Kur'ani i Mrekullueshem
Nga Dr. Gary Miller
Kurani nuk eshte quajtur i mrekullueshem
vetem nga muslimanet te cilet e vleresojne ate, e besojne dhe jane te
kenaqur me te: ai eshte quajtur i habitshem edhe nga jo-muslimanet. Ne fakt,
edhe vete ata qe e urrejne Islamin aq shume e kane quajtur ate si te tille.
Hyrje
Çudia me e madhe per ata jo-muslimane te cilet e kane pare Kuranin me nje sy
kritik, ka qene qe Kurani nuk ka qene kurre ashtu sikurse ata mendonin.
Çfare ata mendojne eshte qe Kurani eshte nje liber i vjeter i cili u e ka
origjinen rreth 14 shek. me pare nga shkretetirat Arabe; keshtu qe ata
presin qe libri te kete nje pamje te tille; nje liber i vjeter nga
shkretetirat. Me vone ata zbulojne qe libri nuk i ngjante aspak atij qe ata
kishin pritur. Per me teper, nga mendimet e para qe disa njerez kane eshte
qe, perderisa ai eshte nje liber i vjeter qe vjen nga shkretetira, ai duhet
te flase per shkretetirat vete. Ne fakt eshte e vertete qe Kurani flet per
shkretetirat imagjinata e tij pershkruan edhe shkreterirat; por ai
gjithashtu flet per deterat apo cdo te thote te jesh ne nje shtrengate ne
mes te detit.
Marina tregtare
Disa vite me pare, ne Toronto tregohej historia e nje njeriu i cili punonte
ne marinen tregtare per te siguruar jetesen. Nje musliman i dha atij nje
kopje te perkthimit te Kuranit per ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte
asgje per Islamin, megjithate ai ishte shume i interesuar ne leximin e
Kuranit. Kur ai e mbaroi ate se lexuari, ai i ktheu librin muslimanit dhe
pyeti: A ishte Muhamedi detar? Ai kishte ngelur shume i mahnitur nga menyra
se si Kurani pershkruante nje shtrengate ne mes te detit. Kur atij ju tha jo,
ne fakt Muhamedi ka jetuar vetem ne shkretetire, ajo ishte mese e
mjaftueshme per te. Ai e pranoi Islamin menjehere.
Ai ishte mahnitur me pershkrimin e shtrengates ne Kuran sepse ai e kishte
provuar nje dicka te tille, dhe e dinte qe ai qe e ka shkruar ate pershkrim,
e ka provuar cdo te thote nje stuhi ne mes te detit. Pershkrimi nje dallge,
mbi te nje tjeter dallge dhe mbi te rete ne qiell (Sure En-Nur, 24:40) nuk
mund te kishte qene ajo cka nje person duke imagjinuar stuhine ne det do te
kishte shkruar; ajo pa tjeter ishte shkruar nga dikush qe e dinte cdo te
thote nje stuhi ne det. Ky eshte vetem nje shembull i cili tregon ate qe
Kurani nuk ishte i lidhur me nje vend apo kohe te caktuar. Pa dyshim, idete
shkencore te shprehura ne te gjithashtu, nuk e kane origjinen nga
shkretetirat e 14 shek. me pare.
Grimca me e vogel
Shekuj te tere, perpara ardhjes se Muhamedit si profet, ka ekzistuar nje
teori shume e njohur e atomizmit e avancuar nga filozofi Grek, Demokritius.
Ai dhe ata qe e ndoqen ate, mendonin qe materia perbehej nga grimca te
pandashme dhe te padallueshme qe quheshin atome. Arabet gjithashtu e kishin
pervetesuar nje koncept te tille, ne fakt fjala Arabe Dharrah i referohet
grimces me te vogel qe njerezit njohin. Tani, shkenca moderne ka zbuluar qe
kjo grimce e vogel (atomi) mund te shperbehet ne pjeseza me te vogela. Kjo
eshte nje ide e re qe i perket shek. te kaluar; megjithate, ky dokument na
paraqitet me mjaft interes ne Kuran, ne Sure Es-Sebe, 34:3 e cila thote:
Ai (Allahu) di edhe per ate qe peshon sa nje atom ne qiej dhe ne toke, bile
edhe per ate qe eshte me e vogel se ajo...
Pa dyshim, para 14 shekujsh kjo fraze do te dukej e çuditshme edhe per nje
Arab. Per te, dharrah ishte gjeja me e vogel qe ekzistonte. Me te vertete,
kjo eshte nje prove qe tregon qe Kuranit nuk i ka kaluar koha.
Mjalti
Nje tjeter shembull i asaj qe dikush pret te gjeje ne nje liber te vjeter qe
flet per shendetin apo kurimin e semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te
cilave u ka kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe Profeti (s)
ka dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen, megjithate shume nga keto
keshilla nuk jane te perfshira ne Kuran. Ne pajme te pare, per nje
jo-musliman, ky duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund ta kuptojne
perse Allahu nuk do te perfshije keto informacione me vlere ne Kuran. Disa
Muslimane perpiqen ta shpjegojne kete mungese me argumentet e meposhtme:
Megjithese keshillat e profetit ishin te qendrueshme dhe te aplikueshme ne
kohen ne te cilen ai jetonte, Allahu, me dijen e Tij pa kufij, e dinte qe do
te vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore do ti benin
keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe. Kur u bene zbulime te reja,
njerezit do te thonin qe keto zbulime bien ne kontradikte me keshillat e
Profetit. Per kete, perderisa Allahu nuk do te lejonte asnje shans per
jo-muslimanet te thonin qe Kurani bie ne kontradikte me vetveten apo me
mesimet e Profetit (s), Ai perfshiu ne Kuran nje informacion qe do ti
rezistonte koherave. Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete
te Kuranit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate qiellore, do te
vinim re qe i gjithe problemi do te qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj
argumentimesh do te behej i qarte dhe i kuptueshem.
Duhet te kuptohet qe Kurani eshte nje revelate nga Zoti, dhe si i tille, i
gjithe informacioni qe perfshihet ne te ka nje origjine te tille. Allahu e
zbriti Kuranin nga Vetja e Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat
ekzistonin qe para krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet, hiqet
apo ndryshohet. Ne thelb, Kurani ekzistonte dhe ishte i kompletuar perpara
ardhjes se Profetit Muhamed (s), keshtu qe nuk ka sesi te perfshije ndonje
fjale apo keshille te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te tille
do te binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin Kurani ekziston.
Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do ta bente ate jo-autentik si nje
revelate nga Zoti.
Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk perfshihen mjekimet popullore, te cilat
nuk mund te konsideroheshin te kohes; po ashtu ne te nuk perfshihen mendimet
e njeriut persa i perket asaj qe eshte e vlefshme per shendetin, cili ushqim
eshte i mire per tu konsumuar, apo cfare do ta kuronte kete apo ate semundje.
Ne fakt, Kurani permend vetem nje produkt i cili sherben si trajtim mjeksor
i cili nuk eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin njerezit
gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te jete dikush qe do ta
kundershtoje kete.
Profeti
Muhamed a.s. dhe Kurani
Nese dikush mendon qe Kurani eshte produkt i mendjes se njeriut, atehere do
te pritej qe ky liber te reflektonte dicka nga ajo qe ndodh ne mendjen e
atij qe e kompozoi ate. Ne fakt disa libra te ndryshem dhe enciklopedi
shkruajne qe Kurani eshte produkt i alucinacioneve qe Muhamedi kishte. Nese
kjo eshte e vertete nese Kurani vertete eshte pjelle e disa problemeve
psikologjike ne mendjen e Muhamedit atehere evidencat per kete do te
shfaqeshin te qarta ne Kuran. A ekziston ndonje evidence e tille? Megjithate
perpara se te vertetojme nese ekziston ndonje evidence e tille apo jo, me
pare duhet te identifikojme cfare duhet te kete ndodhur ne mendjen e tij ne
ate kohe, dhe me pas te kerkojme keto mendime dhe reflektime ne Kuran.
Eshte mese e ditur qe Muhamedi (s) pati nje jete te veshtire. Te gjitha
vajzat e tij nderruan jete pervec njeres. Ai gjithashtu kishte nje grua
lidhjen me te cilen ai e kishte shume per zemer dhe e konsideronte shume te
rendesishme. Edhe ajo nderroi jete bile ne nje periudhe shume kritike te
jetes se tij. Faktikisht, ajo duhet te kete qene nje grua e forte sepse kur
atij ju shpall revelimi i pare, ai i frikesuar shkoi pikerisht tek ajo.
Sigurisht, edhe ne ditet e sotme do te ishte shume e vershtire te gjeje nje
Arab qe do te thoshte isha aq i frikesuar, saqe vrapova ne shtepi per te
gruaja ime. Kjo ndodh sepse ajo eshte natyra e tyre. Megjithate, Muhamedi
a.s. duhet te jete ndier shume komfort me gruan e tij perderisa ai e beri
kete. Kjo tregon qarte sa e forte dhe sa influence ajo grua kishte.
Megjithese keto shembuj jane vetem disa nga subjektet qe do te kene qene ne
mendjen e Muhamedit ne ate kohe, ato do te mjaftonin per te mbeshtetur piken
time.
Kurani nuk permend asnje nga keto gjera as vdekjen e femijeve, as vdekjen e
gruas dhe shoqes me te dashur, as friken nga shpallja e pjeses se pare te
revelates, te cilen ai aq bukur e ndau me gruan e tij asgje; dhe keto ndodhi
duhet ta kene vrare ate, shqetesuar ate, dhe shkaktuar dhembje dhe hidherim
gjate jetes se tij. Ne te vertete, nese Kurani do te ishte nje produkt i
refleksionit te tij psikologjik, atehere keto subjekte, ashtu sikurse dhe
shume te tjera, do te ishin te qarta apo te pakten do te ishin permendur ne
Kuran.
Kurani
nga pikpamja shkencore
Analiza e Kuranit nga nje pikpamje shkencore do te ishte shume e mundur
sepse Kurani ofron dicka qe nuk eshte ofruar nga asnje skript tjeter
religjoz ne veçanti dhe asnje fe tjeter ne pergjithesi. Kjo eshte çka
shkencetaret kerkojne. Sot, ka shume njerez me mendime dhe teori te ndryshme
mbi universin. Keto njerez jane pothuajse gjithkund, por komuniteti shkencor
as nuk do te tentonte tu vinte veshin atyre. Kjo ndodh per arsye se
komuniteti shkencor ka kerkuar nje prove te falsifikimit. Ata thone, nese ke
nje teori, mos na e dergo ate neve perderisa nuk sjell bashke me te menyren
se si ne te provojme nese ajo qe thua eshte e drejte apo e gabuar.
Ky ishte testi te cilit Ainshtajni ju nenshtrua. Ai erdhi me nje teori te re
dhe tha: Une besoj qe universi eshte ky; dhe keto jane tre menyra per te
provuar nese ajo qe une them eshte e drejte apo e gabuar!
Nen mbikqyrjen e komunitetit shkencor, teoria iu nenshtrua ketij testi, dhe
brenda gjashte vitesh teoria i kaloi te tre menyrat. Natyrisht, kjo nuk
provon qe ai ishte i madh, por provon vetem ate qe ai e meriton te degjohet
sepse ai tha, kjo eshte ideja ime, dhe nese ju doni te perpiqeni te
vertetoni qe une jam gabim, beni kete apo provoni kete tjetren.
Kjo eshte tamam ajo qe Kurani ka testin e falsifikimit. Disa jane te vjeter
(ne sensin qe ata tashme jane provuar te verteta) dhe disa ekzistojne edhe
sot e kesaj dite. Shume thjeshte ai thote: Nese ky liber nuk eshte çfare
pretendohet, atehere çfare ju duhet te beni eshte kjo, apo kjo, apo ajo
tjetra qe te kundershtoni ate. Natyrisht, per 1400 vjet askush nuk ka mundur
ta beje asgje keshtu qe ai akoma konsiderohet i vertete dhe autentik.
Testi i falsifikimit
Çfare une ju sugjeroj eshte qe heren tjeter, kur te debatoni me dike rreth
Islamit dhe ai pretendon qe ai eshte me te verteten dhe ju ne erresire,
lerini te gjitha argumentet menjeane dhe pyeteni personin: A ka ndonje test
falsifikimi ne fene tuaj? A ka ne fene tuaj diçka, çfaredo qofte ajo, qe
nese do te ekzistonte do te provonte qe ju jeni gabim? Une ju premtoj qe ne
kete moment qe askush nuk do te jete ne gjendje te sjelle dicka te tille
asnje test, asnje prove, asgje. Kjo sepse ata nuk mendojne qe ata nuk duhet
te tregojne çfare ata besojne por ata duhet tu japin te tjereve nje shans
per te provuar qe ata nuk jane gabim. Megjithkete, Islami e ben kete.
Nje shembull perfekt qe tregon si Islami i ofron njeriut nje shans per te
provuar vertetesine tij, jepet ne kapitullin e katert. Te them te drejten
vertete u çudita kur e zbulova kete sfide per here te pare. Sure En-Nisa,
4:82, thote:
A nuk e perfillin ata Kuranin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec
prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.
Kjo eshte nje sfide e qarte per nje jo-musliman. Ai eshte i ftuar te gjeje
nje gabim. Faktikisht, serioziteti dhe veshtiresia e kesaj sfide,dhe
paraqitja e saj ne vend te pare nuk eshte ne natyren njerezore dhe nuk eshte
pjese e personalitetit te njeriut. Nuk mund te ndodhe qe dikush ulet ne
provim, dhe pasi e mbaron ate, i le profesorit nje mesazh ku thuhet: Ky
provim eshte perfekt. Nuk ka asnje gabim ne te. Gjejeni nje, nese mundeni!
Askush nuk e ben kete. Profesorin nuk do ta zinte gjumi naten derisa ai te
gjente nje gabim. Por perseri, kjo eshte menyra me te cilen Kurani i
drejtohet njerezimit.
Pyeti
Ata qe kane dituri
Nje tjeter e veçante interesante qe ekziston ne Kuran vazhdimisht merret me
keshillat qe ai i ofron lexuesit. Kurani e informon lexuesin per fakte te
ndryshme dhe me pas keshillon, nese kerkon te dish me teper per kete ose
ate, apo nese dyshon ne ate qe thuhet, atehere pyet ata qe kane dituri. Kjo
eshte nje tjeter karakteristike qe te çudit. Nuk eshte normale per dike qe
nuk ka eksperience ne gjeografi, botanike, biologji, etj., - te diskutoje
per keto tema, dhe me pas te keshilloje te tjeret te pyesin ata qe kane
dituri nese informacioni eshte i dyshueshem. Gjate te gjitha koherave, shume
muslimane kane ndjekur keshillat e Kuranit dhe kane bere zbulime te shumta.
Nese do te hidhnim nje sy mbi punen e shkencetareve muslimane te shume
shekujve me pare, do te shikonim qe ata kane perdorur shpesh kuota nga
Kurani. Punet e tyre tregojne qe ata bene studime ne nje vend te caktuar,
sepse ata kerkonin te arrinin diku. Dhe ata do te na siguronin qe arsyeja qe
i beri ata te studionin mbi diçka te tille ishte sepse Kurani i tregoi atyre
drejtimin e duhur. Per shembull, Kurani flet per origjinen e njeriut dhe me
pas i thote lexuesit: Bej kerkim mbi te. Ai i jep lexuesit nje shenje dhe me
pas thote qe ka akoma diçka per te zbuluar. Kjo eshte ajo mbi te cilen
Muslimanet nuk tregojne interes por kjo nuk ndodh gjithmone dhe paragrafet e
meposhtem e vertetojne kete.
Embriologjia
Disa vite me pare, nje grup studiuesish ne Riad, ne Arabine Saudite,
mblodhen te gjitha versetet e Kuranit qe diskutonin embriologjine krijimin e
njeriut ne miter. Ata thane kjo eshte cfare Kurani thote. A eshte kjo e
vertete? Per te vertetuar kete ata ndoqen keshillen e Kuranit qe thote pyeti
ata qe kane dituri. Qelloi qe ata zgjodhen nje jo-musliman i cili ishte
profesor i embriologjise ne Universitetin e Torontos. Emri i tij ishte Keith
Mur, dhe ai eshte autore i nje sere librash mbi embriologjine nje ekspert
boteror mbi kete lende. Ata e ftuan ate ne Riad dhe thane: Kjo eshte cfare
Kurani thote per kete teme. A eshte kjo e vertete? Çfare mund te na thoni
per kete?
Gjate qendrimit te tij ne Riad, ata i dhane profesorit ndihmen e duhur me
perkthimet dhe bashkepunimin qe ai kerkoi. Ne fund ai u çudit aq shume me
ate qe zbuloi, sa qe ai nderroi edhe disa pjese nga librat e tij. Ne fakt,
ne edicionin e dyte te njerit nga librat e tij, qe titulohet Perpara se te
ishim Lindur...ne seksionin e historise se embriologjise ai perfshiu disa
materiale qe nuk ishin ne edicionin e pare sepse cfare ai gjeti ne Kuran
ishte me e avancuar sesa dija e tij dhe se ata qe besojne ne argumentet e
Kuranit dine ate qe te tjeret nuk e dine. Une pata kenaqesine ta
intervistoja Dr. Keith Mur per nje prezantim televiziv ne te cilin folem
gjate mbi kete teme pati gjithashtu ilustrime te ndryshme me ane te
projektorit etj. Gjate prezantimit ai tha qe shume nga ato çka Kurani thote
mbi krijimin e njeriut nuk diheshin deri para 30 vjeteve. Ne fakt, ai tha qe
pershkrimi i Kuranit per embrionin ne nje nga gradat e zhvillimit si gjak i
ngjizur (si shushunje) ishte dicka e re per te, (Sure el-Haxh, 22:5; el-Muminune,
23:14; El-Gafir, 40:67) por pas kerkimit ai pa qe ajo ishte e vertete, dhe e
shtoi ate ne librin e tij. Ai tha qe nuk e kishte menduar kurre nje diçka te
tille. Me pas ai shkoi ne departamentin e zoologjise dhe kerkoi fotografine
e nje shushunje. Kur ai e gjeti ate, e pa qe ajo dukej tamam si embrioni i
njeriut, dhe per kete vendosi ti paraqese te dy fotografite ne nje nga
librat e tij.
Megjithese shembulli i mesiperm i kerkimit te metejshem mbi informacionin e
dhene ne Kuran i perket eksperiences se nje jo-muslimani, ai eshte perseri i
vlefshem sepse vete profesori eshte nje nga ato qe kane dituri ne subjektin
mbi te cilin behet studimi. Sikur nje njeri i thjeshte te thoshte qe ajo çka
Kurani thote per formimin e njeriut eshte e vertete, ndoshta fjalet e tij
nuk do te pranoheshin. Por, per arsye te pozites se larte, respektit dhe
vleresimit qe njerezit ja shoqerojne studiuesve, do te ishte e natyrshme te
mendohet qe nese ata do te benin nje kerkim dhe do te dilnin ne perfundime
te bazuara ne kete kerkim, atehere perfundimet do te ishin te vlefshme.
Kurnderpergjigja e Skeptikut
Dr. Muri shkroi gjithashtu nje liber mbi embriologjine klinike, dhe kur ai e
prezantoi materialin e tij ne Toronto, ai u ndesh me nje reagim te ashper ne
te gjithe Kanadane. Kjo u publikua ne faqet e para te gazetave ne te gjithe
vendin, bile disa nga titujt ishin me te vertete qesharake. Per shembull,
njeri nga titujt lexonte DIÇKA E ÇUDITSHME E GJETUR NE LIBRIN E LASHTE TE
LUTJEVE! Ky shembull tregon qarte qe njerezit nuk e kuptojne qartesisht ate
per te cilen behet fjale. Faktikisht, nje reporter i nje gazate e pyeti
profesor Murin: A nuk mendoni qe Arabet mund te kene pasur dije rreth gjithe
kesaj pershkrimin e embrionit, pamjen e tij dhe si ai ndryshon e rritet?
Ndoshta ata nuk ishin shkencetare, ndoshta ata kane bere operacione duke i
çare njerezit per te pare keto gjera. Profesori menjehere theksoi se ai (reporteri)
kishte humbur nje pike shume te rendesishme te gjitha pamjet e perdorura
gjate prezantimit ishin fotografuar nepermjet mikroskopit. Ai vazhdoi duke
thene qe nuk eshte e rendesishme nese dikush eshte munduar te zbuloje
embriologjine 14 shek. me pare. Ata nuk mund ta kishin pare ate!
Te gjitha pershkrimet e Kuranit mbi embrionin i perkasin kohes kur ai eshte
shume i vogel per tu pare me syrin e lire; keshtu qe duhet nje mikroskop per
ta pare ate. Nje mjet i tille u zbulua vetem rreth 200 vjet me pare -
vazhdoi Dr. Muri Ndoshta 14 shekuj me pare dikush mbante te fshehur nje
mikroskop dhe beri kete kerkim, duke mos bere asnje gabim. Me pas, ne nje
menyre apo nje tjeter ja mesoi ate Muhamedit a.s. dhe i mbushi mendjen atij
ta perfshinte kete informacion ne librin e tij. Pas kesaj ai i shkaterroi
mjetet e tij te punes duke e mbajtur ate pergjithmone sekret. A e beson ti
kete? Ne fakt nuk duhet ta besosh perderisa te sjellesh prova te sakta sepse
kjo me te vertete eshte nje teori qesharake. Kur ai u pyet si e shpjegonte
ai kete informacion ne Kuran?, Dr. Muri u pergjigj: Ajo shpjegohet vetem me
nje revelate nga Zoti!
Gjeologjia
Nje nga koleget e Dr. Murit, Marshall Xhonson, merret me studimin e
Gjeologjise ne Universitetin e Torontos. Ai tregoi nje interes te veçante ne
faktin qe informacioni qe Kurani jepte mbi embriologjine ishte i sakte, dhe
per kete, ai i kerkoi muslimaneve te mblidhnin çdo gje nga Kurani qe kishte
te bente me specialitetin e tij. Perseri njerezit ngelen te habitur nga
rezultatet. Perderisa ne Kuran trajtohen tema te shumta, do te duhej nje
kohe e gjate per tu marre me gjithçka. Do te mjaftonte per qellimin e ketij
diskutimi te thonim qe Kurani ofron informacion te qarte dhe te sakte per
tema te ndryshme dhe ne te njejten kohe ai keshillon lexuesin te verifikoje
vertetesine e tyre me studime te ndrshme nga specialiste te ketyre
subjekteve. Ashtu sikurse u tregua nga shembujt e mesiperm te embriologjise
dhe gjeologjise, Kurani ka qene gjithmone nje burim autentik ne te cilin
kushdo mund te mbeshtetet.
Ju nuk e dinit kete me pare
Pa dyshim, nje tjeter menyre interesante e te shprehurit e cila
nuk gjendet askund tjeter pervec se ne Kuran, eshte ajo kur Kurani informon
dhe me pas shpesh here i drejtohet lexuesit me fjalet Ju nuk e dinit kete me
pare. Asnje shkript tjeter nuk e ben kete. Te gjitha shkrimet e lashta dhe
skriptet qe njerezit kane japin nje informacion te gjere, por ato gjithmone
e tregojne burimin e informacionit.
P.sh:, kur Bibla diskuton per historine e te lashteve, ajo tregon qe ky
mbret ka jetuar ketu, ky tjetri luftoi ne kete beteje, nje tjeter kisha kaq
djem, etj. Megjithate, Bibla thote qe nese lexuesi kerkon nje infromacion me
te zgjeruar, ai duhet te kerkoje ne kete liber apo ate liber te caktuar
sepse ai eshte libri nga ku informacioni eshte marre. Ne kontrast me kete
koncept, Kurani e furnizon kexuesin me informacion dhe me pas thote qe ky
informacion nuk ka qene i njohur me pare. Eshte me shume interes te
permendim qe ky koncept nuk u sfidua kurre nga jo-muslimanet, gjate ketyre
14 shekujve. Me te vertete Mekasit i urrenin aq shume muslimanet, por
megjithese ata degjuan revelimet e ndryshme qe sillnin diçka te re, perseri
ata kurre nuk folen e thane qe kjo nuk eshte e re. Ne e dime ku Muhamedi e
gjeti kete informacion. Ne e kemi mesuar kete ne shkolle. Ata nuk munden
kurre ta sfidonin autenticitetin e ketyre informacioneve sepse megjithmend
ato ishin te verteta!
Per te ndjekur keshillen e Kuranit per kerkim te informacionit, (edhe nese
ai eshte i ri), gjate kohes se tij si udheheqes i muslimaneve, Omeri caktoi
nje grup studiuesish per gjetjen e murit te Dhulkarneinit. Perpara se Kurani
te zbriste, Arabet nu kishin degjuar kurre per nje mur te tille, por vetem
pse Kurani e pershkruante, ata qene ne gjendje ta gjenin ate. Ai ndodhet ne
nje vend te quajtur Durbend, ne ish Bashkimin Sovjetik.
[ Shenim: Qyteti i Derbendit (Durbend, Derbend, Derband) gjendet ne
Dagestan, ne brigjet perendimore te Detit Kaspik, rreth 150 milje ne jug-lindje
te Groznit, ne Çeçeni dhe 140 milje ne veri-perendim te Bakut, ne
Azerbaixhan. Derbandi njihej gjithashtu me emrin Bab el-Ebuab ne historine e
hershme te Islamit. Et-Tabariu e ka permendur ate ne vepren e tij Tarik
er-Rusul uel Muluk kur diskutonte per ngjarjet e vitit 14 ne kalendarin
musliman (ose 646 e.r.) gjate periudhes se udheheqesit te drejte Kalifit
Omer ibn el-Katab (r.a.). Qyeteti gjithashtu permendet nga Jakuti ne vepren
Muxham El-Buldan. Qyteti ishte i rrethuar me fortifikata me qellim qe ti
mbrohej sulmeve nga veriu i Kaukazit, kur gjate nje kohe sundohej nga
mbreteria e fuqishme e Kazarit. Hitoria e Kazarajve dokumentohet qe nga mesi
i mijevjecarit te pare e.r., dhe mbreteria e tyre u shperbe ne 966 e.r.
Derbendi ishte pika strategjike qe lidhte Veriun e Kaukazit me Jugun apo
zonat Perse.
Abdullah Jusuf Ali, perkthyesi i famshem i kuptimit te Kuranit diskuton disa
opinione mbi Dhulkarneinin ne shtojcen VII ne fund te sures Kehf apo Shpella.
Historiani i famshem, Ibn Kethiri permend qe Dhulkarneini ishte nje mbret
besimtar i cili jetoi gjate kohes se profetit Ibrahim (Abraham s.) dhe ai
beri peligrimazhin rreth Kabes bashke me profetin Ibrahim (s) kur ai e
ndertoi ate. Shiko faqen Minoritetet Muslimane per nje harte qe tregon
Derbendin]
Prova e autenticitetit: Nje Trajtim
Duhet te theksohet qe Kurani eshte i sakte per gjerat qe thote, megjithate
saktesia nuk do te thote qe ai eshte nje liber i shenjte. Ne fakt, saktesia
eshte vetem nje nga kriteret qe nje revelate e shenjte duhet te plotesoje.
P.sh., libri telefonik eshte i sakte por kjo nuk do te thote qe ai eshte i
shenjte. Problemi i vertete qendron aty ku provat duhet te paraqesin burimet
e informacionit te Kuranit. Por theksi bie ne krahun tjeter, ne ate qe prova
duhet te gjendet nga lexuesi. Dikush nuk mund ta mohoje vertetesine e
Kuranit pa pasur prova te mjaftueshme. Nese dikush gjen ndonje gabim,
atehere personi mund ta diskualifikoje ate. Kjo eshte tamam ajo qe Kurani
inkurajon.
Nje here nje burre erdhi tek mua, pas nje fjalimi qe kisha dhene ne Afriken
e Jugut. Ai ishte shume i inatosur me ato qe une kisha thene dhe me tha: Sot
une do te shkoj ne shtepi dhe do te gjej nje gabim ne Kuran. Pa dyshim
thashe une une do te pergezoje per kete. Kjo eshte gjeja me e zgjuar qe
dikush mund te bente. Sigurisht, ky ishte trajtimi qe muslimanet duhet ti
bejne Kuranit me ata qe dyshojne ne vertetesine e tij, sepse vete Kurani
ofron nje sfide te tille. Nje fakt thelbesor qe duhet perseritur per sa i
perket vertetesise se Kuranit eshte qe pamundesia e dikujt per te shpjeguar
nje fenomen nuk i kerkon personit te pranoje ekzistencen e fenomenit apo
shpjegimin e nje personi tjeter persa i perket te njejtit fenomen. Per te
qene me specifik, nese dikush mund te shpjegoje diçka, kjo nuk do te thote
qe personi duhet te pranoje versionin e dikujt tjeter. Por, nese personi e
kundershton shpjegimin e dikujt tjeter, atehere eshte detyra e tij te gjeje
nje prove te sakte. Kjo teori gjenerale ishte e aplikueshme per koncepte te
ndryshme per jeten, por ajo gjithashtu i pershtatet shume bukur sfides se
Kuranit, sepse ajo krijon nje veshtiresi per ate qe thote Nuk e besoj. Ne
momentin kur dikush refuzon te besoje diçka, ai merr mbi vete obligimin per
nje shpjegim tjeter nese ai mendon qe tjeteri eshte gabim.
Ne fakt, ne nje ajet te veçante te Kuranit i cili gjithmone eshte
keqinterpretuar nga perkthyesit e Kuranit, Allahu permend nje njeri te cilit
ju shpjegua e verteta. Thuhet qe ai nuk e kreu mire detyren sepse ai nuk i
shqyrtoi mire te gjitha variantet qe ai kishte degjuar. Me nje fjale, eshte
fajtor ai i cili degjon diçka dhe nuk e shikon ate me sy kritik per te pare
nese ajo eshte e vertete apo jo. Me nje fjale, çfare duhet bere eshte qe
informacioni te merret, te procesohet, te vendoset per ate qe eshte e sakte
apo jo e sakte dhe me pas personi te perfitoje nga informacioni qe mori.
Informacioni duhet te organizohet dhe ndahet ne kategori te vecanta ne
menyre qe te trajtohet ne menyra te ndryshme. P.sh. nese dikush mendon qe
informacioni eshte spekulues, atehere personi duhet te shikoje ne cilin krah
informacioni anon me teper, eshte ai i drejte apo i gabuar. Por, nese te
gjitha faktet jane ofruar atehere personi eshte i detyruar te zgjedhe vetem
njerin nga keto dy opsione. Edhe nese dikush nuk eshte pozitiv per sa i
perket vertetesise se informacionit, ai eshte i detyruar ta procesoje
informacionin, dhe te bindet qe ai nuk mund te vendose mbi te. Megjithese
pika e fundit mund te duket pa kuptim, ajo ishte e rendesishme ne ate qe
personi arrin ne nje konkluzion pozitiv qe bazohet ne analize te fakteve. Ky
familjaritet me iformacionin do ti tregoje personit kufirin. Kur ai te
perballohet me zbulime te reja apo infromacione te reja. E rendesishme ketu
eshte ajo qe dikush nuk mund te mohoje faktet vetem pse personi nuk eshte i
interesuar ne to.
Duke Provuar Alternativa te ndryshme
Siguria e vertete persa i perket vertetesise se Kuranit shfaqet ne
konfidencen qe eshte e pranishme ne te; dhe kjo konfidence vjen me nje
trajtim te vecante qe quhet Duke Provuar Alternativat. Ne thelb Kurani thote;
Ky eshte nje revelate e shenjte, nese ju nuk besoni atehere çfare eshte kjo?
Me fjale te tjera, lexuesi eshte i ftuar te sjelle shpjegime te tjera. Ja ku
eshte nje liber i shkruar me boje mbi leter. Nga erdhi ky liber? Ai thote qe
eshte nje revelate e shenjte; nese jo, atehere cili eshte burimi i tij?
Fakti me interesant eshte qe asnje nuk ka ardhur me nje shpjegim qe qendron.
Ne fakt te gjitha alternativat jane provuar. Ashtu sikurse jo-muslimanet e
kane trajtuar kete problem, alternativat jane pothuajse reduktuar ne dy
drejtime mendimesh.
Ne njerin krah qendron nje grup njerezish qe e kane studiuar Kuranin per
qindra vjet te cilet thone: Nje gje eshte e qarte ai njeri, Muhamedi a.s.
kujtonte se ishte profet. Ai ne fakt ishte i çmendur. Ndersa ne krahun
tjeter qendron nje tjeter grup njerezish qe thone Per kete apo ate evidence,
ne jemi te sigurte qe Muhamedi a.s. ishte nje genjeshtar! Ironikisht, keto
dy grupe nuk arrijne kurre te bashkohen pa kontradita. Ne fakt shume libra i
pranojne te dy alternativat duke filluar me ate qe Muhamedi (s) ishte i
cmendur dhe duke perfunduar me ate qe ai ishte genjeshtar. Ata asnjehere nuk
e kuptuan qe ai nuk mund te kishte patur te dyja. P.sh. nese dikush eshte i
manget dhe mendon qe eshte profet, nuk ulet gjithe naten duke bere plane se
si do ti mashtroje njerezit te nesermen, keshtu ata do te mendojne qe ai
eshte profet? Ai beson ne ate ashtu sikurse beson qe pergjigja do te vij me
ane te revelates.
Rruga e Kritikut
Faktikisht, nje pjese e madhe e Kuranit zbriti si pergjigje per shume pyetje.
Dikush do te pyeste Muhamedin (s) dhe revelata do te vinte me pergjigjen e
pyetjes. Sigurisht, nese dikush eshte i çmendur dhe beson se nje engjell i
peshperit ne vesh, atehere kur dikush ben nje pyetje, ai kujton se engjelli
do ti sjelle atij pergjigjen. Ai eshte i çmendur prandaj dhe ai e beson kete.
Ai nuk i thote pyetesit te prese per nje moment dhe me pas vrapon tek shoket
e tij per te pyetur, a e di ndonjeri prej jush pergjigjen? Kjo lloj sjellje
eshte karakteristike e dikujt qe nuk beson qe ai eshte profet. Çfare
jo-muslimanet nuk pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja. Njeri
mund te jete i manget ose genjeshtar. Fakti eshte qe ato jane te dyja
karakteristika reciproke te personalitetit.
Skenari i meposhtem eshte nje shembull ideal per te pershkruar ate qark te
mbullur qe jo-muslimanet pershkojne vazhdimisht. Nese i pyet ata cila eshte
origjina e Kuranit? Ata thone qe ai eshte pjelle e nje personi qe ishte i
çmendur. Me pas i pyet: Nese ai vjen nga ky person, ku e gjeti ai ate
informacion qe perfshihet ne te? Pa dyshim Kurani permend shume gjera qe
ishin te reja per Arabet. Meqe ata duhet te shpjegojne kete fakt, ata
nderrojne pozicion duke thene: Ndoshta ai nuk ishte i çmendur. Ndoshta
ndonje i huaj ja mesoi atij te gjitha keto. Keshtu qe ai genjeu dhe i tha
njerezve qe ai ishte profet. Ne kete pike ju duhet te pyesni: Ku e gjeti
Muhamedi konfidencen e tij, nese ai ishte mashtrues? Te zene ne nje qoshe,
si nje mace e egersuar, ata do te vijne me pergjigjen e pare qe u vjen ne
mendje. Duke harruar qe ajo mundesi u konsumua nje here ata thone: Epo,
ndoshta ai nuk ishte mashtrues. Patjeter duhet te kete qene i çmendur qe
vertet besonte se ishte profet. Keshtu ata fillojne nga e para te pershkojne
ate qark te mbyllur.
Ashtu sikurse eshte permendur edhe me pare, Kurani perfshin nje infromacion
te gjere burimi i te cilit nuk mund ti takoje askujt pervec Allahut. P.sh.
kush i tregoi Muhamedit (s) per murin e Dhulkarneinit nje vend qindra milje
larg ne veri. Kush i tregoi atij per embriologjine? Kur njerezit mbledhin
fakte te tilla, nese ato nuk duan qe tia atribuojne ekzistencen e tyre
ndonje burimi te qiellor, ato automatikisht kthehen ne pretendimin qe dikush
ja mesoi Muhamedit (s) keto infromacione i cili i perdori ato per te
mashtruar njerezit. Megjithate, kjo teori mund te kundershtohet me nje
pyetje te thjeshte: Meqe Muhamedi ishte mashtrues, ku e gjeti ai konfidencen
e tij? Perse ai i tregonte njerezve ne fytyre ate qe askush tjeter nuk mund
ta thoshte? Kjo konfidence mund te shpjegohet vetem me faktin qe personi
beson qe atij i eshte zbritur nje revelate qiellore.
Nje Revelate Ebu Lehebi
Profeti Muhamed kishte nje xhaxha emri i te cilit ishte Ebu Leheb. Ky person
e urrente Islamin aq shume, saqe ai e ndiqte Profetin per ta tallur dhe
diskretituar. Nese ai e shikonte profetin duke folur me nje te panjohur, ai
do te priste derisa ata te ndaheshin dhe me pas ai do te shkonte tek i
panjohuri dhe do ta pyeste: Çfare te tha ai? A tha ai e zeze? Ne fakt eshte
e bardhe. A tha ai mengjes? Ne fakt eshte mbremje. Ai thoshte gjithmone te
kunderten e asaj qe ai degjonte Muhamedin (s) dhe muslimanet te thonin.
Pamvaresisht nga kjo, pothuajse 10 vjet me pare se Ebu Lehebi te vdiste, u
shpall nje kapitull i vogel nga Kurani qe fliste per te (Sure El-Leheb,
111). Ajo tregonte hapur ate qe ai nuk do te behej kurre nje musliman dhe
per kete do te denohej perjete. Per dhjete vjet cfare Ebu Lehebi mund te
kishte bere ishte te thoshte: Kam degjuar qe Kurani thote une nuk do te
ndryshoje kurre une nuk do te behem kurre nje musliman keshtu qe do te
perfundoj ne zjarr. Epo, une dua te behem musliman tani. Si ju duket kjo?
Çfare mendon per revelaten nga Zoti juaj? Por ai nuk e beri kurre kete. Dhe
perseri, kjo do te ishte pikerisht sjellja e tij, perderisa ai kundershtonte
çdo gje qe Islami thote. Ne nje fare menyre ajo cfare Muhamedi (s) tha ishte:
Ti me urren dhe ti kerkon zhdukjen time. Atehere thuaj keto fjale dhe une
jam i mbaruar. Hajde pra, thuaji keto fjale. Por Ebu Lehebi nuk i tha kurre
ato fjale. Dhjete vjet
te
tera, dhe gjate gjithe asaj periudhe ai nuk e pranoi dhe nuk e mbeshteti
kurre çeshtjen e Islamit.
Si mundet Muhamedi (s) ta kishte ditur dhe te ishte i sigurt qe Ebu Lehebi
do ta vertetonte revelaten Kuranore nese ai (Muhamedi s.) nuk ishte
lajmetari i vertete i Allahut? E si mund te kishte qene ai aq konfident sa
ti kishte dhene dikujt 10 vjet kohe per per disktretituar figuren e tij si
Profet? Pergjigja e vetme eshte qe ai ishte i derguar i Allahut; sepse te
ofrosh nje sfide kaq te rezikshme, duhet te jesh me te vertete i bindur dhe
te mbeshtetesh ne nje revelate nga Zoti.
Largimi
Nje tjeter rast qe flet per konfidencen e Muhamedit (s) ne profetesine e tij
dhe ne nje force qeillore qe do ta mbronte ate dhe mesazhin e tij ishte kur
ai la Meken dhe u fsheh bashke me Ebu Bekrin ne nje shpelle gjate emigrimit
te tyre per ne Medine. Qe te dy i pane disa njerez qe po vinin per ti vrare,
bile Ebu Bekri ishte shume i frikesuar. Padyshim, nese Muhamedi (s) ishte
nje mashtrues qe perpiqej tua hidhte te tjereve ne ate qe ai ishte profet,
gjithkush do te priste qe ne nje rast te tille ai do ti thonte shokut te tij:
Ej Ebu Beker, shiko mos ka ndonje dalje tjeter nga kjo shpelle, apo Ulu, zer
nje qosh dhe mos bej zhurme. Megjithate ajo cfare ai i tha Ebu Bekrit
illustroi konfidencen e tij. Ai tha: Qetesohu, Allahu eshte me ne, dhe
Allahu do te na shpetoje. Nese dikush mundohet te mashtroje te tjeret, ku e
gjen ai kete natyre te shprehuri? Ne fakt, kjo strukture mendimi nuk eshte
aspak karakteristike e mendjes se nje genjeshtari e mashtruesi.
Pra, ashtu sikurse eshte permendur edhe me siper, jo-muslimanet vijne
rrotull e rrotull nje qarku te mbyllur, duke kerkuar nje shpjegim nje menyre
qe shpjegon te dhenat ne Kuran pa ia atribuar ato origjines se tij te
vertete. Ne njeren ane, te henen te merkuren dhe te premten ata thone qe ai
ishte nje genjeshtar, dhe ne anen tjeter, te marten, te enjten dhe te
shtunen ata thone qe ai ishte i çmendur. Çfare ata refuzojne te pranojne
eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja; por pamvaresisht nga kjo, ata
kane nevoje per te dy teorite per te shpjeguar permbajtjen e Kuranit.
Takim me nje Minister
Rreth shtate vjet me pare, nje minister vizitoi shtepine time. Pikerisht ne
dhomen ne te cilen ne ishim ulur, mbi tavoline, i kthyer mbrapsht, qendronte
nje Kuran. Ministri nuk mund ta shikonte se cili liber ishte. Ne mes te nje
diskutimi, une i tregova librin dhe i thashe: Une kam besim ne kete liber.
Duke pare nga Kurani dhe duke mos ditur se cili liber ai ishte, ai u
pergjigj: Degjo, nese nuk eshte Bibla, atehere ai eshte shkruar nga nje
njeri. Si pergjigje te asaj qe ai tha, une vazhdova: Me ler te them se çfare
ka ne kete liber, dhe brenda 3 apo 4 minutash, une i tregova atij per disa
gjera qe Kurani permend. Tamam, fill pas atyre 3 apo 4 minutave, ai ndryshoi
pazicionin e tij duke thene: Ke te drejte. Ate liber nuk e ka shkruar njeriu.
Ate e ka shkruar Djalli. Ne te vertete, nje person me mendime te tilla eshte
shume i pafate per nje arsyetim te shendoshe. Se pari, ajo eshte nje
kunderpergjigje e shpejte dhe e pa matur mire. Ajo eshte nje dalje e shpejte
nga nje situate aspak komforte.
Faktikisht, eshte nje histori ne Bibel qe permend se si disa çifute ishin
deshmitare kur Jezusi (s) ngjalli nje te vdekur. Personi kishte 4 dite qe
kishte vdekur, dhe kur Jezusi mberriti ne vend, ai tha ngrihu dhe personi u
ngrit dhe shkoi. Ne nje situate te tille, disa çifute qe ishin prezent thane
me mosbesim: Ky eshte Djalli. Djalli e ndihmoi ate. Sot kjo histori
perseritet shume shpesh neper kisha, ne te gjithe boten dhe njerezit derdhin
lote duke thene: Ah, te kisha qene i pranishem, nuk do te kisha qene aq
budalla sa çifutet. Por ironikisht, keto persona bejne te njejten gje qe
çifutet bene, kur, per tre minuta, ti u tregon atyre vetem nje pjese te
vogel nga Kurani. Ata thone: Djalli e beri ate. Djalli e shkroi ate liber.
Vetem sepse ato zihen ngushte ne nje qosh dhe nuk kane se cfare te thone,
ata i kthehen rrugedaljes me te lehte dhe te pamatur.
Burimi i Kuranit
Nje tjeter shembull qe flet per adoptimin e ketyre rrugedaljeve ne situata
te tilla, eshte shpjegimi i burimit te mesazhit te Muhamedit nga Mekasit.
Ata shpesh here thonin: Djajte i sjellin Muhamedit Kuranin. Dhe ashtu
sikurse dhe ne shume raste te tjera, Kurani e jep pergjigjen per kete: Nje
verset ne Kuran (Sure El-Kalem, 68:51-53)
E ata qe nuk besuan gati sa nuk te zhduken ty me shikimet e tyre, kur e
degjuan Kuranin thane Ai eshte i marre!
Por ai nuk eshte tjeter vetem se keshille per boten
Keshtu ai ofron nje argument per tu pergjigjur kesaj teorie. Ne fakt ka
shume ajete ne Kuran qe kendershtojne haptas sugjerimin qe Muhamedi e merrte
kete mesazh nga djajte. Per shembull, ne kapitullin 26, Allahu (swt) haptazi
afirmon:
Ate Kuranin nuk e sollen djajte.
Ne nje vend tjeter (Sure En-Nahl, 16:28) ne Kuran, Allahu ne meson:
Kur te lexosh Kuranin, kerko mbrojtjen e Allahut prej shejtanit te mallkuar.
A eshte kjo menyra qe shejtani e shkruan nje liber? Ai i thote personit:
Para se te lexosh librin tim, kerkoi Zotit te te mbroje nga une. Kjo eshte
vertet shume e ngaterruar. Vertet nje njeri mund ta kishte shkruar dicka te
tille, por jo Djalli. Shume njerez thone qe ata nuk mund ti japin nje
zgjidhje ketij problemi. Ne njeren ane ata thone qe Djalli nuk do ta bente
dicka te tille, bile edhe nese do te mundte, Zoti nuk do ta lejonte ate, por
ne te njeten kohe, ata e vene Djallin pothuajse ne te njejten pozite me
Zotin. Ne nje fare menyre ata thone qe Djalli mund te beje cdo gje qe Zoti
ben. Si rezultat, kur ata shikojne Kuranin, ndonese te mahnitur me
mrekulline e tij, ata akoma insistojne qe Djalli e shkroi ate!
Falenderimet i qofshin Allahut (swt) qe muslimanet nuk kane te njetin
qendrim. Ndonese Djalli mund te kete disa mundesi, ato perseri qendrojne
shume larg nga mundesite e Allahut. Dhe asnje musliman nuk do te jete i
tille derisa nuk e beson kete. Dihet nga te gjithe, bile edhe nga
jo-muslimanet qe Djalli shume thjesht mund te gaboje dhe do te ishte shume e
mundur qe ai do te binte ne kontradikte me vetveten nese ai do te shkruante
nje liber. Per kete Kurani thote:
A nuk e perfillin ata Kuranin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec
prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.
Mitomania
Nje tjeter sulm qe ka lidhje me arsyetimet e jo-muslimaneve ne perpjekjet e
tyre te kota per shpjegimin e disa ajeteve ne Kuran, eshte edhe nje kombinim
i te dy teorive qe Muhamedi (s) ishte i çmendur dhe genjeshtar. Keta njerez
propozojne qe Muhamedi ishte i çmendur dhe si rezultat i kesaj ai mashtronte
dhe i shtynte njerezit ne rruge te gabuara. Ka nje emer per kete ne
psikologji dhe ai eshte Mitomania. Personi qe vuan me kete lloj semundje
thote genjeshtra dhe me pas i beson edhe vete ato. Kjo sipas jo-muslimaneve,
eshte semundja nga e cila Muhamedi (s) vuante. Por problemi me kete propozim
eshte qe personi qe vuan nga mitomania, absolutisht nuk mund te flase me
fakte, dhe Kurani eshte i teri i bazuar ne fakte. Çdo gje qe perfshihet ne
te mund te provohet si e vertete. Perderisa faktet jane problemi kryesor per
nje mitomaniak, terapia qe perdoret per kurimin e saj eshte ballafaqimi i
personit me fakte.
P.sh. nese dikush eshte i çmendur dhe thote une jam mbreti i Anglise
psikologu nuk e kundershton ate duke i thene , jo ti nuk je mbret. Ti je i
çmendur. Ne fakt ai e ballafaqon ate me fakte dhe thote: Dakord. Ti thua qe
je mbret i Anglise. Atehere nuk me thua ku ndodhet mbreteresha sot? Ku eshte
kryeministri yt dhe ku jane turperojet? Ne kete rast, kur personi ka
probleme per t'ja dale me faktet, atehere ai do te filloje te nxjerre arsye
te kota, duke thene: Mmm...mbreteresha...ajo ka shkuar ne shtepine e se emes.
Nnnndersa...kryeministri...ne fakt ai vdiq. Eventualisht ai kurohet sepse
nuk mund t'ja dale dot me faktet. Nese psikologu vazhdon ti paraqese atij
fakte, ai ndeshet me realitetin dhe thote: Mendoj qe une nuk jam mbret i
Anglise.
Ne Kuran eshte perdorur pothuajse e njejta menyre qe psikologu perdor per te
kuruar mitomanine. Nje ajet ne Kuran (Sure Junus, 10:57) thote:
O ju njerez! Juve ju erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kurani) dhe sherimi i
asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj, edhe udhezim e meshire per besimtaret.
Ne pamje te pare ajeti duket i pa qarte, megjithate, per dike qe e shikon
ate nen driten e shembullit qe permendem me larte, kuptimi i ajetit del mese
i qarte. Ai qe e lexon Kuranin sherohet nga deziluzionet. Ai eshte nje
terapi ne thelb. Literalisht, ai i kuron njerezit e deluzionuar duke i
paraqitur atyre fakte. Nje menyre trajtimi qe te bie ne sy ne Kuran eshte
ajo qe thote: O ju njerez, ju thoni kete e kete per kete gje; e çmendoni per
kete tjetren? Si mund ta thoni kete gje kur dini ate tjetren? e keshtu ne
vazhdim. Kjo e detyron dike te shikoje cfare eshte e rendesishme dhe ne te
njejten kohe ajo e çliron personin nga iluzione qe e bejne ate te mendojne
qe faktet e prezantuara nga Allahu mund te shpjegohen shume thjesht me teori
dhe arsyetime te kota.
Enciklopedia e Re Katolike
Eshte pikerisht kjo gje konfrontimi me fakte qe ka terhequr vemendjen e
shume jo-muslimaneve. Ne fakt, ne Enciklopedine e Re Katolike, ekziston nje
reference e re qe flet per kete subjekt. Ne nje artikull qe flet per Kuranin,
Kisha Katolike thote:
Pergjate shekujve, shume teori jane ofruar per te shpjeguar origjinen e
Kuranit...Sot asnje njeri i arsyeshem nuk i pranon keto teori...
Ja pra, se si Kisha Katolike, qe ka ekzistuar per kaq shekuj, i mohon te
gjitha ato perpjekje per shpjegimet e kota te Kuranit.
Ne te vertete, Kurani eshte nje problem serioz per Kishen Katolike. Ajo
thote qe Kurani eshte nje revelate dhe per kete ata e studiojne ate. Pa
dyshim ata do te donin te gjenin prova qe ai nuk eshte, por nuk munden. Ata
nuk mund te gjejne nje shpjegim qe qendron. Por te pakten ata jane te drejte
ne kerkimet e tyre dhe nuk i pranojne interpretimet jo-thelbesore me te
cilat ata mund te ndeshen. Kisha thote qe gjate ketyre 14 shekujve nuk eshte
prezantuar asnje shpjegim i arsyeshem. Te pakten ajo pranon qe Kurani nuk
eshte dicka qe mund te kalohet pa i kushtuar vemendjen. Ndersa ka njerez qe
jane shume me pak te sinqerte dhe qe menjehere thone: Kurani vjen nga kjo,
Kurani vjen nga ajo. Bile ne pjesen me te madhe te rasteve ata as qe e
ekzaminojne kredibilitetin e asaj qe thone.
Natyrisht, nje thenie e tille nga Kisha Katolike e ben nje kristian te sotem
te ndeshet me veshtiresi te shumta. Situata mund te jete qe nje person ka
nje ide te veten per sa i perket origjines se Kuranit, por si pjestar i
Kishes, ai nuk mund te veproje sipas asaj qe ai mendon. Kjo, sepse nje
veprim i tille do te ishte ne kundershtim me bindjen, betimin dhe
besnikerine qe Kisha kerkon. Per sa kohe qe ai eshte pjestar i saj, personi
duhet te pranoje pa pyetje dhe te praktikoje si pjese e rutines se
perditshme ate qe Kisha Katolike deklaron. Ne thelb, nese Kisha Katolike
thote: Mos i besoni keto informata te pa konfirmuara per Kuranin, çfare mund
te themi atehere per pikeveshtrim Islamik. Nese, vete jo- muslimanet
e
pranojne qe ka diçka per Kuranin diçka qe duhet konsideruar pse atehere
njerezit behen aq kokeforte dhe armiqesor kur Muslimanet avancojne pikerisht
te njejten teori? Pa dyshim, kjo eshte per tu thelluar dhe per ata qe jane
te arsyeshem dhe te zotet e mendjes.
Deshmia e nje intelektuali
Kohet e fundit, nje nga intelektualet me ne ze te Kishes Katolike nje
person i quajtur Hans studioi Kuranin dhe opinionin e tij per ate qe kishte
lexuar. Hansi eshte nje figure e njohur dhe shume i respektuar ne Kishen
Katolike. Pas nje studimi te kujdesshem ai prezantoi rezultatet duke
perfunduar: Zoti i foli njeriut nepermjet njeriut, Muhamedit. Perseri ky
eshte nje konkluzion i arritur nga nje jo-musliman pikerisht nga nje
intelektual shume i njohur ne Kishen Katolike.
Une nuk besoj qe Papa bie dakort me kete, megjithate opinioni i nje figure
kaq te njohur per publikun duhet te peshoje disi ne krahun e Muslimaneve. A
duhet te duartrokitet per ate qe ai u ndesh me realitetin dhe Kurani nuk
eshte dicka qe mund te lihet menjeane dhe qe, ne fakt Zoti vete eshte
origjina e atyre fjaleve.
Ashtu sikurse edhe u be e qarte nga informacioni i permendur me larte, te
gjitha alternativat u konsumuan, keshtu qe shansi per gjetjen e ndonje
shpjegimi tjeter per mohimin e Kuranit eshte i pa mundur.
Pesha e proves mbi kritikun
Nese libri nuk eshte revelate, atehere ai eshte mashtrim; dhe nese eshte
mashtrim ne duhet te pyesim, Cila eshte origjina e tij? Çfare eshte ajo me
te cilin ne po mashtrohemi? Vertet, pergjigjet e verteta te ketyre pyetjeve
hedhin drite mbi vertetesine e Kuranit dhe bejne te heshtin ato thenie te
paqendrueshme te pabesimtareve.
Tek e fundit, nese njerezit insistojne ne ate qe Kurani eshte nje mashtrim,
ata duhet te ofrojne evidenca per kete. Pesha e proves bie mbi ta, dhe jo
mbi ne. Askush nuk mund te avancoje nje teori nese nuk mund ta shoqeroje ate
me fakte; keshtu qe une i them: Me trego ndonje mashtrim. Me trego çfare
eshte ajo me te cilen Kurani me mashtron mua. Me trego...ose perndryshe mos
thuaj qe ai eshte nje mashtrim!
Origjina e Universit dhe Jetes
Nje karakteristike e veçante e Kuranit eshte menyra se si ai shqyrton
fenomene qe i perkasin jo vetem te kaluares por edhe diteve te sotme. Ne
fakt, Kurani nuk ishte vetem nje problem i vjeter. Ai akoma paraqet nje
problem problem per jo-muslimanet. Sepse çdo dite, çdo jave, çdo vit sjell
evidenca te reja per ate qe Kurani eshte nje force qe duhet ta pranojme qe
eshte i vertete dhe kjo vertetesi nuk mund te sfidohet.
P.sh. nje ajet ne Kuran (Sure El-Enbija, 21:30) thote:
A nuk e dine ata te cilet nuk besuan se qiejt e toka ishin te ngjitura, e Ne
i ndame ato te dyja dhe ujin e beme baze te jetes se çdo sendi; a nuk
besojne?
Si per ironi, ky ishte informacion per te cilin nje çift pabesimtaresh u
nderuan me Çmimin Nobel ne 1973.
Kurani shpalos te verteten mbi origjinen e universit se si filloi nga nje
pjese e vetme dhe njerezit vazhdojne ta verikikojne kete deri ne ditet e
sotme. Per me teper, fakti qe baza e jetes eshte uji nuk do te mund te
perdorej lehte per te bindur njerezit 14 shekuj me pare. E si mund te
qendronte dikush para 1400 vjetesh ne shkretetire dhe ti tregonte shokut te
tij: I gjithe ky (duke bere me shenje nga trupi i tij) eshte i perbere ne
pjesen me te madhe prej uji. Askush nuk do ta besonte. Nuk kishte asnje
prove derisa u arrit zbulimi i mikroskopit. Ata duhet te presnin derisa te
zbulonin qe citoplazma, substanca baze e qelizes, ishte e perbere prej 80%
uje. E pra evidenca erdhi, dhe Kurani perseri i qendroi proves se kohes.
Me gjere mbi Testin e Falsifikimit
Ne lidhje me testin e falsifikimit qe kemi permendur me siper, duhet te
theksojme qe edhe ato i kane rezistuar te kaluares dhe te tashmes. Disa nga
ato jane permendur si ilustrime te fuqise dhe dijes se Allahut, ndersa disa
te tjere vazhdojne ti rezistojne sfidave te ndryshme te diteve tona. Nje
shembull i te parit eshte çka Kurani thote per Ebu Lehebin. Kjo, fare qarte
ilustron ate qe Allahu, I Cili e njeh te fshehten, e dinte qe Ebu Lehebi nuk
do te nderronte kurre mendim dhe te pranonte Islamin, dhe per kete Allahu
lajmeroi qe ai do te denohet pergjithmone ne Zjarr. Ky kapitull ishte nje
ilustrim i dijes madheshtore te Allahut ashtu sikurse ishte nje paralajmerim
per te gjithe ata qe ishin si Ebu Lehebi.
Idhtaret e Librit
Nje tjeter shembull interesant i testit te falsifikimit qe gjendet ne Kuran
eshte pjesa qe permend mardheniet ndermjet muslimaneve dhe çifuteve. Ky
verset eshte dhene ne menyre te atille qe te mos preke mardheniet ndermjet
individeve te te dy feve. Ne fakt ai ben nje permbledhje mbi mardheniet
midis dy grupeve perkatese. Ne thelb, Kurani thote qe Kristianet gjithmone
do ti trajtojne Muslimanet shume me mire sesa Çifutet i trajtojne ato. Ne te
vertete, influenca e plote e ketij verseti mund te vihet re vetem duke
veshtruar ate me nje kujdes te veçante. Eshte e vertete qe shume Kristiane
dhe shume çifute kane pranuar Islamin, por ne pergjithesi, komuniteti çifut
eshte per tu pare si nje armik i rezikshem i Islamit. Per me teper, vetem
pak njerez e kuptojne qellimin e nje deklarate te tille ne Kuran. Kjo do te
kishte qene nje shans i mire per çifutet te sfidonin vertetesine e Kuranit
ate qe ai nuk eshte nje revelate e shenjte. Ajo çka ata duhet te bejne eshte
te organizohen, ti trajtojne muslimanet mire per disa vjet dhe me pas te
thone: Çfare atehere thote libri juaj i shenjte per miqte tuaj jane ata
Kristianet apo çifutet? A e shikoni se cfare kane bere çifutet per ju? Kjo
eshte cfare ata mund te kishin bere per ta mohuar vertetesine e Kuranit. Por
kjo nuk eshte bere per 1400 vjet me rradhe. Megjithate oferta eshte
gjithmone e hapur.
Nje trajtim matematikor
Te gjithe shembujt e dhene deri tani, te cilet propozonin pikmamje te
ndryshme per shqyrtimin e Kuranit, kane patur pa dyshim nje natyre
subjektive: Sidoqofte mbetet akoma per tu diskutuar nje tjeter alternative,
e cila vjen me me objektivitet dhe eshte me baze matematikore.
Dikush qe do ti mblidhte ato qe ne mund ta quanim nje liste hamendjesh, do
te habitej me faktet qe Kurani eshte shume autentik. Me hamendje, ashtu
sikurse me perdorimin e shembujve predikues, Kurani mund te shpjegohej
matematikisht. Nese per shembull kemi nje person te cilit i eshte kerkuar te
zgjedhe midis dy pergjigjeve (njera e drejte dhe tjetra e gabuar) dhe duke
mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte 1 me 2, qe do te thote ai
mund te zgjedhe ose te drejten ose te gabuaren. Por nese i njejti person
ndeshet me dy situata te tilla (pra ai mund te zgjedhe te drejten ose te
gabuaren ne situaten e pare dhe te drejten ose te gabuaren ne te dyten) dhe
duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte nje me kater sepse
ka vetem nje pergjigje te cilen nese e zgjedh ai do te ishte i drejte dhe 3
te tjerat do te ishin te gabuara. Me fjale te tjera personi mund te beje nje
zgjedhje te gabuar si ne situaten e pare ashtu edhe ne te dyten; ose te beje
nje zgjedhje te gabuar ne te paren dhe te sakte ne te dyten; ose te beje nje
zgjedhje te sakte ne te paren dhe te gabuar ne te dyten; ose te beje nje
zgjedhje te sakte si ne te paren ashtu edhe ne te dyten.
Pa dyshim, i vetmi rast ne te cilin personi do te ishte plotesisht i sakte
do te ishte skenari i fundit, kur ai ben zgjedhje te sakta per te dyja
situatat. Veshtiresia per dhenien e nje pergjigje plotesisht te sakte eshte
rritur sepse numri i situatave per te cilat ai eshte kerkuar te zgjedhe
eshte rritur; ekuacioni matematikor qe perfaqeson kete skenar do te ishte ½
x ½ (qe do te thote 1 nga dy zgjedhje per situaten e pare dhe nje nga dy
zgjedhje per te dyten).
Nese do te vazhdonim me nje shembull te tille, nese personi ndeshet me tre
situata per te cilat ai kerkohet te zgjedhe, atehere ai do te jete i sakte
vetem ne 1/8 e rasteve (ose ½ x ½ x ½). Perseri shanset qe ai te jete
korrekt ne te tre situatat jane ulur akoma me teper duke e çuar ate ne 1 me
8. Duhet te kuptojme qe sa me teper rritet numri i situatave aq me teper
ulen shanset per te qene i sakte sepse te dyja jane ne proporcion te
zhdrejte.
Duke aplikuar kete shembull ne situatat e Kuranit, do te shohim qe nese
ndertojme nje liste me subjekte per te cilat Kurani ka ofruar thenie te
sakta, atehere mundesia qe ato te kene qene hamendje te verbera eshte shume
e vogel. Ne te vertete subjektet e diskutuara ne Kuran jane te shumta (disa
nga ato jane te rreshtuara ne Kurani dhe Dija Shkencore), keshtu qe mundesia
qe dikush te vije me hamendje te sakta behet zero. Nese jane 1 milione
menyra per ta quajtur Kuranin te gabuar, por perseri ai çdo here eshte i
drejte, atehere nuk eshte e mundur qe dikush ka qene duke folur me hamendje.
Tre shembujt e meposhtem bejne fjale per subjekte te cilat Kurani ka ofruar
thenie te sakta. Ato se bashku ilustrojne ate qe rruget per te kundershtuar
vertetesine e Kuranit nuk kane qene te mundura.
Bleta femer
Ne
kapitullin e 16 (Sure En-Nahl, 16:68-69) Kurani thote qe bleta femer e le
folene ne kerkim te ushqimit. Por nje person do ta kete te veshtire te gjeje
me hamendje nese bleta qe fluturon eshte mashkull ose femer. Ma do mendja
ajo eshte femer thote ai. Padyshim, shanset qe ai te kete dhene nje hamendje
te sakte jane nje me dy. Qellon qe Kurani ka dhene nje informacion te sakte.
Por qellon qe kjo nuk eshte ajo qe shume njerez besonin perpara zbritjes se
Kuranit. Si mund te dallohet nje blete femer nga nje blete mashkull. Ne fakt
duhet nje specialist ta beje ate, megjithate eshte zbuluar qe bleta mashkull
nuk del kurre nga foleja per te siguruar ushqimin. Por ne dramen e
shekspirit, Henri IV, disa nga karakteret pershkruajne bletet dhe ata thone
qe bletet jane ushtare dhe kane nje mbret. Kjo eshte ajo çka njerezit
mendonin ne kohen e Shekspirit qe bletet te cilat ne i shikojme duke
fluturuar jane meshkuj dhe ato japin llogari perpara nje mbreti. Sidoqofte
kjo eshte totalisht e gabuar. Ato jane femra dhe japin llogari perpara nje
mbretereshe. Dhe per te arrtur ketu duheshin zbulimet shkencore te vetem 300
vjeteve me pare.
Pra ne listen e hamendjeve, Kurani kishte nje shans pre 50/50 per te qene
drejte ndersa parashikimet ishin nje me dy.
Dielli
Kurani, perveç bletes, ka dhene informacion edhe per diellin dhe menyren se
si ai leviz ne hapesire. Kur dielli leviz ne hapsire, ka dy opsione; ai ose
mund te levize ashtu sikurse leviz nje gur i hedhur nga dikush ose ai mund
te levize ne nje menyre te caktuar. Kurani ofron te dyten duke thene qe
dielli leviz per shkak te levizjes se tij (Sure El-Enbija 21:33). Per kete,
Kurani ka perdorur fjalen sabaha e cila pershkruan levizjen e diellit ne
hapsire. Per ta bere kete fjale Arabe me te kuptueshme per lexuesin ne po
japim nje shembul.
Nese dikush eshte ne uje dhe ne perdorim fjalen sabaha per te pershkruar
levizjen e tij, atehere kuptohet qe personi eshte duke notuar ne nje drejtim
te caktuar dhe jo si rezultat i ndonje force qe e shtyn ate. Me nje fjale ai
leviz vete. Keshtu qe kur fjala sabaha perdoret per te pershkruar levizjen e
diellit, atehere kjo nuk do te thote qe dielli eshte duke fluturuar jashte
kontrollit ne hapsire sepse ai eshte hedhur apo shtyre nga diçka. Ajo
thjesht do te thote qe dielli kthehet dhe rrotullohet ndersa liviz. Kjo
eshte ajo per te cilen Kurani na siguron, por a ishte kjo e lehte per tu
zbuluar? A mundet nje person i thjeshte te thote qe dielli rrotullohet?
Vetem kohet e fundit u be e mundur shpikja e nje pajisje qe mund te
projektonte imazhin e diellit ne kompjuter ne menyre qe studiuesit ta
shikonin ate pa u verbuar. Nepermjet ketij procesi u arrit te zbulohej qe ne
diell ka shenja dhe qe keto shenja levizin çdo 25 dite. Kjo levizje i
referohet rrotullimit te diellit ne aksin e tij dhe provon, ashtu sikurse
Kurani tha me teper se 1400 vjete me pare, qe me te vertete dielli
rrotullohet dhe leviz ne hapsire.
Pra ne listen e hamendjeve, shanset per gjetjen e pergjigjeve te sakta ne te
dy situatat bleta mashkull apo femer dhe levizja e diellit jane nje me
kater.
Zonat Kohore
Nese do ta hidhnim veshtrimin tone ne historine e 1400 vjeteve me pare do te
kishim pare qe njerezit ne ate kohe nuk dinin shume per sa i perket
ndryshimit te kohes/ores ne vende te ndryshme, dhe ajo çka Kurani ka ofruar
per kete subjekt eshte megjithmend per tu habitur. Fakti qe nje familje
eshte duke ngrene mengjesin kur dielli eshte duke lindur, ndersa nje familje
tjeter eshte duke shijuar ajrine fresket te nates eshte megjithmend diçka qe
te mrekullon, bile edhe ne diten tona. Eshte mese e vertete qe, para 1400
vjetesh, nje person nuk mund te udhetonte me teper se 30 mijle ne dite, dhe
per kete nje udhetim nga India per shembull per ne Marok do te merrte muaj
te tere. Dhe padyshim, ndersa ishte duke ngrene darke ne Marok, personi
mendonte Ashtu sikurse une dhe familja ime duhet te jete duke ngrene darken
ne kete moment. Kjo ndodh sepse ai nuk e kuptonte qe kur udhetonte, ai
levizte ne kohe dhe hapsire. Perseri, vetem sepse ato jane fjalet e Allahut,
te Gjithedijshmit, Kurani e paraqet dhe informon per kete fenomen.
Ne nje verset shume interesant thuhet qe kur historise ti kete ardhur fundi
dhe Dita e Gjykimit te kete arritur, gjithshka do te ndodhe brenda nje
momenti. Ky moment do ti kape disa gjate dites e disa gjate nates. Kjo
ilustron dijen e gjere te Allahut dhe ate qe Ai e dinte qe me pare
ekzistencen e koheve te ndryshme ne zona te ndryshme, megjithese kjo ishte
dicka qe nuk dihej 14 shekuj me pare. Pa dyshim ky fenomen do te mjaftonte
si nje prove per vertetesine e Kuranit.
Mbyllje
Per t'ju kthyer edhe nje here listes se hamendjeve, parashikimet apo shanset
per dhenien e nje informacioni te sakte ne te tre subjektet bletet, livizja
e diellit dhe ekzistenca e zonave kohore ishin nje me tete.
Keto shembuj mund te vazhdonin e vazhdonin, duke ndertuar nje liste te gjate
hamendjesh te sakta; dhe pa dyshim raporti do te rritej me rritjen e numrit
te cdo subjekti qe diskutohet ne Kuran. Por ajo qe asnjeri nuk mund te
mohoje eshte qe mundesia qe Muhamedi (s), nje i pashkolluar, te jepte me
hamendje nje infromacion te sakte per mijera e mijera subjekte pa bere
asnjehere asnje gabim, eshte aq i vogel saqe te gjitha teorite qe flasin per
autoresine e tij ne Kuran, duhet te hidhen poshte bile edhe nga armiqte me
te ashper te Islamit!
Ne fakt Kurani e pret nje sfide te tille. Nuk do te ishte çudi qe nese nje
person, ne momentin qe ai shkel ne nje toke te huaj, i thote nje tjetri: Une
e njoh babane tend, personi tjeter do te dyshonte ne fjalet e te huajit,
duke thene; Ti sapo ke ardhur ketu. Si mund ta njohesh ti babane tim? Si
rezultat ai do te filloje te pyese; a nuk me thua, eshte babai im i shkurter
apo i gjate, bjond apo brun? Si ngjan ai? Natyrisht, nese vizitori vazhdon
duke dhene pergjigje te sakta, atehere skeptiku nuk ka asnje rruge tjeter
por te thote: Ma do mendja qe ti vertete e njeh babane tim, ndonese une nuk
e di se si.
Situata eshte e njejte edhe me Kuranin. Ai thote qe ai vjen nga Ai qe krijoi
çdo gje. Keshtu qe çdo kush ka te drejte te thote: Me bind mua! Nese autori
i ketij libri me te vertete krijoi jeten dhe cdo gje ne qiej dhe ne toke,
atehere Ai pa dyshim duhet te dije per kete apo ate tjetren. Dhe dikush qe
do te studionte Kuranin do te arrinte ne te njejtat te verteta. Per me teper
ne duhet te dime diçka: Jo te gjithe ne duhet te jemi eksperte per te
verifikuar ate qe Kurani permban. Besimi i dikujt shtohet ndersa ai kerkon
dhe konfirmon te vertetat ne Kuran. Dhe kjo eshte ajo qe duhet bere gjate
gjithe jetes.
Lutem qe Zoti ti drejtoje te gjithe drejt te vertetes.
Shtojce I
Nje inxhinjer ne Universitetin e Torontos, i cili ishte i interesuar ne
psikologji dhe kishte lexuar dicka rreth kesaj lende, beri nje studim dhe
shkroi nje dezertacion mbi Efektivitetin e Diskutimeve ne Grup. Qellimi i
ketij studimi ishte te gjendej se sa ishin arritjet e njerezve kur ata
bashkoheshin ne grupe prej dy, tre, dhjete apo me teper personash. Grafiku
qe paraqet rezultatet leviz ne pika te ndryshme, megjithate pika me e larte
e ti perfaqeson grupin prej dy personash. Pa dyshim ky rezultat ishte pertej
perashikimeve te tija megjithate kjo ishte nje keshille e vjeter e dhene ne
Kuran (Sure Es-Sebe 34:46):
Thuaj: - Une ju keshilloj vetem per nje gje. Per hir te Allahut te
angazhoheni sinqerisht, dy e nga dy ose nje e nga nje, e pastaj te mendoheni
thelle...
Shtojce II Iram
Per me teper, ne kapitulin e 89 te Kuranit (Sure El-Fexhr, 89:7) eshte
permendur nje qytet me emrin Iram (nje qytet prej kolonash) i cili nuk eshte
njohur ne historine e lashte dhe qe sipas historianeve nuk kishte ekzistuar
kurre. Por ne dhjetor te 1978, National Geografic (nje kanal televiziv
filmash dokumentare) sjell disa informacione me interes qe thonin qe ne
1973, ne Siri ishte germuar dhe zbuluar qyteti i Elbas. Qyteti mendohet te
jete 43 shekuj i vjeter, por kjo nuk ishte lajmi me me interes. Çfare ishte
edhe me interesante ishte qe kerkuesit kishin gjetur ne biblioteken e Elbas
nje liste te te gjithe qyeteteve me te cilat Elba kishte lidhur mardhenie
tregtare. Mund te duket e veshtire per ta besuar por, ne liste u gjend edhe
emri Iram. Banoret e Elbas kishin patur mardhenie tregtare me banoret e
Iramit!
Ne mbyllje dua tu kerkoj ti kushtoni nje vemendje dhe kujdes te veçante
rreshtave te meposhtem (Sure 29:50-51).
Thuaj: - Une ju keshilloj vetem per nje gje. Per hir te Allahut te
angazhoheni sinqerisht, dy e nga dy ose nje e nga nje, e pastaj te mendoheni
thelle...
Po a nuk u mjaftoi atyre qe Ne ta shpallem ty librin, i cili u lexohet
atyre, e ska dyshim se kjo eshte dhurate e perkujtim per njerez qe duan te
besojne!
|