Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Origjina e krishtilindjeve
nga A.Shabaz

Fjala "Krishtlindje" do te thote "Mesha e Krishtit". Megjithate Jezusi nuk ka te beje me meshen e cila i bashkangjitet ketij emri. Prej nga vjen fjala "krishtlindje" atehere?

Kjo dite, e cila supozohet te jete e shenjte, erdhi tek jokristianet dhe protestantet nga kisha katolike romake. Por nga e gjeti kisha katolike romake kete dite? Jo nga Testamenti i Ri ose nga dishepujt origjinale te cilet ishin personalisht te udhezuar prej Krishtit. Kjo u pru ne shekullin e katert ne Kishen Katolike Romake nga paganizmi.

Ne Enciklopedine katolike, edicioni i vitit 1911, e publikuar prej kesaj kishe me titullin "Krishtlindje" shkruhet: "Krishtlindjet nuk jane nga festivalet me te hershme te kishes… Shenja e pare e festave vjen nga Egjipti… Zakonet pagane duke u perqendruar rreth kalendarit te Janarit (dita e pare e muajit te lashte romak) u prine nga Krishtlindjet". Ne te njejten enciklopedi, nen titullin "Dita e Lindjes", ne gjejme qe Babai i lashte katolik, Origeni, e pranoi kete te vertete. Ne shkrimet e shenjta asnje nuk dihet te kete mbajtur ndonje feste ose banket per hir te ditelindjes se tij. Ishin vetem mekataret (si faraoni dhe Herodi) qe bene festime te medha ne ditet qe ata kishin lindur.

Ne enciklopedine "Britanika", edicioni I vitit 1946, sqarohet: "Krishtlindjet (mesha e Krishtit) nuk ishin nga festivalet e hershme te kishes. Ato nuk u institucionalizuan nga Krishti apo apostujt, ose nga autoritetet biblike, por nga paganizmi."

Ne Enciklopedine Amerikane, edicioni i vitit 1944, shkruhet: "Krishtlindjet sipas shume autoriteteve nuk jane festuar ne shekujt e pare te kishes kristiane, sipas tradites se pergjithshme kristiane e cila ishte per festimin e vdekjes se personave te rendesishem dhe jo per festimin e lindjes se tyre. Kjo enciklopedi vazhdon: "nje feste mbahej per hir te kesaj ngjarjeje (lindjes se Krishtit) ne shekullin e katert. Ne shekullin e 5-te kisha perendimore dha urdher qe kjo dite te festohej pergjithmone, ne diten e festes se Vjeter romake te lindjes se Solit, meqenese asnje nuk dinte daten e sakte te lindjes se Krishtit." ‘Sol’ do te thote ‘diell’ dhe jo ‘djale’.

C’do enciklopedi do te  pranoje qe Jezu Krishti nuk ka lindur ne 25 Dhjetor. Kjo eshte e ditur neper te gjithe grupet e prifterinjve dhe rabinjve. Problemi qendron ne faktin se si "Krishtlindjet" u futen ne boten perendimore kristiane? Enciklopedia e re Shaf-Hercog e Diturise Fetare shpjegon qarte ne artikullin e saj rreth krishtlindjeve. Ajo deklaron: "Se sa shume dita e festivalit varej nga ajo pagane Brumalia (25 Dhjetor) dhe ajo Saturnalia (17-24 Dhjetor), dhe duke festuar diten me te shkruter te vitit dhe "Diellin e Ri", kjo nuk mund te percaktohet. Paganet Saturnalia dhe Brumalia ishin shume te influencuar nga zakonet popullore qe te menjanoheshin nga influenca kristiane. Festivali pagan me kryengritjet e tij ishte kaq i famshem sa qe kristianet ishin te gezuar per nje shkak qe te vazhdonin festimet e tij me nje ndryshim te vogel ne shpirt dhe ne menyren e organizimit."

Disa predikues kristiane te perendimit dhe te Lindjes se Afert protestuan kunder mendjelehtesise te pahishme me te cilen ditelindja e Krishtit festohej, ndersa kristianet e Mesopotamise akuzuan koleget e tyre perendimore per "adhurim idhujsh dhe njerezish" per shkak te adoptimit si kristiane te ketij festivali pagan.

Eshte nje fakt historik qe perpara shhekullit te katert kristianet ishin te paket ne numer. Bota romake kishte qene plotesisht pagane. Te paret ishin persekutuar prej qeverise dhe prej paganeve ne pergjithesi. Me mberritjen e Kostandinit si perandor, i cili e formoi profesionin e tij te kristianitetit mbi baza barazie me paganizmin, populli romak filloi te pranonte Kristianitetin tashme te famshem. Duhet te kujtohet qe keta njerez ishin te rrenjosur ne zakone pagane dhe shefi i tyre ishte ky festival pagan i 25 Dhjetorit. Ata nuk hoqen dore prej tij ndersa te tjere e adoptuan.

E njejta padi ne enciklopedine e Re te Shaf-Hercogut shpjegon se si njohja e se shtunes prej Kostandinit, e cila kishte qene dita e adhurimit te diellit prej paganeve, dhe se si influenca e Manikaeizmit pagan, e cila identifikonte "djalin" me "diellin", u dha ketyre paganeve te shekullit te katert, tashme duke u kthyer ne fene kristiane, shkakun qe ata donin per ta quajtur festivalin e tyre te 25 Dhjetorit (ditelindja e Zotit te diellit) ditelindjen e "djalit te Zotit".

Per c’do krishtlindje degjohet hymni "Nate e qete, Nate e shenjte" me temen e saj familjare "Nene e Femije". Duke qene te edukuar dhe te kredhur ne kete dogme te lidhur me kishen, askush nuk pyet per origjinen e ketij himni. Seminaris dhe djali i saj Nimrod, ishin "Mbreteresha e Qiellit" dhe "djali hyjnor i qiellit". Ata ishin objektet kryesore te adhurimit ne sistemin e fese Babilonase, ky adhurim i "Nenes dhe Femijes" u perkrah neper te gjithe boten shume kohe meperpara se sa te lindte Jezusi.

Nimrodi ndertoi Kullen e Babelit. Emri Nimrod, ne Hebraisht, vjen nga fjala "Marad" dhe do te thote "ai rebeloi". Sipas Bibles, ai ishte nje gjuetar i fuqishem dhe sipas miteve rreth tij ai ishte edhe nje dashnor i madh. Ai eshte Kupidi foshnje me hark dhe shigjete.

Ne shkrimet e lashta, pretendohet qe Nimrodi te jete martuar me nenen e tij dhe pati femije me te. Pas vdekjes se tij gruaja/nene e tij, Semiramisi, propagandoi dogmen e mbijeteses se tij. Ajo pretendonte qe nje peme perhere ne gjelberim dilte brenda nje nate nga nje trung peme e thate, duke simbolizuar rilindjen e djalit/burre te saj. C’do pervjetor te lindjes/vdekjes se tij, ajo pretendonte qe Nimrodi vizitonte kete peme perhere ne gjelberim dhe linte dhurata poshte dhe sipas saj 25 Dhjetori ishte data qe kjo dukuri ndodhte. Kjo eshte origjina e pemes se krishtlindjeve. Ne Bibel, Xheremiah (10:2-6) thuhet:"keshtu thote Zoti, nuk mesoi rrugen e paganeve… Sepse zakonet e njerezve jane te kota."

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@