Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Kultura e Paqes
Jusuf el Kardavi

 

- Disa njerėz jetojnė nė luftė dhe grindje tė brendshme me vetveten

- Si tė shpėtojė njeriu nga lufta e tillė e brendshme

- Shembull mbi adhurimin e All-llahut fuqiplotė

- Mėvetėsimi - gjėja e parė e fituar nga imani

- Kėnaqėsia dhe bindja e plotė (jekin) janė frute tė besimit (imanit)

- All-llahu i madhėruar i dhuroi njeriut begati tė shumta

- Qetėsia (shpirtėrore) ėshtė nė kėnaqėsi, ndėrkaq dėnimi (grindja shpirtėrore) nė hidhėrim (shqetėsim)

- Imam Shafiu (radijall-llahu anhu)

 

Disa njerėz jetojnė nė luftė dhe grindje tė brendshme me vetveten

Vėllezėr musliman!

Burimi i paqes dhe shpėtimit ėshtė ndėrgjegjja e njeriut, e cila gjendet nė mes tė krahėrorit tė tij, thellė nė shpirtin e tij. Shpirti paraqet burimin e paqes dhe luftės (grindjes). Nėse dėshiron qė tė formosh kulturė tė paqes (shpėtimit), medoemos duhesh tė posedosh shpirt besimtar, sepse, nuk ekziston paqe nė mungesė tė besimit (imanit), e as qė ekziston siguri nė mungesė tė imanit.

Shpirti i besuar, kjo ėshtė ajo nga e cila fillon paqeja dhe shpėtimi. Kur shpirti i tillė beson All-llahun si tė vetmin Zot, Islamin si fe, Muhammedin tė Dėrguar tė All-llahut, kur shijon ėmbėlsinė e imanit, kur freskia e imanit kaplon zemrėn e tij, atėherė ka filluar udhėtimi i vėrtetė i shpėtimit (paqes). Atėherė ai paraqet shpėtim pėr atė qė ėshtė rreth tij, paraqet burim tė sigurisė pėr tė gjithė qė janė me tė.

Musliman i vėrtetė ėshtė ai, nga dora dhe gjuha e tė cilit janė tė shpėtuar (sigurtė) njerėzit, ndėrkaq besimtarė i vėrtetė ėshtė ai, tė cilit njerėzit i besojnė dhe janė tė sigurtė prej tij nė pasurinė e tyre, nderin dhe gjakun. Besimtari i tillė gjithmonė paraqet burim tė shpėtimit dhe sigurisė pėr njerėzit, e jo vetėm pėr ta, por edhe pėr tė gjitha gjallesat nė pėrgjithėsi.

Besimi (imani) ėshtė burimi i shpėtimit dhe paqes. Qė nė momentet kur njeriu beson, ai pėrfiton cilėsitė themelore tė cilat paraqesin burim tė shpėtimit dhe sigurisė, si dhe burim tė qetėsisė dhe vetėbesimit, burim tė gėzimit (kėnaqėsisė) dhe burim tė sė mirės pėr njeriun dhe pėr njerėzinė nė pėrgjithėsi. Njeriu pėrmes imanit arrinė mėvetėsimin e vetvetes, pėrfiton shpirt tė pa coptuar, pėrfiton kėnaqėsinė dhe bindjen e thellė (pėr jetė). Pėrveē tjerash, pėrmes besimit (imanit ) ai pėrfiton edhe sigurinė dhe shpresėn, dashurinė, nė kuptimin e saj tė gjėrė, siē pėrfiton edhe mėvetėsimin e vetvetes… Sepse, ekzistojnė tė tillė tė cilėt jetojnė tė coptuar nė vetvete, qė gjithmonė jetojnė nė luftė dhe grindje tė brendshme… Luftė mes shpirtit dhe trupit, luftė mes mendjes dhe zemrės, luftė mes dunjasė sė tij dhe ahiretit, luftė mes idealit dhe realitetit, luftė mes dėshirave tė tija tė ndryshme dhe tendencave shpirtėrore, gjėra kėto qė e ēoroditin (hutojnė) atė dhe e vėnė nė pikėsynime tė kundėrta, si dhe krijojnė azab mes dėshirave tė kundėrta mes vete. Kah do tė shkojė ky njeri? Kah lindja apo perendimi? A thua do tė shkojė nė tė djathtė apo nė tė majtė? Tė bėnė njė gjė apo ta lė? Ai jeton nė huti, huti qė ditėn e shndėrron nė agoni, ndėrsa natėn nė robėri (tė vetes sė njeriut), si dhe e prish gjumin e shtratit (ėndėrrat).

 

Si tė shpėtojė njeriu nga lufta e tillė e brendshme

 

Besimtari ėshtė i vetmi i cili shpėton nga e tėrė kjo. Ai jeton nė pėrputhshmėri tė plotė me veten e tij, ai nuk njeh dot luftėn e tillė, e as qė njeh grindjet e brendshme; ai di se ē`dėshiron, ē`ėshtė qėllimi pėr tė cilin jeton, po edhe cila ėshtė rruga e realizimit tė qėllimit tė tij.

Tė tjerėt thonė: “Pėrse tė jetojmė?”

Tė shumtėt janė qė jetojnė pėr pasuri, disa tė tjerė pėr pozitė dhe karrierė, disa pėr gra (femra), dėfrim alkoholi, haje dhe pije tė llojllojshme. Por asnjėra nga kėto nuk ėshtė nė gjendje tė pėrmbushė zbrazėtirėn shpirtėrore dhe t’i ngopė lakmitė, si dhe tė pėrgjigjet nė pyetjet e mendjes (logjikės).

Mu pėr kėtė, sikur dikush ta posedonte tėrė pasurinė e Karunit dhe thesarėt e kėsaj bote, kjo nuk do ta bėnte tė gėzuar asnjėherė, dhe gjithmonė nė shpirtin e tij do tė ngelė njė zbrazėtirė e paplotėsuar apo zbrazėtirė e cila duhet plotėsuar, e ai nuk e plotėson atė dot… Nevojė pėr ngopje, por nuk ngopet dot. Shpirti dhe vetja e tij nuk ngopen asnjėherė. Njeriu shpėton nga lufta e shpirtit dhe vetvetes vetėm nė momentin kur arrinė tė kupton se e ka Zotin Krijues tė vet, Zotin i Cili ėshtė furnizues i tij, ėshtė rregullues i tė gjitha ēėshtjeve nė Tokė dhe nė qiej, ėshtė i Urtė dhe Mėshirues, Zotin i Cili nuk e ka krijuar pa kurrėfarė qėllimi (ashtu tė lėnė), e as qė e ka krijuar pa kurrėfarė pėrgjegjėsie, Zotin qė nuk e ka lėnė atė nė moskujdes, pėrkundrazi, Ai dėrgoi pėr tė tė dėrguar tė cilėt pėrgėzuan njerėzit dhe u tėrhoqėn atyre vėrejtjen, Pejgamberė tė cilėt vunė rregulla dhe kriteriume qė njerėzit tė veprojnė drejtė. Me kėtė, ai besoi nė All-llahun fuqiplotė, besoi tė dėrguarit e Tij, siē besoi se pas kėsaj jete tė shkurtėr ekziston njė jetė tjetėr, e pėrhershme, nė tė cilėn ēdonjėri do tė shpėrblehet pėr atė qė ka vepruar, ēdo shpirt do tė shpėrblehet me atė qė ka arritė (nga veprat), ēdonjėri do tė jetė i pėrhershėm sipas veprave tė tija, dhe nuk do t`i bėhet aspak padrejtėsi.

 

Shembull mbi adhurimin e All-llahut fuqiplotė

Pa dyshim se besimtari ėshtė i vetmi i cili ėshtė i shpėtuar nga copėtimi dhe grindja me tė cilėn jetojnė tė tjerėt; ai e njeh Zotin e tij, i Cili meriton tė urdhėrojė, ndėrsa obligim i kėtij njeriu ėshtė tė zbatojė urdhėrin e Tij. Ky ėshtė pėrkushtimi (ibadetllėku) i thellė i besimtarit qė bėn qė ai tė respektojė dhe dėgjojė Zotin e tij tė madhėrishėm. Zoti thotė nė Kur’an: “Kam urdhėruar dhe ndaluar - robi thotė: “Iu pėrgjigja thirrjes Tėnde dhe respektova urdhėrin Tėnd” … dhe thanė: “Iu pėrgjėgjėm (thirrjes) dhe respektuam (urdhėrin). Kėrkojmė faljen Tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė.”

Vėllezėr musliman!

Vėreni Ibrahimin a.s., i cili nė pleqėri kėrkoi prej All-llahut qė t`i dhurojė fėmijė i cili do tė jetė prej tė mirėve: “Zoti im, mė dhuro mua (njė fėmijė) prej tė mirėve. Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjellshėm).” Ky djalė ishte Ismaili a.s. Babai u gėzua pa masė dhe u kėnaq me lindjen e tij, duke u bazuar nė natyrėn njerėzore e cila gėzohet kur njeriu furnizohet me fėmijė (djalė) pas pleqėrisė, me djalė pėr tė cilin e pėrgėzuan melekėt, djalė qė do tė jetė i butė dhe i sjellshėm. Dashuria e djalit mbiu nė zemrėn e babait dhe ajo pėr ēdo ditė rritej, sė bashku me rritjen e djalit tij; ēdoherė qė rritej djali, rritej edhe dashuria pėr tė, derisa arriti qė djali sė bashku me tė tė angazhohet nė punė. Atėherė erdhi sprovimi, sprovim ky qė do tė ishte i rreptė dhe i rėndė: tė therrė babai djalin me thikė dhe ta bėn kurban pėr hirė tė All-llahut. Ky urdhėr atij i erdhi nė ėndėrr, kurse ėndėrrat e tė dėrguarėve janė shpallje (vahj). Ibrahimi a.s. iu drejtua birit tė tij dhe i tha haptazi: “O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė pres ty. Shiko pra, ēka mendon ti?”

Ibrahimi a.s. nuk e mori tė birin e tij papritmas, apo kur ai do tė ishte i hutuar, qė nė mėnyrė tinzake ta therrė nė qafė. Jo. Por ai e konsultoi pėr kėtė ēėshtje: “O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė pres ty.” Ishte ky sinjal se Ibrahimi a.s. e kishte kuptuar se ky ishte urdhėr i All-llahut tė madhėruar, andaj edhe tha: “Shiko pra, ēka mendon ti?”

Kurse i biri, i cili kishte trashėguar virtytet e babait, me qėndrim tė njejtė iu pėrgjigj atij: “O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej durimtarėve.” Ai nuk tha: “O babai im, vepro me mua ēka tė duash”, sikur tė kishte humbur dhe zhukur veten e tij dhe nuk po e mirrte aspak nė konsideratė, sikur ēėshtja e tillė nuk ka tė bėjė me kokėn e tij qė duhet prerė, por i tha: Punoje atė qė je i urdhėruar, mos mė pyet dhe mos mė konsulto aspak: “… nėse do All-llahu, do tė mė gjesh prej durimtarėve.” Ai nuk pretendoi trimėri, e as qė mendoi pėr guxim, pos qė u mbėshtet nė mbėshtetėsen e fortė te All-llahu i madhėruar: “… do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej durimtarėve.”

“E kur ata tė dy iu dorėzuan urdhėrit tė Zotit…”, kur babai e dorėzoi birin e tij dhe kur i biri e dorėzoi qafėn e tij, dhe “e pėrmbysi atė nė fytyrė (nė ballė)”, e e mori thikėn dhe ia vendosi nė qafė, atėherė i erdhi gėzimi dhe shpėtimi prej All-llahut fuqiplotė: “Ne e thirrėm atė: ‘O Ibrahim. Ti tashmė e zbatove ėndrrėn.”

O Ibrahim, Neve nuk patėm pėr qėllim derdhjen e gjakut tė birit tėnd, por deshėm qė tė tė sprovojmė se vallė dashuria yte ndaj All-llahut ėshtė mė e fortė apo dashuria ndaj djalit tėnd.

Pa dyshim se dashuria ndaj All-llahut ishte mė e fortė dhe urdhėri i All-llahut ishte mė i rėndėsishėm: “Ti tashmė e zbatove endrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt! Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė.” Me tė vėrtetė ishte kjo njė sprovė e madhe: “Ne e shpaguam atė me njė tė therrur (kurban ) tė rėndėsishėm. Dhe ndaj tij Ne lamė pėrkujtim tė mirė ndėr popujt e ardhshėm. Selam ( shpėtim e paqe) pastė Ibrahimi! Kėshtu, nė kėtė mėnyrė, Ne i shpėrblejmė bamirėsit. Vėrtet, ai ishte nga robėrit Tanė besimtarė.”

Thelbi i tėrė kėsaj ėshtė pėrkushtimi i plotė ndaj All-llahut tė madhėruar. E, nė momentin kur njeriu ia pėrkushton veten All-llahut, ai lirohet nga ēdo pėrkushtim tjetėr pos Tij, lirohet nga pėrkushtimi i vetvetes dhe tė tjerėve, nga pėrkushtimi i epsheve, dėshirave dhe hamendjeve, nga pėrkushtimi i njerėzve dhe i ēdo gjėje qė gjendet nė Tokė ose qiell. “Vėrtet, ai ishte nga robėrit Tanė besimtarė.”

 

Mėvetėsimi - gjėja e parė e pėrfituar nga imani (besimi)

Kur njeriu ta ketė tė njohur synimin dhe qėllimin e tij, atėherė ēėshtjet e tija bėhen tė pėrcaktuara dhe nuk ndodhė qė rrugėt (mėnyrat ) e tij tė jenė enigmatike apo misterioze (tė dyshimta), e as qė ndodhė qė ēėshtjet e tij tė jenė tė pėrziera. Nė kėtė rast ai posedon kritere tė forta tek tė cilat kthehet, si dhe dispozita (gjykime- vendime) tė prera nė tė cilat ai mbėshtet veten, qė mė pas te ai tė jetė ndėrprerė agonia (konflikti shpirtėror) dhe tė jetė zhdukur grindja (lufta). Me kėtė ai do ta ketė tė njohur qėllimin dhe mėnyrėn (rrugėn).

All-llahu i lartėmadhėruar nė Kur`anin famėlartė solli shembull, ku thotė: “All-llahu solli njė shembull: Njė njeri (rob) nė posedimin e tė cilit ishin ortakė pa marrėveshje mes vete dhe njė njeri (rob) qė ėshtė thjesht nė posedimin e njė njeriu. A janė ata tė dy tė njė lloji (tė njė gjendjeje)? Lavdėrimi i takon vetėm All-llahut, por shumica e tyre nuk dinė.”

All-llahu solli shembullin e besimtarit dhe jobesimtarit, ku besimtarin e krahasoi me njė njeri (rob) i cili ėshtė nė posedim tė vetėm njė njeriu, ndėkaq jobesimtarin e krahasoi me njė njeri (rob) i cili ėshtė nė posedim tė shumė personave (zotėrive), tė cilėt janė ortakė nė posedimin e tij pa marrėveshje, nuk janė ortakė me marrėveshje dhe pėlqim, dhe kur njėri e urdhėron tė shkon nė tė majtė, tjetri e urdhėron pėr nė tė djathtė; njėri i thotė tė shkon kah lindja, ndėrsa tjetri kah perendimi; njėri e urdhėron, kurse tjetri e ndalon, dhe ky njeri gjithmonė ėshtė nė huti prej tyre dhe nuk gjen dot zgjidhje se cilit prej tyre do t`i pėrgjigjet dhe cilin prej tyre do ta kėnaqė. Ndėrkaq besimtari i vėrtetė e ka vetėm njė zotėri, dhe ai i di tė gjitha veprimet qė Atė e hidhėrojnė dhe tė gjitha veprimet qė e bėjnė Atė tė kėnaqur. Andaj edhe qėndron stabil dhe ėshtė i qetėsuar.

Njeri (rob) qė ėshtė thjesht nė posedimin e njė zotėriu, kjo ėshtė ēėshtja e njeriut besimtar, njeriut i cili ėshtė nė posedim tė All-llahut… Rob i All-llahut dhe vetėm i All-llahut; ai nuk njeh dot hutinė e tjetrit, qė ėshtė nė posedim tė disa zotėrive: “O ju dy shokėt e mi tė burgut, a ėshtė mė mirė tė adhurohen zota tė ndryshėm ose All-llahu, i vetmi ngadhnjimtar?”

Kjo ėshtė ēėshtja e njeriut, i cili e di se ēėshtja e tillė (e adhurimit tė All-llahut tė vetėm) ėshtė ajo qė kėnaqė All-llahun, andaj edhe vazhdon tė jetė nė atė rrugė, duke mos u brengosur se ēfarė do ta godet, e kjo njėherit ėshtė edhe kuptimi i vėrtetė i sinqeritetit: “Me tė vėrtetė, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja janė vetėm pėr hirė tė All-llahut, Zotit tė botave.”

Ai ėshtė i vetmi i Cili posedon tė gjitha, dhe nuk ka shok: “Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur All-llahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur All-llahun zemrat stabilizohen.”

“Ai ėshtė qė nė zemrat e besimtarėve dhuroi qetėsinė, pėr ta shtuar ata bindjen nė besimin e vet qė kishin.”

Pa dyshim se qetėsia dhe stabilizimi i tillė i zemrės vie nga kėto dėmethėnie ose kuptime, e nė rradhė tė parė nga “Pėrkushtimi i plotė i njė qėllimi, si dhe tė bashkuarit e tė gjitha preokupimeve nė njė preokupim”. Qėllimi i vetėm ėshtė “Kėnaqėsia e All-llahut tė madhėruar”, duke mos u brengosur pėr hidhėrimin e njerėzve, sepse gjithēka qė ėshtė mbi Tokė do tė jetė tokė, dhe se kėnaqja e tė gjithė njerėzve ėshtė e pamundur.

 

O Zot, po sikur me Ty tė jem mirė,

Jeta le tė jetė e hidhur.

Dhe sikur Ti tė jesh i pajtuar me mua,

Gjithė bota le tė hidhėrohet.

Dhe sikur me Ty tė kem marrėdhėnie tė pėrsosura,

Marrėdhėniet e mia me botėn le tė jenė tė shkatėrruara.

Nėse e meritoj dashurinė tėnde,

Gjithēka ėshtė nė rregull pėr mua,

Sepse gjithė ajo qė ėshtė mbi Tokė, ėshtė vetėm tokė.

 

Nė qoftė se me ty janė tė kėnaqur tė mirėt, janė tė hidhėruar tė kėqinjtė, e nė qoftė se janė tė kėnaqur fisnikėt, janė tė hidhėruar tė prishurit; nė qoftė se me ty janė tė kėnaqur tė djathtėt, janė tė hidhėruar tė majtėt, tė kėnaqurit e tė gjithė njerėzve ėshtė gjė e pamundur, andaj, besimtari nuk brengoset me kėnaqėsinė e njerėzve, atė e brengos kėnaqėsia e All-llahut tė lartėmadhėruar. Tė kėnaqurit e Tij ėshtė e mundur, sepse Ai caktoi rrugėn dhe mėnyrėn e kėnaqėsisė sė Tij, kurse kjo ėshtė rruga e drejtė me tė cilėn u dėrgua i Dėrguari i Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Njeriu ėshtė nė mundėsi ta ndjekė kėtė rrugė duke qenė me zemėr tė qetė dhe tė stabilizuar, kėmbėngulės dhe sykėnaqur; atė nuk e trondisin dot dyshimet, e as luhatjet.

Gjėja e parė qė pėrfitohet nga besimi (imani) ėshtė mėvetėsimi i shpirtit. Besimtari i sinqertė posedon shpirt tė qetė: “E kush i pėrmbahet fesė sė All-llahut, ai pa dyshim se ėshtė i udhėzuar nė rrugėn e drejtė.”

 

Kėnaqėsia dhe bindja e plotė (jekin) janė fryte tė besimit (imanit)

 

Nga pėrfitimet dhe frytet e besimit (imanit) janė edhe kėnaqėsia (shpirtėrore) dhe bindja e plotė (jekini), ashtu siē pėrmendet nė hadith, i cili posedon kuptim tė vėrtetė nė mungesė tė transmetimit tė vėrtetė: “Me tė vėrtetė, All-llahu i madhėruar ka bėrė qė qetėsia dhe gėzimi tė jenė nė bindjen e plotė dhe nė kėnaqėsinė, ndėrsa brenga dhe pikėllimi nė dyshim dhe hidhėrim.”

Ai bėri qė pikėllimi dhe hidhėrimi tė jenė fryte tė dyshimit dhe luhatjes, ndėrkaq kėnaqėsia, freskia e gėzimi tė jenė fryte tė kėnaqėsisė dhe bindjes sė plotė… Qetėsia e shpirtit ėshtė shpėtim i shpirtit. Tė jesh i kėnaqur me tė sotmen tėnde dhe tė jesh i bindur nė tė nesėrmen tėnde, tė jesh i kėnaqur ndaj Zotit tėnd dhe i kėnaqur ndaj vetvetes, tė jesh i kėnaqur ndaj gjithė asaj qė ėshtė nė gjithėsi dhe qė tė rrethon. Kjo paraqet pasurinė shpirtėrore tė cilėn e posedon besimtari, e qė nuk e posedojnė tė tjerėt. Tė tjerėt nuk posedojnė kėnaqėsinė e tillė; ata janė gjithmonė tė hidhėruar dhe pikėlluar nė vetvete, tė hidhėruar pėr faktin se gjenden nė kėtė botė, tė hidhėruar pėr ardhjen e tyre nė kėtė botė. Ata mallkojnė dhe qortojnė prindėrit e tyre, duke thėnė: “Po qe se ata gabuan me ne, ne nuk do tė gabojmė me pasardhėsit tanė, dhe do t’i lėmė nė zhdukje (nuk do tė kemi fėmijė).” Tė tillėt janė gjithmonė tė pakėnaqur me veten e tyre, tė pakėnaqur me ekzistencėn dhe gjithėsinė. Ata, pik sė pari, janė tė mėnjanuar nga dhuntia e kėnaqėsisė, ata nuk janė tė kėnaqur me vetveten, e si tė jenė pra tė kėnaqur ndaj Zotit tyre i Cili i krijoi?! Pėr tė qenė i kėnaqur me Zotin e tij, njeriu patjetėr duhet tė jetė i kėnaqur me ekzistimin e vet, dhe tė dijė se vet ekzistimi i tij ėshtė begati dhe dhunti e madhe. All-llahu i madhėruar atij i dhuroi begatinė e ekzistencės dhe begatinė e krijimit: “Vėrtetė ka kaluar njė periudhė kohore, qė njeriu nuk ekzistonte fare si njė diēka i pėrmendur. Ne e krijuam njeriun prej njė uji tė bashkėdyzuar pėr ta sprovuar atė…”

Po ta dinte njeriu se jeta ngritet nė sprovė, “Vėrtetė, Ne e krijuam njeriun nė vėshtirėsi tė njėpasnjėshme”, atėherė do ta pranonte atė (jetėn) me durim dhe kėmbėngulje, sepse begatia dhe dhuntia e krijimit dhe njerėzisė ėshtė dhunti dhe begati e madhe: “Ne, vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata ( i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam.”

“Vėrtetė, Ne krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur.”

 

All-llahu i madhėruar i dhuroi njeriut begati tė shumta

 

Pa dyshim se All-llahu i madhėruar i dhuroi njeriu begati tė shumta dhe tė mėdha, e ndėr to janė:

- Begatia e mendjes (tė logjikuarit), me tė cilėn edhe e dalloi nga tė gjitha krijesat tjera. Mendja e dhuruar paraqet vend obligimin e njeriut, e qė nė rast tė mungesės sė mendjes humbet edhe obligimi: “Ėshtė ngritur lapsi (nga tė shkruarit e veprave) nga: fėmija deri sa tė rritet, nga i ēmenduri derisa tė kthjellohet dhe nga i fjeturi derisa tė zgjohet.”

- Begatia e sqarimit - qartėsisė: qartėsinė foljore dhe shkrimore: “A nuk krijuam njeriun me dy sy, gjuhė dhe dy buzė?”

- Begatia e nėnshtrimit. All-llahu i madhėruar bėri qė e tėrė gjithėsia tė jetė e nėnshtruar pėr njeriun, Toka dhe qielli: “A nuk e dini se All-llahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ē`ka nė qiej e ē`ka nė tokė dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e Tij tė dukshme e tė fshehta…”,

“Ai ju nėnshtroi juve tė gjitha ato qė janė nė tokė dhe nė qiej.”

All-llahu i madhėruar pėrmend edhe nėnshtrimin e diellit dhe hėnės, qiejve dhe tokės, ditės dhe natės: “Pėr ju nėnshtroi diellin dhe hėnėn qė nė mėnyrė tė zakonshme vazhdimisht udhėtojnė. Pėr ju pėrshtati natėn e ditėn. Dhe Ai ju dha gjithė atė qė e kėrkuat dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni t`i numėroni tė mirat e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t`i pėrkufizoni.”

- Begatia dhe dhuntia mė e madhe dhe mė e ēmuar - begatia e imanit (besimit): “… por All-llahu juve ua bėri tė dashur besimin dhe ua zbukuroi atė nė zemrat tuaja, ndėrsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundėrshtimin, ua bėri qė t`i urreni. Tė tillėt janė ata qė gjetėn rrugėn e drejtė.”

- Begatia e vėllazėrisė mes besimtarėve: “Pėrkujtonie nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se tė pranonit fenė islame) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinė e Tij aguat tė jeni vėllezėr” dhe “Ai ėshtė qė tė fuqizoj ty me ndihmėn e vet dhe me besimtarėt. Dhe Ai ėshtė qė bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithė atė qė ėshtė nė tokė, nuk do tė mund t`i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bėri bashkimin e tyre, sepse Ai ėshtė i gjithėfuqishėm, i urtė.”

Tė gjitha kėto janė dhunti dhe begati tė cilat i pėrkujtojnė besimtarėt ndėrsa i harrojnė pabesimtarėt dhe mohuesit, skeptikėt dhe tė luhaturit. Tė tillėt nuk pėrmendin gjė prej tyre, pos belanė (fatkeqėsinė) e tyre. Ata nuk shohin gjėrat e tilla me shikim objektiv, por i shohin me shikim tė zi dhe tė vrenjtur, dhe ēdo gjė nė kėtė botė pėr ta ėshtė e zezė dhe e errėt, siē thotė poeti:

 

O ti qė ankohesh, e nuk ke kurrėfarė dhimbje,

Bėhu i mirė dhe do tė shohėsh tėrė gjithėsinė tė mirė (tė bukur)

 

Kėta e shohin jetėn e tyre tė zezė dhe tė errėt, ngase vet brendia e tyre e shpirtit ėshtė e zezė, e po qe se te ta arrinė vetėm njė shkėlqim i imanit, me siguri se do tė kishin ndryshuar shikimin e tyre dhe do tė kishin vėrejtur se e tėrė gjithėsia ėshtė e bukur dhe e mirė (e dobishme), dhe se ata nuk mund tė rregullojnė gjithėsinė mė mirė se sa qė e ka rregulluar Krijuesi i saj, i Gjithėdijshmi, i Urti.

Qetėsia (shpirtėrore) ėshtė nė kėnaqėsi, ndėrkaq, dėnimi (grindja shpirtėrore) nė hidhėrim (shqetėsim)

 

Besimtari pėrfiton kėnaqėsinė dhe qetėsinė shpirtėrore, ndėrkaq jobesimtari nuk pėrfiton dot gjė, pos hidhėrimit, pikėllimit dhe dyshimit, e pa dyshim se hidhėrimi dhe pikėllimi janė dėnim i dhembshėm dhe greminė e Xhehennemit qė i hapet njeriut pėr tė hyrė nė tė, zjarr i cili gjithmonė digjet dhe kėndjell. Kėnaqėsia shpirtėrore ėshtė dhunti dhe nimet i madh. All-llahu i lartėsuar pėr besimtarėt thotė: “All-llahu ėshtė i kėnaqur ndaj tyre, e edhe ata tė kėnaqur prej Tij.” Kurse tė Dėrguarit tė Vet i thotė: “… qė tė tė jesh i kėnaqur.” E urdhėroi atė qė ta lartėson Zotin e vet gjatė natės dhe ditės, me qėllim qė tė jetė i kėnaqur dhe tė pėrfiton qetėsinė dhe kėnaqėsinė. Qetėsia dhe kėnaqėsia janė dhunti tė mėdha tė cilat nė njeriun shkaktojnė fuqi. Njeriu i tillė mbetet i kėnaqur me atė qė ka ndarė All-llahu (nga furnizimi i Tij) dhe e konsideron veten tė pasur me atė qė All-llahu ka ndarė dhe ka caktuar pėr tė, sepse, nuk ėshtė i pasur ai qė ka shumė pasuri, por i pasur ėshtė ai i cili posedon pasuri tė shpirtit. Ndodh qė njeriu tė posedon grumbuj tė arit e argjendit, por tė mos jetė i kėnaqur; ai dėshiron qė njė misheja tė jetė njė milion, ndėrsa njė milioni tė jetė njė miliardė; ai nuk mjafton edhe me miliarda, por i pėrngjan Xhehennemit, tė cilit sa herė qė i thuhet: “A je mbushur”, thotė: “A ka ende!”

Atė njeri nuk e ngop e pakta, e as qė e kėnaqė e shumta; ai nuk mjafton me hallall, por vazhdon dhe futet nė haram, e me kėtė jeta e tij shndėrrohet nė shqetėsim dhe pikėllim.

Tė shumtė janė ata qė posedojnė miliarda, por jetojnė nė dėnim (azab) mė shumė se tė tjerėt. Disa prej tyre i kam dėgjuar duke thėnė: “Pasuria e tillė na bėri tė lodhemi dhe na mundoi derisa e mblodhėm, ndėrsa sot jemi duke pėrjetuar dėnim (dhembje) nė mbrojtjen e saj.” Kėta njerėz ishin nė dhembje edhe para se ta tubonin pasurinė, dhe nė atė gjendje mbetėn edhe pas tubimit tė saj.

Njeriu, po qe se mbetet i kėnaqur me atė qė All-llahu i ka ndarė, e posaēėrisht nė atė qė ai nuk ka mundėsi ta ndryshojė, pėrfiton pasurinė e shpirtit. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė: “Ruaju nga ndalesat (haramet), do tė jesh njeriu mė i devotshėm, dhe kėnaqu me atė qė tė ka ndarė All-llahu, do tė jesh mė i pasuri prej njerėzve.”

Ka gjėra tė cilat njeriu ka mundėsi t’i ndryshojė, dhe nuk ėshtė mėkat qė ai tė vrapojė pėr t`i ndryshuar ato, mirėpo ka gjėra nė tė cilat ai nuk ka mundėsi tė ndryshimit, dhe me kėto duhet medoemos tė mbetet i kėnaqur. Nėse All-llahu tė ka krijuar shtatshkurtėr, a thua do tė pikėllohesh dhe hidhėrohesh pse nuk je i gjatė? Tė ka krijuar me mendjemprehtėsi tė kufizuar, mos vallė pikėllohesh qė nuk mund tė bėhesh gjeni ndonjė ditė? All-llahu krijoi gruan femėr, andaj mos tė mundohet ajo tė bėhet burrė. All-llahu i madhėruar thotė: “Mos lakmoni nė atė, qė All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave ju takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave ju takon hise nga ajo qė fituan ato. All-llahut kėrkoni nga tė mirat e Tij.”

Disa prej grave nuk iu nėnshtruan ligjit tė All-llahut, andaj edhe deshėn tė jenė sikur burrat. Ēdonjėri prej tyre posedon karakteristika tė veēanta dhe ēdonjėri do tė mund tė pėrfiton shpėrblimin nė fushėn e tij: “All-llahut kėrkoni nga tė mirat e Tij.” Dera ėshtė e hapur pėr tė gjithė. Bėhu i kėnaqur me atė qė tė ka ndarė All-llahu, do tė jesh mė i pasuri prej njerėzve.

Tė jesh i kėnaqur me atė qė tė ka ndarė All-llahu dhe tė cilėn nuk ke mundėsi ta ndryshosh; ta adaptosh veten tėnde nė atė qė tė ka pėrcaktuar All-llahu i madhėruar, e me kėtė tė mbesėsh i kėnaqur dhe tė pėrfitosh vetėbesimin tėnd; tė jetosh jetė tė lumtur, jetė tė cilėn do ta lakmojnė tė pasurit, zotėritė e milionave dhe bilionave, tė cilėt assesi nuk gjejnė jetė tė lumtur. Me kėtė arrinė nė fuqi tė madhe, fuqi shpirtėrore, fuqi morale e cila i kundėrvihet padrejtėsisė, lufton ērregullinė dhe ngel kėmbėngulėse pėrballė zullumqarėve, sikur tė jesh njė kodėr qė nuk lėvizė e nuk luhatet..!

Imam Shafiu radijall-llahu anhu (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė)

 

Vėreni se ē`thotė imam Shafiu r.a. nė poezinė e tij:

 

Unė, nė qoftė se jetoj, nuk do ta humb ushqimin (bukėn)

Po edhe nėse vdes, nuk do ta humb varrin

Vendosshmėria ime i ngjan vendosshmėrisė sė mbretėrve

Ndėrsa shpirti im ėshtė shpirt i lirė i cili nėnēmimin e konsideron kufėr

E nėse jam i bindur pėr ushqimin e jetės sime

Pra, pse t`i frikohem Zejdit dhe Omerit?!

 

Vėreni kėtė fuqi tė madhe shpirtėrore. Prej nga e pėrfiton ai atė?

Me siguri se nga bindja e thellė thotė: “Nė qoftė se jetoj, nuk do ta humb ushqimin.” Pra, pse tė brengosem dhe pikėllohem kur ushqimi ėshtė nė ēdo anė. Njerėzit thonė se askush nuk ka vdekur nga uria: “Ēdo gjallesė qė ėshtė nė Tokė, furnizimin e ka tė garantuar te All-llahu”. Po, edhe nėse vdes, nuk do ta humb varrin, gropėn nė tė cilin do tė mė fusin dhe mbulojnė. Pastaj, nėse i kam tė garantuar ushqimin dhe varrin, pse pra tė frikohem nga Zejdi dhe Omeri, pėrse tė frikohem nga njerėzit. Ajo qė bėn tė tjerėt tė frikohen nga njerėzit, ėshtė ajo se ata frikohen nga ushqimi dhe jeta. Ai ėshtė i bindur se rrisku dhe ushqimi janė tė garantuar dhe ėshtė rrisk i ndarė (i pėrcaktuar), ndėrsa bindja ėshtė thesar i pashterur dhe pazhdukur, andaj edhe nuk u frikohem njerėzve.

Fuqia e tillė shpirtėrore, pa dyshim, ėshtė burim nga burimet e qetėsisė dhe burim nga burimet e lumturisė (kėnaqėsisė). Nėse njeriu do tė kishte jetuar me kėtė shpirt tė kėnaqur, bindės dhe tė ēmuar, asnjėherė nuk do tė ndodhė qė tė nėnshtrohet para ndonjė krijese, apo ta ulė kokėn para dikujt, pos Zotit tė tij, i Cili e krijoi dhe i dha formėn mė tė bukur. Kjo, njėherit, ėshtė edhe kėnaqėsia e vėrtetė. All-llahu i madhėruar, me drejtėsinė e Tij absolute bėri qė kėnaqėsia, lumturia, gėzimi, qetėsia e shpirtit dhe shpėtimi i saj tė jenė nė kėnaqėsi dhe bindje (ndaj ēdo gjėje qė ka pėrcaktuar All-llahu), bindje ndaj asaj qė ėshtė te All-llahu. Ndėrkaq brengosjen dhe pikėllimin e bėri tė jenė nė dyshim dhe hidhėrim. Mu pėr kėtė, shumicėn e ateistėve dhe skeptikėve, tė cilėt nuk besojnė apo dyshojnė nė ekzistimin e All-llahut, nė urtėsinė apo mėshirėn e Tij, i gjejmė tė hidhėruar dhe pikėlluar ndaj vetvetes dhe ndaj asaj qė ėshtė pėrreth tyre, tė hidhėruar nė tokėn dhe qiellin, tė hidhėruar nė krijesat dhe Krijuesin, tė pakėnaqur me asgjė, dhe sado qė ata tė posedojnė nga bota materiale, ari e argjend, ata prap se prapė jetojnė nė njė mjerim shpirtėror.

Imani i vėrtetė krijon fryte tė pastėrta nė shpirtin njerėzor dhe nė jetėn njerėzore, dhe ne medoemos duhet tė kapemi fortė me dhėmballėt tanė pėr imanin e tillė, ndėrkaq drurin e tij duhet ujitur dhe pėrkujdesur me plehėra dhe kultivim, deri sa rrėnjėt e tija tė kalojnė degėt, ndėrsa hija e tij tė shtrihet shumė gjatė dhe tė jep frytet e tija gjithmonė, me vullnetin e All-llahut: “A nuk e ke kuptuar se si All-llahu bėri shembull fjalėn e mirė si pema e mirė, qė rrėnjėt e saj janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart. E qė me vullnetin e Zotit, ajo jep frutin e vet nė ēdo kohė. All-llahu, pra u parashtron njerėzve shembuj ashtuqė ata tė mendojnė.”

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@