Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Mars

 



 


planeti i kuq
 



 


Planeti i katėrt nė njė largėsi prej Diellit e cila i pėrgjigjet 1.52 herė asaj tė Tokės.
Marsi njihet qė nga kohėt parahistorike. Ky planet ka marrė emrin e perėndisė romake tė luftės pasi shkėlqente nė tė kuq nė qiellin e natės. Ajo qė e bėn Marsin tė kuq ėshtė njė lloj oksidi hekuri.

Marsi ka disa tipare tė ngjashme me Tokėn. Dita nė Mars ėshtė vetėm 37,5 minuta mė e gjatė se dita nė Tokė. Edhe stinėt janė tė ngjashme pasi anohet pėrkundrejt Diellit nė pothuajse tė njėjtin bosht si edhe Toka. Por njė ndryshim i madh qėndron nė atė qė stinėt e Marsit janė dy herė mė tė gjata pasi viti marsian ka 678 ditė ! Kur Marsi i ka rėnė Diellit pėrqark njė herė, Toka i ka rėnė dy.

Ēdo 10 apo 20 miljonė vjet pėrplasen mbi Mars asteroidė tė gjatėsive 100 apo 200 kilometra.

Luginat e Marsit u formuan nė kohėn, e ashtuquajtur, bombardimit tė rėndė tė vonshėm tė Marsit nga asteroidet, rreth 4 miljardė vjetė mė parė.

Pėrplasjet duhet tė kenė shkrirė akullin e gjendur nėn sipėrfaqe duke hedhur avuj uji nė atmosferė dhe duke sjellur krijimin e lumenjve, rrėkeve apo shkarjeve tė tokės pėrgjatė tėrė planetit.

Uji nėn sipėrfaqen e Marsit duhet tė jetė shkrirė nga energjia e pėrplasjeve duke krijuar lumenj lymi ndėrsa avulli i ujit nė atmosferė duhet tė ketė rėnė nė tokė si shi.

Periudha kur uji ishte i rrjedhshėm dhe planeti ishte i ngrohtė nuk mund tė ketė zgjatur mė tepėr se disa vjet apo dhjetėvjeēarė, duke ia bėrė kėshtu tė vėshtirė organizmave tė zėnė rrėnjė.

Mars Global Surveyor fluturoi pėrqark polit tė jugut gjatė Tetorit 1999, qė pėr atė zonė tė atij planeti ishte stina e pranverės. Fotot e marra prej tij tregojnė njė truall tė veēantė tė shtresėzuar tė poleve.
Ka mundėsi qė ajo zonė tė ruajė fshehtėsinė e historisė klimatike tė kėtij planeti pėr 100 milionė vjetėt e kaluara.

Astronomėt e shekullit tė 19-tė besonin tė shihnin kanale qė sillnin ujin nga polet, tė cilat ishin ndėrtuar nga njė qytetėrim i lashtė. Mė vonė u kuptua se Marsi nuk kishte kanale tė tilla dhe kėto ishin vetėm zhgėnjime optike.
Shumė anije hapėsire e kanė vizituar Marsin. Pamjet qė kėto kanė dėrguar nė Tokė tregojnė mbi vullkanė gjigandė si ai Olympus Mons, 600 km i gjėrė dhe 20 km i lartė.

Tani Marsi ėshtė tepėr i ftohtė dhe atmosfera e tij e pėrbėrė prej dioksidit tė karbonit ėshtė tepėr e rrallė pėr tė qenė nė gjendje tė mbajė ujin nė sipėrfaqe.

Diametri = 6792 km, sa gjysma e diametrit tė Tokės.
Masa = njė e dhjeta e masės sė Tokės.
Sipėrfaqa = njė e katra e sipėrfaqes sė Tokės.
Largėsia prej Diellit = 228 miljonė km
Largėsia nga Toka = Mė sė shumti 378 miljonė kilometra, mė sė afėrti 56 miljonė km
Hėna = 2, Phobos (17 km i gjatė) dhe Deimos (9 km i gjatė).
Temperatura = -23 gradė C
Gjatėsia e ditės = 24 orė dhe 37 minuta.

Pothuajse vetėm gjysma e sondave tė nisura deri mė sot kanė mbėrritur nė planetin e kuq.

1960: Bashkimi Sovjetik ishte shteti i parė qė mė 10 Tetor ngren njė sondė pėr nė Mars. Ajo nuk arrin as orbitėn e Tokės.

1964: Edhe misioni i parė i NASA's pėr nė Mars, "Mariner 3", dėshton.

1965: "Mariner 4" e NASA's ishte sonda e parė qė i bjen pėrqark platetit tė kuq. Ajo shkrep 21 foto.

1971: Sonda sovjetike "Kosmos 419", e cila duhet tė ishte e para qė do tė zbriste nė Mars, arrin deri tek orbita e Tokės. "Mars 2" dhe "Mars 3" tė Bashkimit Sovjetik ia mbėrrijnė qėllimit por livrojnė vetėm pak tė dhėna. Moduli i tokėzbritjes i "Mars 3" ishte sendi i parė artificial qė ra nė planetin e kuq.

1976: "Viking 1" I NASA's ia del mbanė tė bėjė tokėzbritjen e parė tė butė mbi planetin e kuq, edhe "Viking 2" zbret me sukses. Tė dy sondat livrojnė njė mori tė dhėnash dhe mė tepėr se 50 000 foto.
 


Souxhėrnėr
 


Marslėvizėsi "Sojourner" (Souxhėrnėr). Foto Reuters.



1997: NASA feston njė arritje tė dyfishtė. Me uljen e "Mars Pathfinder" (Gjurmėgjetės i Marsit) shėnohet
zbritja pėr herė tė parė e njė sonde tjetėr qė nga koha e "Viking"-ėve, nė planetin e kuq. "Pathfinder" dhe marslėvizėsi i tij "Sojourner" (Ca-kohė-ndenjės) sjellin nė Tokė pėrmes radios 16 000 incizime. Nė shtator "Mars Global Surveyor" (Topografues i Pėrgjithshėm i Marsit) zė tė vėrtitet brenda njė qarkshtegu tė planetit tė kuq. Derimėsot ėshtė marrė me bėrjen e hartės sė sipėrfaqes sė planetit.

2001: Mė 7 prill lėshon NASA "Mars Odyssey 2001". Ai zė tė vėrtitet nga fundi i 2002-shit nė njė qarkshteg. Sonda sjell nė pranverėn e 2003-shit tė dhėna nė Tokė, tė cilat sugjerojnė mbi pasjen e burimeve tė mėdha uji nė Mars.

 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@