Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Persekutimi i kishave te hershme unitariane ne Malabar, Abisini dhe Irlande          

Eshte e rendesishme te kujtohet qe cfaredo te kene qene emrat e ndryshem te perdorur per te pershkruar paulicianet gjate periudhave dhe vendeve te ndryshme, levizja e tyre ishte nje levizje e gjalle dhe e vetme. Si nje bime, fara e mesimeve te tyre vazhdimisht mbillej, rritej, lulezonte, jepte fruta dhe pothuajse e vdekur, vetem per te futur rrenjet dhe per  te lulezuar diku tjeter.

Levizja e paulicianeve ishte e gjere. Kudo qe gjenden deshmi rreth shkaterrimit te heretikeve, ne qofte se ata nuk pershkruajne persekutimin e arjaneve, atehere ata jane plotesisht duke pershkruar persekutimin e nje grupi te paulicianeve ose te nje grupi qe ishte i influencuar prej tyre.

Kisha nestoriane, per shembull, ishte shume e influencuar nga mesimet  te cilat ishin transmetuar nepermjet Paulit te Samosates dhe paulicianeve. Ajo u perhap deri ne Kine dhe rrejdhimisht u perhap andej nga kishte ardhur. Nen sundimin e kalifeve muslimane, te cilet lejuan kedo qe deshironte te praktikonte kristianizmin ne paqe, kisha nestoriane u perhap nga Kina ne Jeruzalem dhe Qipro. Numri i tyre, bashke me ate te jakobineve, i cili ishte nje sekt tjeter kristian, llogaritej t’ia kalonte atij te pjestareve te kishave zyrtare greke dhe latine. Kristianet unitariane lulezuan nen mbrojtjen e muslimaneve.

Kisha nestoriane u vendos akoma edhe me tutje. Ne Malabar, Indi, ata u bashkuan me ithtaret e Shen Thomait i cili mendohet te jete varrosur afer Madrasit. Ata nuk ishin shqetesuar prej askujt deri kur rruget detare per ne Lindje u hapen ne shekullin e 16-te (deri ne kete kohe muslimanet kishin 6 shekuj qe zoteronin pjesen me te madhe te Indise):

Kur portugezet hapen te paret lundrimin ne Indi, krisitianet e Shen Thomait kishin kohe qe kishin zbritur ne brigjet e Malabarit. Feja e tyre do t’i ndihmonte ata te beheshin me te fuqishmit dhe aleatet me te perzemert te portugezeve, por inkuizitoret shume shpejt dalluan tek kristianet e Shen Thomait fajin e pafalshem te herezise. Ne vend qe t’i nenshtroheshin Papes se Romes, monarkut shpirteror te te gjithe globit, ata u bashkuan, ashtu si edhe paraardhesit e tyre, me meshen e patriarkes nestoriane...ata e bashkuan adhurimin e tyre per te dy personat e Krishtit: titulli i Nenes se Zotit ishte ofendues per veshin, dhe ata maten me kopraci te skrupullt nderin e Marise se Virgjer, supersticioni i latineve per te cilen ishte lartesuar ne shkallen e nje perendeshe. Kur imazhi i saj iu paraqit ne fillim dishepujve te Shen Thomait, ata therriten te zemeruar: “Ne jemi kristiane, jo idhujtare”. Ndarja e tyre nga bota perendimore i kishte lene ata ne injorance persa i perket arritjeve por edhe i kishte mbrojtur nga  korrupsioni mijeravjecar.

Udheheqesit e kishes nestoriane ne Malabar u mbyten, dhe ata qe mbeten gjalle u “konvertuan” nga jezuitet ne katolike romake, udheheqesi i te cileve ishte Alekses de Menezes. Pas 60 vjetesh, kleriket zyrtare portugeze u debuan nga vendi dhe modeli nestorian i adhurimit u rivendos.

Nje histori e ngjashme tregohet edhe per kishen nestoriane ne Abisini. Jezuitet erdhen ketu ne vitin 1557 dhe ne vitin 1626, udheheqesi i tyre, Alfonso Mendez “konvertoi”  perandorin e Abisinise dhe shtetasit  tij ne fene zyrtare te Romes:

Nje pagezim i ri, nje urdherese e re ndodhi tek vendasit, dhe ata u drodhen me tmerr kur me te shenjtet nga te vdekurit u nxorren nga varret, kur me te shquarit nga te gjallet u ckisheruan nga nje prift i huaj. Ne mbrojtje te fese dhe lirise se tyre, abisinianet u ngriten ne kryengritje te armatosura me zell te deshperuar por te pasuksesshem. Pese kryengritje u shtypen. As klasa shoqeore dhe as gjinia nuk mund t’i shpetonte nga vdekja e turpshme armiqte e Romes.

Megjithate jezuitet u debuan perfundimisht nga Abisinia dhe banuesit e saj u kthyen ne adhurimin unitarian.

Eshte gjithashtu pothuajse e mundur qe disa nga kristianet e pare ne Britanine e Madhe te kene qene pauliciane, megjithese ka me teper te ngjare qe ata te kene qene arjane. Ne mbreterine e Theodosiusit per shembull, dy peshkope arjane, te cilet ishin ithtare te Prishiles, u ndaluan se shkuari ne ishullin e Sicilise. Adhurimi i Njesise Hyjnore ne Britanine e Madhe fare mire mund te jete perhapur prej tyre, ose nepermjet debimeve te tjera unitariane. Sigurisht qe fazat e para te kristianizmit te Britanine e Madhe ishin unitariane, dhe Anglia ishte nje nga vendet e fundit qe u pushtua nga kisha katolike romake. Ashtu sic e kemi vene re edhe me pare, katolizmi romak u vendos ne kete shtet nga fundi i shekullit te 7-te.

Pershkrimi i kristianeve unitariane te Irlandes nga Toland ne librin e tij me titull “Nazarenus”, ka nja ngjashmeri me paulicianet, karakteristikat e te cileve jane pershkruar ne librin “Celesi i te Vertetes”. Tolandi thote qe kristianet e pare ne Irlande besonin ne nje Zot te vetem, dhe jo ne doktrinen e Trinitetit. Nuk ekzistonin fytyra neper vendet e tyre te adhurimit. Doktrina sipas te ciles buka dhe vera ishin mishi dhe gjaku i Krishtit nuk ekzistonte tek ata. Gjithashtu ata nuk kishin doktrine rrefimi, dhe besonin qe askush nuk mund te cfajesonte pervec Zotit. Ungjilli i tyre ishte shkruar ne gjuhen e tyre vendase dhe ishte nje nga kater ungjijte te pranuar zyrtarisht nga Kisha Zyrtare. Shenjtoret e tyre nuk ishin te njejte me ata te  kishes dhe nuk ishin perfshire ne kanun. Ceremonite e tyre martesore nuk ishin te nevojshme te mbaheshin ne kishe. Doktrina e beqarise nuk ekzistonte. Te gjithe udheheqesit e tyre ishin te martuar dhe kishin familje. Ata  perpiqeshin gjithmone te ishin te matur, dha zakonisht hanin nje here ne dite. E konsideronin kishen e tyre jo si nje perandori politike apo si nje organizate, por si nje grumbullim te burrave dhe grave besimtare qe gjendeshin neper te gjithe boten. Ata e quanin veten ‘femijet e kishes’.

Kur misionaret e pare katolike romake erdhen ne Irlande, ata demaskuan unitarianet irlandeze duke i quajtur “pagane” dhe vendosen te ndryshonin menyren e tyre te jeteses, udheheqesi i misionareve katolike quhej Patrik (390-460). Suksesi i tij tregohet prej vete faktit qe sot ai shihet me ironi si apostulli dhe engjelli mbrojtes i Irlandes. Ai ishte pergjegjes per djegien e me teper se 300 ungjijve kelte. Asnje ungjill unitarian irlandez nuk ekziston ne ditet tona. Ashtu si alfabeti gotik, edhe alfabeti gaelik nuk ekziston sot e kesaj dite.

Keto tre shembuj te shkurter te kishes unitariane ne Malabar, Abisini dhe Irlande tregojne shtrirjen e mundshme te influences se paulicianeve. Megjithate aktiviteti i tyre kryesor ishte ne Europe dhe perreth saj, dhe ishte pikerisht ketu qe ata u persekutuan me teper.

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@