Gruaja ne Islam
J . Kardavi
- Medoemos të kemi trajtim të drejtë ndaj gruas
- Gruaja është krijesë njerëzore
- Gruaja nuk është bazë e fatkeqësisë - mjerimit
- Gratë - të barabarta dhe të ngjashme me burrat
- Besimtarë dhe dëshmorë i parë
- Sheriati - ligji i All-llahut - është drejtësia e plotë
- Çështja e dëshmisë
- Çështja e trashëgimisë
- Çështja e shpagimit të gjakut
Medoemos
të kemi trajtim të drejtë ndaj gruas
Biseda rreth gruas është domosdoshmëri, ngase duhet të jemi objektiv ndaj
saj, si dhe ndaj Islamit, të cilit iu bënë padrejtësi të shumta. Rreth
çështjes së gruas njerëzit janë të ndarë në dy grupe të kundërta: disa i
bënë padrejtësi gruas, duke e konsideruar atë si krijesë e cila nuk është
krijuar për gjë tjetër, pos për t`i shërbyer burrit, ndërkaq disa të tjerë
dëshirojnë të lirojnë të gjithë kufijtë e saj, vetëm e vetëm për të bërë
çrregulli në sipërfaqen e tokës, e me këtë ajo të bëhet mjet nga mjetet e
dëfrimit të ndaluar. Mes dy grupeve apo qëndrimeve të këtilla, është
drejtimi apo qëndrimi mesatar, me të cilin erdhi edhe vet Islami, e që, për
fat të keq, shumica e vet muslimanëve nuk janë të njohur me të.
Thonë se gruaja paraqet gjysmën e shoqërisë. Po, kjo është e vërtetë. Gruaja,
për sa i përket përfaqësisë numerike, paraqet gjysmën e shoqërisë. Urtësia e
All-llahut fuqiplotë, dhe kujdesi i Tij absolut, deshi që numri i meshkujve
dhe i femrave në rruzullin tokësor të jetë gjithmonë i afërt apo i barabartë.
Statistikat e bëra tregojnë se numri i meshkujve gjithmonë sillet rreth 49%
apo 50%, e në disa raste 51% apo 52%, ndërkaq pjesën tjetër e përbëjnë
femrat, të cilat gjithmonë janë të barabarta apo të afërta me numrin e
meshkujve.
Pa dyshim se gruaja, për sa i përket numrave statistikorë, paraqet gjysmën e
shoqërisë, mirëpo, për sa i përket ndikimit saj në shoqëri, ndikimit të saj
në vet bashkëshortin e saj dhe fëmijët e saj, ajo paraqet më shumë se
gjysmën e shoqërisë.
Mu për këtë, medoemos duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çështjes së gruas dhe
duhet të kemi kujdes ndaj çështjes së kësaj krijese njerëzore, së cilës
injorancat e ndryshme i bënë padrejtësi të shumta, derisa disa prej tyre
dyshonin se a thua gruaja posedon shpirt sikur shpirti i burrit, kurse disa
të tjerë mendonin se vallë a është edhe gruaja përgjegjëse ashtu siç është
burri, derisa disa i ndaluan që ajo ta shfaqë fenë e vet duke menduar se
feja është vetëm për burrin e assesi edhe për gruan. Disa ia bënë asaj haram
- të ndaluar - Xhennetin, duke pohuar se gruaja nuk do të hyn në të, etj.
Në mesin e të gjitha këtyre padrejtësive erdhi Islami dhe e liroi gruan nga
të gjitha këto padrejtësi dhe nga jeta e errët në të cilën ajo u gjet.
Gruaja
është krijesë njerëzore
Gruaja është qenie njerëzore, mu ashtu siç është edhe burri. Asaj nuk i
mungon asgjë, dhe ajo nuk është ashtu siç pohuan injorantët, të cilët i bënë
padrejtësi duke e konsideruar atë si qenie pa shpirt, dhe se kinse ajo nuk
është e barabartë me burrin në shpërblim. Islami të gjitha këto mendime të
gabuara i hodhi poshtë me Kur`anin famëlartë dhe Sunnetin e Muhammedit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. All-llahu i lartëmadhëruar në Kur’anin
famëlartë thotë:
“Kush
bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t`i
japin atij një jetë të mirë
(në
këtë botë), e (në botën tjetër) do t`u japim shpërblimin më të mirë për
veprat e tyre.”
“Kush
bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën
ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të
tillët hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.”
“Nuk
është
(shpëtim)
sipas shpresave tuaja, as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që
bën keq, do të ndëshkohet me të dhe, pos All-llahut nuk ka për t’i gjetur
vetes as mbrojtës as ndihmës.
Kush bën
ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtarë, të
tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet fare padrejtësi.”
“Qoftë
mashkull ose femër” - vepra e mirë pranohet edhe nga mashkulli edhe nga
femra, ndërkaq për veprën e keqe ndëshkohet edhe mashkulli po edhe femra;
drejtësia e All-llahut është e njëjtë për të dy, mashkulli dhe femra tek Ai
janë të njëjtë, Ai është Zoti i të gjithëve, Krijuesi i të gjithëve, All-llahu
i të gjithëve.
All-llahu i madhëruar ka caktuar përgjegjësi për të dy, si për mashkullin,
ashtu edhe për femrën, dhe ka caktuar shpërblim të njëjtë për ta dhe
vendcaktim të njëjtë për shpërblimin e tyre.
All-llahu
i madhëruar thotë: “O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar
prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e
saj, e prej atyreve dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun
që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu
është mbikqyrës mbi ju.”
“Ju
ka krijuar prej një veteje”, prej vetes së Ademit a.s. , “… dhe nga
ajo krijoi palën e saj (shoqen).” Disa konsiderojnë
se gruaja është krijuar nga briri i Ademit alejhis-selam, ndërkaq për këtë
pohim nuk ekziston hadith i vërtetë që do ta vërtetonte.
“Dhe nga
faktet
(e
madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj
palën (gratë)”
“Ashtu
që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë…”
All-llahu i madhëruar për njeriun - burrin - krijoi nga vet lloji i tij -
lloji njerëzor - gruan, që në të të gjejë prehje, siç thotë edhe vetë All-llahu
i madhëruar.
Njeriu asnjëherë nuk ka mundësi që të jetojë vet apo në vetmi, ngase All-llahu
i lartësuar e krijoi gjithësinë mbi ligjin e Tij absolut të çiftit, andaj
çdo gjë në këtë jetë mbështetet në ligjin e çiftit, çdo gjë posedon nevojë
që të ketë edhe çiftin e tij të kundërt. Edhe burri e posedon këtë nevojë që
të ketë çiftin e vet - gruan. All-llahu i lartësuar thotë: “Dhe Ne
krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të
përkujtoni (madhështinë e Zotit).”
Mu për këtë, dy llojet e krijuara (mashkull e femër) i hasim në çdo gjë, në
botën e kafshëve, shtazëve, në botën e materies; në rrymën e cila posedon
pozitivin dhe negativin, si dhe në botën e atomit, e cila paraqet bazë të
jetës në gjithësi.
All-llahu i lartësuar nuk na flet për krijimin e Havës ashtu siç flet mbi
krijimin e Ademit a.s., por tregon se ajo është krijuar për të qenë
bashkëshorte dhe prehje e Ademit a.s.
Në
momentin kur All-llahu e vendosi Ademin a.s. në vendbanimin e tij në Xhennet,
i tha: “E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja jote banoni në
Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni…” Nuk mund të ketë
kuptim të plotë për Xhennetin, në të cilin do të jetonte burri në mungesë të
bashkëshortes dhe shoqes së jetës.
Ky
njëhërit është edhe urdhëri i parë hyjnor drejtuar llojit njerëzor, burrit
dhe gruas, Ademit dhe Havasë: “… ti dhe bashkëshortja jote banoni në
Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni
asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).”
Të obliguarit e të dyve që të ndalojnë veten nga ngrënja e pemës së ndaluar,
për Ademin dhe bashkëshortën e tij paraqiste sprovim hyjnor, sprovim i
vullnetit dhe dëshirës.
All-llahu i lartësuar i përgatiti atij që të hante, së bashku me
bashkëshorten e tij, nga frutat e Xhennetit, ku dhe kah të donte, pos një
pemë, e cila ishte e ndaluar për të dhe për bashkëshorten e tij. Mirëpo
Ademi a.s dhe bashkëshortja e tij nuk respektuan urdhërin e ndalesës dhe
hanë nga pema e ndaluar. Ademi a.s. kaloi me sukses në sprovimin e diturisë,
mirëpo nuk kaloi me sukses në sprovimin e vullnetit, andaj edhe u afrua për
të ngrënë nga pema e tillë, e ndaluar për të dhe bashkëshorten e tij. Krahas
kësaj, Ademi a.s. shpejtoi, shpejtoi për të pasë sukses në pendimin e tij
dhe në pastrimin e mëkatit, duke kërkuar falje tek All-llahu i madhëruar.
Gruaja
nuk është bazë e fatkeqësisë - mjerimit
Jehudët dhe të Krishterët pohojnë se Ademin a.s., për ngrënien e pemës së
ndaluar e mashtroi gruaja e tij, Hava. Kinse ajo qëndroi thellë në cytjen
dhe mashtrimin e tij për ngrënien nga pema e ndaluar. Mu për këtë shkak,
gruaja tek ata konsiderohet si bazë e fatkeqësisë dhe mjerimit njerëzor.
Sipas tyre, gruaja është ajo që e nxori Ademin a.s. dhe pasardhësit e tij
nga vendbanimi i Xhennetit.
Ata gjithashtu pohojnë se, shkaku kryesor i mjerimit njerëzor është gruaja.
Disa prej tyre thonë se, për çdo krim apo fatkeqësi që ndodhë shkaktare
është gruaja.
Gjithashtu ekziston pohimi se gruaja është mikrobi i së keqes (sherrit).
Pa
dyshim se e tërë kjo që mendohet rreth gruas është padrejtësi dhe thënie e
pavend. Gruaja nuk është ajo që nxiti cytje në shpirtin e Ademit a.s,
bashkëshortit të saj, sepse ai i cili bëri cytjet e tilla ishte vet Iblisi (djalli);
ai e mashtroi Ademin a.s. me mashtrimet e tija, edhe atë duke iu përbetuar
se ai me të vërtetë ishte nga këshilluesit e vërtetë: “Por, atë e ngacmoi
djalli duke i thënë: “O Adem, a do të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe
të sundimit të pazhdukshëm.”
All-llahu i madhërishëm thotë në Kur’an:
“Por
djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë
(pemë
ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në të...”
“Ata të
dy hëngrën nga ajo
(pema)
dhe që të dy u zhveshën…”
Këtu shihet se ngrënia e pemës u përshkruhet që të dyve, e assesi vetëm
njërit.
Disa ajete Kur`anore flasin se Ademi a.s. është baza e mosrrespektit, sepse
ai është personi që nuk e respektoi urdhërin e All-llahut, ndërkaq gruaja e
tij vetëm se e pasoi atë në veprimin që bëri ai.
Le të vërejmë më së miri ajetet e sures Ta-ha:
“Ne i
patëm urdhëruar edhe Ademit
(të
mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.”
“Përkujto kur ne u thamë melekëve: “Bëni sexhde ndaj Ademit”, ata i bënë,
pos Iblisit, i cili nuk deshi. E Ne i thamë: “O Adem, ky është armik yti dhe
i bashkëshortes tënde, pra mos t`ju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e t`ju vë
në vështirësi.”
Kurse
Iblisi i drejtohet Ademit a.s., siç na tregon Kur’ani: “O Adem, a do të
tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe sundimit të pazhdukshëm .”
Fjalimi në këtë ajet i është drejtuar Ademit a.s., andaj edhe cytjet dhe
ngacmimet janë të drejtuara kah ai.
Kur`ani gjithashtu thotë: “Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë)
dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që
mblidhnin nëpër Xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të vet dhe
gaboi. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e
vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).”
Mosrrespekti dhe thyerja e urdhërit rrodhën nga vetëAdemi a.s., ndërsa
bashkëshortja e tij ishte vetëm pasuese e tij në veprimin që ai do të
kryente.
Nga këtu shihet qartë se Kur`ani famëlartë posedon trajtim të drejtë ndaj
gruas, dhe se nuk e ngarkoi atë me gjërat me të cilat e ngarkuan të tjerët
duke e konsideruar atë si mjerim dhe vështirësi për njerëzimin, si dhe shkas
i tërë asaj që përjetoi njerëzimi gjatë tërë historisë njerëzore deri më
sot.
Për fat të keq me çështjen e tillë u morën edhe disa shkrimtarët muslimanë,
të cilët çështjen e tillë e përdorën në konotacion jashtë mendimit islam,
duke marrë atë që shkruan të krishterët nga libri i tyre i shenjtë dhe
rrëfimet që hasen në të. Shrkimtarët e tillë, për fat të keq, u shërbyen me
thëniet krishtere, duke pohuar se gruaja është ajo e cila e ngacmoi Ademin
a.s. për mëkat dhe e nxiti që ai të hante nga pema e ndaluar.
Pohimet e tilla pranohen nga perendimorët, ndërkaq nga muslimanët assesi,
sepse libri i tyre i shenjtë, Kur’ani qartë sqaron çështjen e tillë, dhe
flet për pastërtinë dhe pafajësinë e nënës së njerëzisë, Havës.
Gratë -
të barabarta dhe të ngjashme me burrat
All-llahu i madhëruar e nderoi gruan, duke e konsideruar atë “qenie
njerëzore” e barabartë dhe e ngjashme me pjesën tjetër të shoqërisë - burrin.
Këtë më së miri e ilustroi i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem në hadithin e vërtetë, ku me fjalë të shkurta tha: “Me të vërtetë
gratë janë të barabarta dhe të ngjashme me burrat.”
Gruaja është e barabartë me burrin, andaj të gjitha dispozitat që i takojnë
burrit i takojnë edhe asaj, pos atyreve të cilat e karakterizojnë dhe
veçojnë natyrën e saj.
Kur`ani famëlartë thotë: “Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha ):
“Unë nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju
jeni njëri nga tjetri…” Gruaja është nga burri, ndërsa burri nga gruaja,
dhe asnjëri nuk jeton dot pa tjetrin. Nuk mund të jenë armiq të
njëri-tjetrit; çdonjëri plotëson tjetrin, gruaja plotëson burrin, ndërkaq
burri plotëson gruan, “… ju jeni njëri nga tjetri…” Kjo njëherit
paraqet edhe rregull dhe bazë kryesore dhe të rëndësishme në njohjen sa më
të thellë të marrëdhënieve mes burrit dhe gruas.
Besimtarë dhe dëshmorë i
parë
Gruaja
ishte ajo e cila e para iu përgjigj thirrjes së të Dërguarit të All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Zëri i parë që iu
përgjigj Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte zëri i gruas,
ishte zëri i Hatixhes, bijës së Huvejlidit, gruas së tij të parë, te e cila
erdhi pasiqë i kishte zbritur Xhibrili dhe i kishte lexuar ajetet e para të
Kur`anit: “Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo
gjë)”. Ai erdhi te ajo me frikë dhe zemër të dridhur, duke thënë:
“Më mbuloni, më mbuloni.”
Zëri i
parë që u dëgjua në prag të thirrjes së tij pejgamberike ishte zëri i
Hatixhes r.a., e cila e kapi për dorën e tij, e përforcoi zemrën e tij, dhe
iu drejtua me fjalë të shkëlqyera dhe plotë urtësi: “Mos u friko, Zoti yt
nuk të dëshpron, sepse ti i mban të afërmit, e mbron të dobtin, i jep atij
që është i nevojshëm, i nderon musafirët, e flet të vërtetën dhe bën mirë ku
mundesh.”
Hatixheja, me natyrën e saj të pastër dhe mendjemprehtësinë që posedonte, e
kishte të qartë se All-llahu i madhërishëm nuk do ta dëshpron një njeri me
virtyte të larta, çfarë ishte Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Pastaj
e morri atë dhe shkoi te djali i axhës saj, Vereka ibn Neufel i cili edhe më
tepër ia shtoi qetësinë dhe bindjen.
Ky
ishte zëri i parë i cili iu bashkangjit Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, i pari i cili besoi nga njerëzit.
Edhe
gjaku i parë që u derdh në rrugë të All-llahut dhe dëshmori i parë në Islam
nuk ishte burrë, por ishte grua. Ishte kjo Sumejja, nëna e Ammar bin
Jasirit, bashkëshortja e Jasirit. Kjo familje u torturua dhe përjetoi
dhimbje të mëdha për hirë të All-llahut, dhe u sprovua me dënime të rënda
nga të parët e Kurejshëve, Ebu Xhehli dhe të tjerët si ai. Të gjetur nën
kthetrat e dënimit pranë tyre kaloi i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, i cili nuk pati mundësi tu ndihmojë, pos që u tha:
“Keni durim o familja e Jasirit, premtimi i juaj është Xhenneti.”
Nëna
dhe babai i Ammarit dhanë shpirtin nën torturat e mëdha që përjetuan.
Sumejjen, Ebu Xhehli e goditi me shigjetë në gjoks dhe e shtriu për tokë të
vdekur, kurse Jasirit ia kishte lidhur këmbët për nga një deve dhe i kishte
ngarë ato duke u dhënë drejtime të ndryshme.
Sumejja ishte
shehideja e parë në Islam, andaj nuk është çudi që All-llahu i lartësuar
thotë: “Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): “Unë nuk
ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri
nga tjetri…”
Islami
erdhi për të gjithë, për burrat dhe gratë. Kur zbriti ajeti Kur`anor i cili
e obligonte Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që të përkujton edhe
familjen dhe të afërmit e tij për Islamin e zbritur dhe besimin e drejtë, ai
i tuboi të gjithë të afërmit, familjen e tij, dhe ju drejtua atyre duke u
thënë: “O pasardhës të Abdulmenafit, veproni punë të mira se, pasha
Zotin, nuk kam mundësi që t’ju mbroj nga ndëshkimi i All-llahut! O Abas i
biri i Abdulmutalibit, vepro punë të mira se, pasha Zotin, nuk kam mundësi
që të të mbroj nga ndëshkimi i All-llahut ! Oj nëna e Zubejr ibn Avvamit,
tezja e Pejgamberit, vepro punë të mira se, pasha Zotin, nuk kam mundësi që
të të mbroj nga ndëshkimi i All-llahut! Oj Fatime, bija e Muhammedit, kërko
nga pasuria ime ç’të duash se, pasha Zotin, nuk kam mundësi të të shpëtoj
nga ndëshkimi i All-llahut! Mos t’ju mashtron afërsia familjare, e që në
Ditën e Gjykimit njerëzit të vijnë me vepra, ndërsa ju të mbështeteni në
lidhjen familjare. Atë që nuk e ngrisin veprat e tij, nuk ka për ta ngritur
prejardhja e tij familjare”
Ai
thirrjen e tij e drejtoi për të gjithë, burra e gra.
Islami
erdhi për të dy gjinitë njerëzore.
Sheriati - ligji i
All-llahut - është drejtësia e plotë
Islami
erdhi për të gjithë, për burrat dhe gratë së bashku, andaj nuk mund të
paramendohet që kjo fe të bën trajtim të padrejtë ndaj grave, ashtu siç
thonë ata të cilët supozojnë, apo siç gënjejnë gënjeshtarët.
Ligji
- sheriati - i tillë nuk është i përpiluar nga burrat, e të kenë të drejtë
ata të bëjnë padrejtësi ndaj grave.
Assesi! Zoti i këtij ligji është Krijuesi i të dy gjinive, mashkullit dhe
femrës, Zoti i të dy gjinive, andaj edhe nuk mund të paramendohet që Ai t’i
bëjë padrejtësi njërit në llogari të tjetrit. Zoti i tyre është i Urtë dhe i
Drejtë, andaj edhe ligji i Tij duhet të jetë i manifestuar në drejtësinë e
Tij. Sheriati është drejtësia e All-llahut në sipërfaqen e tokës, andaj
gabojnë ata të cilët mendojnë se Islami e përgjysmoi gruan në disa çështje,
në krahasim me burrin, si për shembull se e bëri që asaj t`i takojë gjysma e
asaj që i takon burrit nga trashëgimia, se e bëri që ajo të jetë gjysma e
burrit në dëshmi, e bëri të jetë gjysma e tij në shpagimin e gjakut etj.
Këto nuk janë gjë tjetër, pos trillime të atyre që nuk kanë mundësi të
mendojnë më tepër.
Atyre u themi se
Islami gruan, në aspektin e nderimit njerëzor dhe bazës njerëzore, e bëri të
njejtë me burrin: “Ne nderuam bijtë e Ademit”, si dhe të barabartë në
aspektin e përgjegjësisë së përgjithshme: “Çdonjëri prej jush është bari
dhe çdo njëri do të përgjigjet për tufën e tij, burri është bari në familjen
e shtëpisë tij dhe është përgjegjës për tufën e tij, gruaja është bareshë në
shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për tufën e saj.”
Islami, gjithashtu, e barazoi gruan me burrin në përgjegjësitë e veprës,
shpërblimit dhe Xhennetit apo Xhehennemit.
Edhe
pse në disa çështje Islami bëri dallime mes tyre, ai atë e bëri ngase vet
drejtësia e All-llahut e kërkon atë, sepse burri dhe gruaja nuk janë të
njejtë në përbërjen e tyre fizike, e as në atë vepruese (shërbyese). Nuk
mund të themi se gruaja është sikur burri në përbërjen e saj fizike, se
trupi i gruas është sikurse trupi i burrit. Jo. Trupi i gruas është i
përgatitur për shërbim krejtësisht tjetër nga trupi e burrit; trupi i saj
është i përgatitur të jetë nënë, gjë për të cilën All-llahu edhe e përgatiti
me përgatitje më të mirë.
Kur`ani dhe Islami, në momentin kur bënë ndarjen mes burrit dhe gruas në
disa çështje, assesi nuk deshën që me këtë të bëjnë padrejtësi ndaj gruas,
por, përkundrazi, që ta trajtojnë atë në mënyrë sa më të drejtë.
Çështja e dëshmisë
Të marrim si shembull
çështjen e dëshmisë: “Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi
juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga
dëshmitarët që i pëlqeni. Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia
përkujton tjetra.”
All-llahu i lartësuar në këtë ajet, i cili njëkohësisht llogaritet edhe
ajeti më i gjatë në Kur`an, i urdhëron robërit e Tij që të vërtetojnë të
drejtat e tyre duke bërë kontratë me shkrim. Kontrata e tillë pa dyshim do
të sjell në mos mohimin dhe mos humbjen e të drejtave të caktuara më parë.
“Kërkoni të dëshmojnë dy
dëshmitarë burra nga mesi i juaj.”
Dëshmia e tillë ka të bëjë me borxhin apo me çështje të pasurisë, e në rast
se të ndodhë që të kesh borxh ndaj dikujt, mundohu që ta dëshmosh çështjen e
tillë me dy burra, ngase kjo është më e sigurtë për vërtetimin dhe mbrojtjen
e të drejtës sate dhe mos humbjes së saj… Sepse, nëse ndodh që të kërkosh
dëshmi nga ana e ndonjë gruaje, ndoshta hasë në pengesë nga ana e babait të
saj apo burrit të saj, e me këtë humbë edhe e drejta jote: “Kërkoni të
dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi i juaj…”
Ekzistojnë momente
dhe rrethana të cilat pengojnë gruan të jetë prezente në çështjen e
dëshmisë, andaj më e sigurtë për njerëzit do të ishte që, kur ata dëshirojnë
të lidhin kontrata apo të vërtetojnë të drejtat e tyre, të kërkojnë dëshmi
nga dy burra prej mesit të tyre, të cilët ata i pëlqejnë: “… e në qoftë
se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i
pëlqeni”
Përse
një burrë dhe dy gra?
Kur`ani famëlartë nuk
thotë se gruaja është më pak e mençur se burri, apo se ajo është më e mangët
se burri, por çështjen e tillë e bazon duke argumentuar me fakt të qartë dhe
të logjikshëm: “Për atë se nëse njëra prej tyre
gabon, t`ia përkujtojë
tjetra.”
Po,
përse gabon
gruaja?
Për shkak se çështjet
dhe marrëdhëniet tregtare apo të pasurisë nuk janë çështje të interesit të
gruas, ato nuk i përkasin sferave të jetës së gruas me të cilat ajo mirret
dhe është e preokupuar. Gruaja, në qoftë se është bashkëshorte, është e
preokupuar me punët e shtëpisë, e në qoftë se është nënë, atëherë
preokupohet me edukimin e fëmijëve të saj, ndërkaq në qoftë se është e
pamartuar, atëherë preokupohet me çështjen e martesës, preokupohet me
çështjet e zbukurimit dhe gjërave të jetës femërore. Mu për këte All-llahu i
lartësuar thotë: “Për atë se nëse njëra
gabon, t`ia përkujtojë
tjetra.”
Kjo
është çështja, dhe aspak nuk paraqet nënçmim apo njollë të zhvlerësimit për
gruan, por paraqet pranim të vërtetë mbi të drejtat e saja jetësore ashtu
siç është ajo.
Kur`ani famëlartë - si fjalë e vërtetë e All-llahut - nuk deshi që ta
trajton gruan në
mënyrë
sa më të bukur, në llogari të së vërtetës, por ai vërtetoi këtë të vërtetë
me qëllim që të vendoset e drejta në sipërfaqen e tokës.
Mu për
këtë, në disa çështje gruan e gjejmë dhe e hasim me dëshmi të pranuar edhe
në qoftë se është e vetme, edhe atë në çështjet të cilat i takojnë vetëm
asaj, siç hasim çështjen e gjidhënësisë, çështjen e beqarllëkut dhe
martesës, çështjet e menstruacioneve dhe lindjes. Në të gjitha këto çështje
gruaja dëshmon. Ajo mund të thotë: “Unë i kam dhënë gji filanit” apo
“Filanja ka lindur para duarve apo nën mbikqyrjen time” etj, dhe këtu
dëshmia e saj është e pranuar dhe valide.
Në
disa çështje edhe vet dëshmia e gruas mjafton; në disa shoqëri apo vende ku
nuk marrin pjesë pos gra, mjafton dëshmia e tyre, bile edhe në të drejtën
juridike, edhe atë në gjërat të cilat meritojnë dënim (në thyerjet e
ligjit). Edhe pse shumica e dijetarëve (fukahave) pohojnë se dëshmia e gruas
në këto raste nuk pranohet, mendimi apo pohimi i tillë nuk është mendim
unanim i të gjithëve, ngase El-Atau (një dijetar) lejon dhe miraton dëshminë
e gruas edhe në vendimet e dënimeve dhe të zbatimit të dënimeve (Kisas dhe
Hududë - Dispozitat që i përkasin veprave penale dhe gjykohen sipas
sheriatit islam.)
Fukahatë të cilët nuk miratuan dëshminë e tillë, këtë e bënë me qëllim që të
mos humbin dhe shkelin të drejtat e gruas, sepse gruaja ka mundësi ta shohë
krimin, mirëpo syri i saj nuk duron të qëndron tërë kohën dëshmi e pamjes,
sepse ajo posa sheh krimin i mbyllë sytë; ajo nuk ka fuqi të shikon se si
njeriu mbyt njeriun para syve të saj. Gruaja, nga turpi i saj, nuk posedon
fuqi që të dëshmon për njeriun i cili ka bërë kurvëri (zina) me një grua të
huaj, andaj, mu për këtë, Islami largoi gruan nga vendet e tilla.
Megjithatë, fukahatë islam thanë: “Po qe se haset ndonjë krim apo vepër
penale në një mes ku të gjitha janë gra, siç mund të ndodhë në ceremonitë e
dasmave, ku gratë dhe burrat janë të ndarë, në rast se ndonjëra prej grave
lëndon një grua tjetër, apo nëse e vret ndonjë grua tjetër, atëherë
miratohet dhe pranohet dëshmia e grave tjera.”
Kjo
vlen për të gjitha vendet ku gjenden vetëm gra.
E tërë
kjo nuk mund të jetë kundër gruas, por është drejtësi e të drejtave të saj,
si dhe ruajtje e drejtësisë në sipërfaqën e tokës.
Çështja e trashëgimisë
Çështja e dytë, e cila është me rëndësi të theksohet, pa dyshim se është
çështja e trashëgimisë.
Thonë
se Islami bëri padrejtësi kur për gruan caktoi që nga trashëgimia të merr
gjysmën e asaj që merr burri.
Pik së
pari, kthehuni në atë që ishin gratë në kohën e injorancës, injorancë kjo e
cila bëri që gruaja dhe fëmijët të mos trashëgojnë asgjë. Injoranca arabe
(paraislame) parashihte trashëgim vetëm të atyre që mbanin armë (luftonin)
dhe u hipnin kuajve, e mu për këtë arabët atë kohë nuk miratonin
trashëgiminë e të vegjëlve dhe trashëgiminë e gruas, sepse ajo nuk ishte e
aftë për të luftuar në rast se atyre u kërcënohej ndonjë rrezik nga armiqtë.
E
njëjta gjë kohë më parë ndodhi edhe në Angli, ku trashëgimia i takonte vetëm
djalit më të madh, kurse të drejtë në trashëgimi nuk kishin vëllezërit tjerë
dhe motrat. Kjo bëhej me qëllim që shtresa aristokrate gjithmonë të mbetet
në dukje (që pasuria të mos ndahet mes disa personave, ngase në atë mënyrë
ajo humb vlerën e vet, andaj edhe përkufizohet në vetëm një person - djalin
e madh)
Megjithatë, Islami
refuzoi dhe injoroi një gjë të tillë, dhe bëri që në trashëgimi të marrin
pjesë të gjithë: bijtë, bijat, të mëdhenjtë dhe të vegjëlit. Islami caktoi
që të birit t’i takon hiseja e dy bijave (aq sa marrin dy bija): “All-llahu
ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për
mashkullin hise sa për dy femra…”
Kështu
është ligji dhe urdhëri i All-llahut të lartëmadhëruar.
Përse
All-llahu i lartëmadhëruar bëri që mashkullit t’i takojë hiseja e dy
femrave?
All-llahu i lartëmadhëruar këtë e bëri për shkak të obligimeve dhe
shpenzimeve të ndryshme financiare. Në shikim të sheriatit, obligimet dhe
shpenzimet e të birit dhe bijës nuk janë të njëjta. Djali është i obliguar
që t’i paguajë mehrin (pasurinë e martesës) femrës të cilën dëshiron ta
marton, ta pajisë shtëpinë e bashkëshortësisë, të siguron shpenzimet e
ushqimit dhe veshmbathjes për bashkëshorten dhe fëmijët, ndërkaq vajza nuk
ka këso harxhime, përkundrazi, kur të martohet ajo merr pasuri (mehrin), ajo
nuk është e ngarkuar me obligimet e shpenzimeve shtëpiake, ngase obligimin e
shpenzimeve shtëpiake e merr përsipër burri, e kështu me rradhë.
Kjo na
jep për të kuptuar se, sipas Islamit, gruaja posedon status të barabartë me
burrin, bile në disa raste ajo është në gjendje më të mirë dhe me sasi më të
madhe të pasurisë se sa burri.
Çështja: “Për
mashkullin ka hise sa për dy femra” - nuk është e përhershme dhe në disa
raste femra është e barabartë në hise me mashkullin, siç thotë All-llahu i
madhëruar në të njëjtin ajet: “…për prindërit, për secilin nga
ata, ju takon e gjashta nga ajo që kanë lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë…”
Domethënë, në qoftë se i vdekuri ka fëmijë por i le pas vete gjallë edhe
prindërit, atëherë babës dhe nënës së tij u takon çdonjërit një e gjashta,
gjë që paraqet barazi të plotë mes tyre.
Në një ajet tjetër
thuhet: “Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull apo femër, e
trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s`ka prindër, as fëmijë), por ka një
vëlla ose motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta.”
Vëlla
ose motër nga nëna, çdonjërit i takon një e gjashta, mashkull qoftë ose
femër. E po qe se janë më tepër vëllezër dhe motra, atëherë të gjithë marrin
pjesë barabartë në një të tretën.
Femrat
dhe meshkujt në shumë çështje të trashëgimisë janë të njëjtë dhe të
barabartë, ku femra merr të njëjtën sasi që e merr edhe mashkulli, e bile
ndodhë që ajo disa herë të merr edhe më tepër se mashkulli, por ne nuk do të
thellohemi më tepër në këtë çështje.
Çështja e shpagimit të
gjakut
Çështja e shpagimit të gjakut, sipas shikimit të ajeteve kur`anore dhe
haditheve të vërteta, paraqet barazi të plotë mes dy gjinive, burrit dhe
gruas. Është e vërtetë se shumica e dijetarëve (fukahave), si dhe katër
shkollat juridike parashohin se shpagimi i gjakut për gruan është në
përpjestim (gjysëm) me atë të burrit, mirëpo të gjitha pohimet e tilla janë
të pabazuara në tekste.
Çështja e tillë ka të bëjë me dy hadithe të cilat njëherit janë edhe bazë e
mbështetjes së pohimit tillë, mirëpo këto dy hadithe janë të dobëta, edhe
atë duke u bazuar në të zotët e hadithit.
Disa i
bazuan pohimet e tilla në koncenzusin e dijetarëve islam (ixhma), mirëpo një
koncenzus i tillë nuk është vërtetuar.
Dijetarët e njohur El-E’sami dhe Ibn Ulejje thonë: “Shpagimi i gjakut të
gruas është i njëjtë sikurse i burrit.”
Këtë e dëshmojnë edhe
ajetet kur`anore: “Asnjë besimtari nuk i është e lejuar ta mbysë
besimtarin tjetër, përpos gabimisht.
E kush e mbyt gabimisht
një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin
(e
gjakut) t`ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja
gjakun).”
Fjala “Besimtar”
nuk ka për qëllim burrin, por ka për qëllim njeriun besimtarë. Nuk lejohet
që njeriu besimtarë të mbysë njeriun tjetër besimtarë, përpos gabimisht,
qoftë i mbyturi mashkull apo femër. Ky njëherit është edhe kuptimi i qëlluar
në këtë ajet.
Në
qoftë se dikush mbytë dikënd tjetër, atëherë atij (mbytësit) i takon
shpagimi i gjakut familjes së të mbyturit, si dhe shpagimi i lirimit të një
robi besimtarë.
Shpagimi i gjakut u takon të gjithëve, shpagim që duhet dorëzuar familjes së
të mbyturit.
Në hadith të vërtetë
qëndron se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka
thenë: “Për njeriun që mbytet shpagimi i tij është njëqind deve.”
Gjithashtu, edhe
ndëshkimi i botës tjetër është i barabartë për të dy, burrin dhe gruan.
All-llahu i lartësuar thotë: “Kush
e mbyt një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehennemi, në të cilin
do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar
dhe i ka përgatitur dënim të madh.”
Dënimi
i tillë është i paraparë për të dy, qoftë mashkull apo femër, si dhe për të
dy që mbyten, qoftë mashkull apo femër, andaj, si do të ishte e logjikshme
që një gjë të tillë ta ndajmë në jetën e kësaj bote. Mu për këtë, ndjejmë se
nuk kemi kurrëfarë barre apo mëkati në qoftë se ndryshojmë fetvatë tona të
jetës bashkëkohore, nga fetvatë e katër shkollave juridike, kur themi se:
“Shpagimi i gjakut të gruas është i njëjtë sikurse i burrit.”
Disa
prej dijetarëve (fukahave) të shekullit tonë, në një dialog mes nesh,
potencuan se humbja e familjes e cila e humbë gruan, nuk është e njëjtë me
humbjen e familjes e cila e humbë burrin, sepse, në rast se humbë burri,
atëherë është humbur mbajtësi dhe mbikqyrësi i familjes. Thashë: “Kjo vie në
kundërshtim me vrasjen apo mbytjen e fëmisë, i cili, sa do që të jetë mosha
e tij, qoftë edhe ca ditë, posedon shpagim të plotë të gjakut, ndërkaq, për
familjen konsiderohet se nuk ka humbur gjë.”
Me plotë të drejtë
anojmë kah mendimi se, duke marrë parasysh argumentet e sheriatit, shpagimi
gjakut të gruas është i barabartë dhe i plotë sikurse i burrit, e ky
njëherit është edhe mendimi i kryetarit të mëparshëm të Al-Azharit,
dijetarit të famshëm, Mahmud Sheltut (rahimehull-llah) në librin e tij
“Islami - Akide dhe Sheriat”, ku thotë se shpagimi i gruas është i
njëjtë sikurse i burrit.
Vëllezër!
Islami erdhi për ta
trajtuar drejtë dhe në mënyrë korrekte gruan, erdhi për të gjithë - për
burra dhe gra, dhe e trajtoi gruan në mënyrën më të mirë. Gruaja,
drejtësinë, trajtimin e drejtë, të drejtat dhe nderin e garantuar, nuk e
hasi askund tjetër, pos në hijen e kësaj feje madhështore. Gruaja muslimane,
nuk do ta gjen kurrë trajtimin e duhur jashtë sheriatit të All-llahut. Ligji
i All-llahut është drejtësia e plotë ndaj robërve të Tij, burra qofshin apo
gra. E kush
gjykon më mirë se All-llahu për popullin besimtarë dhe të bindur, dhe kush
flet më saktë se All-llahu?
___
Pjesa 2
- Gjinia femërore është plotësisht e barabartë me atë mashkullore
- Injoranca e trashëguar nga traditat e ndryshme
- Kaptinat në Sahihul Buhari
-
Lufta e civilizimit perendimorë
-
Civilizimi perendimorë - a thua është në zgjidhje?
- Ata
lejuan anomalitë seksuale
-
Islami mbron feminitetin e gruas
-
Drejtimi i mesëm (masatarë) për tërë ummetin
- I mençuri vepron atë që duhet, e jo atë që ai dëshiron
Gjinia
femërore është plotësisht e barabartë me atë mashkullore
Urtësia e All-llahut fuqiplotë dhe vullneti i Tij, deshi që gjithçka që
është në gjithësi të ketë atributin e kundërt: nata dhe dita, drita dhe
errësira, mashkulli dhe femra, jeta dhe vdekja, lëvizja dhe qetësia etj.
E
tërë gjithësia bazohet në çift, andaj edhe nuk haset në gjithësi të ketë diç
që është vetëm, pos Vetja e All-llahut fuqiplotë, siç thotë All-llahu i
madhëruar në Kur’an: “Lavdërimi i takon All-llahut i Cili krijoi çift
gjithçka që mbinë në tokë dhe nga vet ata, po edhe atë që nuk e dinë.”
All-llahu krijoj të dy gjinitë - mashkullin dhe femrën, siç thotë: “Dhe
Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën.”
Krijoi mashkullin dhe femrën, dhe bëri që me ta jeta në sipërfaqen e tokës
të jetë e përqëndruar. Femra plotëson mashkullin dhe mashkulli plotëson
femrën, siç thotë i Lartësuari: “… njërin prej tjetrit…”
Gruaja është prej burrit, po edhe burri është prej gruas, andaj, të jesh
femër, nuk do të thotë të kesh mangësi, sepse gjinia femërore është
plotësisht e barabartë me atë mashkullore, dhe, që të dy gjinitë janë
krijesa të All-llahut të madhëruar dhe kanë qëllim dhe rol të caktuar në
jetën e kësaj bote.
Jeta
e kësaj bote nuk përqëndrohet assesi ndryshe, pos në prezencën e të dy
gjinive. Mu për këtë, Kur`ani famëlartë qorton me qortim të ashpër arabët e
periudhës injorante, të cilët kur përgëzoheshin me lindjen e vajzave, u
zbehej fytyra: “Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen )
vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet plot mllef.”
Femra
dhe mashkulli janë plotësisht të njëjtë, të njëjtë në aspektin e njerëzisë;
që të dy kanë rol në jetën e përditshme dhe rol në këtë fe:
“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin…”
Shiko
se ç`thotë Kur`ani famëlartë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e
muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e
të sinqertat. Durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat,
sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit
e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut dhe shumëpërmendëset e
All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe
shpërblim të madh.”
Gruaja dhe burri, muslimani dhe muslimanja, besimtari dhe besimtarja,
adhuruesi dhe adhuruesja etj, për të gjithë All-llahu fuqiplotë ka
përgatitur falje të mëkateve dhe shpërblim të madh, në momentin kur
plotësohen themelet e islamit dhe në monetin kur që të dy zbatojnë obligimet
e tyre ndaj Zotit, vetvetes, familjes, ummetit islam dhe fesë.
Gjinia femërore është e njëjtë dhe e barabartë me atë mashkullore, andaj nuk
duhet turpëruar apo nënçmuar gjininë e tillë, ngase ajo në jetën e
përditshme ka rolin dhe shërbimin e posaqëm.
Problemi ynë është se, në të shumtën e rasteve në shumë çështje biejmë mes
dy injorancave (tepricave): injorancës e cila mundohet ta ngushton çdo rreth
në të cilin gjendet gruaja, e nënçmon dhe zhvlerëson atë, duke bërë që ajo
të mos ketë kurrëfarë vlere, dhe injorancës e cila mundohet ta liron gruan
dhe rrethin e saj, duke bërë që ajo të bie viktimë në duart e të huajve, dhe
duke e lënë të vepron çka të don dhe si të don.
Asnjëra nga këto dy injoranca nuk i përket Islamit dhe nuk ka të bëjë asgjë
me të.
Injoranca e trashëguar nga traditat e ndryshme
Në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me injorancat e trashëguara nga
traditat e ndryshme, për të cilat shumë njerëz mendojnë se janë prej
Islamit, ndërkaq në të vërtetë, ato nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin e
vërtetë.
Ka njerëz të tillë të cilët mundohen ta burgosin gruan mes katër murnave,
duke mos i lënë asaj kurrëfarë të drejte për të lëvizur, e as që të merr
frymë lirisht apo që të flet.
Disa pohuan se gruaja e mirë nuk del nga shtëpia e vet, pos në dy raste: kur
ajo transferohet për te burri i saj dhe kur ajo bartet për në varreza.
Të tillët u munduan që pohimet e veta t’i argumentojnë me hadithe të
pavërteta, të trilluara dhe të dobëta, të cilat hadithe nuk posedojnë
kurrfarë vlere. Me këtë rast ata potencuan hadithin, sipas të cilit i
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka pyetur bijën e
tij, Fatimen r.a.: “Oj Fatime, ç`është më e mirë për gruan?”, kurse
ajo i është përgjigjur: “Të mos e shoh dot njeri, po edhe të mos sheh dot
njeri.” Pastaj i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e
puthi atë mes dy syve të ballit dhe tha: “Pasardhës të njëri-tjetrit.”
Pa dyshim se ky hadith është në kundërshtim të plotë me hadithet tjera të
vërteta; hadithi i theksuar është hadith tepër i dobët dhe i pa vlerë,
mirëpo, megjithatë ai përcillet në mesin e njerëzve, ndërsa hadithet e
vërteta lihen pas dore.
Ka njerëz të cilët gruan e shohin si një xhevahir që duhet mbyllur me dry
thellë në sanduqe, dhe të mos flet me asnjë njeri. Pohimet e tilla, pa
dyshim, janë në kundërshtim të plotë me ajetet kur`anore.
Kur`ani fisnik flet për shumë rrëfime mbi Pejgamberët e ndershëm…
Musai alejhis-selam shkon në Medjen dhe u flet dy vajzave, bijave të një
plaku të moshuar, për të cilin shumë dijetarë pohojnë se ishte Shuajbi
alejhis-selam, por, megjithatë, ai nuk ishte Shuajbi alejhis-selam.
Ai
(Musau) u tha: “E çka është puna e juve dyjave?”
Ato
që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim ujë deri sa të largohen
barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!”
Dy
vajzat dilnin për të ruajtur delet dhe bagëtitë, si dhe u jepnin ujë
bagëtive të tyre. Ato flisnin me këtë njeri të huaj, e edhe ai u fliste. Që
të dyja kthehen në shtëpi dhe i tregojnë babait të tyre se çfarë kishte
ndodhur me njeriun e huaj i cili u kishte ndihmuar, kurse ai dërgoi njërën
prej tyre për ta thirrur atë. Kur ajo shkoi te ai, i tha: “Babai im të
thërret që të të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe
(bagëtisë) ujë.”
Ai,
së bashku me vajzën, shkoi në shtëpinë e plakut, i cili e shpërbleu për atë
që kishte bërë. Pastaj njëra prej vajzave tha: “O babai im, merre
këtë në shërbim me page, sepse, më i miri i atij që do ta marrësh në
shërbim, është ai i fuqishmi, e besniku.”
A thua në çfarë mënyre na flet Kur`ani famëlartë mbi këta Pejgamber, në
formë zbavitjeje apo për të pasur shembull në ta?!
“Ata
ishin të cilët i udhëzoi All-llahu, andaj, edhe ti udhëzohu me udhëzimin e
tyre.”
Kur`ani famëlartë gjithashtu na flet edhe për rrëfimin e Zekerijas, i cili
për çdo ditë e vizitonte Merjemen, nënën e Isaut alejhis-selam, kurse ai
ishte burri i hallës saj, pra nuk ishte mahrem për te: “Saherë që
Zekerijaja hynte në mihrabin (dhomën) e saj, gjente tek ajo
ushqim e thonte: “Oj Merjem, prej nga ty ky ushqim?” Ajo i thonte: “Ai është
nga All-llahu, se All-llahu atë që do, pa masë e furnizon!”
Siç
rrëfen Kur`ani famëlartë edhe rrëfimin e mbretëreshes së Sebe`e, e cila po i
thonte parisë së popullit të saj: “Ajo tha: “O ju pari, më sygjeroni në
këtë çështje timën, se unë nuk do të vendosi asgjë derisa edhe ju të jepni
pëlqimin.”
Ky është Kur`ani famëlartë, mirëpo shumica e muslimanëve kanë mbetur gafil
ndaj tij dhe ndaj udhëzimit Pejgamberik dhe haditheve të vërteta, duke u
kapur për hadithe të dobëta, kurse muslimani nuk duhet të jetë i mësuar
kështu dhe të kupton fenë në këtë mënyrë.
Kaptinat
në Sahihul Buhari
Imam
Buhariu (rahimehull-llah) në veprën e tij fisnike “Sahihul Buhari”,
thurri kaptina të posaçme mbi çështjen e grave, siç janë: “Xhihadi dhe lufta
e femrave”, “Të përshëndeturit (dhënit selam) e burrave gratë”, “Vizita e
grave burrat gjatë sëmundjes” etj.
Në hadithe të vërteta përmendet se bija e axhës së Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ardhë tek ai dhe i ka dhënë selam, kurse
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse ishte duke u larë, ia
ka kthyer selamin.
Gjithashtu transmetohet se Aisha r.a. ka shkuar për të vizituar Bilalin r.a.
i cili ishte i sëmurë nga ethet që e kishin kapluar. Ajo e pyeti për
gjendjen se si ishte dhe për shëndetin e tij.
Këto janë hadithe të vërteta dhe të sakta. A thua do të lihen këto hadithe,
e do të veprohet me gjëra për të cilat All-llahu nuk zbriti asnjë argument?!
Disa thonë: “Zëri i gruas është avret (pjesë e turpshme), andaj nuk duhet
dëgjuar zërin e saj”
E si
të jetë zëri i saj avret, kur All-llahu i lartësuar, në Kur`anin famëlartë,
mbi gratë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “E në
qoftë se ju i pyetni ato për ndonjë gjë, atëherë pyetni ato pas perdes.”
Kur`ani famëlartë flet për gratë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, të cilat poseduan turpin më të madh. Por, krahas kësaj, njerëzit i
pyetnin ato, nënat e besimtarëve, për hadithe të shumta, ndërkaq, ato, siç
ishin Aisha r.a. dhe Ummu Seleme r.a., përgjigjeshin në çdo pyetje të
parashtruar, dhe nuk thanë asnjëherë: “Zëri i gruas është avret.”
Zëri i ndaluar i gruas është zëri i cili bën lajthitje në zemrën e të
sëmurëve të epshit, si dhe zëri i cili bëhet tërheqës nga vet gruaja.
Njerëzit aq shumë e ngushtuan rrethin, saqë edhe i ndaluan gratë nga
shkuarja në xhami.
Gratë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe gratë e sahabëve,
në kohën e tij, ishin gjithmonë prezente në xhami, edhe atë gjatë pesë
kohëve të namazit. Ato shkonin në xhami edhe në namazin e sabahut dhe të
jacisë, në kohën kur nëpër rrugë nuk kishte kandila ndriçues.
Kështu ishin gratë në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Megjithatë, në mesin e disa njerëzve u përdor hadithi, të cilin Ibn Hazmi
(rahimehull-llah) e kundërshtoi: “Namazi i gruas në shtëpi është më i
vlefshëm se namazi i saj në xhami.”
Ky hadith posedon thënie të ndryshme, të cilat nuk kundërshtojnë aspak
hadithet e vërteta, e as që e kundërshtojnë atë që ishte prezente në kohën e
Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Ibn Hazmi thotë: “Po të ishte kjo e vërtetë, atëherë përse i Dërguari i
All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i linte gratë që të prezentojnë
edhe në namazin e sabahut dhe të jacisë, krahas mundit që ato përjetonin,
kur shtëpitë e tyre janë më të vlefshme për namaz se sa xhamitë?!”
Pa dyshim se është e vërtetë e plotë, se i Dërguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Mos ndaloni robëreshat e
All-llahut nga xhamitë e All-llahut.”
Nuk lejohet që burri ta ndalon gruan, kur ajo shpreh dëshirë që namazin e
saj ta kryen në xhami, posaqërisht kur ajo përfiton dobi nga namazi në
xhami, kur aty dëgjon këshilla të mira, ders të vyeshëm, kur bashkangjitet
me motrat e saja muslimane në dituri të dobishme apo punë të mira etj.
Në të shumtën e rasteve ajo takohet me besimtaret për të dëgjuar ligjëratë
të caktuar, apo merr pjesë në planifikimin dhe organizimin e ndonjë vepre të
mirë, vepron në gjëra humanitare etj.
Në një kohë prej kohërave disa muslimanë thanë: “Ndalohet që gruaja e re të
shkojë në xhami, ndërkaq gruaja e moshuar nuk ndalohet .”
Në një kohë tjetër thanë: “Jo, jo. As gruaja e moshuar nuk lejohet që të
shkojë në xhami.”
Kështu njerëzit e ngushtuan rrethin e grave dhe rrethin e vet, si dhe e
ndaluan atë që All-llahu e lejoi, bile atë që All-llahu e obligoi dhe e
konsideroi për vepër më të mirë.
Kjo është injoranca të cilën e shohim, injorancë e cila është prezente në
shumë mjedise dhe shoqëri, mjedise në të cilat mashkulli fejohet me vajzën
dhe nuk i lejohet atij që të shikojë në te, ndërkaq i Dërguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem porositi: “Shiko në te (le të
shikojë burri gruan që do ta martojë), sepse kjo është më e mirë për ju…”
Xhabiri r.a. thotë: “Unë fshihesha pas pemëve prej saj, derisa e pashë
dhe më bëri që të martohem me te.”
Është për të çuditur me mjediset e tilla, ku nuk lejohet që i fejuari të
sheh të fejuarën e vet, ndërkaq ajo me ditë të tëra udhëton nëpër vende të
ndryshme dhe e shohin të gjithë njerëzit; e sheh Omeri, e sheh Zejdi, e
shohin të tjerët, pos njërit që nuk i lejohet ta shohë, atij që do të
martohet me te; nuk e sheh i gjori deri natën e dasmës.
Shikimi në të fejuarën apo gruan e cila nesër do të jetë bashkëshortja yte,
nxitë dashuri dhe afrim mes të dyve… Syri është i dërguari i zemrës.
Lufta e civilizimit
perendimorë
Krahas
traditave të trashëguara të injorancës, populli musliman ballafaqohet edhe
me tradita tjera të cilat kanë për qëllim që gruan ta bëjnë kurthë dhe rrjet
të çrregullimeve, mjet i zbavitjes dhe i dëfrimit, si dhe mjet për mashtrim
dhe devijim.
Këtë
që e dëshiruan, edhe e arritën në të shumtën e rasteve. Paraqitën gruan në
çdo vend, në reklama të ndryshme, televizion, revista etj.
Reklamuesja e koka-kolës, që synon nxitjen e blerjes së saj është grua e jo
burrë. A thua, çfarë ka të bëjë gruaja me kët? Bile edhe për gjërat që kanë
të bëjnë me botën e burrave, ata shfrytëzuan gruan. Nëse ndodh që burri të
blejë ndonjë stoli apo zbukurim, ajo e cila tërheq në blerje është grua e jo
burrë. Shfrytëzuan gruan për nxitje, e me këtë edhe e nënçmuan dhe
zhvlerësuan pozitën dhe nderin e saj.
Gruaja, pa dyshim, është krijesë e All-llahut, dhe All-llahu nuk e krijoi
atë për të qenë mjet i dëfrimit dhe nxitjes, mirëpo civilizimi perendimorë
na pushtoi me luftën e tillë duke qenë ne ende në gaflet. Dhe ky pushtim
vazhdon edhe më tej, ditë pas dite.
Përderisa ne jemi ata që nuk lejojmë që i fejuari të shikojë të fejuarën,
ata, përkundrazi, e lejojnë një gjë të tillë, e bile edhe e konsiderojnë
veprim të mirë që i fejuari të del me të fejuarën në vende zbavitëse,
kinema, vende të vetmuara, të jenë së bashku deri në orët e vona të natës me
qëllim që sa më mirë të njohtohen mes vete.
Këtu
kemi të bëjmë me dy grupe njerëzish: ata të cilët ndalojnë rreptësisht
takimet e burrit me gruan dhe ata të cilët e lejojnë një gjë të tillë pa
kurrëfarë pengesash, kufij apo norma.
Shoqërimi pa kurrëfarë norme dhe pa kufi, është përhapur në jetën
bashkëkohore nga vet civilizimi perendimorë.
Ata
thonë: “Lerëni që ata të kënaqen mes vete.”
O
njerëz të fesë, ata thonë që gruaja të dëfrehet me burrin dhe burri të
dëfrehet me gruan, dhe caktuan për të dy liri të plotë…
Civilizimi perendimorë -
a thua është në zgjidhje?
Ajo që
ndodhi me perendimorët, të cilët lejuan liri të plotë për të dy gjinitë dhe
tejkaluan çdo pengesë mes tyre, a thua e zgjodhi problemin e tyre seksual?!
Jo,
assesi. Pasha All-llahun e madhëruar, njeriu sa më tepër që posedon dëshirë
për një gjë të tillë, aq më shumë i shtohet dëshira për te; ai çdoherë që pi
ujë, ndihet edhe më i etur.
Mu për
këtë, shoqëritë perendimore kërkojnë edhe më tepër e më tepër, gjegjësisht
atë që sot jemi duke e parë në mjediset e tyre, lirinë e tepruar të epsheve,
vrapimin me zhurmë pas epsheve, një çmenduri e llojit të vet. Kjo është ajo
të cilën ne sot po e shohim në mjediset e tyre.
Akoma
nuk jemi duke parë fikjen e kësaj gace në shpirtërat e tyre, nuk jemi duke
parë ende ngopjen e atij instikti shtazarak, instikt ky që nuk ngopet me
asgjë.
Islami
nuk është kundër plotësimit të këtyre instikteve apo emocioneve të cilat
hasen tek njeriu, dhe ai nuk parasheh murgërinë. Islami nuk posedon diç që
do të kundërshtonte gruan si femër; ai vetëm dëshiron që instikteve dhe
emocioneve të tilla t`u jep kahje ligjore, kahje të martesës dhe formimit të
familjes, e assesi të hap derën e çrregullisë mes njerëzve.
Ata që
nuk duan kurrëfarë kufij dhe norma thonë: “Njeriu i cili qëndron i mbyllur
para emocioneve dhe instikteve të tilla dhe e mbron vetveten me devotshmëri,
nuk është diç tjetër pos i konsideruar si amortizatorë (mbytës dhe i
dobët).”
Pa
dyshim se amortizimi është diç krejtësisht tjetër, dhe se në devotshmëri nuk
ka kurrëfarë mbytje apo dobësie të emocioneve ose instikteve. Njeriu vepron
i lirë dhe me vullnet, duke qenë i bindur në veprimet e tija; ai i
mbizotëron emocionet e tija me devotshmëri. Në një hadith të Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thuhet: “Ai i cili ka mundësi për t`u
martuar, le të martohet, sepse kjo do të jetë më mirë për syrin dhe për
nderin e tij, e në qoftë se nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë, agjërimi
për të do të jetë mbrojtje.”
Kjo
nuk është amortizim, e as që është mbytje dhe dobësi apo njollë e sëmundjes,
por është devotshmëri e plotë.
Të
tjerët liruan gjithçka, mirëpo nuk korrën nga frytet e tilla, pos fryte të
tharrta dhe të idhëta.
Ata lejuan anomalitë
seksuale
A thua
çfarë hasim në shoqëritë perendimore?
Hasim
lirinë e plotë të anomalive seksuale, burrë me burrë, grua me grua.
Islami rreptësisht
ndalon zinanë dhe anomalitë seksuale: “Dhe mos iu afroni
imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një
rrugë shumë e keqe.”
Kur`ani famëlartë
flet qartë për dënimin e popullit të Lutit alejhis-selam, të cilët merreshin
me anomali seksuale. Dënimi i tyre qe i rreptë, dhe mbi ta u hudhën gurë:
“(gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg
zullumqarëve.”
Islami
ndaloi anomalitë seksuale të cilat ndodhin mes burrave, edhe atë me qëllim
që ta mbrojë të drejtën e gruas si femër, sepse, në momentin kur burrat
dëfrehen njëri me tjetrin, atëherë ku mbet natyra e femrës, ku mbet e drejta
e saj, të drejtë për të cilën edhe e krijoi All-llahu - krijoi gruan për
burrë dhe burrin për grua.
Mu për këtë, Kur`ani
famëlartë thekson thënien e Lutit alejhis-selam drejtuar popullit të tij:
“A shkoni pas meshkujve të kësaj bote! E gratë tuaja i leni anash, të cilat
Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufi.”
Popull
që kalon çdo kufi; njerëz që vrapojnë dhe shkojnë pas burrave, ndërsa lënë
anash atë që All-llahu e krijoi për ta, për të qenë prehje e tyre.
Mu për këtë, Luti
alejhis-selam edhe i quajti me emrin “popull që kalon çdo kufi”
(armiq të vetvetes). Ai u tha: “Ju jeni popull që nuk dini.”
Islami
e ndaloi zinanë, i ndaloi anomalitë seksuale, dhe me këtë u vu në mbrojtje
të së drejtës së gruas si femër. Islami e konsideroi gjininë femërore me
nderë dhe rrespekt të veçantë. Ai u vu në mbrojtje të moralit të saj,
edukatës dhe turpit që posedon, sepse gjërat më të mira të cilat e
zbukurojnë femrën janë turpi dhe sjellja (edukata).
Ata të
cilët i lejuan anomalitë seksuale, u bënë të pangopur ndaj epsheve të tilla,
andaj edhe u bënë që të mos ndiejnë asgjë dhe u mbështetën në shumë gjëra të
cilat do të ishin të panevojshme që t`i kemi nëpër shtëpitë tona. Ata i
goditën sëmundje të ndryshme, nga të cilat ne jemi të shpëtuar,
El-Hamdulilah.
Islami mbron femërinë e
gruas
Islami mbron femërinë
e gruas, edhe atë duke e konsideruar atë si qenie e cila meriton rrespekt
dhe nderim të madh. Islami urdhëroi gruan që ta ulë shikimin e saj:
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e
turpshme të trupit të tyre…”
Ai gjithashtu e
urdhëroi atë që ta ruajë zbukurimin e saj të brendshëm: “…Të mos
zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë
shamitë mbi krahërorin e tyre dhe të mos ua tregojnë zbukurimet e tyre
askujt, përveç burrave të vet…”
Islami e urdhëroi
gruan që ta ruajë nderin e saj, siç urdhëroi që qafa e saj, flokët,
krahërori dhe krahët të mos i tregohen dhe shfaqen askujt tjetër, pos burrit
të vet apo personave me të cilët i është ndaluar martesa. Islami e urdhëroi
atë që të ketë kujdes gjatë lëvizjeve dhe ecjes së saj, si dhe ndaj zërit që
buron nga ajo: “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar
fshehtësinë nga stolitë e tyre.”
Islami
e ndaloi gruan të delë e parfymosur në mjediset e burrave, në mënyrë që
burrat të mos ndiejnë erën e saj, sepse një gjë e tillë nuk i takon femrës
muslimane.
Islami
me këtë deshi që të ve në mbrojtje gruan dhe nderin e saj, si dhe të mposht
ata të cilët gruan e konsideruan mjet dëfrimi dhe të cilët e bënë atë vegël
në duart e huaja.
Anomalitë e shumta në civilizimin perendimorë, shkaktuan përhapjen e
çrregullimeve të mëdha: largimin nga bashkëshortet, përqindjen e lartë të
mosmartesës te meshkujt dhe te femrat, dëfrim të pakontrolluar në mënyrë të
ndaluar e jo në të lejuar, përqindje drastike të shkurorëzimeve, rritje
enorme të numrit të aborteve ilegale apo legale tek femrat.
Statistikat tregojnë se vetëm në Nju Jork, vitet e fundit, më se 53% të
lindjeve janë të regjistruar si lindje të ndaluara, se janë kryer rreth 50
milion aborte tek femrat e reja, prej tyre rreth 20 milion aborte ilegale
kurse rreth 30 milion aborte legale, etj.
Në
kongresin e mbajtur në Kairo, në vitin 1994, disa individë deshën që të
legalizojnë edhe te muslimanët një gjë të tillë: të lejojnë abortin pa
kurrëfarë kushtesh dhe normash ligjore. Mirëpo, muslimanët, së bashku me
Az’harin, morrën një të vetmin qëndrim, qëndrim të cilin e morrën edhe të
tjerët të cilët i takojnë ndonjë feje, që mos të lejohet assesi aborti në
mesin e shoqërisë.
Drejtimi i mesëm
(mesatarë) për tërë ummetin
Nuk ka
gjë më të vlefshme, se sa të përqëndruarit në ligjin e All-llahut të
lartëmadhëruar. Ligji i Tij është drejtim i mesëm (mesatarë) për këtë ummet;
ai nuk hap dot derën para syve të njerëzve, e të le që ata të veprojnë çka
të duan, sepse, sikur njerëzit të lihen të veprojnë sipas epsheve dhe
pasioneve të tyre, atëherë ata do të bëhen sikur kafshët, po bile edhe më të
humbur se kafshët.
Medoemos duhet të qëndrojmë kundër kësaj (hapjes së derës së veprimit të
lirë), por edhe të mos jemi prej atyre që ngushtojnë rrethin aq shumë, siç
bëjnë, për fat të keq, shumica e muslimanëve në raste të veçanta, kur ndaj
bijave dhe grave të tyre sillen me shumë ngushtësi.
E mira e së mirës
është drejtimi dhe sjellja e mesme: të lejojmë atë që ka lejuar All-llahu
dhe të ndalojmë atë që ka ndaluar All-llahu, kurse All-llahu për ne ka
lejuar vetëm atë që është e mirë dhe e dobishme, ndërkaq ka ndaluar atë që
është e keqe dhe e dëmshme. Kjo është njëherit edhe porosia e të Dërguarti
të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ashtu siç e cilëson vet
All-llahu i lartësuar - ‘Lejues i të mirave’: “… e që i
urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e
këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ta barren e rëndë të
tyre dhe prangat që ishin mbi ta.”
Islami
erdhi për të hequr nga ne barrat e rënda, të cilat ishin prezente te të
mëparshmit; ai erdhi me lehtësime, e jo me vështirësime, dhe asgjë në këtë
fe nuk është e rëndë dhe e bezdisshme.
Kjo
është feja jonë dhe në këtë fe madhështore ne i thërrasim muslimanët dhe
muslimanet tona. Ne nuk kemi nevojë të huazojmë nga të tjerët, ngase ata
posedojnë vetëm atë që sjell çrregullime dhe shkatërrim, humbje dhe devijim.
Ne
pamë se çka i ndodhi civilizimit perendimorë nga një degjenerim i tillë; ata
pësuan sëmundje të ndryshme për të cilat ende nuk kanë shërim dhe ilaçe,
kurse e fundit prej tyre është sëmundja e njohur me emrin Aids (Sida),
sëmundje kjo e cila sjell deri te humbja e imunitetit të trupit dhe
shkatërrimi i tij total. Kurse shkak kryesor I kësaj sëmundje është mu
degjenerimi total i marrëdhënieve seksuale tek të rinjtë dhe të rejat.
Një
gjë e tillë është paralajmëruar edhe nga i Dërguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadithin të cilin e transmetojnë Ibn
Maxhe, Bejhekiu dhe Hakimi: “Nuk do të paraqitet një e shëmtuar
(zinaja) në një popull, e që ata ta shfaqin haptazi, pos që All-llahu do
t`u sjell epidemi dhe sëmundje të cilat nuk ishin prezente tek të etërit e
tyre.”
All-llahu i madhëruar e
solli mbi ta këtë sëmundje, si dhe një sërë sëmundjesh tjera edhe më të
rrezikshme, sëmundje nervore dhe psikike. Këta njerëz jetojnë në shqetësim
të përhershëm dhe gjithmonë ndihen të sëmurë; janë në depresion të thellë,
në dëshprim, me ndjenja të rraskapitura, me shpresë të humbur për jetë të
mëtutjeshme, nuk ndiejnë kurrëfarë kënaqësie ndaj jetës edhe pse jetojnë në
pasuri të mëdha. Edhe pse jeta e tyre është bazuar në lejimin e çdo sendi,
ata jetojnë në shqetësim dhe dëshprim, i cili në fund sjell në vetvrasje,
sepse ai jeton një jetë të pakuptimtë.
I mençuri vepron atë që
duhet, e jo atë që ai dëshiron
Nuk
është përparim i njeriut, që ai të lihet të vepron atë që ai dëshiron, të
vepron atë që atij ia ka ëndja, por, përparim i njeriut është kur ai vepron
atë që duhet vepruar. I mençur dhe i urtë është ai i cili vepron atë që
duhet vepruar, ndërsa vetëm kafsha e vepron atë që dëshiron dhe në dëshirën
e saj nuk ka kush që e pengon; ajo nuk posedon mendje, turp që e ndalon, apo
frikë e cila pengon, e as fe që do të rregullonte jetën e saj…
Njeriu
është ai i cili vepron atë që duhet vepruar, andaj edhe erdhi kjo fe
madhështore për të na mësuar se duhet vepruar atë që duhet vepruar, në
marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave.
Muslimanë!
Ne doemos duhet
qëndruar në kufijtë e drejtimit të mesëm (mesatarë), në të cilin ishte edhe
vetë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij. Nuk duhet
lejuar vetes tonë që të ngushtojmë dhe shtrëngojmë rrethin e bashkëshorteve
dhe bijave tona, e me këtë t’i bëjmë sikur të jenë të burgosura, sepse
burgosja e femrës në shtëpi, sipas Islamit, ishte dënim për ato që vepronin
gjëra të shëmtuara (vepra të këqija): “Ato nga gratë tuaja që bëjnë
imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër
vetë prej jush (burra), nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni
ato në shtëpia derisa t`i marrë vdekja ose derisa All-llahu të pëcaktojë
ndonjë rrugë për to.”
Mbyllja e grave të ndershme nëpër shtëpitë tona, do të ishte sikurse dënim i
përhershëm për to, si dhe do të ishte sikur dënimi i atyre që janë amorale.
Mbyllja e gruas në shtëpi, pos asaj që është amorale, nuk është nga Islami.
Ne medoemos duhet të jemi korrekt dhe me trajtim të drejtë ndaj të drejtave
të gruas, por me kusht që në tërë këtë të ekzistojnë norma dhe rregulla
ligjore të sheriatit, e assesi të mos mirret fjala ime në këtë, e të thuhet:
“Ju lejuat gjithëçka?!” Jo, assesi. Ne jemi prej atyre që lejojmë gjërat të
cilat posedojnë norma dhe rregulla ligjore, gjërat që posedojnë kufijtë dhe
normat e duhura, dhe ne assesi nuk i hapim derën çdonjërit që vie dhe ecë
(turret) kah ajo. Ne duam të qëndrojmë në kufijtë e sheriatit, në kufijtë e
teksteve të Kur`anit dhe hadithit të vërtetë, në kufijtë e asaj që ishin të
parët e këtij ummeti dhe në kufijtë e asaj që ishte shoqëria Pejgamberike
dhe shoqëria e Hulefai Rashidinëve, shoqëria e Sahabeve r.a.
____
pjesa 3
-
Varrosja e vajzave të gjalla në periudhën e injorancës
- Frika ndaj rriskut - furnizimit
- Injoranca dëmtoi dhe çrregulloi mendjen e njeriut
- Bija është begati në Islam
- Sihariq për atë që përgëzohet me bijë - vajzë
- Detyrat dhe obligimet e familjes ndaj bijës - vajzës
- Dijetare të famshme në Islam
- T’i zgjedhet bijës bashkëshort i mirë për martesë
- Medoemos duhet pasur parasysh pëlqimin e bijës
- Islami konfirmoi të drejtën e bijës
Arabët
në
periudhën e injorancës shprehnin dëshprim të madh kur atyre u lindte vajzë
dhe lindjen e vajzave e konsideronin fatkeqësi apo mjerim: “Kur
ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe
bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të
cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej,
(mendon) a do ta mbajë atë (të gjallë), apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në
dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.”
Kjo
është injoranca e shëmtuar, e cila solli në mbytjen e fëmijëve, e në veçanti
të vajzave, duke u frikësuar nga furnizimi (rrisku), apo duke u frikësuar
nga varfëria: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë,
se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i
madh.”
Islami lindjen e vajzës e konsideron begati të dhuruar nga All-llahu të
lartëmadhëruar dhe dhunti prej Tij: “Vetëm i All-llahut është
pushteti i qiejve e i tokës, Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra
atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e
femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril). Ai është i dijshëm, i
fuqishëm.”
Varrosja
e vajzave të gjalla në periudhën e injorancës
Siç thamë më lartë, arabët në periudhën e injorancës shprehnin dëshprim të
madh kur atyre u lindte vajzë, dhe ata këtë e konsideronin fatkeqësi apo
mjerim.
Kur disave prej tyre u thuhej se bashkëshortja e tyre ka lindur vajzë, ata
thonin: “Ky nuk është fëmijë i bekuar (i begatshëm); ndihma e saj është vaj
(kur do të dëshiron të ndihmojë bashkëshortin, nuk do të mundet, dhe do të
fillojë të vajtojë), nuk ka fuqi për të kapur armën dhe për të luftuar.”
Shembulli i theksuar paraqet pozitën e gruas, fëmijës apo bijës në momentin
e lindjes.
Kur`ani famëlartë një gjë të tillë e ilustron në mënyrë më të bukur, kur
thotë: “Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen)
vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve, për
shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo
dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur,
apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe.”
Ai
fshihet nga njerëzit, ndjek rrugët e ndryshme dhe të largëta, me qëllim që
të mos e sheh askush, sikur të kishte bërë krim apo vepër të shëmtuar dhe jo
të ndershme: “Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të
cilën u lajmërua…”
Ai
qëndron i luhatur në vetvete mes dy gjërave: “… a do ta mbajë atë, ashtu
i përulur”, të pajtohet me realitetin dhe të përulet para fatkeqësisë që
i ka ndodhur, apo të lirohet nga përulja e tillë: “… apo do ta mbulojë
atë (të gjallë) në dhe”, ta mbulojë të bijën e tij
të gjallë në dhe: “Sa i keq është ai gjykim i tyre.”
Sa keq gjykuan ata për këtë krijesë të cilën e dhuroi All-llahu i lartësuar,
e që në të shumtën e rasteve gjykimi i dytë (varrosja e tyre gjallë)
mbizotëroi të parin.
Shumica e arabëve i varrosën të gjalla bijat e tyre, duke u frikësuar nga
varfëria apo përulja dhe turpi që do t`u sillej në të ardhmen, siç ishte
rasti me robërimin e tyre (në luftë). Arabët para Islamit, në raste të
sulmeve dhe zilisë, i zinin rob bijat dhe vajzat e armiqëve, gjë që nxiste
turp për prindërit e tyre.
Të lirohej nga bija e tij për të cilën u lajmërua dhe ta varroste të gjorën
të gjallë në dhe?!
Sa gjë e keqe dhe e shëmtuar ishte kjo, sa veprim i marrë dhe injorant, sa
gjë e pandërgjegjshme.
Njerëzimi nuk ka mundësi të ekzistojë ndryshe, pos me prezencën e të dy
gjinive, meshkujve dhe femrave; mashkullin e lind vajza, ndërsa kur ai të
dëshiron të martohet, do ta martojë vajzën, dhe sikur të mos ishtë vajza,
nuk do të ishte as njeriu; sikur të mos ishte vajza, do të mbyllej faqja e
jetës në përgjithësi dhe do të mbaronte lloji njerëzorë nga harta e
ekzistencës: “Dhe me të vërtetë Ai krijoi çiftet - mashkullin dhe
femrën.”
Frika
ndaj rriskut - furnizimit
Kjo
është injoranca e shëmtuar e cila solli në mbytjen e fëmijëve, e në veçanti
vajzat, duke u frikësuar nga varfëria apo furnizimi, siç thotë All-llahu i
lartësuar: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga varfëria...”
Në
dhjetë porositë e cituara në suren El-Israë, thuhet: “Ju mos i mbytni
fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe
juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.”
Mbytja e tyre paraqet mëkat dhe gabim të madh, sepse me këtë akt është
mbytur krijesa që All-llahu ka krijuar, andaj edhe ky veprim konsiderohet
krim i shëmtuar: “... se kush e mbyt një njeri (pa të
drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë
shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t`i kishte mbytur të
gjithë njerëzit.”
E çfarë do të ishte halli i atij që ka mbytur shpirtin e pastër pa kurrëfarë
njolle dhe faji?! Ka mbytur fëmijën e pafajshëm, fëmijën që nuk ka bërë
asnjë krim dhe nuk ka bërë kurrëfarë mëkati!
E çka të thuhet kur vrasësi i fëmijës është prindi i tij, ai i cili
obligohet që ta ketë nën mbrojtje fëmijën e tij dhe t’i jep përparësi
fëmijës ndaj vetvetes; prindi i cili obligohet që kafshatën e bukës ta
nxjerr nga goja e vet dhe t’ia jep fëmijës së posalindur.
Pa dyshim se kur vrasësi i fëmisë është prindi i tij, atëherë krimi është
edhe më i shëmtuar, si dhe kur kjo mbytje bëhet për shkak të kafshatës së
gojës!
Prindi e mbyt fëmijën e vet, duke u frikësuar nga shtimi i numrit të
anëtarëve të familjes dhe zvogëlimi i furnizimit - nga frika se të nesërmen
ai fëmijë do të ulet të hajë së bashku me të?!
I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në momentin kur u
pyet: “Cili është gabimi më i madh (mëkati më i madh )?”, tha:
“T`i shoqërosh All-llahut dikë tjetër, ndërsa Ai të ka krijuar.” Të
pranishmit thanë: “Po pastaj?”, kurse ai u përgjigj: “Të mbysish fëmijën
tënd duke u frikësuar se do të hajë me ty!”
Ky lloj i motiveve të poshtëra për mbytjen e fëmijut nuk i takon askujt, e
të mos flasim për prindin.
Pastaj, ah sikur ta kishte mbytur me një mbytje të shpejtë, t’ia kishte
prerë kokën me shpatë e ta qetësonte nga dhimbjet e vdekjes. Por, jo! Mënyra
e mbytjes së fëmijut ishte edhe më e ashpër se sa imagjinohej. Prindi e
mirrte të bijën e vet për dore dhe shkonte në shkretëtirë, ku groponte një
gropë në të cilën e fuste atë të gjallë!!
Athua çfarë guri gjindet në gjoksin e këtij njeriu, i cili vepron në këtë
mënyrë me bijën e vet?!
Disa prindër të tillë rrëfyen se, në momentin kur ata po groponin gropën e
bijës së tyre, pluhuri kishte kapluar fytyrën dhe mjekrrën e tyre kurse e
bija e pastronte të atin nga pluhuri. E bija nuk dëshironte ta sheh prindin
e pluhurosur, ndërsa prindi groponte gropën për ta vorrosur atë të gjallë.
Pa dyshim se akti i tillë paraqet krim të paparë, edhe atë duke marrë
parasysh të gjitha kriteriumet njerëzore. Ky është një krim i injorancës
ndaj njeriut.
Injoranca dëmtoi dhe çrregulloi mendjen e njeriut
Injoranca ishte faktori kryesor që njeriut t’i dëmtohet dhe çrregullohet
mendja, andaj edhe e solli deri në atë pozitë që ai të adhurojë atë që nuk
duhet adhuruar. Ky njeri adhuroi gurin, i cili nuk sheh as nuk dëgjon, nuk
sjell dëm e as dobi; gurin të cilin ai e bëri me duart e veta dhe ia dha
formën e dëshiruar, që më pas të ngelë në adhurimin e tij, të përulet para
tij, të kërkojë prej tij, të frikohet dhe të ketë shpresë nga ai, ndërkaq
vetë ai qe formuesi dhe gdhendësi i tij: “A adhuroni atë që vetë e keni
gdhendur. E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.”
Në
këtë mënyrë injoranca e çrregulloi dhe dëmtoi mendjen e njeriut, që më pas
të hudhet dhe ta çrregullojë zemrën dhe ndjenjat e tija, dhe ndodhi mbytja e
vajzave të gjalla, ndodhi më e shëmtuara, futja e tyre në tokë, të gjalla,
mbytja e tyre duke u frikësuar nga varfëria apo furnizimi. Mu për këtë
Kur`ani famëlartë thotë: “Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura
të gjalla. Për çfarë mëkati ato janë mbytur?!”
Pyetja do t’i drejtohet asaj të gjorës, e cila për së gjalli u varros, pa
kurrëfarë mëkati. Pyetja nuk do t’i drejtohet mbytësit, sepse ai nuk do të
meritojë të pyetet, nuk do të meritojë të flet dhe të bisedohet me të.
Sa poshtërim i shëmtuar do të jetë ky moment, momenti i kërcënimit të
prindërit, vrasësit zullumqarë.
Transmetojnë Abdurraziku, Ibn Ebi Hatim dhe Bejhekiu, se Kajs ibn Asimi,
pasi kishte pranuar Islamin, erdhi te i Dërguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut!
Pasha All-llahun, unë kam mbytë vajzat në periudhën e injorancës (thuhet se
i kishte mbytur tetë vajzat e tij), andaj, më trego se ç`duhet të bëj?”
I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Për
çdonjërën prej tyre të lirosh nga një rob besimtarë.”
Liro një rob apo robëreshë, sepse të liruarit e një robi apo robëreshe sipas
Kur`anit famëlartë llogaritet sikur të kishe ngjallur një njeri. Lirimi i
një robi është ngjallje për të.
E bija
është begati (ni`met) në Islam
Islami lindjen e foshnjës vajzë e konsideron begati të madhe të dhuruar nga
All-llahu i lartëmadhëruar. All-llahu i lartëmadhëruar thotë: “Vetëm i
All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i
falë vetëm femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë
çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril);
Ai është i dijshëm, i fuqishëm.”
“Ai i
falë vetëm femra atij që do.”
Ai i dhuron femra atij që do, duke e konsideruar dhurimin e femrës dhuratë
prej Tij, siç dhuron edhe meshkuj të cilët poashtu paraqesin dhuratë të
shtrenjtë prej Tij.
Në
mesin e muslimanëve është e përhapur se: “Gruaja më e mirë është ajo e cila
fillon (në lindje) me vajzë.” Sikur të jenë të udhëzuar nga ajeti kur`anor,
ku All-llahu i lartësuar në rend të parë përmend faljen e vajzave, e pastaj
të meshkujve: “Ai i falë vetëm femra atij që do, e i falë vetëm
meshkuj atij që do.”
Islami lindjen e vajzave e konsideroi begati të dhuruar nga All-llahu i
lartëmadhëruar, begati e cila gëzon pa masë shpirtërat e prindërve të
sinqertë dhe të devotshëm.
Poeti musliman mbi këtë thotë:
Ajo që më pengon të jem larg vendit,
Për të vajtur për tregti apo për të vrapuar për të gjetur furnizimin,
Është ajo që unë kam vajza të cilat nuk dua t`i lë vetëm,
Dhe assesi nuk ndahem prej tyre,
Nuk dua të ndahem nga ato,
Dua të jetoj me to dhe të jem gjithmonë në mbikqyrje të tyre.
Këto janë emocionet dhe ndjenjat e një besimtari ndaj fëmijëve të vet, e
posaqërisht ndaj vajzave..
Sihariq për atë që
përgëzohet me bijë - vajzë
Ekzistojnë shumë hadithe të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të
cilët përgëzojnë me Xhennet ata të cilët furnizohen dhe begatohen me bija -
vajza, ata të cilët shprehin durimin e fortë ndaj tyre, shprehin bamirësinë
ndaj tyre, nuk i mbysin apo varrosin të gjalla, nuk i dëmtojnë dhe nuk i
nënçmojnë ato, si dhe nuk u japin përparësi djemve, ndaj tyre.
Në
Sahihul Muslim transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai i cili kujdeset për dy vajza deri sa të
arrijnë ato moshën e pjekurisë, do të jetë me mua së bashku në Xhennet ”
Besimtari i tillë pa dyshim do të jetë në afërsinë e Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Gjithashtu, Tirmidhiu transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem ka bashkuar dy gishtat e tij, gishtin tregues dhe atë pranë tij,
duke aluduar në afërsinë e këtij besimtari me të Dërguarin e All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Aisha r.a. rrëfen:
“Erdhi tek unë një grua me dy vajza për të kërkuar sadaka (lëmoshë),
ndërsa unë në praninë time kisha tre hurma. Ia dhashë ato tre hurma gruas,
ndërsa ajo ua ndau dy bijave të saja nga një kurse të tretën deshi ta marrë
për vete, për ta ngrënë. Bijat e saj e kërkuan edhe hurmën të cilën ajo pati
ndërmend ta hajë për vete, e ajo e ndau në dy pjesë dhe të dyjave ua dha nga
gjysmë. Kur erdhi i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
i tregova për atë që më kishte ndodhur me atë grua, kurse ai tha: “Me të
vërtetë All-llahu i madhëruar ia ka obliguar me to (me dy bijat e saj)
Xhennetin.”
Apo
siç transmetohet: “All-llahu me to e ka liruar nga Xhehennemi.”
Në hadithe tjera
theksohet: “Kushdo që posedon
(furnizohet) me tre
bija (vajza), (le ta dijë) ato do të jenë mbrojtje e tij nga
zjarri i Xhehennemit.”, apo: “Do të jenë për të rrugë e Xhennetit.”
Disa nga sahabet e pranishëm thanë: “O i Dërguari All-llahut, po ai që ka dy
bija?”
Ai
tha: “Edhe ai që ka dy bija.”
Transmetuesi thotë: “Shpresoj që sikur t’i thonim edhe për atë që ka vetëm
një, ai do të përgjigjej pozitivisht.”
Në
hadithin e transmetuar nga Hakimi (për të cilin vërteton se është hadith
sahih), qëndron se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: “Edhe ai që ka vetëm një.”
Vështrimi i tillë i këtyre haditheve, paraqet shikimin islam ndaj bijave -
vajzave. Ato asnjëherë nuk paraqesin dëshprim, e as që janë bela apo
fatkeqësi. Këto mendime ekzistojnë vetëm te disa injorantë të cilët ende
bartin shpirtin e injorancës, ndërsa jetojnë në zemrën e islamit.
Njoh disa njerëz të
cilët u janë drejtuar grave të tyre, duke ju thënë: “Po
qe se nuk do të më lindish djalë, ti je e shkurorëzuar nga unë!!”
Pa
dyshim se këta njerëz janë xhahila - injorantë të vërtetë, njerëz të
shëmtuar në kokë, sepse, Ai që falë meshkuj dhe femra nuk është kush tjetër,
pos All-llahut të lartëmadhëruar dhe fuqiplotë.
Në
literaturën islame hasen ngjarje që kanë të bëjnë me njerëz të tillë, njerëz
që janë të dëshpruar nga lindja e vajzave. Kështu hasim rrëfimin mbi njeriun
e quajtur Ebu Hamza, i cili kishte dy gra. Njëra prej tyre kishte lindur
vetëm fëmijë meshkuj, ndërsa tjetra kishte vetëm vajza. I dëshpruar nga
gruaja e cila kishte lindur vetëm vajza, ai për çdo ditë i sillte dhurata
gruas që kishte lindur vetëm djem, dhe çdoherë rrinte më shumë te ajo se sa
te tjetra. Ai për çdo ditë bëhej gjithnjë e më i padrejtë, gjë të cilën e
kuptonte edhe nëna e bijave, andaj edhe tha:
Çka ka
Hamza që nuk na vie,
Nuk
rri në shtëpinë e cila na takon,
I
hidhëruar se nuk lindim djem,
Ndërsa
ne jemi sikurse toka për bujqit,
Japim
fryt atë që ata mbjellin.
Kjo na
jep për të kuptuar se gruaja nuk është përgjegjëse për atë se çfarë do të
lindë, mashkull apo femër.
Këtë
të cilën e tha gruaja besimtare me intuitën e natyrës së vet, e vërtetoi
edhe shkenca moderne, se burri është përgjegjës, sipas ligjeve të All-llahut
fuqiplotë, mbi gjininë e foshnjës (embrionit).
Gjinia
e foshnjës bazohet në spermatozoidin e mashkullit, e jo në qelizën vezë të
femrës.
Detyrat dhe obligimet e
familjes ndaj bijës - vajzës
Islami
si fe madhështore na porosit që të kemi kujdes të madh ndaj bijave. Detyrë e
çdo prindi është që në lindjen e vajzës të shpreh gëzim, ashtu siç shpreh
edhe për lindjen e djalit. Në ditën e shtatë të lindjes së saj, ai detyrohet
të presë kurban, ta emërojë me emër të bukur, si dhe të jep sadaka. Poashtu,
në atë ditë, prindi është i detyruar që t’ia lexojë asaj ezanin në veshin e
djathtë.
Nëna obligohet me
gjidhënësi: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të
obliguara t`u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota.”
Prindit i takon furnizimi i familjes, veshmbathja dhe kujdesi familjar
(mbrojtja e tyre), siç i takon edhe edukimi dhe arsimimi i tyre, sepse të
kërkuarit e diturisë është obligim si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
Shoqërisë i takon që të krijon kushte të volitshme për femrën e cila
dëshiron të mësojë, siç krijon kushte për meshkujt të cilët dëshirojnë të
mësojnë.
Ne
medoemos duhet të krijojmë kushte që femra muslimane të mund të mëson. Në
shoqërinë islame hasen gra të cilat ishin dhe janë të njohura si poete,
shkrimtare, dijetare, njohëse të fik`hut dhe hadithit.
Dijetare dhe Fakihe të
famshme në Islam
Historia islame dëshmon se muhadithinët (njohësit e hadithit) e mëdhenj,
pjesën më të madhe të haditheve e transmetuan mu nga gratë të cilat jetuan
në kohën e tyre. Në të shumtën e rasteve hasim ata duke thënë: “Më ka
treguar një muslimane e mirë, filaneja bija e filanit.”
Hafidh ibn Haxher El
-Askelani, komentuesi i librit “Sahihu-l-Buhari”, mbështetjen e tij e
gjeti në njërën nga dorëshkrimet e gruas së quajtur Kerime bint Ahmed
El-Mervesije.
Dijetari i famshëm Hafidh Dhehebi thotë: “Historia e të klasifikuarit të
njerëzve në besnik dhe të akuzuar për mosbesnikëri, nuk njeh se ndonjë grua
është akuzuar me gënjeshtër ose mosbesnikëri, ndërkaq, në anën tjetër, të
shumtë janë prej burrave të cilët u akuzuan me një gjë të tillë.”
Dijetari i famshëm,
El-Hanefi, i njohur me emrin El-Kesani, autor i librit “Bedaiu - Sanai
”, kishte një grua (bashkëshorte) e cila ishte bija e dijetarit të famshëm
Semerkandi. Kur ndodhte që Semerkandi të nxirrte fetva për ndonjë çështje,
ai e linte që edhe bija e tij, Zejnebja të jepte mendimin e vet. Ai
mbështetjen më të madhe e hasi te bija e tij, e cila ishte e njohur me
dhënien e fetvave.
Seid
bin Mesejjebi kishte rrefuzuar që ta martojë bijën e vet me të birin e
Halifes, por kishte vendosur që të bijën ta martojë me një nga nxënësit e
tij të varfër. Kjo martesë u vendos me sasi të mehrit prej vetëm se një
dirhemi!!
Seid bin Musejjebi shkoi
së bashku me të bijën e vet te porta e këtij nxënësi, dhe kur trokiti në
derë, nxënësi pyeti: “Kush
është?”, ndërsa dijetari iu pergjegj: “Seidi.”
Nxënësi i njohur me emrin Ebi Veda`a e hapi derën dhe u befasua kur e pa
Seid bin Musejjebin dhe bijën e tij. Atëherë Seidi i drejtohet atij: “Kjo
është nusja jote (bashkëshortja).”
Kur në mëngjes Ebi
Veda’a ka dashur të
del, ajo e ka pyetur:
“Ku je duke shkuar?”, ndërsa ai i është përgjigjur: “Të marrë dituri në
tubimin e Seidit.” Atëherë ajo i ka thënë: “Ulu këtu se unë do ta mësoj
diturinë e Seidit!!”
Ajo
kishte trashëguar tërë diturinë e babait, njëri prej tjetrit, familje e
pastër dhe devotshme.
Kështu
ishin bijat tona, kur Islami ishte Islam dhe kur muslimanët ishin muslimanë;
kur prindërit i edukonin bijat e tyre me edukatë të mirë.
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e veçoi më tepër
bijën e vet, Fatimen r.a. duke shprehë më tepër dashuri dhe rrespekt ndaj
saj. Kur ajo vinte, ai për te ngrihej në këmbë, e përqafonte dhe e ulte në
vendin ku ishte vetë i ulur. Kur ndodhte që ai të udhëtonte, personi i
fundit me të cilin përshëndetej ishte ajo: i falte dy rekate namaz në
xhaminë e tij dhe pastaj përshëndetej me Fatimen. E njëjta ndodhte edhe kur
ai kthehej nga rruga: i falte dy rekate namaz në xhaminë e tij, e pastaj
përshëndetej së pari me Fatimen.
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tregua shumë i
butë dhe i sjellshëm ndaj bijave të veta, si dhe ndaj bijave të bijave të
veta.
I
tillë ishte i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Rrespekti dhe nderimi i bijave është edukatë dhe sjellje islame, është
virtyt themelor i Islamit.
T’i zgjedhet bijës
bashkëshort i mirë për martesë
Prindërit obligohen që fëmijëve të vet t’u trashëgojnë edukatën dhe sjelljen
e mirë, t`u japin dituri të duhur, t`i urdhërojnë për namaz kur ata janë në
moshën shtatë vjeçare, si dhe të sillen me ta në mënyrën më të bukur.
Kjo
vlen si për mashkullin ashtu edhe për femrën, pos që femra në disa çështje
dallon nga mashkulli.
Prindi
obligohet që t’ia zgjedhë asaj burrin nga më të mirët, dhe të mos jetë prej
atyre të cilëve u interesojnë pasuria, prejardhja, pozita shoqërore, kurse
mos t’i jep kujdes aspektit fetar, moralit dhe besnikërisë.
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kur t’u
vjen ndonjëri, të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, për të kërkuar bijën
tuaj, martojani atij atë, se përndryshe do të ketë në tokë fitne dhe fesad
të gjërë.”
Feja,
besnikëria dhe sjellja e mirë paraqesin kriteriumin e vërtetë të
bashkëshortit të ardhshëm, sepse njeriu vlerësohet sipas fesë që ka dhe
sjelljeve që posedon. A thua ç`vlen njeriu i cili posedon pasuri të madhe,
por është pijanec dhe i shëmtuar, dhe nuk posedon kurrëfarë sjellje dhe
besnikëri, nuk posedon ndërgjegje në shpirtin e tij? Ky njeri asnjëherë nuk
do të jetë burim i kënaqësisë së bijës sate.
Thotë
Sha`biu r.a.: “Ai i cili e marton bijën e vet me një fasik (të
pandërgjegjshëm), le ta dijë se ka ndërprerë familjen me te.” Ndërsa një
tjetër thotë: “Nëse ke ndërmend ta martosh bijën tënde, atëherë bëje ate me
një person i cili posedon fe (është fetarë i denjë), sepse ai, nëse e don,
do ta nderon dhe rrespekton ate, e nëse e urren, nuk i bën padrejtësi.”
Kjo
çështje duhet të shqyrtohet me kujdes të veçantë, sepse, të shumta janë
femrat të cilat për çdo ditë po më shkruajnë letra, duke u ankuar ndaj
prindërve të tyre, kur ata duan që ta detyrojnë femrën e gjorë që të
martohet me dikend që ajo nuk e pëlqen. Detyrimi i tillë, pa dyshim, nuk
është i lejuar në Islam.
Medoemos të pajtohemi me
pëlqimin e bijës
Ne
medoemos jemi të obliguar që të marrim edhe mendimin e bijës me rastin e
martesës së saj. I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
thotë: “Nuk mund të vihet kurorë pa vendimin e gruas së ve dhe lejen e
vajzës. Leja e vajzës është heshtja e saj.”
Gruaja
e ve e posedon vendimin e saj në mënyrë deklarative (haptazi), ndërsa te
vajza (e pamartuara), duke pasur parasysh turpin e vajzërisë, edhe heshtja e
saj konsiderohet shenjë pëlqimi. Ndërsa nëse ajo thotë “Jo”, atëherë mendimi
i saj duhet të përfillet.
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e rrefuzoi martesën
e një vajze nga Ensarët, Hansa bint Hadad e cila ishte martuar pa pëlqimin e
saj.
Një
vajzë erdhi te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
duke i thënë: “O i Dërguari i All-llahut, babai im dëshiron të më martojë me
të birin e vëllait tij, por unë nuk e dua (nuk e pëlqej) atë.”
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Dakordohu
me atë që ka bërë babai yt”, duke e përsëritur këtë disa herë. Mirëpo
ajo e rrefuzonte një gjë të tillë, andaj i Dërguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e thirri babain e saj, të cilit i tha se
vajza e tij kishte plotësisht të drejtë që të zgjidhte.
Atëherë vajza tha: “O i Dërguari i All-llahut! Unë do të pajtohem me atë që
ka vendosur babai im, por desha ta di se a kanë diç gratë në këtë çështje (a
kanë të drejtë të vendosin). A thua gruaja është e lirë të vendosë vetë, apo
duhet ta zbaton atë që dëshiron i ati i saj?”
Babai
duhet të konsultohet edhe me nënat e bijave të veta, siç thotë i Dërguari i
All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Konsultoni nënat
(gratë tuaja) për bijat e tyre.”
Merr
mendimin e saj, sepse ajo më mirë e njeh të bijën e vet; nëna dinë edhe
gjëra tjera të cilat ndoshta e pengojnë martesën, siç janë sëmundjet e
brendshme apo disa gjëra tjera. Vajza nuk ka guxim të flet haptazi me babain
e saj, gjë të cilën ajo e bën me nënën e vet, e cila di çdo sekret dhe
imtësi.
Islami
nuk dëshiron të vihet kurorë martese pa pëlqimin e të dy palëve, kurorë e
cila do të vihet në baza të shëndosha.
Që të
tre drejtimet juridike, pos Hanefitëve, kushtëzojnë që në martesën e bijës
të jetë prezent babai apo ai që do ta përfaqëson ate, ndërkaq Hanefitë
lejojnë që femra ta marton vetveten, me kusht që të jetë e martuar me një
person adekuat, e po qe se jo, atëherë kurora e saj është jo valide.
Islami e konfirmoi të
drejtën e bijës
Islami
e vërtetoi të drejtën e femrës, apo të drejtën e bijës ndaj babait: “Të
gjithë ju jeni barinj, dhe që të gjithë do të pyeteni për tufën e juaj.”
Njerëzit e injorancës
nuk trashëgonin bijat e tyre nga baballarët, e as që trashëgonin gratë e
tyre, pos atyreve që bartnin armë (luftonin). Erdhi Islami dhe e vërtetoi të
drejtën dhe meritën e gruas në trashëgimi: “Meshkujve ju takon pjesë nga
pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe
femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë
pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).”
Islami
erdhi dhe vëndoi dispozita dhe norma me të cilat femra mori pozitën e saj të
duhur, pasi që më parë ishte femër e cila varrosej e gjallë në tokë.
Nën hijen e flamurit
islam ajo u bë e respektuar dhe krenare.
____
pjesa e 4
Pjesa e katërt :
-
Gjithësia është e ngritur mbi ligjin e dualitetit
-
Nuk ka murgëri në Islam
-
Islami rrefuzon lirinë e plotë të epsheve
-
Ai që largohet nga sunneti im, nuk është nga unë (nga rradhët e mia)
-
Nga të mirat e kësaj bote, më e bekuara është një grua e mirë
-
Hulumto për një grua të mirë
-
Disa tradita të gabuara
-
Të shikuarit e të fejuarit të fejuarën
-
Medoemos duhet të pyesim për gruan (me të cilën do të martohemi)
-
Gruaja dhe familja e saj janë të detyruar të pyesin për burrin
Gjithësia është e
ngritur mbi ligjin e dualitetit
Vëllezër musliman!
All-llahu fuqiplotë e krijoi gjithësinë mbi ligjin e dualitetit, gjithësi e
cila ngritet mbi normën e dualitetit, ku çdo gjë posedon edhe çiftin e vet
të kundërt, gjallesat e ndara në femër dhe meshkuj, si dhe bota jo organike
e cila ndahet në atë pozitive dhe negative. Dualitetin e tillë e posedojnë
edhe thërrmitë më të imëta, siç është atomi, i cili njëherit paraqet
elementin kryesor të zhvillimit të gjithësisë, edhe atë duke poseduar
pozitiven dhe negativen - elektronet dhe protonet.
Ligjin e tillë, mbi të
cilin është ngritur e tërë gjithësia, Kur`ani famëlartë e vërtetoi qysh para
katërmbëdhjetë shekujsh: “I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha
llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë”
dhe “Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër), që ju të
përkujtoni (madhështinë e Zotit).” Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje
(mashkull e femër) - krijuam mashkullin i cili është i nevojshëm për femrën,
siç krijuam edhe femrën e cila është e nevojshme për mashkullin, nevojë e
cila ecë drejt ligjit të All-llahut, nevojë natyrore e krijuar vetëm nga
All-llahu fuqiplotë. I Lartësuar qoftë Ai i cili në femrën vulosi (thelloi -
vuri) fuqinë tërheqëse ndaj burrit, dhe i Cili në burrin vulosi fuqinë
tërheqëse ndaj gruas. Përmes fuqisë së tillë tërheqëse mes të dyve arrihet
bashkimi dhe martesa, si dhe bëhet afrimi mes tyre, gjë e cila rezulton me
ngeljen e llojit njerëzor, deri në kohën e caktuar nga All-llahu për jetën e
kësaj toke. Po
me këtë ligj njeriu ngritet dhe meriton epitetin e mëkëmbësit.
Nga
kjo konkludojmë se, pasi që All-llahu krijoi Ademin a.s. dhe e vendosi për
të jetuar në Xhennet, nuk e la të vetëm, sepse, ç`kuptim do të kishte
Xhenneti në mungesë të ndonjërit i cili të shoqëron dhe të freskon? A thua
ç`kuptim do të kishte Xhenneti, kur njeriu në të do të jetonte i egërsuar,
edhe pse në të do të kishte çdo gjë për të shijuar nga ushqimet dhe pijet e
ndryshme. Mu për këtë All-llahu i madhëruar për Ademin a.s. e krijoi edhe
palën tjetër nga vet ai, d.m.th. nga vet lloji i tij, krijoi bashkëshorten e
tij tek e cila do të gjen prehjen e kërkuar: “E Ne i thamë: ‘O Adem, ti dhe
bashkëshortja jote banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah
të doni…!”
Nuk ka murgëri në Islam
Nevoja
e njeriut për martesë është nevojë natyrore, andaj edhe të gjithë
Pejgamberët dhe lajmëtarët e All-llahut ishin të martuar, pos një pakicë e
tyre, siç ishin Jahja dhe Isau a.s.. All-llahu i lartësuar thotë: “Ne
dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e
fëmijë.”
Edhe
disa nga shokët e të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, filluan të kenë tendenca dhe aspirata për lënien dhe braktisjen e
martesës, edhe atë duke marrë si shembull tendencat dhe aspiratat e
paraqitura tek murgërit krishter. Sipas tyre, besimtarë ideal do të ishte ai
i cili e braktisë martesën, dhe e braktisë këtë botë dhe kënaqësitë e saja,
si dhe i braktisë gratë. Murgërit, të cilët jetuan në shekujt e mesëm,
tendencat e tyre murgërie i bazonin në atë se gruaja konsiderohet dhe
paraqet fëlliqësirë të veprës së djallit (shejtanit), andaj edhe nuk
ngurronin që të largohen edhe nga vet hija e gruas, edhe pse gruaja e tillë
do të mund të ishte e motra e tij, nëna apo dikush tjetër.
Para
kësaj, filozofia Manevite Persiane kishte mendim se e tërë kjo botë është
dëm (sherr), dhe se së shpejti duhet përfunduar jetën në të, kurse shpëtimi
nga sherri i tillë nuk realizohet ndryshe, pos me braktisjen e martesës, me
qëllim që të ndërpritet lindja e fëmijëve, me çka edhe pas dy apo më shumë
gjeneratave do të përfundonte jeta në këtë botë.
Të
krishterët filluan ta realizojnë një synim dhe aspiratë të tillë në jetën e
tyre të përditshme, derisa nuk erdhi Islami dhe caktoi martesën, ndërkaq
refuzoi murgërinë.
Kur disa nga shokët e
Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e me ta edhe Sa`d ibn ebi
Vekasi, kishin kërkuar që t`u lejohet ta braktisin jetën e kësaj bote dhe
martesën, ai (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) refuzoi një gjë
të tillë për ta. Ai poashtu refuzoi edhe të tjerët, të cilët kërkuan leje që
t’i ndërpresin emocionet dhe ndjenjat e tyre seksuale. Ata thanë: “Po
të na lejonte të bënim një gjë të tillë, do ta bënim ( të ndërpresim
ndjenjat seksuale).” Disa të tjerë refuzuan ngrënien e mishit dhe ushqimet e
këndshme, me qëllim që të ngulfatin ndjenjat e tyre ndaj gruas. Mbi tërë
këtë zbriti fjala e All-llahut të lartëmadhëruar: “O ju që besuat! Mos i
ndaloni (mos i bënë haram) të mirat që për ju All-llahu i lejoi (i bëri
hallall) dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë ( i
kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).”
Islami
rrefuzon lirinë e plotë të epsheve
Islami
refuzoi ndërprerjen e jetës së kësaj bote dhe gjithësisë, ashtu siç dëshiroi
All-llahu i lartëmadhërur, siç refuzoi edhe murgërinë e të krishterëve, të
cilët atë e kishin shpikur, e jo që atyre u kishte ardhur ndonjë lajm i
saktë në librat e shpallura. Islami gjithashtu e refuzon edhe lirinë e plotë
të epsheve dhe emocioneve, gjë të cilën e konfirmuan disa nga filozofitë e
vjetra dhe ato moderne. Një gjë të tillë është duke kultivuar Perëndimi apo
civilizimi aktual perëndimorë, civilizimi i materies dhe lirisë së plotë të
epsheve: “Leni të rinjtë që të kënaqen dhe të bëjnë atë që ata dëshirojnë”,
“Largohuni nga prangat, largohuni nga dëshprimi, konfirmoni lirinë e gruas
dhe të burrit, le të kënaqen që të dy me njeri-tjetrin”.
Edhe
pse civilizimi i tillë i kaloi kufijtë e lirisë, ai prap se prapë nuk e
zgjodhi problemin, sepse ky problem nuk zgjidhet me anë të lirisë së plotë
të epshit, përkundrazi, për çdo ditë e më tepër punët janë duke marrë kahje
gjithnjë e më negative.
Islami
refuzon murgërinë, ashtu siç refuzon edhe lirinë e plotë të epshit.
Ai që largohet nga
sunneti im, nuk është nga unë (nga rradhët e mia)
Islami
rrefuzon lirinë e plotë të epshit dhe murgërinë, ndërkaq obligon martesën,
gjë e cila paraqet lidhje të fortë mes burrit dhe gruas.
Në
momentet kur disa nga shokët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
kishin shprehur dëshirë për ibadet dhe kishin shkuar në shtëpinë e
Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të pyesin se çfarë ishte
ibadeti i tij, me ç’rast nga gratë e Pejgamberit u ishte thënë se ai një
pjesë të natës e kalonte në ibadet ndërkaq një pjesë tjetër pushonte, si dhe
se disa ditë agjëronte, e disa tjera jo, i thanë njëri tjetrit: “Ku jemi ne
në krahasim me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i cili është
liruar nga të gjitha gabimet, si ato të mëparshmet ashtu edhe nga ato të
mëvonshmet.”
Duke
krahasuar se ibadeti i tyre ndaj ibadetit të Pejgamberit sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem ishte shumë i pakët, njëri prej tyre tha: “Për sa më
përket mua, unë do të agjëroj tanë kohën (agjërim të përhershëm) dhe nuk do
të ha aspak.”
I dyti
tha: “E unë do të falem tërë natën dhe nuk do të pushoj aspak.”
Ndërkaq i treti tha: “Unë do të mënjanohem nga gratë dhe nuk do të
martohem.”
I
Dërguari i All-llahut, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i dëgjoi
fjalët e tyre, andaj edhe i tuboi njerëzit, dhe u tha: “Unë me të vërtetë i
frikohem All-llahut më shumë se ju, dhe jam më i devotshëm se ju, por unë
agjëroj dhe ha, falem dhe pushoj, si dhe martohem me gra, andaj, kush
largohet nga sunneti im, nuk është nga unë.”
Sunneti i tij është drejtpeshim mes hakut të shpirtit dhe atij të Zotit, mes
së mirës së kësaj bote dhe së mirës së botës tjetër: “Zoti ynë na jep të
mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër…”
Nga të mirat e kësaj
bote, më e bekuara është një grua e mirë
Islami, duke konsideruar se nga të mirat më të bekuara të kësaj bote është
gruaja e mirë, i ngjalli ndjenjat e martesës, njëherit duke e konsideruar
atë si sunnet të të gjithë Pejgamberëve të All-llahut të madhëruar.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Nga më të mirat e kësaj
bote, më e bekuara është një grua e mirë.”
Ai
gjithashtu tha: “Atë të cilin All-llahu e furnizon me një grua të mirë, e ka
ndihmuar në gjysmën e fesë së tij - gjysmën e imanit, andaj le të ketë drojë
All-llahun në pjesën tjetër - gjysmën tjetër.”
Në
pyetjen se ç`është më e mirë për njeriun të ketë me vete, Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Gjuhë që gjithmonë përmendë
All-llahun, zemër që shpreh falënderim, dhe një grua të cilën kur ai e
shikon, gëzohet, ndërkaq, kur diçka urdhëron, respektohet.”
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Gruaja më e mirë është
gruaja e cila gëzohet kur e shikon bashkëshorti, gruaja që e çon në vend
kërkesën e tij me një të thënë, gruaja që në çështjet e nderit dhe pasurisë
nuk vepron në kundërshtim me pëlqimin e burrit.”
Çështjet e tilla i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i
konsideroi elemente kyçe të kënaqësisë së njeriut dhe begati të dhuruar prej
All-llahut të madhëruar. Nga kënaqësitë e njeriut paraqesin katër gjëra:
Gruaja e mirë, vendbanimi i mirë, kafsha hypëse e mirë (vetura) dhe fqiu i
mirë. Në rast të plotësimit të këtyre elementeve, plotësohet edhe kënaqësia
e njeriut, ndërkaq në mungesë të tyre, mungon edhe kënaqësia e njeriut në
këtë jetë. Gruaja e keqe, vendbanimi i keq, kafsha hypëse e keqe (vetura)
dhe fqiu i keq, janë elemente të moskënaqësisë së njeriut. All-llahu na
mbrojtë prej tyre.
Mu për
këtë i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Atij që
i ipen katër gjëra, i është dhënë më e mira e kësaj bote dhe botës tjetër:
gjuhë që gjithmonë përmendë All-llahun, zemër që falënderon, trup që duron
në vështirësi dhe një grua e cila nuk e tradhëton atë në çështje të nderit
dhe pasurisë.”
Hulumto për një grua të
mirë
Është
obligim dhe domosdoshmëri që njeriu për martesë të hulumton një grua të
mirë, kurse gruaja e mirë është ajo që është me fe dhe edukatë. Le të mos
jetë preokupim kryesor në këtë hulumtim gruaja e pasur, apo një grua nga
ndonjë familje e madhe dhe e njohur, ose grua me bukuri të papërshkruar. Jo,
këto nuk janë gjërat kryesore për një grua të mirë, por, para së gjithash,
hulumto për një grua që është me besim të fortë. Nuk ka dobi nga gruaja me
iman të dobët dhe edukatë të keqe.
Mu për
këtë i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Me
gruan lidhet kurorë për katër gjëra: Për pasurinë, për fisin, për bukurinë
dhe për besimin. Ti gjeje atë që është besimtare dhe do të bëhesh i lumtur.”
Bëje
preokupim tëndin gruan e mirë dhe fetare, atë që ta bën jetën xhennet dhe të
bën t`i frikohesh All-llahut, atë që t’i plotëson të gjitha të drejtat dhe
detyrat, që ta mbron nderin dhe pasurinë kur ti mungon, që të mbron dhe
edukon fëmijët e dashur, që ta mbron sekretin tënd.
Hulumto për një grua që është besimtare dhe e edukuar. Nuk është e ndaluar
që të jetë e bukur, përkundrazi, është e domosdoshme që të jetë e bukur, me
bukuri e cila të bën të gëzohesh kur ti shikon në të. Por, bukuria është diç
relative, gjënë të cilën ndoshta ti e sheh të bukur dikush tjetër nuk e sheh
të tillë. Mu për këtë, Islami obligon që të dy palët të cilët do të fillojnë
jetë të përbashkët, të shihen mes vete. Le të shikon i fejuari të fejuarën,
dhe anasjelltas, le ta shikon e fejuara të fejuarin; le ta shikojnë
njëri-tjetrin me syrin që është i dërguari i zemrës. Njeriu, në shikim të
parë mund të heton diç në zemrën e vet, qoftë pozitive apo negative, andaj
duhet që patjetër të shikohet, shikim të cilin njerëzit e lanë pas dore dhe
nuk shprehën dot interes për të.
Disa tradita të gabuara
Në
disa shoqëri haset liria e plotë e femrave, ku nuk mungojnë as shëtitjet e
tyre me të fejuarit nëpër vende të vetmuara, kinema dhe vende zbavitëse,
edhe atë duke u parë të kapur dorë për dore, dhe duke bredhë andej-këndej.
Një liri e tillë e plotë, në mungesë të aktit të kurorës, pa dyshim se është
e ndaluar rreptësisht.
Megjithatë, në disa shoqëri tjera ekzistojnë tradita të cilat nuk lejojnë që
i fejuari ta shohë të fejuarën (bashkëshorten e ardhshme), shoqëri ku femrës
i lejohet të shkuarit në shkollë, univerzitet, treg dhe vende tjera publike,
si dhe të shkuarit jashtë vendit, ku të gjithë njerëzit e shohin, pos njërit
që nuk guxon ta drejton shikimin e vet kah ajo, e ai është i fejuari i saj
(bashkëshorti i ardhshëm i saj). Në disa raste ndodh që të fejuarit nuk i
lejohet ta shohë të fejuarën e tij edhe pas nënshkrimit të aktit të kurorës,
deri natën e nusërisë (dhëndërisë). Edhe pse në kohët e fundit në disa
mjedise lejohet të përcjellurit e fotografisë, megjithatë fotografitë nuk
përcjellin realitetin e saktë, sepse, sa njerëz kanë hetuar ndryshim të
plotë me realitetin e fotografisë. Sa të rinj kanë dështuar natën e
dhëndërisë, kur nuk kanë hasur në fytyrat e vërteta të fotografive që kanë
parë, dhe kanë ngelur të befasuar nga fytyrat që janë gjetur para syve të
tyre. Gjendja e tillë për ta paraqet befasi të plotë dhe tronditje të
papërshkruar. Të tillët gjendjen e tillë fillojnë ta analizojnë në vete,
ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti, deri sa të
arrinë në përfundimin e martesës së tyre përmes shkurorëzimit - hallallit më
të urrejtur te All-llahu i madhërishëm. Çështjen e tillë është dashur që ta
shqyrtojmë dhe shërojmë qysh më parë, duke filluar prej asaj që e parasheh
Islami, shikimin e të fejuarve mes vete.
Edhe
pse nuk mungon respekti ynë ndaj traditave, duhet patur parasysh traditat të
cilat mund të jenë të dëmshme dhe të padëshiruara, dhe të cilat janë në
kundërshtim me atë që parasheh Islami, andaj medoemos duhet t`u bëjmë ballë
traditave të tilla, sepse ato nuk janë të zbritura nga All-llahu i
madhëruar.
Traditat e tilla, të shpikura nga vet njerëzit, pranojnë ndryshim dhe
ndërrim. Nëqoftëse edhe vetë fetvatë e dijetarëve islam pësojnë ndryshim me
ndryshimin e kohës dhe vendit, atëherë ç`mbetet për traditat e njerëzve. Pa
dyshim se sot gjendemi në një kohë dhe periudhë tjetër kohore, dhe gjendemi
në rrethana që dallojnë nga ato të mëparshmet. Në kohën moderne e shohim
gruan të arsimuar, gruan e cila hyn në zgjedhje të ndryshme, qofshin ato
parlamentare apo zgjedhje tjera, gruan e cila ballafaqohet me burrin dhe
lufton për pozita të ndryshme me të, gruan e cila është pjesëmarrëse dhe
anëtare e kuvendeve të universiteteve dhe fakulteteve të ndryshme, në
parlamente etj.
Medoemos duhet të kemi parasysh zhvillimin e traditave tona, e assesi nuk
duhet t`i ngurtësojmë ato, e të themi se janë nga të parët tanë
(baballarët)!
Të shikuarit e të
fejuarit të fejuarën
Patjetër jemi të detyruar që të lejojmë që i fejuari ta sheh të fejuarën e
vet, dhe të lejojmë që e fejuara të shohë të fejuarin. Kjo njëherit është
edhe ajo me të cilën erdhi Islami.
Kur
Mugire ibn Sha`b erdhi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e
lajmëroi se ishte fejuar me një grua prej Ensarëve, Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pyeti: “A e ke parë?”, kurse ai
tha: “Jo” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha:
“Shko dhe shihe atë, sepse kjo mund të jetë shkak për vazhdimësinë e
martesës mes juve.”
Shikimi reciprok i bashkëshortëve të ardhshëm nxit dashuri, vazhdimësi të
martesës dhe pëlqim të dyanshëm. Një gjë të tillë e urdhëroi Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem Mugiren dhe të tjerët. Një sahabi tjetër i
tha: “Shko shihe, sepse në sytë e grave ensare mund të vihet re diçka”
(sytë e ensareve nuk janë sikurse sytë e grave kurejshe, e ndoshta nuk të
pëlqen lloji i tillë i syve).
Medoemos duhet të udhëhiqemi sipas sunnetit të Pejgamberit tonë,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe sunnetit të sahabëve r.a.
Ibn
Abdull-llahu thotë se ishte fshehur nga gruaja e tij e ardhshme pas një
druri, derisa e kishte parë dhe e kishte pëlqyer, e e kishte kërkuar. Kjo na
bën me dije se lejohet të shikuarit e të fejuarës, edhe në qoftë se ajo për
këtë nuk dinë asgjë. Të shikuarit e të fejuarës assesi nuk guxon të nxitë
plagë të ndjenjave, siç do të kishte mundësi të ndodhë në thirrjet zyrtare,
ku të shikuarit bëhet në prezencën e të gjithëve, babait, nënës, vëllezërve
etj, e pas kësaj nuk pëlqehet nga ana e të riut. Pa dyshim se një gjë e
tillë nxit plagë në ndjenjat e femrës dhe nxit ndikim të keq. Këtë (të
shikuarit e jashtëm - nga jashtë) do të kishim mundësi ta shërojmë me anë të
planifikimit, përmes shokëve dhe familjeve.
Të
shikuarit nuk nënkupton vetëm se fytyrën, trupin apo dukjen e jashtme… Jo,
të shikuarit nënkupton shikim personal të çdonjërit, takim i dyanshëm dhe
bisedë mes tyre, sepse ndodhë që të mos pëlqehet zëri, të jetë zë që del nga
hunda apo të ngjashëm me të, ose mund të ndodhë që në mendjen e tyre të
haset diç që nuk pëlqehet, të jetë burrë llafazan apo grua llafazane, apo që
nuk kupton fare.
Të
shikuarit e njëri-tjetrit nuk nënkupton vetëm të shikuarit e fytyrës apo
trupit, por nënkupton diçka më përfshirëse, sepse qëllimi i të shikuarit të
njëri-tjetrit është njohja personale përmes takimit të tillë.
Medoemos duhet të pyesim
për gruan (me të cilën do të martohemi)
Martesa në Islam
konsiderohet gjë me rendësi të veçantë, të cilën Kur`ani famëlartë e emëroi
me fjalën “Besa e fortë”, siç e emëroi edhe Pejgamberllëkun me një emër të
tillë: “…dhe prej tyre (pejgamberëve) morrëm besën e
fortë.” Mbi lidhjen martesore, Kur`ani famëlartë tha: “Dhe si
mund të merrni atë, kur njëri-tjetrit iu keni bashkuar
(në një shtrat)
dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë.”
Martesa është lidhje, për të cilën Islami shpreh kujdes të veçantë, duke
dashur që lidhja e tillë martesore të fillojë me syçeltësi dhe sinqeritet, e
assesi me tradhëti dhe dyshim, në mënyrë që të jetë lidhje e fortë dhe e
përqëndruar.
Medoemos duhet që të dy palët të njihen mirë mes vete; burri është i
obliguar të pyesë për gruan të cilën dëshiron ta martojë, si dhe të pyesë
për familjen dhe rrethin ku ajo jeton, e assesi të mos mashtrohet përmes
pamjeve të jashtme të zbrazëta.
Në
shumë hadithe të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tërhiqet
vërejtja për gratë të cilat janë të bukura, mirëpo janë të rritura në vende
të fëlliqura. Kjo i ngjan pemës së bukur e cila është kultivuar në vende të
papërshtatshme dhe rreth të ndotur.
Ke
kujdes që të mos mashtrohesh nga pamjet e jashtme, e që pastaj të përjetosh
bela dhe fatkeqësi. Hulumto për një rreth të mirë dhe për një grua të mirë
dhe të bekuar, sepse vendi i mirë kultivon vetëm se gruan e mirë, kultivon
femrën e mirë; njeriu llogaritet bir i rrethit dhe bir i familjes.
Edhe
pse në disa raste hasen gjëra që janë jashtë të zakonshmes dhe ka
përjashtime, prap se prap njeriu duhet të veprojë me atë që është e njohur
dhe e përgjithshme.
Gruaja dhe familja e saj
janë të detyruar të pyesin për burrin
Siç
është detyrë e burrit të pyesë për gruan, njashtu është detyrë edhe për
gruan dhe familjen e saj që të pyesë për burrin e saj të ardhshëm. Nuk duhet
të jetë preokupim i tërë i tyre se i biri i kujt është ai, i biri i filanit
të filanit, sepse ndoshta babai i tij mund të jetë njeri i mirë, ndërsa i
biri të jetë njeri i keq, siç shohim në shumë vende të ndryshme një gjë të
tillë. Ndodhë që prindi të mos ketë pasë kujdes të madh për birin e tij,
andaj edhe është bërë ai njeri shkatërrues dhe çrregullues. All-llahu na
ruajtë. Siç ndodhë ta ketë përfshirë atë shoqëria e keqe dhe ta ket prishur,
e për këtë të mos dijë asgjë prindi.
Le të
mos jetë preokupim i tyre se sa ka trashëguar ai nga babai i tij, sa milion
posedon, sa janë të ardhurat e tij në bankë; le të mos jetë preokupim i tyre
paga e tij mujore… Edhe pse nuk ndalohen që të pyesin për këto gjëra, para
së gjithash le të pyesin: Sa është ai djalë fetarë - besimtarë? Sa është i
moralshëm? Çfarë sjellje posedon? Çfarë është lidhja e tij me Zotin e tij?
Çfarë janë raportet e tij me vëllezërit e tij? Çfarë është sjellja e tij me
njerëzit në tërësi?
Çdonjëri tregohet përmes biografisë dhe jetës së tij dhe asgjë nuk mbetet pa
u shfaqur, edhe në qoftë se mundohet që prej tjerëve ta mbulon atë.
Rrobet
e syfaqesisë shfaqin atë që është ndër të - e kur mundohesh të mbulohesh me
të, ato të shfaqin të zhveshur.
Pyet
për njeriun dhe mundohu ta njohësh atë përmes të vërtetës dhe realitetit;
pyet për të ata që e njohin, ata që dinë se ku gjendet dhe ku është.
Në
kohën e halifes Omer r.a. një njeri kishte ardhur për të dëshmuar për
korrektësinë dhe mirësinë e një njeriu tjetër, kurse Omeri e kishte pyetur:
“A je ti fqiu i tij i afërt, i cili di hyrjen dhe daljen e tij?”, ndërsa ai
iu kishte përgjigjur: “Jo.”
Pastaj
Omeri e kishte pyetur: “A mos vallë ke udhëtuar me të në ndonjë udhëtim të
gjatë dhe ke zbuluar moralin e tij?”, kurse ai kishte thënë: “Jo.”
Omeri
prapë e kishte pyetur: “A mos vallë ke bashkëpunuar me të përmes dinarit dhe
dirhemit - ku shihet devotshmëria e njeriut dhe lakmia e tij?”, e ai i
kishte thënë prap: “Jo.”
Omeri në fund e kishte
pyetur: “Me siguri e ke parë në xhami duke e prekur mus’hafin, duke lexuar
Kur`an, duke ngritë dhe ulë kokën e tij?”, e ai i ishte përgjigjur: “Po,
o emiri i muslimanëve.”
Atëherë Omeri i kishte
thënë: “Shko, se ti nuk je prej atyreve që e njohin! Dhe më sjell dikë që e
njeh atë mirë. Mos vallë vetëm se e ke parë në xhami duke prekur mus’hafin
dhe duke lexuar Kur`an thua se është njeri i mirë? Jo, por doemos duhet të
jesh i njohur me moralin (edukatën) dhe besimin e tij.” Mbi këtë, i Dërguari
i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Martojeni vajzën
me atë që do t`ua kërkonte, nëse do të ishit të kënaqur me sjelljen dhe fenë
e tij. Po
s`ia dhatë, do të shkaktohej ndonjë intrigë dhe grindje e madhe.”
Me
rendësi të veçantë janë feja dhe morali i tij, sepse nuk mjafton që njeriu
të jetë vetëm se prej atyre që falin pesë kohët e namazit, ndërkaq, ndoshta
posedon moral të keq, hidhërues, është person i cili për gjënë më të imët
hidhërohet, koprrac që nuk jep atë që i takon për të dhënë, ziliqar ndaj
njerëzve dhe urrejtës i tyre.
Me të
tillët, sa do që ata të falen dhe agjërojnë, shoqërimi nuk sjell dobi.
_____________
pjesa 5
-
Themelet e institucionit të ri
-
Zgjedhja e mirë dhe e bekuar
-
Mehri, e drejtë e parë e gruas
-
Mehri më i mirë është më i lehti dhe më i pakti
-
Dasma dhe shpallja e martesës
-
Rregullat dhe bazat e martesës dhe bashkëshortësisë
-
Çoni jetë të mirë me to
-
Më i miri prej jush është ai i cili është më i miri për gruan e tij
(familjen)
-
Detyrë e burrit është të jetë i sjellshëm dhe i butë ndaj bashkëshortes
-
E drejta seksuale
Themelet e institucionit
të ri
Vëllezër musliman!
Gruaja është
bashkëshortja të cilën All-llahu fuqipotë e krijoi që të jetë prehje në
shtëpi dhe themel i dashurisë dhe mëshirës. All-llahu i madhëruar në
Kur`anin famëlartë thotë: “Dhe nga faktet
(e madhërisë së) e Tij është që për të
mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë),
ashtu që të gjeni prehje tek ato, dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë.
Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”
All-llahu i lartësuar e bëri krijimin e gruas një nga faktet dhe argumentet
e Tij, ashtu siç bëri argument dhe fakt krijimin e Tokës dhe qiejve. Ai
poashtu krijoi njeriun nga dheu, dhe e bëri fakt nga faktet dhe argumentet e
Tij, si dhe bëri që të dy palët (gruaja dhe burri) të jenë të bashkuar në
“besë të fortë” në sheriatin që rrjedh nga All-llahu fuqiplotë.
Gruaja braktisë
babain, nënën, vëllezërit dhe të gjithë të afërmit tjerë, për t`ju
bashkangjitur burrit, dhe të njëjtën e bën edhe burri, vetëm e vetëm për të
qenë së bashku një bashkësi e re dhe një institucion i ri, i ngritur mbi
themelet e lidhjes së shenjtë të cilën All-llahu i lartëmadhëruar e quajti
“Besë e fortë”
Jeta e
re e tillë, medoemos duhet të jetë e ngritur në baza të shëndosha dhe
themele të forta, që të mos lëkundet asnjëherë dhe të mos kenë mundësi t’i
bëjnë dot gjë as erërat, as stuhitë e forta!
Zgjedhja e mirë dhe e
bekuar
Zgjedhja e mirë dhe e bekuar do të jetë vetëm atëherë kur të fillojmë me
emrin e All-llahut dhe bereqetin e Tij, kur burri zgjedh gruan e mirë dhe të
bekuar, dhe kur gruaja dhe familja e saj zgjedhin burrin e mirë dhe të
bekuar. Poashtu, zgjedhja e tillë fillon me istihare (duke falur namazin e
përcaktimit të zgjedhjes) dhe konsultim, sepse nuk ka humbur gjë ai që falë
namazin e tillë, e as që është penduar ai që këshillohet dhe konsultohet.
Njeriu është i obliguar që për çdo çështje me rëndësi të kërkojë zgjedhje të
mirë nga Krijuesi, ndërkaq të konsultohet me krijesën. Ai obligohet të falë
namazin e istihares, namaz i cili përbëhet prej dy rekatesh, pas të cilit
pason duaja e njohur dhe e transmetuar në dy librat më të besuara të
hadithit, Buhari dhe Muslim, ku i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem thotë: “O All-llahu im, unë kërkoj të zgjedhish me
dijen Tënde dhe të caktosh me caktimin Tënd, dhe kërkoj të më dhurosh nga
dhuntia Yte e madhe. Ti je Ai që cakton e jo unë, Ti je Ai që di e jo unë,
dhe vetëm Ti je njohës i të fshehtave. O All-llahu im, nëse martesa ime me
filanen, bijën e filanit (ndërkaq ajo thotë: me filanin, birin e filanit)
është e mirë për mua në fe, në jetë dhe pasojat që vijnë prej saj (prej
tij), ma bën të mundshme atë, ma lehtëso, pastaj edhe ma beko atë. E nëse
kjo çështje është e keqe për mua në fe, në jetë dhe pasojat që vijnë prej
saj (prej tij), më largo mua prej kësaj dhe ma mundëso hajrin kudo që të
jetë ai, dhe pastaj më bën të jem i kënaqur me të.”
Namazi
i tillë bëhet me shkas që All-llahu ta udhëzojë atë në çështjet më të mira
dhe më të bekuara, dhe nuk është e domosdoshme që pas namazit dhe duasë së
tillë të shihen ëndërra apo diç të ngjashme, por me rëndësi është që t`u
qasemi çështjeve me zemër dhe gjoks të hapur, dhe me lehtësi të dhuruar prej
All-llahut, sepse lehtësimi i çështjeve argumenton bereqetin e All-llahut të
madhëruar.
Ai
gjithashtu obligohet që edhe të konsultohet me të tjerët, me njerëzit të
cilëve u beson në mendime, emanet (besnikëri) dhe fe. Ai nuk duhet ta
konsultojë atë që hamendet, e as që duhet t’i konsultojë ata që nuk ia duan
të mirën, apo ata që nuk posedojnë fe. Të tillët nuk konsultohen, e as që u
lihet diç në emanet, qoftë ajo çështje fesë apo e botës. Jemi të obliguar që
të konsultohemi me njeriun i cili din të orientojë, me njeriun që është
besnik, me atë që e thotë të vërtetën për hirë të All-llahut dhe duke pasë
dronë vetëm Atij. Mendimet e tij janë të logjikshme, të shprehura me butësi
dhe fjalë të mira.
Fatime
bint Kajs e konsultoi të dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem kur për martesë e kishin kërkuar dy nga shokët e Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, njëri ishte Muavije ibn ebi Sufjan kurse
tjetri Ebu Xhehm.
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Për sa i
përket Muavijes, ai është i varfër, nuk ka pasuri dhe nuk posedon dot gjë,
pasurinë e ka të babait, ndërkaq, Ebu Xhehmi është njeri i cili asnjëherë
nuk e lëshon shkopin nga qafa (është njeri i cili çdo punë e kryen me
shkop).”
Fatime
bint Kajs nuk u martua për asnjërin nga ta, por u martua me Usame bin
Zejdin.
Në
këtë mënyrë duhet konsultuar njeriu.
Mehri, e drejtë e parë e
gruas
Pasi
të mbarojë martesa dhe lidhja e kurorës, edhe atë me emrin e All-llahut dhe
bereqetin e Tij, pasojnë të drejtat dhe obligimet e njërit bashkëshort ndaj
tjetrit.
E drejta e parë nga
të drejtat e gruas, është e drejta që duhet plotësuar nga ana e burrit. Kjo
e drejtë është Mehri - garanca e kurorës dhe dhurata, siç thotë All-llahu i
madhëruar në Kur’an: “Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre
(nikahun)
më të
mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë
hane atë hallall të mirë.”
Sasinë
e mehrit - dhuratës së kurorës - në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem e hasim të ndryshme, siç hasim thënien e të Dërguarit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thënë shokut të tij: “Kërko të gjesh
(për dhuratë nikahu) qoftë edhe një unazë prej hekuri.” Megjithatë,
sahabiu i ndershëm nuk pati mundësi të gjejë dot as unazë prej hekuri, për
ç’arsye Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e martoi me atë që
kishte me vete nga suret e Kur`anit famëlartë, atë që ai e kishte nxënë
përmendësh nga Kur`ani, edhe atë duke i thënë: “Të martuam ty me atë që
ke mësuar përmendësh nga Kur`ani (domethënë, e ke për detyrë t’ia mësosh
bashkëshortes tënde atë që di nga Kur’ani).”
Mehri
i tillë është mehër shpirtëror, e assesi material. Andaj dijetarët islam
thanë: “Nuk ekziston sasi minimale e mehrit.”
Ekzistojnë raste të martesës me 400 dhe 500 dirhem, siç ekzistojnë raste të
martesës me 4000 dirhem.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e martoi Ummu Habiben, bijën e
Ebu Sufjanit, pasi që burri i saj kishte reneguar nga feja islame (All-llahu
na ruajtë), ndërsa ajo kishte mbetur vetëm. Ajo gjendej në Abisini, pasi
kishte emigruar në atë vend së bashku me bashkëshortin, ndërkaq Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e nderonte pasi që ajo gjendej larg
vendlindjes dhe se ishte bijë e zotëriut të Kurejshëve, Ebu Sufjanit.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i dërgoi letër Nexhashiut, në të
cilën i shkruante që ta martojë Ummi Habiben për të (Pejgamberin). Nexhashiu
e nderoi Ummi Habiben e cila u gëzua pa masë për ofertën e Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i dhuruar asaj dhurata me sasi prej
4000 dirhemësh, si dhe përgatitje tjera.
Ekzistojnë raste të martesës edhe me një pancir (mbulojë për mbrojtjen e
trupit). I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur e
martoi bijën e vet më të dashur, Fatimen me Aliun r.a., i tha atij: “Ç`ke
me vete?”, ndërkaq, pasi Aliu nuk kishte pasuri, iu përgjigj: “Kam
pancirin mbrojtës në të cilin thehen shpatat.” Atëherë Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Atëherë, jepja asaj atë
mburojë.”
A thua
çfarë do të bënte një grua me mburojën e tillë, pos që rasti i tillë na bën
të kuptojmë se mehri është dhuratë simbolike, sepse ekzistojnë raste kur i
Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem martoi disa nga
shokët e tij pa kurrfarë sasie të mehrit.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha një sahabiu: “A do ta
martosh filanen? A pranon që ta kesh për bashkëshorte?”
Sahabiu tha: “Po
, o i Dërguari i All-llahut.”
Pastaj
i tha gruas: “A do të martohesh për filanin.”
Gruaja tha: “Po,
o i Dërguari i All-llahut .”
I
Dërguari i All-llahut i bashkoi ata dy pa mos e obliguar aspak mehrin.
Pas
përfundimit të paqes së Hudejbisë, çdonjërit që ishte pjesmarrës në paqen e
tillë u takoi nga një pjesë e tokës së Hajberit, tokë e cila u takoi
muslimanëve pas fitores së tyre ndaj jehudëve të atij vendi. Edhe sahabiut
të lartëpërmendur i takoi një pjesë në Hajber, e pasi iu afrua atij vdekja
tha: “Me të vërtetë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më martoi me
filanen duke mos paguar dot gjë nga mehri për te. Ju dëshmoj se mehri i saj
është pjesa ime e tokës së Hajberit.” Më vonë gruaja e tij ndershme e kishte
shitur këtë tokë në vlerë prej 100 mijë dirhemësh.
Filloi
me asgjë, kurse mbaroi me 100 mijë dirhem.
Mehri më i mirë është më
i lehti dhe më i pakti
Sidoçoftë, i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e
lavdëron sasinë e lehtë dhe të pakët të mehrit, duke thënë: “Më e mira e
mehrit është më e pakta.”
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk dëshiron që
njerëzit t’i detyron në gjëra të padëshiruara, ashtu siç veprojnë disa
njerëz në kohën moderne, njerëz të cilët e teprojnë në sasinë e mehrit, e me
këtë e pengojnë rrugën e hallallit dhe martesës. Njerëzit janë ata të cilët
ia vështirësuan vetes rrugën, të cilën All-llahu e bëri të lehtë për ta. Mu
për këtë, i thërrasim muslimanët që t’i lehtësojnë shtrenjtimet në mehrin e
vajzave të tyre.
Omeri
r.a. qëndroi në minberin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe
thirri njerëzit në lehtësimin e mehrit duke thenë: “Po të ishte nderë në
këtë botë ose shpërblim në botën tjetër, me siguri se më i vlefshmi për të
do të ishte vet Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirëpo ai nuk
dha mehër për ndonjërën nga gratë e tija më tepër se 400 ose 500 dirhem, po
as që martoi ndonjërën nga bijat e tija me këtë sasi apo më tepër se kjo. Ai
e martoi Fatimen r.a. duke pranuar për mehër mburojën e Aliut r.a.”
E drejtë e parë e
gruas është mehri. Në momentin e parë kur burri hynë me gruan e tij, asaj i
takon i tërë mehri, e në qoftë se nuk hynë me të, gjysma e mehrit: “E
nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një
caktim
(kurorës),
atëherë duhet t`u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju
falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës.”
Në
qoftë se burri vdes para se të ketë kontakt me gruan e tij, asaj i takon i
tërë mehri. Këtë e obligon Islami .
Në disa vende të botës,
siç është India,
gruaja është ajo e cila duhet të paguajë sasi të pasurisë për burrin. Për
fat të keq, edhe muslimanët në Indi, Pakistan, Bangladesh dhe në disa vende
tjera pasuan rrugën e politeistëve, duke bërë që bija muslimane të jetë ajo
e cila do të paguajë sasinë e pasurisë për burrin, edhe atë duke marrë
parasysh se cilës familje i takon (sasia e mehrit varet nga shtresa
familjare). Në disa raste burri është ai i cili kërkon nga babai i bijës
shtëpi, banesë apo vilë. Në qoftë se dikush ka më tepër bija, ato paraqesin
barrë dhe fatkeqësi për të.
Pa dyshim se një gjë
e tillë nuk është prej Islamit, sepse gruaja është ajo e cila merr:
“Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre më të mirë…”
“Më të mirë”
- ka për qëllim dhuratën më të
bekuar dhe dhuratën e dashur : “…e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju
falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë.” Pasiqë mehri
është e drejtë ekskluzive e femrës, asaj i takon që nga vullneti i vet t`i
falë diçka burrit apo babait.
Babait
nuk i takon assesi që të merr mehrin e bijës tij, edhe pse disa prindër e
bëjnë një gjë të tillë, dhe mu për këtë disa prej tyre e shtrenjtojnë sasinë
e mehrit, sepse në këtë rast ata janë fitues. Një gjë e tillë, pa dyshim,
nuk është e lejuar dhe e pengon martesën e bijës, gjë e cila sjell që bija
të mbetet e pamartuar në shtëpinë e babait, e pa dyshim se një gjë e tillë
është zullum dhe padrejtësi.
Dasma dhe shpallja e
martesës
E
drejtë e gruas është mehri, i cili i takon vetëm asaj, siç është e drejtë e
saj që në momentet kur burri dëshiron të hyjë me të, të shpallë martesën e
tyre. Mu për këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha:
“Shpalleni martesën tuaj dhe bini dajres (për dasëm).” Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e lejoi rënien e dajres, po bile edhe e
pëlqeu një gjë të tillë në këso raste, me qëllim që të jetë kjo njohje e
njerëzve për një gjë të tillë të cilën Islami e lavdëron, nxitë dhe në të
cilën thërret.
Aisha r.a. kishte
martuar një vajzë nga të afërmit e saj me një burrë nga ensarët, ndërkaq
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e kishte pyetur: “Aishe, a
pati te ta dëfrim, sepse ensarët janë popull që u pëlqen dëfrimi.”
Ensarët ishin popull të cilit i pëlqente dëfrimi dhe kënga, kurse Aisha r.a.
iu përgjigj: “Jo, o i Dërguari i All-llahut, nuk pati kurrfarë dëfrimi.” Ai
atëherë tha: “Po
përse nuk dërguat bashkë me nusen ndonjë vajzë të këndojë!”
Vëreni
këtë shpirt të mirë dhe tolerant të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem. Ai nuk dëshiron martesë të heshtur, por dëshiron martesë të
shpallur në të cilën është shfaqur gëzimi dhe dëfrimi.
E
drejtë e gruas dhe e burrit është që të dy të jenë të kënaqur me martesën
dhe dasmën e tyre, si dhe të shfaqin këngë duke i rënë dajreve, duke mos e
tepruar dhe duke mos tejkaluar kufijtë e hallallit në haram, siç bëjnë sot
disa njerëz të cilët për dasmat e tyre thërrasin këngëtare dhe grupe
vallëzuese e me këtë tejkalojnë kufijtë. Jo… medoemos veprat tona duhet të
ngelin të kapura për Islamin, të lidhura për urdhërin e hallallit dhe
haramit, dhe nuk guxojmë të tejkalojmë kufijtë e hallalit e të kalojmë në
haram.
Rregullat dhe bazat e
martesës dhe bashkëshortësisë
Në
momentin kur burri përgatitet për të hyrë me gruan e tij në bashkëshortësi,
duhet patur parasysh disa rregulla të parapara. Ai hyrjen e tij duhet
filluar me Bismilah (me emrin e All-llahut) dhe me lutje (dua). Pos tjerash,
ai falë dy rekate namaz së bashku me bashkëshorten, apo falin namazin e
jacisë së bashku, sepse të kënaqurit me hallall nuk do të thotë braktisje
apo lënie të farzeve. Si do të ishte e mundshme që njeriu të hyjë në këtë
natë me bashkëshorten e tij, ndërsa ka lënë farzin e All-llahut?!
Ai
medoemos duhet t’ia bëjë me dije bashkëshortes së tij se ata dy janë duke
formuar një shtëpizë muslimane, kurse shtëpia muslimane në rradhë të parë
ngritet mbi farzet e All-llahut, në të respektuarit e tyre dhe në ruajtjen e
kufijve të hallallit dhe haramit. Rregull i parë i shtëpisë së ardhshme do
të jetë namazi, e mu për këtë është sunnet që burri posa të hyjë te
bashkëshortja e tij ta ve dorën e tij të djathtë në kokën e gruas dhe të
thotë: “All-llahu im, kërkoj prej Teje të mirën e saj dhe kërkoj mbrojtje
nga e keqja e saj.” E drejtë e gruas është që edhe ajo të thotë një gjë të
tillë.
Çdo
gjë në Islam fillon me emrin e All-llahut, dhe çdo gjë që fillon pa emrin e
Tij është vepër e shëmtuar, po bile edhe marrëdhëniet bashkëshortore. Në
momentet kur burri kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij, ai nuk duhet
të harrojë të përmendurit e All-llahut të madhëruar. Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kur dikush dëshiron të ketë
kontakt me gruan e tij, le të thotë: “O All-llahu im, largoje shejtanin prej
nesh dhe largoje shejtanin nga ajo me të cilën do të na furnizosh”, sepse
kur do të vijë për të lindë foshnja, atë e mbron All-llahu nga shejtani.”
Me
lutjen e tillë duhet bashkuar materja me shpirtin, duhet bashkuar jeta me
dhikrin e All-llahut.
Kjo
është çështja e njeriut musliman.
Çoni jetë të mirë me to
Pas kësaj, e drejtë e
gruas është jeta e mirë me të, apo thënë më mirë, kjo është e drejtë e të dy
bashkëshortëve. All-llahu i madhëruar thotë: “Çoni jetë të mirë me to.
Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira
në një send që ju e urreni.”
Jeta e mirë nënkupton
shumë gjëra, ndër të cilat është edhe shpenzimi i mirë dhe i bekuar në
familje: “I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe
veshmbathjen e tyre
(gruas)
ashtu siç është rregulli.”
Pa dyshim se jeta e
mirë dhe e begatshme varet edhe nga burri në burrë, apo nga rrethi në rreth:
“… pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij.”
Pasanikut i takon që
të banojë në shtëpi që i takon pozitës dhe vendit të tij, ndërkaq të
varfërit nuk i kërkohet një gjë e tillë, pos sipas mundësisë: “All-llahu
nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.”
Çdo
njeri duhet të sillet sipas mundësive që ka, ai i cili posedon mundësi që të
banon në vilë, duhet banuar në vilë, e nëse ka mundësi për pallat, atëherë
le të banon në pallat, nëse është udhëheqës i lartë. Çdo njeri duhet të
sillet sipas mundësive reale që ka. Nuk i lejohet të pasurit që të ngushton
shpenzimin ndaj gruas së tij, ndërkaq as nuk i lejohet të varfërit që ta
vështirëson gjendjen e vet, dhe nuk është mirë që gruaja të kërkojë nga
burri atë që ai nuk e posedon dot, duke dashur të jetë si gruaja e filanit
dhe filanit.
Burri
obligohet që të shpenzon në shtëpinë bashkëshortore, në haje, pije,
veshmbathje dhe vendbanim, si dhe në tërë atë që kërkon rrethi dhe tradita e
pasur, vetëm e vetëm të arrihet jeta e qetë, e përsosur dhe e përshtatshme.
Kjo njëherit paraqet jetë të mirë me to.
Jeta e
mirë nuk nënkupton vetëm se të kufizuarit në të mirat dhe shpenzimet
materiale, sepse, të shumtë janë ata që shpenzojnë pasuri materiale në gratë
e tyre mirëpo në shtëpi nuk hyjnë ndryshe pos me fytyrë të vrenjtur. Gruaja
e gjorë prej tij nuk dëgjon dot një fjalë të mirë, e as që sheh buzëqeshje
në buzët e tija; fytyra e tij është gjithmonë e vrenjtur dhe errësuar dhe
nuk sheh dot shkëlqim në të, dhe kështu ajo vazhdon të jetojë jetë të zymtë,
sikur të jetë xhehennem i përhershëm. All-llahu na mbrojtë prej jetës së
tillë.
A thua
çfarë vlere do të kishin pasuria dhe shpenzimet, çfarë vlere do të kishte
pallati apo vila, kur jeta e saj do të ishte në vetmi, sepse bashkëshorti i
saj jeton i veçuar prej saj, i nxënur me punët e tregtisë dhe punët e tija,
apo me shokët dhe dashamirët e tij, ose me epshet dhe dëfrimet e tija në
haram, ose…ose..!
Gruaja
e tillë është grua e gjorë, grua e cila nuk e gjen bashkëshortin e saj; ajo
e gjen pasurinë e bashkëshortit, mirëpo nuk e gjen dot atë vet.
A thua
çfarë vlen e tërë kjo?!
Më i miri prej jush
është ai i cili është mi i mirë për gruan e tij (familjen)
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Më i miri
prej jush (më i dobishmi) është ai i cili është më i mirë për
gruan e tij (familjen), e unë jam më i miri prej jush për familjen
time.”
Besimtari më i
vlefshëm dhe më i mirë është ai i cili është më bamirësi ndaj familjes së
vet. Një gjë e tillë paraqet kriterium dhe peshojë në të cilën shihet qartë
sinqeriteti i besimit (imanit). Sinqeriteti i besimit shfaqet në sjelljet e
burrit ndaj familjes së tij, si do të sillet me ta dhe si do t’i kryen
obligimet dhe detyrat ndaj tyre. Në këtë shumica e burrave dallojnë nga
njëri-tjetri. Më i miri prej të gjithëve është Pejgamberi sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, i cili paraqet shembull të përkryer dhe pasqyrë për
muslimanët: “Ju e kini shembullin më të lartë në të dërguarin e
All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën
tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh
All-llahun.”
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është shembulli më i
mirë dhe më i lartë për bamirësinë në jetën bashkëshortore. All-llahu i
madhëruar deshi që Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një periudhë
të jetës së vet të jetë bashkëshort i vetëm një gruaje, Hatixhes r.a., me
qëllim që të dimë se si duhet vepruar njeriu me një grua. Ndërkaq, një
periudhë tjetër të jetës ai jetoi me më shumë se një grua, në mes të cilave
kishte të vjetra dhe të reja, beqare dhe të martuara, arabe dhe jo arabe, me
fëmijë dhe pa fëmijë.
Që të dy
bashkëshortët obligohen të çojnë jetë të mirë mes vete. Një ndër të mirat e
tyre është të urdhëruarit e burrit familjen e tij për të mirë, si dhe t`ua
mësojë të mirën, siç thotë All-llahu i madhëruar: “O ju që besuat, ruane
veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë
njerëzit dhe gurët.”
Ali
ibn ebi Talibi tha: “Mësoni atyre (grave të juaja) të mirën, si dhe mësoni
të mirën familjes suaj.”
All-llahu i madhëruar
thotë: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, edhe ti vet vazhdoje atë,
ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim
(për ty as për familjen tënde), Ne të
furnizojmë ty (dhe ata),
ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.”
Urdhëro familjen tënde
të falë namaz, sepse ti je përgjegjës për ta: “Çdonjëri prej jush është
bari, dhe
çdonjëri do të përgjigjet për tufën e tij.”.
Medoemos duhet të urdhërosh familjen tënde në namaz dhe vet të vazhdosh në
të, e mos thuaj: I thashë dy apo tre herë e pastaj e lashë, jo… duhet të
jesh durimtarë në vazhdimësinë në të.
Është
domosdoshmëri e parë e besimtarit që në rradhë të parë ta martojë atë femër
e cila është e namazit. Nëse ndodh që ai veçse më të ketë zgjedhur
bashkëshorten e tij, e para kësaj të mos ketë qenë i interesuar për namazin,
apo ta kishte udhëzuar All-llahu pastaj dhe të bëhej i përpiktë ndaj farzeve
të Tij, ai medoemos duhet të orvatet që edhe bashkëshortja e tij të vendoset
në rrugën e tij, në rrugën e hajrit, në rrugën e ndihmës reciproke për
ndërtimin e shtëpisë së kërkuar muslimane, shtëpi e formuar mirë dhe shtëpi
që prodhon djem dhe vajza, e pa dyshim se një gjë e tillë nuk do të mund të
arrihet në mungesë të nënës, e as që mund t`i besohet ky rol një gruaje e
cila nuk zbaton detyrat ndaj All-llahut, nuk zbaton obligimet e saja ndaj
Zotit. Një grua e cila tradhëton All-llahun nuk është larg mendjes se do të
tradhëton edhe bashkëshortin apo fëmijët e saj, ose do të shfaq moskujdes në
edukimin e fëmijëve.
Detyrat ndaj All-llahut janë në rend të parë për t`u kryer, e pastaj të
tjerat. Bashkëshorti obligohet që të tregon kujdes të veçantë ndaj
bashkëshortes së tij dhe me te të sillet me butësi dhe durim.
Detyrë e burrit është që
të jetë i sjellshëm dhe i butë me bashkëshorten e tij
Burri obligohet të
jetë i sjellshëm dhe i butë ndaj gruas së vet, bamirës, dëgjues i rrëfimeve
dhe bisedave të saja, ashtu siç veproi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem me dëgjimin e Aishes r.a., e cila po i fliste atij mbi kuvendimet e
njëmbëdhjetë grave, të cilat i cilësonin burrat e tyre me cilësi të
ndryshme, në hadithin e njohur të transmetuar në Buhari. Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e dëgjonte me vëmendje të plotë çdo fjalë
të saj, duke mos shfaqur bezdi, por butësi të plotë dhe sjellje të përkryer.
Ekzistojnë të tillë të cilët nuk kanë durim të dëgjojnë bisedat e grave të
tyre, andaj edhe nuk ngurrojnë për t’i heshtur duke u thënë: “Hesht, hesht”,
sikur gruaja e tillë të mos posedon kurrfarë vlere. Pa dyshim se jeta
bashkëshortore nuk ngritet mbi këtë. Jeta bashkëshortore nënkupton
përputhshmëri të plotë mes të dyve dhe pëlqim ideal. All-llahu i madhëruar
thotë: “Prej juve krijoi (palën tjetër).” Pra
gruaja është pjesë e vetes sonë: “Ai krijoi nga vet lloji juaj palën
(gruan),
ashtu që të gjeni prehje tek ato…”
Themelet e jetës
bashkëshortore i paraqesin prehja, dashuria dhe mëshira e ndërsjellë.
All-llahu i madhëruar thotë: “…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje
për to.”
Gruaja për burrin
është sikurse petku, por edhe burri për gruan është sikurse petku, që
mbulojnë njëri-tjetrin, petk i cili nënkupton mbulojën, mbrojtjen,
ngrohtësinë, zbukurimin dhe zinetin. Ky është kuptimi i ajetit kur’anor:
“… ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për to.” Petk i cili
nënkupton afrimin dhe bashkimin e të dyve.
Që të
dy nuk munden njëri pa tjetrin.
E drejta seksuale
E drejtë e të dy
palëve janë marrëdhëniet seksuale (intime). Nuk lejohet që burri të shfaqë
moskujdes ndaj marrëdhënieve të tilla dhe ta braktisë gruan, e as që lejohet
që gruaja të ndalohet nga burri i saj pa arsye. All-llahu i madhëruar thotë:
“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të
dëshironi, por përgatitni për vetën tuaj…”.
Marrëdhëniet seksuale
janë e drejtë e të dy palëve edhe gjatë ditëve të agjërimit (në netët e
tyre), ditëve të ngritjes shpirtërore. All-llahu i madhëruar thotë:
“Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për
ju dhe ju jeni prehje për ato.”
Islami lejoi
marrëdhëniet seksuale edhe në netët e agjërimit, apo afrimin e burrit te
gruaja e tij. Në këtë nuk ka asgjë të keqe dhe të papëlqyeshme, pos në kohët
e caktuara, siç janë ditët e menstruacioneve: “Të pyesin ty për
menstruacionin
(hajzin). Thuaj: Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave
gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie)
derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u
ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej
punëve të ndyta dhe të neveritshme.”
Mu për
këtë, i Dërguari i All-llahut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
ndaloi që burri të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij në ditët e
menstruacioneve, por theksoi se nuk është mëkat apo e ndaluar që ai të
kënaqet me të jashtë vendmbjelljes. Jehudët, kur gratë e tyre ishin në ditët
e menstruacioneve, largoheshin tërësisht nga ato; burri rrinte në një dhomë,
ndërkaq gruaja në një dhomë tjetër, dhe ai nuk hante dot me të, e as nuk
pinte, sikur ajo të ishte e papastër, e nëse hante ajo nga një enë, ai nuk
hante nga ena e tillë, si dhe nëse pinte ajo nga ndonjë gotë, ai nuk pinte
nga gota e tillë. Të krishterët vepruan krejtësisht kundër kësaj, dhe ata
nuk i ndaluan aspak marrëdhëniet intime gjatë ditëve të menstruacioneve të
grave të tyre.
Islami
vuri mesin e artë: i lejoi burrit që t`i afrohet gruas dhe të kënaqet me të,
mirëpo larg vendmbjelljes (organit seksual), si dhe i lejoi afrimin jetësor
me të (jo sikur jehudët të cilët largoheshin nga gratë e tyre në çdo
aktivitet ditor).
I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha Aishes r.a.:
“Më jep mbulesën tënde.” Ajo tha: “O i Dërguari i All-llahut, unë jam
në ditët e hajzit (menstruacionit).”
Ai
tha: “Menstruacioni yt nuk është në dorën tënde.”
Aisha
r.a. pas kësaj thotë: “Unë pija ujë nga ena ime, ndërsa Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem mirrte enën time dhe e vinte gojën e tij në
vendin ku unë e kisha vënduar për të pirë ujë.”
Sjellja e tillë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem shfaq
dashurinë dhe butësinë e tij ndaj saj, si dhe bën njëkohësisht që ajo të
ndjen dashurinë e tij.
Të
Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e gjejmë me sjellje
të buta dhe të mira në çdo aspekt. Ai bënte gara (vrapimi) me Aishen r.a. Në
fillim të martesës së tyre Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
kishte vrapuar me të dhe ajo ia kishte kaluar. Aisha r.a. në atë kohë ishte
e re dhe e dobët me peshë, ndërkaq kur u bë më e rëndë dhe vrapuan sërish,
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia kaloi asaj, dhe i tha:
“Kjo është për atë ( për herën e parë që ma kalove).”
Besimtari duhet të
ketë sjellje të mirë me bashkëshortën e tij, siç duhet që edhe gruaja të
ketë sjellje të mirë ndaj bashkëshortit të vet. Që të dy kanë obligim
reciprok mes vete, bazë e të cilit është fjala e All-llahut të madhëruar:
“Grave u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e
burrave u takon një përparësi ndaj tyre.”
|