Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Diphenhydramine

 

Ilaē antihistaminik

Ėshtė inflamacioni i hundės dhe i rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes, qė rezulton nga nje reaksion alergjik ndaj njė substance p.sh. pluhurit, leshit tė kafshėve, polenit tė luleve etj.


Qe ta kuptojme kete duhet shpjeguar per ju :

C`ESHTE ALERGJIA?

Eshte hipersensitivitet (mbindjeshmeri) ndaj substancave te caktuara, qe reflektohet nga nje reagim eksesiv (i tepert) i Sistemit IMUN (sistemi mbrojtes).

Sistemi Imun me mekanizma te ndryshėm tenton tė eleminojė substanca tė huaja tė cilat nuk "i njeh", si mikroorganizmat (bakteriet, viruset etj).

Nje nga rruget e veprimit te Sistemit Imun eshte prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon nje substance te huaj (alergjen) per here te pare, nje tip i qelizave te bardha (linfocitet), prodhojne antitrupa qe ngjiten te qelizat mast (tip tjeter qelizash te bardha).

Nese e njejta substance takohet prape, alergjeni "ngjitet" te antitrupat ne qelizat mast, duke shkaktuar leshimin e disa mediatoreve (substanca kimike) qe ndihmojne per te shkateruar agresoret.

MEDIATORI ME KRYESOR ESHTE -HISTAMINA.

Kjo substance sjell skuqje, fryrje ose ngushtim te hundes e rrugeve te siperme te ajrit, dhe ulje te presionit te gjakut.

Pra e kuptojme se ne rast sulmi nga bakteriet a viruset keto mediatore mbrojne trupin nga infeksionet, ne kete rast ato "hutohen", "turbullohen" e padrejtesisht (trupi nuk eshte nen rrezik) shktatojne nje reaksion alergjik .

Nje nga problemet me te hasura nga mjekesia ne reaksionet alergjike eshte poleni i barit, qe sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshem, qimet e kafsheve, puplat e shpendeve etj. Ketu futet urtikaria, disa forma ekzemash dhe dermatitesh e alveoliti alergjik ( e quajtur-mushkeria e fermerit).

Pra duke menduar se leshimi, lirimi i ketyre mediatoreve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtes te organizmit tone, atehere duhet gjetur nje forme per ti bllokuar keto mediatore -histaminen, qe permendem me lart.

PRA ekziston nje grup i tere barnash te quajtur ANTI- HISTAMINIKE ose :
antihistaminat.

Antihistaminat bllokojnė veprimin e histaminės nė receptoret H1. Kėto gjinden zakonisht nė enėt e vogla (tė gjakut) tė lėkurės, hundės dhe syve. Pra parandalohet zgjerimi i kėtyre enėve duke ulur skuqjen dhe enjtjen. Po ashtu ulin sekrecionet (rrjedhjen) nga gjendrrat e lotit e tė hundės.

Nga gjaku antihistaminat kalojnė nė tru duke parandaluar vjelljen dhe mekanizmin e kollit (tė kolliturit).

Por ato kanė edhe efekte anėsore:

Tharje goje, turbullim shikimi e vėshtirėsi nė urinim, tė cilat largohen pas njė farė kohe, gjithashtu personat me probleme zemre a mėlēie mund tė ndikohen nga to.

Pas nje fare kohe ANTIHISTAMINAT e mbajne Rinitin Alergjik nen kontroll. Pervec tyre kemi dhe nje grup tjeter te quajtur Kortikosteroidet.

Nje teknike e re quhet DESENSITIVIZIM.

Nese barnat kane fare pak efekt atehere injektohet alergenti ne sasi te ndryshme (ne rritje) per te desensibilizuar sistemin imun. ME INJEKSIONE ne seri,duhet thene se konsumon shume kohe e mund te jape nje reaksion alergjik te rende e nuk eshte gjithmone efektiv.

Si perfundim, mund te permendim disa barna te tilla (antihistaminike) si:

Acrivastine, Astemizole, Chlorpheniramine, Diphenhydramine, Loratadine, Promethazine, Triprolidine

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@