Orientalizmi, Disinformimi dhe
Islami
nga
Abu Iman Abd el-Rrahman Robert Skuajers
Ne emer te
Allahut, Meshiruesit, Meshirberesit
Cdo person, me nje mendje te hapur, qe studion e kerkon ne fushen e islamit
dhe sidomos ata qe perdorin literature ne gjuhet evropiane, duhet te kene
kujdes nga shtremberimi i fakteve dhe i se vertetes qe ndeshen pothuaj ne te
gjithe librat e shkruara nga jo muslimanet mbi islamin. Te pakten ne
mesjete, islami ka qene mjaft i keqtrajtuar dhe keqkuptuar ne perendim. Edhe
tani, ne shek. 21 nuk duket se gjerat kane ndryshuar megjithese shume
muslimane do ta pranonin qe ka patur progres. E ndiej te nevojshme qe t’ju
jap nje permbledhje elegante te shkruar nga gazetari zvicerian, Roxher de
Paskua, mbi injorancen e perendimit ndaj islamit.
Perendimi, qofshin kristiane apo te dekristianizuar, nuk e kane njohur kurre
islamin. Bile qe kur islami filloi te perhapej ne bote, kristianet nuk
pushuan kurre se shari me qellim te justifikonin lufterat apo sulmet
kundrejt tij. Vertet te shemtuara dhe te turpshme jane shtremberimet e
fakteve qe kane lene gjurme te thella ne mendjen evropiane. Sot e kesaj dite
ka perendimore te cilet do ta reduktonin islamin ne tre ide: fanatizem,
fatalizem dhe poligami. Sigurisht ekziston edhe nje publik, idete e te cilit
jane me pak te deformuara. Pervec ketyre ekziston edhe nje pakice e cmuar te
cilet e dine qe fjala Islam nuk nenkupton asgje tjeter vecse “nenshtrim ndaj
Zotit”. Nje simptome tjeter e injorances se pjeses me te madhe te
evropianeve eshte qe Allahu eshte Zot i muslimaneve dhe jo Zot i kristianeve
apo cifuteve. Ata habiten kur degjojne dike qe perpiqet te shpjegoje qe
“Allah” do te thote “Zot” dhe se arabet kristijane nuk e njohin Ate me emer
tjeter.
Pa dyshim
islami ka qene objekt studimi per shume orientaliste perendimore te cilet,
gjate dy shekujve te fundit, kane shkruar nje literature te gjere mbi keto
tema. Megjithate, sado e madhe te kete qene puna e tyre, sidomos ne fushat e
historise dhe filozofise, ata kane kontribuar shume pak ne nje kuptim me te
qarte te fese islame ne trojet kristiane apo post-kristiane. Kjo ka ndodhur
sepse ata nuk kane mundur ta ngrejne interesimin e lexuesve pertej qarqeve
te tyre akademike. Dikush gjithashtu detyrohet te pranoje qe studimet
orientale ne perendim nuk kane qene gjithmone te inspiruara nga shpirti i
paster dhe i etur per dije i studiuesit. Eshte e veshtire te mohosh qe disa
studiues te islamit dhe te arabeve me qellim kane punuar per te zvogeluar
apo ulur figuren e islamit dhe atyre qe e ndjekin ate. Kjo tendence u
shpalos qarte gjate kolonizimeve por do ta ekzagjeronim sikur te thonim qe
tashme cdo gje eshte zhdukur pa lene gjurme.
Keto jane
disa nga arsyet perse islami akoma gjykohet aq keq nga perendimi. Eshte
vertet e cuditshme qe fete aziatike si budizmi dhe hinduizmi qe prej nje
shekulli gezojne nje interes dhe simpati shume me te dukshme, megjithese
islami eshte aq afer me jehudizmin dhe kristianizmin, duke rrjedhur nga e
njejta origjine, Abrahami. Pervec kesaj duket qe per vite te tera kushtet e
jashtme, sidomos roli i rendesishem i vendeve arabo-islamike ne rendin
ekonomik dhe politik boteror, kane ndihmuar ne nje rritje te interesimit per
islamin, duke shtyre disa individe ne horizonte te reja. (Duke Zbuluar
Islamin, nga Roxher de Paskua, faqe 5-7)
Per injorancen e theksuar te perendimit drejt islamit, Mauris Bukaili, nje
doktor Francez shkruan:
Kur dikush i permend islamin nje materialisti ateist ai do te vere buzen ne
gaz pa e kuptuar qe kjo nuk eshte asgje tjeter vecse nje simbol qe shpreh
injorancen e tij ne kete subjekt. Ashtu sikurse dhe pjesa derrmuese e
intelektualeve perendimore ai ka nje koleksion vertet impresionues te
nocioneve jo te verteta per islamin. Megjithate atij mund t’i lejohej
justifikimi. Se pari, krahas opinioneve te autoriteteve me te larte te
katolicizmit, islami eshte konsideruar ne perendim si i ashtuquajturi
“shpifja sekulariste”. Ne perendim, gjithkush qe ka studiuar dhe fituar nje
dije te konsiderueshme per islamin e di se sa eshte shtremberuar qellimi,
dogma dhe historia e islamit. Duhet te merret parasysh fakti qe dokumentet e
publikuara ne gjuhet evropiane mbi kete teme (duke lene menjane studimet e
kualifikuara) nuk e lehtesojne aspak punen e atij qe kerkon te mesoje dicka.
(Bibla,
Kur’ani dhe Shkenca, nga Mauris Bukaili, faqe 118).
Ky fenomen, qe njihet me emrin Orientalizem nuk eshte asgje tjeter vecse nje
keqinterpretim i islamit nga perendimi. Sot pjesa me e madhe e muslimaneve
qe jetojne ne perendim e dine qe nje pjese e mire e ketij shtremberimi vjen
nga media, qofshin ato gazetat, revistat apo televizioni. Dhe duhet vene ne
dukje fakti qe mundesia per te arritur nje numer sa me te madh te publikut
eshte shume me e madhe per median sesa per literaturen e “orientalisteve”,
“islamisteve” dhe “studiuesve te gjuhes arabe”. Gjate viteve te fundit,
fusha akademike e atij qe quhej “orientalizem” ka marre emrin “studime te
zones”. Keto fjale aspak te gjetura tashme kene zene vendin e
“orientalizmit” ne qarqet studimore, meqe ky i fundit shoqerohet me nje
konotacion negativ dhe shkak per kete jane orientalistet vete. Megjithate,
ndonese puna e atyre qe studiojne kete fushe nuk arrin publikun e gjere, ajo
shpesh qellon te bjere ne duart e atyre qe jane te interesuar te mesojne me
shume rreth islamit. Per kete cdo student i islamit dhe sidomos ata qe
studiojne ne perendim, duhet ta kene parasysh fenomenin historik qe
orientalizmit, si fushe akademike dhe si nje menyre e nje keqtrajtimi
kulturor. Fjala orientalist per nje musliman i referohet cdo perendimori qe
studion islamin pa pasur parasysh motivet e tij. Ndonese pa qellim, ne kete
rast termi orientalist shtremberohet. Por le ta shohim tani qe orientalizmi
eshte dicka me teper se nje studim akademik. Eduard Said, nje studiues arab
kristian i njohur per nje sere librash mbi te metat e orientalizmit e
definon kete te fundit si:
...me orientalizem une nenkuptoj disa gjera dhe te gjitha keto, sipas
mendimit tim, te pamvarura nga njera-tjetra. Dizenjo me e pranueshme e
orientalizmit eshte ajo akademike dhe me te vertete termi akoma sherben ne
nje numer institucionesh akademike. Cdokush qe jep mesim, shkruan apo ben
kerkime mbi orientin, dhe ketu perfshihen antropologet, sociologet,
historianet apo filogjistet me studimet e tyre specifike apo te
pergjithshme, jane orientaliste dhe ajo me cka ata merren eshte
orientalizmi.
(Orientalizem
nga Eduard W. Said, faqe 2).
Te flasesh per orientalizmin eshte njesoj sikur te flasesh kryesisht per nje
produkt te kultures angleze dhe franceze, nje projekt me nje dimension sa
imagjinata vete, nje Indi e tere, tekstet dhe tokat biblike, tregtia e
pipernave, kolonizatoret dhe administratat e tyre, nje korpus te frikshem
studiuesish, “eksperte” te panumert te Orientit, profesoriati oriental, nje
kompleksitet i madh idesh orientale (dhe spotizmi dhe madheshtia, mizoria
dhe sensualiteti oriental), sektet e Lindjes, filozofite dhe kjo liste nuk
do te kishte fund.
Ashtu sikurse dhe ne rastet e tjera, ta identifikosh problemin eshte gjysma
e betejes. Sapo kerkuesi i sinqerte i dijes vihet ne dijeni dhe kupton
keqtrajtimn dhe armiqesine ndermjet islamit dhe perendimit dhe fillon te mos
besoje gjithshka te hedhur ne leter, atehere dija e vertete dhe
informacioni mund te merren shume me shpejt. Sigurisht jo te gjithe shkrimet
e perendimoreve mbi islamin kane te njejten shkalle njeaneshmerie. Ato
variojne nga shtremberime te qellimshme deri tek nje injorance e thjeshte,
bile ka edhe disa qe mund te klasifikoheshin si perpjekje te sinqerta te
jomuslimaneve per ta portretizuar islamin ne nje drite pozitive. Por edhe
keto shkrime jane infektuar nga gabime jo te qellimshme por sidoqofte te
vogla dhe shkak per kete eshte dija e paket e autorit mbi islamin. Per te
qene realist, duhet te themi qe edhe disa libra te fundit te shkruar nga
vete muslimanet vuajne nga te njejtat probleme dhe te meta per shak te
paditurise, ideve heretike dhe mbeshtetja ne burime jo-muslimane.
Pasi e thame kete, nuk duhet te habitemi kur themi qe te mesosh per islamin
ne perendim apo me studime ne gjuhet evropiane nuk ka qene kurre e lehte.
Vetem disa dekada me pare, nese nje foles i gjuhes angleze do ta lejonte
veten te lexonte vetem shkrime te muslimaneve, ai nuk do te kishte kurre
kontakt me perkthimet e Kur’anit, disa perkthime te librave te haditheve dhe
nje numer shkrimesh te ndryshme. Sidoqofte, me perhapjen ne mase te
literatures islame dhe te internetit, marrja e informatave te sakta ne
pothuaj te gjitha aspektet e islamit eshte bere shume me e lehte. Sot nuk
kalon as edhe nje jave, dhe do te prezantohet nje perkthim ne anglisht i
ndonje studimi klasik islamik. Duke pasur parasysh kete, une do te
keshilloja dhe inkurajoja lexuesit qe te konsultohen me libra te autoreve
muslimane kur kerkojne te mesojne rreth islamit. Me ane te internetit
lexuesit mund te kontaktonin me nje sere distributore te librave islamike.
Duke u
thelluar me tej ne shtremberimin e islamit ne pergjithesi dhe te
orientalizmit ne vecanti... Eduard Said, autori kristian arab i vepres se
madhe Orientalizmi me te drejte e pershkroi orientalizmin si nje “aktivitet
kulturor”. Ky nuk eshte shtremberim sepse fusha akademike e Lindjes
Orientale dhe Perendimit Oksidental shpesh motivohej dhe nxitej nga qellime
imperialiste te kolonizatoreve evropiane. Pa dyshim themelet e orientalizmit
jane ne parrullen “te njohesh armikun tend”. Kur vendet kristiane te Evropes
filluan fushaten e tyre per kolonizimin dhe pushtimin e pjeses tjeter te
botes, ata sollen me vete misionaret dhe burimet e tyre akademike me qellim
qe ta lehtesonin punen e tyre. Orientalistet dhe misionaret, si te
interesuar ne te njejten fushe, ishin thjesht sherbetore te qeverive
imperialiste qe po perdornin sherbimet e tyre per te dobesuar apo nenshtruar
nje armik.
Per sa i
perket islamit dhe territoreve te tij, Anglia, si fuqi kristiane e ndjeu te
nevojshme qe te mbrohej. Nje aparat kompleks u ndertua per kete qellim.
Organizata te tilla te hershme si Shoqata per Perhapjen e Dijes Kristiane
(1698), Shoqata per Propagandimin e Ungjillit ne Territoret e Huaja (1701)
korren sukses. Me pas u ndoqen nga Shoqata e Misionit te Pagezimit (1799),
Shoqata e Bibles Angleze dhe te Huaj (1808). Keto misione fare hapur ju
bashkuan zgjerimit te Evropes.
(Orientalizmi
nga Eduard W. Said, faqe 100).
Gjithkush qe e ka studiuar kete fushe e di qe misionaret kristiane ishin
bashkepuntore te imperializmit evropian, pa pasur parasysh ketu motivin e
paster apo naivitetin e disa individeve. Aktualisht vetem nje pakice e
studiuesve orientaliste ishin misionare kristiane. Nje shembull per kete
eshte Sër Uilliam Muir i cili ishte nje misionar aktiv dhe autor i disa
librave mbi islamin. Sot keto libra konsiderohen si studime shume te
njeaneshme, megjithese ato akoma perdoren si reference per ata qe deshirojne
ta sulmojne islamin edhe sot e kesaj dite. Nuk eshte habi qe kristianet
ishin ata qe e shtremberuan me se keqi figuren e islamit, meqe islami ishte
rivali kryesor ne skenen e feve boterore. Duke harruar komandamentin per mos
te shpifur ndaj fqinjit, shtremberimet dhe genjeshtrat ndaj islamit u
perhapen ne mase.
Historia e
orientalizmit nuk ishte tjeter vecse nje provim i njeaneshmerise ne kerkimin
e burimeve per islamin, dhe kjo u theksua me teper nen influencen e
intolerances dhe kokefortesise kristiane. Nga shtremberimet fanatike te
Xhonit te Damaskut dhe shkrime te mevonshme kunder islamit, ata i tregonin
publikut qe muslimanet adhuronin tre idhuj. Piteri i Respektuar (1084-1156)
“perktheu” Kur’anin qe u perdor gjate mesjetes dhe qe perfshinte 9
kapituj shtese. Me pas kishim Seilin qe ndoqi kete tradite dhe me vone
u bashkua me Roduellin, Muirin dhe shume te tjere ne sulm kunder figures se
Muhamedit (s). Shpesh ata perdornin histori te shpikura apo tregime burimet
e te cilave vete muslimanet i konsideronin te dobeta apo te sajuara. Pervec
kesaj ata shtremberuan faktet dhe folen per praktikat e disa muslimaneve
injorante e me pas i shoqeruan ato me figuren e islamit. Ashtu sikurse
Norman Daniel shkruan ne librin e tij “Islami dhe Perendimi”:
“Evidencat e rreme per te sulmuar islamin ishin vertet universale” (267).
(Nje Ekspozim Autoritativ, Pjesa I, nga Abdurrahim Grin).
Eshte fakt qe kur vinte puna per te sulmuar islamin vete Kisha Katolike
Romake do te kishte pranuar cfare nuk ishte e vertete. Ky eshte nje shembull
qe e tregon qarte kete:
Ishte nje perudhe ne histori kur armiqesia ndaj islamit ne cfaredo forme,
bile edhe nga ata qe e kishin deklaruar veten e tyre si armiq te kishes, u
pranua me zemer te hapur nga funksionare te larte te Kishes Katolike.
Keshtu, Benedikti XIV, i cili mbahet mend te kete qene Papa me i madh i
shek. 18, i dergoi Volterit bekimin e tij. Kjo ishte ne shenje
falenderimi per “Muhamedi apo Fanatizem” ne 1741 te cilen Volteri ia dedikoi
vete Papes. Ajo ishte nje satire e ashper qe cdo mjeshter zhgarravinash dhe
i pafé mund te kish shkruar mbi cdo teme.
(Bibla, Kur’ani dhe Shkenca, nga Mauris Bukaili, faqe 118).
Armiku i
dedikuar i kishes, per te cilen folem me siper, ishte filozofi francez
Volter. Nje shembull i asaj qe ai predikonte ishte akti i
Anti-Trinitarianeve. Pasazhi i mesiperm paralajmeron qe duhet te jemi te
vetedijshem qe shtremberimet dhe genjeshtrat kundrejt islamit gjate koherave
ne Evrope jane kryer nga nje numer jo i vogel studiuesish dhe klerikesh.
Imagjinata
evropiane dekorohej me nje repertor (i imazheve orientale) si ky: Midis
mesjetes dhe shek. 18, autore te medhenj si Ariosto, Milton, Marlou, Taso,
Shekspiri, Servantes dhe autoret e Chanson de Roland dhe Poema Del Cid e
mprehen dhe kristalizuan ate imagjinate, ato ide dhe ato figura. Per me
teper, nje pjese e madhe e atyre qe konsideroheshin orientalistet e Evropes
perdoren mite idesh ne sherbimin e tyre, duke dhene nje pershtypje sikur
dija vertet po avanconte”.
(Orientalizmi
nga Eduard Said, faqe 63).
Tendenca e patundur per te lene menjane ate qe Kur’ani nenkuptonte, apo ate
qe muslimanet mendonin se ai nenkuptonte ashtu sikurse ate cfare muslimanet
mendonin apo benin ne situata te ndryshme, ishin prezantuar ne nje menyre qe
doktrina e islamit dhe Kur’ani do te ishte e pershtatshme per kristianet.
Akoma me ekstravagante do te beheshin keto shtremberime dhe akoma me lehte
do te pranoheshin ato nga nje publik qe po largohej gjithnje e me teper nga
kufijte e islamit. Ishte nje pakujdesi qe muslimanet kujtonin se ajo cka ata
thonin do te pranohej ashtu sikurse ata e besonin. Kjo ishte nje pikture
kristiane ne te cilen detajet minimizoheshin, por qellimi nuk braktisej
kurre. Megjithese hijet e ndryshimit dukeshin, ato ishin ne te njejtin
shabllon. Opinioni kristian ishte nje ndertim qe as nuk mund te shkaterrohej
dhe as nuk mund te rindertohej.
(Islami
dhe Perendimi – Krijimi i Nje Imazhi, nga Norman Daniel, faqe
33).
Duke iu referuar pasazhit te mesiperm te Norman Daniel, ne vepren e tij
Eduard Saidi thote:
Kjo pikture rigoroze kristiane e islamit u perforcua akoma me teper gjate
Mesjetes dhe Rilindjes nga nje varietet poemash, kundershtimesh dhe
mendimesh supersticioze. Ne kete kohe i tere orienti i aferm identifikohej
me pamjen e pergjithshme boterore te Kristianizmit Latin, tamam ashtu
sikurse ishte shprehur ne Chanson de Roland ku adhurimi i Saracens ishte
portretizuar sikur ai po perqafonte Muhamedin dhe Apollon. Tamam ashtu
sikurse R.W. Southern e tregon, u be e nevojshme per mendimtaret evropiane
“qe dicka duhej bere per islamin” i cili po i afrohej Evropes Lindore.
(
Orientalizmi, nga Eduard W. Said, faqe 61).
Fakti qe kristianet evropiane nuk ishin te zotet te jepnin nje shpjegim te
kompletuar te asaj qe ata kishin marre persiper ta shpjegonin, eshte shume i
dyshueshem. Praktikisht, ngjarjet nuk rrodhen as shume mire as shume keq dhe
as ashtu sikurse shume studiues te zgjuar i predikuan. A pati ndonje
progres per sa i perket njohjes se islamit nga kristianet? Une dua te
shpreh bindjen time qe progres kishte. Megjithese zgjidhja e problemit mbeti
deri diku e fshehur, shpalosja e problemit u be me komplekse, me racionale
dhe shume me e lidhur me eksperiencen.
(Pikpamjet
Perendimore te Islamit ne Mesjete, nga R.W. Southern, faqe 91-92)
Ndonese gjykimi i shume orientalisteve ishte i njeaneshem dhe i gabuar, pati
raste ku aty vlonin momente te bukura, ashtu sikurse Roxher De Paskua thote:
Megjithese
nuk do te na pelqente, ne duhet te binim dakord me nje orientalst si
Montgomeri Watt kur ai thote qe “nga te gjithe njerezit me te medhenj te
botes, asnje nuk ka pasur aq shume kundershtare sa Muhamedi”. Si studiues i
jetes dhe vepres se profetit (s), ai thote se eshte me te vertete shume e
veshtire te gjesh arsyen per kete, duke marre ne kete rast si te vetmen
zgjidhje ate qe per shekuj me rradhe Kristianizmi e trajtoi Islamin si
armikun e tij me te betuar. Ndonese sot e kesaj dite evropianet e gjykojne
islamin me objektivisht, “perseri gjurmet e nje paragjykimi te lashte jane
te qarta”.
(Duke
Zbuluar Islamin, nga Roxher dy Paskua, faqe 47 – citim i marre nga
Muhamedi ne Medina, W. M. Watt, Oxford University Press).
Ne mbyllje une desha te perdor nje pershkrimin te orientalizmit nga nje
amerikan qe ka pranuar islamin dhe qe tani eshte nje studiues i njohur
musliman. Menyra se si ai e pershkruan orientalizmin nga nje perspektive
islamike eshte me te vertete e vlefshme.
...libri
prezanton me perpikmeri emrat dhe datat e ngjarjeve qe ai diskuton,
megjithese pershkrimet e figurave muslimane, motivet e tyre, dhe vendi qe
ato zene ne boten islame jane pare nga nje lente mosbesimi (kufr). Ato japin
nje pamje te mbrapshte te realitetit nen nje emer qe ne literaturen e vjeter
eshte quajtur orientalizem apo “studime te zones” sic i quajne sot.
Kjo eshte nje pikepamje e cila kerkon qe peshkrime te tilla, si “islami
afrikan,” te jene objektivat me kryesore. Premisat e ketyre objektivave na
afrojne me teper me eksperiencat e jetuara te tradites post-religjioze te
perendimit ne te kuptuarit e fese. Meqe nuk ka asnje vlere morale qe te jete
e vlefshme ne te gjitha kulturat, krahasimi i sistemeve shoqerore dhe
kulturore te popujve ne histori do ta shtynte studiuesin ne nje relativizem
moral. Ne kete rast, civilizimet e ndryshme, me kulturen e tyre, fene,
shpresen, qellimin, besimin, profetet, shkrimet e shenjta dhe idhujt e
ndryshem, jane fryte qe mbijne nga fara te ndryshme dhe qe kerkojne nje afat
per te jetuar dhe pastaj zhduken. Interesi i studiuesit eshte t’i mbledhe
keto elemente dhe te ndertoje nje lidhje te goditur ndermjet tyre.
Per nje
studim akademik, kjo pikenisje eshte pa dyshim jo-islamike dhe
anti-islamike. Si baze per keqkuptimin e islamit, ai shtremberon ate qe ai
kerkon te shpjegoje dhe e gjitha kjo behet aq bukur saqe te gjitha
shtremberimet e bera shoqerohen me elemente qe jane shume prane zemres se
islamit. Ndersa per temat kryesore si Allahu, Profeti (s), Kur’ani dhe
hadithet mund te themi qe sa me teper ato i afrohen periferise se larget qe
lidhet me marredheniet tregtare, pakte apo emra udheheqesish, monedhat e
shume te tjera, aq me pak te shtremberuara ato jane. Sidoqofte eshte shume
me mire per muslimanet qe ata te mbeshteten ne punen e muslimaneve...dhe kjo
te behet me qellim qe te shmangen shtremberimet e studimeve jo-islamike qe
shpesh here mund te jene te veshtira per tu diktuar. E cfare e keqe do te na
gjente nese do t’i braktisnim ato shkrime rreshtat e te cilave jane
ilustruar me citimet e themeluesve te orientalizmit. Ashtu sikurse thone, te
flesh me qenin eshte te ngrihesh me pleshtat.
(Mbeshtetja
e Udhetarit, edituar dhe perkthyer nga Noah Ha Mim Keller, faqe 1042).
Literature e
rekomanduar
Orientalism
– Edward W. Said
Islam and the
West: The Making of an Image
– Norman Daniel
Western Views
of Islam in the Middle Ages
– R. W. Southern
Islam in
European Thought
– Albert Hourani
Culture and
Imperialism
– Edward W. Said
Covering
Islam: How the Media and the Experts Determine How We See dhe Rest of the
World
– Edward W. Said
The sublime
Qur’an and Orientalism
– Mohammad Khalifa
Islam and
Romantik Orientalism: Literary Encounters With dhe Orient
– Mohammed Sharafuddin
Islam and
Arabs in Early American Thought: Root of Orentalism in America
– Fuad, Shaban
Orientalism,
Islam and Islamists
– Asaf Hussain, Robert Olson, Jamil Qureishi
Orientalism,
Postmodernism and Globalism
– Bryan S. Turner
|