Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Letėr e Dr. Jusuf Kardavit

pėr Presidentin francez, Zhak Shirak

 

(Ky ėshtė teksti i letrės qė Dr. Jusuf Kardavi, i ka dėrguar Presidentit francez Zhak Shirak, dje me 23. 12. 2003 nga Doha, nėpėrmjet ambasadės Franceze nė Katar)

 

Shkėlqesisė sė Tij, Presidentit Zhak Shirak,

President i Republikės Franceze

Pas pėrshėndetjeve tė pėrshtatshme pėr postin Tuaj

 

kėnaqėsinė tė komunikoj me Ju personalisht dhe nė emėr tė Kėshillit Evropian pėr Fetvatė dhe Kėrkimet, i cili pėrfaqėson Institucionin mė tė lartė tė muslimanėve tė Evropės dhe i cili konkludoi nėpėrmjet mbledhjeve tė tij tė kaluara, nė lidhje me kėshillimin e muslimanėve dhe vėrtetimin e asaj, se ata duhet tė jenė shembull nė marrėdhėniet e tyre nė shoqėritė nė tė cilat jetojnė, tė hapen nė to dhe mos tė jetojnė tė mbyllur dhe tė vetmuar nė vende larg kėtyre shoqėrive, duke ruajtur njėkohėsisht personalitetin e tyre fetar, tė jenė elementa pozitivė, tė vlefshėm nė shėrbimin dhe zhvillimin e shoqėrisė dhe tė jenė thirrės pėr dashuri dhe bashkim, jo pėr inate dhe ndarje.

Dhe nė emėr tė dijetarėve tė muslimanėve, tė cilėt pėrfaqėsojnė 1 miliard e 300 milion tė njerėzimit nė kontinentet e kėsaj bote dhe tė cilėt formuan njė mendim tė mirė pėr Francėn gjatė viteve tė fundit, duke ruajtur pėr tė dashurinė, ndjenjat e larta dhe konsideratat e mira pėr pozicionimet e saja tė guximshme dhe tė pavarura qė refuzuan tė ecnin pas karvanit amerikan, tė mbėshtetnin koalicionin amerikan dhe dhunėn amerikane.

Zotėri President:

Nė emrin tim dhe nė emrin e tė gjithė tė lartpėrmendurve, shpreh keqardhjen time tė madhe pėr atė qė lexuam dhe dėgjuam pėr udhėzimet franceze nė ndalim tė studenteve muslimane pėr tė veshur hixhabin nė shkolla. Kjo mė habit pa masė  dhe mė bėn ta mohoj totalisht, pasi ėshtė njė vendim qė e obligon muslimanen tė kundėrshtojė mėsimet e fesė sė saj, tė shkelė urdhėrin e Zotit tė saj, I Cili thotė nė librin e Tij: "Le tė vejnė shamitė mbi krahrorin e tyre"[1][1], dhe "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen"[2][2], ndėrkohė qė obligimi i hixhabit pėr femrėn muslimane ėshtė njė ēėshtje konsensuale nė mes tė krejt medhhebeve dhe shkollave islame tė mendimit; sunnite, shiite, zejdite e abadite.

Na erdhi shumė keq dhe u indinjuam thellėsisht nga ky vendim, tė cilin nuk mund ta vlerėsojmė vetėm se fanatik dhe kundėr mėsimeve dhe vlerave islame, veēanėrisht nga Franca, vendi i lirisė dhe i demokracisė, nėna e revolucionit qė bėri thirrje pėr liri, barazi dhe vėllazėri dhe nė tė cilin jeton bashkėsia mė e madhe islame nė Evropė.

Kjo, se ky vendim bie nė kundėrshtim me dy liritė bazė, prej tė drejtave tė njeriut: lirinė individuale dhe atė tė besimit, tė drejta qė janė vėrtetuar nga ēdo ligj e Konventė e tė drejtave njerėzore.

Ndėrsa thirrjet pėr ruajtjen e laicizmit tė shoqėrisė, nuk ngrihen mbi baza logjike tė shėndoshta, pasi laicizmi nė shoqėrite liberale, do tė thotė: Qė shteti tė mbajė njė qėndrim asnjanės ndaj fesė, mos ta pranojė dhe as ta refuzojė atė, mos ta mbėshtesė dhe as ta pengojė dhe t’ia lejė shoqėrisė lirinė e besimit a tė kundėrtėn e saj, nė tė kundėrt tė laicizmit marksist, i cili e lufton fenė dhe e konsideron atė - cilėndo fe- opium pėr popujt, siē mohon Zotin e universit dhe shpirtin e njeriut.

Ndėrsa pretendimi se hixhabi ėshtė njė simbol fetar, ėshtė njė pretendim i refuzuar, pasi hixhabi nuk ėshtė simbol nė asnjė mėnyrė, sepse simboli ėshtė ai qė s’ka detyrė tjetėr vetėm se shprehjen e pėrkatėsisė fetare tė mbartėsit tė tij, si fjala vjen kryqi nė qafėn e kristianit e kristianes, ose takia e vogėl nė kokėn e ēifutit; kėto tė dyja s’kanė detyrė tjetėr vetėm se lajmėrimin e identitetit!

Ndėrsa hixhabi ėshtė krejt ndryshe prej tyre, pasi ai ka njė detyrė tė mirėfilltė qė ėshtė mbulesa dhe serioziteti, ndėrkohė qė nuk i shkon ndėr mend asnjėrės prej atyre qė e veshin hixhabin qėllimi i lajmėrimit pėr veten dhe fenė e tyre, por ato me kėtė veshje i binden Zotit tė tyre.

Pėr kėtė, ndalimi i veshjes sė hixhabit siē bie ndesh me parimin e lirisė, bie nė kundėrshtim edhe me parimin e barazisė, pėr tė cilin thirri edhe Revolucioni Francez, e mbėshtetėn Legjislacionet Qiellore, Konventat Ndėrkombėtare dhe Tė Drejtat e Njeriut, sepse kuptimi i kėtij vendimi (pėr ndalimin e hixhabit) ėshtė persekutimi i fetares, ngushtimi i lirisė sė saj, ndalimi nga tė drejtat e saja qofshin nė arsimim dhe punėsim, si dhe zgjerėsimi i hapėsirave tė jomuslimanėve dhe tė jofetares nga radhėt e muslimanėve.

Civilizimi i vėrtetė ėshtė ai qė karakterizohet nga toleranca, nė tė cilin ka vend pėr diversitetin fetar dhe kulturor, lejon diversitetin etnik, fetar dhe mendor dhe nuk mundohet t’i bėjė tėrė njerėzit kopje tė pėrsėritura tė njė lloji!

Duhet qė njerėzit t’i edukojmė me respektimin e njėri- tjetrit, me pranimin e njėri- tjetrit, edhe nėse ndahen nė besim e fe, siē na mėson Kur’ani, kur na mėson:"Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (qė i pėrmbahem)!".[3][3]

Na hidhėroi sė tepėrmi, Shkėlqesi President, kosiderimi Juaj i hixhabit si armiqėsor ndaj tė tjerėve!

Cila armiqėsi shfaqet nga njė vajzė e re qė ėshtė e lidhur pas mėsimeve tė fesė sė saj nė veshjen e saj?

Armiqėsia nuk pritet nga njė njeri qė e njeh Zotin dhe i frikėsohet Atij, burrė qoftė ai, apo grua!

Zotėri President

Pa dyshim, qė ėshtė e drejtė e shumicės nė njė shoqėri demokratike, tė vendosė atė qė sheh tė pėrshtatshme prej vendimeve, por demokraci e drejtė ėshtė ajo qė kujdeset pėr tė drejtat e pakicave fetare dhe etnike dhe qė nuk abuzon me ta, sepse pėrndryshe do tė vendosnim shkatėrrimin e pakicave nė emėr tė demokracisė dhe vendimit tė shumicės.

Zotėri President

Unė po flas me Ju, nga pozita Juaj si zot i shtėpisė franceze dhe dihet se babai i familjes kujdeset pėr tė, duke ruajtur barazinė nė mes tė fėmijėve tė tij dhe duke mos mbajtur krahun e njėrit nė llogari tė tjetrit.

Babait tė mėshirshėm nuk i pėlqen qė disa nga fėmijėt e tij tė jetojnė nė ankth dhe vėshtirėsi tė pėrhershme.

Ne Ju falėnderojmė pėr lajmėrimin e qėndrimit Tuaj kundėr rrymės sė racizmit ndaj tė huajve, sikurse Ju falėnderojmė pėr pėrmendjen Tuaj tė aplikimit tė lirisė sė emblemave fetare pėr tė gjithė, pėr domosdoshmėrinė e gjetjes sė vendeve tė adhurimit pėr muslimanėt qė ata tė zbatojnė ritet e fesė sė tyre nė qetėsi dhe seriozitet dhe pėr konstatimin se akoma ka pėr tė bėrė nė kėtė aspekt, si pėrgatitja e Imamėve tė kulturuar dhe bashkėkohor.

Them, se ajo qė do tė realizojė kėtė qė Ju dėshironi, ėshtė rryma e (Mesatarizmit Islam), qė mbledh origjinalen me bashkėkohoren dhe qė ngrihet mbi lehtėsimin jo vėshtirėsimin, sihariqimin me thirrje jo largimin nėpėrmjet saj, bazohet nė dialogun me tjetrin, tolerancėn me kundėrshtarin dhe beson nė humanizmin qė mundohet pėr realizimin e mirėsisė pėr tė gjithė, objektiva qė karakterizojnė edhe Kėshillin Evropian pėr Fetvatė dhe Kėrkimet.

Shpresojmė, Shkelqėsi President, qė tė ktheheni nga vendimi Juaj, sepse nė tė ka tė mirė dhe interes pėr tė gjithė.

 

Sė fundi:

Pranoni nderimet dhe konsideratat mė tė larta.

 

Jusuf el- Kardavi

President i Kėshillit Evropian pėr Fetvatė dhe Kėrkimet

Drejtor i Qendrės sė Kėrkimit tė Traditės dhe Historisė Islame,

nė Universitetin e Katarit

Doha mė,  23. 12. 2003

 


 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@