Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

 

ISLAMI

 

Feja e Njerėzimit

 

 

 

 

Nga Maulana Muhamed Ali

 

 

 

me Parathėnie nga

 

Lord Headley

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pėrmbajtja

 

Shėnim i Botuesit

Parathėnie e Botimit Origjinal

           

 

1. Hyrje

Domethėnia e emrit - Kuptimi i ri qė ka marr nė fe.

 

2. Disa Tipare Dalluese tė Islamit

Besimi nė tė gjithė profetėt -

Persosmėria e fesė - Uniteti i njerėzimit - Njė fe historike

 

3. Parimet Themelore tė Islamit

 

4. Qenia Hyjnore

Koncepti i Zotit nė Islam - Ekzistenca e Zotit - Shembulli i Kuranit tė Shenjtė - Uniteti (Njėshmria) e Zotit

 

5.  Shfaqja Hyjnore (Feksja Hyjnore)

Besimi nė profetėt - Pėrsosmėria e shfaqjes - Vazhdimėsia e formave mė tė ulta

 

6. Jeta pas Vdekjes

ėshtė vazhdim i kėsaj jete - ėshtė shėmbėllim i gjendjes shpirtrore tė ksaj jete - Pėrparimi i pakufishėm nė jetėn pas vdekjes

 

7. Domethėnia e Besimit

Besimi nė engjėjt - Besimi si bazė pėr veprim

 

8. Parimet e veprimit

 

9. Detyrat e Njeriut ndaj Zotit

Lutja - Agjėrimi - Pelegrinazhi - Veprimet kuptimplote tė adhurimit (lutjes)

 

10. Detyrat e Njeriut ndaj Njeriut

Vllazėrimi i Islamit - Tė drejtat e gruas - Shteti - Ilustrime tė rregullit islamik - Xhihadi - Zeqati dhe Lėmosha

 

11. Spektri i Mėsimeve Morale                             

 

 

 

 

 

 

 

Shėnim i Botuesit

 

"Islami - Feja e Njerėzimit"  nga Maulana Muhamed Ali (vd. 1951) u botua pėr herė tė parė mė 1928 si njė version i pėrmbledhur i Parathėnies hyrėse tė autorit nė veprėn e tij monumentale tė vitit 1917 "Pėrkthimi Anglisht i Kuranit tė Shenjtė, me Komente". Ky libėrth popullor ka pasur ribotime tė shumta nė qindra mijė kopje, tė cilat janė shpėrndarė falas nė tė gjithė botėn. Gjithashtu ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė pėrfshirė frėngjishten, gjermanishten, hollandishten, italishten, hungarishten, polonishten dhe kinezēen.

Duke parė popullariten qė gėzoi ky libėrth u ndje e nevojshme qė tė zgjėrohej pėr tė dhėnė hollėsira mė tė mėdha pėr mėsimet fisnike tė Islamit. Qė nga botimi i tij fillestar, Maulana Muhamed Ali ka nxjerrė nė drite libra tė tillė tė paēmuar e tė vlerėsuar lart si "Feja e Islamit" (1936), "Rendi i Ri Botėror" ((1944), "Mendime tė Pavdekshme tė Profetit tė Shėnjtė Muhamed" (1947), si dhe botimi i ripunuar i veprės sė tij "Pėrkthimi i Kuranit tė Shenjtė, me Komente" (1951). U ndje gjithashtu e nevojshme qė shpalosja e pashėmbullt e Islamit qė bėhej nė kėto libra tė arrinte tek lexuesi edhe nė trajtė shumė tė pėrmbledhur.

Prandaj dhe  "Islami – Feja e Njerėzimit"  ėshtė zgjeruar duke pėrfshirė  nė tė pasazhe tė pershtatshem nga vepra e mėsipėrme madhore dhe nga librat e tjerė tė Maulanas. Ėshtė ruajtur trajta origjinale e libėrthit ndėrkohė qė janė zgjeruar kapitujt ekzistues dhe janė shtuar disa kapituj tė rinj. Duke bėrė kėto shtesa u pa e nevojshme qė tė bėheshin disa redaktime tė lehta pėr tė garantuar vazhdimėsinė e ekuilibrin brenda tekstit.

           

 

 

 

 

Parathėnie

e Botimit Origjinal

 

nga Lord Headley[1]

 

 

                        Me kėnaqėsi shumė tė madhe e kam lexuar epitomėn e shkėlqyer tė mėsimit islamik tė Maulana Muhamed Aliut dhe mė ka bėrė pėrshtypje tė madhe zotėsia qė ka treguar ai pėr tė pėrmbledhur, brėnda hapėsirės prej pak faqesh, tė gjitha gjėrat thelbėsore tė fesė sonė: thjeshtėsia dhe sinqeriteti i veprės bėjnė qė ajo tė jetė njė referencė e paēmueshme pėr tė gjithė ata qė seriozisht janė nė kėrkim tė sė vėrtetės. Ndjehet qartė nevoja pėr njė paraqitje tė tillė konēize tė Islamit, sepse, pavarėsisht nga pėrparimet nė fushėn e arsimit dhe nga arsyetimi inteligjent rreth subjekteve fetare, eshte per te ardhur keq qe ekziston ende nė kėtė vend njė shkallė e konsiderueshme injorance rreth fesė muslimane.

                        Nė njė shkallė tė konsiderueshme kjo ka tė bėjė me paraqitjen e shtrembėr qė i kanė bėrė asaj ata tė cilėt vėrtet dijnė, por qė me ligėsi e fusin nė rrugė tė gabuar mendjen perėndimore nė lidhje me fenė tonė. Disa nga gjykimet e gabuara qė rrjedhin nga kjo praktike e pavlerė e paraqitjes se gabuar tė gjėrave janė: se muslimanėt e adhurojnė Muhamedin si perėndi dhe i falėn atij, se poligamia ėshtė pjesė e fesė islame, dhe se gratė nuk kanė shpirt. Sado e habitshme dhe e pabesueshme qė mund tė duket, unė jam i sigurtė se njė numėr shumė i madh njerėzish tė respektuar e nė drejtime tė tjera mjaft tė arsimuar nė Angli vėrtet besojnė se nė e adhurojmė Muhamedin si perėndi, se jemi tė dėtyruar tė marrim shumė gra, dhe se gratė tona nuk kanė shpirt dhe nuk mund tė shkojnė nė Parajsė! Tė gjitha kėto ide janė krejtėsisht tė gabuara. Ne i falemi Allahut, te vetmit Zot qe eshte vetem nje! "Vetem Ty te falemi, dhe vetem Ty tė lutemi pėr pėrkrahje" - kjo ėshtė pjesė e lutjes sė muslimanit dhe ne nuk bėjmė dallime midis profetėve tė cilėt janė zgjedhur nga I Plotfuqishmi nė etapa tė ndryshme tė historisė sė botės. Ka vetėm njė Zot, dhe Muhamedi ėshtė Profeti, Profeti i Fundit, i Zotit. Poligamia ka qenė e pėrhapur nė mėnyrė tė shfrenuar nė tėrė Arabinė pėrpara ardhjes se Muhamedit, i cili vetėm se vendosi rregull e kufizime duke pėrcaktuar numrin e grave qė mund tė marrė njė burrė. Ai gjithashtu ndaloi krejtėsisht zakonin e vrasjes sė foshnjės femėr tė padėshirueshme qė praktikohej nė Arabi pėrpara kohės sė tij. Nė kohėn e sotme shumė pak muslimanė kanė mė tepėr se njė grua, dhe pozita e gruas nė botėn muslimanė ėshtė shumė mė e mirė se ē'ėshtė nė vendet kristiane.

                        Shpresoj se do tė ndėrmerren hapa pėr ta pėrhapur gjėrėsisht kėtė vepėr tė vogėl, me qė unė jam i bindur se njė lexim i vėmendshėm i faqeve tė saj do t'u sillte ndriēim e prehje atyre tė cilėt mund tė mos jenė ende tė vetėdijshėm pėr frymėn e vėrtetė tė Islamit dhe qė mund tė jenė ende nėn ndikimin e zhgėnjimeve qė u janė shkaktuar ose nga mungesa e informacionit tė saktė, ose nga qė kanė dėgjuar ata tė cilėt do tė bėnin mirė qė tė mos merreshin me paraqitjen e shtrembėr tė njė feje simotėr.                                  

 HEADLEY

 

Islami - Feja e Njerėzimit

 

 

1. HYRJE

 

                        Islam ėshtė emri me tė cilin njihet feja e predikuar nga Profeti i Shenjtė Muhamed, i cili u shfaq nė Arabi mė shumė se trembėdhjetė shekuj mė parė,[2] dhe ajo ėshtė e fundit nga fetė e mėdha tė botės. Kjo fe njihet rėndom nė Perėndim si Muhamedanizėm, njė emėr qė i ėshtė vėnė nė imitim tė emrave tė tillė si Kristianizėm e Budizėm, por qė ishte krejt e panjohur pėr vetė muslimanėt. Sipas Kuranit, Librit tė shenjtė tė Islamit, feja e Islamit ėshtė aq e gjėrė nė konceptimin e saj sa vetė njerėzimi. Ajo nuk u krijua thjeshtė nga predikimet e Profetit tė Shenjtė Muhamed, por ka qenė fe e profetėve qė kishin dalė pėrpara tij. Islami ishte feja e Adamit, Noas, Abrahamit, Moisiut dhe Jezusit; ajo ishte, nė fakt, feja e ēdo Profeti tė Zotit, i cili u shfaq kudoqoftė, nė ēdo skaj tė botės. Bile, Islami ėshtė dhe feja e ēdo fėmije njerėzor qė lind, sipas Profetit tė Shenjtė, i cili, pėr tė qenė tė saktė, nuk ėshtė krijuesi por eksponenti mė i fundit i atij sistemi Hyjnor i cili u pėrsos me ardhjen e tij. Dhe sipas Kuranit, Islami ėshtė feja e natyrshme e njeriut:

 

                        "Natyra e bėrė nga Zoti nė tė cilėn Ai ka krijuar njeriun – ajo ėshtė feja e drejtė" (30:30).

 

                        Dhe meqenė se, sipas Kuranit, profetėt u ngritėn midis popujve tė ndryshėm nė kohė tė ndryshme, dhe se feja e ēdo profeti, nė pastėrtinė e saj mė tė herėshme e tė pandryshueshme, nuk ishte gjė tjetėr veē Islam, spektri i kėsaj feje, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, shkon aq shumė mbrapa nė shekujt e shkuar dhe ėshtė aq e gjėrė sa vetė njerėzimi, ndėrkohė qė parimet themelore gjithmonė kanė mbetur njėlloj, ndėrsa tė papriturat kanė ndryshuar me ndryshimin e nevojave te njerėzimit. Faza e fundit e Islamit ėshtė ajo e cila u shfaq nė botė me ardhjen e Profetit tė Shenjtė Muhamed - paqja e bekimet e Zotit qofshin me tė!

 

Domethėnia e emrit

                        Emri Islam nuk u shpik, si nė rastin e feve tė tjera, nga ata qė e shpallėn si fe tė tyre. Ky emer, nga ana tjeter, i eshte dhene shprehimisht kesaj feje ne Kuranin e Shenjtė. Ai thotė: "Unė (Zoti) e kam zgjedhur Islamin si fe pėr ju" (5:3). Dhe nė njė vend tjetėr: "Sigurisht feja me Zotin ėshtė Islami" (3:18). Ai, pėr mė tepėr, ėshtė njė emėr domethėnės; nė fakt, fjala Islam tregon vetė esencėn e sistemit fetar qė njihet me atė emėr. Domethėnia e saj primare ėshtė "tė bėsh paqe", dhe idea e 'paqes' ėshtė idea sunduese nė Islam. Sipas Kuranit tė Shenjtė, musliman ėshtė ai qė ka bėrė paqe me Zotin dhe njeriun, si me Krijuesin ashtu dhe me krijesat e Tij. Paqja me Zotin nėnkupton nėnshtrimin e plotė ndaj vullnetit tė Atij i Cili ėshtė burimi i gjithė pastėrtisė e mirėsisė, kurse paqja me njeriun nėnkupton kryerjen e veprave tė mira ndaj njeri-tjetrit. Tė dyja kėto ide gjėnden tė shprehura shkurt, por bukur, nė 2:112, ku thuhet:

           

                        "Veē tė tjerave, kushdo qė i nėnshtrohet plotėsisht Zotit, dhe kryen vepra tė mira ndaj tė tjerėve merr shpėrblimin e tij nga Zoti, dhe mos tė ketė frikė pėr njė gjė tė tillė, dhe ata nuk do tė brengosen."

 

                        Ky dhe vetėm ky ėshtė shpėtimi shpirtror sipas Kuranit tė Shenjtė. Dhe duke qenė muslimani nė paqe tė pėrkryer, ai gėzon paqe tė mendjes dhe kėnaqsi shpirtrore tė plotė (16:106). "Paqe" ėshtė pėrshėndetja e muslimanėve pėr njeri-tjetrin, gjithashtu "Paqe" do tė jetė dhe pėrshėndetja e atyre nė parajsė: "Dhe pėrshėndetja e atyre atje lart do tė jetė 'Paqe'" (10:10). Veē tė tjerave, nė parajsėn qė paraqet Islami asnjė fjalė tjetėr nuk do tė dėgjohet veē "Paqe, Paqe", siē thotė Kurani i Shenjtė: "Ata atje lart nuk do tė dėgjojnė asnjė bisedė tė kotė apo mėkatare, por vetėm thėnien 'Paqe! Paqe!'" (56:25,26). "Autori i paqes dhe i sigurisė" ėshtė njė ndajshtim pėr Zotin qė pėrmendet nė Kuranin e Shenjtė (59:23), dhe objektivi final drejt te cilit pikėsynon Islami ėshtė " Banesa e Paqes", siē thuhet nė 10:25: "Dhe Zoti fton nė banesėn e paqes". Paqja ėshtė, pra, esenca e Islamit, sepse ajo ėshtė rrėnja nga del dhe fruti qė jep, kėshtu qė Islami ėshtė mbi tė gjitha tė tjerat Feja e Paqes.

 

Kuptimi i ri qė i ėshtė dhėnė fesė

                        Nė Islam koncepti i fesė merr njė domethėnie tė re. Sė pari, duhet tė trajtohet jo si njė dogėm, tė cilėn njeriu duhet ta pranojė nė qoftė se dėshiron tė shpėtojė nga dėnimi i amshuem, por si njė shkencė qė mbėshtetet nė pėrvojėn universale tė njerėzimit. Kėshtu, sipas Islamit, shfaqja Hyjnore (ose komunikimi i Zotit me njeriun) ėshtė njė faktor i domosdoshėm nė evoluimin e njeriut. Dhe qė nga trajtat e saj mė tė thjeshta (siē janė ėndėrat e vegimet e mirėfillta) e deri nė format e saj mė tė larta (siē janė tė vėrtetat e ligjet fetare qė i shfaqen profetėve tė mėdhej tė Zotit), shfaqje Hyjnore ėshtė pervoja universale e njerėzimit dhė njė dhuratė Hyjnore qė i ėshtė dhėnė tė gjithė popujve tė botės.

                        Sė dyti, duke pėrforcuar mė tej idenė e shkencores nė fe, Islami i paraqet tė gjitha doktrinat e tij si parime tė sjelljes e veprimit njerėzor, si dhe e bėn ēdo pikė tė besimit si bazė pėr veprim nga ana e njeriut per zhvillimin e tij drejt shkalleve gjithnje e me te larta te jetes.

                        Sė treti, sfera e fesė nuk ėshtė e kufizuar vetėm brenda botės sė pėrtejme; bile preokupimi i saj parėsor ėshtė pėr kėtė botė, qė njeriu, duke bėrė njė jetė tė respektueshme kėtu nė tokė, tė mund tė fitojė vetėdijen e njė ekzistence mė tė lartė. Kėshtu pra, Kurani nuk merret vetėm me mjetet tė cilat e bėjnė njeriun tė jetė i lidhur me mish e me shpirt me Zotin, por dhe me problemet e botės rreth nesh, me ēėshtjet e rėndėsishme kuptimi i drejtė i tė cilave i jep mundėsi njeriut tė bėjė njė jetė tė lumtur. Ai jep udhėzim pėr pėrparim individual, si dhe pėr ecjen pėrpara tė shoqėrisė, tė kombit, bile dhe tė njerėzimit. Ai e pėrgatit njeriun pėr njė jetė tjetėr, por vetėm pasi e ka bėrė tė aftė tė jetė zot i vetes nė kėtė jetė.

 

 

2. DISA VEĒORI DALLUESE TĖ ISLAMIT

 

Besimi nė tė gjithė profetėt

 

                        Veēoria e madhe e Islamit ėshtė se ai kėrkon qė pasuesit e tij tė besojnė qė tė gjitha fetė e mėdha tė botės qė kanė qėnė tė pėrhapura pėrpara tij janė shfaqur nga Zoti. Kėsisoj, Islami hedh bazat e paqes dhe harmonise midis feve tė botės. Sipas Kuranit tė Shenjtė, nuk ka asnjė komb nė botė nė tė cilin tė mos jetė shfaqur njė profet: "Nuk ka asnjė popull nė gjirin e tė cilit tė mos ketė shkuar njė paralajmėtar" (35:24). Mė tej na thuhet se ka pasur profetė tė tjerė pėrveē atyre qė pėrmenden nė Kuran: "Dhe Nė tė dėrguam lajmėtarė  qė t'i kemi pėrmendur mė parė, si dhe lajmėtarė tė cilėt Ne nuk t'i kemi pėrmendur" (4:164). Pra, Kurani jo vetėm parashtron teorinė se profetė janė shfaqur nė tė gjithė kombet, por shkon mė tutje dhe e kėrkon si domosdoshmėri qė muslimanėt tė besojnė nė tė gjithė ata profetė (2:136, 177, 285). Gjithashtu, ndonėse besimi Islam pėrmblidhet nė dy fjali tė shkurtra, "Nuk ka zot tjetėr veē Allahut, dhe Muhamedi ėshtė Apostulli i Tij", personi i cili e shpreh besimin nė Muhamedin, duke e bėrė kėtė, ai pranon tė gjithė profetėt e botės, pavarėsisht nėse emrat e tyre janė pėrmendur nė Kuran ose jo. Kėshtu, Islami i del pėr zot njė universalizmi pėr tė cilin nuk mund tė aspirojė asnjė fe tjetėr, si dhe hedh bazat e njė vėllazėrimi gjithpėrfshirės sa vetė njerėzimi.

 

Pėrsosja e fesė

 

                        Mirėpo misioni i madh i Islamit nuk ishte qė tė predikonte vetėm ketė tė vėrtetė, e cila, pėr shkak tė izolimit nga njeri-tjetri  tė kombeve tė ndryshėm tė botės, nuk ishte predikuar mė parė, por dhe tė korigjonte gabimet tė cilat kishin gjetur mėnyrėn pėr t'u futur ėe fe tė ndryshme, tė shoshiste tė vėrtetėn nga gabimi, tė predikonte tė vėrtetat tė cilat nuk ishin predikuar mė parė pėr shkak tė rrethanave tė veēanta tė shoqėrisė ose tė etapave tė herėshme tė zhvillimit tė saj, dhe, mė e rėndėsishmja e tė gjithave, tė bashkonte tok nė njė libėr tė vetėm tė vėrtetat qė pėrmbante ēdo shfaqje Hyjnore qė i ishte dhuruar njė populli pėr t'i treguar njeriut rrugėn e drejtė; dhe nė fund fare, tė pėrmbushte tė gjitha kėrkesat morale e shpirtrore tė njė shoqėrie njerėzore nė pėrparim tė vazhdueshėm. Kėshtu Islami pretendon me tė drejtė se ėshtė shprehja pėrfundimtare dhe mė e pėrsosur e vullnetit tė Zotit, siē thotė Kurani:

 

"Nė kėtė ditė e kam pėrsosur Unė pėr ju fenė tuaj dhe e kam pėrmbushur mirėsinė Time ndaj jush dhe kam zgjedhur pėr ju Islamin si fe" (5:3).

           

                        Gjithashtu, Kurani i Shenjtė pėrmendet si libėr me "faqė tė dlira, ku janė (tė pėrfshirė tė gjithė) librat e drejtė" (98:2,3), qė do tė thotė se tė gjithė ato udhėzime tė drejta qė janė tė nevojshme pėr ta udhėhequr njeriun nė rrugė tė drejtė, qofshin tė shfaqura mė parė ose jo, gjejnė shprehje tė plotė nė kėtė Libėr tė Shenjtė.

 

Uniteti i njerėzimit

 

                        Nė pėrputhje me skemėn Hyjnore, sipas sė cilės profetėt u shfaqėn pėr rigjenerimin e botės, siē zbulohet nė Kuran, ēdo komb ka pasur profetėt e vet. Pra, ndonėse dalja e profetėve ka qenė nė njė kuptim fakt universal, profetizmi ka qenė pak a shumė institucion kombėtar, ku spektri i mėsimeve tė njė profeti kufizohej brenda kombit tė vet. Prandaj hapi pėrfundimtar nė institucionin e profetizmit ishte ardhja e njė profeti pėr tė gjithė kombet, kėshtu qė idea madhėshtore e unifikimit tė tėrė racės njerėzore tė mund tė realizohej pėrsosmėrisht. Misioni i Profetit tė Shenjtė Muhamed pėrshkruhet kėshtu nė Kuranin e Shenjtė: "I bekuar qoftė Zoti i Cili dėrgoi poshtė Furkanin (Kuranin) tek shėrbėtori i Tij qė ai tė jetė paralajmėtar pėr tė gjithė kombet" (25:1); dhe "Thuaj: O njerėzim , sigurisht unė jam Lajmėtari i Zotit pėr ju tė gjithė" (7:158). Prandaj Profeti Botėror zuri vendin e profetėve kombėtare, tė gjitha pengesat gjeografike u fshinė si dhe tė gjitha barrierat e ngjyrės e tė racės, dhe mbi parimin e madh se "njerėzimi ėshtė njė komb i vetėm" (2:213) u hodhėn bazat e unitetit tė racės njerėzore.

                        Duhet shtuar se njė unitet i tillė i njerėzimit nuk mund tė kryhej po tė mos realizohej pėrfundimi i procesit tė shfaqjes sė profetėve, sepse nė qoftė se do tė vazhdonin tė shfaqeshin profetė dhe pas daljes sė Profetit Botėror, ata padyshim do t'u vinin kazmėn themeleve tė unitetit qė synonte tė realizonte Islami duke i dhėnė tė gjithė botės njė profet tė vetėm. Se kėndejmi buron dhe thėnia se Profeti i Shenjtė Muhamed ėshtė "Lajmėtari i Zotit dhe i fundmi i profetėve" (33:40). Mund tė shtohet mė tej se qėllimi i dėrgimit tė njė profeti tek njė popull ishte pėr tė vėnė nė dukje rrugėt qė duhet tė ndiqnin njerėzit pėr tė vendosur lidhje tė forta shpirtrore me Zotin. Ai qėllim arriti pėrsosmėrinė nėpėrmjet Profetit tė madh Botėror, mesazhi i tė cilit ishte aq i pėrsosur sa i pėrmbushte kėrkesat jo vetėm pėr tė gjithė kombet bashkėkohės por dhe pėr tė gjithė brezat e ardhshėm. Kjo pretendohet qartė nga Kurani (shih 5:3 tė cituar mė lart), njė pretendim qė nuk parashtrohet nga ndonjė fe tjetėr. Meqenė se feja kėshtu arriti pėrsosmėrinė, nuk mbeti nevojė pėr ndonjė fe tjetėr pas Islamit apo pėr ndonjė profet tjetėr pas Profetit Muhamed.

 

Njė fe historike

 

                        Dėshiroj tė vė nė dukje dhe njė veēori tjetėr tė Islamit nėpėrmjet kėsaj hyrjeje. Nuk ka asnjė dyshim se Islami ėshtė njė fe historike dhe Themeluesi i saj i Shenjtė njė personazh historik. Ėshtė njė fakt qė edhe njė kritik armiqėsor i Islamit ėshtė i detyruar ta pranojė. Ēdo ngjarje nė jetėn e Profetit tė Shenjtė mund tė lexohet nė dritėn e historisė. Gjithashtu, Kurani i Shenjtė, i cili ėshtė burimi i tė gjitha ligjeve shoqėrore e shpirtrore tė Islamit, siē ėshtė nėnvizuar nga Bosuorth Smithi[3], ėshtė "njė libėr absolutisht i pashembullt nė origjinėn e tij, nė ruajtjen e tij . . . nė autenticitetin thelbėsor tė tė cilit askush nuk ka qenė nė gjendje ndonjėherė tė hedhė ndonje dyshim serioz." Bile dhe Muiri[4]  e pranon se "ndoshta nuk ka vepėr tjetėr nė botė qė tė ketė ruajtur pėr dymbėdhjetė shekuj njė tekst kaq tė pastėr", dhe shton me Von Hammer-in se "ne kemi mendimin se Kurani ėshtė fjala e Muhamedit po me atė shkallė sigurie qė muhamedanėt besojnė se ajo ėshtė fjala e Zotit."

                        Duke pasur njė libėr tė shfaqjes Hyjnore tė ruajtur nė mėnyrė kaq tė sigurtė gjatė shekujve si udhėrrėfyes drejt mirėqenies se tij shpirtrore e morale, si dhe duke pasur shembullin e njė Profeti kaq tė madh e fisnik, pėrvojat e larmishme tė tė cilit nė jetė ofrojnė rregullat mė tė mira tė sjelljes nė tė gjitha etapat e ndryshme tė jetės njerėzore, muslimani ėshtė i sigurtė se nuk ka hedhur poshtė asnjė tė vėrtetė qė i ėshtė zbuluar ndonjėherė nga Zoti ndonjė kombi, dhe se ai nuk ka mohuar (barazuar me zero) asnjė tė mirė qė mund tė gjėndet nė jetėn e njė njeriu tė mirė. Kėsisoj muslimani jo vetėm beson nė tė vėrtetėn e tė gjitha shfaqjeve Hyjnore dhe i pranon udhėheqėsit e shenjtė tė tė gjithė popujve, por dhe i ndjek tė vėrtetat e pėrhershme e tė qėndrueshme qė gjenden nė ato shfaqje Hyjnore duke pranuar e zbatuar mė tė fundit e mė kuptimplotet prej tyre, si dhe i imiton tė gjithė njerėzit e mirė nė gjithshka tė mirė qė kanė nė jetėn e tyre duke marrė si model elzemplarin mė tė pėrkryer.

 

3. PARIMET THEMELORE TĖ ISLAMIT

 

Parimet kryesore tė Islamit jepen nė fillim fare tė Kuranit tė Shenjtė, i cili hapet me fjalet:

 

"Ky Libėr, i cili nuk ka asnjė dyshim nė tė, ėshtė njė udhėrrėfyes pėr ata tė cilėt janė tė devotshėm nė kryerjen e detyrave tė tyre, tė cilėt besojnė nė Atė qė nuk shihet dhe e vazhdojnė pa ndėrprerje lutjen dhe shpenzojne (me zemėrgjėrėsi) nga ajo qė Ne u kemi dhėnė atyre, dhe tė cilėt besojnė nė atė qė tė ėshtė shfaqur ty (O Muhamed) dhe nė atė qė u shfaq pėrpara teje, dhe qė janė tė bindur pėr Botėn e pėrtejme" (2:2-4).    

Keto vargje vene ne dukje parimet esenciale te cilat duhet te pranohen nga ata te cilet do te ndiqnin Kuranin e Shenjte. Ketu kemi tri pika kryesore te besimit dhe dy pika kryesore te praktikes, ose tri porosi teorike dhe dy praktike. Perpara se t'i marr keto pika nje nga nje, mendoj se eshte e domosdoshme te ve ne dukje, siē tregohet ne keto vargje, se ne Islam vetem besimi nuk vlen asgje ne qofte se nuk zbatohet ne praktike. "Ata qe besojne dhe bejne te mira" eshte pershkrimi i perseritur i te drejteve sipas Kuranit. Besimi i drejte eshte fara e mire e cila mund te rritet e te behet veē peme e mire ne qofte se merr ushqim nga toka ku eshte mbjelle. Ai ushqim jepet me vepra te mira. Nje  pike tjeter e domosdoshme per t'u mbajtur parasysh ne lidhje me pese parimet e besimit e praktikes te permendura ne vargjet e cituara me lart eshte se ato, ne nje forme apo ne nje tjeter, jane pranuar ne menyre universale nga raca njerezore.

Pese parimet siē i kemi treguar tashme jane: (1) besim ne Zotin, ne te Padukshmin e Madh, (2)besim ne shfaqjen Hyjnore; c)besim ne jeten e pertejme; kurse nga ana praktike: (4)lutje Zotit, i cili eshte burimi nga i cili del dashuria e Zotit, dhe (5)lemosha ne kuptimin me te gjere - te gjitha keto tregojne respektivisht kryerjen e detyrave tona ndaj Zotit dhe njeriut. Tani, keto pese parime te besimit e te veprimit jane pranuar nga te gjithe kombet e rruzullit tokesor. Keto jane parimet e perbashketa mbi te cilat mbeshteten te gjitha fete. Ne fakt, keto pese parime themelore te fese se shenjte te Islamit jane te ngulitura ne natyren njerezoreKetu une do t'i marr nje nga nje, ashtu siē jane pershkruar me hollesi ne Kuranin e Shenjte.

 

                                                                        4. QENIA HYJNORE

 

Konceptimi i Zotit ne Islam

 

                        Nga tre parimet themelore te besimit, i pari eshte besimi ne Zotin. Besimi ne nje fuqi me te larte se njeriu mund ta gjejme duke shkuar mbrapa deri ne antikitetin me te larget, ne kohrat me te hereshme ne te cilat mund ta na ēoje historia, por popuj te ndryshem ne epoka te ndryshme e ne vende te ndryshme kane pasur koncepte te ndryshme mbi Qenien Hyjnore. Islami, pike se pari, predikon nje nje Zot, i Cili qendron mbi te gjithe hyjnite fisnore dhe perendite kombetare. Zoti i Islamit nuk eshte Zoti i nje kombi te veēante, i Cili do t’i kufizonte bekimet e Tij vetem per ate komb, por Ai pershkruhet ne fjalet hyrese te Kuranit te Shenjte se eshte “Zoti i te gjitha botrave” (1:1), keshtu qe, perveē se jep konceptimin me te larte te Qenies Hyjnore, ai edhe e zmadhon rrethin e vllazerimit te njeriut ne menyre qe te perfshihen te gjithe kombet e botes, duke e zgjeruar keshtu botekuptimin e simpatite e njeriut.

                        Midis atributeve(cilesive) te shumta sublime te Qenies Hyjnore te cilave u jep shprehje Kurani i Shenjte, atributi i meshires eshte ne krye te vendit. Pikerisht me fjalet al-Rahman dhe al-Rahim hapet ēdo kapitull i Librit te Shenjte. Fjalet Bamires e Meshirues i zbulojne lexuesit te Kuranit te Shenjte vetem nje ide teper te manget e te ceket te dashurise e meshires se thelle e gjithperfshirese te Zotit te shprehur me fjalet al-Rahman dhe al-Rahim. “Meshira Ime perfshin te gjitha gjerat, “ thuhet ne Kuranin e Shenjte (7:56). Rrjedhimisht Lajmetari (I Derguari) i cili predikoi kete koncept te Qenies Hyjnore me te drejte cilesohet ne Kuranin e Shenjte si “meshire e te gjithe kombeve” (21:107). Po ashtu, Zoti eshte Autori (Krijuesi) i gjithshkaje qe ekziston. Mohimi i fuqise se Tij krijuese do t’i kishte dhene goditje vdekjprurese pikerisht madheshtise e sublimitetit te konceptit te Qenies Hyjnore. Ja vetem nje pershkrim i atributeve te Tij:

 

                        “Ai eshte Allahu perveē te Cilit nuk ka Zot tjeter, i Gjithdituri per gjithshka qe nuk shihet dhe qe shihet. Ai eshte Bamiresi, Meshiruesi. Ai eshte Allahu perveē te Cilit nuk ka Zot tjeter, Mbreti, Shenjtori, Autori i paqes, Siguri-dhenesi, Mbikqyresi i gjithshkaje, I Plotfuqishmi, Supremi, Poseduesi i madheshtise. I lartesuar qofte Allahu mbi gjithshka qe krijuan ata (si zoter te rreme)! Ai eshte Allahu, Krijuesi, Ndertuesi,[5] Forme-dhenesi: Te Tijet jane emrat me te bukur. Gjithshka qe eshte ne qiell e ne toke e deklaron lavdine e Tij; dhe Ai eshte i Fuqishmi, i Urti” (59:22-24).

 

Zoti qendron mbi te gjitha kufizimet, dhe Ai nuk mund te ngjasohet me asgje te njohur nga njeriu (42:11). Ndersa Zoti kupton ēdo vegim, vegimi i njeriut nuk mund ta perfshije Ate (6:104). Ai eshte Nje; dualiteti ose triniteti ne natyren Hyjnore, apo shumefishimi i perendive as qe mund te mendohet (2:163; 16:51; 4:171); ai nuk mban asnje lidhje atesie apo biresimi me asnje (112:3; 19:90-93). Ai eshte I Gjithshkadituri (20:7), I Plotfuqishmi (16:48-50), dhe I Kudogjenduri (58:7), duke qene njekohesisht me afer njeriut se vetja e tij (50:16; 56:85). Ka nje numer shume te madh atributesh tjera per Qenien Hyjnore te cilat e lartesojne konceptin e Zotit ne Kuran te pakrahasueshem me asnje liber tjeter te shfaqur.

 

Ekzistenca e Zotit

 

Duke qene se besimi ne Zotin eshte themeli i Islamit, ne te parashtrohen tre lloje argumentesh qe lidhen me ekzistencen e Zotit:

1.      Universi material jep deshmi se duhet te kete nje Krijues e Kontrollues te universit. Ne Kuranin e Shenjte kjo deshmi perqendrohet rreth fjales Rabb, atributi i pare i Qenies Hyjnore per te cilin terheq vemendjen Shfaqja hyjnore – “Lexo ne emer te Rabb-it tend” (96:1) – dhe me te cilin fillon Kurani i Shenjte (1:1), duke qene njekohesisht dhe atributi i perseritur me shpesh ne Librin e Shenjte. Rabb, zakonisht e perkthyer si Zot i boteve per ta dhene shkurt, do te thote Kujdestar prindror i nje gjeje ne menyre te atille qe ta beje ate te pervetesoje gjendje zhvillimi te njepasnjeshme derisa te arrije qellimin e vet te persosmerise. Gjithshka e krijuar ne kete menyre mban stampen e krijimit Hyjnor ne veēorine e levizjes se vazhdueshme perpara nga etapat me te ulta ne ato me te larta derisa arrin plotesine. Evolucioni, i cili ka provuar se eshte nje bllok pengues per fete tjera, behet kesisoj ne Islam pikerisht baza e besimit ne Zotin, si dhe sherben si argument i qellimit dhe i urtesise ne krijim. Njėshmėria (harmonia) e ligjit qe mbizoteron ne univers, pavaresisht nga shumllojshmeria e jashtezakonshme qe ka ai (67:3,4), ekzistenca e kontrollit e ligjeshmerise me te rrepte ne te gjithe Natyren qe nga pjesezat me te vogla deri ne sferat me te fuqishme (36:38; 55:5,6),  si dhe argumente te tjera te ngjashme ndeshen ne ēdo faqe te Librit te Shenjte.

2.      Grupi i dyte i argumenteve per ekzistencen e Zotit ka te beje me shpirtin njerezor ne te cilin eshte rrenjosur, sipas Kuranit te Shenjte, vetedija e ekzistences Hyjnore. Ne qenien e mbrendshme te njerezve behet vazhdimisht pyetja: “Kot jane krijuar ata, nga hiēi?”, “A mos jane ata krijuesit e shpirtit te tyre?”, “A mos i krijuan ata qiejt e token?” (52:35,36), “A nuk jam Une Rabb-i juaj?” (7:172). Keshtu pra tregohet se vetedija e ekzistences se Zotit eshte pjese perberese dhe e pandashme e natyres njerezore. Nganjehere kjo vetedije permendet duke paraqitur nje afersi te paimagjinueshme te shpirtit njerezor me Shpirtin Hyjnor: “Ne jemi me afer njeriut se damari i qafes se tij” (50:16); “Ne jemi me afer shpirtit tuaj se vete ju” (56:85). Me anen e kesaj tregohet vetedija e ekzistences se Zotit ne shpirtin e njeriut eshte bile dhe me e qarte se vetedija e vete ekzistences se tij. Natyrisht kjo vetedije ndryshon ne natyra te ndryshme ne varesi nga drita e brendshme e njeriut, sa e ndritshme apo e zbehte eshte ajo.

                        Ky argument forcohet me tej duke treguar se ka diēka me teper sesa vetedija e                  thjeshte e ekzistences se Zotit. Fryma e Zotit eshte thithur nga njeriu duke i dhene jete atij                   (15:29), prandaj dhe shpirti i njeriut eshte i perkushtuar ndaj Zotit; ne te eshte i rrenjosur instinkti       per t’i sherbyer Zotit dhe per t’iu drejtuar Atij per ndihme (1:4). Ēdo njeri, bile dhe politeisti ai qe       beson ne shume perendi), i drejtohet Zotit ne vuajtje fizike e ne deshperim, kur shfaqet me ngulm       forca e plote e natyres njerezore (10:12,22; 39:8). Keshtu ngulitet me tej besimi te Zoti, me anen        e te cilit ai udhehiqet ne erresire e veshtiresi ((10:9); ngulitet dashuria e Zotit, nga e cila buron            gatishmeria per t’i ofruar sherbim vetmohues njerezimit (2:177; 76:8); ngulitet besueshmeria ne         Zotin, e cila eshte nje burim i sigurte force per njeriun ne kohe te veshtira (14:12).

3.                  Porse deshmia me e qarte dhe me e sigurte e ekzistences se Zotit jepet nga pervoja shpirtrore, me larte e njerezimit, nga shfaqje e Zotit Vete perpara njeriut. Deshmia e menēurise dhe qellimit ne univers vetem sa tregon se duhet te kete nje Zot, por nuk te shpie ne ndonje bindje te sigurte se Zoti eshte; deshmia e vehtes se brendshme te njeriut eshte gjithashtu e pamjaftueshme per te na ēuar drejt kesaj bindjeje te sigurte dhe per t’i dhene mundesi njeriut qe te ballafaqohet me Qenien Hyjnore. Eshte shfaqja Hyjnore ajo qe jo vetem ben realitet aspiraten me te larte te kesaj jete se Zoti eshte, por dhe hedh nje lume drite mbi atributet Hyjnore dhe e nxjerr njeriun ne rruge ne te cilen, duke ecur ne te, ai e ndjen ekzistencen e Tij si nje realitet ne vete jeten e tij dhe e cila i jep mundesi atij qe te mbaje lidhje te ngushta shpirtrore me Ate. Eshte pikerisht ky kuptim i Qenies Hyjnore qe sjell nje ndryshim ne jeten e njeriut dhe i jep atij nje force shpirtrore te parezistueshme me anen e se ciles ai mund te sjelle ndryshime bile dhe ne jeten e te tjereve. Shfaqja e Zotit Vete perpara njeriut eshte, sipas Islamit, pervoja universale e njerezimit, pervoja e njerezve ne te gjitha kombet, te gjithe vendet dhe te gjitha epokat. Eshte kjo pervoje shpirtrore universale e njerezimit qe ka provuar se eshte nje force e rendesise se dores se pare qe sherben per ta ngritur njerezimin nga thellesite e degjenerimit drejt majave me te larta te moralit dhe bile te prosperitetit material.

 

Shembulli i Kuranit tė Shenjtė

Kurani i Shenjtė jep shembullin mė tė madh tė ekzistencės dhe veprės sė Zotit qė tregohet nga shfaqja Hyjnore. Ajo zbulon tė vėrteta e parime sublime tė cilat nuk mund tė ishin produkt i dijes njerėzore tė njė arabi tė pashkolluar qė jetoi nė shekullin e shtatė, siē ishte Profeti i Shenjtė Muhamed. Ai solli njė transformim tė pakrahasueshėm nė historinė e botės. Nė jo mė shumė se njėzet-e-tre vjet (609-632 C.E.) u krye njė transformim i plotė nė jetėn e tėrė kombit qė banonte nė Gadishullin Arabik, njė tokė ku shekuj punė reformuese tė mėparėshme kishin qenė tė pafrutshme.   Adhurimi i idhujve i rrėnjosur thellė u zėvendėsua nga adhurimi i njė Zoti; tė gjitha supersticionet u fshinė dhe nė vend tė tyre doli feja mė e racionale qė mund tė merrte me mend bota; njerėzit qė krenoheshin me injorancėn e tyre u bėnė pėrkrahėsit mė tė flaktė tė dijes, duke u zhytur thellė e duke pirė nė ēdo burim tė dijes qė ata mund tė gjenin; shtypja e tė dobtėve, tė varfėrve, skllevėrve e grave i lėshoi vendin drejtėsisė e barazisė; dhe njė komb i zhytur nė veset mė tė thella u pastrua tėrėsisht nga ato dhe u pajis me njė dėshirė tė zjarrtė pėr veprat mė fisnike nė shėrbim tė njerėzimit. Kurani pėrmbushi njė transformim jo vetėm tė individit, por po aq dhe tė familjes, tė shoqėrisė, tė njė kombi tė tėrė, dhe, nėpėrmjet atij kombi, tė vetė njerėzimit. Nuk ka libėr tjetėr qė tė ketė sjellė njė ndryshim kaq tė mrekullishėm nė jetėn e njerėzve, duke i ngritur ata nga thellėsitė e degjenerimit nė kulmet mė tė larta tė qytetėrimit.

Kurani i Shenjtė jo vetėm realizoi kėtė transformim madhėshtor, por qė nė fillim tė karrierės sė Profetit tė Shenjtė ai paralajmėroi profeci tė njėpasnjėshme, duke dhėnė siguri tė plota e tė padiskutueshme, qė do tė vėrtetonin se kundėrshtimi i pamėshirshėm do tė shuhej dhe do tė triumfonte Islami. Kėto profeci u shpallėn nė kohėn kur Profeti i Shenjtė ishte fare vetėm dhe i pashpresė, i mbuluar nga tė gjitha anėt nga kundėrshtime tė egra, dhe nuk ekzistonte as rrezja mė e vogėl e shpresės qė Islami tė bėnte ndonjė pėrparim. Megjithatė ato u pėrmbushėn vetėm pak vjet mė vonė nė mėnyrėn mė tė habitshme. Asnjė njeri nuk mund tė kishte parashikuar atė qė u profetizua aq qartė se do tė ndodhte me siguri, dhe asnjė fuqi njerėzore nuk do tė kishte mundur t’i shkaktonte disfatė tė plotė njė kombi tė tėrė tė rreshtuar kundėr njė njeriu tė vetėm. Shfaqja Hyjnore kėsisoj jep provėn mė tė qartė e mė tė sigurtė tė ekzistencės sė Zotit, dituria e pafund e tė Cilit kupton tė ardhshmen si dhe tė shkuarėn e tė tashmen, dhe i Cili kontrollon si forcat e natyrės ashtu dhe fatin e njeriut.  

 

Uniteti (Njėshmėria) e Zotit

Uniteti i Zotit ėshtė tema e madhe numėr njė e Kuranit te Shenjtė. Shprehja me e njohur e kėsaj ėshtė ajo qė pėrmbahet nė deklaratėn e lć ilćha ill-Allćh (“nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut”), e cila zbulon domethėnien se nuk ka asgjė qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut. Unitet i Zotit do tė thotė, sė pari, se nuk as pluralitet perendishė as pluralitet personash nė rolin e Zotit; se dyti, nuk asnjė qenie qė tė zotėrojė ndonjė atribut Hyjnor nė pėrsosmėri; dhe sė treti, askush nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė atė qė ka bėrė Zoti, ose qė mund tė bėjė Zoti.

E kundėrta e Unitetit ėshtė shirk-u (tė shoqėruarit e ‘zotave’ me Zotin, apo njohja e cilėsive Hyjnore te tė tjerėt dhe jo te Zoti), e cila thuhet se ėshtė mė e rėnda e tė gjitha mėkateve (31:13) pėr faktin se kjo e demoralizon njeriun, ndėrsa Uniteti Hyjnor sjell ngritjen e tij morale. Format e larmishme tė shirk-ut tė pėrmendura nė Kuran pėrfshijnė: adhurimin e gjėrave tė tilla si idhujt, kafshėt, forcat e natyrės, etj., duke kujtuar se sende e qenie tė tjera mbartin nė vetvete tė njejtat atribute si Zoti, si nė doktrinėn e trinitetit apo nė idenė e bashkė-pėrjetėsisė sė materies e  shpirtit , duke ndjekur verbėrisht komandat e urdhėrat e njerėzve tė mėdhenj dhe duke iu nėnshtruar verbėrisht dėshirave tė dikujt. Kėo tregojnė se nė doktrinėn e Unitetit Kurani i jep botės njė mesazh fisnikėrues tė pėrparimit tė gjithanshėm, si fizik ashtu dhe moral e shpirtror. Njeriu ēlirohet jo vetėm nga skllavėria ndaj objekteve tė gjalla e jo tė gjalla, por dhe nga idhujtaria ndaj forcave tė mrekullishme tė natyrės, tė cilat, siē i thuhet nė Kuran, ai mund t’i nėnshtrojė pėr dobinė e tij (45:12,13). Ai shkon mė tutje dhe e ēliron njeriun nga mė e madhja skllavėri e te gjitha skllavėrive – skllavėria e njeriut nga njeriu. Ai nuk i lejon asnjė tė vdekshmi dinjitetin e te qėnit Zot, apo e tė qėnit mė tepėr se njė i vdekshėm; kurse mė i madhi i tė vdekshėmve (Profeti i Shenjtė) ėshtė i urdhėruar tė thotė: “Unė jam vetėm njė i vdekshėm si tė gjithė ju; mua mė ėshtė shfaqur qė Zoti juaj ėshtė vetė Njė Zot (18:110). Kėshtu u kėputen tė gjitha prangat qė e mbanin tė skllavėruar mendjen e njeriut, dhe ai u vu nė rrugėn e pėrparimit.

 

 

5. Shfaqja Hyjnore

 

Parimi i dytė themelor i besimit nė fenė Islame ėshtė besimi nė shfaqjen Hyjnore, jo vetėm besim nė  vėrtetėsinė e Fjalės sė shfaqur tė Zotit siē gjėndet nė Kuranin e Shenjtė, por besim nė vėrtetėsinė e shfaqjes Hyjnore nė tė gjitha epokat dhe nė tė gjithė kombet e botės. Disa fe e konsiderojnė shfaqjen sikur i ėshtė dhėnė njerėzimit vetėm njė herė; tė tjere e shikojnė atė si tė kufizuar brenda njė populli tė caktuar; kurse disa tė tjerė e mbyllin portėn e shfaqjes Hyjnore pas njėfarė kohe. Me ardhjen e Islamit ne gjejmė tė njejtėn gjėrėsi pikėpamjeje qė jepet si pėr konceptin e shfaqjes Hyjnore ashtu dhe pėr konceptin e Qenies Hyjnore. 

Sipas Kuranit tė Shenjtė, shfaqja nė format e saj mė tė ulta, nė trajtėn e frymėzimit apo nė atė tė ėndėrave e vegimeve, ėshtė pėrvojė universale e njerėzimit. Nė mėnyrė tė ngjashme, nė formėn e saj mė tė lartė, nė atė tė shkrimeve e ligjeve tė shfaqura nė mėnyrė Hyjnore, ajo nuk kufizohet brenda njė njeriu tė veēantė apo njė kombi tė veēantė por  ėshtė njė e drejtė qė e gėzon ēdo komb pa dallim. Pa mbėshtetjen e shfaqjes nga Zoti, asnjė popull nuk do tė kishte mundur tė realizonte bashkimin shpirtror me Zotin, dhe si rrjedhim qe e nevojshme qė Zoti i Plotfuqishėm, i Cili, duke qėnė i Gjithpushtetshėm i tėrė botės, i pajisi tė gjithė njerėzit me nevojat e tyre fizike, duke u sjellė atyre njėkohėsisht edhe bekimet e Tij shpirtrore. Kėshtu idea e shfaqjes Hyjnore nė Islam ėshtė aq e gjėrė sa vetė njerėzimi, dhe muslimanit i kėrkohet tė besojė jo vetėm nė Kuran, por nė tė gjithė Librat e Zotit qė i janė dhene tė gjithė kombeve tė botės.

 

Besimi nė Profetėt

Me qė shfaqja e Librit tė Zotit duhet tė transmetohet nėpėrmjet njė njeriu, besimi nė lajmėtarin ėshtė njė rrjedhojė e natyrshme dhe pėrmendet nė Kuran tok me besimin nė librat e shfaqur. Profeti nuk ėshtė vetėm bartės i mesazhit Hyjnor, por ai tregon gjithashtu se si duhet interpretuar ai mesazh nė jetėn praktike; prandaj ai ėshtė modeli qė duhet ndjekur. Ėshtė pikėrisht shembulli i tij qė i mbush me besim tė gjallė zemrat e pasuesve tė tij dhe sjell njė transformim real nė jetėn e tyre. Sė kėtejmi del se ka njė domethėnie mė tė thellė qe nėnvizon besimin nė profetėt. Siē ėshtė thėnė mė parė (shih nėnkapitullin 2), besimi nė tė gjithė profetėt e botės ėshtė parim themelor i fesė islame. Kurani i Shenjtė e ka tė shprehur qartė se nė tė gjithė kombet dolėn profetė dhe se nuk i ka pėrmendur tė gjithė, gjė qė nė fakt ėshtė e panevojshme. Prandaj muslimani mund tė pranojė se mendjendriturit e mėdhenj tė kohrave tė shkuara qė respektohen nga cilido komb tjetėr i kanė sjellė atij kombi dritė e drejtim, si profetėt e kombit tė tij.

 

Pėrsosmėria e Shfaqjes Hyjnore

Sipas mėsimeve tė Islamit, shfaqja nuk ėshtė vetėm universale por progresive, duke arritur pėrsosmėrinė nė tė fundmin e Profetėve, Profetin e Shenjtė Muhamed. Shfaqjet iu dhuruan ēdo  kombi nė pėrputhje me kėrkesat e tij, dhe nė ēdo epokė shfaqja u realizua nė pėrputhje me kapacitetin e popullit tė asaj epoke. Dhe nėsa truri i njeriut po bėhej gjithnjė e mė i zhvilluar, gjithnjė e mė shumė dritė u hodh nga shfaqja mbi ēėshtje tė tilla si ekzistenca dhe atributet e Zotit, natyra e shfaqjes nga Ai, kompensimi pėr tė mirėn dhe tė keqen, jeta pas vdekjes, etj. Kurani, libri i shenjtė i shfaqur i fundit, hedh dritė tė plotė mbi tė gjitha gjėrat thelbėsore tė fesė, bėn tė qarta ato qė, pėr shkak tė rrethanave, kishin mbetur tė errėta, dhe e bėri fenė tė pėrsosur.

Pėrveē kėsaj, Kurani vė nė dukje se mėsimet e librave tė shenjtė tė mėparshėm kishin pėsuar ndryshime, dhe prandaj vetėm nje shfaqje nga Zoti mund t’i veēonte mėsimet e pastėrta Hyjnore nga masa e gabimeve qė ishin grumbulluar rreth tyre. Kėtė bėri Kurani, prandaj dhe quhet “kujdestar” i tė gjithė librave tė shenjtė tė mėparshėm. Ai gjithashtu merr pėrsipėr edhe rolin e gjykatėsit, duke pėrcaktuar dhe ndryshimet midis tyre. Tė gjitha fetė kanė ardhur nga Zoti, mirėpo edhe doktrinat e tyre bazė kanė pėsuar ndryshime nga njera tjetra deri nė atė shkallė sa qė ėshtė bėrė thjesht e pakonceptueshme qė ato tė kenė dalė nga i njejti burim Hyjnor. Mė nė fund qe Kurani ai qė vuri nė dukje terrenin e pėrbashkėt, me fjalė tė tjera, Unitetin e Zotit dhe universalitetin e shfaqjes.

 

Vazhdimėsia e formave mė tė ulta tė shfaqjes

Islami jo vetėm e quan shfaqjen Hyjnore si pėrvojė universale tė njerėzimit, por dhe e konsideron portėn e saj si pėrherė tė hapur pėr tė gjitha kohrat. Ndonėse shfaqja arriti pėrsosmėrinė dhe profetizmi u mbyll me personin e Profetit tė Shenjtė MuhamedZoti vazhdon t’u flasė tė zgjedhurve tė tij ndėrmjet muslimanėve. Shfaqja nė format e saj mė tė ulėta – nė formėn e ėndrave, vegimeve e frymėzimeve tė vėrteta – ėshtė diēka qė u ndodh si profetėve ashtu dhe atyre qė nuk janė profetė.[6] Eshtė vetėm shfaqja autoritare, forma e shfaqjes sė veēantė te profetėt, ajo qė ka pėrfunduar pas Profetit tė Shenjtė Muhamed. Dėshmohet se ai ėshtė shprehur kėshtu: “Asgjė nuk mbetet nga profetizmi pėrveē mubashshirćt-it”; dhe kur e pyetėn se ēfarė do tė thoshte mubashshirćt, ai u pėrgjigj: “Vegim i vėrtetė”. Nė njė Shprehje tjetėr tė tij na thuhet:

            

              “Midis kombeve pėrpara jush kishte persona me tė cilėt kishte folur Zoti ndonese ata nuk ishin profetė; nė qoftė se ka njė tė tillė ne gjirin e popullit tim ai ėshtė Umari.”

 

Kjo tregon se, ndonėse nuk do tė ketė profetė pas Profetit tė Shenjtė Muhamed, me qenė se feja dhe ligjet fetare kishin arritur pėrsosmėrinė me ardhjen e tij, shfaqja Hyjnore ėshtė njė fakt edhe sot e kėsaj dite dhe pėr njė musliman tė vėrtetė ekziston mundėsia  ta provojė. Bindja reale se Zoti ekziston realizohet pikėrisht nėpėrmjet fjalės sė Tij; gjithashtu, njė besim vital nė Zotin rivendoset pikėrisht nėpėrmjet tė pėrzgjedhurve tė cilėt bėhen dėshmitarė tė shfaqjes sė Tij.

 

Eshtė dhe njė aspekt tjetėr i besimit islamik nė shfaqjen Hyjnore i cili ėshte i ndryshėm nga ai i disa feve tė tjera tė botės.  Ai nuk pranon tė njohė mishėrimin e Qenies Hyjnore. Eshtė njė fakt i njohur universalisht qė qėllimi mė i lartė i fesė ėshtė bashkimi shpirtror me Zotin. Sipas Kuranit tė Shenjtė, ky bashkim shpirtror nuk realizohet duke marrė Zoti trajtė njerėzore nė kuptimin e mishėrimit, por duke e ngritur njeriun gradualisht drejt Zotit me anė tė pėrparimit shpirtror dhe pastrimit tė jetės sė tij nga tė gjitha dėshirat sensuale dhe motivet e ulėta. Qenia e pėrsosur qė i zbulon botės fytyrėn e Zotit nuk ėshtė Qenia Hyjnore nė trajtė njerėzore, por ajo qenie njerėzore personi i tė cilit ėshtė bėrė njė manifestim i atributeve Hyjnore duke e lėnė personalitetin e tij qė tė shkrihet nė zjarrin e dashurisė pėr Zotin. Shembulli i tij shėrben si stimul dhe ėshtė model pėr t’u ndjekur nga tė tjerėt. Ai tregon nėpėrmjet shembullit tė tij se si njė i vdekshėm mund tė arrijė bashkimin shpirtror me Zotin. Sė kėndejmi buron parimi i gjėrė i Islamit se askush nuk pengohet pėr t’u ushqyer nga burimi i shfaqjes Hyjnore, dhe se kushdo mund ta arrijė atė duke ndjekur Fjalėn e Shenjtė tė Zotit siē shfaqet nė Kuranin e Shenjtė.

 

6. JETA PAS VDEKJES

 

Besimi nė njė jetė tė ardhme, nė njė formė apo nė njė tjetėr, ėshtė gjithashtu e pėrbashkėt pėr tė gjitha fetė e botės, dhe ėshtė neni i tretė themelor i besimit tė muslimanit. Mirėpo misteri i jetės pas vdekjes askund nuk ėshtė zgjidhur aq qartė sa nė Islam. Idea e jetės pas vdekjes ka qėnė aq e errėt deri vonė, deri nė kohėn e daljes sė fesė ēifute, sa qė jo vetėm se nuk gjėndet shumė pėr kėtė e shprehur nė Testamentin e Vjetėr, por njė sekt i rėndėsishėm ēifut nė fakt e mohonte fare ekzistencėn e njė gjėndjeje tė tillė. Megjithate, kjo lidhet me faktin se nė shfaqjet mė tė hershme nuk ishte hedhur shumė dritė mbi kėtė. Besimi nė ‘transmigracion’ (apo rimishėrim i shpirtrave) kishte tė bėnte dhe me mendjen e pazhvilluar tė njeriut qė realitetet shpirtrore gabimisht i merrte pėr fakte fizike. Ne Islam, idea e jetės sė pėrtejme arriti pėrsosmėrinė e saj, siē ndodhi dhe me parime tė tjera tė rėndėsishme e themelore tė fesė. Besimi nė njė jetė tė ardhshme nėnkupton dhėnien llogari tė njeriut nė njė jetė tjetėr pėr veprimet e bėra nė kėtė jetė. Besimi padyshim ėshtė njė bazė shumė e vyer pėr ngritjen morale tė botės nė qoftė se kuptohet si duhet. Pikat e mėposhtėme theksohen nė mėnyrė tė veēantė nga Kurani i Shenjtė.

 

Jeta pas vdekjes ėshtė vetėm njė vazhdim i jetės kėtu poshtė

Hendeku qė pėrgjithėsisht vihet ndėrmjet  kėsaj jete dhe jetės pas vdekjes ėshtė pengesa mė e madhe nė zgjidhjen e misterit tė jetės sė pėrtejme. Islami bėn qė tė zhduket fare ky hendek: ai bėn qė jeta e ardhshme tė konsiderohet thjesht si vazhdim i jetės sė tanishme. Pėr kėtė pikė Kurani i Shenjtė shprehet fare qartė. Aty thuhet:

 

    “Ne kemi bėrė (pikėrisht nė kėtė jetė) qė pasojat e veprave tė njeriut t’i ngjiten atij pėr qafe, dhe kėto pasoja tė fshehta Ne do t’i nxjerrim nė shesh nė Ditėn e Ringjalljes nė formėn e njė libri krejt tė hapur” (17:13,14).

Dhe pėrsėri aty thuhet:

 

    “Kushdo qė ėshtė i verbėr nė kėtė jetė, do tė jetė i verbėr edhe nė botėn e pėrtejme; po, dhe do tė largohet gjithnjė e mė shumė nga rruga e drejtė” (17:72).

 

Kurse nė njė vend tjetėr kemi:

 

“O shpirt qė je nė prehje! Kthehu tek Zoti yt, se Ai ėshtė i kėnaqur me ty dhe ti je i kėnaqur me Atė. Pra hyr midis shėrbyesve te Mi dhe hyr nė Kopėshtin Tim” (89:27-30).

 

       E para e kėyre citimeve e bėn tė qartė se faktet e mėdha qė do tė dalin nė dritė diten e Gjykimit nuk do tė jenė diēka e re, por vetėm njė manifestim i asaj qė ėshtė fshehur kėtu nga syri fizik. Prandaj jeta pas vdekjes nuk ėshtė njė jetė e re, por vetėm njė vazhdim i kėsaj jete qė nxjerr nė dritė realitetet e saj tė fshehura. Dy citimet tjera tregojnė se njė jetė qiellore apo njė jetė skėterre – tė dyja fillojnė nė kėtė botė. Verbėria e jetės sė ardhshme ėshtė skėterrė, por sipas vargjeve tė cituara vetėm ata qė janė tė verbėr kėtu do tė jenė tė verbėr dhe nė jetėn e pėrtejme, duke e bėrė tė qartė se verbėria shpirtrore e kėsaj jete ėshtė skėterra e vėrtetė, dhe qė kėtej ajo merret me vete nė botėn tjetėr. Po ashtu, ėshtė pikėrisht shpirti qė ka gjetur paqe e prehje tė pėrsosur ai qė grishet pėr tė hyrė nė parajsė pas vdekjes, duke treguar kėshtu se parajsa e botės tjetėr ėshtė vetėm njė vazhdim i paqes e prehjes qė njeriu gėzon shpirtrisht nė kėtė jetė. Kėshtu, ėshtė e qartė se, sipas Kuranit tė  Shenjtė,  jeta e pėrtejme ėshtė njė vazhdim i kėsaj jete, dhe vdekja nuk ėshtė njė ndėrprerje por njė hallkė lidhėse, njė derė qė hap realitetet e fshehura tė kėsaj jete.

 

Jeta pas vdekjes ėshtė njė shembėllim i gjendjes shpirtrore nė kėtė jetė

Me Islamin ėshtė hedhur dritė e plotė mbi tė vėrtetėn mė kuptimplote pėrsa i pėrket jetės sė pėrtejme. Nė mėsimet kristiane truporja dhe shpirtrorja shkrihen bashkė; pėr tė qarat e vajtimet e kėrcitjet e dhėmbėve dhe zjarrin e pashuar si ndėshkim pėr tė liqtė flitet me tė njejtėn shtrirje si pėr mbretėrinė e qiellit, thesaret e qiellit dhe jetėn e pėrhershme si shpėrblim pėr tė drejtėt; mirėpo nuk jepen tregues tė qartė tė burimeve tė njerės apo tė tjetrės. Nga ana tjetėr, Kurani i Shenjtė e bėn tė qartė se gjendja pas vdekjes ėshtė njė pėrfaqėsim i plotė, njė shembėllim i qartė e i plotė, i gjendjes sonė shpirtrore nė kėtė jetė. Kėtu kushtet e mira ose tė kėqia tė veprave ose besimeve tė njė njeriu janė latente (tė pranishme por tė padukshme) brenda tij; helmi apo ballsami i tyre lėshojnė ndikimin e vet mbi tė vetėm nė mėnyrė tė fshehtė, por nė jetėn e ardhshme ato do tė bėhen tė dukshme e tė qarta si drita e diellit. Trajta qė marrin veprat tona e pasojat e tyre nė kėtė jetė nuk ėshtė e kapshme nga syri i njeriut nė kėtė jetė, por nė jetėn e pėrtejme ajo do tė shpaloset nė tėrė qartėsinė e saj. Prandaj dhe kėnaqėsitė e vuajtjet nė jetėn e ardhshme, ndonėse shpirtrore nė realitet, nuk do t’i fshihen syrit tė zakonshėm siē ndodh me faktet shpirtrore nė kėtė jetė. Eshtė pėr kėtė arsye qė ndėrsa, nga njėra anė, hiret e tė mirat e jetės sė pėrtejme pėrmenden me emra fizikė si dėshmi e shfaqjes sė tyre tė qartė pėrpara syve, nga ana tjetėr ato pėrmenden si gjėra tė cilat “syri nuk i ka parė, as veshi nuk i ka dėgjuar, as nuk ka arritur dot zemra e njeriut qė t’i ndjejė a t’i provojė”. Ky pėrshkrim i hireve e bekimeve tė jetės sė ardhshme ėshtė vėrtet njė shpjegim i dhėnė nga vetė Profeti i Shenjtė pėr vargun e Kuranit ku thuhet se askush nuk i di hiret e gėzimet tė cilat i janė mbajtur tė fshehta (32:17).

    Vargjet e mėposhtme tė Kuranit tė Shenjtė, tė cilat rėndom mund tė keqkuptohen, nuk i pėrshkruajnė fare hiret e kėnaqėsite qiellore si tė njėllojta me gjėrat e kėsaj bote. Nė to thuhet:

 

    “Dhe jepi lajme tė gėzuara atyre qė besojnė e bėjnė vepra tė lavdėrueshme, se pėr ta janė kopėshtet nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj. Sa herė qė u jepet njė sasi me fruta prej andej, ata do tė thonė: ‘Ja nga kėto na janė dhėnė neve mė parė,’ dhe atyre u jepen gjėra tė ngjashme me ato” (2:25). 

 

Tani frutat pėr tė cilat tė drejtėt do tė thonė se i kanė shijuar nė kėtė jetė nuk ėshtė e mundur qė tė jenė frutat e pemėve ose gjėrat e kėsaj jete. Kėto vargje, nė fakt, na thonė se ata qė besojnė e bėjnė vepra tė mira pėrgatisin njė parajsė pėr vete me duart e tyre, ku frute do tė jenė veprat e tyre tė mira. Pikėrisht nga frutet e kėtij kopėshti ata do tė shijojnė shpirtėrisht  kėtu, si dhe nga tė njėjtat, vetėm se nė njė trajtė mė tė kapshme e tė qartė, do tė hanė ata nė jetėn tjetėr. Mund tė citojmė dhe njė varg tjetėr qė vazhdon tė njejtėn ide: “Atė ditė ju do te shihni burrat e devotshėm dhe gratė e devotshme, me dritėn qė shkėlqen pėrpara tyre nė krahun e tyre tė djathtė” (57:12). Ky varg tregon se drita e besimit nga e cila ishin udhėhequr nė kėtė jetė burrat e gratė e drejtė e tė moralshėm, dhe e cila mund tė shihej kėtu vetėm me syrin shpirtror, do tė shihet qartė duke ndriēuar pėrpara besimtarėve nė ditėn e Ringjalljes.

    Si nė rastin e hirėsive e kėnaqėsive tė parajsės, edhe ndėshkimi i ferrit ėshtė njė shembėllim i torturave shpirtrore tė kėsaj jete. Ferri thuhet se ėshtė njė vend ku njeriu as nuk do tė jetojė, as nuk do tė vdesė (20:74).

Duhet tė kujtojmė nė lidhje me kėtė se Kurani i pėrshkruan ata qė bien nė gabime e ligėsi si tė vdekur e pajetė, kurse tė mirėt i quan tė gjallė. Sekreti i kėsaj ėshtė se mjetet e jetės sė atyre qė e lėnė pas dore Zotin, duke u dhėnė vetėm pas tė ngrėnit e tė pirit dhe kėnaqjes sė dėshirave tė tyre fizike, do t’u ndėrpriten me vdekjen e tyre. Ata nuk kanė pjesė nė ushqimin shpirtror, prandaj dhe, duke iu mohuar jeta e vėrtetė, ata do tė ngrihen pėrsėri pėr tė shijuar pasojat e kėqia tė veprave tė tyre tė liga.

 

Pėrparimi i pakufishėm nė jetėn pas vdekjes

 

Islami na mėson se njeriu ėshtė i destinuar tė bėjė pėrparime tė pakufishme nė jetėn pas vdekjes. Ai qė e nėnvizon kėtė ėshtė parimi se zhvillimi i aftėsive tė njeriut siē ndodhė nė kėtė jetė nuk quhet i mbyllur me kaq, por njė horizont shumė mė i gjėrė zhvillimi shpaloset pėrpara tij pas vdekjes. Ferri ka pėr qėllim vetėm ta pastrojė njeriun nga ‘skorjet’, mbeturinat e padobishme, qė ka grumbulluar me duart e veta, me qėllim qė ta bėjė tė pėrshtatshėm pėr pėrparim shpirtror nė ate jetė. Vargjet 106 e 107 tė kapitullit 11 tė Kuranit tregojnė qartė se ndėshkimi i ferrit nuk ėshtė i pėrhershėm. Ka gjithasht Thėnie tė Profetit tė Shenjtė dhe tė Shokėve tė tij tė cilat nuk lėnė pikė dyshimi se ferri ėshtė njė vend i pėrkohshėm pėr mėkatarin, qoftė musliman apo jo-musliman, dhe se ndėshkimi i rreptė i ferrit ėshtė njė ilaē pėr tė shėruar sėmundjet e tij shpirtrore dhe pėr t’i dhėnė mundėsi atij qė tė hyjė sėrish nė rrugėn drejt njė jete mė tė lartė. As parajsa nuk ėshtė njė vend pėr kėnaqėsi tė rėndomta; ajo nė thelb ėshtė njė vend pėr t’u ngjitur nė nivele gjithnjė e mė tė larta (39:20). Pėr ata qė janė nė parajsė thuhet se kanė njė dėshirė tė pashuar pėr tė arritur shkallė gjithnjė e mė tė larta pėrsosmėrie; prandaj dhe lutja e tyre ėshtė: “Zoti ynė, bėje tė pėrsosur pėr ne dritėn tonė” (66:8).

 

7. DOMETHENIA E BESIMIT

 

Besimi nė engjėjt dhe domethėnia e tij

 

Tani unė kam treguar shkurt tre parimet themelore tė besimit tė njė muslimani, por mund tė shtoj mė tej se besimi nė “atė qė nuk shihet” pėrfshin dhe njė besim nė ata ndihmėsa qė ne i quajmė engjėj. Ky besim, ndonėse i pėrbashkėt pėr shumė fe, nuk pranohet aq gjėrėsisht sa tre parimet e shpjeguara mė lart, prandaj dhe nuk do tė jenė pa vend kėtu disa vėrejtje qė kanė tė bėjnė me tė vėrtetėn qė qėndron prapa kėtij besimi. Nė botėn fizike e gjejmė si ligj tė pranuar se ne kemi gjithnjė nevojė pėr agjentė (shtytės) tė jashtėm, pavarsisht nga aftėsitė e forcat brėnda nesh. Syri na ėshtė dhėnė pėr tė parė gjėrat, dhe ai i sheh ato por jo pa ndihmėn e dritės sė jashtme. Veshi kap tingujt, por nė mėnyrė tė pavarur nga agjenti i ajrit ai nuk mund tė shėrbejė pėr atė qėllim. Prandaj njeriu nė thelb ka nevojė pėr diēka pėrveē asaj qė ėshtė brenda tij, dhe kjo qėndron si pėr botėn fizike ashtu dhe pėr atė shpirtrore.  

Pikėrisht ashtu siē nuk janė tė mjaftueshme vetėm aftėsitė tona fizike pėr tė na dhėnė mundėsinė qė tė arrijmė njė objekt tė ēfardoshėm nė botėn fizike pa ndihmėn e agjentėve tė tjerė, ashtu dhe forcat tona shpirtrore nuk munden qė ato vetėm tė na udhėheqin drejt veprave tė mira ose tė kėqia. Me fjalė tė tjera, ka dy forca tėrheqėse qė veprojnė nė natyrėn njerėzore: tėrheqja drejt tė mirės apo ajo qė tė shtyn pėr t’u ngritur nė sfera mė tė larta tė virtytit, dhe tėrheqja drejt tė ligės, apo ajo qė tė shtyn tė ulesh poshtė e mė poshtė nė njė lloj jete tė ulėt, shtazarake. Mirėpo pėr t’i vėnė nė lėvizje kėto dy forca tėrheqėse nevojiten agjentė tė jashtėm, ashtu siē nevojiten nė rastin e forcave fizike te njeriut. Ai shtytės qė e vė nė veprim forcėn tėrheqėse drejt tė mirės quhet engjėll, kurse ai qė ndihmon nė funksionimin e forcės tėrheqėse drejt tė ligės quhet djall. Nė qoftė se i pėrgjigemi tėrheqjes pėr tė bėrė mirė, ne i shkojmė pas Shpirtit tė Shenjtė, kurse nė qoftė se i pėrgjigjemi tėrheqjes pėr ligėsi, ne i shkojmė pas Satanit. Prandaj domethėnia reale e besimit nė engjėjt ėshtė se ne duhet ndjekim atė qė na grish drejt tė mirės ose forcės tėrheqėse pėr tė bėrė mirė e cila gjėndet brenda nesh.

 

Besimi si bazė pėr veprim

 

Vėrejtjet e mėsipėrme shpjegojnė jo vetėm domethėnien e besimit tė muslimanit nė engjėjt, por dhe kuptimin qė qėndron prapa vetė fjalės besim. Besimi, sipas Islamit, nuk ėshtė vetėm bindje nė tė vėrtetėn e njė ēėshtjeje tė dhėnė, por ėshtė nė thelb pranimi i njė ēėshtjeje si bazė pėr veprim. Siē ėshtė treguar tashmė, ēėshtja e ekzistencės sė djajve ėshtė po aq e vėrtetė sa ajo e ekzistencės sė engjėjve; mirėpo ndėrsa besimi nė engjėjt pėrmendet vazhdimisht si pjesė e besimit tė muslimanit, neve asgjėkundi nuk na kėrkohet tė besojmė nė djajtė. Tė dy faktet janė njėlloj tė vėrtetė, dhe Kurani i Shenjtė bėn fjalė nė shumė raste pėr insinuatat e pėrpjėkjet e djajve pėr t’i futur njerėzit ne rrugė tė gabuar, por ndėrsa kėrkon qė t’u zėmė besė engjėjve, ai nuk kėrkon besim nė djajt. Nė qoftė se besimi nė engjėjt do tė ishte vetėm njė ekuivalent pėr pranimin e ekzistencės sė tyre, edhe besimi nė djajt do tė ishte domosdoshmėri e njėllojtė. Mirėpo nuk ėshtė kėshtu. Arsyeja ėshtė se ndėrsa njeriut i kėrkohet tė pranojė e tė ndjekė thirrjen e atij qė tė grish drejt tė mirės, atij nuk i kėrkohet qė tė ndjekė thirrjen e atij qė tė grish pėr tė bėrė keq. Prandaj dhe ne besojmė nė engjėjt por nuk besojmė nė djajt, me qenė se tė parėt japin bazė pėr veprim, kurse tė dytėt jo. Nga ana tjetėr, Kurani i Shenjtė kėrkon mosbesim ndaj djajve: “Kėshtu, kushdo qė nuk u zė besė djajve dhe beson nė Zotin, ai vėrtet kapet pas lidhjes mė tė fortė” (2:256).

    Kėshtu pra mund tė shihet se parimet e besimit tė numėruara mė sipėr, ashtu siē jepen nė Kuranin e Shenjtė, janė me tė vėrtetė parime qė secila prej tyre shėrben si bazė pėr veprim, dhe asnjė besim tjetėr nuk njihet nga Islami. Fjala Allćh – fjala arabisht pėr Zotin – tregon atė Qenie e Cila i ka tė gjitha atributet e pėrsosura, dhe kur muslimanit i kėrkohet tė besojė nė Allahun, atij vėrtet i kėrkohet qė ta bėjė veten posedues tė tė gjitha atyre atributeve tė pėrsosmėrisė. Besimi nė shfaqjen Hyjnore e bėn atė tė pranojė e tė imitojė gjithshka tė mirė qė ndeshet nė jetėn e njerėzve tė devotshėm, dhe besimi nė jetėn e pėrtejme ėshtė ekuivalent i njohjes sė parimit tė llogari-dhėnies pėr veprimet e kryera. 

 

8. PARIMET E VEPRIMIT

 

    Tani le tė marrim anėn praktike tė besimit Islam. Siē e kam pėrmendur mė lart, nė Islam veprimet janė nė thelb pjesė pėrbėrėse e fesė si besim. Nė kėtė drejtim Islami zė njė vend tė mesėm midis feve tė cilat e kanė lėnė krejt pas dore anėn praktike dhe atyre qė i lidhin pasuesit e tyre pas ritualeve pėr ēdo minutė. Ai e sheh domosdoshmėrinė e zhvillimit tė aftėsive mendore tė njeriut duke i dhėnė udhėzime tė pėrgjithshme, pastaj i lė dorė tė lirė individitpėr tė vėnė nė zbatim atė qė ėshtė e arsyeshme pėr tė.

    Pa njė karakter praktik tė fortė cilado fe ka tė ngjarė tė bjerė nė idealizėm tė thjeshtė dhe nuk do tė ushtrojė mė ndikim nė jetėn praktike tė njeriut. Rregullat morale tė Islamit, tė cilat ngulmojnė nė pėrvetėsimin e detyrave ndaj Zotit dhe tė detyrave ndaj njeriut, bazohen nė atė njohje tė thellė tė natyrės njerėzore tė cilėn nuk mund ta zotėrojė askush tjetėr pėrveē Autorit (Krijuesit) tė asaj natyre. Ato pėrfshijnė tėrė gamėn e zhvillimit tė njeriut, dhe i janė pėrshtatur kėshtu nė mėnyrė tė mrekullueshme kėrkesave tė popujve tė ndryshėm. Nė Kuranin e Shenjtė gjėnden rregulla udhėrrėfyese si pėr njeriun e rėndomtė tė botės, ashtu dhe pėr filozofin, dhe si pėr bashkėsitė njerėzore qė janė nė shkallė mė tė ulta tė qytetėrimit, ashtu dhe pėr kombet mė tė zhvilluara tė botės. Praktikaliteti ėshtė kyēi i rregullave morale tė tij, kėshtu qė po ai universalitet i cili karakterizon parimet e tij tė besimit ndeshet dhe nė urdhėresat e tij praktike, duke iu pėrshtatur kėsisoj tė gjitha epokave dhe tė gjitha kombeve.

 

9. DETYRAT E NJERIUT NDAJ ZOTIT

 

Lutja

    Vargjet e Kuranit tė Shenjtė tė cituara mė lart (Shih nėnkapitullin 3) formojnė, siē kam thėnė tashmė, bėrthamėn e mėsimeve tė Islamit. Tė marrė nė kuptimin mė tė gjėrė tė fjalės, dy parimet e veprimit tė pėrmendur nė kėto vargje kanė tė bėjnė me pėrmbushjen e detyrave tė njeriut ndaj Zotit dhe tė detyrave tė tij ndaj njeriut.[7] Tė luturit Zotit ėshtė thelbi i deyrave tė njeriut ndaj Zotit. Lutja ėshtė njė zbrazje e ndjenjave tė zemrės, njė kėrkesė e pėrvuajtur, e sinqertė dhe e devotshmė ndaj Zotit, si dhe njė shprehje plot respekt e dėshirave mė tė sinqerta tė shpirtit pėrpara Krijuesit tė tij. Nė Islam idea e lutjes, si tė gjitha idetė tjera fetare, gjen zhvillimin e vet mė tė lartė. Lutja, sipas Kuranit tė Shenjtė, ėshtė mjeti i vėrtetė i atij pastrimi tė zemrės i cili pėrbėn rrugėn e vetme tė komunikimit shpirtror me Zotin. Kurani i Shenjtė thotė:

 

    “Recitoje atė qė tė ėshtė shfaqur nga Libri dhe lutu(falu) vazhdimisht. Eshtė mė se e vėrtetė qė lutja (falja) e mban njeriun larg tė padenjės dhe tė ligės; dhe sigurisht tė kujtuarit e Zotit ėshtė mė e madhja (forcė)” (29:45)

 

    Prandaj Islami porosit me ngulm qė tė bėhet lutja (falja) si mjet i ngritjes morale tė njeriut. Lutja qė degjeneron nė njė ritual tė thjeshtė, nė njė ceremoni tė thatė e bajate qė kryhet me mungesė sinqeriteti nė zemėr, nuk ėshtė lutja qė rekomandohet si detyrė nga Islami. Njė lutje e tillė demaskohet shprehimisht: “Mjerė ata qė luten, tė cilėt janė tė shkujdesur ndaj lutjeve tė tyre! Dhe ata qė sikur bėjnė mirė vetėm pėr t’u dukur” (107:4-6). Nė tė njejtin paragraf thuhet gjithashtu se lutja ėshtė e padobishme nė qoftė se nuk tė drejton nga shėrbimi ndaj njerėzimit.

    Nė Islam nuk ka Sabbath apo ditė tė caktuar pėr lutje. Lutja ėshtė bėrė pjesė e punėve tė pėrditshme tė njeriut. Ėshtė veprimi i parė i ditės sė njė muslimani, ėshtė gjithashtu dhe veprimi i tij i fundit, kurse ndėrmjet kėtyre dy lutjeve ka dhe tri lutje tė tjera gjatė orėve tė punės ose tė shlodhjes. Pra Islami kėrkon qė, edhe kur ėshtė nė kulm tė punės, njė musliman duhet tė jetė nė gjendje tė shkėputet nga tė gjitha angazhimet materiale pėr njė kohė tė shkurtėr dhe t’i kushtohet lutjes. Si rrjedhojė Islami i ka eliminuar tė gjitha institucionet e murgjėrisė, tė cilat kėrkojnė qė njeriu tė heqė dorė nga tė gjitha angazhimet materiale gjatė tėrė jetės sė tij me qėllim qė mbajė komunikimin shpirtror me Zotin. Islami e bėn tė mundur komunikimin shpirtror me Zotin edhe kur njeriu ėshtė i zėnė nė kulm me angazhimet e tij materiale, duke bėrė kėshtu tė mundur atė qė konsiderohej e pamundur pėrpara ardhjes se tij.

    Mėnyra islamike e adhurimit (faljes) ėshtė llogaritur pėr tė pėrqėndruar vėmendjen mbi njė objekt: realizimin e pranisė Hyjnore. Abdesi qė paraprin lutjet, pozicioni i respektuar gjatė qėndrimit nė kėmbė, pėrkulja pėrpara, rėnia pėrmbys dhe pozicioni i respektuar nė gjunjė – tė gjitha ndihmojnė mendjen pėr ta realizuar praninė Hyjnore si fakt; dhe njeriut qė falet i mbushet zemra me ngazėllim kur ia bėn nderet Zotit te Madh jo vetėm me gojė por dhe me tėrė trupin.

    Ne Islam, faljet e pėrditshme kolektive (nė grup) janė gjithashtu mjete tė nivelimit tė tė gjitha dallimeve tė rangut, ngjyrės e kombėsisė, si dhe mjete qė sjellin kohezion e unitet midis njerėzve gjė qė pėrbėn bazėn e domosdoshme tė qėndrueshmėrisė sė njė qytetėrimi. Pėrpara Krijuesit tė tyre, tė gjithė besimtarėt qėndrojnė sup mė sup, sundimtari bashkė mė shtetasin mė tė pėrvuajtur, tė pasurit me lypsarin, i bardhi me zezakun. Pėr mė tepėr, mbreti apo i pasuri nė njė rradhė mbrapa ėshtė i detyruar ta vėrė kokėn, kur bie pėrmbys pėrpara Zotit, tek kėmbėt e tė varfėrit qė ėshtė pėrpara. Dallimet e rangut, pasurisė e ngjyrės zhduken brenda xhamisė, dhe brenda mureve tė saj mbizotėron njė atmosferė vllazėrimi, barazie e dashurie. Nė fakt, pesė faljet e pėrditshme kanė pėr qėllim, pėrveē tė tjerave, tė zbatojnė nė praktikė mėsimet teorike tė barazisė e vllazėrimit qė ka nė themel Islami.

    Por ndėrsa Islami i ka dhėnė status tė pėrhershėm institucionit tė lutjes duke kėrkuar qė tė respektohet nė kohė tė caktuara dhe nė jė mėnyrė tė caktuar, ai ka lėnė gjithashtu hapėsirė tė gjėrė pėr vetė individin, veēanėrisht nė pjesėn e lutjes kur ai falet vetėm, qė tė bėjė ēfaredo lutjesh qė dėshiron dhe nė cilėndo gjuhė qė i pėlqen, nė njėrin nga katėr pozicionet (mė kėmbė, i pėrkulur pėrpara, i rėnė pėrmbys, ose i ulur).

 

Agjėrimi

   Agjėrimi ėshtė njė nga ato institucione fetare tė cilat, ndonėse tė njohura botėrisht, janė pasuruar nga Islami gjersa kanė marrė njė kuptim krejt tė ri. Islami e mohoi krejtėsisht idenė se agjėrimi shėrben pėr tė qetėsuar zemėrimin Hyjnor, ose pėr tė ngjallur keqardhjen Hyjnore me anėn e vuajtjes sė vullnetshme, dhe nė vend tė saj futi agjėrimin e rregullt si disiplinė shpirtrore, morale e fizike e shkallės mė tė lartė. Objekti i ketij institucioni ėshtė i shprehur qartė nė Kuranin e Shenjtė: “Agjėrimi rekomandohet si detyrim pėr ju  . . . qė ju tė ruheni nga e keqja” (2:183).

    Pėr kėtė qėllim Islami ka vėnė nė dispozicion muajin e Ramadaan-it. Ēdo ditė nė kėtė muaj, kėrkohet qė tė mos hamė e tė mos pijmė e tė mos bėjmė marrėdhėnie seksuale nga agimi deri nė perėndim tė diellit. Por agjėrim do tė thotė dhe qė tė frenohemi nga ēdo lloj ligėsie. Nė fakt, mosngrėnia e ushqimit ėshtė vetėm njė hap pėr ta bėrė njeriun tė kuptojė se nė qoftė se ai mundet qė, si bindje ndaj Zotit, ta privojė veten nga diēka qė ėshtė pėrndryshe e ligjshme, atėhere sa herė mė e rėndėsishme ėshtė qė ai ta frenojė veten nga kryerja e veprimeve tė liga tė cilat janė tė ndaluara nga Zoti!

    Nuk ka tundim mė tė madh se tundimi pėr tė shuar etjen e urinė kur ke pėrpara ushqime e pije; megjithatė, ky tundim kapėrcehet nga agjėruesi, jo nje herė a dy herė, si tė ishte rastėsisht, por ēdo ditė rregullisht pėr njė muaj tė tėrė, me njė qėllim tė pėrcaktuar pėr t’u afruar gjithnjė e mė shumė tek Zoti. Kurdoherė qė i del pėrpara njė tundim, ai e kapėrcen atė sepse ėshtė njė zė i brendshėm qė i thotė: “Zoti ėshtė me mua”, “Zoti mė shikon”; kėshtu prania Hyjnore bėhet njė realitet pėr tė dhe brenda tij zgjohet njė vetėdije e re e njė jete mė tė lartė – njė jetė mbi atė qė mbahet me anėn e tė ngrėnit e tė pirit – dhe kjo ėshtė jeta shpirtrore.

 

Pelegrinazhi (Haxhi)

    Pelegrinazhi (haxhilleku) nė Mekė, i cili qėndron si detyrė pėr t’u kryer nga ēdo musliman njė herė gjatė jetės sė tij nė qoftė se ai i ka mjetet financiare, pėrfaqėson fazen e fundit nė pėrparimin e shtegtarit shpirtror. Ai pėrfaqėson fazėn nė tė cilėn njeriu i dorėzohet plotėsisht vullnetit tė Zotit, si dhe sakrifikon tė gjitha interesat e tij dhe i flak tutje tė gjitha komoditetet e tij tė jetės pėr hir tė dashurisė sė Zotit. Kėrkesa e parė e Pelegrinazhit, e njohur si Ihrćm, nė tė cilėn hiqen tė gjitha veshjet e kushtueshme dhe shtegtari shpirtror ka vetėm dy ēarēafė pa tegela pėr tė mbuluar trupin, pėrfaqėson kėputjen e tė gjitha lidhjeve materiale pėr hir tė dashurisė sė Zotit. Njė tipar tjetėr i spikatur i Pelegrinazhit ėshtė Taėćf-i, rrotullimi rreth Qabesė (Ka`ba)[8], dhe duke kryer kėtė akt tė jashtėm shtegtari tregon se zjarri i dashurisė Hyjnore ėshtė ndezur brenda zemrės sė tij, dhe si njė qė ka rėnė vėrtet nė dashuri, ai bėn rrotullime rretheqark Shtėpisė sė Atij qė dashuron. Nė fakt, e gjithė gjendja e shtegtarit dhe tė gjitha devocionet e ndryshme tė lidhura me Pelegrinazhin pėrfaqėsojnė shkallėn nė tė cilėn adhuruesi, i brumosur me dashurinė e vėrtetė pėr Qenien Hyjnore, tregon se i ėshtė dorėzuar plotėsisht Zotit tė tij tė dashur dhe i ka flijuar tė gjitha interesat e veta pėr hir tė Tij.

    Nė zhvillimin vjetor tė Pelegrinazhit, ka njė grumbullim tė pashoq tė njerėzimit nė Mekė: qindra mijė njerėz, tė gjithė tė frymėzuar nga idea e vetme qė secili tė ndjejė praninė e Qenies Hyjnore, te gjithė duke e pėrqėndruar mendjen nė tė Vetmen Qenie Supreme e Cila pėr momentin ėshtė objekti i tyre. Kėtyre u shtohet dhe efekti i fuqishėm i unitetit tė jashtėm i tė gjithėve, tė veshur njėlloj me tė njejtėt ēift ēarēafėsh, duke thirrur nė njė gjuhė qė kuptohet nga tė gjithė: lubbaika Allahumma lubbaika – “Ja tek jemi, O Allah! Ja tek jemi ne praniėn Tėnde”.Sigurisht, nuk ėshtė se Zoti gjėndet vetėm nė Mekė e nė asnjė vend tjetėr, megjithatė ai grumbullim i jashtėzakonshėm njerėzish e ndjen praninė e Tij sikur Ai tė ishte vėrtetė mu nė mes tė tyre. E tillė ėshtė pėrvoja mė e lartė shpirtrore e shtegtarėve, pėrvoja jo e hermitit qė mbyllet brenda nė kuvlinė e tij, por pėrvoja e njė mase tė fuqishme njerėzish tė mbledhur tok nė njė vend.

    Pelegrinazhi ka dhe njė ndikim tė mrekullueshėm, si asnjė institucion tjetėr nė botė, nė sheshimin e tė gjitha dallimeve tė racės, ngjyrės, kombėsisė, rangut apo pasurisė. Jo vetėm qė njerėz tė tė gjitha racave dhe tė gjithė vendeve mblidhen sė bashku si shėrbėtorė tė Zotit, por nuk ka asgjė qė t’i dallojė tė lartėt nga tė ultėt. Ėshtė njė mizėri e jashtėzakonshme qėniesh  njerėzore, tė gjithė tė veshur njėlloj, tė gjithė duke lėvizur nė tė njėjtin drejtim, tė gjithė vetėm mė njė fjalė nė gojė. Nė kėtė mėnyrė ēdo muslimani i kėrkohet qė tė kalojė njė herė nė jetė nėpėr atė portė tė ngushtė tė barazisė qė tė ēon drejt vllazėrimit tė gjėrė. Tė gjithė njerėzit janė tė barabartė nė lindje dhe nė vdekje, por Pelegrinazhi ėshtė rasti i vetėm nė tė cilin ata mėsohen si tė jetojnė njėlloj, si tė veprojnė njėlloj dhe si tė ndjejnė njėlloj.

 

Akte tė praktikueshme e kuptimplote tė lutjes

Kėshtu pra shihet se tė gjitha kėto rregulla morale islamike kanė pėr qėllim vetėm ngritjen morale tė njeriut. Islami nuk parashtron asnjė institucion qė mund tė thuhet se ėshtė njė adhurim i pakuptimtė i Zotit. Qėllimi e objekti i tė gjitha rregullave morale qė parashtron ai ėshtė pastrimi i zemrės me qėllim qė duke u pastruar kėshtu, njeriu tė mund tė gėzojė komunikimin shpirtror me Qenien e Shenjtė, i Cili ėshtė Burimi kryesor i gjithė pastėrtisė. Shihet gjithashtu se Islami paraqet formula asketike tė pėrdorshme nė jetėn e pėrditshme tė njeriut. Pesė faljet e pėrditshme kėrkojnė qė tė sakrifikohet njė pjesė e vogėl e kohės sė tij dhe, pa ndėrhyrė nė jetėn e tij tė pėrditshme, i japin mundėsi tė kuptojė Hyjnoren qė ėshtė brėnda tij. Agjėrimi kėrkon qė tė hiqet dorė nga ushqimi e lėngjet, por jo nė mėnyrė tė atillė sa ai tė mos jetė nė gjendje tė vazhdojė punėn e tij tė pėrditshme. Pelegrinazhi ėshtė njė funksion tė cilin njeriu e kryen pėrgjithėsisht vetėm njė herė nė jetė, prandaj dhe, duke e drejtuar njeriun qė tė provojė pėrvojėn mė tė lartė shpirtrore, nuk ndėrhyn nė ndonjė shkallė tė konsiderueshme nė kursin e rregullt tė jetės sė tij.

 

10. DETYRAT E NJERIUT NDAJ NJERIUT

 

    Dega e dytė e rregullave morale islamike ka tė bėjė me detyrat e njeriut ndaj njeriut, por duhet pasur parasysh se tė dy llojet e rregullave morale janė tė lidhur ngusht me njeri tjetrin. Ngritja morale e njeriut ėshtė tema madhore e Kuranit tė Shenjtė dhe objekti kryesor qė Islami e mban parasysh gjithnjė, dhe tė gjithe parimet e tij morale kanė si synim tė vetėm qė ta ngrenė njerėzimin shkallė-shkallė deri nė majat mė tė larta morale qė mund tė arrijė njeriu. “Personi qė cėnon tė drejtėn e vėllait tė tij nuk ėshtė besimtar i Unitetit tė Zotit”[9] Ky ėshtė njė mėsim qė meriton tė shkruhet me shkronja tė arta.

 

Vllazėrimi i Islamit

    Nė radhė tė parė, Islami zhduk ēdo dallim qė ka tė bėjė me individin. “Sigurisht mė fisniku midis jush nė sytė e Zotit ėshtė ai qė ėshtė mė i drejti nga ju” ėshtė njė shprehje qė tingėllon si kėmbanė vdekjeje pėr ēfarėdo lloj superioriteti apo inferioriteti tė bazuar nė kasta tė ngurrta apo dallime sociale. Njerėzimi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė familje sipas Kuranit tė Shenjtė, i cili thotė:

 

    “O njerėzim! Sigurisht Ne ju kemi krijuar nga njė mashkull dhe njė femėr dhe kemi bėrė pėr ju fise e familje qė ju tė mund tė dalloni njeri-tjetrin. Sigurisht mė fisniku midis jush nė sytė e Zotit ėshtė ai i cili ėshtė mė i drejti nga ju” (49:13).

 

   Islami kėshtu hedh bazat e njė vllazėrimi tė gjėrė nė tė cilin gėzojnė tė drejta tė barabarta tė gjithė burrat e gratė e ēfarėdo fisi, kombi a kaste qė mund tė bėjnė pjesė, dhe cilido qoftė profesioni i tyre apo pozita e tyre nė shoqėri, tė pasurit dhe tė varfėrit, dhe nė tė cilin askush nuk mund tė shkelė tė drejtat e vėllait tė tij. Nė kėtė vllazėrim tė gjithė antarėt duhet ta trajtojnė njeri-tjetrin si antarėt e tė njejtės familje. Askush nuk duhet tė privohet nga ndonjė e drejtė pėr shkak tė racės, profesionit apo seksit tė tij. Pėrveē se ėshtė e vetmja fe e cila vuri si detyrė ēlirimin e skllevėrve, si dhe e vetmja fe Themeluesi i tė cilės dha shembullin personal tė garantimit tė lirisė pėr skllevėrit, Islami gjithashtu kėrkoi qė njė skllav tė vishej me rrobat dhe tė ushqehej me ushqimin e padronit tė tij, dhe jo tė trajtohej si person i ulėt e i pavlerė. Dhe ky vllazėrim i madh nuk mbeti vllazėrim nė teori, por u bė njė forcė konkrete e gjallė nga shembulli fisnik i Profetit te Shenjtė dhe i pasuesve e shoqėruesve tė tij tė vyer. Rregulli i rreptė i vllazėrimit parashtrohet nė fjalėt e mėposhtėme tė Profetit tė Shenjtė:

    “Askush nga ju nuk ėshtė besimtar nė Zotin pėrderisa secili tė dojė pėr vėllain e tij atė qė do pėr vete”.

 

Tė drejtat e grave

    Asnjė libėr tjetėr fetar dhe asnjė reformator tjetėr, qoftė fetar apo laik, nuk ka bėrė as njė tė dhjetėn e asaj qė kanė bėrė Kurani i Shenjtė apo Profeti i Shenjtė Muhamed pėr ngritjen e pozitės sė grave. Si nga pikėpamja materiale ashtu dhe nga ajo shpirtrore Islami e njeh pozitėn e gruas si tė njejtė me atė tė burrit. Favori mė i madh qė Zoti i ka dhuruar njerėzimit ėshtė dhurata e shfaqjes Hyjnore. Dhe ne gjejmė gra po ashtu si dhe burra qė pėrmenden nė Kuran se kanė provuar shfaqjen Hyjnore (shih, pėr shembull, 3:41 dhe 28:7). Kurani nuk bėn dallime midis burrit dhe gruas nė dhėnien e shpėrblimit Hyjnor pėr vepra tė mira:

    “Kushdo qė bėn mirė, qoftė mashkull apo femėr, dhe ėshtė besimtar, do tė hyjė nė Kopėsht (tė qiellit)” (40:40; shih gjithashtu 3:194, 4:124, 16:97 dhe 33:35).

 

    Pra, sipas mėsimeve mė tė qarta tė Kuranit, burrat dhe gratė mund tė ngrihen nė tė njejtat lartėsi tė sferave morale e shpirtrore.

    Edhe nga ana materiale, gruaja njihet si e barabartė me burrin. Ajo mund tė fitojė para dhe tė posedojė pronė pikėrisht si burri: “Pėr burrat ėshtė pėrfitimi i asaj qė fitojnė , dhe pėr gratė ėshtė pėrfitimi i asaj qė fitojnė” (4:32). Ajo ka kontroll tė plotė mbi pronėn e saj dhe mund tė bėjė me tė ē’tė dojė. Nė Arabi, nė kohėn e ardhjes sė Profetit tė Shenjtė, gruaja nuk kishte te drejta pronėsie; ne fakt, ajo vetė ishte pjesė e trashėgimisė dhe vihej nėn pronėsi sė bashku me prona tė  tjera. Kurani e nxorri atė nga kjo pozitė e ulėt dhe e ngriti nė pozitėn e lirisė sė pėrsosur pėr sa i pėrket tė drejtave tė saj tė pronėsisė dhe tė drejtės sė saj tė trashėgimisė, njė pozitė tė cilėn, bile dhe nė kombet perėndimore moderne, ajo e ka arritur vetėm kohėt e fundit pas njė lufte tė gjatė.

    Pėr ngritjen e statusit moral tė shoqėrisė, Islami kėrkon qė tė dy sekset tė sillen me modesti dhe tė kultivojnė zakonin e mbajtjes sė vėshtrimit poshtė nė praninė e njeri-tjetrit. Kur dalin pėrjashta, ose nė raste tė tjera kur ka pėrzjerje tė sekseve, grave u kėrkohet qė tė jenė tė veshura siē duhet[10], dhe tė mos bėjnė reklamė tė bukurisė me qėllim qė tė mos ngjallnin pasionet e seksit tjetėr. Me kėto masa paraprake gratė kanė liri tė plotė tė shkojnė ku tė duan dhe tė bėjnė ēdo lloj pune.

    Si bashkėshorte, njė grua nuk humbet asnjė nga tė drejtat qė gėzon si antare individuale e shoqėrisė; as individualiteti i saj nuk shkrihet nė atė tė burrit tė saj. Pozita e saj si bashkėshorte, sipas njė Thėnieje tė Profetit tė Shenjtė, ėshtė ajo e “njė sundimtareje mbi shtėpinė e burrit tė saj”. Edhe pėrsa i takon divorcit, i cili mund tė bėhet i nevojshėm nė qoftė se konsumohen tė gjitha mjetet pėr tė ndikuar nė pajtimin midis burrit e gruas, Kurani i vė tė dy palėt nė nivel tė barazisė sė plotė.

 

Shteti

 

    Profeti i Shenjtė Muhamed ishte jo vetėm Themelues i njė feje por dhe Themelues i njė shteti. Si feja qė themeloi, edhe ideali i tij pėr shtetin ishte demokratik, por ishte njė demokraci qė bazohej nė pėrgjegjėsinė ndaj Zotit nė radhė tė parė. Pėrshkrimi i mėposhtėm i besimtarėve tregon se si shkriheshin kėto dy ide tė demokratizimit e purifikimit shpirtror tė shtetit:

 

    “Dhe ata qė i pėrgjigjen thirrjes sė Zotit tė tyre dhe bėjnė lutje tė vazhdueshme, dhe ēeshtjet e tė cilėve janė (vendosur) nga kėshillimi midis tyre, dhe tė cilėt shpenzojnė pėr tė ndihmuar tė tjerėt nga ato qė Ne u kemi dhėnė” (42:38).

    Kėto vargje u mėsojnė muslimanėve parimin e demokracisė (“kėshillimi midis tyre”) pėr drejtimin e ēeshtjeve tė shtetit, dhe nė tė njejtėn kohė i nxit ata tė fitojnė cilėsitė qė e purifikojnė shpirtėrisht njeriun dhe e tėrheqin mė afėr nga Zoti. Pra Islami kėrkon qė autoriteti laik tė ushtrohet me vetėdijen e plotė tė pėrgjegjėsisė ndaj Autoritetit mė tė Lartė Hyjnor, duke ia nėnshtruar konsideratave morale forcėn fizike tė subjektit shtetror. Sė kėndejmi del se, sipas mėsimeve islamike, qeveria duhet t’u besohet personave tė cilėt qėndrojnė nė njė plan moral e shpirtror shumė tė lartė, ku kryetari i shtetit quhet njėkohėsisht amīr (fjalė pėr fjalė ‘njė qė komandon’) dhe imām (njė person, morali i lartė i tė cilit bėhet shembull pėr t’u ndjekur).

    Parimet e qeverisė islamike u ilustruan nė praktikė nga vetė Profeti i Shenjtė Muhamed si themelues e kryetar i shtetit musliman. Pas tij, katėr pasardhėsit e tij tė parė njihen se kanė ndjekur udhėn e tij pėr tė dhėnė shembullin e sundimit te vėrtetė islamik, duke kombinuar demokracinė me shfaqje tė njė karakteri tė lartė moral. Ky shtet islamik model ishte demokratik nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės. Secili nga kėta pasardhės (“Kalifė”) u zgjodh kryetar shteti me miratimin e tė gjitha palėve. Kryetari ishte shėrbėtor i shtetit, te cilit i paguhej njė rrogė fikse nga thesari publik, si tė gjithė shėrbėtorėve tė tjerė publikė. Ai nuk kishte asnjė privilegj tė veēantė. Bile as vetė Profeti i Shenjtė nuk pretendonte pėr tė drejta tė tjera pėrveē atyre qė kishin muslimanėt e tjerė. Ishte njė demokraci e ēliruar nga tė gjitha dallimet e trashėgimisė, rangut apo privilegjit. Tė gjithė njerėzit, pėrfshirė sundimtarin, kishin tė drejta dhe detyrime tė barabarta dhe i nėnshtroheshin tė njėjtit ligj.

    Nga ata, tė cilėve u ishte besuar detyra e qeverisjes, kėrkohej qė tė punonin pėr tė mirėn e popullit, tė bėnin jetė tė thjeshtė e tė ishin tė gatshėm pėr t’u takuar me publikun, tė ndihmonin materialisht ata qė nuk ishin nė gjendje tė fitonin, si dhe tė kishin po aq respekt pėr tė drejtat e jo-muslimanėve sa dhe pėr ato tė muslimanėve. Pėrgjegjėsia e popullit ndaj shtetit ėshtė respektimi e bindja ndaj ligjeve tė tij pėr sa kohė qė ato nuk pėrfshijnė mosbindje ndaj Zotit dhe Lajmėtarit (Tė Dėrguarit) tė Tij. Abu Bakr, pasardhėsi i parė i Profetit tė Shenjtė, tha nė fjalimin e parė qė mbajti:

 

    “Mė ndihmoni nė qoftė se jam nė rrugė tė drejtė, dhe mė korrigjoni nė qoftė se jam nė rrugė tė gabuar. Tė mė bindeni pėr sa kohė qė unė i bindem Zotit dhe Lajmtarit (Tė Dėrguarit) tė Tij. Nė rast se unė shfaq mosbindje ndaj tyre, atėherė unė nuk kam tė drejtė tė pres bindje nga ju.”

 

    Kėshtu njerėzve u kėrkohej qė tė “korrigjonin” autoritetet kur ishte e nevojshme. “Njė nga veprat mė tė lavdėrueshme”, theksonte Profeti i Shenjtė, “ėshtė t’i dėrgosh njė fjalė proteste njė sundimtari tė padrejtė”.

 

Disa ilustrime tė qeverisjes sė vėrtetė islamike

 

    Kalifati i Umarit (vd. 644 C.E.), gjatė sundimit tė tė cilit posedimet muslimane pėrfshinin territorin e gjėrė tė Arabisė, Irakut, Iranit, Palestinės dhe Egjiptit, jep shembuj tė shumtė tė sundimit e demokracisė sė vėrtetė islamike nė veprim. Gjatė kohės sė tij kishte dy organizma konsultative: njė asamble tė pėrgjithshme nė tė cilėn diskutoheshin ēėshtje me rėndėsi tė veēantė kombėtare, dhe njė komitet mė tė vogėl pėr drejtimin e punėve tė pėrditshme. Edhe jo-muslimanėt ftoheshin pėr tė marrė pjesė nė kėto konsulta. Si rregull, guvernatorėt provincialė emėroheshin pas konsultimeve me popullatėn e vendit. Nė raste ankesash kundėr guvernatorit nga ana e publikut, guvernatori hiqej nė qoftė se dilte se ishte fajtor. Bėheshin betime nga zyrtarėt e lartė tė shtetit se ata nuk do tė mbanin rroba tė kushtueshme, se do ta mbanin derėn gjithnjė hapur pėr nevojtarėt, dhe se nuk do tė mbanin kurrė roje te dera.

    Ēdo qytetar individ i shtetit tė Islamit, qoftė musliman apo jo-musliman, gėzonte tė drejtėn pėr tė dhėnė opinionin e tij (saj) dhe ishte krejt i (e)lirė ta bėnte njė gjė tė tillė. NJė herė kur Umari po jepte njė predikim, ishte pikėrisht njė grua qė u ngrit dhe e kundėrshtoi. Umeri, jo vetėm qė nuk u zemėrua pėr kėtė, por e pranoi kritikėn e saj dhe e pohoi gabimin e tij me fjalėt: “Gratė e kėtij qyteti i kuptojnė mė mirė gjėrat se Umari”. Pozita e kryetarit tė shtetit ishte saktėsisht si ajo e njė qytetari tė thjeshtė. Njė herė, kur e hodhėn nė gjyq, Umari doli pėr tė mbrojtur veten pėrpara gjyqit si ēdo i pandehur tjetėr. Kėshtu nėn qeverisjen e Umarit parimi i demokracisė u avancua deri nė njė pikė nė tė cilėn as bota moderne ende nuk ka arritur.[11]

Xhihadi

    Ekziston njė koncept shumė i gabuar nė lidhje me xhihadin (xhihād fjalė pėr fjalė do tė thotė pėrpjekje ose luftim), njė nga detyrimet fetare tė muslimanit. Nė terminologjinė e Islamit, fjala xhihād aplikohet si pėr veprimtaritė misionare tė mirėfillta tė njė muslimani, ashtu dhe pėr mbrojtjen qė i bėn ai besimit tė tij ne kuptimin fizik. Detyra e parė, detyra pėr t’i ftuar njerėzit nė Islam, ėshtė njė detyrė e pėrhershme qė i ngarkohet tė gjithė muslimanėve tė tė gjitha kohrave, kurse e dyta ėshtė njė detyrė e cila del nė rrethana tė caktuara. Sipas Kuranit, njė xhihad qė ai e quan xhihād-an kabīr-an, apo xhihadi i madh, duhet tė zbatohet kundėr jobesimtarėve me anė tė vetė Librit tė Shenjtė (shih 25:52). Prandaj, xhihadi mė i madh i Islamit ėshtė jo me anėn e shpatės por mė anėn e Kuranit, domethėnė, me anėn e pėrpjekjes misionare pėr ta ēuar mesazhin e Islamit tek tė gjithė kombet. Detyrimi nė fe ėshtė i ndaluar me fjalė shumė tė qarta: “Nuk ka detyrim nė fe” (2:256). Dhe nuk ka asnjė rast nė jetėn e Profetit tė Shenjtė qė njė individi t’i jetė kėrkuar qė tė pranojė fenė islame nėn tehun e shpatės.

    Pėr sa i pėrket luftės e tė luftuarit, kjo lejohet vetėm si masė mbrojtėse kundėr atyre qė zhveshin shpatėn pėr tė asgjėsuar Islamin:

 

    “Leje pėr tė luftuar u jepet vetėm atyre kundėr tė cilėve bėhet luftė, sepse ata janė tė keqtrajtuar” (22:39).

    “Luftoni nė rrugėn e Zotit me ata qė luftojnė me ju, dhe mos e kapėrceni kėtė kufi” (2:190)

 

    Kjo nuk lė as dyshimin mė tė vogėl se Islami nuk i lejon luftrat agresive, as luftėn pėr ekspansion apo pėr prestigj. Ai e lejon luftėn vetėm kur njė shtet ėshtė sulmuar. Bile dhe atėhere, nė qoftė se armiku ofron paqe, paqja duhet pranuar:

 

    “Nė qoftė se ata ofrojnė paqe, edhe ju duhet ta ofroni atė, dhe besoni nė Zotin” (8:39).

 

    Tė gjitha betejat e zhvilluara nga Profeti i Shenjtė Muhamed dhe muslimanėt e hershėm ishin thjesht mbrojtėse. Ai e pasuesit e tij pėsuan persekutimet mė tė egra, kur Islami filloi tė fitonte terren nė Mekė. Edhe kur ata ikėn nga shtėpitė e tyre dhe gjetėn strehė nė Medinėn e largėt, luftėtarėt e fuqishėm tė Mekės i sulmuan ata nė vatrat e tyre tė reja. Tri herė e sulmoi armiku Medinėn me forca tė mėdja pėr ta asgjėsuar komunitetin musliman atje. Prandaj Kurani e lejoi luftėn vetėm pėr tė shpėtuar njė komunitet tė persekutuar nga shtypės tė fuqishėm.

    Profeti i Shenjtė ishte paqedashės nga natyra, dhe ai besonte se tė bėsh paqė me zemėrgjėrėsi ishte shpesh njė zgjidhje mė e mirė pėr agresionin sesa asgjėsimi i agresorit, sepse mund tė sillte njė ndryshim tė vėrtetė nė zemrėn ė armikut. Prandaj ndodhi ajo qė kur mė nė fund erdhi koha pėr t’i dėnuar agresorėt mizorė, tė cilėt ishin nė mėshirėn e Profetit tė Shenjtė kur muslimanėt dolėn fitimtarė nė Mekė, ai jo vetėm u dha atyre amnesti tė pėrgjithshme por i lėshoi bile pa asnjė qortim. Ky akt zemėrgjėrėsie ndaj armiqve mė tė betuar ėshtė i pashembullt nė analet e botės.

 

Zakati dhe Bamirėsia

    Do tė vė nė dukje edhe njė veēori tė vllazėrimit tė Islamit. Ēdo fe e botės ka predikuar bamirėsinė (ndihmėn pėr nevojtarėt), por vetėm nė Islam ajo ėshtė bėrė e detyrueshme dhe e kushtėzuar pėr tė gjithė ata qė e pranojnė besimin musliman. Kėtu kemi njė vllazėrim nė tė cilin i pasuri nuk mund tė hyjė nė qoftė se nuk ėshtė i gatshėm pėr dhėnė njė pjesė tė pasurisė sė tij pėr antarėt mė tė varfėr tė vllazėrimit. Nuk ka dyshim se i pasuri nuk ndeshet kėtu me vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme tė testit ideal tė devesė qė kalon nėpėr vrimėn e gjilpėrės, por ai i nėnshtrohet njė testi praktik, i cili jo vetėm e bėn qė tė qėndrojė nė njė shkallė me vėllain e tij mė tė varfėr, por dhe kėrkon prej tij qė tė paguajė njė taksė, tė njohur si Zakāt, njė taksė e cila u vilet tė pasurve pėr dobinė e tė varfėrve.

    Secilit qė ka pronė mbi njė limit tė caktuar i kėrkohet qė tė ndajė njė pjesė tė caktuar tė saj. Pjesa e veēuar pėr kėtė qėllim duhe t tė mblidhet nga shteti musliman ose nga komuniteti musliman aty ku nuk ka shtet musliman, dhe objektet tė cilave duhet t’u kushtohet numėrohen nė vargjet e mėposhtme:

 

    “Zakati ėshtė vetėm pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt, dhe pėr ata qė janė tė punėsuar pėr ta administruar atė, dhe pėr ata zemrat e tė cilėve janė bėrė gati pėr tė pėrqafuar tė vėrtetėn, dhe pėr tė liruar robėrit, dhe pėr (tė ndihmuar) ata qė kanė borxhe, dhe pėr rrugėn e Zotit, dhe pėr udhėtarin qė ka mbetur nė rrugė tė madhe” (9:60).

 

    Fjalėt “nė rrugėn e Zotit” pėrfshijnė ēdo qėllim bamirės. Zakāti ka diēka tė veēantė se ėshtė njėherit edhe bamirėsi, edhe taksė. Si bamirėsi (ndhmė humanitare) ėshtė i detyrueshėm, por detyrimi ėshtė moral. Si taksė, sanksioni mbrapa tij ėshtė moral, jo forca fizike e shtetit. Prandaj Zakāti vepron jo vetėm si ndikim nivelues por dhe si mjet pėr zhvillimin e sentimenteve mė tė larta tė njeriut – tė ndjenjave tė dashurise e simpatisė ndaj tjetrit. Duhet nėnvizuar se, sipas Kuranit, njė vepėr bamirėse duhet bėrė si njė detyrė qė njė njeri i detyrohet tjetrit, nė mėnyrė qė tė mos krijojė idenė e superioritetit tė atij qė e jep apo tė inferioritetit pėr atė qė e merr (shih 2:262-264).

    Pėrveē kontributeve materiale pagesa e tė cilave ėshtė bėrė e detyrueshme nga Kurani i Shenjtė dhe si diēka qė duhet bėrė patjetėr si lutjet, bamirėsia e pėrgjithshme ėshtė ngulitur me forcė tė madhe nė tėrė Librin e Shenjtė. Ai jo vetėm vė theksin mbi vepra tė tilla tė mėdha bamirėsie si emancipimi i skllevėrve (2:177, 90:13), tė ushqyerit e tė varfėrve (69:34, etj.), kujdesi pėr jetimėt (17:34, etj.), dhe kryerja e veprave tė mira ndaj njerėzimit nė pėrgjithėsi, por i jep tė njejtėn vlerė dhe akteve tė vogla tė bamirėsisė moskryerja e tė cilave theksohet se ėshtė nė kundėrshtim me shpirtin e lutjes (107:4-7).

    Nė Thėniet e Profetit tė Shenjtė bamirėsisė i jepet domethėnia mė e plotė dhe mė e gjėrė. “Tė heqėsh nga rruga gjithshka qė mund tė shkaktojė dėm”, apo “t’i tregosh udhėn dikujt’, apo bile t’i japėsh ushqim familjes apo vetes – tė gjitha janė vepra bamirėsie. T’i bėsh mirė krijesave pa gojė gjithashtu quhet bamirėsi: “Kushdo qė punon arėn dhe zogjtė e kafshėt hanė nga ajo, ajo ėshtė bamirėsi”. Kurani i Shenjtė gjithashtu flet pėr zgjerimin e kufijve tė bamirėsisė jo vetėm tek tė gjithė njerėzit pėrfshirė besimtarė e jobesimtarė (2:272), por dhe tek krijesat pa gojė (51:19).

    Kontributi i bamirėsisė duhet tė jepet nga gjėrat e mira, nga ato gjėra qė njė njeri i do pėr vete:

 

    “O ju qė besoni! Jepni pėr bamirėsi nga gjėrat e mira qė fitoni . . . dhe mos synoni tė jepni pėr bamirėsi atė qė ėshtė e keqe, me qė ju vetė nuk do ta merrnit atė pėr vete” (2:267).

 

    Dashuria pėr Zotin duhet tė jetė motivi nė tė gjitha veprave bamirėse:

 

    “(Njerėzit e moralshėm), nga dashuria pėr Atė, u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve e robėrve duke thėnė: Ne po ju ushqejmė vetėm kėnaqėsinė e Zotit – ne nuk dėshirojmė nga ju as shpėrblim as falėnderime” (76:8,9)

 

11. SPEKTRI I MĖSIMEVE MORALE

 

    Kurani i Shenjtė nuk u konceptua pėr njė popull apo pėr njė epokė, dhe sipas gamės sė mėsimeve tė tij morale ai ėshtė i gjėrė sa vetė njerėzimi. Ai ėshtė njė Libėr i cili bėhet udhėrrėfyes pėr tė gjithė njerėzit nė tė gjitha kushtet e jetės, si pėr njeriun injorant e primitiv ashtu dhe pėr filozofin e urtė, si pėr njeriun e biznesit ashtu dhe pėr atė qė jeton nė vetmi, si pėr tė pasurit ashtu dhe pėr tė varfėrit. Prandaj, ndėrsa jep rregulla tė ndryshme pėr jetėn, ai kėrkon nga individi qė tė ndjekė rregullat mė tė mira tė cilat janė tė zbatueshme pėr rrethanat nė tė cilat jeton (39:55). Nė qoftė se pėrmban udhėzime nga njera anė tė cilat janė llogaritur pėr tė ngritur moralisht njerėzit e zhytur nė shkallėt mė tė ulėta tė qytetėrimit dhe pėr t’ua mėsuar  atyre mėnyrat elementare tė sjelljes nė shoqėri, ai gjithashtu sjell rregulla qė i drejtojnė njerėzit pėr tė arritur shkallėt mė tė larta tė pėrparimit moral e shpirtror. Mėsimet e larta morale ideale janė padyshim tė nevojshme pėr pėrparimin e njeriut, por vetėm ata tė cilėt janė nė gjendje t’i kuptojnė ato ideale do tė jenė nė gjendje tė pėrfitojnė prej tyre. Por nė kėtė klasė nuk bėjnė pjesė masat e gjėra nė njė komb apo komunitet, sado i lartė tė jetė standarti i tij i qytetėrimit. Si rrjedhojė, Kurani pėrmban rregulla udhėzuese pėr tė gjitha fazat nėpėr tė cilat njeriu ka qenė i detyruar tė kalojė nė marshimin e tij pėrpara qė nga kushtet e primitivizmit nė ato tė njeriut me zhvillim tė lartė shpirtror. Ato pėrfshijnė tė gjitha degėt e veprimtatisė njerėzore dhe kėrkojnė zhvillimin e tė gjitha aftėsive mendore tė njeriut.

    Islami kėrkon shfaqjen e ēdo cilėsie qė pėrmban nė vetvete njeriu, dhe bėn vetėm njė kufizim, domethėnė, qė ajo tė shfaqet nė rastin e duhur. Ai kėrkon nga njeriu qė tė tregojė si butėsi ashtu dhe guxim, por secila nė rastin e duhur. Ai i mėson njerėzit qė tė falin, por nė tė njejtėn kohė ai kėrkon qė kur natyra e keqbėrjes kėrkon ndėshkim, duhet tė jepet ndėshkim nė pėrputhje me shkallėn e krimit. Ai thotė: “Falni kur e shikoni se falja do tė sillte rezultate pozitive”. Pėrsėri, ai i mėson njerėzit tė tregojnė veti tė larta morale nė rrethanat mė tė disfavorėshme, tė jenė tė ndershėm bile dhe kur ndershmėria ka tė ngjarė ta fusė njeriun nė situata tė ngatėrruara, tė thonė tė vėrtetėn edhe kur pohimi i sė vėrtetės ėshtė kundėr atyre qė janė mė tė afėrt e mė tė dashur pėr ne, tė tregojnė keqardhje bile dhe duke sakrifikuar interesat e veta, tė jenė tė durueshėm edhe nėn vuajtjet mė tė rėnda, tė jenė tė mirė bile dhe me ata qė u kanė bėrė keq. Nė tė njejtėn kohė ai na meson qė tė ndjekim rrugėn e mesme; ai i mėson njerėzit tė ushtrojnė cilėsitė fisnike tė cilat janė vendosur nė natyrėn e tyre nga Zoti kur janė duke u marrė me punėt e tyre. Ai nuk ngulmon qė njeriu tė shkėputet nga lidhjet e tij materiale; ai kėrkon qė ata t’i shėrbejnė Zotit, por jo si murgjit; ai i porosit ata qė ta shpenzojnė pasurinė e tyre, por jo nė mėnyrė tė atillė sa tė mbeteni “nė pikė tė hallit e pa asnjė grosh”; ai i meson ata tė jenė kokėulur por jo duke humbur vet-respektin; ai i kėshillon qė tė falin, por jo nė mėnyrė tė atillė sa t’u japin zemėr fajtorėve; ai i lejon tė ushtrojnė tė gjitha tė drejtat e tyre, por jo deri aty sa tė cėnojnė tė tjerėt; dhe e fundit fare, ai kėrkon nga ata qė ta predikojnė fenė e tyre, por jo duke denigruar tė tjerat.     

 

 

==================

 

[1]Lord Headley (vd. 1935) ishte njė aristokrat britanik i cili e perqafoi Islamin me 1913 nėn kujdesin e Khvaja Kamal-ud-Dinit, njė nga misionarėt e parė muslimanė nė Evropė, i cili bėnte pjesė Levizjen Lahore Ahmadijja. Lord Headley ishte i lidhur ngusht me Misionin Musliman tė  Uoking-ut ne Angli, i cili u themelua nga Khvaja Kamal-ud-Din dhe drejtohej nga antarėt e Ahmadijja Anxhuman Ishā’at Islam, Lahore.     

[2] Lindur me 571 C.E., vdekur me 632 C.E.

[3]Autor i librit “Muhamedi dhe Muhamedanizmi” (Londėr, 1889)

 

[4] Sir William Muir, autor i librit “Jeta e Muhamedit” dhe i librave tė tjerė mbi Islamin, dhe njė kritik armiqėsor i Islamit, i cili jetoi nė shekullin e 19-tė.

[5] Fjala origjinale per Ndertues, Beres eshte Bari qe para se gjithash do te thote Ndertues, Krijues i shpirtrave ne dallim nga Krijuesi i materies.

[6] Shih Kuranin, 28:7, 5:111, etj.

[7] “. . . ata tė cilėt . . . luten vazhdimisht dhe shpėrndajnė (pėr tė ndihmuar nevojtarėt) nga ato qė u kemi dhėnė Ne atyre”.

[8] Qabeja (Ka’ba) ėshtė ndėrtesa e thjeshtė, katėrkėndėshe e cila mbetur mbetur si faltore Hyjnore nė Mekė qė nga antikiteti shumė i largėt. Duhet shėnuar se muslimanėt nuk i luten Qabesė, e cila ėshtė, nė fakt, njė pėrkujtimore e besimit nė njėshmėrinė e Zotit.

[9] Njė Thėnie e Profetit tė Shenjtė Muhamed

[10] Nuk ka urdhėr tė shkruar nė Islam qė kėrkon nga gratė qė tė mbajnė perēe. Nė kohėn e Profetit tė Shenjtė, gratė shkonin tė faleshin nė xhami pa perēe, dhe e vetmja ndarje ishte se ato qėndronin nė rrjeshta tė veēantėprapa atyre tė burrave. Nė Pelegrinazh (Haxhillek) gratė bile e kishin tė ndaluar tė mbanin perēe (vello)meqenė se ajo ishte shenjė e rangut tė lartė.

[11] Mund tė shėnohet se kjo shfaqje frymėzuese e idealeve tė larta tė Islamit erdhi jo nė saje tė futjes sė njė sistemi ligjesh formale (apo tė “imponimit tė sistemit islamik”, siē thuhet nė sloganin politik modern), por pėr shkak tė reformės sė brendshme, morale qė krijoi tek pasuesit e tij Profeti i Shenjtė Muhamed. –  Botuesi.

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@