Nje raport
historik mbi Jezusin
Sipas: Jezusi: Nje Profet i Islamit
nga Muhamed ‘Ata ur-Rahim
Hyrje
Sa me shume jane perpjekur njerezit per te zbuluar se kush ishte Jezusi (s)
ne te vertete, aq me teper eshte pare se sa pak dihet sot per te. Ka shume
pak dokumente per mesimet e tij dhe disa nga veprimet e tij, po megjithate
dihet shume pak per ate se si ai jetoi jeten e tij dhe se si i kishte
marredheniet e perditshme me njerezit qe e rrethonin.
Sigurisht,
pamja qe japin shume njeres per Jezusin
(s)
– kush ishte dhe cfare beri – jane te manipuluara. Megjithese ka dicka te
vertete neper to, perseri eshte nje fakt i pamohueshem se te kater ungjijte
e pranuar jo vetem jane ndryshuar dhe censuruar gjate kohrave, por edhe nuk
jane deshmi te verteta. Ungjilli me i hershem eshte ai i Markut, i shkruar
rreth viteve 60 – 75 e.s. Ai ishte i biri i motres se Shen Barnabait. Mateu
ishte nje mbledhes taksash, nje zyrtar i thjeshte i cili nuk udhetoi se
bashku me Jezusin. Ungjilli i Lukes u shkrua shume me vone, dhe ne fakt
eshte marre nga i njejti burim si ai i Markut dhe i Mateut. Luka ishte mjeku
i Pavlit, dhe po ashtu Pavli asnjehere nuk e pati takuar Jezusin
(s).
Ungjilli i Gjonit vjen nga nje burim tjeter, dhe eshte shkruar akoma me
vone, rreth viteve 100 e.s. Ai nuk duhet te ngaterrohet me Gjon dishepullin
i cili ishte nje njeri tjeter. Per dy shekuj me radhe ka qene diskutuar
nxehtesisht nese ky Ungjill duhej te pranohej si nje raport i besueshem per
jeten e Jezusit
(s),
dhe duhej te perfshihej ne librat e shenjte.
Zbulimi i
Letrave te Mbeshtjella te Detit te Vdekur ka hedhur drite te re mbi natyren
e shoqerise ne te cilen lindi Jezusi
(s).
Ungjilli i Barnabase mbulon jeten e Jezusit
(s)
me gjere se te gjithe ungjijte e tjere, dhe po ashtu Kur’ani dhe Hadithi me
teper qartesojne idene se kush ishte Jezusi
(s)
ne te vertete.
Ne kete menyre ne kuptojme se ai nuk ishte “biri i Zotit” ne sensin letrar
te fjales, por njesoj si Ibrahimi
(s)
dhe Musai (s)
para
tij dhe Muhamedi
(s)
mbas tij, nje profet, i cili, njesoj si gjithe qeniet e tjera njerezore
hante ushqim dhe shkonte ne treg.
Ne po ashtu gjejme fakte se si ai u fut ne lufte me ata njerez, interesat e
te cileve binin ndesh me ato qe mesonte ai. Ata jo vetem qe nuk pranuan
mesimet e tij, por megjithese e dinin qe ajo ishte e verteta, preferuan qe
t’i injoronin keto mesime dhe te vazhdonin me kenaqesite e kesaj jete si
fuqia, pasuria dhe reputacioni ne syte e te tjereve.
Per me teper,
ne gjejme se jeta e Jezusit
(s)
mbi toke eshte nje pjese e pandashme e historise cifute, dhe per te kuptuar
historine e tij eshte e nevojshme qe te hedhim nje sy dhe mbi historine e
tyre. Gjate gjithe jetes se tij ai ishte nje cifut ortodoks dhe misioni i
tij ishte qe te ripohonte dhe ringjallte mesimet origjinale te Musait
(s)
te cilat ishin ndryshuar shume gjate viteve.
Se fundi, ne
marrim vesh se nuk ishte Jezusi
(s)
ai qe u
kryqezua, por dikush qe i ngjante atij.
Pershkrimi i
Jezusit (s)
Lentulusi nje zyrtar romak, pershkruan Jezusin:
Ai kishte floke ngjyre geshtenje te cilat vareshin poshte mbi veshet duke
formuar kacurrela te buta te cilat vazhdonin te vareshin mbi shpatullat e
tij, floket ndaheshin me dysh nga nje vije ne qender te kokes se tij sipas
modes se Nazaretit. Nje vetull te bute dhe te paster dhe nje fytyre te kuqe
pa njolla dhe rrudha. Hunda dhe goja s’kane asnje te mete. Ai ka nje mjeker
te plote dhe te bukur e cila ka te njejten ngjyre si floket dhe ndahet ne
mes. Ai ka sy jeshile ne blu me nje shprehje te jashtezakonshme. Ai eshte i
nje gjatesie mesatare prej pesembedhjete e gjysem grushtash. Ai eshte shume
srioz. Disa here ai fillon qan, por asnjeri nuk e ka pare ate te qeshe.
Sidoqofte nje tradite muslimane e pershkruan pak me ndryshe. Ne baze te
kesaj tradite:
Ai ishte i kuq me nje tendence per nga e bardha. Nuk kishte floke te gjate.
Ai asnjehere nuk e mbante koken lart. Jezusi ecte zbathur, nuk kishte nje
shtepi te tijen, nuk pranonte pasuri apo te mira te tjera, as rroba, as
dhurata, pervecse ushqimit te tij te perditshem. Koka e tij ishte e
shpupurisur dhe fytyra e vogel. Ai ishte nje asketik ne kete bote, duke
shpresuar me teper ne boten tjeter dhe i gatshem per adhurimin ndaj Allahut.
Viti i Lindjes
se Jezusit
(s)
Data ekzakte e lindjes se Jezusit (s) ende nuk dihet. Sipas Lukes, ajo
lidhet me nje regjistrim te popullsise i bere ne vitin 6 e.s. Gjithashtu
thuhet se ai pati lindur gjate kohes kur ne pushtet ishte Erodi i cili vdiq
me 4 p.e.s. Sidoqofte Vincent Taylor arrin ne perfundimin se datelindja e
tij mund te shkoje mbrapa deri ne vitin 8 p.e.s; meqenese urdheri i Herodit,
i cili u iniciua nga lajmi per lindjen e Jezusit, qe te gjithe femijet e
sapolindur ne Betlehem te thereshin, pa dyshim qe duhet te kete qene para
vdekjes se Herodit. Madje edhe neqoftese ne bazohemi te Luka, kontradikta
midis dy verseve ne te njejtin Ungjill eshte te pakten dhjete vjet. Shume
nga komentuesit besojne versin e dyte sipas se cilit ai pati lindur ne vitin
4 p.e.s, kater vjet “Para Krishtit.”
Lindja e
Jezusit
(s)
Krijimi i mrekullueshem dhe lindja e Jezusit (s) kane qene ceshtje e madhe
diskutimi. Disa njerez besojne se ai ishte bir gjaku dhe mishi i Jozefit.
Ndersa te tjeret, besojne ne krijimin e njeanshem, arrijne ne perfundimin se
ai ishte “biri i Zotit”, por mbeten te percare persa i perkete idese se ky
term ka kuptim figurativ apo letrar.
Luka thote:
Engjelli Gabriel u dergua nga Zoti per tek nje virgjereshe...emri i se ciles
ishte Mari. Dhe engjelli i erdhi asaj dhe i tha : “Pershendetje, ti je nje
grua e nderuar shume lart.” Dhe kur ajo e pa ate, ajo u shqetesua nga ato qe
ai thoshte dhe nga ideja se cfare lloj pershendetje duhej te ishte kjo. Dhe
engjelli i foli perseri : “Mos u frikeso Mari, sepse ti ke gjetur nderimin
nga Zoti. Dhe gezohu, se ne barkun tend do te krijohet dhe do te dale nje
djale dhe emri i tij do te jete Jezus....” Atehere Maria i tha engjellit :
“Si mund te jete e mundur kjo, kur une nuk njoh asnje burre?” .... Dhe
engelli u pergjigj...”Me Zotin, asgje nuk eshte e pamundur.” Dhe Maria tha:
“le te behet deshira e Zotit, le te behet brenda meje cdo gje sipas fjales
se Tij.” Dhe engjelli atehere u largua nga ajo. (Luke 1:26 – 39)
E njejta ngjarje pershkruhet ne Kuran si me poshte:
Kur engjelli tha: ‘ O Mari! Allahu te ka zgjedhur ty dhe te ka pastruar duke
te preferuar ty mbi te gjitha grate e Krijimit... O Mari! Allahu te dergon
ty nje lajm te mire per Fjalen e Tij emri i te cilit eshte Mesiah, Isa, biri
i Marise, i ndritur ne kete bote dhe boten tjeter dhe nje nga me te afermit
(per Allahun)...’ Ajo tha: “Zoti im! Si mund te kem une femije kur asnje
njeri nuk me ka prekur?” Ai tha: “Keshtu (do te jete). Allahu krijon cdo gje
qe ai deshiron. Neqoftese Ai vendos nje gje, Ai i thote asaj: ‘Behu!’ Ajo
behet.” (Kuran 3:42 – 45)
Nga kater ungjijte, Marku dhe Gjoni nuk permendin ndonje gje per lindjen e
Jezusit, dhe Mateu vetem rastesisht e permend. Me mbrapa perseri, Luka bie
ne kontradikte me veten kur jep nje gjenealogji njerezore per Jezusin,
ndersa Marku dhe Gjoni nuk e permendin fare. Nga Mateu dhe Luka i pari jep
njezet e gjashte persona midis Adamit dhe Jezusit, ndersa Luka ka dyzet e dy
emra ne listen e tij. Keshtu qe ka nje shkeputje ne kete mes, sepse
neqoftese ne pranojme se jeta mesatare per cdo person eshte dyzet vjet,
atehere ka nje shkeputje prej gjashteqind e dyzet vjet midis te dy ketyre
raporteve per prejardhjen e Jezusit (s).
Persa i perket Kur’anit, ai nuk ka kontradikta te tilla persa i perket
krijimit te mrekullueshem dhe lindjes se Jezusit (s). Po ashtu Kurani hedh
poshte hyjnizimin e Jezusit, sic tregohet edhe ne kete pershkrim se cfare
ndodhi pak kohe pas lindjes se Jezusit (s):
Pastaj ajo e solli femijen tek njerezit e saj, duke e mbajtur ne krahe: dhe
ata i thane: “Mari, ti ke kryer nje veper te tmerrshme! Moter e Aaronit,
babai jot nuk ishte nje njeri i ulet, po ashtu edhe nena jote nuk ishte nje
grua e pamoralshme.” Maria tregoi me gisht femijen; por ata vazhduan: “E si
mund te flasim ne me nje femije te vogel qe eshte ende ne pelena?” Ai tha:
“Une jam sherbetori i Allahut; Allahu me ka dhene mua Librin, dhe me beri
profet. Ai me beri mua te bekuar, kudo qe te jem, Ai me beri qe te falem, te
jap detyrimet e mia per aq kohe sa jetoj dhe po ashtu te respektoj nenen
time. Ai nuk me ka bere arrogant dhe te pazhvilluar. Paqja qofte mbi mua,
diten qe u linda, diten qe do te vdes, dhe diten qe do te ngrihem lart i
gjalle!” Ky eshte Jezusi, biri i Marise, fjala e vertete, persa u perket
atyre te cilet kane dyshime. Nuk eshte per Allahun te kishte ndonje bir.
Lavdia qofte me Te! Kur Ai vendos per dicka , Ai vetem i thote: “Behu!” e
ajo behet. (Kuran 19:27 – 35)
Lindja e Adamit ishte mrekulli me e madhe, sepse ai lindi pa nene e pa baba.
Lindja e Eves gjithashtu ishte nje mrekulli me e madhe se lindja e Jezusit,
sepse edhe ajo u lind pa nene, Kurani thote:
Ngjashmeria e Jezusit per Allahun eshte njesoj si ngjashmeria e Adamit te
cilin Ai e krijoi nga balta, dhe pastaj Ai i tha atij: “Behu!” dhe ai u be
(Kurani 3:59)
Kushtet
Politike dhe Shoqeria Cifute
Eshte shume e rendesishme te studiosh jeten e Jezusit (s) ne kontekst me ate
se cfare ndodhte politikisht ne shoqeine ne te cilen ai lindi. Ajo kohe
kishte shume turbullira per boten cifute.
Cifutet ne
historine e tyre jane shkelur nga kembet e pushtuesve ne shume raste dhe ne
nje seri pushtimesh te cilat do te shpjegohen ne detaje me te hollesishme ne
kete raport. Per shkak te humbjeve te cilat shkaktonin dobesimin e tyre,
zjarri i urrejtjes mbeti gjithmone i ndezur ne zemrat e tyre. Por edhe ne
ditet e deshperimit te tyre me te madh, nje pjese e madhe e cifuteve e
ruanin ekuilibrin mendor te tyre dhe vazhdonin te shpresonin ne nje Musa
tjeter i cili, me mrekullite e tij, do te kishte sukses ne debimin e
pushtuesit, dhe ligji i Jehovait do te mbizoteronte perseri. Ai do te ishte
Mesiah, apo Shpetimtari.
Gjithmone do
te ishte nje pjese e kombit cifut e cila do te adhuronte cdo lindje te
diellit, duke kthyer gunen andej nga frynte era, ne menyre qe te nxirrte
dicka te mire edhe nga te keqiat. Ata arrinin te kishin pasuri dhe poste te
larte, si ne qeveri ashtu dhe ne hierarkine fetare, por urreheshin nga pjesa
tjeter e cifuteve si tradhetare.
Pervec ketyre dy grupeve ishte dhe nje grup i trete cifutesh te cilet
ndryshonin shume nga keta. Ata u arratisen neper pyje dhe atje praktikonin
besimin sipas Tevratit, dhe pregatitnin veten per te luftuar pushtuesit
kurdo qe do te ishte mundesia. Gjate kesaj kohe, romaket u perpoqen shume
per te gjetur vendet ku fshiheshin ata por pa sukses. Numri i ketyre
patrioteve vazhdoi te rritej. Ne per here te pare degjuam per ta nga Jozefi.
Ai i quan keto
tre ndarje te cifuteve – Farisi, Sedusi, dhe Esene respektivisht.
Ekzistenca e Eseneve ishte e njohur, por jo me shume detaje. Ky grup
njerezish nuk permendet nje here neper Ungjijte. Me vone, ne menyre te
rrufeshme, dokumentet e njohura me emrin Letrat e Mbeshtjella te Detit te
Vdekur dolen ne drite ne malet e Jordanise prane Detit te Vdekur. Ky zbulim
ndikoi mbi gjithe boten intelektuale me shpejtesi. Historia se si u zbuluan
keto dokumente eshte shume interesante dhe duhet te tregohet.
Esenet,
Zelotet (te vullnetshmit)
Te lodhur nga pompoziteti dhe gjerat e kota te botes dhe te pushtuar nga
forcat e saj te pakontrollueshme te cilat pa dyshim conin ne konflikt dhe
veteshkaterrim, ata kerkuan shpetimin ne qetesine e shkembinjve te cilet
coheshin lart mbi brigjet e Detit te Vdekur. Ata u terhoqen ne vetmine e
shpellave malore ne menyre qe te perqendroheshin ne perjetimin e nje jete te
paster si dhe ne gjetjen e shpetimit. Ndryshe nga shume cifute te tempullit,
ata nuk e perdoren Dhjaten e Vjeter per te bere para, por u perpoqen qe te
jetonin sipas mesimeve te saj. Duke ndjekur kete menyre jetese ata
shpresonin qe te arrinin perfeksion dhe shenjteri. Qellimi i tyre ishte qe
te jepnin shembullin e tyre pjeses tjeter te cifuteve se si ata mund te
shpetonin nga rruga e shkaterrimit, per te cilen ata e dinin qe po afrohej
me shpejtesi dhe shpetimi i vetem ishte ndjekja e Fjales se Zotit nga ana e
cifuteve.
Keta njerez-shpellash (Esenet) vazhduan te jetonin jeten e tyre pa u ndikuar
nga valet e pushtuesve te cilet shkaterruan tempullin dhe pushtuan cifutet
shume here. Jeta e tyre neper pyje nuk ishte nje largim nga pergjegjesite e
cdo cifuti ne luften per pastertine e besimit, dhe clirimin e Xhudes nga
pushtimi i huaj. Krah per krah me faljet e dites dhe studimin e skripturave,
disa prej tyre u bashkuan ne formimin e nje force eficiente e cila jo vetem
predikoi udheheqjen e Musait (s), por ishte gjithashtu gati per te luftuar
per lirine per te jetuar ne menyren qe mesonte Zoti. Keshtu qe lufta e tyre
do te ishte vetem per sherbimin e Zotit dhe jo per fitimin e pasurise apo
perfitimet e tjera personale. Anetaret e kesaj force u quajten “Zelotet” nga
armiku. Ata ishin te organizuar nen nje flamur, dhe cdo fis kishte shenjen
dalluese te tij. Zelotet ndaheshin ne kater divizione dhe ne krye te seciles
ishte nje komandant. Cdo divizion perbehej nga njerez prej tre nga fiset e
Izraelit. Ne kete menyre, te dymbedhjete fiset cifute ishin te organizuar
nen nje flamur. Komandanti duhej te ishte Levit, ai ishte jo vetem nje
komandant ushtarak, por edhe nje mesues i Ligjit. Cdo divizion kishte
midreshin (shkollen) e tij, dhe Levitet, pervec detyrave te tyre si
komandante ushtarake, duhej te jepnin dersh (mesime) ne keto shkolla.
Keshtu duke jetuar ne natyre neper shpella, Esenet harruan kerkimin e
kenaqesive, nuk martoheshin, dhe e percmonin pasurine. Ata formuan nje
shoqeri sekrete dhe keto sekrete nuk zbuloheshin asnjehere te ata qe nuk
ishin anetare. Romaket kishin dijeni per ekzistencen e tyre, por nuk mund te
penetronin sekrecine qe i rrethonte. Endrra e cdo cifuti aventurier ishte qe
te behej anetar i kesaj shoqerie, sepse kjo ishte e vetmja menyre praktike
per te luftuar pushtuesit e huaj.
Esenet, sic dihet nga dokumentet e Plinit, e lane pas dore martesen, por
adoptonin femijet e te tjereve kur ishin ende te vegjel dhe te degjueshem, i
pranonin ata si femijet e tyre dhe i edukonin sipas menyres se tyre te
jeteses. Ne kete menyre, gjate shekujve, sado qe e pabesueshme mund te
duket, shoqeria Esene u rrit megjithese asnjeri nuk ishte lindur nga
anetaret e saj. Keshtu, Zekeriah, Prifti i Larte ne Tempullin e Solomonit,
kur i lindi nje djale , e dergoi ate te Esenet ne egersine e natyres qe
femija te rritej atje. Ai njihet ne histori si Gjon Pagezori.
Tani qe ne e dijme se komuniteti Esen ekzistonte ne egersine e natyre,
veprimi i Zekeriait behet shume i kuptueshem. Ai nuk po e dergonte femijen e
tij te vetmuar ne shkretetire, por po ia u besonte ate nje nga komuniteteve
me te mira, nje komunitet i cili kerkonte te jetonte ne nje menyre e cila
ishte ajo qe keshillonte Jehovahu. Maria, kusherira e gruas se Zekeriait,
Elisabetes, u rrit nga Zekeria sepse ajo ishte dorezuar ne tempull per shkak
te nje betimi te marre nga e ema, pikerisht ne kete ambient ndodhi lindja e
Jezusit (s).
Pritja e
Mesihut
(s)
Midis cifuteve ekzistonte prej kohesh nje ide se do te vinte Mesiah dhe te
gjithe e prisnin, ai do te ishte nje udheheqes i ri i cili do te pagezohej
dhe do te behej mbreti i tyre. Zhurma qe ekzistonte midis Cifuteve per
lindjen e tij coi ne vendimin e Herodit per te vrare te gjithe bebet e
lindura ne Betlehem ku, sipas disa historive, do te shfaqej Mesiah. Shoqeria
e fuqishme sekrete e Eseneve u vu ne levizje nga Zekeriai dhe Maria shpetoi
nga kthetrat e ushtareve romake. Ajo shkoi me Jezusin (s) ne Egjypt ku
Esenet kishin nje koloni tjeter.
Zhdukja e menjehershme e Jezusit (s) dhe Maries dhe ikja e tyre nga
autoritetet romake, pati qene nje mister mbi te cilin beheshin shume
spekullime deri ne kohen kur u zbuluan Letrat e Mbeshtjella te Detit te
Vdekur. Asnje nga Ungjijte nuk e sqaron kete pjese. Ekzistenca e komunitetit
Esen tregon se si ata paten mundesi qe tu shpetonin ndjekesve te tyre me
shume sukses pavaresisht nga publiciteti qe pati rrethuar lindjen e Jezusit
(s). Ne kushte te tjera, nje femije i cili fliste shume qarte dhe me
autoritet megjithese ishte ne pelena, dhe qe u vizitua nga barinjte dhe
Magit nuk mund te kishte qene ne gjendje qe te zhdukej aq lehte.
Ne vitin 4 p.e.s kur Jezusi (s) ishte tre apo kater vjec, Herodi vdiq.
Keshtu qe ne kete menyre rreziku per jeten e Jezusit u lehtesua dhe ai mund
te levizte lirshem. Duket qarte se ai pati qene edukuar nen disiplinen e
hekurt te mesuesve Esene dhe, duke qene inteligjent, ai mesoi Tevratin shume
shpejt. Kur ai ishte vetem dymbedhjete vjec, ai u dergua ne tempull ku u pa
qarte se studenti ne vend qe te perseriste mesimet, fliste me shume
konfidence dhe autoritet te plote.
Gjoni,
Pagezori (Jahja
(s))
Gjate rinise se Jezusit (s) filloi te perhapej nje zhurme se Gjoni ishte
shkeputur nga shoqeria Esene dhe po jetonte i vetmuar ne egersine e natyres.
“Ai vishej me rroba te thjeshta te bera nga leshi i gamiles dhe me nje brez
lekure perreth mesit. Ai hante vetem karkaleca dhe mjalte te eger.” (Mateu
3:4)
Ai filloi tu predikonte masave ne menyre direkte dhe nuk insistonte per
periudhen e gjate te pergatitjes e cila ishte e nevojshme per nje person, i
cili kishte deshire te behej anetar me te drejta te plota ne vellazerine
esene. Kjo pra ishte nje livizje publike e tij. Ai thirrte cdo njeri qe t’i
kthehej Jehovait, dhe i siguronte ata se se shpejti do te krijohej Mbreteria
e Zotit.
Ne lidhje me kete eshte me interes qe te lexohet historia e shkruar nga
Jozefi per nje tjeter eremit, dishepulli i te cilit ishte dhe historiani ne
fjale. Jozefi kaloi tre vjet ne shkretetire si asketik. Gjate kesaj kohe ai
ishte nen keshillat e nje eremiti te quajtur Banus i cili vishej me cdo gje
qe rritej ne peme, hante vetem ushqime te egra dhe disiplinonte trupin ne
dliresi duke bere banje me uje te ftohte. Keshtu qe eshte e kuptueshme se
Gjoni po vazhdonte nje tradite e cila ishte e zakonshme per eremitet.
Egersia e natyres ishte vendi ku edhe Davidi (s) dhe profetet para tij
jetuan. Ky ishte nje vend ku cifutet mund te ishin te lire nga dominimi i
pushtuesve te tyre te huaj dhe nga influenca e zotave falso. Ne kete egersi
nuk kishte aspirata per favore nga udheheqesit pagane. Ne kete atmosfere,
mund te kishte vetem varesi nga Zoti dhe adhurim te plote ndaj Tij.
Pikerisht ky ishte djepi i monoteizmit. Egersia e shkretetires largonte cdo
sens fallso sigurie, dhe nje njeri mesonte te mbeshtetej vetem ne realitet.
“ Ne shterpesine e kesaj egersie, bie cdo lidhje tjeter dhe njeriu nuk ka
zgjidhje tjeter vecse t’i falet Nje Zoti, Fuqise, dhe Burimit te jetes, dhe
Rrenjes se cdo sigurie.” Keshtu qe lufta ne kete egersi kishte dy aspekte.
Fillimisht, ajo zinte vend brenda zemrave te njerezve te cilet duhej te
luftonin me veten e tyre nese deshironin qe te jetonin ne nje menyre qe do
te kenaqte Zotin. Se dyti, ashtu sic kemi bere edhe ne, kunder lulezimit te
skllaverise politike. Ne fund te historise, ne shohim cifutet duke thurrur
intriga kunder mbretit te tyre sepse ai beri cdo gje e cila “ishte
djallezore ne syte e Zotit.” (II Kings 13:11) Nebucadnezari i Babilonit mori
Jerusalemin. Tempulli u la i paprekur por thesaret e tempullit dhe pallatit
mbreteror u lane nen pushtuesin e ri dhe cifutet nuk humben kohe por filluan
rebelimin kunder mbretit Babilonas. Kjo rezultoi ne nje sulm tjeter gjate te
cilit tempulli dhe i gjithe qyteti u shkaterruan.
Por fati eci ndryshe, dhe persianet nen Cirusin, pushtuan Babilonin, cifutet
edhe nje here thurren intriga per te miren e pushtuesve. Cirusi menjehere e
pa se cfare rreziku ishte patja e nje popullsie aq te madhe alienesh ne
Babiloni dhe iu kerkoi atyre qe te largoheshin dhe te ktheheshin ne
Jerusalem. Ata po ashtu u lejuan qe te ndertonin perseri tempullin.
Thirrja e paster e Gjonit filloi te mblidhte nje turme te madhe. Ai nuk u
kujdesua qe te zbatonte nje nga rregullat kryesore te kodit te Eseneve: “te
mos zbulohej asnje nga sekretet e sektit ndaj te tjereve edhe neqofte se do
te torturoheshin per vdekje.” Deshtimi per te zbatuar kete rregull beri me
te lehte per romaket qe te futnin ne kete levizje shume spiune. Gjoni, me
vizionin e tij profetik, i kuptonte te gjitha perpjekjet e tyre dhe i quajti
ata “neperka”. (Mateu 3:7) Jezusi (s), kusheriri i tij i vogel, u bashkua me
kete levizje dhe ishte ndoshta nje nga te paret qe u pagezuan. Ka shume
mundesi qe Barnabai, i cili gjithmone ka qene shoqeruesi i tij, te jete
pagezuar bashke me Jezusin (s) dhe po ashtu edhe Matiasi.
Gjoni e dinte se “neperkat” do te kishin sukses para se ai te fillonte
luften dhe, per kete, pagezimi i Jezusit (s) i dha atij kenaqesi te madhe
per te vetmen arsye sepse ai ishte i sigurte tashme se kjo levizje nuk do te
perfundonte pas jetes se tij. Sic raportohet nga Gjoni, Mbreti Herod i preu
atij koken dhe manteli i tij ra mbi shpatullat e Jezusit (s).
Misioni
Profetik i Jezusit
(s)
Jezusi (s) ishte tashme tridhjet vjec. Misioni i tij zgjati jo me shume se
tre vjet. Ai e kuptoi se periudha pergatitore per te kishte marre fund.
Pjesa me e rendesishme e jetes se tij kishte filluar. Ne menyre qe te
vleresonte rendesine e plote te kesaj kohe, ne duhet te shohim Jezusin (s)
duke e krahasuar me historine, dhe ne vecanti ate te cifuteve. Kjo edhe me
teper do te qartesoje pamjen e cila ka filluar te shfaqet, se ekzistenca e
komunitetit Esen, veprimet e Gjonit, dhe me se fundi, konflikti midis
Jezusit (s) dhe romakeve, ishin te gjitha pjese e nje shembulli i cili
perserit veten vazhdimisht gjate gjithe historise se cifuteve. Ne cdo rast,
cfare i beri cifutet qe te revoltoheshin kunder pushtuesve te tyre te huaj
ishte perpjekja nga keta pushtues per t’iu vene partnere Zotit te tyre.
Besimi i tyre ne Bashkesine Hyjnore, dhe mendimi se asnje objekt tjeter
adhurimi nuk ekzistonte pervec Atij ishte i prere.
Situata shoqerore dhe praktike ne kohen e lindjes se Jezusit (s), se bashku
me ngjarjet qe cuan ne vdekjen e Gjonit u permenden me siper , dhe ne tani
kemi arritur nje pike ku e gjithe levizja e rezistences u perqendrua rreth
figures hyjnore te Jezusit (s).
Para se te
bente ndonje gje tjeter, Jezusi (s) duhej qe te kalonte dyzet dite duke
jetuar dhe u falur vazhdimisht ne egersine e natyres. Ai ishte tridhjet
vjet. Nen ligjin cifut, kjo ishte mosha kur nje njeri ishte i lire nga
dominimi i babait te tij. Ndryshe nga Gjoni, ai nuk dha mesime haptazi per
masat se si ata duhej te coheshin kunder pushtuesve romake. Per kete arsye u
deshen qe te beheshin pergatitje te fshehta. Perpjekjet e meparshme paten
deshtuar dhe vdekja e fresket e Gjonit ia kujtonte kete Jezusit (s). Me
largpamesi dhe urtesi ai filloi te pergatiste dhe organizonte cifutet. Ai
nuk pagezoi as edhe nje. Kjo per faktin se atehere vemendja e romakeve do te
terhiqej se tepermi, dhe do te ishte nje praktike e gabuar, pasi ai nuk mund
te parandalonte ‘neperkat’ per tu futur ne levizjen e rezistences. Ai caktoi
dymbedhjete dishepuj, nje numer tradicional qe perfaqesonte dymbedhjete
fiset e Izraelit. Ata me tej rekrutuan shtatedhjete patriote qe do te
sherbenin nen komanden e tyre. Farisenjte gjithmone kishin mbajtur Am Al
Arez, qe ishin cifutet me trupa te mire te cilet jetonin neper fshatra.
Jezusi (s) i mori ata nen krahet e tij. Keta fshatare, shume prej te cileve
i perkisnin komunitetit esen, u bene ndjekes te vullnetshem te Jezusit (s),
dhe ishin te gatshem qe te jepnin jeten per ceshtjen e tij. Ata u njohen me
emrin Zelotet (te vullnetshmit). Sipas Bibles, te pakten gjashte nga te
dymbedhjete dishepujt dihet se kane qene Zelote. Jezusi (s), i cili pati
ardhur per te ripohuar dhe jo per te hedhur poshte mesimet e Musait (s),
leshoi kerkesen e Dhjates se Vjeter: “kushdo qe eshte i vullnetshem ndaj
ligjit dhe e njeh Krijuesin le te vije mbas meje.” (Maccabees 2:27 – 31) Nje
numer i madh filluan te futeshin neper lista por ata u mbajten te fshehur
dhe pergatitja e tyre behej jashte neper egersine e natyres. Ata gjithashtu
quheshin edhe Bar Jonim, e cila do te thote “bijte e egersise”. Nga keta,
ata qe paten mesuar si te perdornin thiken njiheshin si Sikarii. Nje grup
tjeter i zgjedhur burrash formuan nje lloj truproje, dhe ata njiheshin si
Bar Jesus apo “bijte e Jezusit”. Nje numer personash te njohur me kete emer
permenden neper librat e historise, por nje lloj misteri i rrethon ata, dhe
nuk dihet shume per ta. Kjo eshte e kuptueshme. Ata i perkisnin rrethit me
te ngushte te ndjekesve te Jezusit (s), dhe identiteti i tyre duhej te
mbahej i fshehur nga syte e spiuneve romake.
Jezusi (s) komandoi ndjekesit e tij: “Por tani ai qe ka nje qese para, le ta
marre dhe te pergatitet: dhe ai qe nuk ka nje shpate le te shese rrobat e
tij dhe te blere nje.” (Luka 22:36). Dhe numri i ndjekesve te tij, i
frymezuar nga mesimet dhe mrekullite vazhdonte te rritej. Rezultati i ketyre
pergatitjeve ishin fjalet e Sosianus Hierokels qe ishte pasardhesi i Pilatit
(permendur nga babai Laktianus i Kishes) se Jezusi ishte udheheqesi i nje
bande grabitesish te rrugeve qe numeronte nente qind burra. Nje kopje
mesjetare cifute e nje pune te humbur te Jozefit gjithashtu raporton se
Jezusi kishte midis 2000 deri 4000 ndjekes te armatosur me vete.
Jezusi u kujdes shume qe te mos devijonte nga mesimet e eseneve, gje qe
shihet nga “ritet dhe perceptet e literatures se sektit.” Gjate misionit te
tij, sidoqofte Jezusi (s) nuk ia u zbuloi totalisht mesimet e tij pjeses me
te madhe te ndjekesve te tij. E gjithe e verteta u be e njohur vetem per
disa:
Une kam ende
shume gjera per tu thene, por ju nuk mund t’i kuptoni ato tani. Por
sidoqofte kur ai Shpirti i te vertetes, te vije, ai do ju drejtoje ju ne
gjithe te vertetat, por ai nuk do te flase nga vetja e tij, por ato qe ai do
te degjoje, vetem ato do flase ai.
(Gjoni
16:12 – 14)
Ai nuk kerkonte fuqine e kesaj bote, jo vetem si udheheqes i vendit, apo
brenda hierarkise se mbyllur te shkruesve dhe farisejve. Sidoqofte,
popullariteti i tij me njerezit e zakonshme dhe numrin e madh te ndjekesve
te tij, beri qe romaket dhe ata prifterinj te cilet perkrahnin ate te kishin
frike per qellimet e tij. Ishte pikerisht ky kercenim ndaj pozicionit te
tyre i cili i beri ata qe te ngiheshin per ta hequr qafe ate.
Misioni i Jezusit (s) ishte vetem per te krijuar adhurimin e Krijuesit ne
menyren qe vete Zoti kishte urdheruar. Ai dhe ndjekesit e tij ishin te
pergatitur qe te luftonin kedo qe do perpiqej t’i ndalonte ata per te jetuar
ne menyren qe Zoti i urdheronte.
Luftrat,
“Arrestimi”, “Gjyqi”, dhe “Kryqezimi”
Luftimi i pare u zhvillua me cifutet e besuar te romakeve. Ai u udhehoq nga
Bar Jesus Barabbas dhe demoralizoi teresisht kete grup cifutesh sepse lideri
i tyre u vra ne fushen e betejes. Bar Jezus Barabbas u arrestua. Objektivi
tjeter ishte vete tempulli. Romaket kishin nje force te fuqishme te vendosur
atje, spese ishte koha e festave te pervitshme dhe agjerimit. Romaket te
cilet ne ate kohe te vitit ishin gati per shqetesime te vogla, ishin edhe me
te gatshem se zakonisht. Per me teper, atje ishin dhe policet e tempullit te
cilet ruanin vendin e shenjte. Hyrja e bere nga Jezusi (s) ishte aq e
menduar saqe ushtaret romake mbeten te cuditur, dhe Jezusi mori plotesisht
kontrollin e tempullit. Kjo perpjekje njihet me emrin “pastrimi i
tempullit.” Ungjilli i Gjonit e pershkruan kete ngjarje me keto fjale:
Ne tempull (Jezusi) gjeti ata te cilet shisnin dema, dele dhe pellumba, dhe
ata qe ndryshonin parate. Dhe pasi beri nje kamzhik litari, ai i perzuri ata
qe te gjithe, me delet dhe me demat, jashte tempullit si dhe ia u zbrazi ne
toke monedhat e atyre qe nderronin parate dhe i ktheu permbys tryezat e
tyre. (Gjon 2:14 – 15)
Duke komentuar ne fjalen “kamzhik prej litari”, Karmikel thote se:
Ato pa dyshim qe tregojne violence dhe ne te njejten kohe pa dyshim qe japin
vetem nje pamje te bute dhe minimale te asaj qe duhet te kete qene me te
vertete nje pushtim masiv i tempullit. Neqoftese ne imagjinojme madhesine e
tempullit, dhjetera mijerave pelegrine qe futeshin brenda, si dhe atyre qe
sherbenin atje, forcave te policise, ushtareve romake, si dhe reaksionin
normal te atyre qe ngisnin qete pa marre parasysh ata qe shkembenin parate,
ne kuptojme se nuk duhet te kete qene thjesht nje surprize ajo qe arriti aq
shume rezultat. Skena mbrapa kesaj pjese ne Ungjillin e katert duhet te kete
qene padyshim e ndryshme. Pershkruesi e ka zbutur shume ate, duke e
‘shpirtezuar’ me teper sec duhet, dhe duke e nxjerre jashte realitetit.
Nje nga mesimet e cdo luftetari te lirise ka qene qe forcat lokale te
policise te bashkoheshin me patriotet dhe jo me ushtrine e pushtuesit. Kjo
mund te keqe qene nje faktor kontribues ne renien e plote te mbrojtjes se
Tempullit.
Romaket paten
pesuar nje goditje, por megjithate fuqia e tyre nuk u shpartallua. Ata bene
thirrje per forca te tjera, dhe trupa te tjera te fresketa filluan te vinin
drejt Jeruzalemit. Mbrojtja e hyrjes se Jerusalemit zgjati per disa dite:
por, me se fundi ushtria romake ishte shume me e forte se patriotet, dhe te
gjithe ndjekesit e Jezusit
(s)
filluan te
fironin. Madje edhe dishepujt u larguan, duke e lene Jezusin vetem me pak
burra rreth vetes. Jezusi
(s)
u fsheh: dhe
romaket filluan kerkime intensive per gjetjen e tij.
“Arrestimi,” “gjyqi,” dhe “kryqezimi” sillen verdalle me shume kontradikta
dhe ngjarje qe nuk perputhen me njera tjetren, duke e bere jashtezakonisht
te veshtire zgjidhjen e kesaj nyjeje dhe kuptimin e se vertetes se cfare
ndodhi ne fakt atje. Ne marrim vesh se qeveria romake pati sukses ne
perdorimin e sherbimeve te minoritetit te vogel cifut, i cili kishte interes
ne vazhdimin e sundimit romak ne Jerusalem.
Juda
Iskarioti, nje dishepull i Jezusit, u shit per nje premtim per tridhjet
monedha argjendi, neqoftese, me ndihmen e tij, do te arrestohej Jezusi. Ne
menyre per te shmangur ndonje shqetesim tjeter, u vendos qe perpjekja per
kapjen e Jezusit te behej gjate nates. Pasi arriten ne vendin ku Jezusi
(s)
pati shkuar me
disa nga ndjekesit e tij, Judes i ishte thene qe te puthte Jezusin, ne
menyre qe ushtaret romake ta njihnin. Por ky plan nuk pati sukses. Kur
ushtaret u ben gati nga erresira erdhi nje si tip turbullire. Te dy cifutet
u ngaterruan neper erresire, dhe ushtaret gabimisht arrestuan Juden ne vend
te Jezusit(s).
Keshtu qe ky i fundit pati mundesi te shpetonte. Kur’ani thote:
...sidoqofte ata nuk e vrane ate, as nuk e kryqezuan ate por vetem dike qe i
ngjante dhe qe iu shfaq atyre (Kuran 4:155)
Kur i
burgosuri u soll para Pilatit, gjykatesit romak, kthesa dramatike e
ngjarjeve duket sikur kenaqi cdo njeri. Shumica e cifuteve ishin te lumtur
sepse, me ane te nje mrekullie, tradhetari qendronte ne banken e te
akuzuarve ne vend te Jezusit(s).
Cifutet pro-romake ishin po ashtu te lumtur, sepse me vdekjen e Judes, edhe
prova e fajit te tyre zhdukej. Per me teper, meqenese Jezusi do te ishte
ligjerisht i vdekur, ai nuk mund te dilte hapur dhe tu shkaktonte atyre
probleme.
Roli i luajtur nga Pontius Pilati, gjykatesi romak, eshte i veshtire qe te
percaktohet. Pavendosmeria e tij, sic pershkruhet ne Bibel, anshmeria e tij
ndaj udheheqesve cifute, se bashku me deshiren e tij te mire per Jezusin, e
bejne kete histori shume te veshtire per tu kuptuar. Kjo mund te jete
rezultati i nje perpjekjeje nga shkrimtaret e ungjijve per te ndryshuar
faktet ne menyre qe te hidhnin pergjegjesine e “kryqezimit” mbi te gjithe
kombin cifut dhe keshtu te shfajesonin plotesisht romaket nga faji i tyre ne
vdekjen e supozuar te Jezusit. E vetmja menyre qe nje raport zyrtar mbi
jeten e Jezusit te shpetonte do te ishte pershkrimi i tij ne nje menyre e
cila nuk ishte ofensive ndaj sunduesve te huaj dhe njekohesisht duke hequr,
ndryshuar apo mbuluar ato detaje te cilat nuk u shkonin per mbare
autoriteteve ne fuqi.
Nje tjeter shpjegim jepet edhe nga nje histori e vjeter se Pilati ishte
“kapur” me nje rryshfet te majme e cila kapte me perafersi vleren e 30,000
paund anglez. Neqoftese cfare pershkruhet ne ungjijte eshte e vertete,
atehere eshte me se e dukshme qe Pilati kishte interes ne dramen qe u shfaq
ate dite ne Jerusalem.
Me se fundi, ka edhe nje fakt tjeter. Ne kalendaret e Shenjteve te Kishes
Koptike, ne Egjypt dhe Etiopi, Pilati dhe gruaja e tij shenohen si “te
shenjte.” Kjo mund te jete e mundur vetem nese ne pranojme qe Pilati, ishte
i vetedijshem qe ushtaret e tij kishin arrestuar personin e gabuar, dhe e
denoi Juden ne vend te Jezusit ne menyre qe ky i fundit te arratisej.
Ne llogarine e dhene nga Barnabai ne na thuhet se ne kohen e arrestit, Juda
ishte transformuar nga Krijuesi ne menyre te tille qe edhe nena e tij dhe
ndjekesit e tij me te afert besuan qe ishte Jezusi. Deri ne diten kur Jezusi
iu shfaq atyre perseri pas vdekjes se tij, ata besonin te kunderten. Kjo do
te shpejgonte edhe arsyen se perse kishte aq shume konfuzion per keto
ngjarje qe ndodhen ne kete kohe, dhe perse disa nga raportet e shkruara nga
njerez te cilet nuk ishin prezent neper ato ngjarje, mbeshtesin besimin e
gabuar se Jezusi ishte ai qe u kryqezua.
Jo cdo kush
bie dakord me idene se ishte tradhetari i Jezusit ai qe u kryqezua.
Cerintianet dhe me vone Basilidianet, te cilet ishin nga kristianet e pare,
hodhen poshte idene se Jezusi
(s)
u kryqezua,
por besonin se ishte Simoni i Cirenes ai qe u kryqezua ne vendin e tij.
Cerintusi, nje bashkekohes i Pjetrit, Pavlit dhe Gjonit, gjithashtu hodhi
poshte ringjalljen e Jezusit. Karpokratianet, nje tjeter sekt i hershem
kristian, besonin se nuk ishte Jezusi
(s)
ai qe u
kryqezua, por njeri nga ndjekesit e tij qe i ngjante shume atij. Plotinusi,
i cili jetoi ne shekullin e katert, na tregon se ai pati lexuar nje liber te
quajtur Udhetimet e Apostujve i cili permendte veprat e Pjetrit, Gjonit,
Andreas, Thomait dhe Pavlit. Midis te tjerave, ai thote se Jezusi(s)
nuk u kryqezua, por nje tjeter ne vendin e tij, dhe ne kete menyre, ai
qeshte me ata te cilet besuan ne kryqezimin e tij. Keshtu megjithese dihet
se Jezusi nuk eshte kryqezuar, burimet ose ndryshojne ose nuk jane specifike
ne ceshtjen se kush u kryqezua ne vendine tij. Disa te tjere e gjejne te
veshtire per te besuar ndonje gje:
Kur nje njeri reflekton se katalogu i shkeljeve brutale i cili iu atribohet
ushtareve romake, perserit pothuajse shkronje per shkronje disa pasazhe te
Testamentit te Vjeter... atehere njeriu fillon te dyshoje se i gjithe ky
episod eshte vetem nje shpikje e bukur.
Nuk ka asnje
raport tjeter te njohur historik se cfare ndodhi me Jezusin
(s)
mbas “kryqezimit”: pervec se ne Ungjillin e Barnabait dhe Kur’anit. Keto qe
te dy pershkruajne ngjarjen e cila ne pergjithesi njihet si “ngjitja” ne te
kater ungjijte e pranuar, ne te cilin Jezusi
(s) u
largua nga kjo
bote.
|