Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Demokracia ne Islam
Shejh Jusuf El Kardavi

 

 

  Pjesėmarrja e popullit nė administrimin e ēėshtjeve tė tij

- Pavarėsi individuale nė Islam

- Shoqėria islame ngritet mbi parimin e “Shurasė” (Konsultimit)

- Sistemi i votimit me shumicė

- Zgjedhja e pushtetmbajtėsve (njerėzve tė matur)

- Prej tė tjerėve marrim atė qė na pėlqen dhe ėshtė nė pajtim me parimet tona

- Raporti mes sundimtarit (udhėheqėsit) dhe tė sunduarit nė Islam

- Tė rrespektuarit nė pagabimėsi

- Nuk ėshtė produkt i demokracisė

- Islami tregon ashpėrsi ndaj tiranėve

- Medoemos ummeti duhet tė edukohet nė fuqi individuale (personale)

- Thuaje tė vėrtetėn dhe zgjidh tė fortin besnik


Pjesėmarrja e popullit nė administrimin e ēėshtjeve tė tij

Islami synon nė arritjen e qėllimeve mė tė larta nė jetėn e kėsaj bote, dhe mu pėr kėtė ai synon qė vetė populli tė jetė vigjilent dhe pjesėmarrės nė drejtimin e ēėshtjeve tė veta, e assesi tė jetė popull indiferent apo flegmatik, preokupim i tė cilit do tė ishte vetėm duartrokitja pėr udhėheqėsit e tij dhe ecja pas tyre duke u thėnė: “Keni bėrė mirė, keni bėrė mirė”, edhe nė qoftė se ata kanė bėrė mė tė shėmtuarėn.

Islami dėshiron qė muslimani tė jetė i lirė dhe individ i pavarur, tė mendojė me kokėn e vet dhe tė vendosė me vullnetin e vet; ai nuk dėshiron qė individi tė jetė pasuses i verbėr i tė tjerėve, e tė thotė: “Unė jam me njerėzit (d.m.th. ku tė jenė ata, jam edhe unė)”. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė hadithin e transmetuar nga Tirmidhiu, thotė: “Le tė mos jetė asnjėri prej jush pasues, e tė thotė: “Unė jam me njerėzit, nė qoftė se ata bėjnė mirė, edhe unė bėj mirė, e nė qoftė se bėjnė keq, edhe unė bėj keq; jo, por pėrqėndroni veten tuaj: nė qoftė se njerėzit bėjnė mirė, tė bėni tė edhe ju tė mira, e nė qoftė se bėjnė keq, tė mos bėni padrejtėsi (por prap bėni tė mira).”

Nuk humbin shtetin dhe atdheun, e as qė pėrulin njerėzit. Tė mirat shkilen vetėm prej njerėzve qė janė pasues tė verbėr, prej atyre qė nuk posedojnė dot personalitet dhe individualitet, zemrat e tyre janė me Aliun, ndėrsa shpatat me Muaviun.

Tė tillėt janė qė shkatėrrojnė dhe ērregullojnė atdhenė, qė dėmtojnė fenė dhe humbin njeriun.

Ne duam qė muslimani tė jetė personalitet dhe individ i pavarur, tė mos jetė ndaj asnjėrit pėrcjellės, e as tė pėrcjell baballarėt e gjyshėrit, as zotėrinjtė dhe tė mėdhenjtė.

Kur`ani famėlartė qortoi me tė madhe ata tė cilėt bėhen pasues dhe shėrbėtorė tė njerėzve, ata tė cilėve All-llahu u dha kokėn dhe mendjen, e tė cilėt nga vetja e tyre bėnė bisht, pasuan tė parėt e tyre dhe stėrgjyshėrit nė gabim: “E kur u thuhet atyre: “Pranoni atė qė All-llahu e shpalli!” Ata thonė: “Jo,ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė!” Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos kenė kuptuar asgjė dhe tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn e drejtė (ata do t`i pasonin).”

I ndjekni prindėrit e juaj dhe stėrgjyshėrit nė dalalet (humbje), nė mėkat dhe devijim. Kjo nuk lejohet assesi!

Kur`ani famėlartė gjithashtu qortoi ata tė cilėt pasuan dhe ndjekėn zotėrinjtė e tyre dhe tė mėdhenjtė, e qė kur ata devijuan, devijuan edhe kėta sė bashku me ta, dhe kur ata humbėn, humbėn sė bashku: “Ata thanė: “Zoti ynė, ne pasuam zotėrinjtė dhe tė mėdhenjtė tanė, e ata na humbėn rrugėn. Zoti ynė, jepu atyre dėnimin e dyfishtė dhe mallkoi me mallkim tė madh.”

Ndėrkaq nė njė ajet tjetėr thuhet: “Secili prej jush do ta ketė pjesėn e caktuar tė dėnimit, por nuk e dini.”

Ju ishit ata tė cilėt i ndoqėt dhe pasuat ata me vullnetin tuaj dhe humbėt personalitetin tuaj. Ju dhe ata do tė jeni sė bashku nė dėnim tė pėrjetshėm.

Pavarėsia individuale nė Islam

Islami dėshiron qė individi tė posedon pavarėsi individuale dhe personale; ai gjithashtu dėshiron qė populli tė jetė me individualitet tė pavarur, e assesi tė jetė popull si kope, tė cilin tė tjerėt me shkop ta ēojnė kudo, popull tė cilit kur i thuhet hesht, ai hesht, e kur i thuhet fol, ai flet. Jo, popujt nuk duhet tė jenė tė tillė, e posaqėrisht kur ata janė nėn mbrojtjen e Islamit dhe nėn flamurin e Kur`anit.

Populli musliman nuk ėshtė popull kope dhe flegmatik, populli musliman posedon tė menduarit dhe mendimin e vet, posedon vullnet tė pavarur, mu ashtu siē dėshiron edhe vetė Islami. Islami nuk dėshiron qė njerėzit tė jenė nė anarki dhe tė jetojnė nė mungesė tė udhėheqėsve, jo, por populli musliman nuk duhet tė pranojė qė tė padijshmit tė udhėheqin me tė.

Medoemos duhet tė ekzistojė udhėheqėsia dhe medoemos duhet tė ekzistojė pushteti. Mu pėr kėtė, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem edhe pėr gjėrat mė tė thjeshta, siē ėshtė udhėtimi thotė: “Nė qoftė se jeni tre veta, atėherė le tė udhėheqė njėri prej jush.” D.m.th.: “Nė qoftė se jeni tre vetė dhe jeni nė udhėtim, atėherė njėri prej jush le tė jetė ai qė do tė udhėheqė nė udhėtim.” Kjo nuk do tė thotė se udhėheqėsi duhet tė veprojė vet dhe sipas dėshirave tė veta. Jo, por tė gjithė duhet tė jenė pjesėmarrės nė vullnetin e tyre tė pėrbashkėt.

Islami konsideron se, lidhjet do tė ishin mė tė ngushta kur tė gjithė do tė ishin pjesėmarrės sė bashku nė ēdo ēėshtje, pjesėmarrės i popullit me pushtetmbajtėsit, i kryetarit me popullin. Kėto lidhje duhet tė jenė tė bazuara nė themelet e dashurisė reciproke, dashuri mes pushtetmbajtėsit dhe popullit.

I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė: “Udhėheqėsit mė tė mirė pėr ju janė ata tė cilėt i doni dhe ju duan, luteni pėr ta dhe luten pėr ju, ndėrsa udhėheqėsit mė tė kėqij pėr ju janė ata tė cilėt ju i urreni dhe ata ju urrejnė, i mallkoni dhe ju mallkojnė.”

Mallkim dhe urrejtje reciproke e tė dy palėve. Pa dyshim se njė gjė tė tillė nuk do tė kishte dėshiruar Islami. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė: “Tre personave namazi i tyre nuk u kalon njė pėllėmbė mbi kokėn e tyre (d.m. th. namazi i tyre nuk pranohet te All-llahu i madhėruar): Njė njeri i cili ka udhėheqė njė popull (ėshtė bėrė imam i tyre nė namaz), ndėrsa ata e urrejnė.”

Imami i cili falė njerėzit tė cilėt e urrejnė. Imami qė bėn njė gjė tė tillė, pra falė tė tjerėt, ndėrsa ata e urrejnė, le ta dijė se namazi i tij ėshtė i papranuar, por edhe namazi i xhematit nuk pranohet. E si do tė ishte ēėshtja pėr imamėt (udhėheqėsit) e mėdhenj pra?!

Si do tė ishte ēėshtja e atyre tė cilėt vijnė nė pushtet pa vullnetin e popullit, atyre qė i urren dhe mallkon populli, atyre prej tė cilėve populli dėshiron tė shpėtojė sa mė parė.

Shoqėria islame ngritet mbi parimin e “Shurasė” (Konsultimit)

Islami dėshiron qė mes popullit dhe udhėheqėsisė tė ngriten lidhje tė bazuara nė rrespekt dhe dashuri tė ndėrsjellė: “Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e nė armiqėsi.”

Pėr kėtė shkak shoqėria islame ngritet nė parimin e “Shurasė” (konsultimit) dhe marrėveshjes reciproke, mu ashtu siē thotė edhe vetė All-llahu i lartėmadhėruar: “Edhe ata qė i pėrgjigjen thirrjes sė Zotit tė tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata qė konsultohen mes vete pėr punė tė pėrbashkėta, e nga ajo qė Ne ua japim ata e shpėrndajnė.”

All-llahu e bėri konsultimin lidhje mes namazit dhe zekatit: “...nga ajo qė Ne ua japim ata e shpėrndajnė.”

Shura - konsultimi reciprok, ėshtė lidhja e mesme mes kėtyre dy gjėrave: namazit dhe zekatit. Shoqėria islame zbaton konsultimin dhe marrėveshjen pėr punėt e pėrbashkėta, qofshin ato tė vogla apo tė mėdha, nė punė kolektive dhe ēėshtje individuale: “Nuk humbė ai i cili falė namazin e istihares (zgjedhjes), e as qė pendohet ai i cili konsultohet.” Nė ēėshtje familjare konsultohen bashkėshortėt mes vete, posaqėrisht kur janė nė pyetje martesat e bijave tė tyre, e bile edhe nė ēėshtje tė cilat konsiderohen me mė pak rėndėsi, siē ėshtė gjidhėnja e foshnjės: “E nėse pas njė konsultimi dhe pėlqimi (prindėrit) shfaqin dėshirėn pėr ndėrprerjen e gjinit, nuk ėshtė mėkat pėr ta.”

Nėse Islami parasheh konsultimin dhe pėlqimin e ndėrsjellė pėr punėt dhe ēėshtjet e vogla, atėherė ē`mbetet pėr punėt dhe ēėshtjet e ummetit islam, punėt dhe ēėshtjet tė cilat kanė tė bėjnė me ekonominė, politikėn dhe udhėheqėsinė e pėrgjithshme.

Medoemos qė tė ekzistojė parimi i konsultimit dhe marrėveshjes reciproke. Mu pėr kėtė, All-llahu i madhėruar urdhėron tė Dėrguarin e Vet, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “E ti pra konsultoi ata nė punė.”

Ky urdhėri zbriti fill pas luftės sė Uhudit, luftė nė tė cilėn Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i konsultoi shokėt e vet mbi vendin e zhvillimit tė luftės. Ai (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ishte i mendimit qė lufta tė zhvillohet brenda Medines, ndėrkaq shokėt e tij dhe tė rinjtė ishin tė mendimit qė lufta tė zhvillohet jashtė Medines (duke menduar se nėse lufta zhvillohet brenda Medines mekasit do tė mendojnė se muslimanėt janė frikėsuar dhe nuk kanė dalė nga shtėpitė e tyre).

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi mendimin e shumicės, rezultat i tė cilit ishin 70 dėshmorė (shehidė) nga ana e muslimanėve. Mirėpo, megjithkėtė All-llahu i madhėruar urdhėroi tė Dėrguarin e Vet: “… andaj, ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet...”

Ti o Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, prap vazhdo nė konsultim.

Sistemi i votimit me shumicė

Konsultimi dhe marrėveshja nė punėt dhe ēėshtjet e ummetit nuk sjell diē tjetėr, pos tė mirėn, sepse konsultimi i cili sjell shpėtimin, fitoren dhe pėlqimin me siguri se ėshtė begati, e po qe se ndodhė e kundėrta, atėherė populli do tė jetė ai qė do tė bartė pasojat, sepse populli mendoi ashtu.

Ėshtė domosdoshmėri qė njerėzit tė bartin pėrgjegjėsinė, dhe duhet qė njerėzit tė adaptohen nė bartjen e pėrgjegjėsive tė ndryshme. Mu pėr kėtė, Imam ibn Atijje radijall-llahu anhu thotė: “Konsultimi (i ummetit pėr ēėshtjet e tij) ėshtė prej rregullave dhe normave tė sheriatit dhe dispozitė e fortė dhe e vendosur. Ēdo pushtetmbajtės i cili nuk konsulton tė diturit (dijetarėt) dhe fetarėt (njerėzit e fesė), largimi i tij nga posti ėshtė detyrė obligative (vaxhib).”

Nė kėtė nuk ka kurrėfarė polemike. Kėtu shihet qartė pozita e konsultimit (shurasė), gjė e cila ėshtė vaxhib dhe e obligon udhėheqėsin qė tė vepron nė bazė tė rezultateve tė konsultimit.

Disa prej dijetarėve thonė: “Shura (konsultimi) ėshtė karakteristikė e veēantė: udhėheqėsi ėshtė i obliguar qė tė konsultohet, e pas konsultimit ta zbatojė atė qė ai e mendon.” A thua ēfarė vlere do tė kishte konsultimi, nė rast se udhėheqėsi konsultohet me tė tjerėt, qė nė fund tė vendosė sipas mendimit tė vet?!

Ai medoemos duhet tė konsultohet dhe tė vėndosė normė tė konsultimit; nė rast se shfaqet e drejta, dhe e njėjta pėrkrahet nga tė gjithė, ai ėshtė i obliguar qė ta zbatojė atė pėr tė cilėn janė pėlqyer tė gjithė, e nė rast tė mospajtimit, ai e zbaton atė qė e shohin tė drejtė shumica e tyre. Me siguri se ky ėshtė mendimi mė i drejtė dhe mė i saktė.

Disa prej njerėzve thonė: “Sistemi i tė votuarit me shumicė nuk ėshtė nga Islami, por ėshtė sistem i huazuar nga Perendimi.” Jo, pėrkundrazi, njė sistem i tillė ėshtė nga thelbi i Islamit. I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė: “Djalli ėshtė me njė (kur ėshtė i vetėm), e kur janė dy, ai ėshtė mė larg tyre.”

Kur njerėzit janė sa mė shumė, djalli ėshtė aq mė larg. I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha Ebu Bekrit dhe Omerit radijall-llahu anhum: “Nė qoftė se ju pajtoheni nė njė mendim (pėr ēėshtjen konkrete tė tyre), nuk do t`u kisha kundėrshtuar.”

Njė gjė tė tillė e veproi edhe vetė Omeri radijall-llahu anhu, kur pėr trashėgimtarė tė tij caktoi gjashtė vetė tė cilėt pėrbėnin konsultimin e pėrbashkėt pėr zgjedhjen e halifit tė ardhshėm, kur tha: “Nė rast se pajtohen pesė vetė e vetėm njėri prej tyre kundėrshton, atėherė hiqjani kokėn atij. Pesėshi ėshtė shumicė. Nė rast se jeni katėr me dy, atėherė zbatoni mendimin e katėrshit, kurse nė rast se ngelni tre me tre, atėherė sillni njė nga jashtė i cili do tė vendosė, dhe le tė jetė ai Abdull-llah bin Omeri nėse e pranoni, e nėse nuk e pranoni, atėherė zbatone mendimin e treshit nė tė cilin gjendet Abdurrahman bin Aufi.”

Abdurrahman bin Aufi u konsiderua si njeri vendosės, kurse votimi i tij u dallua me karakteristikė mė tė veēantė, andaj votimi i tij u llogaritė me dy vota.

Ky ėshtė sistemi i votimit nė Islam.

Ėshtė e vėrtetė se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi dhe zbriti nė mendimin e shumicės nė luftėn e Uhudit, edhe atė duke mos i numėruar votat, e tė thotė: “Kush pėlqen e kush kundėrshton”, ngase ai me shikim tė pėrgjithshėm vėrejti se shumica e njerėzve janė pėr njė gjė tė tillė, andaj edhe nuk u paraqit nevoja pėr numėrim.

Por nėse ēėshtja ka tė bėjė me numėr tė kufizuar dhe tė pėrcaktuar tė njerėzve, atėherė paraqitet nevoja e numėrimit, siē veproi Omeri radijall-llahu anhu.

Zgjedhja e pushtetmbajtėsve (njerėzve tė matur )

Nė kohėn e mėhershme nė shoqėritė e thjeshta jetonin njerėz tė cilėt lehtė diheshin se janė njerėz tė matur dhe tė mirė, filani, filani dhe filani. Mirėpo me zgjerimin e shoqėrive dhe me shtimin e njerėzve njė gjė e tillė u bė e pamundur; njerėzit nuk njihnin mė njėri-tjetrin si mė parė, nė shesh dolėn shumė tė rinjė tė cilėt ishin tė panjohur pėr tė shumtėt e atyre qė janė nė moshė, tė rinjė qė kishin mėsuar dhe kishin arritur dituri nė rangje mė tė larta shkollore.

Nė raste tė tilla, zgjedhja e vetme e pushtetmbajtėsve ishte “Zgjedhja e tyre”, si mjet i vetėm pėr tė besuar nė mendimin e shumicės. Ėshtė e vėrtetė se sistemin e tillė e ēpikėn njerėzit e Perendimit, por njė gjė e tillė ishte e njohur pėr muslimanėt qysh mė parė, kur i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha ensarėve: “Zgjidhni tė parėt (pėrfaqėsuesit) e juaj.”

Ėshtė e vėrtetė se ata njė zgjedhje tė tillė nuk e bėnė pėrmes fletėvotimeve ose vendvotimeve, por ata thanė, si p.sh.: “Ky do tė jetė ai i cili do tė na pėrfaqėsojė.”

Me siguri se njė gjė e tillė paraqet mėnyrė tė zgjedhjes.

Nė ditėt e sotme ėshtė mundėsuar sistemi i zgjedhjes pėrmes referendumit dhe fletėvotimit, mėnyrė tė cilėn ne e mirėpresim dhe pėlqejmė, sepse, urtėsia (hikmeti) ėshtė gjė e humbur pėr besimtarin, dhe kudo qė ta gjen, e merr, sepse ai mė sė shumti e meriton atė nga tė gjithė njerėzit..!

Prej tė tjerėve marrim atė qė na pėlqen dhe qė ėshtė nė pajtim me parimet tona

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi dhe pėlqeu mendimin e Selman Farisiut rreth hapjes sė hendekut pėrreth Medines, gjė e cila nuk ishte aspak e njohur pėr arabėt, sepse ata ishin tė mėsuar ta presin armikun dhe kundėrshtarin pėrballė, ndėrsa gropimi i hendekut pėr ta ishte gjė e panjohur. Mu pėr kėtė, kur mushrikėt e Mekes arritėn nė Medine dhe panė hendekun e hapur, thanė: “Kjo nuk ėshtė kurthė tė cilėn do ta bėnin arabėt.”

Ky veprim ishte mjet i persianėve.

Omeri radijall-llahu anhu ēėshtjen e haraēit e morri nga persianėt, siē morri edhe gjėra tjera nga tė tjerėt, siē ishin edhe shtypja e tė hollave dhe parave, si dhe regjistrimi i njerėzve, gjė tė cilėn e praktikonin romakėt.

Ai praktikoi kėto gjėra pa pengesė; nuk do tė ishte pengesė po qe se nga tė tjerėt marrim atė qė nuk ėshtė nė kundėrshtim me parimet tona dhe ėshtė pėr tė mirėn tonė.

Njėherit ky ėshtė parim tė cilėn fukahatė (juristėt islam) e quajnė me emrin “Maslaha mursele” - qė ka pėr qėllim realizimin e dobisė pėr njerėzit, gjė pėr tė cilėn nuk ekziston tekst parimor fetar i cili do ta konfirmonte ose anulonte.

Njė gjė tė tillė e konfirmon edhe demokracia moderne, ku nuk shohim pengesė qė tė marrim nga metodat e ndryshme demokratike pėrmes tė cilave do tė realizonim parimin e shurasė - konsultimit tė ndėrsjellė islam. Prej tė tjerėve marrim dhe pėrvetėsojmė gjėra tė jetės sė pėrgjithshme, duke i futur ato nė zemrėn e sistemit tonė pasi qė tė jenė tė modifikuara dhe tė barazuara (tė regulluara), gjė e cila sjell nė humbjen e llojit tė tyre bazorė (rrjedhshmėrinė e tyre), e me kėtė bėhen pjesė e sistemit islam. Kjo ėshtė ajo qė duhet bėrė.

Nė rast tė zgjedhjeve, ne medoemos duhet tė themi: “Nuk zgjedhim tjetėr kend, pos njeriun e mirė; nuk zgjedhet dhe nuk kandidohet tjetėr kush, pos ai qė ėshtė besnik dhe i fortė.”

Plotėsimi i disa kushteve prej kandidatit, si pėr shembull: tė jetė prej atyre qė falin namazin, tė jetė i larguar nga pijet alkoolike dhe tė jetė i mėnjanuar nga gjėrat e ndaluara, do tė mund tė merreshin nė konsideratė si tregues se kandidatėt janė tė mirė dhe meritojnė zgjedhje. Atėherė vetė elektorati zgjedhor do tė dijė pėr gjendjet e kandidatėve dhe do tė dijė se cilin do ta zgjedhė.

Lidhja mes sundimtarit (udhėheqėsit) dhe nėnshtetasit nė Islam

Marrėdhėniet mes sundimtarit dhe tė sunduarit nė Islam ngriten nė bazė tė pjesėmarrjes sė tyre tė ndėrsjellė nė parimin e shurasė - konsultimit reciprok pėr tė gjitha ēėshtjet e ummetit: “... dhe ata qė konsultohen mes vete nė punėt e tyre tė pėrbashkėta…”

Pos konsultimit, marėdhėniet dhe lidhjet e tyre ngriten edhe nė parimin e kėshillės sė sinqertė, duke u bazuar nė hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ai thotė: “Feja ėshtė sinqeritet”. Tė pranishmit thanė: “Ndaj kujt o i Dėrguari i All-llahut?” Ai tha: “Ndaj All-llahut, Librit tė Tij, udhėheqėsve muslimanė dhe njerėzit tjerė prej tyre.”

Populli ka pėr detyrė tė jetė i sinqertė nė kėshillat e tija, ndėrkaq sundimtarėt apo udhėheqėsit - si do qė t’i zgjedhim - kanė pėr detyrė tė dėgjojnė kėshillat e tyre dhe t’i mirėpresin ato, siē thonte Omeri radijall-llahu anhu: “I qoftė mirėseardhje pėrgjithmonė kėshilluesit, mirėse vjen kėshilluesi, mėngjes e mbrėmje. All-llahu e mėshiroftė njė njeri i cili mė tregon pėr gabimet e mia (mė udhėzon nė mungesat e mia).” Kur njėherė njė njeri i tha: “Ke frikė (drojė) All-llahun, o Omer”, disa nga shokėt e tij u hidhėruan shumė dhe thanė: “Si ke guxim t`i thuash kėshtu emirit tė muslimanėve?”

Atėherė Omeri radijall-llahu anhu tha: “Lėreni, sepse nuk ka mirėsi nė ju nė qoftė se nuk e thoni (tė njėjtėn qė e tha ai), e as qė ka mirėsi nė ne nėse nuk e dėgjojmė.”

Medoemos tė thoni: Ke frikėn e All-llahut, kurse ne medoemos do tė duhet tė dėgjojmė atė, ngase nuk ka mirėsi nė qoftė se nuk e dėgjojmė (bėhemi tė shurdhėr ndaj kėshillave tė popullit).

Nė historinė islame ne hasim qė vetė hulefatė dhe emirėt e muslimanėve i kanė trimėruar pėr njė gjė tė tillė njerėzit. Nė hutben e parė tė mbajtur nga Ebu Bekri radijall-llahu anhu, ai tha: “O ju njerėz, edhe pse u caktova t`ju udhėheqė, unė nuk jam mė i miri prej jush! Nėse veproj mirė, mė ndihmoni, e nėse jo, mė korrigjoni. Mė respektoni derisa e respektoj Zotin dhe Pejgamberin e Tij, dhe mos mė respektoni nėse bėj mėkat ndaj Zotit.”

Njė ditė, gjatė kohės sa ishte halife, Omeri radijall-llahu anhu tha: “O ju njerėz, cili do prej jush qė sheh nė mua lajthitje, le tė mė korrigjon.” Nė mesin e njerėzve u ngrit njė njeri dhe tha: “Pasha All-llahun, o biri i Hattabit, po qe se shohim nė ty lajthitje, do tė korrigjojmė me tehun e shpatave tona.”

A thua ē`tha Omeri radijall-llahu anhu nė kėtė?

Ai tha: “Falėnderimi qoftė pėr All-llahun, i Cili bėri qė nė ummetin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tė ketė prej atyre tė cilėt korrigjojnė lajthitjet me tehun e shpatės sė tyre.”

E gėzoi fakti qė nė mesin e muslimanėve ende kishte njerėz tė fortė dhe trima.

Popujt nuk ngriten dot, e as qė pėrparojnė, pos me njerėz tė fortė dhe besnik, e assesi me njerėz flegmatik tė cilėt duartrokasin pėr ēdo gjė: “Falėnderimi qoftė pėr All-llahun, i Cili bėri qė nė ummetin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tė ketė prej atyre tė cilėt korrigjojnė lajthitjet me tehun e shpatės sė tyre."

Tė rrespektuarit nė pagabimėsi

Islami ngritet nė baza tė dashurisė, ndihmės sė ndėrsjellė, kėshillės reciproke dhe marrėveshjes dhe konsultimit tė ndėrsjellė mes sundimtarėve dhe tė sunduarve. Kėshtu, derisa i tėrė ummeti tė vazhdojė tė ecė i tėri se bashku, sikur tė jetė njė front ose tė jetė njė grup qė i ngjan ndėrtesės sė forte, tullat e sė cilės e pėrforcojnė njėra-tjetrėn.

Kėshtu deshi Islami qė tė jetė ummeti i tij, tė tillė tė jenė sundimtarėt dhe tė sunduarit, qė nė momentet kur vijnė fatkeqėsitė dhe sprovat tė ndihmohet sundimtari me nėnshtetasit, e t`i gjej qė tė gjithė tog para vetes tij, siē tha Dhulkarnejni alejhis-selam: “… po ju mė ndihmoni me fuqi punėtore tė bėj njė pendė tė fortė mes jush dhe mes atyre!”

Ai vuri nė punė fuqinė punėtore, e assesi nuk lejoi qė ajo fuqi tė mbetet e papėrdorur dhe e mėnjanuar dhe tė mos bėj dot gjė: “...mė ndihmoni me fuqi punėtore tė bėj...”

“Mė sillni copa tė hekurit.” Mė sillni copa tė hekurit nga i cili do tė bėj njė pendė tė fortė mes jush dhe atyre, me anė tė ndihmės sė ndėrsjellė mes sundimtarėve dhe nėnshtetasve; nėnshtetasi ėshtė i obliguar tė dėgjojė dhe respektojė pėrderisa urdhėri i sundimatrit nuk ėshtė pėr mėkat dhe gabim, tė dėgjojė kur ėshtė nė gjendje tė mirė dhe tė vėshtirė, nė atė qė ai e do dhe atė qė ai e urren; nė momentin kur urdhėrohet, ai obligohet qė tė dėgjojė dhe respektojė urdhėrin, pėrderisa nuk urdhėrohet nė mėkat .

All-llahu i madhėruar, porositi tė dėrguarin e Vet, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė rastin e besėlidhjes tė cilėn ai e bėri me gratė duke i thėnė: “… dhe le tė mos shprehin mosrespekt ndaj teje nė tė mirė.” D.m.th. po qe se ju urdhėron nė tė keqe, atėherė mos e respektoni. Nėse kjo ēėshtje i pėrket Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atėherė ēka mbetet pėr njerėzit tjerė.

“Nuk respektohet krijesa nė mėkat ndaj Krijuesit.”

Nė rast tė mosmarrėveshjes mes sundimtarėve dhe nėnshtetasėve, qė tė dy palėt janė tė urdhėruar tė kthehen nė burimin e njėjtė: “O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė Dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrone atė te All-llahu dhe te i Dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit..!”

Kthehuni Kur`anit famėlartė dhe sunnetit tė Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dijetarėt janė tė njė mendimi se fjalėt “…nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrone atė te All-llahu...” - ka pėr qėllim librin e All-llahut - Kur`anin, ndėrkaq “...dhe te i dėrguari i Tij...” - ka pėr qėllim parashtrimin e ēėshtjes sė tillė pas vdekjes sė Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tek sunneti i tij.

Ēėshtjet e tilla mospajtuese ia parashtrojmė Kur`anit dhe sunnetit, dhe hulumtojmė pėr to nė dritėn e qėllimeve tė pėrgjithshme tė sheriatit islam. Nuk duhet tė shikojmė nė tė pjesėrishmet, e me kėtė t`i lėmė tė tėrėsishmet, apo tė shikojmė nė njė tekst, e tė mėnjanojmė tekstet tjera, si dhe nuk lejohet tė shikojmė nė atė qė duket, e tė jemi tė pakujdesshėm ndaj qėllimeve tė fshehura. Jo! Ne medoemos duhet tė shikojmė me shikim tė saktė, nė tė cilin shikim tregon qartė fik`hu islam (jurisprudenca islame).

 

Nuk ėshtė produkt i demokracisė

Islami dėshiron qė ummeti i tij tė jetė ummet i ngritur nė parimet e konsultimit tė ndėrsjellė, ummet i cili do tė qėndrojė i bashkuar sikur me qenė njė saf, dhe ummet tė cilėn askush nuk do tė mund ta shpėrthejė.

Konsultimi qė synojmė ne nuk ėshtė produkt i demokracisė, siē thonė ata; demokracia ka mundėsi tė lejon ēdo gjė dhe tė ndalon ēdo gjė, ndėrsa konsultimi ynė (shura ) ngritet mbi parime dhe norma tė veēanta. Ne do tė marrim nga sistemi demokratik vetėm atė qė thamė mė parė: metodat, mėnyrat dhe siguritė, e krahas kėsaj ne do tė jemi tė pėrmbajtur me Islam. Demokracia nė shoqėrinė islame mbėshtetet nė sheriatin e All-llahut, dhe refuzon lajthitjen dhe devijimin nga njė sistem i tillė; ajo e lejon atė qė e ka lejuar All-llahu, ndėrkaq e ndalon atė qė e ka ndaluar All-llahu.

Nė sistemin demokratik ekziston edhe mundėsia qė me shumicėn e votave tė anulohet edhe vetė sistemi demokratik! Njė sundimtarė arab njė ditė tha: “Demokracia posedon dhėmbė tė cilėt e bėjnė qė disa herė tė jetė edhe mė e egėr se diktatura.”

Pėr fat tė keq, demokracia e cila vie nė vendet muslimane nė tė shumtėn e rasteve ėshtė e falsifikuar dhe ndryshuar; ajo falsifikon vullnetin e popullit, dhe mu pėr kėtė nėpėr vendet tona ėshtė i njohur numri 99.99 %. A thua, ēfarė demokracie ėshtė kjo?!

Nuk ka mundėsi qė tė gjithė njerėzit tė tubohen nė njė gjė. Ne dėshirojmė mė tė mirėn pėr demokracinė, siē dėshirojmė edhe pastrimin e saj nga tė kėqijat.

Nuk duam demokracinė e cila ka lejuar anomalitė seksuale dhe homoseksualizmin, demokracinė e cila lejoi martesėn burrė me burrė dhe grua me grua, martesėn e cila sot quhet “familje e gjinisė sė vetme” - e pėrbėrė vetėm nga njė gjini.

Demokracia jonė ėshtė e lidhur ngushtė me sheriatin tonė, e pėrforcuar me tė dhe e mbėshtetur nė tė. Ne nuk humbim dot shpirtin tonė islam dhe parimet tona islame; ne posedojmė rregulla tė cilat asnjėherė dhe nė asnjė moment nuk guxojmė t`i tejkalojmė nė kufijtė e tyre.

Kjo ėshtė ajo qė ne e duam. Ne duam qė nėnshtetasit tė jenė pjesėmarrės nė ēdo gjė sė bashku me sundimtarėt.

Islami shfaq ashpėrsi ndaj tiranėve (tė padrejtėve)

Konsultimi i ndėrsjellė mes nėnshtetasve dhe sundimtarėve sjell dobi, ndėrkaq despotizmi nuk sjell tjetėr gjė, pos tė keqen. Qysh mė herėt Islami shfaqi ashpėrsi ndaj faraonėve dhe tiranėve qė shndėrruan veten e tyre nė zotėra nė sipėrfaqen e tokės, siē ishte Nemrudi i cili polemizoi me Ibrahimin alejhis-selam pėr Zotin e tij, e kur Ibrahimi tha: “Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe vdekje!”, Nemrudi ia ktheu: “Edhe unė jap jetė dhe vdekje!” Dhe i solli dy njerėz nga rruga, pėr tė cilėt solli gjykim me vdekje, dhe urdhėroi xhelatin qė t`i mbyste, e pasi qė mbyti njėrin, i tha tjetrit: “Ty tė fala”, dhe tha: “A sheh se unė jap jetė dhe vdekje, kėtij i dhashė jetė, ndėrsa kėtij tjetrit i dhashė vdekjen.” Kėtė nuk e bėn kush tjetėr, pos njė tirani dhe ērregulluesi, despoti i cili merr njerėz nė rrugė dhe i gjykon me vdekje. Vallė a ekziston despotizėm dhe tirani (krim) mė e madhe se kjo?!

Mu pėr kėtė arsye, tirania gjithmonė ndėrlidhet me ērregullinė nė sipėrfaqen e tokės: “Tė cilėt e tepruan me krime nė tokė. Dhe nė tė shtuan shkatėrrimin.”

Faraoni, i cili e konsideroi veten zot nė sipėrfaqen e tokės dhe u tha njerėzve: “Unė jam zoti i juaj mė i lartė .” Ai u bė kokėlartė nė sipėrfaqen e tokės dhe e ndau popullin e vet nė grupe grupe; kokėlartėsia e tij solli nė krim dhe despotizėm mbi njerėzit dhe popullin e pafajshėm: “Pėrkujtoni edhe kur u shpėtuam prej popullit tė faraonit, qė nga ai shijuat dėnimin mė tė idhėt, duke ua therrur bijtė tuaj, e duke ua lėnė gjallė gratė tuaja. Nė kėtė torturė pėrjetuat njė sprovim tė madh nga Zoti juaj.”

Kokėlartėsia nė sipėrfaqen e tokės sjell shkatėrrim dhe ērregullime; kokėlartėsia dhe ērregullimi janė tė pandarė mes vete.

“Ata (tė dėrguarit ) e kėrkuan ndihmėn, ndėrsa ēdo kryelartė idhnak pėsoi dėshtim.”

Islami qėndron kundėr kėtyre despotėve, tiranėve dhe kryelartėve tė cilėt shfaqin kryelartėsi nė sipėrfaqen e tokės dhe e konsiderojnė veten zotėra.

 

Medoemos ummeti tė edukohet nė fuqi individuale (personale)

Islami refuzon qė populli tė dorėzohet para kėtyre tiranėve dhe despotėve. I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė: “Kur tė shihni se ummeti im frikohet t`i thotė zullumqarit: “O zullumqarė” - pėrshėndetuni prej tyre.” D.m.th.: “Nuk ka mbetur dobi nė tė.” E ēfarė mbetet pėr njė popull ose ummet i cili i thotė zullumqarit: O hero, o trim, o shpėtues, o ēlirues, o i madh?!

Ummet pėr tė cilin brendia e tokės do tė jetė mė e mirė se sa tė jetė mbi tė.

Kur`ani famėlartė mohoi dorėzimin e popujve tė cilėt dorėzohen para tiranėve tė tillė. All-llahu i madhėruar nė Kur`anin famėlartė, lidhur me Nuhin alejhis-selam, thotė: “Nuhi tha: “Zoti im, ata mė kundėrshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikėve), tė cilėve pasuria dhe fėmijėt e tyre vetėm ua shtuan dėshpėrimin.”

Ata shkuan dhe ndoqėn pas pasanikėt dhe tė mėdhenjtė, ndėrsa lanė anash thirrėsin nė All-llahun dhe nė shpėtimin e tyre.

Mbi ēėshtjen e Adit, popullit tė Hudit alejhis-selam, All-llahu i madhėruar thotė: “E ata ishin Ad-ėt, qė mohuan argumentet e Zotit tė tyre, kundėrshtuan tė Dėrguarin e Tij, shkuan pas urdhėrit tė ēdo kryelarti kundėrshtarė. Ata u pėrcollėn me mallkim si nė kėtė botė, ashtu edhe nė ditėn e gjykimit. Le tė dihet, Adėt mohuan Zotin e tyre. Qoftė i shkatėrruar Adi, populli i Hudit!”

Mbi popullin e faraonit, All-llahu i madhėruar thotė: “Dhe pasuan urdhėrin e firaonit, e me siguri se urdhėri i firaonit nuk ishte i drejtė.”

Kur`ani famėlartė nuk qortoi vetėm faraonėt, por edhe popujt e tyre, tė cilėt shkuan pas tyre dhe i bėnė zotėra. Shembulli i tyre ėshtė sikurse kur i thuhet faraonit: “O faraon, kush tė bėri faraon?” Ai thotė: “Nuk pati kush tė mė ndalojė, asnjėri nuk mė tha: ‘Ndal, mos e tepro’, dhe unė u bėra edhe mė tepėr faraon dhe u bėra zot.”

Medoemos duhet qė ummeti islam tė edukohet nė fuqi individuale dhe personale, e me kėtė tė thotė tė vėrtetėn, tė mos frikėsohet aspak nga qortimi i tė tjerėve.

“Ata tė cilėt kumtojnė shpalljet e All-llahut, i frikohen Atij, dhe nuk i frikohen askujt tjetėr pos All-llahut. Mjafton qė All-llahu tė jetė llogaritės.”

Nuk ka gjė mė tė mirė se sa udhėheqėsi tė shoqėronte popullatėn nė udhėheqėsinė e ēėshtjeve tė ndryshme, dhe nė kėtė mėnyrė t’ia lehtėsonte vetes barėn e rėndė nga njė numėr i madh i punėve. Kur`ani famėlartė na rrėfen rrėfimin mbi mbretėreshėn Sebe`ė, rrėfim ky i cili gjendet nė suren En-Neml.

Kur i erdhi asaj Hud-Hudi (shpendi i Sulejmanit alejhis-selam) me porosi tė qartė prej Sulejmanit alejhis-selam: “Tė mos u mbani nė tė madh kundėr meje, po tė mė vini tė dorėzuar (edhe besimtarė)”, mbretėresha tuboi parinė dhe popullin e tha: “Ajo tha: “O ju pari, mė sygjeroni nė kėtė ēėshtje timėn, se unė nuk do tė vendosi asgjė derisa edhe ju tė jepni pėlqimin!”

Unė nuk do tė gjykojė pėr kėtė ēėshtje tė rėndėsishme, pėrderisa ju nuk jeni prezent dhe dėshmitarė, e tė thoni mendimin e juaj: “Ata thanė: “Ne jemi tė fuqishėm dhe jemi luftėtarė tė rreptė, por puna qėndron te ti, e ti mendo se ēka do tė na urdhėrosh!”

Gruaja e Sebe`sė udhėhoqi dhe sundoi popullin e saj me urtėsi dhe udhėheqje tė mirė; ajo nuk e pasoi epshin nė kėtė ēėshtje, por vazhdoi me urtėsi tė plotė dhe tė shkėlqyer, derisa solli veten dhe popullin e vet nė tė mirėn e kėsaj bote dhe tė mirėn e botės tjetėr. Ajo nuk u ngut tė hyn nė luftė humbėse dhe tė pakuptimtė, por iu dorėzua All-llahut, Zotit tė botėve (u bė besimtare) sė bashku me popullin e saj dhe Sulejmanin alejhis-selam.

 

Thuaje tė vėrtetėn dhe zgjidh (voto) tė fortin besnik

Thuaje atė qė mendon se ėshtė e vėrtetė dhe voto atė qė ėshtė mė besnik, e nė rast se tė gjithė janė besnikė, atėherė voto mė tė mirin prej tyre, por, nė rast se nė mesin e tyre janė besniku dhe jo besniku, ke kujdes tė mos votosh jo besnikun, sepse kjo do tė jetė tradhėti dhe dėshmi e rrenės pėr ty. Assesi mos dėshmo gėnjeshtrėn dhe tė padrejtėn, ngase Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė: “Dėshmia e gėnjeshtrės (fjalės shpifėse) ėshtė e barabartė me shirkun ndaj All-llahut.”

Mos e thuaj tė pavėrtetėn, e as fjalėn shpifėse, dhe mos u bė dėshmitarė i saj; dėshmo pėr atė qė e di se e meriton mė sė shumti, dhe nė rast se e njeh personalisht, atėherė thuaje atė qė e ke tė njohur, e nėse jo, atėherė pyet pėr tė shokėt e tij, ata qė vėrtetojnė besnikėrinė e tij dhe qė dinė pėr tė gjithėēka. Pyet pėr tė fqinjtė dhe dashamirėt e tij, ata tė cilėt nuk frikohen nga askush, pos All-llahut, dhe nuk frikohen nga qortimet e qortuesit.

Medoemos duhet ta ushtrojmė veten tonė me kėso gjėra tė vyeshme dhe tė sinqerta.

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@