Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

                                       Islami fe e Paqes
                                       Jusuf el Kardavi

 

                                     - Ne jemi tė parėt qė e pėrshėndesin paqen

- Kur`ani famėlartė e cilėson Islamin me paqe

- Islami me doktrinat e tij (besimin) ngriti paqen individuale

- Islami, fe e natyrės njerėzore

- Besimtari jeton nėn pėrkujdesin e All-llahut

- Me tė vėrtetė besimtarėt janė vėllezėr

- Ēdo gjė qė ėshtė nė gjithėsi i ėshtė nėnshtruar njeriut

- Paqeja fillon nga ndėrgjegja e njeriut


Ne jemi tė parėt qė e pėrshėndesin paqen

Vėllezėr musliman!

Kombet e Bashkuara kėtė vit e shpallėn vit tė “Kulturės sė paqes”, se njerėzit duhet tė jetojnė mes vete me kulturė tė paqes, nė vend se tė pėrdorin kulturėn e luftės. Pa dyshim se ne jemi tė parėt tė cilėt mirėpresim njė paqe tė tillė, nėse ajo ėshtė paqe e vėrtetė, paqe e drejtė ku ēdo njėrit i jipet ajo qė e meriton, ku zullumēarit i pengohet zullumi, ndėrsa tė uzurpuarit i kthehet e uzurpuara.

Islami ėshtė fe e paqes sė vėrtetė, e assesi paqes sė trilluar; ajo nuk ėshtė fe e paqes, nga e cila njerėzit bėhen qesharak, nuk ėshtė fe e paqes e cila vjedhėsit i jep atė qė ka vjedhur. Paqen e vėrtetė drejt muslimanėve e pėrkrahim me pėrkrahje tė plotė. Ėshtė e vėrtetė se ata na akuzojnė se ne muslimanėt jemi popull apo ummet i luftės, se Islami ėshtė pėrhapur me shpatė dhe se ummeti islam nuk njeh asgjė tjetėr pos shpatės. Kjo pa dyshim paraqet trillim dhe shpifje pėr ummetin islam dhe trillim pėr fenė e shenjtė - Islamin, sepse shpata nuk hap dot zemrėn e as mendjen; ajo ndoshta ēliron dhe uzurpon tokėn, mirėpo asnjėherė nuk do tė hap mendjet dhe zemrat pėr tė besuar… Nuk ėshtė shpata ajo e cila bėn njė gjė tė tillė.

Islami qysh prej ditės sė parė e nxorri shpatėn nga kėllėfi, edhe atė vetėm kur pėrballė kishte armikun i cili e luftoi atė po me shpatė dhe ashpėrsi.

Islami e nxorri shpatėn pėr vetėmbrojtje, pėr mbrojtjen e shenjtėrive tė tij dhe thirrjes, ndaj sė cilės qėndruan pėrballė armiqtė, duke u orvatur qė ta pengojnė.

Muslimanėt e Mekes trembėdhjetė vite tė plota qėndruan nėn thundrėn e ashpėrsisė sė dėnimeve dhe fatkeqėsive, duke thithė idhtėsinė e mjerimit dhe dhembjes, duke u munduar nga ēdo anė. Ata, tė rrahur, tė plagosur dhe me eshtra tė thyer vinin te i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i thonin: “O i Dėrguari i All-llahut, na lejo qė tė marrim armėt e ta mbrojmė veten tonė“, kurse ai u thoshte: “Mosni (ndaleni veten tuaj nga armėt - mos ngritni duart e juaja ndaj tyre), mos bėni njė gjė tė tillė dhe faleni namazin.”

Kėshtu, derisa nuk lejoi All-llahu i madhėruar qė muslimanėt tė jenė tė lirė pėr ta mbrojtur vetveten dhe derisa atyre nuk iu lejua lufta, kur All-llahu i madhėruar zbriti: “Atyre qė po sulmohen me luftė, u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė e padrejtė, e All-llahu ka fuqi pėr t`u ndihmuar atyre (muslimanėve). ( U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: ‘All-llahu ėshtė Zoti ynė!’ u dėbuan prej shtėpive tė tyre pa kurrėfarė tė drejte…”

Muslimanėt janė ata tė cilėt u persekutuan dhe pėrjetuan mundime e padrejtėsi, tė cilėt u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe pasurisė pa kurrėfarė faji dhe mėkati tė bėrė, pos qė thanė: “All-llahu ėshtė Zoti ynė!”

Krimi i tyre ishte deklarimi i Njėsimit (tevhidit) tė All-llahut dhe mėnjanimi dhe rrefuzimi i putave dhe zotėrave tė trilluar tė cilėt nuk posedojnė fuqi pėr tė sjellur dėm ose dobi dhe tė cilėt as qė japin jetė e as qė sjellin vdekjen.

Mėkati i muslimanėve qe: “… vetėm pse thanė: “All-llahu ėshtė Zoti ynė!”

 

Kur`ani famėlartė e cilėson Islamin me paqe

All-llahu i lartėsuar nė Kur’anin famėlartė thotė: “O ju qė besuat, hyni nė Islamin (paqen) tė tėrėsishėm, e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik i juaj i hapėt.”

Islami nė ajetin pėrkatės komentohet me “Paqe” - e cila e kaplon tėrė gjithėsinė. Kur`ani famėlartė e krahason Islamin me paqe, sepse ai paraqet paqe pėr njeriun… paqe pėr vetė atė dhe shtėpinė e tij, paqe pėr shoqėrinė dhe pėr tė gjithė atė qė e rrethon.

Nga emrat e bukur tė All-llahut fuqiplotė ėshtė edhe emri “Es-Selam” (Paqėdhėnėsi - Shpėtimtari). All-llahu i madhėruar thotė: “Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, Sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), Shpėtimtarė ( qė i shpėton njerėzit nga ndėshkimi i padrejtė duke i sjellė nė paqe).”

Nė mesin e muslimanėve ėshtė i pėrhapur emri Abdu-Selam (robi i Shpėtimtarit). All-llahu ėshtė i vetmi Shpėtimtarė dhe paqedhėnės. Gjthashtu edhe Xhenneti ėshtė selam (shpėtim) dhe quhet

“Daru-s- Selam” (vendi i shpėtimit - paqes).

Pėrshėndetja e besimtarit nė kėtė dhe nė botėn tjetėr ėshtė selami (shpėtimi); kur besimtari e takon vėllaun e vet besimtar, i thotė: “Es-selamu alejkum - shpėtimi i All-llahut qoftė mbi ty”, ndėrsa ai ia kthen: “Ve alejkumu-s-selam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu - edhe mbi ty qoftė shpėtimi, mėshira e All-llahut dhe begatia e Tij.”

Ndėrsa nė botėn tjetėr: “Ditėn qė e takojnė Atė (Zotin), pėrshėndetja e tyre ėshtė Selam (paqe) dhe pėr ta ka pėrgatitur shpėrblim tė mirė.”

Muslimanėt gjatė luftės janė tė pėrgatitur qė tė pranojnė dhe t`i pėrgjigjen thirrjes pėr paqe, me kusht qė ajo tė jetė me vend: “E nė qoftė se ata anojnė pėr paqe, atėherė edhe ti ano kah ajo, dhe mbėshtetu nė All-llahun, se me tė vėrtetė Ai ėshtė i gjithdijshėm dhe dėgjues.”

Islami ėshtė fe e paqes dhe shpėtimit, dhe ai gjithmonė fillon me shpėtim dhe paqe, por sė pari fillon nga vetė shpirti i njeriut besimtarė.

Nėse dėshiron qė tė formosh dhe ngritish paqen dhe shpėtimin, atėherė fillo nga vetė individi, nga shtylla e parė, nga fryti i parė. Ngrite paqen dhe shpėtimin nė vetė shpirtin e njeriut dhe ndėrgjegjen e tij, nė qenien e tij tė brendshme dhe tė fshehur, kėshtu qė ai tė mos hasė nė kontrast mes vetes dhe shpirtit tė tij; mundohu qė ta shuajsh zjarrin e luftės sė tillė, mundohu tė formosh paqen e brendshme shpirtėrore nė shpirtin e ēdo besimtari.

 

Islami me doktrinat e tij (besimin) e ngriti paqen individuale

Doktrina e parė e Islamit, pėrmes sė cilės ai e ngriti paqen individuale, ėshtė besimi nė All-llahun e lartėmadhėruar - tė besuarit nė Njėshmėrinė e Tij dhe se Ai ėshtė Krijuesi dhe Zoti i tė gjithėve, se Ai ėshtė rregulluesi i ēdo ēėshtjeje nė krijesė, dhe se vetėm Ai posedon pėrsosmėritė e larta dhe emrat e bukur: “All-llahut i takojnė emrat e bukur, andaj me to luteni Atij.” Ai ėshtė i Gjithdijshėm, i Urtė, Mėshirues e Mėshirėbėrės, ėshtė Bujar e i Mirė, Furnizues, ėshtė Sundues i pėrgjithshėm, pa tė meta dhe Shpėtimtarė. Emrat e Tij tė bukur bėjnė qė nė ndėrgjegjen e njeriut besimtar tė jetė e ngritur dhe formuar paqeja.

Besimtari, kėtė qetėsinė dhe paqe e has thellė nė natyrėn e vet, sepse ēdo njeri lind nė natyrėn e njohjes sė All-llahut fuqiplotė, nė natyrėn e besimit nė All-llahun dhe Njėshmėrinė e Tij, natyrė e All-llahut (fenė) nė tė cilėn Ai i krijoi njerėzit: “Pėrqėndro vetveten tėnde sinqerisht nė fenė, i larguar prej ēdo tė kote, (e ajo fé) feja e All-llahut nė tė cilėn i krijoi njerėzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) tė asaj natyrshmėrie tė krijuar nga All-llahu, ajo ėshtė feja e drejtė por shumica e njerėzve nuk e dinė.”

 

Islami - fe e natyrės njerėzore

Njeriu nė asnjė moment nuk mund tė qėndrojė i mėnjanuar nga imani, sepse po tė jetė i mėnjanuar nga besimi nė All-llahun, ai me siguri do tė kishte hulumtuar pėr ndonjė besim tjetėr, e nėse mėnjanohet nga Zoti i vėrtetė, atėherė do tė kishte hulumtuar pėr zotėra tjerė tė cilėt do t`i kishte adhuruar.

Mu pėr kėtė edhe shohim se shumica e ateistėve janė politeistė, njerėz tė cilėt besojnė nė shumė zotėra. Ateizmi nuk ėshtė nė pėrputhshmėri me natyrėn e njeriut, sepse natyra e pastėr e njeriut nėnkupton besimin, ndėrkaq ateizmi paraqet dalje nga kjo natyrė.

Thirrja e Pejgamberėve tė All-llahut ishte thirrje kundėr shirkut (politeizmit). Ēdo Pejgamber thirrjen e tij tė parė e pati: “O populli im, besonie All-llahun (Njė), nuk keni zot tjetėr pos Tij.”

Tė menduarit e njeriut nuk ishte shkaktarė pėr mosbesimin e All-llahut, por mashtrimi (fitneja) i popujve ishte ajo qė bėri qė ata t’i pėrshkruajnė shok All-llahut.

Ata tė cilėt mohojnė ekzistimin e All-llahut, polemizojnė pa tė drejtė, janė dyshues tė fakteve, dhe mu pėr kėtė themi: Imani i plotė e ngopė natyrėn e cila gjithmonė kėrkon njohjen e All-llahut, i Cili e rregullon gjithėsinė dhe kujdeset pėr tė. Me kėtė besimtari bėhet i qetė, i pushuar kur ai udhėzohet nė natyrėn e tij tė pastėr, nė besimin nė All-llahun; ai nuk e mohon dot natyrėn e tillė, dhe me kėtė ai ėshtė i gatshėm tė pėrgjigjet nė pyetjet e lashta tė cilat e hutuan njeriun qysh prej kur kishte filluar tė mendojė: Prej nga? Kah? Pse?

Prej nga kam ardhur unė dhe prej nga ka ardhur kjo gjithėsi qė mė rrethon?

Kush ėshtė Ai qė e solli kėtė gjithėsi, dhe atė qė ėshtė lartė dhe poshtė saj?

Prej nga vijmė dhe kah do tė shkojmė?

Pas kėsaj jete pėrplot tė mira dhe tė kėqija, pas kėtyre gjėrave tė ėmbla dhe tė idhėta, pas veprave tė mira dhe tė kėqija, pas pasurisė dhe varfėrisė, pas paqes dhe luftės, a thua ku do tė shkojmė pas tėrė kėsaj?

Do tė vdesim… Por, a thua vdekja ėshtė fundi i udhėtimit apo fillim i njė udhėtimi tjetėr, dhe vallė jemi krijuar vetėm pėr ca ditė e qė pastaj tė shndėrrohemi nė tokė… A thua vetėm kaq ėshtė rrėfimi pėr jetėn?!

Apo pas jetės sė kėsaj bote ekziston ndonjė jetė tjetėr, nė tė cilėn njeriu do tė jetė i pėrhershėm me veprat e tija?

Ateistėt jetėn e kėsaj bote e menduan tė shkurtėr. Sipas tyre, me vdekjen e njeriut pėrfundon edhe rrėfimi i tij: “Ata edhe thanė: ‘Nuk ka tjetėr, vetėm se kjo jetė jona nė kėtė botė, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjė nuk na shkatėrron tjetėr pos kohės’. Ata pėr kėtė nuk dinė asgjė, ata vetėm fantazojnė.”

Ndėrsa besimtarėt besuan se vdekja nuk ėshtė gjė tjetėr, pos udhėtim nė njė jetė tė re, transferim nga njė vend i pėrkohshėm nė njė vend tė pėrhershėm.

Edhe Omer bin Abdu-l-Azizi radijall-llahu anhu njėherė kishte thenė: “Ju jeni tė krijuar pėr pėrhershmėrinė (pėr jetėn e ahiretit), ndėrsa me vdekjen ju vetėm transferoheni nga njė vend nė njė vend tjetėr.”

Andaj besimtari nuk jeton pėr kėtė jetė tė shkurtė, ai jeton pėr jetėn e pėrhershmėrisė; sa do qė ai tė jetojė, jeta e tij nuk ėshtė pėr kėtė kohė tė shkurtė, e as veprat e tija nuk janė pėr kėto ditė tė numėruara. Ai beson thellė se pėr veprėn e tij do tė shpėrblehet me fruta tė mira nė jetėn e ahiretit, nė vendbanimin dhe vendqėndrimin e pėrhershėm.

 

Besimtari jeton nėn pėrkujdesin e All-llahut

Besimtari nuk jeton i vetėm ( i lėnur nė pakujdes); ai jeton nėn pėrkujdesin e Zotit tė vet, ai e ndjen pėrkujdesin e lartė, gjė kjo e cila bėn qė ai tė ndihet i sigurtė kudo qė tė jetė… Nė Lindje ose Perendim, nė tė djathtė ose nė tė majtė, nė Jug apo Veri. Kudo qė tė jetė, All-llahu ėshtė me tė: “Tė All-llahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe nga perėndimi, dhe kahdo qė tė ktheheni, aty ėshtė anė e All-llahut. Vėrtetė, All-llahu ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm.”

“A nuk e di ti (o dėgjues) se All-llahu di ēka ka nė qiej dhe ēka nė tokė?! Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes mė pak vetave dhe as mes mė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta, kudo qė tė jenė. Pastaj, nė Ditėn e Kijametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. All-llahu ka pėrshirė ēdo send nė dijen e vet.”

“E Ai ėshtė me ju, kudo qė tė jeni.”

Me pėrkujdesin e tillė ndihet afėrsia dhe shoqėrimi me Tė… Tė shoqėruarit dhe pėrkujdesje e ndihmės dhe pėrmbajtjes, gjė e cila bėn qė besimtari tė pėrfiton fuqi mbi fuqi dhe ta rritė qetėsinė e tij mbi qetėsi, dhe sa do qė ndodhitė dhe fatkeqėsitė e kėsaj bote tė shkaktojnė dhembje te ai, pėrkujdesi dhe afėrsia e All-llahut bėjnė qė ai tė mos jetė i dėshpėruar dhe tė ndihet i qetė dhe i lumtur.

Shiko qėndrimin e Pejgamberit tė All-llahut, Musaut alehis-selam, kur atij i erdhi faraoni duke e ndjekė me ushtrinė e vet, deri sa nuk i arritėn dhe pėr pak sa nuk i kishin kapur, kur shokėt e Musaut alejhis-selam kur e panė se deti ishte para tyre ndėrsa armiku pas tyre, thanė: “Dhe kur u panė dy grupet, shokėt e Musait thanė: “Me siguri na zunė.” Ai tha: “Kurrsesi, me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė udhėzojė.”

Nė momentin kur shokėt e tij thanė: “Me siguri na zunė”, Musai alejhis-selam tha: “Kurrsesi, me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė udhėzojė.” Kursesi nuk ndodhė qė faraoni dhe ushtria e tij tė na zėnė, sepse: “Me mua ėshtė Zoti im…”, dhe Ai do tė mė udhėzojė nė zgjidhje.

Kėtė porosi tė lartė Musai alejhis-selam e kishte kuptuar, qysh kur e dėrgoi All-llahu atė dhe Harunin te faraoni: “Shkoni qė tė dy te faraoni, se ai vėrtet e ka tepruar.”

“Dhe tha: “Mos u frikėsoni se Unė (me ndihmėn Time) jam me ju, dėgjoj dhe shoh.”

All-llahu e udhėzoi atė dhe i tha: “Ndėrsa Ne Musait i thamė: “Me shkopin tėnd bjeri detit”. Deti u nda dhe ēdo pjesė u bė si kodėr e madhe.”

Musai shpėtoi, ndėrsa faraoni mbeti i fundosur.

Njėsoj ndodhi edhe me Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė ēastin kur ai ishte futur nė shpellė, pasi qė All-llahu i kishte lejuar shpėrnguljen pėr nė Medine, edhe atė sė bashku me shokun e tij tė afėrt, Ebu Bekrin r.a. Kur ata dy hynė nė shpellė dhe u fshehen nga Mekasit, tė cilėt kishin dalur pėr t`i kėrkuar, Ebu Bekri radijall-llahu anhu i frikėsuar dhe i brengosur tha: “O i Dėrguari i All-llahut, sikur ndonjėri prej tyre tė shikon nėn kėmbėt e tija (po tė ulė shikimin e tij) me siguri se do tė na sheh.” Ndėrsa i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me iman tė thellė dhe bindje tė besimtarit tė fortė, i tha: “O Ebu Bekr, ē`mendon ti pėr dy vetė, i treti i tė cilėve ėshtė All-llahu! Mos u brengos, se All-llahu ėshtė me ne.”

All-llahu i madhėruar e zbriti qetėsinė nė tė, dhe e pėrforcoi atė me ushtri tė cilėn ata nuk e kishin pare. Kjo qetėsi ishte “Qetėsia e shpirtit “, gjė qė paraqet fryt prej fryteve tė imanit, fryt prej fryteve tė ndjenjės se All-llahu ėshtė gjithmonė me ty: “I treti i tyre ėshtė All-llahu”, andaj, “Mos u brengos, se All-llahu ėshtė me ne.”

Me tė vėrtetė All-llahu ishte me ta dhe i pėrforcoi ata me ushtri tė cilėn ata nuk e kishin parė.

 

Me tė vėrtetė besimtarėt janė vėllezėr

Besimtari ndjen thellė pėrkujdesin e afėrt tė All-llahut tė madhėruar, andaj edhe nuk brengoset dhe nuk pikėllohet kur tė tjerėt brengosen dhe pikėllohen; ai nuk hidhėrohet kur tė tjerėt pėrjetojnė hidhėrime tė ndryshme, dhe nuk i humbė shpresat kur tė tjerėt i humbin ato. Jo! Ai beson thellė se All-llahu ėshtė gjithmonė me tė, kurse asnjėherė nuk humbė ai me tė cilin ėshtė All-llahu i madhėruar, Zoti i qiejve e i Tokės, Ai i cili posedon ushtritė e qiejve e tė Tokės: “Askush nuk e di ushtrinė e All-llahut, pos Tij.”

Besimtari ndjen thellė pėrkujdesin e afėrt tė All-llahut, e ndjen edhe pėrkujdesin e afėrt dhe prezencėn e tė Dėrguarve tė All-llahut, tė sinqertėve, besnikėve, dėshmorėve (shehidėve) dhe tė mirėve; ai nuk jeton i vetėm, por jeton nė njė karvan tė gjatė historik, historia e tė cilit nuk ėshtė histori e njeriut apo individit, e as qė ėshtė histori e shoqėrisė apo ummetit; ajo ėshtė histori e besimit (imanit), prej se janė dėrguar tė Dėrguar, pėrgėzues dhe tėrheqės tė vėrejtjes, e deri nė fundin e kėsaj bote, nė ditėn kur All-llahu do tė trashėgojė Tokėn e qiejt; kjo ėshtė histori e gjatė dhe pėrfshirėse, me rrėnjė tė thella dhe tė shtrira kudo, ajo jeton me besimtarėt kudo qė ata tė jenė, me tė Dėrguarit e All-llahut tė madhėruar; ajo jetoi me Ibrahimin alejhis-selam nė momentin kur ai po hudhej nė zjarr, e All-llahu tha: “O zjarr, bėhu i ftohėt dhe shpėtim pėr Ibrahimin”; ajo jetoi me Musain alejhis-selam dhe me Jusufin alejhis-selam, dhe me tė gjithė tė Dėrguarit tjerė tė All-llahut; ajo jetoi edhe me tė Dėrguarin e fundit, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me familjen e tij, me shokėt e tij tė pastėr; ajo jeton nė shoqėri tė tė gjithėve.

Njė amerikan, qė kishte pranuar Islamin dhe kishte dėshmuar se: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut”, e pyeta: “Ēka pėrfitove nga Islami?”, kurse ai mu pėrgjigj: “Pėrfitova udhėzimin (hidajetin).” I thashė: “Sa udhėzimin e mirė qė ke pėrfituar, por njėkohėsisht ke pėrfituar edhe mė shumė se njė miliard vėllezėr muslimanė nė tėrė botėn; ata tė gjithė janė vėllezėrit tu; ata tė duan ty dhe ta duan tė mirėn tėnde, ata luten pėr ty; tė gjithė kėta vėllezėr, tė cilėt ti i njeh apo nuk i njeh, janė shoqėruesit tu dhe ti je shoqėruesi i tyre, shoqėrues shpirtėror; ata nuk janė me ty fizikisht, por janė me ty me lutjen qė bėjnė: “O Zot, na fal neve dhe vėllezėrve tanė tė cilėt ishin besimtarė para nesh.”

Ne lutemi pėr ata qė ishin para nesh, dhe lutemi edhe pėr ata qė janė gjallė: “O All-llahu ynė, fali muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt dhe besimtaret, ata tė cilėt janė tė gjallė, edhe ata qė prej tyre kanė vdekur.”

Lutja e tillė paraqet fuqi shpirtėrore, pėrfitim jo i thjeshtė e as i lehtė; kjo do tė thotė tė jetosh nė shoqėrinė dhe prezencėn e qindra miliona njerėzve (vėllezėrve tė tu muslimanė).

 

Ēdo gjė qė ėshtė nė gjithėsi i ėshtė nėnshtruar njeriut

Besimtari gjithashtu jeton edhe nė prezencėn dhe shoqėrinė e ekzistencės nė pėrgjithėsi; ai ndjen kėnaqėsi tė veēantė nė afėrsinė e saj, qoftė asaj qė ėshtė lartė ose poshtė; ēdo gjė nė gjithėsi e bėn atė tė ndihet i kėnaqur.

All-llahu fuqiplotė pėr tė e nėnshtroi gjithėsinė, qiejt e tokėn, diellin, hėnėn, yjet, natėn, ditėn dhe detrat e tėrė: “Dhe nėse pėrpiqeni tė numėroni begatinė e All-llahut, nuk do tė keni mundėsi tė pėrkufizoni atė.”

E tėrė gjithėsia ėshtė me besimtarin musliman, dhe edhe ajo i pėrulet vetėm All-llahut tė madhėruar, ashtu siē pėrulesh edhe ti: “All-llahut i bėjnė sexhde ēdo gjė qė ėshtė nė qiej e nė tokė.”

Ajo e lavdėron dhe madhėron All-llahun, ashtu siē e madhėron dhe lavdėron edhe ti: “Lartmadhėri tė merituar i shprehin Atij shtatė qiejt e toka dhe ēka ka nė to, e nuk ka asnjė send qė nuk e madhėron (nuk i bėnė tesbihė), duke i shprehur falėnderim Atij, por ju nuk kuptoni atė madhėrim tė tyre (pse nuk ėshtė nė gjuhėn e tuaj). Ai ėshtė i butė dhe fal shumė.”

Gjithėsia, pra, bie nė sexhde dhe shpreh lavdėrim e falėnderim pėr All-llahun, andaj ajo ėshtė pėr ty dhe me ty, e assesi kundėr teje… Ajo nuk ėshtė armiku yt.

Dijetarėt e Perendimit e shprehin mendimin se, ata janė tė cilėt me fuqinė e tyre e kanė nėnshtruar natyrėn dhe e mundėn atė, dhe kinse njeriu pėrmes diturisė moderne arriti tė nėnshtron dhe pėrfiton natyrėn. Islami njė gjė tė tillė nuk e konsideron tė saktė, sepse natyra nuk paraqet armik pėr njeriun nė mėnyrė qė tė meriton tė mposhtet ose pėrfitohet; natyra ėshtė prej krijesave tė All-llahut tė madhėruar, dhe ajo i ėshtė nėnshtruar njeriut me urdhėrin e Krijuesit tė saj.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, njė lidhje tė tillė dashurie mes njeriut dhe asaj qė e rrethon (natyrės), e shprehi nė luftėn e Uhudit, nė momentin kur iu drejtua shokėve tė vet dhe u tha: “Kjo ėshtė kodra e cila na do dhe e duam.”

Edhe pse muslimanėt nė kėtė kodėr pėrjetuan disfatė nė luftė, kjo nuk shkaktoi aspak ndjenjė neverie ndaj saj, dhe ajo mbeti kodėr “e cila na do dhe e duam.”

Kjo ėshtė ēėshtja e besimtarit qė beson All-llahun e madhėruar. Tė gjitha krijesat qė janė nė gjithėsi janė nė prezencė dhe afėrsi tė besimtarėve, bile edhe melekėt, tė cilėt janė pjesė e ushtrisė sė All-llahut, e qė janė tė shpėrndarė kudo nė gjithėsi, lartė e poshtė, nė tokė e nė qiej. All-llahu i madhėruar i nėnshtroi melekėt qė tė luten pėr besimtarėt dhe tė kėrkojnė falje pėr ta. Pėr kėtė ushtri tė madhe, tė cilėn askush nuk e pėrkufizon pėrveē All-llahut, All-llahu i madhėruar thotė: “Ndėrsa ata (melekėt) qė e bartin Arshin dhe ata qė janė pėrreth tij, lartėsojnė me falėnderim Zotin e tyre, i besojnė Atij dhe i luten Atij t'i falė ata qė besuan (duke thėnė): “Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe me diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, andaj falu atyre qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn tėnde, e edhe ruaj ata nga dėnimi i Xhehennemit!”

Ata i luten Atij qė t`i falė ata qė besuan… Melekėt luten pėr ata qė besuan dhe pėr ta kėrkojnė falje nga All-llahu i madhėruar: “Ndėrsa ata (melekėt) qė e bartin Arshin dhe ata qė janė pėrreth tij, lartėsojnė me falėnderim Zotin e tyre, i besojnė Atij dhe i luten Atij t'i falė ata qė besuan (duke thėnė): “Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe me diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, andaj falu atyre qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn tėnde, e edhe ruaj ata nga dėnimi i Xhehennemit!”

“Zoti ynė, futi nė xhennete tė Adnit, tė cilat ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirė, prej etėrve tė tyre, grave tė tyre dhe pasardhėsve tė tyre. Vėrtet, Ti je Ngadhnjyesi, i Urti. Dhe i mbron ata prej tė kėqijave, pse atė qė Ti e mbron atė ditė prej tė kėqiave, Ti e ke mėshiruar atė, e ai ėshtė shpėtimi i madh.”

Melekėt janė tė preokupuar me lutje pėr besimtarėt. A thua ka diē qė ėshtė mė e mirė se kjo, pėr besimtarin i cili jeton me kuptimet dhe ndjenjat e tilla nė qiellin e mbushur pėrplot ėmbėlsi e respekt, nė qiellin e Zotit tė madhėruar, tė Cilin nuk e njohin ateistėt, skeptikėt dhe mohuesit.

 

Paqeja (shpėtimi) fillon nga ndėrgjegja e njeriut

Besimtari ėshtė i shpėtuar nga vuajtjet e hutisė dhe xhehennemi i skepticizmit tė cilėn e pėrjetojnė ata qė nuk janė tė kėnaqur me All-llahun pėr Zot tė tyre, dhe qė nuk janė tė kėnaqur qė Islami tė jetė feja e tyre dhe Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tė jetė i dėrguar i tyre.

Besimtari ėshtė gjithmonė i qetė dhe i sigurtė; ai e din qėllimin e vet dhe rrugėn qė ka zgjedhur: qėllimi i tij ėshtė kėnaqėsia e All-llahut tė madhėruar, ndėrkaq rruga e tij ėshtė drejtimi tė cilin e trasoi vetė Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėrmes asaj qė iu shpall nga Zoti i tij, rruga e vėrtetė dhe e drejtė (siratu mustekim), pėrmes sė cilės besimtari i lutet Zotit tė vet pėr ēdo ditė: “Udhėzona pėr nė rrugėn e drejtė.”

Besimtari, me njohjen e rrugės dhe qėllimit ndihet i qetė dhe i pushuar, i pushuar nga dyshimi dhe i i qetė nga hutia.

Poeti Mehxheri, nė poezinė e vet tė cilėn e quajti “Talasim” (Shkrimi sekret), thotė:

Kam ardhė, nuk e di prej nga, por unė erdha

Para meje shikova rrugėn dhe fillova tė eci

Do tė vazhdojė tė eci, desha apo nuk desha

Si erdha dhe si shikova rrugėn time, nuk e di

Ai nuk e di se prej nga ka ardhė, nuk e di se pėrse erdhi, e as qė e di se kah do tė shkojė. Ai jeton nė vuajtjet e dyshimit, vuajtje nga e cila besimtari musliman ėshtė i shpėtuar qė ditėn kur qėndroi pranė pragut tė imanit, kur me kėtė e ndriēoi rrugėn e vet dhe u udhėzua nė rrugėn e drejtė, dhe vazhdoi nė tė duke qenė i kėnaqur me All-llahun.

Me kėtė besimtari jeton nė shpėtim, nė shpėtimin e vėrtetė.

Besimi i vėrtetė nuk ngritet nė trillime, bestytni dhe tė pavėrteta; ai nuk mėnjanon mendjen dhe tė logjikuarit, por ngritet nė themelet e logjikės sė shėndoshė dhe ndėrgjegjes. Vahji nuk ėshtė kundėr logjikės. Jo. Ne konsiderojmė se transmetimet e vėrteta hyjnore ngriten mbi parimet e logjikės, sepse pėrmes tė logjikuarit kemi mundėsi tė njohim All-llahun, pėrmes tė logjikuarit kemi mundėsi tė njohim besnikėrinė e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; te ne nuk ekziston kontrast mes logjikės dhe transmetimeve hyjnore. Mu pėr kėtė ne vazhdojmė tė ecim nė rrugėn e drejtė, tė kapur fortė pėr litarin dhe lidhjen mė tė fortė e cila nuk ka kėputje, duke besuar se ne jemi nė tė drejtėn e qartė, siē i thotė All-llahu i lartėmadhėruar pejgamberit tė Tij, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Dhe mbėshtetu nė All-llahun, se ti me tė vėrtetė je nė rrugė tė qartė (drejtė).”

“Dhe kapu fortė pėr atė qė ne tė kemi shpallur ty. Me tė vėrtetė ti je nė rrugė tė drejtė.”

Pa dyshim se ne jemi nė rrugė tė drejtė, jemi nė sirati mustekim, dhe pėr kėtė falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Zotit tė botėve.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@