pėrmbajuni urdhrave tė Tij dhe urdhrave tė tė
Dėrguarit tė Tij, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrini lumturinė e
vėrtetė.
I
Dėrguari i Allahut, Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi
tė!) ka thėnė: "Mos kini smirė pėr njėri-tjetrin, mos mashtroni, mos
urreni njėri-tjetrin, mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit dhe mos ndėrhyni
nė shitblerjen e njėri-tjetrit. Jini vėllezėr, siē i ka hije robve tė
Allahut. Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit, nuk i bėn padrejtėsi, nuk e lė
nė baltė, nuk e gėnjen dhe nuk e pėrēmon atė. Devotshmėria ėshtė kėtu (e
tha kėtė tri herė, duke bėrė me shenjė nga zemra e tij). Pėr njė njeri
ėshtė shumė keq qė ta pėrēmojė vėllanė e tij musliman." (Marrė nga
Muslimi)
Nė njė
hadith tjetėr ai thotė: "Atij qė i largon muslimanit njė brengė, Allahu
ia largon brengėn Ditėn e Kijametit; Atij qė i mbulon muslimanit njė tė metė,
Allahu do tia mbulojė Ditėn e Kijametit."
Nė
hadithin qė e pėrmendėm mė lart, Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe bekimi i
Tij qofshin mbi tė!) thotė: "Jini vėllezėr, siē i ka hije robve tė
Allahut".
Vėllazėria, pėr tė cilėn na porosit Pejgamberi ynė i dashur, nuk ėshtė
sipėrfaqėsore, ajo duhet tė jetė e fortė dhe duhet ta ketė vendin nė shpirt
e nė zemėr. Ajo nuk duhet tė jetė me qėllime interesi, por njė dashuri e
vėrtetė, qė shprehet me fjalė e vepra tė mira. Vėllazėri e vėrtetė ėshtė kur
ti do pėr vėllanė atė qė do pėr vete, kur dėshiron qė ai tė jetė besimtar i
pėrpiktė, tė jetė krenar, i fortė, i pasur, e tė sillet mirė, kur e
kėshillon atė dhe i mėson si tė jetė nė rrugė tė drejtė, duke pėrdorur
metodat mė tė favorshme, pėr tia arritur qėllimit.
Gjithashtu, kur nuk do pėr vėllanė atė qė nuk e do pėr vete, kur tė
shqetėson fakti qė ai mund tė jetė i shthurur, i poshtėruar, i varfėr, i
dobėt dhe asnjėherė nuk pajtohesh me sjelljet e tij tė kėqija, kur i bėhesh
krah gjithnjė dhe nuk mjaftohesh vetėm duke iu lutur Allahut pėr tė, nėse e
sheh qė ka nevojė, por ti vetė pėrpiqesh ta ndihmosh me sa ke mundėsi.
Dijetari i nderuar
Ibnu Kudame el-Makdesi nė njė nga shkrimet e tij, ka pėrmendur disa nga
detyrimet qė ka secili prej nesh ndaj vėllait tė tij musliman. Ai thotė:
1. Plotėsimi i nevojave
tė vėllait tėnd musliman,
ndėrkohė qė shpėrblimi i Allahut pėr ty, varet nga fakti se nė cilėn
kategori tė poshtėshėnuar bėn pjesė:
Tia
plotėsosh nevojat kur ai ta kėrkon njė gjė tė tillė dhe ti je nė gjendje pėr
ta ndihmuar. Kjo tė bėhet me dėshirė dhe mundėsisht me buzėqeshje.
Tia
plotėsosh nevojat kur nuk tė kėrkohet njė gjė e tillė, por ti vetė e ndjen
nevojėn e tij pėr ty.
Tė plotėsosh nevojat
e vėllait para tuajave. Qenė sahabėt ata, qė e praktikuan tė parėt kėtė lloj
veprimi, prandaj, Allahu i Madhėruar i ka lavdėruar nė Kuran, duke thėnė:
"Ata u japin pėrparėsi tė tjerėve para vetes edhe nėse ėshtė diēka personale."
2. Gjuha duhet tė heshtė.
Kėtė
gjė mund ta sqaronim nė kėtė mėnyrė: duhet tė heshtė dhe tė mos pėrmendė tė
metat e vėllait musliman, nė prani a nė mungesė tė tij. Duhet tė mos pyesėsh
pėr ato gjėra qė ai nuk dėshiron ti tregojė, tė ruash sekretet e tij edhe
nėse ndahesh prej tij. Duhet tė mos fyesh shokėt e tij, pjesėtarėt e
familjes, madje edhe nėse dėgjon dike duke i bėrė kėto veprime, tė mos i
tregosh vėllait, pėr tė mos shkaktuar grindje.
3. Gjuha duhet tė flasė
Kėtė
mund ta sqaronim kėshtu: ashtu siē pėrmendėm mė lart faktin se nuk duhet tė
themi atė qė vėllait nuk i pėlqen, po kėshtu duhet qė gjuha tashmė tė
zgjidhet, pėr tė folur pėr anėt e tij tė mira.
Duhet
qė me fjalė e vepra tė pėrpiqesh tė fitosh zemrėn e tij, ta pyesėsh pėr
ndonjė hall qė mund tė ketė dhe gjithnjė, kur je me tė, tė pėrpiqesh tė jesh
i gėzuar dhe i qeshur. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i
Tij qofshin mbi tė!) thotė nė njė hadith: "Nėse dikush prej jush e do
vėllain e tij musliman, le tia shprehė." (Kumtoi Tirmidhiu)
Kėtu
mund tė pėrmendim se ėshtė detyrė qė vėllanė ta thėrrasim me emrin apo
pseudonimin qė ai pėlqen. Umer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!)
ka thėnė:
"Dashurinė
e vėllait tėnd musliman mund ta fitosh me anė tė tri gjėrave: ta
pėrshėndesėsh kur e takon, ti bėsh vend kur jeni ulur pėr tė kuvenduar dhe
ta thėrrasėsh me emrin qė ai pėlqen mė shumė."
4. Lutu pėr vėllanė kur
ėshtė gjallė dhe kur ka vdekur
Lutjet
duhet tė jenė tė njėjtat ato qė bėn pėr veten tėnde (pėrveē rastit kur ke
diēka fare personale). Ebu Derda kumton se i Dėrguari i Allahut (Paqja e
Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), ka thėnė: "Kur muslimani lutet
pėr vėllanė e tij, pa ditur gjė (ky i fundit), lutja pranohet. Tek
koka e lutėsit qėndron njė engjėll i ngarkuar tė thotė, pas ēdo lutejeje tė
mirė pėr vėllanė musliman, Amin, tė dhėntė Allahu edhe ty tė njėjtėn gjė!"
(Kumtoi Muslimi)
5. Besnikėria dhe
sinqeriteti
Besnikėri do tė thotė ta duash vėllanė musliman deri nė vdekje dhe pas saj,
tu qėndrosh besnik fėmijėve dhe miqve tė tij. I Dėrguari i Allahut (Paqja e
Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), njė herė, pasi ka nderuar siē
duhet njė tė moshuar, tha: "Ajo vinte tek ne shpesh, kur Hatixheja ishte
gjallė. Ruajtja e marrėdhėnieve tė tilla ėshtė pjesė e besimit." (Kumtoi
Hakimi)
Qė tė
tregohesh besnik i vėrtetė me vėllanė tėnd, duhet qė marrėdhėniet e tua me
tė tė mos ndryshojnė edhe nėse rritesh nė post, tė shtohet pasuria etj.
Duhet gjithashtu qė tė mos u vėsh veshin fjalėve qė mund tė tė thotė dikush
pėr vėllanė, dhe tė mos mbash shok e mik armikun e tij.
6. Lehtėsim dhe jo
stėrmundim
Duhet
tė mos e stėrmundosh vėllanė tėnd duke i kėrkuar tė bėjė atė qė nuk ka
mundėsi, apo ti kėrkosh tė ti zgjidhė hallet, tė tė shėrbejė, etj. Nė
lidhjet e tua me tė, duhet qė qėllimet e tua kryesore tė jenė: arritja e
kėnaqėsisė sė Allahut, kėnaqėsia dhe shlodhja kur takohesh me tė, ta kesh si
ndihmė pėr tė forcuar besimin pėr tu afruar edhe mė shumė me Allahun, duke
zbatuar detyrimet qė ke ndaj vėllait tėnd musliman.
Si
mendoni ju, vallė ėshtė shenjė e vėllazėrisė qė tė pėrvetėsosh pa tė drejtė
pasurinė e tjetrit, tė kalosh kufijtė e tė drejtave reciproke, ti heqėsh
riskun vėllait tėnd, ti ndėrhysh nė tregėti (pėr ti prishur punė), tė
fejohesh a tė martohesh me atė vajzė qė ai e ka kėrkuar para teje dhe pret
tė marrė pėrgjigje (nga familja e vajzės), ta mashtrosh vėllanė tėnd, ta
presėsh nė besė, tė flasėsh pėr tė metat e tij dhe tė harrosh anėt pozitive
qė ka ai, ta pėrgojosh duke folur pas krahėve?!
Duhet
tė mos harrohet se pėrgojimi i tjetrit ėshtė njė nga mėkatet e mėdha. O
muslimanė, kijeni frikė Allahun dhe mos harroni se jeni vėllezėr tė njė feje
dhe marrėdhėniet vėllazėrore qė keni, janė pėr hir tė Allahut. Kjo ėshtė
lidhja mė e fortė se tė gjitha, si nė kėtė botė, ashtu edhe Ditėn e Gjykimit.
Allahu
nė Kuran thotė:
"Atė ditė, miqtė e
ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē tė devotshmėve
(besimtarėve)." (Zuhruf,
67)
Allahu i Madhėruar
dhe i Dėrguari i Tij (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), na
kanė dhėnė disa rregulla bazė qė rrisin dhe forcojnė dashurinė vėllazėrore,
na afrojnė mė shumė me njėri-tjetrin dhe i japin fund njėherė e pėrgjithmonė
pėrēarjes dhe armiqėsisė midis nesh. Prej tyre mund tė pėrmendim
pėrshėndetjen (kryesisht selamin).
Nė njė
hadith Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) porosit
ata qė janė grindur me njėri-tjetrin dhe thotė: "Nuk i lejohet askujt qė
tė mbajė mėri me vėllanė e tij, mė shumė se tri ditė. Mė i mirė prej tyre
ėshtė ai qė e pėrshėndet i pari tjetrin (i jep selam)".
Ėshtė
detyrė e atij qė dėgjon selamin, qė tė pėrgjigjet nė tė njėjtėn mėnyrė ose
mė mirė, duke shoqėruar pėrshėndetjen me buzėqeshje, ēiltėrsi dhe me zė, qė
tė dėgjohet.
Nė njė
hadith, i Dėrguari i Allahut, Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij
qofshin mbi tė!) porosit njėrin prej shokėve tė tij (Ebu Ejubin): "Tė tė
tregoj njė tregėti tė suksesshme?" "Po", - ia ktheu Ebu Ejubi. "Nėse
dy vetė janė tė grindur, - vazhdoi Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe
bekimi i Tij qofshin mbi tė!), pajtoji dhe afroji!"
|