Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

 

HYRJE

- Vėshtrim rreth idesė sė shekullit dhe mileniumit

- Tė arriturat e Perėndimit

- A qėndron ngritja morale pas kulturave?

- Komunizmi… Zhvillimi… Ideologjia… Shkatėrrimi…. Marksi… Darvini… Frojdi…

- Bota ėshtė fuqi individuale

- Komunizmi: me apo kundėr zhvillimit - ekonomik

- Individi thelb i shoqėrisė apo shoqėria thelb i individit?

- Miqėsitė dhe interesat mes shteteve

- Ēlirimi nga kolonizmi ushtarak dhe vazhdimi i tij me forma tjera

- Dėshtimet para projektit cionist

- Pėrhapja e arsimimit - sukses mė i rėndėsishėm

- Madhėsia e katastrofės sė rėnies sė halifatit islam

PYETJET E TELESHIKUESVE

- Llojet e kolonizimit

- Kolonizimi dhe rėnia e halifatit islam

- Dyfytyrėsia e Perėndimit nė raportet e tija me botėn islame

- Bashkėsitė islame… Histori… Suksese… Udhėheqėsi…

- Sihariqet islame dhe rėnia e sundimit perėndimor

- Roli i muslimanėve te popujt luftėtarė, sikurse ēeēenėt

- Projekti islam

- A ėshtė kthimi i halifatit kthim i dhunės

HYRJE

UDHĖHEQĖSI I PROGRAMIT: Para ca kohėve pėrcjellėm njė shekull i cili ishte pėrplot me ndodhi. Nuk ishte doemos qė edhe pėr Islamin dhe muslimanėt tė jetė pėrplot me pėrgėzime, mirėpo ishte pėrplot me transferime tė llojllojshme tė cilat e bartėn ummetin nga njė gjendje nė njė tjetėr, dhe nuk mund tė jemi tė sigurtė se ēdo gjė qė kemi kaluar gjatė atij shekulli ėshtė sukses, siē edhe nuk mund tė themi se tė gjitha gjėrat ishin vetėm dėshtime.

Dr. Jusuf el Kardavi, mysafiri ynė i zakonshėm, sot ėshtė nė programin tonė, ku do tė flitet rreth ēėshtjeve tė shekullit tė kaluar, bereqetit dhe rezultatet e tij.

Dr. Kardavi, mirė se na erdhėt sėrish.

Do tė ishte mirė tė fillojmė me njė pyetje globale: A ka dėshmuar Ummeti islam suksese, nėse ia fillojmė nga aspekti pozitiv i tė arriturave tė kėtij shekulli, a besoni…

KARDAVI: Nė rend tė parė, unė kam dy vėrejtje para se t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetje me rėndėsi.

Vėrejtja e parė ėshtė se, shekulli njėzet ende nuk ka mbaruar dhe shekulli njėzet e njė, ose siē i thuam, mileniumi i tretė, ende nuk ka filluar. Nė realitet ky vit ėshtė fundi i shekullit njėzet, ngase shekulli fillon prej njė e mbaron nė njėqind, e jo nė nėntėdhjetenėntė, prandaj viti 1999 nuk ėshtė mbarim i shekullit, por me mbarimin e vitit 2000 mbaron shekulli njėzet dhe fillon shekulli njėzet e njė, apo siē thuan, mileniumi i tretė. Ky ėshtė njė problem pėr tė cilin kemi diskutuar dhe kishte divergjenca edhe ndėrmjet nesh nė Kongresin botėrorė tė biografisė dhe sunnetit tė Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kėtu nė Katar, me rastin e mbarimit tė shekullit katėrmbėdhjetė dhe fillimit tė shekullit tė pesėmbėdhjetė tė hixhretit.

Disa nga vėllezėrit mendonin se viti 1400 h. ėshtė fillimi i shekullit tė ri, mirėpo pas njė diskutimi konkluduam se shekulli fillon me 1401. Pra me 2001 fillon edhe shekulli i ri. Kjo ishte vėrejtja e parė pėr tė cilėn nuk duhet pasur divergjenca.

Vėrejtja e dytė: Shumė njerėz shtrojnė pyetjen: Ē’farė na lidh neve me kėtė shekull, ky nuk ėshtė shekulli ynė, shekulli ynė ėshtė ai i hixhretit, ne kemi kremtuar pėr shekullin pesėmbėdhjetė tė hixhretit, kurse ky ėshtė shekulli i Lindjes, shekulli i krishterėve e jo i muslimanėve.

Ndoshta duke diskutuar janė paraqitur nė skenė edhe fetva tė cilat e bėjnė haram kremtimin e kėtij shekulli. Mirėpo, unė sė pari them se, ne nuk kremtojmė, por jemi ndalur kėtu pėr tė vlerėsuar me konkretėsi, kjo nga njė anė, kurse nga ana tjetėr, ky shekull nuk ėshtė shekulli ynė, por ėshtė shekulli i lindjes sė Isaut alejhis-selam, ndėrkaq lindjen e Isaut alejhis-selam Kur’ani e mirėpritė, kurse sureja Merjem ėshtė kremtim pėr lindjen e Isaut alejhis-selam, ngase ishte njė lindje e jashtėzakonshme: njė njeri vjen nė tokė, nė jetė, pa baba; e ėma e tij akuzohet pėr ligėsi; Zoti e aftėsoi atė me tė folurit si foshnje nė djep etj. etj.

Sidoqoftė, ne jemi Ummet i dalluar dhe i kremtojmė vetėm festat tona, e jo edhe festat e tė tjerėve, mirėpo kjo s’don tė thotė qė ne tė mos interesohemi fare, ngase kremtim nė gjuhėn arabe d.m.th. tė interesuarit (interesim) pėr njė gjė, e jo tė bėsh njė manifestim tė madh. Nė kėtė kontekst ne kremtojmė, e jo nė ndonjė kontekst tjetėr.

Prandaj, ne ndjejmė nevojė tė interesohemi pėr kėtė shekull, ngase bota pėrreth nesh interesohet pėr tė. Krishterėt, tė cilėt qeverisin botėn aktualisht, janė tė interesuar pėr kėtė shekull, saqė edhe budistėt dhe hindusėt dhe njerėzit tjerė nga shumė vende tė botės janė tė interesuar pėr mileniumin e tretė, siē e quajnė, kurse ne muslimanėt jemi tė vetėdijshėm se bota ėshtė afruar dhe ėshtė bėrė si njė qytet, prandaj nuk guxojmė tė jemi neglizhent ndaj asaj pėr tė cilėn ėshtė e interesuar tėrė bota, kur kemi pėr kėtė fundament tė sheriatit. Kur’ani na tregon se si muslimanėt nė Mekke, nė periudhėn mekase, ishin numėr i vogėl dhe tė shtypur: “Kur ishit pakicė e dobėt nė tokė (Mekke) dhe frikėsoheshit se do t’ju rrėmbejnė njerėzit (idhujtarėt).” (El Enfal, 126) Ata megjithatė ishin tė interesuar pėr krizėn politike qė manifestohej ndėrmjet dy superfuqive tė asaj kohe, midis shtetit persian nė lindje dhe shtetit romakobizantin nė perėndim, e qė pėrfundoi me ngadhnjimin e persianėve, gjė e cila i dėshpėroi muslimanėt kurse i gėzoi idhujtarėt, ngase romakėt ishin tė krishterė - ithtarė tė librit, dhe si tė tillė mė afėr muslimanėve, kurse persianėt ishin zjarrputistė dhe mė afėr idhujtarėve (mushrikėve). Pėr kėtė zbritėn ajetet e para tė sures El Rrum, ku All-llahu i madhėrishėm thotė: “Bizantėt (rumėt) u mundėn, nė tokėn mė afėr (tokės sė arabėve), po pas disfatės sė tyre ata do tė ngadhnjejnė brenda pak viteve. Ēėshtja ėshtė vendim i All-llahut, fillim e mbarim (pėr disfatė dhe pėr fitore). E atė ditė (kur do tė fitojnė bizantinėt) besimtarėt do tė gėzohen pėr ndihmėn e All-llahut”.

Kjo pra tregon se ne nuk duhet tė jemi pasiv ndaj asaj qė ndodh nė botėn qė na rrethon, dhe se duhet tė interesohemi pėr atė nėse ajo sjell ndonjė ndikim negativ pėr ne. Nga ky kėnd, pra, ne interesohemi pėr kėtė shekull tė ri, apo pėr mileniumin e tretė.

UDHĖHEQĖSI I PROGRAMIT: Pas kėsaj replike bukur tė rėndėsishme, t’i kthehemi edhe njėherė pyetjes nė njė formė tjetėr. Bota qė na rrethon ka me ēka tė krenohet, kur jemi te tė arriturat e pa numėrta. Ne e vlerėsojmė kėtė sukses, mirėpo, parashtrohet pyetja, athua vallė ne a kemi realizuar atė kėrkohet prej nesh?

KARDAVI: Unė prap do tė ndalem pak kur jemi te tė arriturat e botės, e nė veēanti tė botės sė perėndimit e cila e kremton kėtė shekull. S’ka dyshim se Perėndimi ka bėrė shumė nė fushėn e shkencės, teknologjisė, kompjuterit, pėrparime kėto qė meritojnė respekt; Perėndimi arriti nė Hėnė dhe mundohet tė shkon edhe nė Mars; ai bėri robot kompjuter dhe shumė punė tjera tė mėdha. Pėr fat tė keq, ne gjendemi nė skaj tė kėtyre punėve, jo se Islami na ndalon nga ajo, e as se jemi mė pak intelegjent se ata, mirėpo rrethanat nė tė cilat gjendemi nuk na mundėsuan tė bėjmė pjesė pozitivisht nė kėto suksese. Kohė mė parė Egjipti dhe mbarė bota arabe kremtonin pėr njė dietar i cili u laurua me ēmimin nobel. Ai ėshtė Dr. Ahmet Zuvejl, egjiptas i diplomuar nė Egjipt, mirėpo tė cilit iu dha rasti nė Amerikė, dhe i cili nuk do tė kishte kėtė sukses sikur tė ngelte nė Egjipt. Sikur ai e kemi edhe Faruk el Baz-in dhe shumė talentė tė tjerė qė kanė emigruar, e qė janė tė dalluar nė lėmitė e tyre.

Kryesorja, Perėndimi ka bėrė shumė nė aspektin shkencor, dhe kėtė nuk mund askush ta mohon; ai po ashtu ka bėrė shumė edhe nė aspektin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, dhe kėtė sukses nuk bėn askush ta asgjėson. Nė kėtė drejtim njeriu jeton me respekt dhe askush nuk mund t’ia cėnon atij tė drejtat e veta. Dhe ky ėshtė, padyshim, njė sukses i madh. Por, krahas tė gjitha kėtyre sukeseve nė Perėndim, prapėseprapė ky ėshtė shekulli i luftėtarėve dhe gjakderdhjeve. Unė i kam lexuar ca statistika mbi krimet e njerėzve nė botė, e nė Perėndim nė veēanti. Mjafton qė Perėndimi pati dy lufta botėrore, qė rezultuan me pėrafėrsisht 70 milion viktima.

Sikur tė shikosh, pėr shembull, rezultatet e revolucionit komunist, ose tė luftėrave qytetare etj., kėto gjakderdhje, nė kėtė shekull, e sidomos nė Perėndim, nuk ka ndodhur gjatė tėrė historisė njerėzore nė pėrgjithėsi; njerėzit nuk kanė poseduar mjete qė tė mund tė bėjnė vrasje kolektive si kėto, ata kanė luftuar me hark dhe shpatė ose shigjetė, dhe kanė mbytur njė ose disa, mirėpo nuk ka ndodhur tė shkatėrrohen qytete tė tėra, sikur Hiroshima dhe Nagasaki.

Poashtu, gjė pėr tė cilėn fajėsohet Perėndimi nė civilizimin e tij bashkėkohor, i cili ėshtė dominues dhe ngadhnjyes, ėshtė dėshtimi i vlerave morale dhe atyre tė besimit. Civilizimi perėndimor, i cili mbretėron dhe i ka arritur kėto suksese tė mėdha shkencore, pėr fat tė keq, nuk thirret nė baza tė besimit, e as nė baza tė vlerave morale, por ai ėshtė civilizim materialist nė filozofinė e vet, prandaj janė pėrhapur nė tė nihilizmi dhe anomalitė e shumta, pasojat e tė cilave i vėrejtėm nė Konferencėn pėr Popullatė e cila u mbajt nė Kairo nė vitin 1994, ku u shtrua problemi pėr lejimin e abortit, duke u nisur nga ajo se femra ėshtė e lirė nė trupin e saj. Mirėpo ku ngel ajo qenie e gjallė qė ėshtė nė barkun e saj? A ėshtė e drejtė e saj qė ta mbytė kėtė qenie? Ky ėshtė shfrenimi seksual. Prindi tė mos ketė tė drejtė qė tė ndėrhyjė nė edukatėn e fėmijėve tė vet, e gjėra tjera tė kėtij lloji, saqė Kisha dhe Ez’heri morėn njė qėndrim tė pėrbashkėt pėr kėtė ēėshtje. Pra, shkatėrrimi i vlerave dhe i moralit janė dy gjėra qė u zihen pėr tė madhe tė arriturave tė Perėndimit.

 

UDHĖHEQĖSI: Njė thėnje qė e potencojnė disa nga filozofėt e Perėndimit, e qė kuptohet nuk pėrputhet me qėndrimet tona, ngase ėshtė shkatėrrim i vlerave, e quajnė atė: ēlirim nga prangat fetare dhe ato morale, dhe se ai ēlirim solli deri te pėrparimi shkencor dhe deri te liritė. Disa arabė pėrsėrisin atė qė thuhet nė Perėndim dhe e pėrqafojnė kėtė thirrje, duke pohuar se, nėse duam t’i bashkangjitemi Perėndimit shkencėrisht dhe teknologjikisht, atėherė patjetėr do tė duhet thyer ca rregulla fetare, morale, zakonore etj. Ē’keni tė thoni pėr kėtė?

 

KARDAVI: Sė pari, ēlirimi nga normat fetare e morale nuk ėshtė ajo qė solli deri te sukseset e arritura shkencore, teknologjike dhe tjera, pėrkundrazi, disa filozof perėndimorė, qė kritikojnė tani civilizimin perėndimorė, siē janė Shifingeri, Koleni, Vilsoni etj, mė nė fund edhe Garodi, qė tė gjithė kėta kritikojnė civilizimin perėndimorė dhe pohojnė se tė parėt qė e ngritėn kėtė civilizim ishin tė pajisur me motive tė larta fetare.

Dikush shprehet: ne jetojmė “nėn hijen e hijes”, d.m.th. tė parėt ishin hija e besimit, kurse ne jetojmė “nė hijen e hijes sė tyre”. Ata konsiderojnė se besimi ėshtė i domosdoshėm, kurse ajo qė ndodhi qė Perėndimi ėshtė ēliruar nga prangat e Kishės, ndodhi mu pėr atė se klerikėt e Kishės nuk i kishin tė qarta botėkuptimet mbi fenė dhe mbi disa gjėra tjera tė cilave u kishin dhėnė shenjtėri fetare, sikur astronomisė sė vjetėr Greke, Gjeografisė sė shenjtė dhe ajo qė ka tė bėjė me diellin dhe tokėn; e nėse dikush pohon diē qė vjen nė kundėrshtim me kėto gjėra, atij i thuhej heretik, ateist dhe i dalur nga feja. Kurse nė tė vėrtetė ai nuk ka dalur nga feja. Rrotullimi i Tokės dhe forma e saj e rrumbullakėt nuk ėshtė dalje nga feja. Muslimanėt para shumė shekujve e mėsonin kėtė nėpėr librate tyre, bile edhe librat e tefsirit dhe apologjetikės flasin pėr formėn e rrumbullakėt tė Tokės dhe sjellim argumente pėr kėtė. Prandaj, ata qė braktisėn fenė kishtare e cila pėrkrahte ngurtjen kundėr lėvizjes, kundėr drejtėsisė; mbretėritė kundėr popujve; feudalėt kundėr bujqėve; prapambeturinė kundėr pėrparimit… Kur Kisha i pėrkrahi tė gjitha kėto gjėra negative dhe luftoi ēdo gjė pozitive, atėherė njerėzit u ngritėn kundėr Kishės dhe u ēliruan nga ajo. Mirėpo kjo nuk qe ēlirim nga besimi fetar, por ēlirim vetėm nga kufizimet e Kishės.

UDHĖHEQĖSI: Komunizmi ėshtė njėra nga lėvizjet qė lindėn dhe u pėrhapėn, e mė pas u dobėsuan dhe vdiqėn gjatė kėtij shekulli. Ēfarė mundemi tė pėrfitojmė nga kjo pėrvojė njerėzore?

KARDAVI: Normalisht, komunizmi doli me kėtė shekull, dhe dihet se nuk u ngrit nė mėnyrė tjetėr, pėrpos me gjakderdhje tė mėdha dhe me eliminimin e miliona njerėzve. Padyshim, Bashkimi Sovjetik ishte shteti i dytė superfuqi nė botė, dhe ai synonte qė ta pėrhapė komunizmin kudo nė rruzullin tokėsor, ngase ai ishte njė thirrje universale. Mirėpo, shumica e atyre qė e studijuan komunizmin si ideologji dhe sistem, pėrfituan rrėnjėn e tij, ngase ai nuk posedonte nė vete motivacione pėr tė qėndruar; komunizmi nuk mund tė qėndronte ndryshe, pos me fuqi, me nėnshtrim e dhunė. Ai e sakrifikoi lirinė e njeriut pėr prosperitetin ekonomik, e nė tė vėrtetė e humbi edhe lirinė edhe prosperitetin.

Komunizmi u ngrit nė bazė tė qeverisjes sė klasės punėtore, megjithatė gjendja e punėtorėve nė vendet kapitaliste ishte mė e lakmueshme dhe shumė mė e mirė se sa nė vendet komuniste. Para nesh kemi shembullin e Berlinit lindorė dhe atij perėndimorė, ose Gjermaninė lindore dhe perėndimore, qė i ndante vetėm muri. Se ēfarė ishte gjendja e punėtorėve nė Berlinin perėndimorė, nė krahasim me gjendjen e punėtorėve nė anėn tjetėr tė Berlinit, ėshtė shumė e qartė. Dallimi mes tyre ishte shumė i madh. Komunizmi e luftoi besimin dhe vlerat, dhe e sakrifiloi lirinė. Dhe cili ishte rezultati i tij? Ai nė fund nuk arriti t’a ushqejė njeriun e uritur, e as t’i ofron atij siguri, prandaj patjetėr duheshte tė dėshtojė. Ashtu edhe ndodhi, edhe pse ishte superfuqi ushtarake.

UDHĖHEQĖSI: Sa i pėrket komunizmit, si shtet dhe sistem politik, ai me tė vėrtetė pėrdori dhunė dhe nuk ia doli t’i ushqejė njerėzit, e as t’i siguron ata nga frika. Por, marksizmi si filozofi, e sidomos tani kur ėshtė xhveshur nga fuqia e tij materiale, a nuk i solli historisė dhe njerėzimit njė filozofi mbi tė kuptuarit e historisė nė trajtimin e marrėdhėnieve shoqėrore? Besoj se edhe vet bota perėndimore pėrfiton nga ajo filozofi.

KARDAVI: Unė kėtė nuk e mohoj, dhe kam shkruar nė njė libėr timin se, ne kemi mohuar teoritė universale, siē janė: Marksi nė ekonomi, Durkajmi nė sociologji, Frojdi nė psikologji, Darvini nė zhvillimin dhe evolucionin; ne i mohojmė bazat e kėtyre teorive, mirėpo, kjo nuk do tė thotė se kėto teori janė nė tėrėsi tė pavlefshme dhe ēdo gjė qė pėrmbajnė nė vete ėshtė gabim; jo kjo nuk ėshtė e natyrės njerėzore, njeriu gabon dhe ia qėllon, prandaj unė them se ėshtė e mundur tė gjejmė nė disa trajtime tė tyre diē qė ėshtė edhe nė dobinė tonė, mirėpo ne ia zėmė pėr tė madhe filozofisė marksiste, e cila ėshtė ngritur nė bazė tė materializmit dialektik dhe materializmit historik, dhe nė bazė tė luftės klasore dhe luftimit tė tė gjitha feve, pra se ėshtė njė filozofi e ngritur mbi bazėn e materializmit absolut, nuk beson nė Zot, as nė pejgamberllėk, as nė ahiret, as nė vlera; ajo nuk e beson All-llahun, ngase beson nė thėniet e disa filozofėve materialist, si filozofi gjerman Fojerbahu, i cili pat thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė se Zoti e krijoi njeriun, por, pėrkundrazi, njeriu ėshtė ai i cili krijoi Zotin, d.m.th. besimi nė Zot ėshtė njė gjė e shpikur nga vet njeriu, bile, sipas tij, ėshtė shpikje e tė pasurve, sunduesve, feudalėve pėr t’i mashtruar klasat e dobėta dhe tė shtypura qė tė mos i kėrkojnė ato tė drejtat e tyre dhe tė mos ngriten kundėr atyre qė u bėjnė dėm; kinse pėr tė mashtruar njerėzit iu thanė atyre se ekziston njė Zot dhe se ekziston Xhenneti, nė mėnyrė qė ata tė shpresojnė dhe t’i harrojnė vuajtjet e tyre. Prandaj Marksi thotė se feja ėshtė opium pėr popullin, edhepse feja me tė vėrtetė ėshtė esencė e ekzistencės dhe jeta nuk ka kuptim pa fe, as nuk mundemi tė jetojmė e t’i pėrgjigjemi pyetjeve tė pėrjetshme tė cilave njeriu mundohet t’u pėrgjigjet qė prej kohėve tė lashta: Prej nga, e ku mė pas? Pse? Prej nga erdha dhe prej nga rrjedh bota qė mė rrethon? Ku do tė shkoj? A do tė ketė jetė tjetėr pas vdekjes? Tani pėrse jetoj?

Marksizmi dhe filozofitė tjera materialiste nuk mundėn t’u pėrgjigjen kėtyre pyetjeve, dhe tani komentimi mbi historinė, se faktorėt materialist dhe ata ekonomik, dhe lidhjet produktive janė ato qė pėrcaktojnė historinė dhe shikojnė nė njeriun se ėshtė vetėm qenie produktive, dhe nga kjo pikėpamje ata e veēojnė njeriun, e jo nga fakti se ai posedon shpirt.

UDHĖHEQĖSI: A nuk kemi pėrfituar ne si muslimanė nga balansimi mes dy blloqeve? Apo ndoshta jemi penduar pėr dėshtimin e boshtit komunist, ngase ngelja vetėm e Amerikės do tė jetė e dėmshme nė shumė aspekte?

KARDAVI: Unė kisha ndėrmend t’i kthehem kėsaj ēėshtje, se Bashkimi Sovjetik ishte mė i dobishėm pėr ne nga njė kėnd, respektivisht pėr kėtė qė potencuat. Sa i pėrket aspektit ideologjik, lufta e tij kundėr feve, e nė veēanti lufta e tij kundėr Islamit, kjo ishte njė dėm, mirėpo edhe dėmi nuk ėshtė pa ndonjė dobi nė kėtė jetė; ėshtė rregull e Zotit tė madhėrishėm qė tė bėn pėrzierjen e tė kėqijave me tė mirat, kėnaqėsitė me dhembjet, dobitė me dėmin etj., kėshtuqė pas Bashkimit Sovjetik manifesohej njė dobi, e ajo ėshtė se Bashkimi Sovjetik paraqitte opozitė tė pėrhershme dhe ishte njė fuqi qė bėnte baraspeshimin e SHBA-sė dhe Perėndimit nė pėrgjithėsi. Ky baraspeshim ishte njė dobi pėr muslimanėt, bile unė nė fjalimin e xhumasė sė kaluar tregova se njėra ndėr lutjet e shumta tė selefit tė mirė ishte edhe kjo: “O Zot preokupoi kriminelėt mes vete, kurse neve na nxjerr nga kjo situatė, tė qetė.” Sprovimi i kriminelėve mes vete ėshtė njė punė me rėndėsi, kurse, tė ngel njė kriminel i vetmuar, kjo ėshtė rrezik i madh. Ngelja e fuqisė amerikane e vetme, mund tė jetė rrezik pėr ne, edhepse Rusia, pėr fat tė keq, kur deshi tė demonstrojė fuqinė e saj, e demonstroi atė mbi muslimanėt, siē ėshtė rasti nė Ēeēeni. Ne i lutemi Zotit tė madhėrishėm qė t’i pėrforcojė vėllezėrit tanė nė Ēeēeni dhe t’i ndihmojė ata deri nė fitore, insha’All-llah.

UDHĖHEQĖSI: Duke bėrė fjalė pėr komunizmin, potencuat njė nga tė ligat e shumta tė tij, e ajo ishte se komunizmi e trajtonte njeriun vetėm si njė qenie produktive. Ēka ka tė keqe qė njeriu tė trajtohet si i tillė, sidomos kur dihet se kjo ėshtė teori ekonomike nė rend tė parė, d.m.th. pjesė e jetės sė njeriut…

 KARDAVI: Jo, kėtė nuk e thotė komunizmi, bile as socializmi arab. Njė socialist arab shkruan se, njerėzit mendojnė se socializmi ėshtė drejtim ekonomik. Kjo ėshtė gabim; socializmi ėshtė princip mbi jetėn si nė ekonomi, edukim, arsimim, politikė, shoqėri dhe ēdokund, pra socializmi nuk ėshtė vetėm princip mbi ekonominė, por ai ėshtė filozofi qė pėrfshinė tėrė jetėn, prandaj socializmi nuk pranon tė pjestohet. Ai e drejton njeriun sikurse edhe Islami, qė nga lindja e deri nė vdekje, nė xhami, nė rrugė, nė kopsht, nė univerzitet, nė gjykatė etj. Pra, edhe socializmi e pėrvetėson njeriun. Nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė socializmi vetėm teori ekonomike, prandaj ne e shohim gabim tek socializmi kėndvėshtrimin e tij ekonomik se njeriu ėshtė vetėm produktiv. Grekėt e vjetėr, mė herėt, kur definuan njeriun, thanė se njeriu ėshtė kafshė qė flet, mirėpo qėllimi i tyre nuk qe se njeriu ėshtė folės, por kishin pėr qėllim se njeriu logjikon, pra, njeriu ėshtė kafshė racionale; ata e vėshtruan njeriun nga kėndi i logjikės. Dikush nė kohėn tonė thotė se njeriu ėshtė kafshė e zhvilluar, e dikush thotė se njeriu ėshtė kafshė e ngritur, duke marrė parasysh se njeriu ėshtė mė i ngritur se kafshėt tjera, dikush tjetėr thotė se njeriu ėshtė kafshė sociale. Ēdonjėri shikon nga njė kėnd, kurse kėndi nga i cili shikoi socializmi njeriun ishte kėndi produktiv; ata shohin se motivet e produktit janė ata qė lėviznin historinė dhe sjelljen njerėzore, kurse historia nuk lėviz ndryshe, pos me ndryshimin e relacioneve tė produktit dhe metodave tė tij, etj.

UDHĖHEQĖSI: Nėse mė lejoni njė pyetje, qė nuk ėshtė ndoshta esenciale, por sillet pėr rreth. Disa teolog tė Perėndimit pohojnė se njė nga shkaqet e rrėnimit tė komunizmit, pos asaj qė potencuat ju, ėshtė edhe ajo se komunizmi nė praktikėn e tij politike adaptoi parimin e tij dogmatik mbi jetėn, e ai ėshtė se ēdo detaj nga detajet e jetės patjetėr tė ketė ndonjė qėndrim tė hershėm filozofik, ndėrkaq ajo qė e bėri Perėndimin tė jetė mė i suksesshėm ėshtė se, ai adoptoi parimin pragmatik. Ndoshta ne si muslimanė kemi diē tė pėrbashkėt me marksistėt nė kėtė pikė ideologjike. A kanė ndonjė ndikim principet ideologjike pėr rrėnien e komunizmit dhe vazhdimėsinė e sistemit tjetėr?

 

KARDAVI: Perėndimi ka njė lloj ideologjie, ka njė filozofi tė ngritur mbi lirinė e individit… Aty individi ėshtė esenca, dhe ai duhet tė motivohet dhe t’i zhvillohen aftėsitė e tij pėr tė shpikur, ndėrkaq komunistėt adoptojnė njė filozofi tė kundėrt, te ata shoqėria ėshtė esenca, kurse individi ėshtė vetėm njė rrotė nė kėtė makinė tė madhe. Pra, kemi tė bėjmė me dy filozofi kontradiktore, mirėpo ēdo shoqėri patjetėr tė posedojė njė filozofi mbi tė cilėt ngritet. Perėndimorėt kanė mundėsi pėr ta zhvilluar filozofinė e tyre, dhe ėshtė karakteristikė e civilizimit perėndimor, e sidomos e civilizimit liberal, se posedon mundėsi pėr trajtimin e gabimeve tė bėra nga liria e ofruar; t’i zbulojė gabimet, t’i kritikojė, dhe mė nė fund t’i publikojė. Ndėrkaq te pala tjetėr ēdo gjė ėshtė e mbyllur. Pra, kemi filozofi ideologjike te perėndimorėt dhe kemi filozofi ideologjike te lindorėt, mirėpo te kėta tė dytėt kjo ideologji revolucionare nuk lejon askend tė shtron pyetjen: “Pse?”, e tė mos bėjmė fjalė qė dikush t’i drejtohet asaj me shprehjen: “Jo”.

Ky ėshtė rreziku i vėrtetė pėr njeriun, pėr lirinė e tij dhe pėr vlerat e tij.

 

UDHĖHEQĖSI: Mirėpo dallimi mė i madh ėshtė se njeriu perėndimor zakonisht hulumton interesat e vendit tė tij, nėse marrim thėnien e Ēerēilit si peshojė: “Nuk ekzistojnė miqėsitė e vazhdueshme, por ekzistojnė interesa tė vazhdueshme…”

 

KARDAVI: E njėjta ėshtė. Ėdhe komunistėt njė kohė mė herėt kishin njė politikė tė jetėsimit paqėsor me Perėndimin, politikė pajtimi me Perėndimin, dėshirė pėr njė marrėveshje ideologjike mes Rusisė dhe Kinės, ndonėse qė tė dyja ishin shtete komuniste, mirėpo nuk u arrit dot kjo marrėveshje. Edhe ish-Jugosllavia ishte komuniste si edhe Rusia, megjithatė Jugosllavia qėndronte me Perėndimin. Kjo thėnie, pra, vlen pėr tė gjithė, e jo vetėm pėr kapitalistėt ose vetėm pėr frontin liberal.

 

UDHĖHEQĖSI: Prezenca perėndimore, siē e shihni edhe vetė, ēdoherė e mbisundon diskutimin dhe e imponon vetėn edhe atėherė kur ne bėjmė fjalė pėr veten tonė. Do tė ishte mirė t’i largohemi pak botės, e t’i kthehemi botės sonė tė vogėl, botės arabe dhe islame… Sipas mendimit tuaj, cili do tė ishte suksesi mė me rėndėsi qė ka arritur bota islame?

 

KARDAVI: Pak janė sukseset tona, pėr fat tė keq. Megjithatė, suksesi i parė i botės islame ėshte ēlirimi i tij nga kolonizimi. S’do mend se bota islame pas luftės sė dytė botėrore ishte e kolonizuar, me pėrjashtim tė Jemenit dhe Arabisė Saudite. E tėrė bota islame qe kolonizuar nga Perėndimi: kolonizimi britanez, francez, spanjol, italian, holandez… Holanda e cila numėronte pesė milion banorė sundonte Indonezinė e cila numėronte pesėdhjetė milion banorė! Bota islame nė tėrėsi ishte e robėruar nga kolonizues tė ndryshėm tė Perėndimit, mirėpo filloi lufta e dytė botėrore dhe bota islame filloi rezistencėn e vet kundėr kėtij kolonizimi, dhe nė fund e fitoi lirinė.

 

UDHĖHEQĖSI: Mė lejoni pėr njė ndėrhyrje. Kjo qė thatė deri tani ka tė bėjė me ēlirimin nga kolonizimi ushtarak, mirėpo, tash, pesėdhjetė vjet pas fillimit tė lėvizjeve arabe pėr ēlirimin e tyre, institucionet politike nė kėto vende janė me model perėndimor; gjithashtu, vlerat dhe ligjet me tė cilat shėrbehen kėto shoqėri janė tė kėtij lloji, bile aspiratat e shumė udhėheqėsve arabė janė qė t’i bashkangjiten botės sė Perėndimit. Atėherė, deri nė ēfarė grade mund tė konsiderojmė se jemi ēliruar?

 

KARDAVI: Mu pėr atė unė desha tė them se, edhe ky ēlirim i realizuar, nė tė cilin ndikim tė madh kishte Islami dhe lėvizjet islame dhe fetare, sipas deklarimit tė historianėve perėndimorė, si pėr shembull Bernard Luis nė librin e tij “Perėndimi dhe Lindja e Mesme”, e bėri tė qartė kėtė gjė.

Beteja e fundit pėr ēlirim nga kolonializmi perėndimor ishte ajo e Algjerit. Pas njė kolonizimi qė zgjati 130 vjet me radhė, dhe pasiqė Franca u mundua nė ēdo mėnyrė ta shlyejė identitetin islam, saqė gjuha arabe dhe Islami gati u harruan plotėsisht, algjerianėt arritėn ta zhvillojnė njė betejė nga betejat e kėtij shekulli, dhe mė nė fund arritėn tė ēlirohen nga kolonizimi francez dhe tė jetojnė tė lirė nė vendin e tyre. Megjithatė, kėtė ēlirim nga kolonizimi e errėsojnė shumė gjėra. Sė pari: jemi ēliruar nga kolonializmi perėndimor, mirėpo nuk jemi ēliruar dot nga kolonializmi lindor dhe ai cionist. Shumė njerėz mendojnė se kolonializėm ėshtė vetėm ai i Perėndimit. Por, jo! Ekziston edhe kolonializmi lindor, e ai ėshtė kolonializmi komunist. Unė mendoj se kolonizimi Rus mbi Republikat Islame, si Uzbekistani, Kazakistani, e vendet tjera (vende kėto qė janė vende islame tė dorės sė parė, ngase nė kėto vende Islami ėshtė pėrhapur qysh nė shekullin e parė hixhrij) ėshtė njashtu plot dhunė dhe terror. Kėto vende ngelėn ende tė okupuara, ngase, pėr fat tė keq, Perėndimi dhe Rusia arritėn marrėveshje qė nė kėto vende tė ngelin qeveritarėt komunistė, gjė qė nuk ėshtė rasti me shtetet e Evropės Lindore, si nė Rumani, Poloni, Ēeki, Sllovaki, Hungari etj. Tė gjitha kėto shtete u ēliruan nga qeveritė komuniste dhe nga sistemi komunist, dhe hynė nė sistemet demokratike. Pra, nga ky kolonizim, kolonizimi lindor, ende nuk jemi ēliruar.

Nė anėn tjetėr ėshtė kolonizimi cionist. Ky ėshtė lloj mė i keq i kolonizimit, kolonizim i tokės, mirėpo nuk i ngjan kolonizmit frances, ngase, francezėt okuponin, mirėpo njerėzit e vendit i linin nė vendet e tyre. Ata nuk i larguan algjerianėt nga vendi i tyre, por i ngushtuan ata; i morėn tokat dhe kopshtet e tyre, mirėpo, prapėseprapė, algjerianėt ngelėn aty. Kurse cionistėt erdhėn dhe i nxorrėn vendasit nga shtėpitė e tyre, pa kurrfarė faji tė bėrė, vetėm se ishin muslimanė. Ata e okupuan vendin e tyre, i pėrzunė banorėt e atij vendi, dhe e ngritėn shtetin e tyre mbi gėrmadhat e kėtij populli tė vuajtur.

 

UDHĖHEQĖSI: Ky shekull filloi me lindjen e kėtij kolonizimi tė fundit, kolonizimit cionist, kurse tani kalojmė nga ky shekull me shpresė se ekzistojnė gjasa pėr zgjidhjen e konfliktit. Sistemi arab tashmė ėshtė i pėrcaktuar pėr projektin paqėsor dhe mendon se kjo ėshtė zgjidhje e shėndoshė dhe e logjikshme pėr krizėn. A besoni se vėrtetė do tė kryhet ky shekull me mbarimin e kėsaj krize?

 

KARDAVI: Unė kėtė gjė do ta kisha pėrmendur me dėshtimet. Nga dėshtimet tona mė tė mėdha ėshtė ajo se ne humbėm para projektit cionist. Projekti cionist ėshtė hartuar para njė shekulli, respektivisht nė vitin 1897, nė Kongresin e ‘Hercit’. Ai pat thėnė: “Pas pesėdhjetė viteve do tė realizohet shteti Izraelit.” Dhe me tė vėrtetė u realizua shteti izraelit pas pesėdhjet viteve. Premtimi i Belforit, ministrit tė jashtėm anglez, nė nėntor tė vitit 1917 u bė realitet. Kurse arabėt nė fillim e refuzuan copėtimin e vendit, duke thėnė: “Si ta ndajmė vendin tonė me grabitēarėt.” Pastaj u formua shteti izraelit, mė 15 Maj 1948, kurse ne e quanim “Izrali i ashtuqajtur.” Kėshtu shpreheshim nėpėr mediume, nėpėr gazeta; kėshtu vazhduam me kėtė prapashtesė disa vite me radhė. Mirėpo kur pamė “tė ashtuquajturin” se si shkatėrroi shumė fronte, kurse ne nuk posedonim as njė mundėsi tjetėr, pos pikėllimit, gjykimit tė kėtij akti brutal, dhe ankimit nė Kėshillin e Sigurimit, pas gjithė kėsaj na erdhi turp ta vazhdojmė fjalėn “i ashtuquajtur”, dhe e shlyem kėtė fjalė nga pėrdorimi. Kur pamė se neve gati ngelėm “tė ashtuquajtur”, e jo izraelitėt, atėherė vazhduam me fjalėt: “Izraeli fenomen grabitēarė”, “Izraeli fenomen armiqėsie”, “Rrezik fetar, politik, ushtarak, ekonomik, edukativ, social dhe moral” etj.

I kushtuam kėsaj ēėshtje edhe libra, mirėpo, pėr fat tė keq, pas luftės qė shpėrtheu mė 15 qershor 1967 ndryshoi ēdo gjė, ndryshoi politika dhe qėllimi; njė kohė thonim se duhet tė eliminohet Izraeli, e tani themi se duhet tė eliminohen gjurmėt e armiqėsisė sė vitit 1967. Ēka u bė me luftėn e vitit 1948? Kjo fjalė e re qė u zhvillua, sikur e legjitimoi atė tė kaluarėn dhe ne heshtėm. Kurse, tani projekti paqėsor do tė ishte punė e mbarė, sikur tė arrijmė t’i eliminojmė gjurmėt e luftės dhe tė arrijmė deri tek 4 Qershori i vitit 1967. Mirėpo janė bėrė shumė lėshime, dhe ky ėshtė rezultati, qė ne, arabėt, qė numėrojmė pėrafėrsisht 300 milion banorė, nuk mundėm tė qėndrojmė para shoqėrisė cioniste. Kurse vėllezėrit tanė nė Ēeēeni, edhe pse popull i vogėl, qėndrojnė burrėrisht para njė fuqie, ē’farė ėshtė Rusia dhe aleatėt e saj, para gjithė atij arsenali ushtarak.

Njė teleshikues nga Londra:

Vėrtetė si tha edhe shejhi (hoxha) nė lidhje me sistemin komunist, i cili u shkatėrrua tani, ai ėshtė njė ideologji e cila jo vetėm qė e merr njeriun prej lindjes sė tij, por kemi tė bėjmė edhe me teorinė e Darvinit e cila i kushton kujdes njeriut qė nga krijimi e deri nė pėrfundimin e jetės. Njeriu qė mė sė miri e kritikoi kėtė teori ėshtė mendimtari islam Muhammed Bakir el Sadr. Ai nuk e cilėsoi atė si mosbesim-kufr apo ateizėm, ngase fliste me njerėz tė cilėt nuk besonin nė Islam. Ai kėtė teori e demantoi me fjalėt e tij: “Kjo ėshtė teori ideale e cila nuk pėrputhet me natyrėn e njeriut.” Si mundet kėshtu? Ai pohon se nė Islam ekziston njė teori, por sistemi islam pėrputhet me natyrėn e njeriut me tė cilin e ka krijuar Zoti i Madhėrishėm. Me kėtė ai ka bėrė njė gjykim shumė adekuat, i cili ėshtė i pranuar te shtresa intelektuale. Kurse nga ana tjetėr, kur bėri njė komparacion mes Islamit dhe sistemit kapitalist - demokratik, ai zgjodhi pikėn mė tė mirė tė kėtij sistemi, zgjodhi lirinė, apo lirinė ekonomike, e jo lirinė e plotė. Ai po ashtu bėri njė komparacion mes atyre dyjave, me ē’rast e bėri tė qartė superioritetin e Islamit ndaj kėtij sistemi. Me kėtė na bėhet e ditur se sistemi islam ėshtė i vetmi sistem i cili i siguron njeriut kėnaqėsinė si individ dhe apo si shoqėri.

UDHĖHEQĖSI: T’u kthehemi sėrish sukseseve. Ēlirimi nga kolonializmi ishte, pra, sinjali i parė...

 

KARDAVI: Unė thashė se edhe ky ēlirim nuk ėshtė pa tė meta. Nga ato tė meta pėrmenda se ne nuk jemi ēliruar nga tė gjitha llojet e kolonializmit, si pėr shembull nga kolonializmi lindor komunist, apo kolonializmi cionist. Tani deri diku kemi arritur tė ēlirohemi nga kolonializmi ushtarak apo politik, mirėpo nuk jemi ēliruar ende nga kolonializmi ideologjiko-edukativ, nga ai legjislativ, nga ai i vlerave tė huaja. Ende filozofitė dhe metodologjitė e Perėndimit kanė ndikim tė dukshėm sidomos te shtresat udhėheqėse; shumė nga shtresat tona udhėheqėse ende besojmė nė Perėndimin. Ndoshta tani asnjėri nga ata nuk shprehet sikur Taha Husein: “Ne doemos duhet t’a pranojmė civilizimin perėndimor, me tė mirat e tė kėqiat, me ėmbėlsirat e idhėtirat”, mirėpo shumica e tyre ende janė tė mahnitur me civilizimin perėndimor, edhe pse shumė prej tyre nuk i kanė akoma tė qarta bazat e civilizimit islam. Pėr fat tė keq, ekziston njė injorancė e madhe edhe nė radhėt e intelektualėve tanė mbi civilizimin islam dhe rolin e tij. Shumė prej tyre as qė e kanė ngarkuar veten qė ta studiojnė Islamin. Ne prap mundohemi t’i lexojmė dhe studiojmė veprat e kėtyre sekularėve dhe majtistėve, kurse ata aspak nuk mundohen t’i lexojnė veprat e islamistėve. Te ata ekziston njė lloj kryelartėsie dhe njėfarė ndjenje se kjo ėshtė e panevojshme. Njė njeri qė ka kėtė qėndrim, unė nuk e konsideroj intelektual, ngase njeriu nuk mund tė jetė intelektual, e tė mos e njeh fenė e popullit tė cilit i pėrket, tė mos njeh civilizimin dhe edukatėn e tij. Unė mendoj se edhe krishteri nė vendet arabe nuk ėshtė intelektual nėse nuk ka njohuri mbi Islamin, mbi edukimin islam dhe rolin e tij; ai patjetėr tė ketė njė pjesė tė fatit, ngase jeton nė kėtė civilizim, sikur i thashė njėherė Luis Ivadit, kur ishte kėtu nė Katar: “Ti edhepse nuk je musliman me pėrkatėsi fetare, ti je musliman me edukim dhe civilizim.” Nė kėtė kontekst ėshtė shprehur edhe lideri i mirėnjohur kopt, Meqrem Aliud, kur tha: “Unė jam krishter me fe, por jam musliman atdhetarisht, sepse unė jetoj nė vend islam.”

 

UDHĖHEQĖSI: Para se tė kalojmė nė sinjalin e dytė, shohim se intelektuali arab ende shkrihet nė projektim kolonizues, d.m.th. ne jemi ēliruar ushtarakisht, mirėpo makineria e tė menduarit tė parisė arabe, nė veēanti e asaj laike, mjerisht ende mbetet e njejtė. Ju thoni se ata nuk e kanė lexuar Islamin, e unė them se ata, megjithatė, lexojnė mbi Islamin, mirėpo me sy tė Perėndimit, d.m.th. ata nuk lexojnė mbi Islamin nga burimet e tij, por janė tė gatshėm tė lexojnė ndonjė vepėr tė shkruar mbi Islamin nga ndonjė perėndimor.

 

KARDAVI: Ky nuk mundet t’i paraqet qėndrimet e Islamit.

 

UDHĖHEQĖSI: Ai as qė ėshtė burim i vėrtetė. Nėse marrim shkencėrisht dhe akademikisht, ėshtė e palogjikshme dhe e papranueshme qė njeriu tė mirret me burime tjera, kur ka mundėsi tė arrijė nė burimin e vėrtetė.

Mirėpo, a ka vallė suksese tjera, pėr tė cilėt mund tė diskutohet?

 

KARDAVI: Deri diku ėshtė sukses edhe pėrhapja e arsimit. Nuk ka dyshim se nga gjėrat e arritura janė edhe ngritjet e objekteve shkollore, univerziteteve dhe institucioneve nė mbarė botėn arabe dhe islame, edhe pse kjo prap nuk ėshtė ideale, ngase analfabetizmi ėshtė i pėrhapur nė shumė vende tona. Dhe kjo ėshtė turp i madh, kur dihet se Islami e lufton analfabetizmin. Ne duhet tė angazhohemi shumė kundėr analfabetizmit, ngase tė mėsuarit ėshtė farz pėr ēdo musliman. Pėrse ėshtė farz? Sepse, ne nuk do tė mund tė bėjmė pozitė tė mirė nė kėtė nėnqiell dhe nuk do tė jemi popull i fortė dhe i pėrparuar nėse nė radhėt tona kemi njerėz analfabet. Njeriu analfabet nuk mund tė bėjė asgjė as nė fabrikė, e as nė luftė. Ne e kemi obligim qė gjatė kėtij shekulli t’i aktivizojmė nxėnėsit e shkollave tė mesme dhe studentėt e univerziteteve, qė nė kohėn e pushimeve verore tė angazhohen pėr tė mėsuar gratė dhe burrat, derisa ta ē’rrėnjosim analfabetizmin nga mesi ynė. Dhe duhet tė jemi kėmbėngulės nė kėtė.

Mirėpo, edhe pėrhapja e arsimit i ka tė metat e saj. Kur jemi te sistemi ynė edukativo-arsimor, aty hasim mungesa tė shumta. Unė jam i informuar pėr librin qė tronditi Amerikėn para disa vitesh, me titullin: “Populli nė bazė tė rrezikut”. Nė kėtė libėr pohohet se, nė Amerikė arsimimi nuk ėshtė duke nxjerrur njerėz intelektual, e as njerėz krijues, dhe se atje vėrehen ē’rregullime tė qarta nė filozofinė arsimore dhe sistemim edukativo-arsimor, saqė amerikanėt sjellin grupe ekspertėsh nga Japonia, pėr t’u konsulltuar mbi ērregullimet qė vėrehen nė sistemin edukativo-arsimor tė Amerikės sipas shikimit tė tyre, dhe se ē’farė hapash do tė duhet tė ndėrmirren pėr pėrmirėsimin e kėsaj gjendjeje. Amerikanėt bėnė korrigjim nė sistemin e tyre arsimorė, kurse nė kėtė nuk e kemi bėrė, edhe pse duhet tė orvatemi nė kėtė drejtim, sepse sistemet tona nxjerrim nė skenė shėrbetorė, e jo intelektual, e as krijues. Tani ėshtė koha pėr ta korrigjuar filozofinė tonė arsimore. Ata qė i hartuan sistemet arsimore nė shumė vende tona, ishin nga Perėndimi, tė cilėt ishin kolonizues tė vendeve tona. Marr shembull Egjiptin. Ai qė hartoi i pari sistemin arsimor nė Egjipt ishte Donlopi, prift i njohur, ndikimet e tė cilit nė arsim ndiheshin njė kohė tė gjatė. Ne patjetėr duhet tė ēlirohemi nga kjo gjė dhe tė projektojmė pėr vete njė sistem shkollor i cili na e ruan identitetin, i cili e paraqet nė skenė filozofinė tonė, dhe i cili nxjerrė nga rradhėt tona intelektualė tė vėrtetė, sepse ne nuk jemi mė tė mangėt nė mendje se tė tjerėt. All-llahu i madhėrishėm e ka shpėrndarė mendjen nė tė gjithė popujt.

 

Teleshikues nga Siria:

Muslimanėt nė kėtė kohė u sprovuan me dy katastrofa jo natyrore, tė cilat lanė gjurmė tė mėdha, e qė manifestohet me nėnēmimin dhe robėrimin qė sot po e pėrjetojnė popujt islam.

E para: Rrėnimi i hilafetit islam, gjė e cila ishte pikėnisja e dhimbshme pėr humbjen tė identitetit tė muslimanėve dhe copėtimin mes tyre. Marrėveshja dypalėshe botėrore ēifute-krishtere ia doli tė formojė shtete tė vogla nė vendet islame, tė cilat nuk janė nė gjendje ta mbrojnė as veten, apo tė qėndrojnė para fuqive shkatėrrimtare. Duhet tė thuhet e vėrteta, se popujt tanė kanė arritur nė gradėn mė tė ulėt tė rrėniės politike, saqė janė bėrė lojė qesharake e botės.

E dyta: Nėn hijen e rrethanave aktuale, u ėshtė hapur rruga ēifutėve pėr realizimin e platformės sė tyre.

Kėto janė dy katastrofa jonatyrore qė i pėrjeton Ummeti islam.

 

UDHĖHEQĖSI: Besoj se pyetja e vėllaut tonė nga Siria ėshtė e qėlluar. Sikur t’i ktheheni pak temės sė dėshtimeve, jam i sigurtė se ju profesor do tė kishit pėrmendur kėtė.

 

KARDAVI: Dėshtimi i parė qė do ta kisha rradhitur, ėshtė rrėnimi i hilafetit islam. Nuk ka dyshim se ky ėshtė sprovimi mė i madh qė i ka goditur muslimanėt.

Nė vitin 1924 ngjau katastrofa tė cilėn muslimanėt as nuk e kishin paramenduar. Pėr fat tė keq njerėzit shikonin nė Kemal Ataturkun sikur tė ishte njėri nga udhėheqėsit islam dhe e pagėzonin me emrin “Gazi Mustafa”. Ju e keni edhe poezinė e Shevkit tė njohur, ku ai ndėr tė tjerat thotė:

All-llahu Ekber! Nė ēlirim sa ēudira ka,

O Halid i turqve, pėrsėrite Halidin e arabėve.

E, nė realitet, Ataturku nuk ishte islamist, andaj edhe e rrėnoi hilafetin. Rrėnimi i hilafetit rezultoi qė nė vendet islame tė ndodhin fatkeqėsi, prandaj vite me rradhė u mbajtėn shumė kongrese, duke diskutuar pėr njė vend tjetėr ku do tė duhej tė transferohet hilafeti islam, sepse nuk mund tė ngelin muslimanėt pa halife. Mirėpo problemi ishte mė i madh, mė i thellė dhe mė i rrezikshėm se tė gjitha kėto orvatje nėpėr kongrese.

Muslimanėt u shkapėrderdhėn; ra flamuri i fundit ndėr tė cilin tuboheshin muslimanėt, flamuri i besimit; dolėn nė skenė shtete tė vogla tė cilėt thirreshin nė kombėtarizėm dhe nacionalizėm, dhe deri mė sot muslimanėt nuk arritėn tė realizojnė ndonjė subjekt tė pėrbashkėt, ndonjė bashkim federal, konfederal apo ēfarėdoqoftė tjetėr.

 

UDHĖHEQĖSI: A ėshtė e vėrtetė se rrėnimi i hilafetit ėshtė katastrofė kaq e madhe, siē pohon vėllau (pyetėsi). Ē’farė ėshtė madhėsia e kėsaj katastrofe?

 

KARDAVI: Unė besoj se kjo ėshtė katastrofa mė e madhe me tė cilėn u sprovuan muslimanėt nė kėtė shekull. Me humbjen e hilafetit, muslimanėve nuk iu ngeli asnjė subjekt. Mė parė halifja thoshte: “O njerėz, ndihmojeni Palestinėn materialisht, ose luftoni pėr mbrojtjen e Palestinės”, dhe njerėzit ngriheshin nė kėmbė. Mirėpo tani kjo mungon. Muslimanėve u mungon njė udhėheqės, i cili do t’i udhėheqė ata sikur i udhėheqė krishterėt papa i tyre. Me rėnien e hilafetit, qė ishte fuqi politike e fetare, muslimanėt ngelėn pa asnjė udhėheqėsi, as shpirtėrore, e as politike. Ajo qė i pėrfaqėson muslimanėt sot, ėshtė vetėm Organizata e Kongresit Islamik. Edhe ajo nuk ishte diē tjetėr, vetėmse njė rezultat i djegijes sė xhamisė El-Aksa nė vitin 1969. Atėherė muslimanėt e panė tė arsyeshme tė kenė nė skenė njė subjekt islam, dhe erdhi deri te formimi i kėtij subjekti. Mirėpo, edhe atėherė kur muslimanėt orvateshin pėr krijimin e kėtij subjekti, dolėn nė skenė mospajtimet. Mė nė fund erdhėn nė pėrfundim qė ta quajnė Organizata e Kongresit Islamik. Kjo ėshtė e tėra qė posedojnė muslimanėt, dhe qė i ofron. Prandaj nuk ka dyshim se shkatėrrimi i hilafetit ėshtė katastrofa mė e madhe qė i ka goditur muslimanėt nė kėtė shekull. Kurse si fryt i kėsaj katastrofe pasoi edhe e dyta, e cila nuk ėshtė aspak mė e vogėl se e para, e ajo ėshtė katastrofa e projektit cionist dhe suksesi i tij, dėshtimi ynė para kėtij projekti cionist dhe formimi i kėtij subjekti grabitēar nė zemrėn e vendeve tona arabe dhe islame.

Teleshikuesi nga Doha:

Pyetja ime ėshtė pėr dyfytyrėsinė e Perėndimit me tė cilėn Perėndimi e trajton botėn tonė islame. Kėtė nuk ka kush nuk e vėren sot. Cilat janė shkaqet reale tė kėsaj dyfytyrėsie dhe si ėshtė e mundur tė dilet nga kjo krizė me tė cilėn na ka preokupuar Perėndimi? Unė besoj se Perėndimi do tė vazhdojė tė na trajtojė nė kėtė mėnyrė kohė tė gjatė. Zoti e din mė mirė.

 

UDHĖHEQĖSI: Tė fillojmė me matematikėn e dyfytyrėsimit qė u kėrkua edhe nga lidhjet tjera telefonike. Njė ndėr sinjalet e shumta tė kėtij shekulli ėshtė edhe ajo se, Perėndimi nė raportet e tij me botėn islame kishte qėndrime tė dyfishuara. Cili ėshtė sipas mendimit tuaj shkaku i kėsaj dyfytyrėsie?

KARDAVI: Shkaku ėshtė, sikur thash edhe mė herėt, se civilizimit perėndimor i mungon baza shpirtėrore, e cila do tė jetė burim pėr sjelljet e tij. Burim pėr kėtė nė Perėndim ėshtė pragmatizmi dhe interesi, e ai qė hulumton interesin, atij nuk i intereson se te kush do ta gjej atė; tek ai nuk ekziston njė peshojė, ngase ai nuk merret me vlera tė caktuara morale, e as qė i kthehet ndonjė besimi fetar i cili e udhėheq njeriun dhe e sundon atė nė tė keqen dhe tė mirėn, dhe nė ēdo punė nė jetėn e tij. Kjo ėshtė konkluzė e asaj qė pėrmendi Dr. Abdullah El Kadirij, se sundimi turk ishte kolonizim. Ky pohim ėshtė dėm pėr historinė. Muslimanėt nuk i kanė konsideruar turqit kolonizues, mirėpo disa nga muslimanėt mendojnė se turqit kanė bėrė ndonjėherė edhe ndonjė dėm. Megjithatė Turqia ishte shteti i hilafetit, saqė, edhe atėherė kur u shfaqėn tollovira dhe korruptime, shumė njerėz, si Reshid Rida, kėrkonim reforma pėrbrenda hilafetit, e nuk donim ta pėrmbysin atė. Turqit ishin ata qė u kujdesėn pėr botėn islame dhe e mbrojtėn nga kolonizimi vite me radhė. Sulltan Abdul Hamidi ishte ai qė refuzoi tė korruptohet nga ēifutėt tė cilėt i ofruan miliona tė tėrė pėr tė dhe pėr arkėn e shtetit tė tij, duke iu pėrgjigjur atyre se nuk lėshon pe pėr asnjė pėllėmbė tė tokės sė Palestinės. Mu pėr kėtė ėshtė krim tė quhet shteti osman kolonizues, ose tė quhet sundimi i tij, kolonizim.

Dr. Abdulkadir nga Saudia:

Unė do tė pėrqėndrohem vetėm nė tre pika kryesore.

Pika e parė: Pėrmendėt se kolonizimi i pėrfshin tė gjithė muslimanėt, me pėrjashtim tė Jemenit dhe Arabisė Saudite. Mirėpo, disa shkrimtarė sot e kėsaj dite pohojnė se shtetet arabe ishin tė gjitha tė kolonizuara nga Turqia. Kėtė ata e paraqesin nė veprat e tyre dhe kėshtu kemi mėsuar nga historia njė kohė tė gjatė nėpėr shkolla.

Pika e dytė: Sukseset e arritura nga organizimet islame nė kėtė kohė. Duam tė na thoni diē pėr ato suksese.

Pika e tretė: Sukseset e arritura nga ana e disa liderėve muslimanė, qofshin tė vendeve arabe apo jashtė tyre.

 

UDHĖHEQĖSI: Pse mos tė bėjmė fjalė njėherit edhe pėr sukseset e bashkėsive islame?

KARDAVI: Vėrtetė ne ende nuk pėrfunduam, sepse gjatė bisedės pėr njė ēėshtje, na ndėrhyjnė pyetje tjera dhe na largojmė nga pėrgjegjja. Do tė kisha dashur tė vazhdojmė me sukseset e rėndėsishme. Unė thash edhe mė parė se, suksesi i parė me rėndėsi ėshtė ēlirimi nga kolonizmi, e mė pas edhe pėrhapja e arsimimit. Ndėr sukseset e rėndėsishme vlen tė pėrmendim edhe lėvizjet reformuese nė botėn islame, qė nga koha e Xhemaluddin Afganiut, edhe pse Afganiu konsiderohet njeri i shekullit tė kaluar, duke filluar nga personalitetet si Muhamed Abduhu dhe dijetari i famshėm Reshid Rida, si dhe shembulli i Hasan El Bennasė, Ebul Ala el Mevdudit, Abdulhamid Badisit etj. Kėtu bėjnė pjesė edhe disa lėvizje tjera partiake, siē janė: Partia e Ēlirimit, Partia e Nurijinėve, Lėvizja e themeluar nga Seid Nursiu nė Turqi,

Partia “Mashumi” nė Indonezi, si dhe Xhemati pėr drejtėsi dhe mirėsi nė Maroko. Tė gjitha kėto janė lėvizje qė vepruan dhe u angazhuan pėr reforma pėr dhe pėr ēlirimin e Ummetit islam nė tė gjitha anėt e botės islame.

 

UDHĖHEQĖSI: Ēka i shtuan kėto lėvizje mendimit islam?

 

KARDAVI: Kėto lėvizje pa dyshim i rezistuan kolonizimit edukativ dhe luftės ideologjike, sepse njė kohė ideologjia perėndimore ishte dominante dhe nuk kishte kush t’i reziston asaj. Kėto lėvizje me luftėn e tyre ia kthyen mendimit islam njė lloj baraspeshe dhe arritėn t’i sigurojnė atij rregulla tė shumta, saqė nxorrėn nė skenė teza islame nė nivel akademik, qindra teza nė sfera tė ndryshme, si nė pedagogjinė islame, nė jurisprudencėn islame, nė ekonominė islame, nė politikėn islame, nė filozofinė islame, e gjithė kjo nė rrafshin ideologjik, kurse nga aspekti i karakterit njerėzor filluan t’a aplikojnė Islamin dhe kėtė unė e konsideroj sukses. Kjo ėshtė fryt i zgjimit tė sotėm islam.

Nga sukseset mė tė mėdha tė kėtij shekulli ėshtė zgjimi islam, qė u paraqit nė fund tė kėtij shekulli, dhe ky zgjim nuk ėshtė i rastit, por ėshtė fryt i rezistencės sė gjatė tė lėvizjeve reformiste dhe udhėheqėsve tė tyre. Zgjimi islam pati ndikim tė madh edhe nė nivel ideologjik, dhe literatura islame pa dyshim zė vendin e parė nė treg.

Nė nivel tė karakterit, vėrejmė se rinia islame ėshtė ajo e cila pėrkujdeset dhe i mbushė xhamitė. Njė kohė, ata qė bėnin namaz ishin pleqtė, kurse tani tė parėt nė xhami janė tė rinjtė muslimanė, tė cilėt pėrbėjnė numrin mė tė madh edhe nė kohėn e haxhxhit dhe umres.

Kurse sa i pėrket femrės, femra muslimane i ėshtė kthyer mbulesės islame (hixhabit) nė mėnyrė vullnetare.

Nė nivel ekonomik, kemi daljen nė skenė tė bankave islame, tė kompanive, tė fondacioneve tregtare dhe financiare.

Nė nivel ushtarak kemi shembull luftėn afgane, pa marrė parasysh mospajtimet qė lindėn mė pas, qėndrimi gjatė luftės kundėr ish-Bashkimit Sovjetik dhe ngadhnjimi mbi tė; kjo edhe Intifada palestineze janė rezultate tė rizgjimit islam. Pastaj, apeli pėr praktikimin e sheriatit islam nė botėn islame, arritja e disa islamistėve nė qeveri, sikur nė Iran dhe Sudan, si dhe nė Algjer, tė cilėt pothuajse ia arritėn fitores sikur tė respektoheshin rezultatet e zgjedhjeve. Tė gjitha kėto janė, padyshim, fryte tė rizgjimit islam tė kėtij shekulli.

 

UDHĖHEQĖSI: Vėllau ynė, Abdull-llah el-Kadiri shtroi edhe sukseset e liderėve muslimanė…

 

KARDAVI: Kjo bėn pjesė nė lėvizjet islame. Nėse themi, pėr shembull, ēfarė bėri Hasan El Benna, ose ēfarė bėri Ebu Ala El Mevdudi, apo ēfarė bėri Muhammed Nasir nė Indonezi? Sukseset e tyre shfaqen nė themelimin e kėtyre lėvizjeve tė cilave iu pėrgjigjėn masat islame, dhe tė cilat patėn ndikimin e tyre nė aspektin ideor, social, ekonomik, politik dhe moral. Besoj se ai pėr kėtė e ka qėllimin.

 

Teleshikues nga Jordani:

Dua t’i qasemi njė teme me rėndėsi tė madhe, e ajo ėshtė se, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė kohėn e tij ka pėrgėzuar se do tė ēlirohen Persia dhe Perandoria romake, dhe vėrtetė ajo u bė realitet sa i pėrket vendeve persiane, mirėpo vendet romake sot e kėsaj dite nuk janė tė ēliruara. Kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ka pėrgėzuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ummetin e tij, dhe dhashtė Zoti i madhėrishėm qė ummeti islam pas pėrēarjes t’i kthehet bashkimit dhe fesė islame. Kjo ėshtė ajo qė kėrkojmė nga All-llahu i madhėrishėm, qė tė bashkon kėtė ummet nė fe. Kemi njė hadith nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem lidhur me kėtė, e kuptohet se hadithi ėshtė shpallje e Zotit, I Cili i din sekretet. Prandaj paralajmėrimet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėr ndodhitė qė do tė ndodhin dhe po ndodhin nė ditėt tona rrjedhin nga njė dije e vėrtetė, mirėpo janė paraqitur nė skenė disa njerėz tė cilėt flasin pėr ēėshtje fetare, edhepse nuk dinė asgjė fare, sikurse havarixhėt, kurse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka lejuar derdhjen e gjakut tė havarixhėve.

 

UDHĖHEQĖSI: Pasi ne jemi duke bėrė fjalė pėr fillimin e njė shekulli tė ri, pėr kėtė na arriti edhe njė faks nga vėllau ynė nė tė cilin, mes tjerash, thuhet se, shumė njerėz nė botėn e perėndimit profetizojnė pėr mbarimin e kėsaj bote me mbarimin e kėtij shekulli. Po e ndėrlidhim kėtė me pyetjen e vėllaut tonė nga Jordania, i cili bėri fjalė pėr pėrgėzimet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

 

KARDAVI: Vėllau nga Jordania bėn fjalė pėr paralajmėrimet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se ne do t’i trashėgojmė pasuritė e mbretėrve Kisra dhe Kejser, ose tė Persisė dhe Romės. Ai tha se e kemi trashėguar Perandorinė persiane, por jo edhe Perandorinė romake.

Kjo nuk ėshtė e vėrtetė dhe pyetėsi kėtu gabon, sepse janė ēliruar vendet e Perandorisė perse dhe Perandorisė romake. Vendet e Perandorisė Romake janė vendet e Shamit, Egjipti, Tunisi, vendet e Afrikės sė Jugut, tė gjitha kėto vende janė tė Perandorisė romake. Elhamdulil-lah, muslimanėt trashėguan pasuritė e mbretėrve Kisra dhe Kajser, ashtu siē paralajmėroi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Mbreti Herakli, qė ishte imperator shtetit romako-bizantin nė Siri, pas hyrjes sė ushtrive islame nė kėto vende, u largua nga Siria duke thėnė: “Tė pėrshėndesim oj Siri pėrgjithmonė, nuk do tė takohemi mė pas kėsaj pėrshėndetjeje.” Ndoshta vėllaut qė pyet i ėshtė pėrzier njė paralajmėrim nė njė hadith tjetėr, tė cilin e transmeton imam Ahmedi, se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ėshtė pyetur: “O i Dėrguari i All-llahut, cilat nga dy qytetet do tė ēlirohet mė parė: Roma apo Konstantinopoja”, me ē’rast ai u pėrgjigj: “Qyteti i Herakliut do tė ēlirohet i pari.” Dhe kjo u bė realitet: Konstantinopoja u ēlirua nga muslimanėt nė udhėheqjen e tė riut osman, Muhamed Fatihut i cili kishte vetėm njėzet e tre vjet, dhe i cili mendonte pėr kėtė ēlirim qysh nė moshėn nėntėmbėdhjetė vjeēare. All-llahu i madhėrishėm e ndihmoi atė qė ta arrijė kėtė nderė tė veēantė, tė cilin muslimanėt u munduan ta arrijnė qė nga koha e sahabėve. Mirėpo Zoti i madhėrishėm kėtė nderė e akumuloi pėr kėtė djalė tė ri osmanlij. Pra, hadithi thotė se qyteti i Herakleut do tė ēlirohet i pari, dhe ne e kemi ēliruar Konstantinopojėn. Tash ka ngelur pjesa tjetėr e pėrgėzimit: ēlirimi i Romės. Mirėpo ky ēlirim don tė thotė: tė kthehet Islami nė Evropė pėrsėri. Unė kam pohuar edhe mė herėt nė kėtė program se, besoj se ky ēlirim nuk do tė jetė ēlirim me shpatė, e as me ushtri, por do tė jetė ēlirimi i thirrjes dhe i mendimit islam. Evropa mė nė fund do ta sheh se u shkatėrrua me civilizimin materialist dhe do tė kėrkon zėvendėsim dhe alternativė tjetėr, mirėpo nuk do tė mund tė gjejė shpėtim tjetėr kund, pos nė porosinė islame e cila baraspeshon ēdo gjė: ia jep njeriut fenė dhe nuk ia ndalon tė mirat e kėsaj jete, e ngrit atė nė qiell, mirėpo nuk e ērrėnjos nga toka. Ne besojmė se ky pėrgėzim do tė realizohet, dhe presim qė Islami tė kthehet nė Evropė dhe ta pėrqafojnė atė evropianėt, Insha’All-llah.

 

UDHĖHEQĖSI: Ndėrkohė arritėn njė numėr i madh i fakseve, ku shtrohet pyetja se cili ėshtė obligimi i muslimanėve ndaj Ēeēenisė?

 

KARDAVI: Padyshim se qėndrimi i muslimanėve nė nivel tė shteteve dhe qeverive tė tyre duhet tė jetė qėndrim protestues. Unė edhe pardje, nė namazin e xhumasė, thashė se, sikur shtetet islame tė ngritnin zėrin e protestės dhe sikur t’i kthejnė ambasadorėt e tyre nga Moska dhe tė kėrkojnė nga Rusia qė t’i tėrheq ambasadorėt e vet nga vendet islame, d.m.th. vetėm njė qėndrim diplomatik, e jo ushtarak. A thua ēdo tė thotė ky veprim?

Pasha All-llahun, sikur t’a bėjnė kėtė shtetet islame, do tė dridhej Rusia, po edhe Perėndimi.

Sa i pėrket qėndrimit tė dyfishtė, ne shohim se ēfarė qėndrimi mori Perėndimi lidhur me Timorin lindor dhe ēfarė ėshtė qėndrimi i tij lidhur me Ēeēeninė. Banorėt e Timorit lindor janė indonezian, flasin gjuhėn indoneziane dhe i pėrkitnin besimit tė natyrshmėrisė, derisa u erdhėn misionarėt krishter dhe i shndėrruan nė katolik. Vetėm pėr kėtė gjė Perėndimi e detyroi Indonezinė qė t’ua pranojė atyre referendumin dhe pavarėsinė, kurse Ēeēenia as qė ėshtė pjesė e Rusisė, ēeēenėt kanė origjinė kaukaze, e jo sllave; gjuha e tyre nuk ėshtė rusishtja, feja e tyre nuk ėshtė krishterizmi ortodoks; ēdo send tek ēeēenėt ndryshon, prandaj do tė duhej qė ēeēenėve t’u jipet pavarėsia, sepse ata flijuan shpirtėrat e tyre vite me radhė dhe ngadhnjyen mbi rusėt.

Sidoqoftė, ne si musliman duhet t’u ndihmojmė atyre me tė gjitha mundėsitė qė i posedojmė. Mė erdhi dje njė djalė i ri, dhe me sy tė pėrlotur, i cili donte tė shkojė nė Ēeēeni. Erdhi tė mė pyet, e unė i thashė: “Biri im rrugėt janė tė mbyllura pėr nė Ēeēeni, pastaj ēeēenėt nuk janė tė nevojshėm pėr ushtarė, atyre u nevojitet armatimi dhe financimi; nėse ne arrijmė t’i ndihmojmė ata finansiarisht, do tė ishte shumė mirė.” Mirėpo, kur jemi te ndihmat finansiare, a thua ēfarė ju kemi ofruar? Kemi arritur t’u ofrojmė atyre vetėm disa ndihma humanitare pėr strehimin e refugjatėve tė tyre qė braktisėn shtėpitė e tyre, e qė numėrohen me qindra mijėra. Por, sido qė tė jetė, obligimi ynė ėshtė tė qėndrojmė me ta, me ndjenjat tona, me zemrat tona, me gjuhėt tona, tė lutemi pėr ta, t’u ofrojnė atyre ndihmė finansiare aq sa mundemi, dhe tė bėjmė lutje qė All-llahu i madhėrishėm ta shkatėrrojė armikun e tyre me fuqinė e Tij.

Teleshikuesi:

U bė fjalė pėr komunizmin, pėr eksperiencėn e Perėndimit, pastaj pėr projektin islam dhe lėvizjen islame. Pyetja ime ėshtė: A ka tė bėjė projekti islam me transformimin e qeverisjes; disa islamistė majtistė pohojnė se nė Islam, nė esencė, nuk ka asnjė mėnyrė juridike mbi transferimin e qeverisjes, ngase ajo ėshtė njė ēėshtje diskutabile, qė don tė thotė se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk e ka definuar kėtė, por vetėm ka aluduar, kurse Ebu Bekri radijall-llahu anhu e ka caktuar Omerin radijall-llahu anhu, ndėrsa Omeri radijall-llahu anhu ka zgjedhur gjashtė persona qė ata ta zgjedhin njėrin prej tyre. Pra, sipas kėsaj qė u tha mė sipėr, ata pohojnė se nė Islam nuk ekziston metodė juridike pėr transferimin e qeverisjes. Disa tjerė e demantojnė kėtė pohim duke thėnė se, pikėrisht kjo ėshtė metoda juridike pėr transferimin e qeverisjes, domethėnė kėto tre apo katėr forma janė ligj, kurse ēdo formė tjetėr ėshtė e papranueshme.

Ēfarė mendon profesor Kardavi nė lidhje me transferimin e qeverisjes? Pyetja e dytė: Prof. Kardavi pėrmendi disa xhemate reformuese tė cilėt mė tepėr i kaplon natyra politike, mirėpo kemi edhe xhemate tjera popullore, reformuese, thirrėse dhe jopolitike, tė cilat nuk u pėrmendėn fare. Besoj se kjo ėshtė njė padrejtėsi, ngase kemi pėr shembull disa xhemate sufiste dhe xhemate tjera, si xhemati i shejh Muhammed Iljasit. Kėto xhemate kanė me miliona pėrkrahės dhe ushtrojnė ndikim tė madh, dhe nuk ėshtė doemos tė kenė rol politik apo tė kenė shumė vepra tė shkruara, mirėpo kėto xhemate patėn ndikim tė madh nė nivel popullor.

Teleshikues nga Arabia Saudite:

Profesori ynė i nderuar theksoi se e dėshiron kthimin e hilafetit. A nuk mendon profesori ynė se kthimi i hilafetit nė kėtė kohė don tė thotė kthim i despotizmit, sidomos kur kemi parasysh se koha dhe drejtėsia e Ebu Bekrit dhe Omerit ka perėnduar, dhe kemi shekuj tė shumtė gjatė historisė, siē ėshtė koha e abasitėve dhe ajo e osmanlijve, kur janė zhvilluar shumė padrejtėsi dhe krime. Ne tė gjithė e lexojmė historinė dhe shohim se ēfarė i ndodhi kėtij ummeti. Nuk dua ta zgjas mė tepėr sa i pėrket temės sė hilafetit. Dua tė potencoj njė mendim, shpresoj se profesori ynė i nderuar do ta analizon. Mendimi im ėshtė qė tė bėhet njė kushtetetė islame e bazuar nė Kur’an dhe sunnet dhe nė katėr mez’hebėt, duke ia bashkangjitur ēdo risi tė dobishme qė nuk vjen nė kundėrshtim me besimin tonė tė pastėr, dhe tė udhėheqin me kėtė projekt dijetarėt eminenent islam, nė krye me profesorin tonė tė nderuar, Dr. Jusuf Kardavin, ose ai tė jetė njėri prej tyre. Ju falemnderit.

 

UDHĖHEQĖSI: Vėrtetė ekziston njė frikė e madhe, se hilafeti, me format e tij qė u praktikua pas hulefai rashidinėve, ėshtė njollosur shumė, siē e quajti kėtė edhe vet Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si mbretėri diktatoriale, dhe qė u shkatėrrua me kohėn, derisa pėrfundoi te turqit, te tė cilėt, siē potencuat edhe ju mė herėt, ekzistonte padrejtėsi e madhe. A ėshtė me vend frika e vėllaut tonė nga Arabia Saudite?

 

KARDAVI: Sė pari tė ndalemi pak te hilafeti. A nėnkupton hilafeti despotizėm apo ē’don tė thotė hilafet? Hilafet don tė thotė: projekt pėr bashkimin e Ummetit islam. Pra, tė ketė ummeti islam njė udhėheqėsi, qė nė njėfarė mėnyre tė bashkohet ky ummet. Nė kohėn tonė njohim bashkime tė llojllojshme, si pėr shembull: Bashkimi federativ, konfederativ apo Komonvelti; kryesorja ėshtė se All-llahu i madhėrishėm i quajti muslimanėt Ummet: “Dhe ashtu ne u bėmė juve njė popull tė drejtė.” (El-Bekare 143)

“Ju jeni populli mė i dobishėm i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve” (Ali Imran 110)

Si do tė jemi Ummet, nėse jemi tė shkapėrderdhur dhe tė ndarė nė shumė shtete qė nuk kanė marėdhėnie tė mira mes vete; e ndoshta ndonjėherė zhvillohen edhe luftėra mes. Ne duam ta kemi njė formė. Kėtė formė nuk e ka definuar Islami, e as nuk e ka caktuar ndonjė mėnyrė tė veēantė. Prandaj ēdonjėri nga halifėt ėshtė zgjedhur me njė farė mėnyre; pėr shembull, mėnyra e zgjedhjes sė Ebu Bekrit radijall-llahu anhu ndryshon nga ajo e zgjedhjes Omerit, Osmanit dhe Aliut (radijall-llahu anhum). Kjo ėshtė ajo qė Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk na caktoi ndonjė formė tė veēantė, mirėpo ne kemi Kur’anin famėlartė, ku All-llahu i madhėrishėm thotė: “Dhe ata qė konsulltohen mes vete pėr punė tė pėrbashkėta” (Esh-Shura, 38), dhe “Konsultohu me ta mbi tė gjitha ēėshtjet” (Ali Imran, 159).

Mirėpo, si duhet tė jetė Shura, si do ta zgjedhim imamin, halifin apo qeveritarin, kėtė nuk e ka definuar Islami, dhe kjo ėshtė njė nga tė mirat e Islamit, sepse sikur tė kishte caktuar ai ndonjė formė, atėherė do tė ngelnim tė ngurtė nė tė gjitha kohėrat, dhe kjo formė ndoshta do tė ishte e pėrshtatshme pėr njė kohė, mirėpo nuk do tė korrespondonte me ndonjė kohė tjetėr; ajo do tė ishte e mirė pėr njė mes, por nuk do tė bėnte pėr njė mes tjetėr. Prandaj ky fleksibilitet ėshtė njė ndėr veēoritė e Islamit. Ne mund tė marrim edhe nga tė huajt; me rėndėsi ėshtė tė kėtė besėlidhje dhe pajtueshmėri, dhe kryesorja ėshtė tė mos sundojnė njerėzit me dhunė. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e dėnoi atė njeri qė del imam i njerėzve pėr namaz, kurse njerėzit atė e urrejnė. Ai (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotė: “Tre lloj njerėzve nuk u ngritet namazi mbi kokė as njė pėllėmbė, dhe pėrmendi: Njė njeri qė u del imam njerėzve, kurse njerėzit e urrejnė atė.” Nėse kėshtu qėndron puna pėr namazin e vogėl, atėherė si do tė jetė rasti pėr udhėheqėsinė e pėrgjithshme, gjegjėsisht halifatin. Nuk vlen qė njė individ tė bėhet udhėheqės i njerėzve pa dashjen e tyre; kjo punė patjetėr duhet tė jetė me pajtueshmėri dhe zgjedhje. Ne mund tė marrim nga tė tjerėt sistemin e zgjedhjeve, ndoshta ai sistem do tė na i zgjidhte problemet, ashtu qė ta zgjedhim atė qė e dojmė dhe qė ėshtė i ngritur shkencėrisht dhe fetarisht, dhe qė do ketė aftėsi ta udhėheq Ummetin nė njė bregdet tė sigurtė.

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@