Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

 

 

BIOGRAFIA E SHEJH KARDAVIT

1.

Dr. Jusuf el-Kardavi u lind me 09.09.1926 nė fshatin Safet Turab, Mehale el Kubra, Republika Arabe e Egjiptit, nė njė fshat me traditė tė lashtė dhe rėndėsi tė madhe nė Islam, pasiqė aty vdiq Abdullah bin el Harith bin Xhez-i el Zubejdij, sahabiju i fundit i cili vdiq dhe u varros nė Egjipt, siē transmeton Hafidh bin Haxheri dhe tė tjerėt.

Kardavi qysh nė fėmijėri dallohej me talentin e veēantė qė posedonte, saqė para moshės dhjetė vjeēare i mėsoi tė gjitha rregullat e texhvidit dhe e mėsoi edhe Kur’anin pėrmendėsh (u bė hafiz i Kur’anit).

Pastaj u regjistrua nė institutet e Az-harit, ku e kreu shkollėn fillore dhe atė tė mesme, dhe ku gjithmonė ishte ndėr studentėt mė tė mirė dhe mė tė dalluar. Edhe pse u burgos nė rethanat e atėhershme, ai prapseprapė u radhit i dyti nė nivel shtetėror nga shkollat e mesme. Mė vonė u regjistrua nė fakultetin e usuludinit nė Univerzitetin e Al-Az-harit, ku edhe diplomoi nė vitin shkollor 1952/53, dhe ishte studenti mė i mirė nė gjeneratėn e cila diplomoi atė vit, me ē’rast numri i studentėve ishte 180.

Nė vitin 1954 mori diplomė nga fakulteti i gjuhės arabe, ku edhe arriti diplomė internacionale me tė drejtė mėsimi, me ē’rast ishte studenti mė i dalluar nga 500 tė diplomuar atė vit nė tre fakultetet e Az-harit.

Nė vitin 1958 mori diplomė edhe nga Instituti pėr studimet e larta, nė degėn - Gjuha arabe dhe letėrsia.

Nė vitin 1960 i vazhdoi studimet e larta parapėrgaditore (magjistraturė), dhe me sukses arriti tė diplomojė nė fakultetin e usuludinit - drejtimi Shkenca e Kur’anit she Sunnetit.

Nė vitin 1973 nė tė njėjtin fakultet e mbrojti temėn e doktoraturės me titull: “Zeqati dhe ndikimi i tij nė zgjidhjen e problemeve shoqėrore (sociale)”.

 

Punėt zyrtare (administrative)

Dr. Jusuf el-Kardavi punoi njė kohė si ligjėrues dhe mėsues nėpėr xhami, pastaj si pėrgjegjės (drejtor) nė Institutin El-Eimeh, i cili funksiononte nėn kompetencat e ministrisė sė vakėfit nė Egjipt. Pastaj punoi edhe nė univerzitetin Al-Azhar, si drejtues i zyrės pėr kulturėn Islame, ku ishte pėrgjegjės pėr literaturėn islame dhe botimet e saja, si dhe mbikqyrės i drejtorisė sė Da’ves.

Nė vitin 1961 u emėrua drejtor i Institutit tė mesėm islam nė Katar, ku me punėn e tij tė palodhshme arriti ta bėjė njė pėrmbledhje nga e kaluara e dobishme islame dhe reformat e nevojshme nė pėrputhshmėri me realitetin islam.

Nė vitin 1973 nė universitetin e Katarit e themeloi fakultetin pedagogjik pėr meshkuj dhe atė pėr femra, ku edhe e hapi degėn pėr studime Islame dhe u caktua si pėrgjegjės i saj.

Nė vitin 1977 e hapi fakultetin e studimeve Islame dhe fakultetin e sheriatit nė Universitetin e Katarit, ku edhe u emėrua si dekan deri nė pėrfundim tė vitit akademik universitar 1989/1990. Poashtu ishte edhe themelues dhe drejtor i Qendrės pėr studime rreth Sunnetit dhe biografisė sė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem nė universitetin e Katarit, ku edhe punon tani.

Nė vitin akademik 1990/1991 u dėrgua nė Algjeri, qė t’i udhėheqė komisionet e instituteve shkencore tė universiteteve dhe institutet e studimeve tė larta.

Nė vitin 1991e fitoi ēmimin e lartė tė Bankės Islame, pėr zhvillimin e ekonomisė Islame, kurse nė vitin 1993 e fitoi ēmimin “Mbreti Fejsall”, pėr angazhimin dhe pjesėmarrjen e tij nė studimet dhe analizat Islame.

Ishte fitues edhe i ēmimit “Dhuntia Shkencore”, qė jepej nga rektori i universitetit islamik botėror nė Malezi, nė vitin 1996.

Fitoi edhe ēmimin e Sultan Hasan el Belkije (mbreti i Brunejit), pėr Fikėh el Islamijj.

 

Angazhimi dhe aktiviteti i tij nė shėrbim tė Islamit

Doktor Jusuf el-Kardavi ėshtė njėri nga dijetarėt bashkėkohorė Islam, i shquar dhe i mirėnjohur nė mbarė botėn Islame, i cili gjendet pothuajse nė tė gjitha lėmitė: nė shkencė, da’ve, mendim tė lirė, xhihad etj. Pothuajse ēdo musliman ka lexuar ndonjė nga librat e tij, broshurat, letrat, materialet, fetvatė, ose ka dėgjuar ligjeratė, hutbe, mėsim, pėrgjigje, nė shkollė, institut, fakultet, xhami, klub, radio, televizion etj. Aktiviteti i tij nuk pėrcaktohet nė njė drejtim dhe nė njė lėmi, por ai e ka zhvilluar aktivitetin e vet nė tė gjitha drejtimet e nevojshme, ku edhe sot janė tė shėnuara shenjat qė tregojnė pėr personalitetin e tij.

Do tė orvatemi tė hedhim njė pasqyrė nė lėmitė mė me rėndėsi:

1. Lėmia e botimeve shkencore

2. Lėmia e Da’ves dhe udhėzimit

3. Lėmia e Fik’hut dhe fetvave

4. Lėmia e konferencave dhe seminareve

5. Lėmia e vizitave dhe ligjėratave

6. Pjesėmarrja e tij si anėtarė nė senat dhe shoqata

7. Lėmia e ekonomisė Islame

8. Pjesėmarrja e tij nė zgjidhjen e problemeve shoqėrore

9. Nė rizgjimin e muslimanėve

10. Lėmitė e lėvizjeve dhe xhihadi

 

Literatura Islame dhe botimet e ndryshme konsiderohen fama mė e madhe me tė cilėn dallohet Jusuf el Kardavi. Ai ėshtė shkrimtarė (dijetarė) recenzues, siē e cilėsoi Ebu El-Hasan el-Nedevijj nė librin e tij, ku e tregoi peshėn, rėndėsinė dhe ndikimin e tij nė botėn islame; nė tė njėjtin tretman e trajtoi edhe dijetari i famshėm, shejh Abdulaziz Bin Baz. Ēdo analitik i botimeve, librave dhe analizave tė tij e vėrteton tezėn (mendimin) se ai ėshtė njė mendimtarė i pazėvėndėsueshėm dhe qė nuk pėrsėritet, dhe as qė mund tė emitohet nga tė tjerėt. Ai nuk shqyrton njė problematikė, nėse nuk paraqet diēka tė re nė domethėnien e saj apo rreth saj, apo pėrmirėsim (korigjim) tė njė botkuptimi (ideje), apo plasim (prezentim) tė njė mendimi tė ri, ose qartėsim tė paqartėsive, ose shpjegimin e gjėrave tė pėrgjithshme (universale) dhe klasifikimin e tyre, ose prezentimin e urtėsive (hikmeteve) rreth ēėshtjeve, dhe tė ngjajshme.

Doktor Jusuf el-Kardavi nė thesarin e tij tė literaturės islame, nė lėmi tė ndryshme tė kulturės islame, numėron mbi 50 libra, tė cilat u pranuan me respekt nga dijetarėt nė botėn islame, u ribotuan disa herė nė gjuhėn arabe dhe u pėrkthyen nė gjuhėt e ndryshme botėrore

 

2.

Kėta libra karakterizohen me disa veēori:

1. Nė esencė mbėshteten nė prezentimin e vlerave fundamentale islame, tė bazuara nė librin e All-llahut, Kur’anin dhe nė sunnetin dhe traditėn e tė parėve, duke mos harruar kohėn nė tė cilėn jetojmė, duke e bashkuar tė kaluarėn dhe tė tashmen.

2. Bėjnė bashkimin mes zbulimeve (hulumtimeve) shkencore, meditimit ideor dhe orientimit reformues.

3. Largimi nga emitimi dhe ndjekja e ideologjive tė eksportuara nga Perėndimi ose Lindja dhe radikalizmi i medhhebeve.

4. Ndarja e radikalizmit dhe reformės sė tepruar, duke ndjekur vijėn e mesit si lehtėsim.

5. Nė librat e tij vėrehet mėnyra e mirėnjohur e shkrimit, “e lehtė, dhe e pranueshme”. Ky ėshtė stili i njė dijetari dhe letrari me vision tė gjerė dhe tė fortė.

6. Me tė gjitha forcat i luftoi idetė shkatėrrimtare qė vinin nga jashtė, dhe falsifikimet e devijimet nga brenda; u pėrqėndrua nė idetė burimore islame dhe favorizonte mesin nga dy grupet: radikalistėt dhe reformatorėt e tepruar.

7. Nė librat, nė ligjėratat, derset dhe fjalimet e tij vėrehet sinqeriteti dhe fjala e lirė. Tė gjithė dijetarėt janė tė mendimit se botimet e tij prezentojnė precizitetin e fakihut, shkėlqimin e poetit, lirinė e fjalės tė daiut (thirrėsit islam) dhe pikpamjet e reformatorit.

 

Krahas librave shkencore, figurojnė edhe librat me karakter letrar, si pėr shembull drama “Dijetari dhe zullumqari”, e cila prezenton vendosshmėrinė e Seid bin Xhubejrit dhe zullumin e Haxhxhaxhit.

Poashtu, ekzistojnė edhe botime tjera tė kėtij autori, tė cilat i pėrgatiti pėr ministrinė e arsimit nė Katar, pėr institutet fetare-islame nė veēanti. Janė mbi 20 libra qė mėsohen nė shkollat tė cilat janė nėn mbikqyrje tė ministrisė sė arsimit. Ato pėrmbledhin shkencat e hadithit, tefsirit, akaidit, fik’hut, lėndėt shoqėrore, filozofinė, ahlakun, shkencat islame nė pėrgjithėsi, si dhe disa analiza, studime, tema tė ndryshme dhe kritika nėpėr revista-gazeta.

Prej kėtyre librave veēojmė:

 

1. “Hallalli dhe Harami nė Islam”.

E shkruajti kėtė libėr me autorizimin e dijetarėve tė Az-harit, nė kohėn e udhėheqėsit tė madh Mahmud Sheltut, dhe nėn mbikqyrjen e drejtorisė sė pėrgjithshme pėr kulturėn islame, tė drejtuar nga doktor Muhammed el Behij, dhe komisionit tė veēantė. Ky libėr me njė shpejtėsi tė madhe u shpėrnda nėpėr botėn arabe - islame, dhe u pranua me zemėrgjėrėsi nga dijetarė tė ndryshėm. Siē thotė Mustafa Zerka: “Ėshtė obligative qė ky libėr tė gjendet nė mesin e ēdo familje muslimane”, apo siē thotė Muhammed el Mubarek: “Ky ėshtė libri mė i mirė dhe mė i qėlluar nė kėtė lėmi”, kurse Ali Tantavi ua mėsonte kėtė libėr nxėnėsve nė fakultetin pedagogjik nė Meke.

Dijetari i njohur islam, Nasirudin Albani e bėri korrigjimin e haditheve, me ē’rast tregoi njė interesim tė veēantė, kurse edhe akademia e studimeve islame nė dy universitetet e Pakistanit, nė Penxhab dhe Karaēi i dha njė vlerėsim jashtėzakonisht tė madh.

Nė fillim tė viteve tė gjashtėdhjeta, studiuesja doktor Xhemile Shevket e bėri njė analizė dhe njė studim tė veēantė rreth kėtij libri, duke e konsideruar si metodė e re e studimit nė fik’hun islam. Pėrmes kėtij studimi ajo e mbrojti temėn e magjistraturės nė universitetin e Penxhabit, ku si mentor e kishte tė pėrcaktuar Alaudin Sadikin, rektorin e universitetit.

Ky libėr u ribotua mbi 40 herė nė gjuhėn arabe, nga shtėpi tė ndryshme botuese nė Egjipt, Liban, Kuvajt, Algjeri, Maroko, Amerikė etj. Pati edhe botime tjera qė u realizuan pa lejen e autorit, e tė cilat vėshtirė se mund tė numėrohen. Ky libėr u pėrkthye nė gjuhė tė ndryshme tė botės, edhe atė: anglisht, gjermanisht, urdisht, turqisht, persisht, malejzisht, indonesisht, spanjolisht, kinezisht, shqip, etj.

 

2. “Fik’hu Zekat”

Ky libėr ėshtė njė studim i zgjeruar me analiza dhe konkluza rreth hukmeve tė zekatit, fshehtėsive dhe ndikimit tė tij nė pėrmirėsimin e situatės ekonomike, socialo-shoqėrore nė dritėn e Kur’anit dhe Sunnetit, dhe konsiderohet si punim mė i shquar dhe i pazėvendėsueshėm shkencor nė kohėn tonė. Tė specializuarit nė kėtė lėmi dėshmojnė se nuk ka libėr tjetėr apo tė ngjajshėm, qė ėshtė botuar nė literaturėn islame, e qė mund tė krahasohet apo tė rangohet me kėtė libėr.

Halil Hamidi tregon se Ebu Ala el Mevdudi ka thėnė: “Ky ėshtė libri i shekullit nė fik’h.” Kurse Muhammed el-Mubarek nė parathėnien e librit tė tij me titull “Ekonomia” thotė: “Ky ėshtė njė libėr qė rrallė herė mund tė pėrsėritet nė kolekcionin e fik’hut, dhe konsiderohet si punė e madhe dhe e pazėvėndesueshme nė kėtė lėmi”.

Instituti pėr hulumtime ekonomike islame pranė universitetit “Mbreti Abdulaziz” nė Xhede, e mori pėrgjegjėsinė pėr pėrkthimin e kėtij libri nė gjuhėn angleze, gjė tė cilėn edhe e realizoi. Poashtu ky libėr u pėrkthye edhe nė gjuhėn urde, turke dhe indoneziane, si dhe nė disa gjuhė tjera.

Librat e Kardaviut zgjodhėn njė sėrė problemesh me tė cilat preokupohej muslimani bashkėkohorė, e poashtu ishin edhe njė mbėshtetje e logjikshme pėr problemet ideologjike qė plasoheshin nė rradhėt e muslimanėve nga armiqtė e jashtėm dhe tė brendshėm. Ajo u tregua edhe mė e fortė kur tė “majtėt” arab proklamonin atė qė e quanin atėherė “domosdoshmėria e zgjedhjes socialiste”, prej tė cilės doli “Konventa” egjiptase, qė disa tė tjerė e quanin “fletushka e revolucionit”. Ishte Kardavi ai qė i sulmoi kėto ideologji tė rrezikshme qė vinin nga e majta socialiste, edhe atė me librin e tij nė tre vėllime: “Domosdoshmėria e zgjedhjes Islame”.

Kur ndodhi disfata, mė 05.06.1967, e cila u quajt “Mposhtje”, disa analitikė tė asaj kohe e plasuan mendimin se feja (Islami) qėndron pas humbjes (Mposhtjes), kurse Kardaviu e nxori menjėherė librin e tij “Mėsimet e disfatės sė dytė”, i cili pėr njė kohė tė shkurtė u bė libri mė i kėrkuar nėpėr librari.

Nė luftėn pėr “Praktikimin e sistemit Islam”, ose nė betejėn “Islami dhe sekularizmi” e cila u bė aktuale nė vitet e fundit, kur u ngritėn lartė zėrat e popullatės e cila kėrkonte qė sistemi shtetėror tė funksionojė sipas sistemit tė sheriatit (sistem islam), dolėn nė skenė sekularistėt, tė cilėt e refuzonin dhe e luftonin me tė gjitha mjetet kėtė ide, duke e shfrytėzuar edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė mjeteve tė informimit pėr propagandat e tyre, duke i zbukuruar ide e tyre sekulariste, edhe pse ishin tė dyshimta dhe shkatėrrimtare. Ishte zėri i ndėrgjegjės sė pastėrt i Kardaviut qė u kundėrvihej atyre dhe i luftonte ata, e, nė kėtė kontest, nė veēanti vlen tė pėrmendet “Seminari Historik” tė cilin e organizoi sindikata e mjekėve egjiptas, qė u mbajt nė “Dar al Hikmeh”, ku islamistėt i pėrfaqėsonin Gazaliu dhe Kardaviu. Ky seminar ishte ndodhia mė e rėndėsishme e asaj kohe, tė cilės iu kushtua njė interes jashtėzakonisht i madh. Si rezultat i kėtij seminari doli nė shtyp libri “Islami dhe sekularizmi ballė pėr ballė”, nė tė cilin u jepet pėrgjigje adekuate sekularistėve egjiptas nė krye me Fuad Zekerijanė dhe tė tjerėt, ku u hodhėn poshtė tė gjitha thirrjet dhe spekulimet e tyre tė dyshimta, me argumente tė shėndosha shkencoro-logjike.

Nė njė luftė tjetėr nė lidhje me lejimin e kamatės prej bankave, llogaritė dhe librezat e kursimit, zėri i tij ishte mė i buēitshmi dhe mė i forti qė iu kundėrvu lejuesve tė kamatės bankiere. Kardavi, si produkt tė kėtij mendimi nxorri librin “Faideja e bankave ėshtė kamatė e ndaluar”.

 

Lėmia e fik’hut dhe fetvasė

Kontribut tė shquar Kardaviu ka dhėnė edhe nė lėminė e fik’hut dhe fetvasė. Atij nė ēdo tribunė, ligjeratė apo seminar ku prezenton i parashtrohen njė numėr i madh i pyetjeve nga tematika tė ndryshme islame dhe kėrkojnė pėrgjigje prej tij, pėrgjigje tė cilat hasin nė pranim tė ngrohtė tek masa e thjeshtė dhe intelektualėt muslimanė, sepse ato pėrmbajnė pikėpamje shkencore, forcėn e pranimit dhe bindjes, duke e ndjekur rrugėn e mesit, pėrgjigje tė cilat sot janė shndėruar nė enciklopedi pėr shumicėn e muslimanėve nė botėn islame dhe jashtė saj.

Stilin e fetvave e prezentoi nė parathėnien e librit tė tij “Fetvatė bashkėkohore”, nė vėllimin e parė. Kėtė e qartėsoi nė fletushkėn (librin) “Fetvaja mes regullės”, ku i shfaqi rėshqitjet dhe devijimet e disa individėve, duke e argumentuar kėtė me shembuj dhe argumente. Domethėnia e kėtij stili ndėrtohet nė lehtėsimin e gjėrave dhe qartėsimin e tė paqartave; duke u mbėshtetur nė argumentet logjistike dhe tė shėndosha; duke u larguar nga emitimi e radikalizmi dhe duke sugjeruar nė dobitė qė rrjedhin nga shkollat juridike (medhhebet) ekzistuese; nė komunikim me njerėzit nė gjuhėn e kohės, duke i shfrytėzuar mirėsitė, dobitė e duke u larguar nga dėmet; duke ndjekur rrugėn e mesit dhe drejtėsisė.

Ky stil kompletohet dhe bėhet mė i pėrsosur nė librin e tij: “Ixhtihadi nė Islam dhe pikėpamjet analitike nė ixhtihadin bashkėkohorė”. Nė kėtė libėr ai i shpalosi rėshqitjet (gabimet - devijimet) e ixhtihadit bashkėkohor, duke i shfaqur (prezentuar) rregullat e nevojshme, shenjat dhe mekanizmat e ixhtihadit bashkėkohorė produktiv e real. Ishte i kujdesshėm dhe vigjilent nė realizimin e kėtyre rregullave (principeve) nė shkencat e fik’hut, si pėr shembull nė librat “Hallalli dhe Harami”, “Fik’hu Zekat”, “Jo muslimanėt nė shoqėrinė islame”, “Fik’hu Sijam”, libra kėto qė kanė rėndėsi tė madhe dhe tė cilat luajtėn rol tė madh nė lehtėsimin e tė kuptuarit tė fik’hut.

 

Lėmia e Da’ves dhe udhėzimit

Doktor Kardavi nė karrierėn e tij zhvilloi aktivitete nga mė tė ndryshmet: nga puna akademike, administrative, kulturore, nga lėmia e fik’hut dhe fetvasė, nė gjuhė dhe letėrsi, poezi, etj. Por ai nė rend tė parė ėshtė njeri i da’ves; daveja ėshtė mishi, shpirti dhe gjaku i tij. Ajo ėshtė lėmia sė cilės i kushton rėndėsi mė tė madhe, sepse atė e filloi qysh prej ditėve tė para rinore, kur ishte nxėnės nė shkollėn fillore, prej kur ishte nxėnės nė institutin “TANTA”, nė moshėn 16 vjeēare. Pra, zanafilla e tij ishte vendlindja e tij, e deri nė lindje dhe perėndim tė rruzullit tokėsor.

Nė kėtė mision ai ka minbere tė shumta:

Minberi natyror historik nė thirrje nė rrugėn e All-llahut tė madhėrishėm, qė janė xhamija, derset, ligjeratat dhe mėsimet.

Derisa ishte student nė fakultetin e usulidinit, ai ishte edhe ligjerues nė njė xhami nė qytetin Mehale Kubra, i njohur si qytet industrial nė Egjipt.

Ishte imam i mijėrave njerėzve pėr namazin e xhumasė nė xhaminė e njohur “Alehtaha”, tė cilėn popullata e njihnin me emrin “Xhamia e sheik Jusufit”, ku, prej numrit tė madh tė popullatės qė prezentonte, pėrgjegjėsit e xhamisė u detyruan ta zmadhojnė atė dhe ta bėjnė disa katėshe.

Pas daljes nga burgu, nė vitin 1956, Ministria e Vakėfit e pėrcaktoi atė si ligjėrues nė xhaminė “El-Zemalik” nė Kajro. Ai e kreu kėtė detyrė derisa u ndalua nga puna me urdhėr tė Xhemal Abdun Naserit.

Kur u punėsua nė Katar, nė vitin 1961, ai e caktoi xhaminė si mjetin dhe vendin prej nga e fillonte aktivitetin e tij si ligjerues, udhėzues, mėsues. Kėtė mision e vazhdoi deri nė ditėn e sodit, si ligjėrues, nė ditėn e xhuma, nė xhaminė “Omer bin Hattab”, ligjėrata e tė cilit transmetohet drejtpėrdrejtė nė televizionin e Katarit.

 

Nga aktivitetet e Kardaviut:

Mėsimet javore pas namazit tė xhumasė, mbrėmja e ditės sė hėnė pėr ēdo javė dhe mėsimet e rregullta tė ramazanit.

Nė mjetet e informimit ai e bėri minberin e tij; mban ligjėrata, mėsime dhe programe tė rregullta nė radio dhe televizion, duke pėrfshirė kėtu: tefsirin e Kur’anit, shkencat e hadithit, si dhe pėrgjigjet nė pyetjet qė i drejtohen atij nga muslimanėt dhe muslimanet, nga jeta e pėrgjithshme dhe rreth Islamit.

Radio Katari, qė nga fillimi i emitimit tė programeve tė para, e kishte programin me titull “Drita dhe udhėzimi”, qė udhėhiqej nga Kardaviu, edhe atė disa vite me rradhė, derisa vet Kardaviu, pėr shkak tė angazhimeve tė mėdha, e ndėrpreu emitimin e tij.

Programin tjetėr me titull “Udhėzimi Islam”, ēdo mbrėmje tė ditės sė xhuma, e filloi me televizionin e Katarit, tė cilin e vazhdon edhe sot. Ky program ndiqet me vėmendje tė madhe nė Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nė pjesėn lindore tė Arabisė Saudite. Ky ėshtė programi mė i shikuar, ngase aty prezentohet njė stil i veēantė i studimeve islame, analizave, da’ves, fetvave dhe njohurive tjera tė ndryshme.

Krahas mjeteve tė informimit, atyre qė dėgjohen dhe shikohen, aktiviteti i tij shtrihet edhe nė shtypin e pėrditshėm. Temat e tij i vėrshuan pothuajse tė gjitha revistat dhe gazetat islame: “El-Ez-her”, “Nur-Al Islam”, “Minber Al-Islam”, “Da’ve”, qė dalin nė Kajro, pastaj revista “Hadare al Islam” nė Damask, “Va’ajul Islami” dhe “El Ba’athul Islami” nė Indi, “El Daave” nė Rijad, “El Dedha” dhe “El-Ummetu” nė Katar, “Menarul Islam” nė Ebu Dhabij, “El Muslim el Muasir” nė Liban dhe tė tjera.

Krahas gjithė kėsaj qė prezentuam, ai ėshtė i pranishėm nė mesin e muslimanėve edhe me shkrimet dhe botimet e tij, me tribunat dhe seminaret e ndryshme ku ka prezentuar qėndrimet e tija rreth ēėshtjeve tė ndryshme tė Islamit.

3

Nuk ka dyshim se Kardavi ėshtė njė thirrės i pazėvendėsueshėm nė Islam, njė personalitet i veēantė nė mesin e dijetarėve islam, njė personalitet i fortė dhe i dalluar, me njė stil tė veēantė tė dijetarit bashkėkohorė i cili e gjenė rrugėn e vėrtetė dhe tė sigurtė pėr tė depėrtuar nė thellėsitė e zemrave tė muslimanėve.

Ai dallohet me forcėn e tė kuptuarit nga masa popullore dhe bindjen e thellė tek njerėzit e ngritur (intelektualėt).

Ai dallohet me forcėn e komunikimit me logjikėn e shėndoshė dhe kaplimin e emocioneve.

Ai dallohet me forcėn e prezentimit tė tė kaluarės dhe pėrfitimin (dobitė) nga shkenca dhe kultura bashkėkohore nė pėrgjithėsi.

Ai dallohet me forcėn e kombinimit mes da’ves nė aspektin teorik, punės (aktivitetit) organizative dhe flijuese pėr hirė tė Islamit.

Ai dallohet me lidhshmėrinė e bindjes fetare individuale me preokupimet e popullatės islame dhe ēėshtjet e mėdha e vendimtare.

Ai dallohet me lidhjen qė e prezenton mes da’ves dhe fik’hut, mes fik’hut dhe da’ves, saqė nuk vėren asnjė dallim mes fakihut dhe daisė.

Nė pėrgjithėsi mund tė themi se ai ėshtė dijetar i pazėvendėsueshėm nė tė gjitha lėmitė.

 

Lėmia e konferencave dhe seminareve shkencore

Nga aktivitetet e rėndėsishme tė Kardaviut janė edhe organizimi apo pjesėmarrja e tij nė simpoziume, seminare dhe konferenca tė ndryshme. Ai ishte aq i pranishėm nė kėto organizime, saqė nuk organizohej konferencė, simpozium, seminar apo tribunė rreth mendimit islam ose me tematikė tė thirrjes nė Islam, e tė mos jetė aty prezent Kardaviu, nė shenjė respekti dhe nderi pėr kontributin e tij, si dhe rėndėsinė dhe pozitėn e meritur nė mesin e dijetarėve islam. Ai prezentonte nė tė gjitha kėto tubime, pėrkundėr faktit se ishte tepėr i angazhuar, por kujdesi i tij pėr zhvillimin e Islamit, dhe dėshira e flaktė qė Islami tė depėrtojė nė zemrat e njerėzve e obligonte atė pėr njė gjė tė tillė. Ai gjithmonė zgjonte kureshtje tė madhe te pjesmarrėsit dhe prezenca e tij u jepte njė karakter tė veēantė kėtyre tubimeve. Nga kėto konferenca veēojmė:

Konferenca e parė botėrore pėr ekonominė Islame, nėn mbikqyrjen e universitetit “El Melik Abdulaziz” nė Meke.

Konferenca e parė botėrore pėr pėrgatitjen e thirrėsve nė Islam dhe paisja e tyre me mekanizmat e duhur tė da’ves, nėn patronatin e universitetit islamik nė Medine.

Konferenca e parė botėrore pėr shkencat e fik’hut islam nė Rijad, nėn patronatin e universitetin “El - Iman Muhamed bin Saud el Islamije”.

Konferenca e dytė botėrore pėr pėrgatitjen e thirrėsve nė Islam dhe pajisja e tyre me mekanizmat e duhura tė da’ves, nėn mbikqyrjen e universitetit islamik nė Medine.

Konferenca e parė botėrore pėr mbrojtje nga alkoolizmi, narkomania dhe duhani, nėn patronatin e Universitetit islamik nė Medine.

Karvani i seminarit tė dijetarėve (ulemasė) nė qytetin Kahno nė Indi, qė u organizua nga dijetarėt islam nė bashkėpunim me shtėpinė botuese El - Mesfejn nė qytetin Adham Kerah nė Indi, me titull “Islami dhe Orientalistėt”.

Konferenca e Sunnetit dhe historiografisė sė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem, qė u organizua nė shumė shtete.

Nė konferencėn qė u mbajt nė Katar u zgjodh si zėvendėskryetar.

Seminari “Legjislatura Islame” nė Libi.

Konferenca nė Institutin pėr hulumtime islame nė Kajro.

Konferencat e bankave (sistemit bankar islam) Islame nė Dubai, Kuvajt, Stamboll etj.

Konferenca “Ekonomia islame nė fushėn e praktikės” nė Ebu Dhabij.

Seminari “Organizata Islame pėr shkencat medicinale” nė Kuvajt, Seminaret e Zekatit nė Kuvajt, Konferenca e “Lidhjes sė Universiteteve Islame” nė Kajro e tė tjera. Konferenca e Institutit mbretėror pėr hulumtimet e civilizimit islam nė Jordan, takimet e mendimtarėve islam nė Algjer, seminari pėr rizgjimin Islam dhe preokupimet e shtetit arab nė Aman, konferenca “Islami dhe Medicina” nė Kajro, si dhe disa punime tė shumta.

 

Lėmia e tribunave dhe vizitave universitare

Dr. Kardavi ėshtė gjithmonė i kėrkuar nga udhėheqėsitė dhe studentėt e universiteteve tė ndryshme. Atij i ėshtė bėrė ftesė qė tė mbajė ligjerata dhe tribuna nga studentėt, por edhe nga kolegjiumi i profesorėve, e ndonjėherė edhe nga tė dy palėt bashkėrisht, edhe atė nė disa universitete arabe dhe islamike, si pėr shembull nė universitetet egjiptase: “Al-Az-hari”, “Ajni Shems”, “Iskenderije”, “El-Mensura” dhe “Asijut”, pastaj nga universiteti “Al-Hartum” dhe universiteti Islamik “Um Derman” nė Sudan, nga universiteti Islamik nė Medine, nė Arabinė Saudite, nė tė cilin nė disa mandate ishte edhe anėtar i senatit, nga universiteti “Mbreti Abdul-Aziz” nė Xhed-de, universiteti “Al-Dhahran” pėr derivatet e naftės dhe pasurive tjera natyrore, universiteti “Mbreti Fejsall” nė Demam, universiteti “Mbreti Saud” nė Rijad, nga universiteti “El Kuvajt” nė Kuvajt, universiteti i Emirateve tė bashkuara Arabe nė Ajin, universiteti “El-Halixh” nė Bahrejn, universiteti Jordanez dhe universiteti “Aljarmouk” nė Jordan, universiteti “Muhammed el Hamis” nė Rabat, universiteti “Kadi el Ajash” nė Merakish - Maroko, universiteti “Sanaa” nė Jemen, universiteti “El Emir AbdulKadėr” nė Kosantina dhe disa universitete tjera tė Algjerit, nga universiteti Islamik botėrorė nė Islamabad, universiteti “El-Benxhab” nė Lahore, universiteti “El Melaju” dhe universiteti Islamik botėror nė Malejzi, universiteti “Ahmedo Bel-Lelu” nė Nigeri, universiteti “Ibėn Haldun” nė Indonezi, universiteti “Mendnan” nė Filipinėn Jugore, nga disa universitete nė Japoni dhe nė Korenė Jugore, si dhe nga disa qendra dhe institute shkencore, si pėr shembull:

- Qendra pėr studime ekonomike islame nė Xhed-de

- Instituti ekonomik Islam nė Kajro

- Qendra pėr studime islame “Mbreti Fejsal” nė Rijad

- Instituti i lartė i mendimit islam nė Amerikė

- Klubi letrar nė Meke

- Klubi kulturor nė Mbretėrinė e Omanit

Krahas kėsaj, Dr. Kardaviu vizitoi njė numėr tė madh tė shteteve arabe dhe Islame nė Azi dhe Afrikė, si dhe shumė qendra dhe bashkėsi islame qė pėrbėhen nga pakicat islame nė Europė, dy Amerikat dhe Australi, ku mbajti takime, ligjerata, tribuna dhe seminare tė shumta tė cilat u pritėn me zemėrgjėrėsi dhe patėn ndikim tė madh nė veēanti te rinia.

 

Anėtarėsia nė asociacione dhe bashkėsi tė ndryshme:

Duke u mbėshtetur nė autoritetin qė e gėzon Kardaviu nė rradhėt e popullatės islame dhe dijetarėve islam, ai nė disa mandate ishte anėtarė nė Mexhlise, bashkėsi, qendra, asociacione tė ndryshme shkencore, edukativo-arsimore, ekonomike, shoqėrore dhe tė da’ves.

Ai ėshtė anėtar nė njė asociacion tė lartė pėr edukim nė Katar, anėtar i kolegjiumit (komisionit) pėr fetva nė Katar, kryetar i komisionit pėr kontrolin islam nė bankėn islame “Katar”, nė bankėn internacionale islame nė Katar, nė bankėn islame “Fejsal” nė Bahrejn dhe Karaēi, nė bankėn “El Tekva” nė Zvicėr, anėtar i bashkėsisė sė njerėzve eminent tė Organizatės sė thirjes (da’ves) islame nė Afrikė me seli nė Kartum, anėtar i qendrės sė fikhut islam nėn mbikqyrjen e organizatės Rabita El Alemul Islamij nė Meke, ekspert i qendrės sė fikhut nėn kompetencat e organizatės sė konferencės islamike nė Xhede, anėtar i senatit tė universitetit islamik botėror nė Islamabad, anėtar i senatit tė qendrės pėr studime islame nė Oksford, anėtar i Lidhjes sė letėrsisė Islame nė Kehnou nė Indi, anėtar themelues i organizatės pėr ekonominė islame nė Kajro, anėtar i zyrės nė qendrėn pėr analizat e kontributit tė muslimanėve nė civilizim nė Katar, zėvendės i kryetarit tė asociacionit botėror islam pėr zekat nė Kuvajt, anėtar i institutit mbretėror pėr hulumtime rreth kulturės islame nė AlulBejt nė Jordani dhe anėtar themelues i shoqatės humanitare botėrore islamike nė Kuvajt.

 

Lėmia (sfera) e ekonomisė Islame

Dr. Kardavi kujdes tė veēantė gjithmonė i ka kushtuar edhe aspektit ekonomik nė Islam, edhe atė teoretikisht dhe praktikisht.

Nė aspektin teorik: Ai ka mbajtur njė numėr tė madh tė ligjėratave, mėsime dhe seminare pėr aspektin ekonomik nė Islam, si dhe ka botuar njė numėr tė madh tė librave nė kėtė lėmi, libra qė janė mjaft tė njohura nė botėn arabe - islame, si pėr shembull librat: “Fikhul Zekat”, “Problemi i varfėrisė dhe si e zgjodhi Islami atė”, “Si funksionojnė bankat islame”, “Faideja e bankave ėshtė kamatė e ndaluar”.

Nė praktikė: Ai e mbėshteti themelimin e bankave islame dhe e pėrkrahi sistemin bankiar para se tė themelohet, ndihmoi nė funksionimin e Unionin ndėrkombėtar tė bankave Islame, ku edhe sot ėshtė anėtar dhe ekspert.

Pėr disa vite ishte kėshilltarė pėr ēėshtjet islame nė bankėn e parė islame “Banka Islame e Dubait”, pastaj ishte edhe anėtar i kryesisė qendrore pėr kontrollin islam nė arkėn e pasurisė islame nė Gjenevė, nė kompaninė pėr kursime “Raxhimi” nė Arabinė Saudike, kurse poashtu ishte kryetar i grupit tė ekspertėve islam nė kėto banka: “Banka Islame e Katarit” nė Doha, “Banka ndėrkombėtare Islame e Katarit”, Banka Islame “Fejsal” nė Bahrejn dhe Pakistan, Banka “Tekva” nė Zvicėr, e kėshtu me rradhė.

Fshehtėsinė e angazhimit tė tij nė ekonominė islame, ai e shpjegoi nė parathėnien e libri “Bej ul Murabahati”, me fjalėt:

“Angazhimi im nė ekonominė islame dhe kontributi i dhėnė nė kėtė lėmi ėshtė pjesė pėrbėrėse e angazhimit tim pėr Islamin dhe parimet globale tė tij, dhe thirrje publike qė sistemi islam tė funksionojė nė tė gjitha sferat e jetės, qė ligjet islame tė aktivizohen nė shėrbim tė popullatės muslimane dhe t’i zėvendėsojnė ligjet tjera tė pėrcaktuara nga njerėzit

 

Lėmia e aktivitetit humanitar dhe shoqėror

 

Dr. Kardavi aktivitetin e tij tė palodhshėm e shtriu edhe nė shoqėri, duke e dhėnė kontributin e tij tė madh nė problemet shoqėrore dhe zgjidhjen e tyre, kurse kujdes tė veēantė i dha edhe ēėshtjes sė humanitetit.

Ai gjithmonė i kritikonte lėvizjet dhe organizatat Islame, tė cilat, nė disa raste, e harxhonin tėrė forcėn e tyre nė aktivitetet politike, duke e lėnė pas dore punėn shoqėrore. Ai e urrente pesimizmin shoqėror qė vėrehej tek muslimanėt, pėrderisa armiqtė e thirrjes islame tregonin njė angazhim jashtėzakonisht tė madh nė kėtė lėmi duke u munduar t’i largojnė muslimanėt nga Islami i vėrtetė dhe t’i hudhin nė humnerė, duke e mbuluar aktivitetin e tyre me mbulesėn e ashtuquajtur “Shėrbime shoqėrore dhe aktivitete humanitare”, duke ngritur dhe ndėrtuar shkolla, spitale, mjete tė informimit, fonde tė donatorėve dhe organizata tė ndryshme shoqėrore.

Ai e ngriti zėrin kundėr kėsaj me moton: “Dhuro njė dollar, shpėto njė musliman”, moto e cila u pėrhap dhe u dėgjua e u pėrkrah nga muslimanėt nė shumė shtete.

Ai e themeloi Shoqatėn humanitare Islame me karakter ndėrkombėtar, me seli nė Kuvajt, kurse nė Katar e themeloi “Fondin popullor”, pėr tė ndihmuar nevojtarėt, tė varfėrit nė Katar dhe jashtė tij, dhe e quajti atė “Sanduku Islamik i Katarit pėr tubimin e zekatit dhe sadakasė”.

 

Lėmia e udhėzimit dhe rizgjimit tė rinisė Islame

Nga fushat mė tė preferuara dhe me preokupim mė tė madh pėr Kardaviun, ku edhe dha kontribut mė tė madh, ėshtė fusha e rizgjimit tė rinisė islame. Ai prezenton nė konferenca, tribuna, seminare, tubime dhe kampingje qė i organizon rinia Islame nė shtetet islame dhe jashtė, duke e prezentuar opcionin qė duhet ta ketė rinia Islame nė tė ardhmen. Nė organizime tė tilla ai prezentoi edhe nė Amerikė, Kanada dhe Evropė. Ai gjithmonė e mbante vijėn e mesit, duke e kundėrshtuar ngurtėsinė dhe radikalizmin, predikonte me butėsi dhe logjikė tė shėndoshė, bindje tė fortė dhe tė argumentuar, e jo me dhunė e shtypje, kėrkonte unitet dhe bashkim nė konsolidimin e rradhėve e jo pėrēarje.

Nga aktiviteti i tij janė edhe shkrimet dhe botimet, ligjėratat dhe mėsimet e inēizuara dhe tė shpėrndara anėmbanė botės islame, tė cilat kanė tė bėjnė me rizgjimin islam dhe nevojėn e radhitjes sė potencialit islam nė kėtė drejtim.

Nė kėtė lėmi ai i prezentoi popullatės shkrimet e veta nė revistėn “El-Umetu”, e cila botohet nė Katar, me titull: “Rizgjimi i rinisė Islame - dukuri e shėndoshė shpresėdhėnėse qė duhet pėrkrahur dhe motivuar, e jo kundėrshtuar”. Kėto shkrime u botuan nė dhjetėra mijėra ekzemplarė dhe u shpėrndanė nė shtetet arabe dhe islame. Ndėrsa nga librat e tij veēojmė: “Rizgjimi Islam dhe preokupimet e shteteve arabe dhe Islame”, “Pėr njė rizgjim tė qėlluar qė rindėrton universitetit islamik nė Medine fenė dhe ripėrtinė dunjanė”, “Rizgjimi Islam mes komparacionit tė lejuar dhe pėrēarjes tė mallkuar”, si dhe fletushkėn “Dukuria e tepruar pėr mohuesit”,

Nė tubimet qė i realizonte me tė rinjtė motoja e tij ishte: Tė angazhohemi me punė, aktivitet dhe progres, mė shumė se me fjalė, komunikata dhe biseda; tė interesohemi mė tepėr rreth ēėshtjeve primare, ndaj atyre sekondare; tė largohemi nga paragjykimet, fantazmat, e tė mos ngjitemi nė qiellin e ėndėrrave tė parealizueshme, por tė zbresin nė realitetin tokėsor e tė angazhohemi tė jetojmė aty dhe t’i zgjedhim problemet tona; ta mbėshtesim da’ven tonė nė argumente tė qarta dhe me fjalė tė buta dhe tė ndershme, e tė largohemi nga dhuna dhe arroganca.

 

Lėmia e aktivitetit organizativ

Dr. Jusuf el Kardavi u angazhua qysh nė ditėt e para tė rinisė me aktivitetin e da’ves (thirjes) nė Islam, duke e prezentuar da’ven nėpėrmjet ligjeratave, tribunave, fjalimeve dhe mėsimeve.

Pasi u njohtua me udhėheqėsin e Lėvizjes sė njohur Islame “Vėllezėrit Muslimanė”, Imam Hasan el Benna, ia mundėsoi dhe ia pėrgatiti atij vizitat e disa komunave egjiptase, duke filluar nga Aleksandria deri nė Asvan, pastaj edhe deri nė Sina. Poashtu ia pėrgatiti edhe vizitat e disa shteteve arabe, si Sirisė, Libanit dhe Jordanit.

Duke u autorizuar nga Hasan el Hudajbi (udhėheqės i dytė i lėvizjes “Vėllezėrit Muslimanė”), Jusuf el Kardavi gjithė kėtė aktivitet dhe sakrificė me qėllim tė da’ves e bėri pėrderisa ishte ende student nė fakultetin usulidinit.

Pėr shkak tė aktiviteteve tė tij ai disa herė u persekutua dhe u burgos. Sė pari, qysh si nxėnės i shkollės sė mesme, nė kohėn e mbretit Faruk, nė vitin 1949, e mė vonė edhe nė kohėn e Revolucionit, nė janar tė vitit 1954, pastaj nė nėntor tė tė njėjtit vit, me ē’rast qėndroi nė burg afro 20 muaj, dhe prap nė vitin 1963.

Lidhjet e ngushta qė pati me lėvizjen islame “Vėllezėrit Muslimanė”, aktiviteti i tij edukativo-arsimor nė tė, si vuajtjet dhe persekutimet qė i pėrjetoi pėr kėtė ide, ishin arsyet qė anėtarėt tjerė tė kėsaj lėvizjeje ta konsiderojnė atė si njėrin nga ideologėt dhe strategėt e saj, sepse ai ishte auto-kritiku dhe projektuesi i hapave konkret e real tė lėvizjes, si dhe reformatori i platformės sė saj. Ai thėrriste nė koordinim dhe bashkėpunim me tė gjitha lėvizjet tjera simotra, dhe nuk shihte asnjė problem nė shtimin e numrit tė lėvizjeve islame, sepse ky shtim do t’i kontribuonte aktivitetit tė mirėfilltė islam, e jo kundėrshtimit, mosmarrėveshjeve apo pėrēarjes.

Ky orientim kritikues me qėllim organizativ u qartėsua edhe mė shumė nė disa shkrime, botime, analiza dhe ligjėrata qė u pėrgatitėn pėr kėtė qėllim. Nė kėtė kontest pjesėn e fundit tė librit “Zgjedhja islame - obligim dhe domosdoshmėri” dhe shkrimet nė revistėn “El Umeh”, me titull “Ku qėndron problemi”, ai i mblodhi nė njė libėr tė veēantė, tė cilin e titulloi: “Hapat e para tė lėvizjes Islame.”

Kardaviu me termin lėvizje islame nėnkupton aktivitetin e pėrbashkėt islam gjithė popullor, i koordinuar mirė, qė buron nga zemra e popullit, dhe i cili paraqet me tė vėrtetė personalitetin real, shpresėn, besimin, mendimin, vlerat stabile dhe reformat shpresėdhėnėse.

Ai e sheh si tė domosdoshėm faktin qė lėvizja ta korrigjojė e ta pėrforcojė veten dhe t’u japė vullnet dhe shpresė tė gjithė bijve tė vet qė t’i paraqesin kėshillat, sugjerimet dhe kritikat e tyre, edhe nėse ato janė tė hidhura.

Nė kėtė kontest ai thotė: “Disa njerėz tė sinqertė frikohen ta hapin derėn e kritikės, pėr shkak tė disa prioriteteve dhe formaliteteve. Kjo ėshtė arsyeja qė disa dijetarė e mbyllėn derėn e ixhtihadit dhe thirrnin me zė tė lartė pėr kėtė. E shoh domosdoshmėri dhe obligim qė tė hapet dera e ixhtihadit pėr njerėzit kompetent, sepse nė fund nuk ngel asgjė tjetėr, pėrveē se dobia, dhe nuk rregullohet asgjė tjetėr, vetėm se pėrforcohet e vėrteta

Ai nuk sheh pengesė nė numrin e madh tė lėvizjeve apo organizatave aktive islame. Le tė jetė njė grup pėr pastrimin dhe zhveshjen e imanit (akides) nga fantazmat dhe shirku, njė grup pėr pastrimin e ibadeteve nga bidatet (risitė) e futura nė to, njė grup le tė kujdeset pėr problemet e familjes, njė grup le tė angazhohet nė procesin edukativo-arsimor, disa le tė punojnė dhe le tė jenė mė aktivė me masėn, e tė tjerėt me intelektualėt, por me kusht qė kėto grupe tė mos kenė mendime tė kėqija ndaj njėri-tjetrit, dhe nė rast tė kundėrshtimeve apo mosmarrėveshjeve t’ia falin njėri-tjetrit dhe tė rreshtohen nė njė rresht pėr ēėshtje tė mėdha.

Ai parasheh se lėvizja islame duhet tė transferohet nga faza e fjalės nė fazėn e punės, tė mbėshtetur nė parimet islame dhe nevojat e kohės aktuale.

Ai njė pjesė tė fajit pėr dekadencėn e lėvizjeve islame ua hedhė disa dijetarėve islam pėr shkak tė mosangazhimit tė tyre nė aktivitete humanitare dhe akcione tė bamirėsisė, si dhe pėr themelimin e shtetit tė shumė pritur islam.

Ai e sheh daljen nga kjo situatė kaotike nė hartimin e njė projekti tė ri, tė mbėshtetur nė pėrmbledhjen e tė kaluarės (pozitive dhe negative) dhe studimin e situatės aktuale. Poashtu prej dobėsive tė lėvizjes islame ėshtė prioriteti i anės emocionale mbi anėn shkencore-logjike, si ngutja nė realizimin e idealit.

Ai thotė se konfuzioni politik nuk ėshtė shkatėrrimtar vetėm i politikės, por edhe i administratės, ekonomisė, moralit dhe fesė, dhe i jetės nė pėrgjithėsi.

Ai e konsideron si opcion mė tė vlefshėm dhe mė shpresėdhėnės tė ashtuquajturin opcion mesatar, sepse vetėm ai ka mundėsi tė jetė aktiv dhe tė ketė vazhdueshmėri.

Shenjat e vazhdueshmėrisė sė kėtij opcioni, dhe bazėn e mbėshtetjes sė tij, Kardaviu i sheh siē vijon:

· Uniteti (baraspesha) mes tradicionalistėve dhe reformatorėve

· Baraspesha mes parimeve stabile dhe atyre qė pėsojnė ndryshime me kohėn (koordinimi i tyre)

· Kujdesi i madh nga ngurtėsia, parcipializimi dhe moskuptimi adekuat i Islamit.

· Tė kuptarit global (universal) tė Islamit.

Ai thotė se nuk ėshtė e drejtė qė rinisė t’i hudhet barra dhe pėrgjegjėsia e tė gjitha kėtyre mossukseseve dhe ngecjes, edhepse ndoshta njė pjesė e saj ėshtė futur nė rrjetin e radikalizmit nė mendim, ose kokėfortėsi nė sjellje. Ėshtė pėr t’u habitur, thotė ai, se si ne e refuzojmė mosangazhimin dhe pėrgjumėsinė tonė, kėrkojmė prej rinisė ta ndjek rrugėn e mesit dhe urtėsisė, ndėrsa prej tė moshuarve dhe pleqve nuk kėrkojmė qė ta pastrojnė veten nga hipokrizia.

Ai gjithashtu thotė: “Tė rinjve tanė iu ngushtua rrethi nga hipokrizia jonė, nga kundėr veprimet tona, andaj ata vendosėn qė ta zgjedhin vetė rrugėn drejt Islamit, pa ndihmėn e askujt

Ai vlerėson se bashkėsitė, organizatat dhe faktorėt tjerė zyrtarė islam, “tė rėndėsishme dhe tė vjetra historikisht”, nuk janė nė gjendje qė ta kryejnė misionin e rizgjimit tė drejtė tė rinisė islame, dhe se shėrimi i sėmundjes sė radikalizmit nuk do tė arrihet pėrderisa faktori politik nuk i largon duart e veta nga rinia. Ai qė jeton si shikues ndaj rizgjimit islam, ose vetėm kritikuesi i saj duke qėndruar indiferent, nuk ka mundėsi tė luajė rol pozitiv nė pėrkrahjen apo progresivitetin e saj. Ai qė mendon ta udhėzon rininė, ėshtė i obliguar qė tė jeton bashkėrisht me tė, dhe t’i njeh problemet e saja prej sė afėrmi, nėse dėshiron tė ketė sukses nė misionin e tij.

Kardaviu thotė se popullata islame sot ėshtė duke aplikuar bidate (risi) tė shumta nė fe, kurse dihet se risitė e pabazuara nė argumente janė humbje dhe dalalet; ndėrsa stagnoi dhe ngeci nė ēėshtjet e dunjasė, kurse ky stagnim paraqet injorancė. Do tė kishte qenė mė e dobishme dhe mė produktive sikurse tė ndryshonin rolet: tė shfaqen risitė nė ēėshtjet e dunjasė dhe tė ndiqen me pėrpikshmėri rregullat e fesė.

Ai e sheh se disa dijetarė nuk e kryejnė me nder misionin e da’ves sė vėrtetė, kurse disa ecin me karvanin e karrierizmit, duke i ndjekur dhe kėrkuar postet nga pushtet mbajtėsit, ndėrsa disa tė tjerė e bėnė veten e tyre aparat qė prodhon fetva sipas dėshirės dhe interesit.

Nuk ka dyshim se Dr. Jusuf el Kardavi konsiderohet nga dijetarėt mė autoritativ bashkėkohorė islam, i cili dallohet nga tė tjerėt me njohuritė dhe pikėsynimet e forta dhe tė prera, me diapazon tė gjerė tė diturisė. Ai ėshtė largpamės, si rezultat i njohurive tė thella tė shkencave islame dhe pėrvojės sė gjatė praktike nė aktivitete islamike. Ai poashtu konsiderohet prej mendimtarėve bashkėkohor islam qė e ndjek rrugėn e mesit dhe argumentit. Ai ėshtė pėrmbledhės i praktikimit adekuat tė ligjeve (sistemit) islame dhe nevojave elementare tė jetės.

Botimet e tij pėrfshijnė precizitetin e njė dijetari, shkėlqimin e njė letrari dhe lirinė e njė thirrėsi nė Islam.

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@