Muhamedi (profet)
Profet i myslimanėve.
Midis tė tjerash pandehet tė ketė pėrligjur qė krijesa qė do tė bėhet njeri
zhvillohet nė barkun e nėnės pėrgjatė tre periudhave 40-ditore, pas 120
ditėsh vjen njė ėngjėll pėr t“i dhėnė shpirt.
Kur
fillon jeta ? Me mbarsjen e femrės, kur tek krijesa e re lindin ndjenjat apo
kur vjen njė ėngjėll pėr t“i dhėnė shpirt asaj pas 120 ditėsh ?
Njė spermie ka njė detyrė pothuajse tė pamundur. Me pak fat ajo sė bashku me
mbi 700 milionė spermie tė tjera derdhen brenda gruas. Pastaj fillon njė
garė e gjatė masive mbi se kush tė mbėrrijė i pari pėr tė mbarsur vezėn e
gruas.
Kur kėto
qeliza tė farės sė mashkullit i
afrohen oviduktit tė vezės sė femrės kokat e tyre ndryshojnė nė atė mėnyrė
qė ato tė munden tė mbėrthehen pas vezės e cila mbrohet nga disa shtresa tė
ndryshme
proteinash. Ajo spermie qė arrin e
para, ēpon me kokėn e saj shtresėn e jashtme tė vezės. Nė kėtė ēast ēlirohen
enzima qė e ndihmojnė spermien tė vazhdojė tė ēajė pėrpara. Mė pas ndodh njė
reaksion tjetėr kimik. Sa hap e mbyll sytė veza ngren njė shtresė tė
padepėrtueshme, njė
membranė, e cila i kyē jashtė tė
gjitha spermiet e tjera. Pas disa orėsh masa e tashėgimisė sė spermies ėshtė
shkrirė me
DNA-nė e vezės. Veza ėshtė mbarsur.
A ėshtė ky ēasti i fillimit tė jetės ?
Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė me rėndėsi pasi disa shkenctarė duan tė
pėrdorin vezėt e mbarsura qė teprojnė gjatė mbarsjes epruvetore qė ndodh nė
laborator pėr studime tė qelizave zanafillėse tė
embrionit. Shkenctarėt shpresojnė qė
kjo teknikė njė ditė tė ēojė drejt krijimit tė metodave kuruese pėr sėmundje
tė rėnda kronike.
Kritikėt e shohin vezėn e mbarsur si njė jetė njerėzore. Ndėrsa studimin nė
fjalė si tė pa etikė. Ai hedh baltė mbi vlerėn e njeriut si dhe ėshtė nė
kundėrshtim me tė drejtat e njeriut. Shumė vende i kanė ndaluar studimet me
vezėt e mbarsura. Suedia ėshtė nga ato vende qė nuk kanė marrė akoma njė
qėndrim.
- Kjo ēėshtje ka tė bėjė para sė gjithash me njerėzinė. Mendimet e
shkenctarėve nuk vlejnė mė tepėr se tė ndonjė tjetri. Midis njerėzisė ata
janė vetėm njė grup. Detyra e tyre ėshtė tė marrin pjesė nė debatin publik
dhe tė pėrpiqen qė njerėzit t“ua vėnė veshin arsyeve tė tyre, thotė Ulf
Görman, docent i etikės nė Universitetin e Lundit nė Suedi.

Ndarja e qelizave menjėherė pas mbarsjes |
Pothuajse njė ditė pas mbarsjes ndodh ndarja e parė e qelizave. Pas pesė
ditėsh ajo krijesė qė do tė bėhet njeri ėshtė e pėrbėrė prej qindra qelizave
qė u ngjajnė njė bullunge tė fryrė dhe qė me emrin shkencor quhet blastocyst.
Janė pikėrisht kėto blastocystera qė shkenctarėt shfrytėzojnė pėr studimet e
tyre.
Gjatė mbarsjes epruvetore qė ndodh nė laborator gruas i duhet nė fillim tė
kalojė pėrmes njė kurimi me hormone qė sjell ēlirimin e disa vezėve. Vezėt
mbarsen nė epruveta dhe lihen tė piqen deri sa arrijnė gjendjen blastocyster,
pėrpara se njė ose disa prej tyre tė mbillen nė
mitrėn e gruas.
Por shumė prej vezėve qė mbarsen nė epruveta nuk zhvillohen si duhet kėshtu
qė duhen flakur tutje. Prandaj mjekėve u duhet tė mbledhin dhe tė mbarsin tė
gjitha vezėt qė nxjerr gruaja gjatė kurimit me hormone, qė mund tė jenė deri
nė 20.
Si rezultat mbetet tepėr njė numėr i madh vezėsh tė cilat futen nė ngricė ku
- nė rastin e Suedisė - mund tė ruhen deri nė 5 vjet. Mė pas duhen flakur.
Nė parim tė gjitha tė dhėnat qė nevojiten pėr tė ndėrtuar njė njeri gjenden
brenda blastocyster-it. Por vetė qelizat janė akoma krejt tė papjekura.
Asnjėra prej tyre nuk ka vendosur nė kėtė pikė nėse do tė bėhen qeliza
mushkėrie, zemre apo truri. Ato janė krejt tė "paprogramuara". Shkenctarėt i
quajnė kėto - qeliza embrionale.
Ėshtė pikėrisht fakti qė qelizat - nė teori - mund tė jenė burim i secilit
prej atyre 220 llojeve tė ndryshme tė qelizave qė gjenden nė trupin tonė, qė
i bėn kėto qeliza kaq tė lakmueshme. Duke i mbjellur qelizat embrionale nė
laborator dhe mėsuar se ēfarė i bėn kėto qeliza tė specializohen nė lloje tė
ndryshme qelizash, shkenctarėt shpresojnė qė njė ditė teknika do tė bėjė tė
mundur mjekimin apo lehtėsimin e sėmundjeve tė rėnda. Mundėsitė janė tė
mėdha.
Dy javė pas mbarsjes qelizat qė do tė bėhen foshnje ndahen nė dy shtresa.
Mbas disa ditėsh krijohet njė shtresė e tretė qelizash, apo ndryshe gjethja
embrionale. Kėto shtresa qelizash do tė bėhen mė vonė zanafilla e tė gjitha
indeve dhe organeve. Ky proces quhet gastrulim dhe ėshtė pėrshkruar si
ngjarja mė e rėndėsishme e jetės. Lindja, martesa apo edhe vetė vdekja nuk
janė asgjė nė krahasim me gastrulimin. Pa tė ne do ngjanim si krimba.
Tani njeriu qė po krijohet ėshtė vetėm disa milimtra i gjatė. Nė gjethen e
jashtme embrionale ngrihet pastaj njė brazdė e cila pėrfundon nė njė gyp,
prej sė cilės do tė krijohet truri dhe sistemi qendror i nervave. Shtresa e
mesme qelizore ėshtė zanafilla e muskujve, skeletit, veshkave dhe zemrės
ndėrsa shtresa e poshtme zhvillohet mė tej nė zorrė dhe mushkėri.
Pas pesė javėsh shtohen krahėt dhe kėmbėt si degė tė sheshta. Njė javė pas
kėsaj truri fillon tė marrė formė dhe mendohet se poashtu edhe gishtėrinjtė
dhe thonjtė.
Pas tetė javėsh embrioni ėshtė disa centimetra i gjatė dhe fillon tė duket
si njė njeri nė miniaturė.
Tani nis zhvillimi i krijesės. Krijesa rritet dhe trupi bashkė me organet e
tij stėrviten pėr detyrat e tyre tė ardhshme. Kur tė lindė foshnja,
pėrafėrsisht 38 javė pas mbarsjes, gjithēka duhet tė funksjonojė nė mėnyrė
tė pėrsosur.
Diku gjatė kėtij udhėtimi - nga mbarsja e vezės deri nė lindjen e foshnjes -
krijohet njeriu. Por se me saktėsi se kur, ėshtė njė pyetje me tė cilėn janė
marrė njerėz nga kohė tė ndryshme.
Qė pėrpara 2000 vjetėsh filozofi grek
Aristoteli vendosi qė krijesa
mashkullore e merr shpirtin 40 ditė pas mbarsjes. Ndėrsa krijesa femrore pėr
ndonjė arsye duhej tė priste edhe 3 muaj tė tjerė.
Me po kėtė ēėshtje u mor edhe kisha gjatė mesjetės, ndonėse
Bibla nė kėtė pikė luhatet dhe nuk jep
ndonjė vendim tė qartė.
Kisha katolike ka qenė e ndarė nė shumė vjet mbi kėtė ēėshtje. Njė palė
beson se jeta fillon vetėm kur kanė kaluar disa javė shtatzanie, sė bashku
me lėvizjet e para tė krijesės. Por nė vitin 1869 Vatikani vendosi qė jeta e
njeriut fillon qė me mbarsjen. Kjo ėshtė akoma edhe sot e kėsaj dite
pikėpamja e kishės katolike, prandaj ajo edhe i ėshtė kundėrvėnė nė ēdo ēast
studimit tė qelizave embrionale. Edhe pse studimi mund tė sillte shėrimin e
sėmundjeve tė rėnda.
- Tė gjitha zgjedhjet e vėshtira shkaktojnė grahma tė mėdha. Dhe kjo ėshtė
njė zgjedhje e vėshtirė. Por unė jam prapėseprapė i mendimit qė veza e
mbarsur ėshtė njė person, qė do tė thotė se ka njė vlerė tė qenėsishme dhe
tė drejtėn tė ketė njė jetė. Nėse do tė zhvendosej krijimi i personit nė njė
fazė tė mėvonshme tė zhvillimit atėherė kam frikė se mos shtyrja e kėtij
kufiri nė kėtė rast bėhet
dogmatik, nė rastin mė tė keq e
zgjedhur sipas dėshirės, thotė Erwin Bischofberger, i cili ėshtė profesor
kėshillues nė etikėn mjeksore nė institutin Karolinska nė Solna tė Suedisė
dhe njėkohėsisht at jezuit, njė rend brenda kishės katolike.
Kisha moderne lutheriane ka marrė njė qėndrim tepėr tė kujdesshėm.
- Por kjo nuk ka ndodhur pėr shkak tė truthatėsisė por sepse ėshtė pėr
traditė qė pėrgjegjėsia pėr tė mbajtur qėndrim ndaj ēėshtjeve etike t“i
mbetet vetė individit. Nė kėtė rast kisha luan vetėm rolin e kėshilltarit,
thotė Ulf Görman.
Shkollarėt e judaizmit dhe islamizmit janė pėrfytur gjithashtu me kėtė
problem. As atyre nuk u vjen nė ndihmė ndonjė burim i shkruar qė tė jipte
njė pėrgjigje tė qartė.
Brenda judaizmit pikėpamja tradicionale ėshtė qė krijesa nė barkun e gruas
ėshtė "njė njeri foshnjor". Kėshtu qė njė nga mėnyrat mė mbizotėruese tė tė
kuptuarit ėshtė ajo sipas tė cilės krijesa, pėr sa kohė qė gjindet nė mitėr,
nuk mund tė shihet si njė njėsi e pavarur por si njė pjesė e tė ėmės sė tij.
Mė tepėr mbi kėtė ėshtė shkruar nė librin e David M Feldman "Birth control
in jewish law", NJ: Jason Aronson 1998.
Myslimanėt thonė se profeti
Muhamed pėrligji qė krijesa zhvillohet
pėrgjatė tre periudhave 40-ditore, pas 120 ditėsh vjen njė ėngjėll pėr t“i
dhėnė shpirt. Kėshtu mėnyra mė e zakonshme e tė kuptuarit tė kėsaj ēėshtje
tek myslimanėt ėshtė ajo sipas tė cilės dėshtimi lejohet pėrpara kufirit 120
ditor, i cili i pėrgjigjet 19 javė shtatzanie. Mė tepėr mbi kėtė ėshtė
shkruar nė librin e Abdel Rahim Omran: "Family planning in the legacy of
Islam", London, Routledge 1992.
- Mėnyra liberale myslimane e tė kuptuarit tė kėsaj ēėshtje pėr mahni
pėrputhet me ligjin suedez tė dėshtimit i cili vė kufirin tek java e 18-tė,
thotė Ulf Görman.
Sot shkenctarėt e dinė qė tek krijesa ndjenjat lindin qė tetė javė pas
mbarsjes. Pas disa javėsh shqisa ndjenje janė zhvilluar nė duar dhe krahė
dhe rreth javės sė 14-tė mbi tė gjithė sipėrfaqen e lėkurės. Para disa
vjetėsh disa studiues britanikė zbuluan se krijesa, qė pas 20 javėsh, reagon
ndaj dhimbjes duke ēliruar hormone stresi. Por nuk ėshtė e thėnė qė mund tė
ndjejė dhimbje, pasiqė truri ėshtė akoma shumė i pazhvilluar.
Krijesa reagon edhe ndaj zhurmės si edhe ndjen edhe shije.
- Pjesa mė e madhe mendojnė se jeta nė njė farė mėnyre fillon me mbarsjen.
Por kjo nuk do tė thotė se veza e mbarsur ka njė vlerė tė plotė njerėzore.
Unė e shikoj kėtė si njė proces qė mė pas i sjell jetėn njeriut. Kjo ėshtė
njė ēėshtje e vėshtirė pėr tu zgjidhur. Por nėse duhet tė zgjidhet midis
hedhjes sė vezės sė mbarsur dhe shfrytėzimit tė saj pėr njė ēėshtje tė mirė,
do tė zgjidhja kėtė tė dytėn. Me kėtė nuk dua tė them qė njerėzit mund tė
bėjnė ē“tė duan me to, thotė Ulf Görman.
|